• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, July 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

10 ushtarakët amerikanë që u kapën dhe ju dorëzuan gjermanëve në Mirditë

Memorie.al Anglo Amerikanet ne Shqiperi
Memorie.al Anglo Amerikanet ne Shqiperi
Memorie.al Anglo Amerikanet ne Shqiperi
Memorie.al Anglo Amerikanet ne Shqiperi
10 ushtarakët amerikanë që u kapën dhe ju dorëzuan gjermanëve në Mirditë
10 ushtarakët amerikanë që u kapën dhe ju dorëzuan gjermanëve në Mirditë

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon dokumentet arkivore me korrespodencën e Ministrisë së Brendshme dhe Prefekturës së Shkodrës për 10 ushtarakët amerikanë, që u hodhën me parashutë në fshatin Shebe të Komunën së Perlatit në 31 korrikun e vitit 1944 dhe u kapën rob nga xhandarmëria shqiptare, që ua dorëzoji më pas forcave gjermane….

Nënshkrimi i deklaratës së kapitullimit pa kushte nga ana e Feldmarshalli Vilhelm Keitel, Ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë naziste të Hitlerit më 8 majin e vitit 1945, në Berlin me gjeneralin britanik Bernard Montgomery dhe një ditë më pas, më 9 maj, me Marshallin Georgy Zhukov, (Heroin e Bashkimit Sovjetik), shënoi zyrtarisht edhe fundin e Luftës së Dytë Botërore, që përpiu shumë jetë njerëzish, pa llogaritur dëmet materiale. Që nga ajo kohë e deri më sot, këto dy data, 8 dhe 9 maji, vazhdojnë të kremtohen me bujë si nga Lindja ashtu dhe Perëndimi, si Dita e Fitores mbi Fashizmin.
Ndërsa ndryshe nga këto vende, deri në vitin 1990, Shqipëria komuniste nuk i përkujtoi kurrë këto dy data, (vetëm 9 Majin ndonjëherë përciptazi), por kremtonte vetëm 29 nëntorin ditën e çlirimit të saj. Abandonimi që iu bëri regjimi komunist i Enver Hoxhës datave 8 dhe 9 maj, kishte të bënte edhe me fshehjen dhe mohimin që Tirana zyrtare iu bëri kontributit të anglo-amerikanëve në çlirimin e Shqipërisë. Të cilët, jo vetëm e financuan atë luftë me armatime, veshmbathje e ushqime, por me anë të misioneve të tyre që sollën në Shqipëri, stërvitën e hodhën në luftë si forcat partizane të Enver Hoxhës, ashtu edhe ato nacionaliste të Legalitetit dhe të Ballit Kombëtar. Madje duhet thënë se kontributi i forcave anglo-amerikane ishte vendimtar në çlirimin e Shqipërisë.
Kjo gjë dëshmohet më së miri edhe sipas dhjetra dokumenteve arkivore që gjendet në Arkivin Qëndror të Shtetit në Tiranë, ku rezulton se nga shtatori i vitit 1943 deri në përfundimin e luftës në nëntorin e vitit 1944, forcat ajrore aleate anglo-amerikane, sipas urdhrave të Komandës së Përgjithshme të tyre për Mesdheun, (me qendër në Kajro dhe më pas në Bari të Italisë), kanë ndërmarrë me qindra inkursione ajrore në territorin e Shqipërisë, përfshi edhe viset shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, duke bombarduar forcat gjermane kudo që ato ndodheshin. Nga dokumentet në fjalë bëhet e ditur se avionët anglo-amerikanë janë ngritur në inkursione ajrore dhe kanë bombarduar edhe një autoveturë të vetme që po udhëtonte në zonën e Elbasanit, pasi aty ishin duke udhëtuar tre oficerë gjermanë. Po kështu ka ndodhur në periferi të Librazhdit, ku aviacioni aleat bombardonte herë pas here një kazermë të vetme ku ishin instaluar disa forca gjermane.
Dhe nënprefekti i Librazhdit, iu kërkonte eprorëve të tij në Tiranë që të bisedohej dhe të shihej mundësia e largimit të gjermanëve nga qyteti, pasi ajo gjë po sillte viktima në popullsinë civile të Librazhdit. Raste dhe detaje të tilla ka me dhjetra në këtë fond arkivor, por ajo që paraqet më shumë interes, është fakti se në këtë periudhe kohe (shtator 1943 –nëntor 1944, pra për rreth 14 muaj, në vende, krahina, qytete dhe fshatra të Shqipërisë nga jugu në veri, janë rrëzuar plot 40 avionë luftarakë të aleatëve anglo-amerikanë, të cilët ishin në inkursione luftarake duke bombarduar forcat gjermane. Në këto dokumente jepen të dhëna të hollësishme për emrat e pilotëve, gradat e tyre, vendi, data dhe orë kur janë rrëzuar. Po kështu, aty jepen detaje edhe mbi fatin tragjik të pilotëve dhe ushtarakëve anglo-amerikanë, ku pjesa më e madhe e tyre, janë djegur bashkë me avionin, një pjesë tjetër figuron të jenë hedhur me parashuta dhe pothuaj të gjithë janë kapur nga forcat e xhandarmërisë vendase apo ushtria gjermane.
Pra, në këto dokumente bëhet e ditur për rreth 200 ushtarakë anglo-amerikanë të vrarë dhe të kapur rob nga gjermanët. Në shkrimin e mëposhtëm po publikojmë dy tre dokumente arkivore ku bëhet fjalë për 10 ushtarakë amerikanë të cilët në fundin e korrikut 1944, u detyruan të hidheshin me parashtuta në malet e Mirditës, pasi avioni me të cilin ata po fluturonin ishte goditur nga artileria kundërajrore gjermane.
Dhe si rezultat, ata u kapën dhe u arrestuan nga forcat e Xhandarmërisë Shqiptare që në atë zonë komandoheshin nga kapiten Ndue Bajraktari, i cili më pas ua dorzoi ata forcave gjermane. Nuk dihet asgjë lidhur me fatin e mëtejshëm të këtyre 10 ushtarakëve amerikanë, (pasi dokumentet në fjalë nuk thonë gjë më shumë), por me siguri ata kanë pasur fatin tragjik, ashtu si pjesa më e madhe e shokëve të tyre të ushtrisë amerikane, që u kapën rob nga gjermanët. Bashkë me dokumentet arkivore që po i botojmë ekskluzivisht për Memorie.al, bashkangjitur po publikojmë edhe disa foto të rralla të ushtarakëve anglo-amerikanë në Shqipëri.

SHTETI SHQIPTAR Shkodër më 31 korrik 1944
ARMA E GJINDARMERISE SHQIPTARE
Komanda e Qarkut
Nr.1396/1 Prot.
SHKURTIMI: Mbi djegien e nji aeroplani e zbritjen e 10 vetave të ekuipazhit
Komandës së P. të Gjindarmërisë
(Zyra e I-rë)
T i r a n ë
Parashtrojmë se më datën 28 të këtij muajit ora 11 e 30, në vëndin e quajtur Guri i Zi të katundit Shebe komunës Perlatit N/Prefekturës Mirditë, asht rrëzue një aeroplan amerikan katër motorrësh tue u djegë krejtësisht, dhe ekuipazhi i saj i përbamë prej 10 vetash të gjithë shtetas amerikan, kanë zbritë me parashutë, nga të cilët 4 kanë ramun në katundin Shebe e 6 në katundin Perlat, në këtë moment janë pamun prej Fuqisë së Gjindarmërisë Mirditës nën komandën e Kapiten Ndue Bajraktarit, i cili menjëherë në masat e marruna, ekuipazhin e përmendun e ka arrestue të cilët 4 i ka gjet në shtëpinë e Mark Doçit në katundin Shebe, e 6 të tjerë në shtëpinë e Frrok Gjetos në katundin Perlat, prej të cilëve 9 veta i shoqëroi për në kët Komandë, kurse nji prej tyne tue qenë i plagosun dhe tue mos qenë në gjëndje udhëtimi, e ka sigurue tue e lanë në shtëpinë e Mark Doçit në katundin Shebe.
Aeroplani thuhet se ka qenë me bombardue në Rumani e mbasi kishte shkarkue, në këthim asht prish ose plagosë prej kundërajrorëve gjerman dhe kështu s’ka pas mundësi udhëtimi ma të gjatë tue u djegë në vëndin që u tregue më sipër.
Gjithashtu edhe në trupin e tyne nuk u asht gjet asnji send privat përsipër ose materjal luftarak vetëm, veshëmbathja që kanë. Personat e ekuipazhit janë këta:
1)-Ist.LT. Havog B. Million Matrikulli 0-755484
2)-Sgt. Earl A. Sehrot Zbergar ……… 36858330
3)-Lt. Rose Yl. Iamoson …………………  0718351
4)-Lv. Shomas L. Harris …………………07702042
5)-Sgt. Edvord L. Vansilike ……………37494449
6)-S.Sgt. Fohu Neupannne …………..32606685
7)-Lt. Elande L.Postit …………………….0-705415
8)-Scot. Bensand Uinbengen …………3121283
9)-Sgt. Ceyrue D.Reed …………………19060885
10)-S/Set. Albert Bradedok …………I plagosun.
Njitun dhe një cop letre (bustull) e shkrueme në gjuhë të ndryshme që u asht gjet përsipër, bashkë me të përmendurit u janë dorzu Kom. Gjermane.
Komandant i Qarkut Gjindarmërisë
Llesh Marashi
………………………………………………………………………………
Prefekturës
Komiserisë Policisë
K e t u
Parashtohet për dijeni
Komandant’i Qarkut Gjindarmërisë
M A J O R
Llesh Marashi
………………………………………………………………………………
SH T E T I SH Q I P T A R
K O M I S E R I J A E P O L I C I S E S. B. SH K O D E R
Shkodër më 31/7/1944
LANDA: I N F O R M A T A
Prefekturës Shtetit Këtu
e.p.d. Drejtoris Policisë T i r a n ë
Kemi nderin me ju njoftue se 10 Aviatorët Amerikanë ndërsa po këthjeshin në bazat e veta prej një bombardimi krye n’anën e Lindjes, nga prishja e ajrorit të tyne, u shtërnguen të lëshohen me parashuta në krahinën e Perlatit – Mirditë.
Këta u nëxuenë nga popullsija e vëndit dhe ju dorëzuene Armës së Gjindarmërisë që i suell në këtë qytet.
Njeni prej tyne i palgos randë, ka mbetë akoma në vëndin e zbritjes.
Komiseri i Policisë
(Mato Murati)
………………………………………………………………………………
SH T E T I SH Q I P T A R K O N C E P T
PREFEKTURA E SHKODRES Shkodër më 9.81944
P.T.
MINISTRISE SE P. TE MBRENDESHME
(Drejtorisë Korrespodencës)
TIRANE
SHKURTIMI
Mbi djegien e nji aeroplani e zbritjen e 10 vetave të ekuipazhit
Në vijim të telit t’onë Nr.6/93 dt.2.8.1944
Komanda e Qarkut na njofton se, asht rrëxue nji aeroplan Amerikan katër motorrësh tue u djegun krejtësisht në katundin Shebe të Komunës Perlatit. Ekuipazhi i përbam prej 10 vetash të gjithë të shtetas Amerikan, kanë zbritë me parashutë nga të cilët 4 kanë ramun në katundin Shebe e 6 në Perlat, menjiherë janë arrestue prej Fuqis Gjindarmërisë Mirditës nën komandnë e Kapiten ndue Bajraktarit.
Personat e ekuipazhit janë këta:

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

  1. Ist.LT. Havog B. Million
  2. Sgt. Earl A. Sehrot Zbergar
  3. Lt. Rose Yl. Iamoson
  4. Lv. Shomas L. Harris
  5. Sgt. Edvord L. Vansilike
  6. S.Sgt. Fohu Neupannne
  7. Lt. Elande L.Postit
  8. Scot. Bensand Uinbengen
  9. Sgt. Ceyrue D.Reed
  10. S/Set. Albert Braddock
    Ky i fund ka mbetë i palgosun dhe asht sigurue tue u lanë në shtëpinë e Mark Doçit në katundin Shebe, ndërsa 9 të tjerët u janë dorzue Komandës Gjermane.
    INSPEKTORI I PERGJITHSHEM I KRYEMINISTRISE ME FUNKSIONE
    PREFEKT
    Javer Hurshiti

Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share12TweetPinSendShareSend
Previous Post

“Lista e zezë” e Enver Hoxhës…(pjesa e tretë)

Next Post

“Lista e zezë” e Enver Hoxhës…(pjesa e katërt)

Artikuj të ngjashëm

“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
Dossier

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

June 30, 2025
Dossier

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

June 30, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

June 29, 2025
“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake
Dossier

“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake

June 28, 2025
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Dossier

“Kryetar i trupit gjykues në gjyqin tonë, ishte Ll. Polena, me ca veshë si opingë, prokuror S. Kapllani, kurse antar, R. Nepravishta, një kapadai, që hiqej si intelektual, pasi ai…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

June 28, 2025
Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare
Dossier

Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare

June 28, 2025
Next Post
“Lista e zezë” e Enver Hoxhës…(pjesa e katërt)

“Lista e zezë” e Enver Hoxhës…(pjesa e katërt)

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme