• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Ministri i Jashtëm i Italisë, Sonino, shkruante; Për katolikët, mendohet si njeri i përshtatshëm Preng Bibë Doda, i cili ka mbajtur në Shkodër një qëndrim dinjitoz dhe…”/ Libri i Dr. Nikoll Loka

“Për ta zgjidhur situatën, më 11 korrik 1914, Princ Vidi, ftoi në Pallatin Mbretëror 35 personalitete, si; Ismail Qemalin, Imzot Prend Doçin, Isa Boletinin, Prengë Bibë Dodën dhe…”/ Libri i ri i Dr. Nikoll Loka
“Kapidan Preng Bib Doda, i derës së Gjonmarkajve, mori përsipër shkrirjen e autonomisë mirditore, në kuadër të shtetit të ri shqiptar, një fakt me rëndësi…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Bib Doda, u helmua nga pashallarët e Shkodrës, kur e thirrën në gosti dhe në varrimin e tij, morën pjesë, konsujt e Francës, Austrisë, Rusisë, Italisë…”/ Libri i ri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Më 29 maj 1914, u formua Kabineti i ri qeveritar, ku Turhan Pasha, mbajti sërish postin e Kryeministrit, por dorëzoi atë të Ministrit të Punëve të Jashtme, te Prengë Bibë Doda, i cili…”/ Libri i ri i Dr. Nikoll Loka
“Shtjefën Gjeçovi i shkruante Gjergj Fishtës, për një kuvend, që u mbajt me 7 shtator 1913 në Lezhë, ku doli edhe propozimi, që Preng Bib Doda, të bëhej Princ i Shqipërisë…”/ Libri i Dr. Nikoll Loka
“Negociatori me Prengë Pashën, ishte Mustafa Kruja, që gëzonte respektin e princit mirditas dhe ranë dakort që t’i printe kryengritjes, kurse Esad Pasha…”/ Libri i Dr. Nikoll Loka
“Prengë Bibë Doda, i shkruante Valiut, se; ishte mirënjohës për faljen, nga ministri i Jashtëm i Perandorisë Osmane, në prani të ambasadorit të Francës dhe…”/ Libri i ri, i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Prengë Bibë Doda, i shkruante Valiut, se; ishte mirënjohës për faljen, nga ministri i Jashtëm i Perandorisë Osmane, në prani të ambasadorit të Francës dhe…”/ Libri i ri, i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Ministri i Jashtëm i Italisë, Sonino, shkruante; Për katolikët, mendohet si njeri i përshtatshëm Preng Bibë Doda, i cili ka mbajtur në Shkodër një qëndrim dinjitoz dhe…”/ Libri i Dr. Nikoll Loka

Nga Dr. Nikoll Loka

Pjesa e njëzetegjashtë

                “PRENGË BIBË DODA, DRITËHIJET E NJË BURRËSHTETASI”

Memorie.al / Libri më i ri “Prengë Bibë Doda, një fenomen në jetën politike shqiptare”, i studiuesit Nikollë Loka, jo vetëm zgjeron fushën e studimeve historike mbi Mirditën, Derën e Gjonmarkajve dhe figurën e Princit mirditor, Prengë Bibë Doda, por është edhe një kontribut, në historiografinë kombëtare. Lënda shumë e pasur arkivore, literatura e shfrytëzuar apo e konsultuar, gojëdhënat etj, e bëjnë këtë libër, një thesar të vërtetë studimor, duke i dhënë shkencës së historisë një monografi shkencore, që pasuron njohuritë tona mbi Mirditën, kapedanët e saj, traditën, historinë etj. Të studiosh një figurë sa të rëndësishme dhe komplekse, siç është figura e Prengë Bibë Dodës, është përgjegjësi e lartë shkencore që, jo çdokush e merr përsipër. Nikollë Loka, ka bërë një punë të madhe hulumtuese dhe trajtim prej studiuesi profesionist, duke na e dhënë portretin e Princit dhe gjeneralit mirditor, me konturet e vërteta. Dr. Loka, i është përmbajtur fund e krye hapësirës dhe kohës, në të cilën janë zhvilluar ngjarjet shumëdimensionale dhe protagonistët e tyre.

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

MONOGRAFIA “PRENGË BIBË DODA, NJË FENOMEN NË JETËN POLITIKE SHQIPTARE”, NJË STUDIM SHKENCOR ME VLERË QË PASURON FONDIN E STUDIMEVE TONA HISTORIKE

                      (Nga Mr. Sc. Murat Ajvazi, mars 2017, Zvicër)

                                    Vijon nga numri i kaluar

Njeriu i shpresës

Në vitet pas shpalljes së Pavarësisë, Prengë Bibë Doda e rriti shumë famën e tij, si një prijës i shquar, tek i cili njerëzit kishin shpresa. Në vitet që pasuan largimin e Princ Vidit dhe fillimin e Luftës I-rë Botërore, ai u bë njëri ndër personalitetet më me ndikim në vend. Autoriteti i tij i kishte kaluar kufijtë e Mirditës dhe për të flitej në Shkodër, Durrës, Vlorë e gjetkë. Shkodra ishte vënë nën kontrollin e ushtrive të Fuqive të Mëdha përmes një komisioni admiralësh, që në maj të vitit 1913.

Anglia përfaqësohej nga zëvendës admirali Sir Cecil Burney, i cili ishte dhe Kryetar i Komisionit; Austria, nga kundëradmirali Richard Ritter von Barry; Gjermania nga kapiteni i korvetës, zoti Bireman; Italia nga kundër-admirali Patris; Franca nga kapiteni i luftanijes, zoti Pradier. Pas gushtit të vitit 1913, trupat detare u larguan, duke ia lënë vendin trupave të këmbësorisë. Detashmenti anglez, “West Yorkshire Regiment“ komandohej nga koloneli Filips, me një trupë prej 400 ushtarësh; Gjermania me një trupë prej 300 ushtarësh, nën komandën e një majori; Austria me një trupë prej 500 ushtarësh, të komanduar nga Leitnant Kolonel Krailer; Franca me 200 ushtarë, të komanduar nga Komandanti Roux, si dhe Kapiteni Chandaigne, ndërsa Italia, me 530 ushtarë, të komanduar nga Leitnant-Kolonel Vigliani. Largimi i dy detashmenteve të fundit, francez dhe italian, nga Shkodra, bëri që qeveria të caktonte një Guvernator të ri, të cilit koloneli italian Vigliani, duhet t’i dorëzonte postin. Por myslimanët e Shkodrës, e refuzuan emërimin e Fejzi Beut nga Berati (i cili kishte qenë Ministri i Brendshëm i Qeverisë së Ismail Qemalit), pasi ishte nga Jugu dhe ishte caktuar nga princi Wied.

Ndërhyri Turhan Pasha, që të shmangte shpërthimin e një kryengritje në Shkodër, duke ia dorëzuar administratën konsujve të gjashtë Fuqive të Mëdha. Në fillim të shkurtit 1914, Konsulli i Përgjithshëm i Austro-Hungarisë në Shkodër, Halla, në marrëveshje me kolegun Italian, paraqiti projektin e nacionalizimit të Administratës në Shkodër. (560)

Sipas propozimit, Shqipëria e Veriut, ndahej në katër krahina administrative: Shkodra, Malësia e Shkodrës, Puka dhe Mirdita. Në Lezhë që do të varej nga Shkodra, do të caktohej një Kajmekam. Në fakt, Lezhën dhe Shëngjinin, e administruan oficerë nën urdhrat Komandantit të Forcave Ndërkombëtare të Shkodrës, por këtu kishte ndikim dhe një komision krahinor, nën kryesinë e Gjeto Cokut.(561)

Ndërsa në Shkodër u krijua Këshilli Lokal, i përbërë nga të krishterë e myslimanë. Këshilli merrej me rendin, sigurinë e qytetit dhe të zonës përreth (562) dhe përbëhej nga 6 përfaqësues të secilit komunitet fetar, 6 myslimanë e 6 katolikë, personalitete të spikatura të qytetit në fushën politike e shoqërore, emra të shquar nga paria e Shkodrës, si: Preng Pasha, Sylço Beg Bushati, Shuk Serreqi, Muharrem Kazazi, Shan Deda, Isuf Golemi, Filip Kraja, Myrto Llazani, Ndoc Çoba, Haxhi Hafizi, Alush Lohja. (563)

Këshilli i Qytetit, qeveriste qytetin dhe një zonë 10 km. rreth tij. Me një letër nga përfaqësues të Shkodrës, dërguar Fuqive të Mëdha, ishte kërkuar që drejtimin e qeverisjes, ta merrte Prengë Pasha. (564) Për qeverisjen e Shkodrës, u krijua një komision, të cilit do t’i bashkëngjiteshin dy adjutantët e Kolonelit Philips: Kapiteni austro-hungarez, Cvitkovski dhe kapiteni italian, Fineski.(565)

Çështja e guvernatorit civil të Shkodrës, kishte qenë problem mjaft i ndjeshëm. Me 5 maj 1914, katolikët e Shqipërisë së Veriut, me anën e Peshkopit të Sapës, Imzot Nikoll Kolecit, i parashtruan Princ Vidit, një memorandum me disa kërkesa, që u nënshkrua nga Imzot Serreqi, Imzot Koleci dhe afërsisht 10 vetë nga paria e Shkodrës. Prengë Pasha nuk e vuri nënshkrimin, etj.

Ndërkohë, intelektualë dhe klerikë katolikë, iu drejtuan me një kërkesë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Pika e parë e këtij memorandum, merrej me emërimin e një guvernatori për Shqipërinë e Veriut dhe aty u shfaq dëshira që ai të ishte shqiptar. Duke përdorur argumentin fetar, nënshkruesit e referendumit, kërkuan që ky guvernator, të ishte i besimit katolik, duke aluduar qartësisht se ky person, duhet të ishte Prengë Bibë Doda.(566)

Thanas Floqi, që kishte jetuar për tetë muaj në Shkodër në atë kohë, e vlerëson punën e tij. “Në vitin 1914, tue qenë në Durrës, në shërbim të Ministrisë së Drejtësisë ku shërbeva disa kohë, me dekret mbretnuer u transferuash në gjykatoren e Prefekturës së Vlonës, si gjykatës dhe atje kam shërbye pak muej, deri sa fuqia e kryengritësve u-rras buzë Viosës e filloi me ecë mbi Vlonë. Atëherë, tue pamë se s’duhesh qindrue ma atje, i hypa vaporit e shkova me shumë shokë të tjerë për Shkodër. Qysh në Vlorë, pata lidhë fjalën me shkue se bashku me dëshmorët e ndjerë, Mustafa Qullin e Sali Nivicën dhe kemi jetue atje tetë muej rresht, ndën nji streh e bashkë me ta, shijova ditët e zeza e të bardha ne kryeqytetin e Teutes, në ato tetë muej kohë. Pak pasi shkuem atje, plasi lufta vllaznore midis të krishtenëve dhe myslimanëve, nga të cilët, të parët kërkojshin me përmbajt flamurin kombëtar e, të dytët, dojshin me u bashkue me kryengritësit e me ngritë flamurin e Turqisë në kështjellë. Pushka midis tyne mgjati mjaft edhe nuk do të kishte prajt, po të mos ndërmjetësonte e t’i ndreqte punët, Prengë Bibë Doda. Komisioni sundues i Shkodrës, ndën kryesinë të Bib Dodës, vendosi qi; në vend të flamurit me shqype, të ngrihet një flamur kuq e zi, e kështu s’u ba as e myslimanëvet, as të krishtenëve po u kënaqën të dy palët. Me këtë ndreqje, pushka prajti dhe u lidh nji besë për deri Shën Gjergjit. Të kështenët, kishin kryem dy detyra të shejta; shpëtuan nderin e flamurit, edhe nuk i lanë myslimanët të silleshin kundra nesh, qi ishim t’ardhun nga qytetet e tjera të Shqipniës për të mos ranë në dorë të kryengritësve. Për çudie, ne qi ishim nga Bregu i Matit e teposhtë populli i Shkodrës, na quante “Toske”. Tue ba fjalë përgjithësisht për myslimanët e të kështenët e Shkodrës, e kemi për detyrë të përmendin se në kët lëvizje, nuk kanë marrë pjesë as të gjithë katolikët, as të gjithë myslimanët, ndër të cilët ka pasë edhe aso kohe shum atdhetarë te respektueshëm”. (567)

Në këtë periudhë, Prengë Bibë Doda, është bërë njeriu i të gjithëve. Sukseset e punës së tij në Shkodër ndikuan që edhe treva të tjera veriore, të hedhin sytë drejt tij. Kështu, në një kuvend të mbajtur në Kumbull të Fanit, ku morën pjesë përfaqësues të 12 bajrakëve të Mirditës dhe të trevave të këndej Drinit, me anë të një letre, i kërkohej Prengë Pashës që të ndërhynte pranë konsujve të huaj, për largimin e Serbisë nga trojet shqiptare. (568)

Më në fund, Prenga kishte marrë qëndrim të hapur anti-serb. Në një letër për Baron Nopçën, ai i shkruan: “Serbët e lanë Shqipërinë në mënyrë kaq të rrufeshme, sa të gjithë kanë mbetur të shastisur. Është e sigurt që këndej kufirit, nuk ka as edhe një serb. Ne nuk arritëm të zhvillojmë betejën me ta në Fanë, por fatmirësisht, serbët i lanë pozicionet e tyre, ndërkohë që unë isha aty dhe jo turqit. Kështu ne u ndamë si miq. Por nuk dua t’i shoh sërish, sepse janë njerëz krejt të padurueshëm”. (569)

Nga kjo letër kuptojmë se Prenga, kishte lëvizur në qëndrimet e tij, dhe s’ka si të ndodhte ndryshe, sepse realiteti politik në vend, ia diktonte një qëndrim të tillë.

Në krye të Komisionit Sundimtar të Shkodrës, Bibë Doda, kërkon që mos të shkilet territori nga malazezët, kur kishin hyrë në Shirokë. (570) Kur malazezët shkelën territorin shqiptar, ai protestoi pranë konsujve të huaj në Shkodër dhe kërkoi që të merren masa, që këto veprime të mos përsëriten.(571) Me këtë rast, me përjashtime të vogla, u arrestuan të gjithë patriotët e emigruar në Shkodër.(572)

Në atë kohë Shkodra, ishte nën veprimin e shumë patriotëve të njohur, të cilët kishin ardhur në këtë qytet. Por malazeztë, pas hyrjes në Shkodër, nuk deshën më qe t’i kishin nëpër këmbë këta patriotë. Ata me këtë rast, vranë patriotët Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli e, internuan të tjerët: me 8 qershor 1915 u internuan: Prengë Bibë Doda, Aqif Pasha Elbasani, Seid Pasha, Luigj Gurakuqi dhe Fejzi Bej Alizoti. Gjashtë muaj, këta u detyruan të qëndrojnë në Cetinë, nën masat e izolimit. (573)

Në ato moment të vështira që po kalonte kombi, Austria ishte aleati më i mirë i shqiptarëve, sepse ishte armiku i armikut të tyre dhe kontributi austriak për çështjen shqiptare, kishte qenë më i madh se i çdo kombi tjetër. Me të hyrë trupat austro-hungareze në Mal të Zi dhe Shqipëri, ata iu drejtuan shqiptarëve me dy proklamata:

“E çmushmja besnikëri vëllazërore Shqypëtarë! Nuk kishte për t’kenë, e nevojshme me ju paraqitun përsrii t’gjitha ato mjerime e t’vishtira qi populli i jonë, kaa sprovue tesh saa vjet nën at’anmik t’egërsuem e, aq t’paa mishrir, i cili u lshue mi ne, jo sallde me shqymë gjaan e mallin, por edhe jetën e vëllaznëve t’onë e t’kenunit e komsis t’onë. E Përnderueshmja Monarkië Austro-Ungare, me nji fuqië t’paa masë, diftoj deeri m’sod saa fitime luftash kundra këtyre anmiqve, për me projtë t’drejtat e veta e, s’u kursye me na prue edhe t’drejtat t’ona, për gjallnim e përparim t’kombit t’onë. Vëllazën Shqiptarë! Ndër këto dittë t’paa harruëme, qi ushtriinat Austro-Ungare me nji trimëni t’paa masë, saa fitesa luftash diftuënë kundra atyne anmiqve t’cillt janë kenë, e janë edhe armiqt tonë, kështu sod t’tanë shqyptarët t’bashkuemun m’nji mende e zembër, paa ndryshim fejet, e kan me detyrë me e pritun ushtriin Austro-Ungare, si rojtës e librues, e do t’detyrohena për ndihmë t’këtii baamirsit për xhvillim ashtu edhe për t’kenunit t’atdhees t’onë. Shqyptarë! Na qi t’tana ato t’vshtira, i kemi sprovue bashkarisht, sod kaa ardhun dita që bashkarisht me u çue t’gjithë e, me punue nën projë t’parriis sundimtare t’ushtrisë Austro-Ungare. Mos t’i qesim nharresë, t’tana ato kujdesime t’vjefshme e mirsina t’ushtriinave Austro-Ungare t’cilat, deeri gjakun e kan derdhë për liri t’onë, por t’detyrohena sod bashkarisht, mas urdhnave t’libruesit t’onë, me baa njat ndimë besnike, qi sod prej nesh lypet. Prengë Bibë Doda, Seid Pasha general, Aqif Pasha, exministër, Feizi Bej, exministër, Luvigj Gurakuqi, exministër. (574)

                      Proklamë

                     Shqipëtarët

Vllazën Shqiptarë!

Nuk asht nevoja me ju sjellë ndër ment të gjitha të ligat e mjerimet, qi ka hequn kombi i ynë në këto trië vjetët e fundit, nën zgjedhën barbare t’anmiqvet, të cilët, jo vetëm qi na vraan vëllazënit, na rrëmbyen pasuniët e shkretënuen viset t’ona, por u përpoqën me mënyrat ma t’egra, e të panjerzishme, t’a shuejnë fare fisin t’onë nga faqja e dheut. Anmiqt t’anë, nuk u munduen vetëm për humbjen e kombit t’onë, po deshën të punojnë edhe për damin e të Pushtueshmes Mbretënië, Austro-Ungareze, e cila, që prej kohëvet të vjetra, na ka mbajtun gjithënjë dorën mbi krye, tue i treguar për orë e për cast, kombit shqipëtar, mirësiën e ‘saj të madhe e, tue mprojtun në çdo rast qenëjen t’onë e, të drejtat e shenjta të kombësisë t’onë.

Pra, në këto ditë të paharrueshme, në të cilat Ushtriët ngadhënyese t’Austrië-Ungariës, tue rendun prej fitimit në fitim i thyen e i mundën anmiqtë e vetë, që kanë qenë edh eanmiqt t’anë, e hyyn me gëzim në viset t’ona, qi të përtrijnë liriën e kombit t’onë, gjithë shqiptarët, pa ndryshim feje e partie, kanë detyrën me i pritun këto Uhstrië të ndershme si shpëtimtare e jo vetëm me u-shtrue, por edhe me u shërbye.

Bashkatdhetarë!

Na, qi në këto vjetët e fundit, kemi ndamun bashkë me juve të ligat e mundimet, prapë nap o fillojmë me ju dhanë shëmbëllën duke u-vuë me një herë e plotësisht nën urdhënin e Auktoritetevet Austro-Hungareze. Edhe ju nuk duhet të tregoni asnjë dyshim, po të nguteni me diftue nderimin e mirënjohjen t’uej para Ushtëriëvet ngadhënyese t’Austrië-Hungariës, të cilat po derdhin gjakun, për shpëtimin e liriën t’onë, tue u-bamun gati me u shërbye besnikirsiht mbas faqës tone, e mbas urdhënavet qi do të marrim.

Nga Cetina më 28 të Kallëndorit 1916

                   Preng Bibdoda    Feizi Alizoti

                   Seid Pasha       Luigj Gurakuqi

                   Aqif Pashë Albasani. (575)

Duke qenë politikan i njohur, Prenga hodhi idenë që të bëhen përpjekje për formimin e një qeverie kombëtare, e cila, pavarësisht nga situata e pushtimit, do të shërbente si autoritet moral dhe përfaqësues i shqiptarëve, në marrëdhënie me fuqitë e huaja që ishin vendosur në vend. Ky propozim, duket se nuk gjeti shumë mbështetje në qarqet politike, por u mbështet nga përfaqësues të shtetit Italian, që propozuan dhënien e ndihmave pa ta jetësuar si projekt. Në lidhje me këtë lëvizje politike të Prengës, gazeta “Populli” shkruan: “Prengë Pasha, asht tuj u mundua për së teprit, për formimin e nji qeverie të përgjithshme, tuj fillu prej Shkodre. Naltmadhnia e Tij Prengë Pasha, asht tuj gjet pak kundërshtim prej disave. Na kujtojmë se dashtunia atdhetare dhe vullneti i palëkundur i Kapidan Pashës, mjafton për me vue nji gardh gjithë vështirësive, e për me e pshtue Atdheun, nga rreziqet e paarësyeshme”. (576)

Në lidhje me këtë propozim, në një shkrim tjetër të gazetës, shkruhet për vajtjen në Romë të konsullit italian në Shkodër, De Faccendis, për të bindur qeverinë e tij, të ndikonte për formimin e qeverisë shqiptare, e të hiqte dorë prej Esadit, që po rrezikon jetën e Shqipërisë dhe politikën italiane. Duket se konsulli, arriti t’i bindë eprorët e vet, pasi qeveria italiane dha dy milion e gjysëm franga, për formimin e qeverisë, por vendosi disa kushte. Në udhëzimet e Ministrit së Punëve të Jashtme të Italisë, Sonino, shkruhet se; “Për katolikët, mendohet si njeri i përshtatshëm Bibë Doda, i cili gjatë periudhës së pushtimit austriak, paska mbajtur në Shkodër një qëndrim dinjitoz dhe me prestigjin që gëzon ndër mirditorët dhe malësorët, mund të sjellë një kontribut force”. (577) Memorie.al

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

  1. PRO.FO.371/1891, doc. No1542, Relacion i Konsullit të Përgjithshëm Lamb drejtuar Sir Edward Grey, Vlorë 4 janar 1914, f.393, shih Romeo Gurakuqi, Shqipëria 1911-1914, f.704
  2. Romeo Gurakuqi, Shqipëria 1911-1914, f.713
  3. HHStA-PA-A, Vj.24-41-4117; Luan Rama, Opereta tragjikomike e një princi prusian në Shqipëri: studimi i z. Luan Rama shoqërohet me një përmbledhje të shkurtër nga Ben Andoni] Korrieri. – Nr. 311, 30 dhjetor, 2004, f. 19.
  4. Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942), Tiranë: 1995, f. 93.
  5. Gazeta “Lidhja Kombëtare”, 14 qershor 1915
  6. Romeo Gurakuqi, Shqipëria 1911-1914, f.704-705 566. Romeo Gurakuqi, Shqipëria 1911-1914, f.717
  7. Lef Nosi, Dokumente historike 1912-1918,… f. 302-303568. AQSH, Fondi Prengë Bibë Doda, Dosja 5, f.1
  8. Franc Baron Nopça, Udhëtime nëpër Ballkan, Plejad 2007, f. 472
  9. Gazeta “Populli”, 17 maj 1915
  10. Gazeta “Populli”, 11 maj 1919
  11. Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike në Shqipëri, f.93
  12. Lef Nosi, Dokumente historike 1912-1916, f.244-245
  13. Lef Nosi, Dokumente historike 1912-1918, …f. 244-245
  14. Lef Nosi, Dokumente historike 1912-1918, … f.245-246
  15. Gazeta “Kombi, 23 prill 1915
  16. Lufta e Popullit shqiptar për çlirim kombëtar (përmbledhje dokumentesh), Tiranë 1975

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 03 Korrik 2023

Next Post

“Ne e dimë se, Hua Kuo Feni, kur u kthye nga Beogradi, ndaloi në Teheran, bisedoi e hëngri bukë me Shahun e Iranit, Palehvin, kur në rrugët e atij qyteti...”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, në ’79-ën

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Ne e dimë se, Hua Kuo Feni, kur u kthye nga Beogradi, ndaloi në Teheran, bisedoi e hëngri bukë me Shahun e Iranit, Palehvin, kur në rrugët e atij qyteti…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, në ’79-ën

“Ne e dimë se, Hua Kuo Feni, kur u kthye nga Beogradi, ndaloi në Teheran, bisedoi e hëngri bukë me Shahun e Iranit, Palehvin, kur në rrugët e atij qyteti...”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, në ’79-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!