1908 – Krijohet në SHBA, Monumenti Kombëtar i Grand Canyon-it, në Arizona. Parku Kombëtar Grand Canyon, i vendosur në veriperëndim të Arizonës, është vendi i 15-të në Shtetet e Bashkuara që është emëruar një park kombëtar. Tipari qendror i parkut është Grand Canyon, një grykëderdhje e lumit Kolorado, e cila shpesh konsiderohet një nga mrekullitë e botës.
1923 – Gjatë, pushtimit të Ruhrit, trupat ushtarake franceze, dhe belge, pushtojnë zonën e Ruhrit për të detyruar Gjermaninë që të bëjë pagesat e reparacioneve të Luftës së Parë Botërore. Pushtimi ushtarak i krahinës së Ruhrit në Gjermani, zgjati nga 11 Janari i vitit 1923, deri në 25 Gusht të vitit 1925. Pas ardhjes në pushtet të Hitlerit, ky rajon u aneksua nga Gjermania.
1944 – Ekzekutohet në moshën 40 vjeçare në Verona, Galeazzo Ciano. Ciano, ishte një diplomat dhe politikan italian që shërbeu si Ministër i Jashtëm në qeverinë e vjehrrit të tij, Benito Mussolini, nga 1936 deri në 1943. Ai u arrestua nga forcat fashiste të Republikës së Salos, dhe pas një gjyqi të montuar, u pushkatua së bashku me disa disidentë të tjerë, të cilët kundërshtuan Duçen.
1946 – Enver Hoxha, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Shqipërisë, shpall Republikën Popullore të Shqipërisë. Njëkohësisht ai, u shpall de jure dhe de facto si udhëheqësi i padiskutueshëm i Shqipërisë komuniste. Shpallja e Republikës Popullore të Shqipërisë, u bë në një seancë të posaçme parlamentare e cila u propozua nga deputetët e Vlorës me në krye Hysni Kapon.
1962 – Një ortek i madh, i rënë në Huascaran të Perusë shkakton rreth 4000 të vdekur. Orteku masiv i shkëmbinjve, i shoqëruar me një rrëshqitje akulli, varrosën një fshat të tërë malor dhe disa vendbanime në veri-perëndim të Perusë. Huarascan-i, është një nga zonat më vullkanike të Perusë. Kjo tragjedi, do të klasifikohet si një ndër më të rëndat në historinë e këtij vëndi.
1972 – Pakistani Lindor riemërtohet zyrtarisht si Bangladeshi. Shteti i Bangladeshit, ndodhet në zonë e Azisë Jugore, dhe është e 8 në botë për nga popullsia (165 milionë banorë) dhe 92 për kilometër katrorë,(148.000). Kryeqyteti i tij, u shpall Dhaka. Bangladeshi, u krijua si shtet pas një konflikti të gjatë të armatosur, midis popullsisë myslimane dhe asaj Hindu në Pakistan.
1984 – Lind në Houston, Matt Mullenweg. Mullenweg, është një sipërmarrës amerikan dhe zhvillues i uebit që jeton në Houston. Ai është i njohur për zhvillimin e softuerit të lirë dhe të hapur me burim të WordPress, i menaxhuar tani nga The WordPress Foundation. Pasi u largua nga Universiteti i Houston, ai punoi në CNET Networks nga 2004 deri në 2006 derisa u largua dhe themeloi Automatik.
2003 – Guvernatori i Illinois George Ryan firmos, anulimin e dënimit me vdekje të 167 të burgosurve. Ky dënim iu kthye në burgim të përjetshëm, në gjyqin e famshëm të Illinois-it bazuar në skandalin e Jon Burge. Burge ishte shef i Departamentit së Policisë së Çikagos i cili u akuzua për torturimin e më shumë se 200 të dyshuarve midis 1972 dhe 1991 me qëllim të detyrimit të rrëfimeve.