• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Pasi më kërcënuan se do më torturonin, lidhje në hekurat, korentin, kleçkat nëpër gishtat, nxjerrjen e thonjve, etj., pranova se jam agjent i…”/ Historia tragjike e përkthyesit të amerikanëve

“Herën e parë Shvarcin e arrestuan te ‘Shallavret’ dhe e rrahën te ‘Shtëpia me gjethe’, duke i thënë…”/ Dëshmia e mikut të ngushtë të përkthyesit
“Tuk Jakova kishte si qëllim që të rrëzonte udhëheqjen e Partisë dhe të dilte vetë …”/ Dokumentet e panjohura të ish-Sigurimit të Shtetit, për zëvendësin e Enver Hoxhës!
“Si u burgosën dhe u persekutuan nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, ish-nxënësit e shkollës Teknike Amerikane të Harry Fyltz-it në Tiranë, pasi…”/ Studimi i ish-të dënuarit politik, Agim Musta
Dëshmia e italianit Paolo Saggioti: “Tarasconi solli 150 napolona flori dhe me sugjerimin e anglezëve ne bëmë një sabotim, duke i vënë zjarri në Kuçovë…”/ Gjyqi i ‘Deputetëve’
“Kur u’a shpjegova gjëndjen në Kosovë dhe Jugosllavi oficerëve të Ministrisë së Brendëshme, ata…”/ Dëshmia e rrallë e ish-deputetit dhe diplomatit, Esat Myftari
“Pas ekzekutimit të 17 të dënuarve në Gjyqin Special, disa hajdutë varrezash, zbuluan gropën e përbashkët te ‘Kodra e Priftit’, por kur e hapën…”/ Libri studimor i ish-të burgosurit politik, Agim Musta

Memorie.al / Dino Shani, ishte një prej të arrestuarve në verën e vitit 1946, me akuzën si agjent i amerikanëve. Ai ishte përfshirë në historinë e famshme të “Larry Post”, një ushtarak i shërbimit sekret amerikan, shok shkolle me Mehmet Shehun në shkollën Teknike Amerikane të Harry Fultz dhe me një histori dramatike dhe misterioze pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri. Dokumenti që sjellim sot për lexuesit, zbulon një fakt mjaft të rëndësishëm, që dëshmon se si kryheshin hetuesitë gjatë periudhës së regjimti komunist dhe se si përdorej tortura, si mjet për të ngritur shpesh histori të paqena. Por para se të zbulojmë përmbajtjen e këtij dokumenti dhe historinë e Dino Shanit, sjellim me pak rradhë historinë e Larry Post, për të kuptuar edhe lidhjen e Dino Shanit, me akuzat për agjenturë në shërbim të amerikanëve, në vitet ’44 – ‘46.

“Larry Post”, në të vërtetë ishte pseudonimi i Llazar Papapostolit nga Ziçishti i Korçës. Ai kishte emigruar në Amerikë në vitin 1937. Ndërsa në vitin 1943, kishte marrë pjesë në O.S.S. dhe ku edhe mori pseudonimin “Larry“. Jeta tij do të merrte një rrjedhë tjetër, sapo ai vendosi të kthehej në Shqipëri në vitin 1944.

Vetëm dy vjet më pas, momentin kur bota përfshihet nga Lufta e Ftohtë, ai izolohet, dënohet me dhjetë vjet burg, jeton i vetëm në qeli, kërcënohet e dhunohet, internohet, kurse Mehmet Shehu, mban i vetmi kontakte të drejtpërdrejta me të, deri në fund të vitit 1974, ku dhe vdes në rrethana misterioze, ndërsa, zyrtarisht u publikua vdekje nga infarkti.

Pas arrestimit të “Larry Post”, po me akuzën si agjent i amerikanëve, ishte arrestuar edhe Dino Shani, i cili në dokumentin që do të sjellim më poshtë, një letër drejtuar Prokurorit të përgjithshëm të asaj periudhe, Bedri Spahiut, thotë se; gjendej në atë rrethanë të vështirë pasi “Larry Post” e kishte ngarkuar me atë akuzë të pavërtetë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Përtej këtij fakti, që mund të ketë qenë i gjithi një kurth i hetuesve, rrëfimi i Dino Shanit, dëshmon se ndaj tij ishin ushtruar tortura dhe kërcënime të shumta në hetuesi. Madje ai përmend edhe disa lloje torturash, me të cilat e kishin kërcënuar dhe detyruar të pranonte për veten një fakt të pavërtetë, pra rolin dhe aktivitetin e tij si agjent i amerikanëve.

Dokumenti arkivor me letrën e Dino Shanit, drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, gjeneral-major Bedri Spahiut, në vitin 1946

Viti 1946

Letër e Dino Shanit drejtuar Bedri Spahiut lidhur me akuzat e bëra kundër Dinos nga Lary Post (Lazar?) – 2 fletë.  – Mendohet të jetë e pas korrikut 1946.

Nr. Prot…

                                  Prokurorit Përgjithshëm të Shtetit

                                    Gjeneral-Major Bedri Spahiu

Bedri, Me anën e kësaj nuk dua të ç’fajësoj veten ose të kërkoi mëshirë, por vetëm të të tregoi të vërtetën e, thjeshtë se si qëndron çështja e jeme dhe t’ia lë ndërgjegjes tënde, të më besosh ose të kesh pak dyshim, se jam i sinqert rreth ç’ka po të themë.

Në bazë të një akuze të poshtër, e cila nuk është veçse një shpifje, të një njeriu si “Lary Post” (Lazar?), u arrestova dhe u futa në burg. Kur erdhi hetuesia, u mundova t’u them sinqerisht se nuk e kisha bërë spiunin e shitur e amerikanëve, se nuk e bënja kurrë këtë tradhti ndaj atdheut dhe Pushtetit, mbasi nuk kisha gjë kundra Pushtetit, pse nuk isha një biri i një krimineli të luftës, ndonjë i tatuar ose i prekur nga reforma agrare, ndonjë i pakënaqur ose i ngatërruar me ndonjë parti kundërshtare, ose keq financiarisht.

Por hetuesia, duke i besuar akuzës të së lart-përmendurit, nuk deshi të më besojë, sado që lëshova një deklaratë të sinqertë se nuk e kisha bërë informatorin e amerikanëve. Hetuesia më kërcënoi se, do më torturonin duke përdorur rrahjen, lidhje në hekurat, korrentin, kleçkat nëpër gishtat, nxjerrjen e thonjve, po qe se nuk thoshnja të vërtetën.

Nga ana tjetër më premtuan, se do bashkëpunoja me ta, duke marrë informata nga Misioni Amerikan dhe rrethet reaksionare, për Pushtetin. Tani nga frika tmerri i këtyre torturave dhe me shpresë dhe besim të plot në fjalën që më dhanë kapiten Thomai dhe Toger Avniu, se do bashkëpunoja me ta (kështu që porsa të dilja do vija drejt tek ty, për me t’a treguar çështjen e vërtetë, dhe për këtë mund të pyeç Kapiten Muçën, të cilit i thash se, porsa të dale, do vete të takohem me Bedriun.

Ky më pyeti pse dhe nga frika se mos më torturonte rreth ç’ka do të të thoshnja (të vërtetën), i thash do vete ta falënderoi, e pash veten të shtrënguar të fajësohem, duke thënë se qesh informator i Misionit amerikan, se merrja 1000 franga në muaj. Por më e keqe është se, akuzova 5 të tjerë, katër krejt të pa-fajshëm: Foni Vardhami, Misto Vardhami, një farë Xhafer (pemëshitës) dhe një farë Shyqri (djathëshitës); kurse i pesti Stefan Caro, pjesërisht i fajshëm d.m.th., është e vërtet se ka dashur të arratiset (siç e thoshte vetë) po kurrë nuk ka qenë informatori i jem, nuk i kam dhënë kurrë të holla, dhe as që e kam vënë në lidhje me misionin.

Këtë e takova një herë në Janar në “Dajti” dhe të dytën herë, më erdhi në shtëpi në muajin korrik, bashkë me Ilia Koton. Të katër të parët, pranuan se ishin informatorët e mijë dhe se merrnin të holla nga unë, në vijim të të njëjtit premtim, që iu bë dhe atyre se do bashkëpunonin me Pushtetin si informatorë dhe mbasi më shpunë mua t’i bindja, se ky premtim ishte i vërtetë. Bedri, të betohem se janë krejt të pa-fajshëm, dhe akuza që u bëra atyre, po ha pak-nga-pak, mbasi nuk e kam ndërgjegjen të qetë.

Sa për vete Bedri, mund të jem i fajshëm për simpathin që ndjenja ndaj popullit amerikan, për vajtjen t’ime në Mision (mbasi po pregatisnja një diksioner shqip-Inglisht dhe Inglisht-shqip), për përkthimin e gazetave, të cilin m’a kërkuan vet ata në se donja t’a bënja këtë punë, por jo se kam qenë informator i tyre, jo se kam marrë 1000 franga në muaj, mbasi ç’do rrogë që kam marrë, ja kam dorëzuar gruas, mbasi kështu e kam pas për zakon, prandaj pyete gruan, në se i kam dhënë gjë të holla gjatë kohës që kam qenë pa punë, prej 1 Kallnori 1945 dhe deri sa hyra të punoi në U.N.R.R.A, më 8 gusht 1945, si dhe në se i kam dërguar ndonjë grosh, mbasi u pushova nga U.N.R.R.A, më 8 Prill 1946 dhe deri sa fillova të përkthej gazetat, më 1 Korrik 1946.

Bedri, besomë se kurrë nuk do t’a bëja një gjë të tillë edhe në se kam patur një simpathi për amerikanët, por një akuzë e poshtër e një personi, më detyroi t’a fajësoi veten, duke thënë se i kam dhënë Misionit informata ekonomike, politike dhe ushtarake. Nga frika e torturave, e humba veten dhe thash ç’më erdhi në gojë, i tmerruar. Kjo akuzë më është bërë prej “Lary Post” pse nuk pranova të bëhesha informatori i tyre, Bedri.

Në Prill të ’45-ës, vet “Lary Posti”, më tha takohemi jashtë: Do të pendohesh një ditë Dino, për mos pranimin e propozimit që të bëri Thoma Stefani. Thoma Stefani, ka tentuar shumë herë të më bindte, me agjitacion se; informatat ishin në dobi të Shqipnis, po unë kurdoherë i jam pëgjegjur, se nuk do t’a bëja kurrë një gjë të tillë.

Kur hetuesia më tha se akuzohesha si informator i Thoma Stefanit, me pseudonim (që nuk mbaj mënd), shpresova se do më ballafaqonin me “Lary Postin”, kështu që do t’a nxirja të vërtetën në shesh. Por mjerisht hetuesia, nuk më ballafaqoi por, përdori mënyrën e kërcënimit dhe premtimit, duke më detyruar t’a fajësoi veten.

Mund të kem bërë gabime, por jo deri n’atë pikë sa të bëhem spiun. Bedri besomë se thom të vërtetën.

(firma)

Nuk e kam besuar kurrë Bedri, se një ditë do të detyrohesha të fajësoj veten për të shpëtuar nga torturat e tmerrshme. Por mjerisht kjo u vërtetua në vijim të një shpifjeje të bërë prej një njeriu të pa ndërgjegjshëm. U detyrova të marrë përsipër një njollë (spiun i amerikanëve) pa e patur bërë as në ëndërr.

Por të siguroi Bedri, se edhe prej vet amerikanëve dhe do lidhen marrëdhënie miqësore, mbasi pushteti është i popullit dhe po punon për popullin, dhe atëhere do të dali e drejta në shesh, se kush ka qenë spiun, unë që vija haptazi në Mision edhe duke ditur se gjurmohesha, apo të tjerët.

Bedri, këtë të vërtetë hetuesia nuk deshi ta dëgjonte, por ti të paktën si burrë shteti, më beso se është e vërtetë. Është e vërtet se kisha simpathi për amerikanët, por kjo u kthye në urrejtje, pse më bënë viktimë të intrigës së tyre, dhe kur Toger Avniu, më dha të firmosja një deklaratë, e firmova me gjithë shpirt dhe sinqerisht, pse do punoja me gjithë fuqitë e mija për Pushtetin, mbasi e di veten të ndershëm.

Bedri, po ia lë ndërgjegjes s’ate të më besosh, në se them të vërtetën apo jo. Dita do vijë kur e drejta do dali në shesh.

(firma)

Një histori e shkurtër mbi jetën e Larry Post

Lindur në Katundin Ziçisht – Bilisht, në maj 1915, i biri i Fotinisë dhe i Dhimitrit.

Shkollën fillore e kryen në Ziçisht.

Në vitin 1927–1930 punon në Tipografinë “CEKREZI” -Tiranë.

Në vitin 1930, merr bursë në shkollën Teknike Amerikane – Tiranë.
Në vitin 1937, shkon në SHBA dhe regjistrohet në Universitetin “ILLINOIS”, në degën e Shkencave Politiko–Shoqërore. Diplomohet në qershor të vitit 1941.

Deri në janar të vitit 1942 i papunë.

Më 05.01.1942, deri në qershor të vitit 1943, punon si sekretar i Shoqatës “Shqipëria e Lirë” dhe drejtor i gazetës “LIRIA” në Nju-Jork.

Në qershor të vitit 1943, me ftesë të z. Fransis CALLNEY, shkon në Uashington në O.S.S.

Nga shtatori 1943, deri më 21.10.1943, shkon me shërbim në Kajro pranë O.S.S. dhe në fund të tetorit në Bari, në shërbim të O.S.S., si zëvendës i Major COON, deri sa erdhi FULTZI.

I vendosur në vilën ‘AZZON’ si përgjegjës, jo vetëm i materialeve dhe pajisjeve, por edhe i anëtarësimit të shqiptarëve dhe instruktor leksionesh.

Në fund të tetorit 1944, niset në Shqipëri me Misionin Shqiptar të Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare.

Bashkënxënës me Mehmet Shehun, në Shkollën Teknike të Fultzit në Shqipëri, emigron në Amerikë në 1937-ën. Në vitin 1943, merr pjesë në O.S.S. dhe fiton pseudonimin “Larry“.

“Larry Post”, ushtarak i shërbimit sekret amerikan, me pagë majori, ishte Llazar Papapostoli, nga Ziçishti i Korçës, jeta e të cilit do të merrte një rrjedhë tjetër, sapo ai vendosë të kthehet në Shqipëri në vitin 1944.

Vetëm dy vjet më pas, momentin kur bota përfshihet nga Lufta e Ftohtë, ai izolohet, dënohet me dhjetë vjet burg, jeton i vetëm në qeli, kërcënohet e dhunohet, internohet, kurse Mehmet Shehu, mban i vetmi kontakte të drejtpërdrejta me të deri në fund të vitit 1974, ku dhe vdes në rrethana misterioze, ndërsa, zyrtarisht, u publikua vdekje nga infarkti. Memorie.al 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pas prishjes me Kinën, Enver Hoxha dhe Byroja Politike, caktuan plane të larta, duke thënë se; ‘Shqipëria noton mbi naftë dhe shumë burime të reja’...”/ Kujtimet e ish-drejtorit të Uzinës së Kuçovës

Next Post

Kalendari Historik 28 Gusht 2023

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Gusht 2023

Kalendari Historik 28 Gusht 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!