• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, September 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Papa Françesku, me Kardinalin shqiptar Ernest Simoni, për bekimin ‘Urbis et Orbi’ me rastin e Pashkëve, 2023

“Krishtlindjet në kohën e komunizmit: Fotot e panjohura të Dom Ernest Troshanit duke dhënë meshë”
Papa Françesku, me Kardinalin shqiptar Ernest Simoni, për bekimin ‘Urbis et Orbi’ me rastin e Pashkëve, 2023
“Krishtlindjet në kohën e komunizmit: Fotot e panjohura të Dom Ernest Troshanit duke dhënë meshë”
“Krishtlindjet në kohën e komunizmit: Fotot e panjohura të Dom Ernest Troshanit duke dhënë meshë”

Nga Frank Shkreli

Memorie.al/Fjala dhe bekimi drejtuar, “Urbi et Orbi” –qytetit të Romës dhe Botës mbarë – është bekimi dhe rasti më solemn i Kishës Katolike dhe rezervohet për rastet më solemne të Kishës, siç janë Pashkët e Krishtlindjet. Bekimet “Urbi et Orbi”, drejtuar qytetit të Romës dhe Botës, jepen nga e ashtuquajtura “loggia” e Bazilikës së Shën Pjetrit në Romë, normalisht në orën 12 të mesditës dhe transmetohen anë e mbanë botës nga enti evropian, European Broadcasting Union dhe nga lidhje të tjera transmetuese botërore. Predikimi dhe bekimi me këtë rast përfundon me përshëndetje dhe urim nga Papa, për festën e rastit, në shumë gjuhë të huaja, përfshi gjuhën shqipe.

Një lajm shumë i bukur ky!  Këtë të djelë të Pashkëve (2023), krah për krah me Papa Françeskun në atë platformë për të bekuar “Urbi et Orbi” dhe për të përshëndetur Botën mbarë me rastin e kësaj feste të madhe për Kishën Katolike, do të jetë Kardinali shqiptar, Ernest Simoni, sipas një njoftimi nga Radio Vatikani shqip. Ky lajm më solli ndër mend kohën gjatë luftës së ftohtë kur në raste të tilla edhe Zëri i Amerikës transmetonte pa vonesë përshëndetjet e Papës, drejtuar botës në gjuhë të ndryshme, përfshirë edhe gjuhën shqipe.

Natyrisht se ky është një moment historik dhe i paharrueshëm për Kardinalin Ernest Simonin, personalisht, por edhe për Kishën e vuajtur Katolike shqiptare.  Frank Shkreli: Kardinali Ernest Simoni, martiri i gjallë i kombit shqiptar | Gazeta Telegraf.  E gjithë bota do mësojë se me gjithë përpjekjet prej gjyësm shekulli të regjimit komunist të Enver Hoxhës, për ta zhdukur atë dhe klerikët e saj nga faqja e dheut, Kisha Katolike shqiptare qenka gjallë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pse lejohet Lenka Çuko të ketë vilë me pishinë, serë, terren sportiv etj., po Qirjako Mihali, që pas dasmës së madhe e dërgoi çiftin në Zvicër…”?! / Zbulohet letra për Ramiz Alinë, 15 shtator 1990

“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Reagimi i Kardinalit shqiptar për të qenë bashkë me papën në këtë moment ishte, kuptueshëm, tepër emocionues dhe i pa pritshëm.  “Emocion i jashtëzakonshëm me marrë lajmin e shoqnimit të Atit Shêjt në bekimin “Urbi et Orbi”, si kardinal daikon”, është shprehur Kardinal Simoni për Radio Vatikanin – “lêne ma me kremtue të dielën e Pashkëve në atë ballkon, nga i cili, gjatë historisë së Kishës, shumë Papë i kanë drejtue lutje dhe bekime botës mbarë”, ka thënë ai.

Është ky një moment vërtetë i rëndësishëm në jetën e Ernest Simonit, Kardinalit të moshuar 94-vjeçar nga Shqipëria, përfaqësues i Kishës së martirizuar Katolike Shqiptare, i cili është emëruar kardinal nga Papa për dëshminë e tij dhe besnikërinë e tij ndaj fesë së tij gjatë 28-viteve burgim e punë të detyruar, “besnik i patrembur”, siç e ka quajtur atë Papa Françesku, duke filluar nga viti 1961 e deri në vitin 1991.

“E kush do ta besonte, kur diktatura korrte e grinte kryekreje meshtarët, se njëri prej tyre do të ngjitej një ditë të lumnueshme Pashkësh, aty ku ngjiten përfaqësuesit më në zë të krishterimit?  “Armiku i popullit” i akuzuar se kishte kremtuar Meshë për pushimin e pasosur të Presidentit katolik John Fitzgerald Kennedy, i vrarë në Dallas në vitin ’63…”, thuhet në lajmin e botuar për këtë ngjarje nga Radio Vatikani dhe citon një deklaratë të Kardinal Ernest Simonit mbi përvojën e tij në burgjet e Enver Hoxhës:

“Kur isha në burg” – kujton ai – “e zbardhte agimi, nuk e dijshim a do ta shihshim ma diellin në perëndim mbas ditës të kalueme me tortura, ngacmime, dhunë dhe marrje në pyetje,  ku na kërkohej të tradhtojshim deri dhe përmbajtjen e rrëfimeve. Gjatë ndalimit në kampet e punës, në minierat ku nxirrnim bakër dhe pirit, po të kishte ra një gur në tunele, të gjithë do të fluturojshim në Parriz, njeni-mbas-tjetrit, tue pasë parasysh kushtet e pasigurta në të cilat kemi punue, pa asnjë siguri apo mbrojtje”.

Kjo, ishte jeta e kardinalit! Megjithatë, kurrë nuk e humbi shpresën: “Nuk do ta kisha besue kurrë se mbas aq shumë goditjesh, dhimbjesh mizore të shkaktueme prej zinxhirëve që m’i shtrëngonin tmerrësisht kyçet, mbasi më kishin heqë lirinë e, mbi të gjitha, pa mujtë me ushtrue shërbimin e priftit për t’i shërbye njerëzve dhe për të shpallë Lajmin e Madh të Shëlbimit, do të jetojshe tashti ditë kaq të bukura, të pasuna me dhunti shpirtnore në shërbim të besimtarëve, për shpëtimin e shpirtënve. Nuk e kisha mendue kurrë se do të merrja Mitrën e kardinalit, dhuratë e madhe e papritun, dhuratë, që nuk do ta heq kurrë ma. Nuk më mbetë tjetër, veçse me e falënderue me gjithë zemër Papën Françesku; të lutemi për Atin e Shenjtë, që Zoti t’i japë forcë dhe shëndet në shërbesën e tij universale, si pasardhës i Shën Pjetrit”, ka përfunduar Kardinal Ernest Simoni reagimin e tij ndaj nderit që i ka bërë Papa Françesku këtij prelati të lartë të Kishës Katolike Shqiptare, duke e ftuar t’i bashkohet atij me rastin e festës së Pashkëve për të uruar, bekuar dhe për të përshëndetur mbarë botën me këtë rast.

Jetë të gjatë edhe Kardinalit Ernest Simoni, ashtu që edhe ky të jetojë për të dëshmuar duke treguar krimet barbare të regjimit komunist të Enver Hoxhës, jo vetëm kundër Kishës Katolike dhe klerit të saj, por kundër një Kombi të zënë rob për një gjysëm shekulli!

Paqe të gjithë shqiptarëve me Zotin dhe me njëri tjetrin!

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sa dëgjuam krismat e armëve, dolëm me të shpejtë bashkë me shokët, por ç’të shihnim, aty te vorret e Rrmajt, ishte...”/ Dëshmia e ish-nxënësit të priftit gjerman, që shërbeu në Shkodër

Next Post

Kalendari Historik 10 Prill 2023

Artikuj të ngjashëm

“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
Dossier

“Pse lejohet Lenka Çuko të ketë vilë me pishinë, serë, terren sportiv etj., po Qirjako Mihali, që pas dasmës së madhe e dërgoi çiftin në Zvicër…”?! / Zbulohet letra për Ramiz Alinë, 15 shtator 1990

September 16, 2026
“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 16, 2026
Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!
Dossier

Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!

September 15, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Në luftën e tyre për pushtet pas vitit 1948, Enver Hoxha kishte mbështetjen e Jakovës, Kolekës, Nushit, Ngjelës, ndërsa Shehu nga Kapo, Myftiu, Hazbiu dhe…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 16, 2026
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Jo vetëm të mbyllet materniteti dhe të transferohet, por ky personel abuzivisht i gjithi, duhet të kalojë ‘nëpër vrimat e gjilpërës’ dhe…”/ Zbulohet letra e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, tetor 1972

September 13, 2026
“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme
Dossier

“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme

September 13, 2026
Next Post
Kalendari Historik 01 Prill 2023

Kalendari Historik 10 Prill 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme