• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, July 12, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

1 Shtatori 1928, dita kur parlamenti i asaj kohe, sanksionoi ligjërisht dhe shpalli Mbretërinë Shqiptare, duhet të jetë ditë e shënuar zyrtare e shtetit tonë

Nga Ekrem Spahiu

                                  (1 shtator 1928 – 2024, 96 vjetori shpalljes së Mbretërisë)

Memorie.al / Shteti shqiptar, në kuadrin e rishikimit të historisë, duhet ta shpallë dhe ta kremtojë 1 Shtatorin, si një nga ditët e shënuara shtetërore. Një Shtatori, nuk është dita e një individi, familje apo një grupimi të caktuar, por një nga ditët e pakta jashtëzakonisht domethënëse për shtetin shqiptar, që nga themelimi i tij. 

 Mbretëria nuk është thjesht një regjim politik, por një etapë që homogjenizon shoqërinë, një mburojë e përbashkët kombëtare, të cilën e kanë kaluar pothuajse të gjitha shtetet moderne. Rreth dy dhjetëvjeçarë pas themelimit të shtetit shqiptar, Shqipëria ishte i vetmi vend i Ballkanit dhe shqiptarët ishin i vetmi komb, që nuk e kishin këtë mburojë, ndërkohë që të gjitha shtetet dhe kombet e tjerë në këtë rajon, e kishin formësuar njësinë politike përkatëse, pikërisht nga Mbretëritë e tyre.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Filat u masakruan 47 burra, gra dhe fëmijë, në Spathar, 157 i zhdukën, kurse të gjitha gratë e reja dhe vajzat u çnderuan prej kriminelëve të Zervës…” ! / Historia tragjike e Çamërisë, nga masakrat greke!

“Lidhja e Dytë e Prizrenit, nuk i përkiste asnjë tarafi politik antifashist të kohës: LANÇ-it, ‘Ballit Kombëtar’ as Legalitetit, sepse ajo…”! Historia e panjohur e mbledhjes së famshme të 16 shtatorit 1943  

Për herë të parë në historinë shtet-ndërtuese të saj, me Mbretërinë, Shqipëria u konsolidua si shtet i qëndrueshëm dhe funksionoi si i tillë për 11 vjet, në dallim nga 16 vjetët e mëparshëm, gjatë të cilave ajo ose përjetoi vakum pushteti, ose qeveri të dobëta, të cilat nuk mbushnin as motin.

Institucioni i Monarkisë Shqiptare, sanksionoi me ligj plotshmërinë dhe përkatësinë e përbashkët të kombit shqiptar.

Monarkia Shqiptare e qeverisi vendin përmes një parlamenti të zgjedhur në mënyrë demokratike, duke iu dhënë fund politikave fragmentariste nga të cilat ishte kërcënuar jo pak përgjatë kohës pas themelimit të shtetit shqiptar.

Për herë të parë nën Monarkinë, shteti shqiptar u njoh nga të gjitha shtetet perëndimore, më së pari nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Qeveritë e mëparshme, përgjithësisht nuk ishin njohur, sepse as nuk arrinin të institucionalizoheshin në nivel të mjaftueshëm për ta përfituar njohjen ndërkombëtare.

Një vend që nuk i njihet ndërkombëtarisht qeverisja për 16 vjet, është absolutisht vend i rrezikuar. Nëse Shqipëria do të kishte vazhduar të mbetej në këtë gjendje, pothuajse vakumi institucional, do kishte tërhequr mbi vete, jo vetëm lakmitë e mbretërive përreth, por edhe indiferentizmin, shpërfilljen dhe deri edhe pikëpyetësimin nga fuqitë e mëdha.

Nuk mund të mos vihet në dukje se, në jo pak raste të mëparshme, ishte rrezikuar edhe vetë shteti shqiptar, të diskutohej si entitet shtetëror.

Me shpalljen e Mbretërisë, Mbreti Zog e orientoi të gjithë strukturën dhe institucionet e qeverisjes, për nga modelet më të mira Perëndimore. Si rrallë herë në historinë e Shqipërisë, u thirr ekspertiza më e mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike, e shteteve Perëndimore.

Statuti Themeltar, kodi civil, kodi tregtar, kodi penal, kodi i procedurës civile, etj, të hartuara nën këtë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës osmane dhe e orientuan Shqipërinë drejt ndërtimit dhe funksionimit të një shteti modern, me orientim të qartë perëndimor europian.

Ai shtet zgjati vetëm 11 vjet, por i la Shqipërisë një pasuri konceptesh, praktikash dhe institucionesh, standardi i të cilave, në shumë plane, zor se është arritur nga qeverisjet e më pasme.

 Prandaj shteti shqiptar, në kuadrin e rishikimit të historisë, duhet ta shpallë dhe ta kremtojë 1 Shtatorin, si një nga ditët e shënuara shtetërore. Një Shtatori, nuk është dita e një individi, familje apo një grupimi të caktuar, por një nga ditët e pakta jashtëzakonisht domethënëse për shtetin shqiptar, që nga themelimi i tij. Memorie.al

Bashkëkryetar i LZHK

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej ...”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

Next Post

Kalendari Historik 2 Shtator 2024

Artikuj të ngjashëm

“Të mos përdorim forcën ndaj çamëve, se janë shtetas të huaj, por brenda një nate, t’i shpihem në kufi dhe pa na diktuar kush, pasi …”/ Mbledhja e panjohur e Byrosë Politike, më 25 mars 1949
Dossier

“Në Filat u masakruan 47 burra, gra dhe fëmijë, në Spathar, 157 i zhdukën, kurse të gjitha gratë e reja dhe vajzat u çnderuan prej kriminelëve të Zervës…” ! / Historia tragjike e Çamërisë, nga masakrat greke!

July 12, 2025
“Lidhja e Dytë e Prizrenit, nuk i përkiste asnjë tarafi politik antifashist të kohës: LANÇ-it, ‘Ballit Kombëtar’ as Legalitetit, sepse ajo…”! Historia e panjohur e mbledhjes së famshme të 16 shtatorit 1943   
Dossier

“Lidhja e Dytë e Prizrenit, nuk i përkiste asnjë tarafi politik antifashist të kohës: LANÇ-it, ‘Ballit Kombëtar’ as Legalitetit, sepse ajo…”! Historia e panjohur e mbledhjes së famshme të 16 shtatorit 1943  

July 12, 2025
“Kur dy policët roje, dëgjuan alfabetin ‘mors’; Këtu komanda e Flotës së VI-të Amerikane, po ju presim për të marrë Tiranën…, në burg u dha alarmi dhe…”/ Historia tragjikomike në kampin e Kripores së Vlorës
Dossier

“Ndryshe nga operativi i parë i kampit të Rubikut, Qorri, që nuk futej kurrë brenda te ne, ai që e zëvendësoj, Sabri Meta, nga Shëngjergji i Tiranës, jo vetëm që futej, por…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 12, 2025
Clirimi i Prizrenit 1944
Dossier

“Nuk duem as Shqipni të vogël, as të madhe: duem Shqipninë që asht, si nga pikëpamja historike ashtu dhe nga ajo etnografike, me…”/ Ana e panjohur e Lidhjes së Dytë të Prizrentit, shtator 1944

July 11, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Dossier

“Kapter Xhike Xibraku i burgut të Burrelit, kur vdiste ndonjë i dënuar dhe ne e tërhiqnin zvarrë, me një batanije të vjetër, ai qen i gjatë, zgërdhihej gjithë kënaqësi dhe…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 11, 2025
“Më 11 shtator 1943, Këshilli Ministror i Shqipërisë nën kryesinë e Iljaz Agushit, nën-kryeministër dhe ministër i Punëve Botore, shpalli ‘Pavarësinë e Shqipërisë’ me kufijtë..”/ Historia e panjohur e Lidhjes së Dytë të Prizrenit

July 10, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01Shtator 2024

Kalendari Historik 2 Shtator 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme