• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, September 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

110 vjet Pavarësi. Po bashkim kombëtar?

Memorie.al
Memorie.al
110 vjet Pavarësi. Po bashkim kombëtar?

Nga Ekrem Spahiu

Memorie.al/28 nëntor 2022: 110 vjet të pavarur si shtet shqiptar, por të ndarë përgjysmë si komb. Aq sa arritje historike, aq edhe dramë kombëtare. Por të gjitha kombeve të ndara u takon e drejta natyrore të jetojnë të bashkuara. Historia botërore është e mjaftueshme për ta vërtetuar këtë të drejtë.

Në atë ditë të madhe të 28 nëntorit 1912, burrat e mëdhenj të kombit me Ismail Qemalin në krye, të ardhur nga të gjitha trevat etnike, shpallën pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë natyralë të saj. Kuvendi i Vlorës ishte Kuvendi i të gjithë shqiptarëve. Pavarësia e shpallur në Vlorë, ishte pavarësia e të gjithë Shqipërisë etnike. Ky ishte jo vetëm vullneti, por edhe zëri zyrtar i qeverisë shqiptare të Ismail Qemalit në raportet me fuqitë e mëdha dhe shtetet e tjera të kohës. Deklaratat dhe notat e protestës, që kjo qeveri u dërgoi shteteve ballkanike e komandave të tyre ushtarake, në të cilat kërkoi largimin e menjëhershëm të forcave të huaja ushtarake nga trojet e pushtuara shqiptare dhe kthimin e tyre Shqipërisë, u bënë në emër të Asamblesë Kombëtare që përfaqësonte të gjitha trojet e banuara nga shqiptarët.

Me aktin e madh të 28 nëntorit 1912 sanksionohej e drejta e pamohueshme historike e kombit shqiptar për të qenë i bashkuar, i lirë dhe i pavarur në trojet e veta, krahas popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik. Ishte një e drejtë që buronte nga qenia e tij si popull, me gjuhën, kulturën, individualitetin e historinë e vet, një e drejtë e fituar me mundime e sakrifica të panumërta që nga qëndresa e pashembullt e përmasave europiane e Heroit Kombëtar – Gjergj Kastriotit, si dhe gjatë pesë shekujve, kundër pushtuesve osmanë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

“Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin e Enver Hoxhës pa ndihmë nga jashtë dhe nuk ka alternativë tjetër përveç tij, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Europa e kohës nuk mund ta shuante Shqipërinë nga harta (edhe pse disa nga fuqitë e kohës do të donin ta bënin edhe këtë!), por gjithsesi e bëri të vetën: kënaqi interesat gjeopolitike të gjithkujt pikërisht mbi kurrizin e kombit shqiptar, duke njohur një gjysmë Shqipërie. Është i vetmi popull që iu bë ky krim kaq i rëndë.

Ishte një krim, të cilin SHBA dhe Europa e kuptuan vonë, pothuaj pas një shekulli, kur kuptuan se pa qetësuar shqiptarët – domethënë pa shlyer krimin apo fajin ndaj tyre, nuk ka qetësi as Ballkani, as Europa. Ishte kjo arsyeja pse SHBA dhe Europa kryen luftën më të pastër moralisht të historisë së tyre: ndalën gjenocidin ndaj popullit dymiljonësh shqiptar të Kosovës, praktikisht gjenocid ndaj gjithë kombit shqiptar që i kishte dhënë aq shumë Europës. Kështu, SHBA dhe Europa u pastruan nga dy gjynahe njëherësh, duke shlyer gjithsesi një pjesë të fajit.

Shteti shqiptar, në vazhdimësi e ka patur dhe e ka detyrim të plotë bashkimin kombëtar të kombit. Mbreti Zog, si për nga obligimi kombëtar, ashtu edhe për nga natyra e regjimit mbretëror, e kodifikoi domosdoshmërinë e bashkimit kombëtar në Statutin Themeltar të Mbretërisë, ku afirmohej dëshira e patundshme për forcimin e përjetshëm të bashkimit kombëtar. Ky Statut, i miratuar nga Kuvendi Kushtetues i asaj kohe, e deklaroi Ahmet Zogun – Mbret të të gjithë Shqiptarëve. Kjo nuk ishte thjesht shpallje nacionaliste, por një detyrim kombëtar. Ishte kjo arsyeja që, midis të tjerash, në betimin e tij, shkruhej se do të ruante njësinë kombëtare, pavarësinë shtetërore dhe tërësinë tokësore. Ishte kjo arsyeja që ushtria e kohës së Mbretërisë Shqiptare ligjërohej se ishte “Ushtri Kombëtare” dhe se siguria kombëtare garantohej nga “Mbrojtja Kombëtare.”

Në këtë konsekuencë të papërkulur vazhdoi edhe Mbreti Leka. Ishte pikërisht kjo arsye e vendosmërisë, që në vitin 1976 themeloi Këshillin për Çlirimin e Shqipërisë Etnike, dhe njëherësh zgjidhet edhe Komandant i Ushtrisë Kombëtare për Çlirimin e Shqipërisë Etnike. Gjatë vitit 1977 ai i intensifikon aksionet dhe demarshet politike edhe kundër regjimit komunist të Tiranës. Por ky aktivitet do të bëhej shkak që Spanja (një aplikante e zjarrtë për t’u anëtarësuar në Europën e Bashkuar), të tërhiqej përballë trysnisë së disa vendeve që ankoheshin se rrëzimi i qeverisë komuniste në Shqipëri, do të sillte si efekt edhe destabilizimin e Jugosllavisë. Prandaj, qeveria spanjolle kërkoi ndërprerjen e aktivitetit të Mbretit Leka duke e detyruar të largohej në janar të vitit 1979 drejt Rodezisë e më pas në Afrikën e Jugut.

Gjithashtu, Mbreti Leka nuk bëri kompromis kur iu kërkua që vizita e tij në Belgjikë në vitin 1989 t’i lejohej vetëm në këmbim të mos përmendjes së Shqipërisë Etnike. Për të vazhduar: votimi masiv i popullit shqiptar për formën mbretërore të regjimit në referendumin e 29 qershorit 1997 dëshmoi, në radhë të parë, besimin për bashkimin kombëtar që Monarkia e ka shtyllën kryesore të saj; pritjen madhështore që i bëri populli shqiptar kthimit të  Familjes Mbretërore në atdhe me 28 qershor 2002; vizita e shumë pritur e Mbretit Leka në Kosovë në prill të vitin 2009 ku i gjithë spektri politik dhe shqiptarët e Kosovës i rezervuan një pritje dinjitoze e vëllazërore; etj, tregojnë qartazi, që e gjithë hapësira shqiptare është e etur dhe gatshme për bashkimin kombëtar. Për më tepër, çdo detyrim dhe nderim zyrtar i kryer nga shteti shqiptar për Familjen Mbretërore ka qenë edhe evokim për bashkim kombëtar.

Pothuajse i gjithë spektri politik shqiptar pas rënies së regjimit komunist, pavarësisht nga dallimet politike, të gjitha partitë politike, kanë qenë dhe mbeten koherentë për çështjen kombëtare, por në dallim, dy parti politike nacionaliste të Shqipërisë me histori të hershme politike (Legaliteti dhe Balli), kanë ruajtur dhe shpallur jo vetëm aspiratën, por e kanë mishëruar edhe në programin e tyre krijimin e një Shqipërie etnike dhe krijimin e kushteve për bashkimin shpirtëror dhe politik të popullit shqiptar, për një shtet shqiptar të lirë brenda kufijve natyrorë të tij.

Në periudhën e terrorit dhe gjenocidit të Serbisë në Kosovë, i gjithë spektri politik shqiptar e ka dhënë devizën e tij në përmbushje të aspiratës së çështjes kombëtare, kur në qershor të vitit 1998, u deklarua publikisht dhe unanimisht nën moton: “Një komb – një qëndrim”. Në nëntor të po këtij viti, ky vullnet politik i aspiratës shekullore të popullit shqiptar për bashkimin kombëtar, u shpreh edhe në Kushtetutë. Vënia në zbatim projektit të kahershëm “Një gjuhë – një abetare”, përbën pikërisht një nga shtyllat që e materializon këtë aspiratë.

Ky proçes, po vjen natyrshëm në të drejtën e kombit shqiptarë për bashkim, me specifikat që ka dhe me mirëkuptim me ndërkombëtarët. Sigurisht që kemi interesa edhe për proçeset integruese europiane e po kështu kemi edhe interesa konvergjente me fuqitë e mëdha miqësore.

Prandaj çështje të tilla me interes madhor kombëtar kërkojnë politika të zgjuara dhe afatgjata. Alternativa mbretërore, historikisht, thellësisht dhe praktikisht ka treguar se është më afër këtij objektivi madhor kombëtar./ Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shoferi kujtoi se djali ishte ushtar, por kur nëna i tha se, ai ishte në Spaç, i burgosur me 13 vjet, ai e zbriti nga makina aty mes malesh, ku ajo ngriu...”/ Historia e pabesueshme e familjes nga Tirana

Next Post

Kalendari Historik 27 Nëntor 2022

Artikuj të ngjashëm

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
Dossier

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

September 20, 2026
Më 16 nëntor ’44, gjermanët na vranë nënën dhe xhaxhanë, kurse qindra të tjerë i shpëtoi Padër Mëshkalla…/Dëshmia e të birit të kreut të Ballit Kombëtar
Dossier

“Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin e Enver Hoxhës pa ndihmë nga jashtë dhe nuk ka alternativë tjetër përveç tij, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 20, 2026
“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën
Dossier

“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90

September 19, 2026
“Enver Hoxha vdiq më 11 prill ‘85, një muaj pas ardhjes së Gorbaçovit në pushtet, zia në Shqipëri zgjati 9 ditë, por përveç Castros, Çausheskut dhe Kim Il Sung, ngushëllimet…”/ Shkrimi i panjohur e gazetarit rus
Dossier

“Polemikat mes kryeministrit Enver Hoxha dhe zëvendës-kryeministrit Tuk Jakova, kanë përfunduar me arrestimin e këtij të fundit, pasi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 20, 2026
“Një vizitor në Shqipëri, gjen pamje në disa rrugë, që të kujtojnë fillimin e këtij shekulli, burra dhe gra me lopata, sfurqe e shata, tufa delesh, dhish e lopësh…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, maj 1990-të
Dossier

“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90

September 19, 2026
“Inxhinier Kujtim Beqiri, që për shkak të lidhjeve të tij me ‘Ballin Kombëtar’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej nga regjimi; një armik natyral, pranoi se…”/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Një ish-i burgosur i kampit të Vloçishtit thotë se në vitin 1948 aty kanë vdekur më shumë se 130 njerëz dhe komandanti i kampit ishte Tasi Marko, një mjeshtër i torturave…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 19, 2026
Next Post
Kalendari Historik 3 Nëntor 2022

Kalendari Historik 27 Nëntor 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme