• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, May 11, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në Paramithi, mbi gropën, ku ishin hedhur trupat e 600 viktimave të gjenocidit grek, të qershorit 1944, është shtruar një fushë basketbolli dhe…”/ Rrëfimi tronditës, pas vizitës në Çamëri!

“Në Paramythia, kushërirën tonë, Sanije Bollati e dogjën të gjallë, plakut Osman Murati, mbasi i rropën për së gjalli lëkurën, i’a…”/ Rrëfimi tragjik i studiuesit, dëshmitar okular
“Në Paramithi, mbi gropën, ku ishin hedhur trupat e 600 viktimave të gjenocidit grek, të qershorit 1944, është shtruar një fushë basketbolli dhe…”/ Rrëfimi tronditës, pas vizitës në Çamëri!
“Në Paramythia, kushërirën tonë, Sanije Bollati e dogjën të gjallë, plakut Osman Murati, mbasi i rropën për së gjalli lëkurën, i’a…”/ Rrëfimi tragjik i studiuesit, dëshmitar okular
“Në Paramythia, kushërirën tonë, Sanije Bollati e dogjën të gjallë, plakut Osman Murati, mbasi i rropën për së gjalli lëkurën, i’a…”/ Rrëfimi tragjik i studiuesit, dëshmitar okular
“Në Paramythia, kushërirën tonë, Sanije Bollati e dogjën të gjallë, plakut Osman Murati, mbasi i rropën për së gjalli lëkurën, i’a…”/ Rrëfimi tragjik i studiuesit, dëshmitar okular
“Në Paramythia, kushërirën tonë, Sanije Bollati e dogjën të gjallë, plakut Osman Murati, mbasi i rropën për së gjalli lëkurën, i’a…”/ Rrëfimi tragjik i studiuesit, dëshmitar okular
“Në Paramythia, kushërirën tonë, Sanije Bollati e dogjën të gjallë, plakut Osman Murati, mbasi i rropën për së gjalli lëkurën, i’a…”/ Rrëfimi tragjik i studiuesit, dëshmitar okular

Nga Sali Bollati

-“Hidhërimi im i madh, nuk gjeta dot vendin, ku u varrosën të afërmit e mi: vëllezërit Faruku 5 vjeç, Ferhat 13 vjeç dhe motra Makbule 2 vjeçe, gjyshërit, nëna dhe babai”-

Memorie.al / 66 vjet, për t’u kthyer në vendlindje atje ku kishte lënë nënën, babain, gjyshërit, dy vëllezër e një motër, të gjithë të vrarë nga genocidi grek. Kjo është historia e dhimbshme e Sali Bollatit nga Paramithia e Çamërisë. Ishte vetëm 7 vjeç, kur ishte larguar nga Çamëria dhe e mban mend mirë atë rrugë të vështirë që përshkoi për të mbërritur në Shqipëri. Sali Bollati është kthyer në vendlindje 66 vjet më pas, në moshën 73-vjeçare. Ai e rrëfen me emocion momentin e kthimit në tokën e tij. Ndërsa rrëfimi i tij për ditën e ikjes, është rrëqethës. Atje në Çamëri, la atë ditë të vrarë nga dora e egër e nazizmit grek, vëllezërit, Farukun 5 vjeç, Ferhatin 13 vjeç dhe motrën Makbule, 2 vjeçe.

“Isha vetëm shtatë vjeç, ndërsa bashkëshortja ime, Bule Pronjo, 6 muajshe dhe djali i tezes Dr. Tahsin Demi, ishte vetëm 3 muajsh, kur humbëm baballarët tanë. Pra, unë si më i madhi, ende kam të pashuar në mendje, vrasjet, masakrat dhe vuajtjet që shovinistët grekë, ushtruan mbi gjyshin, Muharremin 82 vjeçar, gjyshen Rukije 72 vjeçe, babain Ibrahim 52, nënën Betulla 36, vëllezërit, Faruk 5 vjeç Ferhat 13 vjeç dhe motrën Makbule, 2 vjeçe.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kufijtë me gardh i rrethon Shqipëria dhe jo Jugosllavia, sikur të ishte lirshëm si në shtetet e tjera, as 16 vetë s’do kishin ndenjur ktu…”! / Letra e Hamit Myrtja, drejtuar Enver Hoxhës para arratisjes në ’76-ën

“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime

Ato, bashkë me mbi 600 paramithiotë të tjerë, humbën jetën se ishin shqiptarë. Ndërsa unë me motrën Qerime, 10 vjeçare, vuajtëm burgun, deri në Dhjetor 1944, kur na përzunë me dhunë dhe ushtarët anglezë, na transportuan për në Shqipërinë mëmë. Kështu do të përpiqem të tregoj se ku janë tokat ku prindërit tanë kishin ngritur kullat e sarajet, e ku kishin lindur”, rrëfen Saliu.

Ai u kthye në Çamëri, në shtator të vitit 2010, vetëm në saj të pasaportës amerikane, sepse autoritetet greke, nuk lejojnë viza hyrje, për ata shqiptarë që kanë lindur në Çamëri. Bashkë me bashkëshorten e tij dhe kushëririn Tahsin Demi, vizituan Çamërinë, në shtator të vitit 2010.

“Me të kaluar Qafën e Botës, me lot në sy, hymë në ‘Tokën e Bekuar’. Përshtypja që të bie menjëherë atje, janë ullinjtë e pafund dhe për çudi ato mbanin më shumë kokrra ulliri, se sa gjethe. Pushimin e pare, e bëmë në Filat. Midis shumë shtëpive të porsa ndërtuara sheh shtëpia të vjetra, gjysëm të rrënuara. Aty në qendër, para gjimnazit në një lulishte të bukur ishte një kafene.

U përpoqa të flas shqip, por kamarieri na thotë se nuk është vendas. Pastaj vamë në Paramithi. Shtëpi ishin ndërtuar shumë, por Kulla e Bollatatëve qëndronte në krye të qytetit. Kjo Kullë mesjetare jo vetëm që ishte rimëkëmbur, por është kthyer në Muze të Paramithisë.

Fatkeqësisht atë ditë ishte e mbyllur. Pranë saj qëndronte shtëpia, ku kam lindur, ende sot e banuar, por nga banorë të paligjshëm. Portali i lartë prej guri i derës së oborrit, nuk ekzistonte më. Në vend të tij, një derë hekuri e mbyllur me çelës. Asnjeri nuk dukej.

Në livadhin ku luanim bashkë me moshatarët, Rexhepin, Mit’hatin, Mihalin e Janin, kanë mbirë shkure. Ndërsa ullinjve dhe fiqve të shumtë, bashkë me kopshtin e zarzavateve që rrethonin shtëpinë tone, iu mungonte kujdesi dhe duart e ngrohta të dikurshme; janë kthyer në shkurre dhe ndërtesa.

Me Tahsinin shkuam te vendi që ishte shtëpia e lindjes se tij. E mbaj mend se ishte pranë konviktit të gjimnazit. Aty dukeshin disa rrënoja muri të trashë, por ishte ngritur një shtëpi e re që e zonja e saj na tha se ishte e ardhur në Paramithi e nuk dinte se e kujt ishte toka.

Të gjitha varrezat e vjetra pranë ish-9 xhamive të Paramithisë (xhamia e fundit, ajo e Bollatëve është prishur më 1952 – vërteton Spiro Muselimi), janë shkatërruar duke ndërtuar shtëpi dhe rrugë.

Ndërsa mbi gropën, ku ishin hedhur trupat e mbi 600 viktimave të gjenocidit grek, të qershorit 1944, është shtruar një fushë basketbolli. Hidhërimi më i madh për njeriun e gjallë është, kur nuk gjen vendin e prehjes së të parëve të tij, duke mos patur mundësi të vejë një tufë lule, për prindërit e të dashurit që megjithëse të lindur e rritur në shtëpiat dhe pronat e tyre mijëravjeçare, nuk u lejohet një varr për pushim të përjetshëm. Me këtë brengë të madhe, plagë të pashëruar, u larguam për së dyti here, nga Paramithia jonë!

U nisëm për Pargë. Parga, si qytet bregdetar, ka një pamje të hatashme. Me shtëpiat ngjitur me njëra-tjetrën dhe me rrugicat me kalldrëm nën kalanë e bukur mesjetare, është mbushur me njerëz, vendalinj e turistë. Darkuam në restorantin e Grigorit, që bashkë me vëllain e tij, Thimion, na flisnin shqip.

Ashtu si gjuha që bisedonim edhe ushqimet e pijet që na shërbenin, na bënë të harrojmë sado pak Paramithinë, e heshtur martire. Janë nga Rrapëza, fshat afër Pargës. Këtu jeta nuk pushon deri orët e para të mëngjesit.

Të nesërmen u ngjitëm pranë Kalasë në të ashtuquajturin Pazari Turk; aty nuk dallohen mirë dyqanet nga shtëpijat dhe njerëzit janë shumë të dashur e mikpritës. Duke ecur e biseduar na afrohet një burrë i moshuar. “Unë jam Panua nga Shën Djella (sot e quajnë Aja Qirjaqi), fshat këtu afër Pargës.

U dëgjova që flisni gluhën tënë, e mirë se na keni ardhur”. Ne në fshat të gjithë këtë gluhë flasëm, bile edhe me priftin ashtu merremi vesh. Këtu m’u kujtua se Peshkopi i Çamërisë që më 1877 kishte përkthyer Dhjatën e re në shqip, meqenëse të krishterët çamë nuk e kuptonin meshën në greqisht.

Faktikisht në Çamëri, ashtu si edhe në krahinat e tjera si myslimanet, ashtu edhe të krishterët, ishim të gjithë shqiptarë. Madje, jo vetëm që ishin shpesh herë vëllamë me njëri-tjetrin, por edhe martoheshin. Kur e pyetëm Panon, në se e kishte njohur një Veli Manzuranën, këtu në Pargë, ai iu drejtua një gruaje edhe ajo e moshuar, në shqip.

“Moj Vasilikë, pa folë me këta se diçka duan të dinë”. U afrua Vasilika dhe na përshëndeti. Kur e pyetëm, ajo me mallëngjim të madh, na u përgjegj: “Ç’më piesni, unë me Hysnijen, motrën e Qamilesë, gruas se Veliut, kemi qenë shoqe të ngushta”.

Dhe Vasilika, na tregojë se si më 1944-ën, Qamileja kishte vajtur dhe nxori nga burgu i Paramithisë, dy motrat e saja me të vogla, Feton e Dilen, të cilat me vonë u martuan me shqiptarë nga Korça, të ardhur enkas nga Australia. Por Qamileja e varfër, vazhdoi Vasilika, kujtonte gjithmonë vëllain e shkretë, Nelon, që e kishin vrarë grekërit në Paramithi dhe pati lënë një djalë 3 muajsh.

Duke e dëgjuar rrëfimin e Vasilikës, m’u rrënqethën mishtë dhe i tregova asaj se, ky doktori i pashëm pranë, është ai djali 3 muajsh që e ruajti dhe e rriti nëna e tijë shumë e dashur dhe e nderuar, tezja ime, Zybideja. U përqafua Tahsini me Vasilikën, dhe u shtrënguan fort dhe ne me sytë plotë me lot, vështronim ata të mallëngjyer. Dhe kjo nuk është përrallë, por një e vërtetë, që nuk mund të harrohet.

Këtu e kuptuam se; “harresa” dhe heshtja në Paramithi, nuk mund të jetë e vërtetë. Kujtesa, dashuria dhe respekti popullor, pavarësisht nga zhdukja e varreve, qëndron e gjallë dhe nuk ka sesi të harrohet dhe do të vije koha, që një ditë të vendosim edhe ne një tufe me lule për shpirt të prindërve, të cilët jo për faj të tyre, na lanë jetimë rrugëve.

Mikpritja e parganjotëve, nuk kishte fund. Duke dëgjuar bisedat, një grua tjetër, hapi derën e na ftoi: “Hajdeni brenda, t’u jap një liko që e kam përgatitur vetë, me fiq të mirë”.

Hymë dhe duke vazhduar bisedën, se në fshatin e sajë Rrapëz, flasin të gjithë gluhën shqipe, bile ka edhe të moshuar, që nuk e kuptojnë mirë gërqishten. Bie zilja e telefonit, Dhimitra e ngre dhe fletë: “Ç’u dive moj Parashqevi, a je më mirë sot?”

Dhe mbasi përfundoi bisedën telefonike, na shpjegoi se ishte motra e sajë, që fliste nga fshati i tyre. Ajo na tha pak si me ndrojtje, se; sa mirë do ishte sikur të vinin këtu ndonjë ditë, valltarë e këngëtarë çamë.

Se na ka marrë shumë malli të dëgjojmë këngët tona shumë të ëmbla e, aqë më shumë të shihnim ato valle të trimave çamë! Nuk dinim se çfarë përgjigje t’i jepnim. Biseda e ëmbël në gluhën e nënës, zgjati edhe ca, mbasi e falenderuam për dashurinë dhe respektin që tregoi ndaj nesh, me likon shumë të shijshme, u larguam të mallëngjyer, por edhe disi të turpëruar, që nuk mundem t’i përgjigjeshim dëshirës së Dhimitrës, për këngët e vallet çame.

U ngjitëm në Kalanë e Ali Pashës, siç emërtohet sot. Veç pamjeve mahnitëse të bregdetit të Pargës, në Muzeun që kishin ngritur brenda saj, lash shënimin: “Ishte një kënaqësi e veçantë, të shikoje këtu trashëgiminë shqiptare, të përfaqësuar edhe nga parganjotja e njohur, Elena Gjika ose Dora D’Istria. E nënshkrova, Sali Bollati, Paramithioti nga Nju Jorku”.

Duke zbritur, një burrë na ndaloi pranë dyqanit të tij. Filloi shqip, por menjëherë e ktheu në greqisht. U përpoq të na bindi, se në të vërtetë, kemi jetuar pranë njeri-tjetrit miqësisht, si vëllezër, veçse disa palo njerëz, për të marrë pasuritë e të tjerëve, bënë atë kërdi si në Paramithi, edhe këtu në Pargë.

Zbritëm poshtë dhe notuam në ujërat ngrohta e të kristalta të plazhit të Pargës, bile duke “garuar” me njëri-tjetrin, se kush do ta prekte i pari me dorë, gurin e madh të ishullit përballë. U larguam nga Parga mikpritëse, me përshtypjet më të mira, për në pjesën më jugore të Çamërisë.

Preveza, në Gjirin e Artës, është një qytet sa i bukur ashtu edhe historik. U përpoqëm të gjenim Sarajet e Dinejve, aty ku me 1879, Abedin Pashë Dino dhe Abdyl Frashëri, iu drejtuan Kongresit të Berlinit, që Vilajeti i Janinës bashkë me gjithë Çamërinë, të mos ndaheshin nga trojet e tjera shqiptare.

Dhe kjo kërkesë e drejtë, në saj edhe të mbështetjes se popullit të armatosur, qëndroi në fuqi deri në Mars 1913, kur krahina shqiptare e Çamërisë, u pushtua nga Greqia.

Kaluam nga Margëlliçi me shumë ndërtesa të vjetra të rrënuara, por për çudi, qëndronte vetëm një minare e një xhamie dhe shumë shtëpia të reja, pranë saj. Këtu, dr. Ingridi, bashkëshortja e Tahsinit, na tregoi se si gjyshi i saj, atdhetari i mirënjohur Rauf Fico, kishte shërbyer si Kajmekan në Margëlliç dhe më vonë në rolin e Ministrit të Jashtëm të Mbretërisë Shqiptare, e kishte ngritur dhe mbrojtur denjësisht, çështjen e Çamërisë.

Mbas Mazrekut, plot me ullishta dhe tre fabrika vaji, pimë kafe në Platarë. Shkuam në Gumenicë, e cila shtrihet e gjatë në bregun e detit, ku shumë tragete e lidhin me botën mbarë.

Hypëm bashkë me makinën e dr. Tahsinit në traget dhe u drejtuam për në Korfuz. Mbas afro dy orësh, duke soditur me mallëngjim nga larg bregdetin e Çamërisë, zbresim në Korfuz. Korfuzi me kalatë dhe ndërtimet karakteristike, i ngjan me shumë një qyteti europian.

Në fakt, aty pushojnë turistë nga e gjithë Europa dhe bota. Në restorantin që drekuam, na shërbeu me kënaqësi një djalë shqiptar i zgjuar dhe shumë i përkushtuar në punën e tij. Të nesërmen, gjatë kthimit për në Gumenicë, duke soditur përsëri bregdetin çam, na afrohen disa turistë grekë që kishin ardhur nga Selaniku.

Ata më pyesin nga jemi se nuk e kishin dëgjuar ndonjëherë gjuhën që flisnim. Unë i them se jam nga Paramithia dhe jemi duke folur shqip. Njëri nga ata i çuditur, thotë se; Paramithia ndodhet larg nga kufiri, si është e mundur që flisni gjuhën e Shqipërisë.

Mbasi u shpjegoj se jo vetëm Paramithia, por e gjithë Çamëria, deri në Prevezë, që ndodhet edhe më në jug, u pushtua nga Greqia, vetëm më 1913-ën, po ashtu si edhe Selaniku i juaj, me 1919-ën. Ata u larguan menjëherë, pa thënë asnjë fjalë. Zbritëm nga trageti dhe morëm rrugën e kthimit.

Nuk më ndaheshin nga mendja ata parganjotë që kërkonin të shihnin, të takonin dhe të gëzoheshin me më shumë vëllezër shqiptarë. Tregonin se tani që shqiptarët kanë ardhur për punë, këtu e ndjejnë veten më mirë. Madje, xha Panua, na tha se: “Do ishte shumë e mirë, sikur të hapej edhe ndonjë shkollë, që fëmijët tanë, të mos e harronin gluhën e perëndisë”! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 23 Korrik 2023

Next Post

“Nga përzgjedhja e kandidatëve, te lëndët dhe praktika mësimore në Degët e Brendshme...”/ Historia e panjohur e Shkollës së Ministrisë së Punëve të Brendshme

Artikuj të ngjashëm

“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kufijtë me gardh i rrethon Shqipëria dhe jo Jugosllavia, sikur të ishte lirshëm si në shtetet e tjera, as 16 vetë s’do kishin ndenjur ktu…”! / Letra e Hamit Myrtja, drejtuar Enver Hoxhës para arratisjes në ’76-ën

May 11, 2025
“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime
Dossier

“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime

May 11, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kufomës së Muhamet Spahisë, kriminelët Fadil Kapisyzi dhe Dul Rrjolli do t’i kalonin indiferentë, kurse Xhemal Selimi, ma injoranti i atij burgu, i ra me…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 10, 2025
“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte…”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën
Dossier

“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte…”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën

May 11, 2025
“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948
Dossier

“Lilo Zeneli mbante në duar nji gjenerator të ngjashëm me nji mulli bloje orizi, kurse Xhemal Selimi, rrotullonte rreth veshëve të mij fijet e korrentit…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit, për torturat në hetuesi

May 11, 2025
“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit
Dossier

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

May 11, 2025
Next Post
“Nga përzgjedhja e kandidatëve, te lëndët dhe praktika mësimore në Degët e Brendshme…”/ Historia e panjohur e Shkollës së Ministrisë së Punëve të Brendshme

“Nga përzgjedhja e kandidatëve, te lëndët dhe praktika mësimore në Degët e Brendshme...”/ Historia e panjohur e Shkollës së Ministrisë së Punëve të Brendshme

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!