• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, September 11, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“William Ottonell, u hodh nga kati i katërt i Hotel ‘Apollonia’ dhe këtë e bëri, pasi kur hyri në territorin tonë, i qethën flokët dhe…”/ Dokumenti i Sigurimit për ngjarjen e tragjike të turistit irlandez, më 27 korrik 1975

“Turistët e huaj që vijnë tek ne, thonë se shqiptarët na shohin si kafshë të egra dhe…”/ Raporti ‘Tepër sekret’ i Drejtorit të Sigurimit në ’69-ën për Hysni Kapon
“William Ottonell, u hodh nga kati i katërt i Hotel ‘Apollonia’ dhe këtë e bëri, pasi kur hyri në territorin tonë, i qethën flokët dhe…”/ Dokumenti i Sigurimit për ngjarjen e tragjike të turistit irlandez, më 27 korrik 1975
“Ndalohen të hyjnë në RPSH-së, persona të huaj që me paraqitjen e jashtme, bien ndesh me moralin tonë socialist, si p.sh., burra me flokë si të grave…”/ Zbulohet urdhëresa e Kadri Hazbiut, në ’73-in
“Ndalohen të hyjnë në RPSH-së, persona të huaj që me paraqitjen e jashtme, bien ndesh me moralin tonë socialist, si p.sh., burra me flokë si të grave…”/ Zbulohet urdhëresa e Kadri Hazbiut, në ’73-in
“Ndalohen të hyjnë në RPSH-së, persona të huaj që me paraqitjen e jashtme, bien ndesh me moralin tonë socialist, si p.sh., burra me flokë si të grave…”/ Zbulohet urdhëresa e Kadri Hazbiut, në ’73-in
“Ndalohen të hyjnë në RPSH-së, persona të huaj që me paraqitjen e jashtme, bien ndesh me moralin tonë socialist, si p.sh., burra me flokë si të grave…”/ Zbulohet urdhëresa e Kadri Hazbiut, në ’73-in
Informacioni sekret i sekretares së Komitetit të Partisë Shkodër, Zina Franja: Me turistët e huaj ka ardhur gruaja e shkodranit të arratisur….
“Ndalohen të hyjnë në RPSH-së, persona të huaj që me paraqitjen e jashtme, bien ndesh me moralin tonë socialist, si p.sh., burra me flokë si të grave…”/ Zbulohet urdhëresa e Kadri Hazbiut, në ’73-in
Dokumenti sekret: “Llambi Peçini ngrinte rolin e Mehmet Shehut dhe fuste në zyrë femra të dyshimta…”/ Raport-informacioni për Enverin në vitin 1982
“Ndalohen të hyjnë në RPSH-së, persona të huaj që me paraqitjen e jashtme, bien ndesh me moralin tonë socialist, si p.sh., burra me flokë si të grave…”/ Zbulohet urdhëresa e Kadri Hazbiut, në ’73-in

Nga Dashnor Kaloçi

Memorie.al / Ideja dhe paranoja e Enver Hoxhës dhe udhëheqjes së lartë të PPSH-së e shpallur diku nga mesi i viteve ’60-të, për “krijimin e njeriut të ri, me normat e moralit socialist”, nuk ishte thjesht një “projekt-ide” për ta zbatuar vetëm tek ne shtetasit shqiptarë të Republikës Popullore të Shqipërisë, por edhe për ta “implementuar” te të gjithë shtetasit e huaj, që do të hynin në territorin shqiptar. Veç të tjerash kjo gjë bëhet e ditur edhe nga një urdhëresë e muajit maj të vitit 1973, e ministrit të Punëve të Brendshme të asaj kohe, Kadri Hazbiu, (i cili njëkohësisht ishte edhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së), drejtuar të gjitha Pikave të Kalim Kontrollit Kufitar, ku ndërmjet të tjerash, ai shkruante: “Të mos lejohen të hyjnë në RPSH-së të gjithë ata persona të huaj që me paraqitjen e jashtme, janë në kundërshtim me normat e moralit tonë socialist si p. sh., burra me flokë si të grave, me baseta shumë të ekzagjeruara, me mjekra të çrregullta, si dhe me veshje të papërshtatshme, konkretisht femra me minifunde dhe maxifunde”!

Sipas tij, kjo bëhej me qëllim; “për të penguar ndikimin e ideologjisë borgjezo revizioniste nëpërmjet, veshjes dhe paraqitjes ekstravagante të të huajve që vijnë në RPSH-së për arsye të ndryshme”! Por duket se ky vendim i qeverisë shqiptare të asaj kohe, i cili vinte pas propozimit të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe që u zbatua me përpikëri për vite me radhë në të gjitha Pikat e Kalim-Kontrollit Kufitar të Republikës Popullore të Shqipërisë dhe aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Rinasit, jo vetëm që e bëri qesharak Tiranën zyrtare në sytë e botës (nga shkrimet që publikonin në mediat e huaja ata pak gazetarë që u lejuan të vinin në Shqipëri), por ai vendim, duket se ka pasur dhe pasoja të trishta.

Siç ishte edhe rasti i turistit 22 vjeçar, William Patrik Ottonell, i cili bëri vetëvrasje, duke u hedhur nga kati i katërt i Hotel “Apollonia” në plazhin e Durrësit, vetëm e vetëm pse e kishin qethur dhe ia kishin ndërruar veshjen, porsa kishte hyrë në territorin shqiptar. Kjo gjë bëhet e ditur nga një dokument arkivor me siglën “Sekret” i nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili publikohet për herë të parë dhe me faksimilen përkatëse nga Memorie.al.

Gjithashtu mund të lexoni

“Më 27 qershor 1944, rreth 2.500 forca të EDES, me në krye Napolon Zervën, të udhëhequr nga Mitropoliti Dhorotheos, masakruan shqiptarët në Paramithi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Mbreti Zog i tha; Ne importojmë nga Italia 34 milionë franga, duhet të shkëputemi nga tutela italiane, lufto, ti, zoti Asllani, që të lidhemi me Çekosllovakinë, Gjermaninë, pasi…”/ Ana e panjohur e diplomacisë shqiptare

Bashkë me këtë dokument, po publikojmë edhe disa dokumente të tjera arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), ku ndodhen disa dokumente që i përkasin vitit 1973, ku Ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, ka nxjerrë një urdhëresë drejtuar Pikave Kufitare të Kalim Kontrollit dhe Drejtorisë së Doganave, me disa kritere që duhet të zbatoheshin për të gjithë shtetasit e huaj që hynin në Republikën Popullore të Shqipërisë, lidhur me veshjen e paraqitjen e jashtme të tyre, si flokët e gjata, basetat etj., dhe ndalimin e literaturës fetare që ata mund të dispononin, etj.

Si dhe dokumenti me raport-informacionin e Drejtorisë së Doganave pranë Ministrisë së Tregtisë, drejtuar Drejtorisë së Jashtme në Komitetin Qendror të PPSH-së, lidhur me ngjarjen e datës 20.7.1973, ku një grup turistësh të firmës “Retel Tours das rrollende hotel”, të Gjermanisë Perëndimore, në përbërje të të cilit ishin 36 gjermanë, 5 austriakë, dhe 1 luksemburgas, u ndaluan të hynin në Doganën e Hanit të Hotit, pasi dispononin literaturë fetare, etj.

DOKUMENTI ARKIVOR SEKRET ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË MINISTRISË SË BRENDSHME, PËR NGJARJEN ME TURISTIN IRLANDEZ NË HOTELIN “APOLLONIA” NË PLAZHIN E DURRËSIT

 REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                             S E K R E T

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                           Ekzemplar Nr. 1

DREJTORIA E ADMIN. DHE STUDIMEVE                      Tiranë, më 28.7.1975

 KOMUNIKATË OPERATIVE NR.175

 Më 27.7.1975, ora 8.00, u hodh nga kati i katërt i Hotel “Apollonia”, turisti irlandez, William Patrik Ottonell, vjeç 22, lindur dhe banues në Kater të Republikës së Irlandës, me profil hidraulik, me arsim të mesëm, i pamartuar, i cili u shtrua në spital dhe gjendja e tij është e rëndë. (Ka shpresa të shpëtojë). Paraprakisht, mendohet që ta ketë bërë, për arsye se kur hyri në territorin tonë, më 17.7.1975, sipas rregullave, është i detyruar që të qethë flokët dhe të ndërrojë veshjen. Këtë e ka shprehur tek shokët e tij dhe i është krijuar deliri e persekucionit, të cilin e ka shfaqur edhe në vendin e tij, paso ka pasur depresione mendore. Çështja ndiqet.

               DREJTORI

             PILO SHANTO

DOKUMENTI ARKIVOR I VITIT 1973, ME URDHËRESËN E MINISTRIT TË PUNËVE TË BRENDSHME, KADRI HAZBIU, DËRGUAR PIKAVE KUFITARE TË KALIM KONTROLLIT, MBI KRITERET QË DUHET TË PLOTËSONIN TË GJITHË SHTETASIT E HUAJ QË VININ NË SHQIPËRI

 MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME    

  Nr. 479                                                                                             Ekzemplar Nr. 1                                            

                                                                                                            Tiranë më 4.5.1973

                                                                   KRITERE

MBI NDALIMIN E HYRJES NË RPSH-së SË SHTETASVE TË HUAJ QË NË VESHJEN DHE PARAQITJEN E JASHTME BIEN NË KUNDËRSHTIM ME NORMAT E MORALIT TONË SOCIALIST

Për të ruajtur rregullat e paraqitjes në vendin tonë socialist, si dhe për të penguar ndikimin e ideologjisë borgjezo revizioniste nëpërmjet, veshjes dhe paraqitjes ekstravagante të të huajve që vijnë në RPSH-së për arsye të ndryshme, si dhe nëpërmjet literaturës që ata sjellin me vete, të zbatohen kriteret e mëposhtme :

1 – Të mos lejohen të hyjnë në RPSH-së të gjithë ata persona të huaj që me paraqitjen e jashtme, janë në kundërshtim me normat e moralit tonë socialist si p.sh., burra me flokë si të grave, me baseta shumë të ekzagjeruara, me mjekra të çrregullta, si dhe me veshje të papërshtatshme, konkretisht femra me minifunde dhe maxifunde.

2 – Të mos lejohet kalimi i asnjë lloj literature me përmbajtje kundërrevolucionare, fetare, e pornografike. Kjo lloj literature, të mbahet në dogana dhe nëse poseduesi i tyre i kërkon, t’ju jepet në kthim.

3 – Literatura teknike, kulturore, e artistike, lejohet për të gjithë të huajt që vijnë në vendin tone, në masën e një ose dy copë librave apo revistave që pretendohet se janë në përdorim personal. Ndërsa sasia tjetër e kësaj literature, ndalohet dhe niset menjëherë në Drejtorinë e Doganave e cila, mbasi bën verifikimet në bazë të rregullave e dërgon këtë pa vonesë në institucionin ose dikasterin që pret të huajin.

4 – Personat me përmbajtje të papërshtatshme dhe ata që sjellin literaturë në ndaluar duhet të trajtohen në mënyrë korrekte dhe të kulturuar nga organet kufitare dhe doganore, duke ua bërë të qartë arsyet përse merren këto masa. Të gjithë ata të huaj që do të korrigjojnë në vend, paraqitjen dhe veshjen e tyre, lejohen të hyjnë në territorin e RPSH-së.

5 – Organet kufitare e doganore, nuk zbatojnë masat e parashikuara në pikat 1. 2. dhe 3.

A – Për diplomatët e akredituar në RPSH-së dhe nëpunësit e përfaqësive diplomatike e tregtare, si dhe për pjesëtarët e familjeve të tyre.

B – Për funksionarët e Ministrive të Punëve të Jashtme, korrierët diplomatik të vendeve të huaja që kanë përfaqësi diplomatike në Tiranë.

6 – Organet kufitare dhe doganore nuk zbatojnë masat e parashikuara në pikën 1.

A – Për anëtarët e delegacioneve zyrtare që priten nga dikasteret ose institucionet e ndryshme të vendit tonë.

B – Për pjesëtarët e ekipeve sportive që vijnë me ftesën e vendit tonë ose, në kuadrin e takimeve sportive ndërkombëtare.

Personat që përmenden në pikën 5 dhe 6, do të lihen të lirë të kalojnë kufirin e vendit tonë, pavarësisht nga paraqitja e tyre. Në raste të tilla pikat e kalim kufirit dhe organet doganore në mënyrë të kulturuar, u vënë atyre në dukje se rregullat e vendit tonë, nuk lejojnë një paraqitje të tillë, megjithatë ju jeni të lirë të kaloni.

Krahas kësaj për çdo rast ato, u dërgojnë sa më shpejt organit të tyre epror një informacion të hollësishëm mbi këto konstatime.

Informacioni i përcillet institucionit pritës i cili, i merr vetë masat për rregullimin e paraqitjes së tyre.

                       MINISTRI I PUNËVE TE BRENDSHME

                                KADRI HAZBIU

RELACIONI I DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË DOGANAVE, DREJTUAR DREJTORISË SË JASHTME PRANË KOMITETIT QENDROR TË PPSH-SË, PËR BLLOKIMIN NË DOGANËN E HANIT TË HOTIT, TË NJË GRUPI TURISTËSH TË ARDHUR NGA GJERMANIA PERËNDIMORE

REPUBLIKA POPULLOR E SHQIPËRISË

MINISTRIA E TREGTISË

DREJTORIA E DOGANAVE 

Nr. 307 Prot

Tiranë më 21.7.1973

KOMITETIT QENDROR TË PPSH-së

                                                     DREJTORISË SË JASHTME

                                                                T I R A N Ë

Ju njoftojmë se më 20.7.1973, në orën 16.00 në doganën e Hotit, mbërriti një grup turistësh të firmës “Retel Tours das rrollende hotel” të Gjermanisë Perëndimore, i përbërë prej 36 gjermanë, 5 austriakë, dhe 1 luksemburgas.

Sipas procedurës së caktuar ata, u pyetën nëse kishin materiale propagandistike. Të gjithë ata dorëzuan gazeta e revista të ndryshme, me përjashtim të Jean Etien, lindur në Nechen të Luksemburgut, i cili nuk deklaroi asgjë.

Nga të dhënat që u morën aty për aty nga punonjësit e Doganës, u vendos kontrolli i imët i të përmendurit dhe ju gjetën, 70 broshura të lutjeve fetare në gjuhën franceze, 50 broshura të lutjeve fetare në gjuhën gjermane, 120 pamflete me fotografi të Krishtit në dy forma, si dhe 50 fotografi të Krishtit të përgjakur, të shtypura në Belgjikë.

Po kështu në një zarf në adresë të shokut Enver, ju gjetën 5 fije brenda, 10 fotografi të Krishtit, 8 thirrje fetare, dhe 5 fletë kopjative.

Mbas kontrollit ai deklaroi se këto materiale, do t’ja shpërndante turistëve të huaj në vendin tonë, dhe letrën do t’ja jepte Enver Hoxhës.

Në këto kushte punonjësit e Doganës së Hotit, e nxorën atë përpara grupit të të gjithë turistëve të huaj të cilëve, ju fol për shkeljen e rregullave të vendit tonë, dhe të gjithë njëzëri kërkuan që ky person të kthehej mbrapsht.

Pavarësisht nga kërkesa e grupit, sipas rregullave tona ky person, do të kthehej dhe u vendos kthimi i tij. Ndërsa të gjithë të tjerët u vendos që të ktheheshin në Tiranë, duke ju dhënë edhe materialet e lejuara, ndërsa materialet e tjera, ju ndaluan për t’jua dhënë në kthim. Jean Etien, mbasi ju komunikua kthimi i tij, u largua në Jugosllavi, pa thënë asgjë.

Bashkëngjitur ju dërgojmë zarfin që i drejtohet shokut Enver, së bashku me materialin që ka brenda, si dhe nga një kopje të materialeve të tjera që, ai la në Doganë. Memorie.al

Drejtori i Doganave

Edip Çuçi

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Më 27 qershor 1944, rreth 2.500 forca të EDES, me në krye Napolon Zervën, të udhëhequr nga Mitropoliti Dhorotheos, masakruan shqiptarët në Paramithi...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Next Post

“Pas ministrit italian, Dino Grandi, foli babai im, Fuad Asllani dhe të nesërmen, plot 12 gazeta londineze, shkruan për fjalimin e delegacionit tonë...”/ Historia e panjohur e diplomacisë shqiptare

Artikuj të ngjashëm

“Ndërsa Greqia ka përfituar 950 milionë franga ari nga pronat e çamëve, paradoksalisht, shteti shqiptar, nuk ka guxuar asnjëherë, që të kërkojë…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Dossier

“Më 27 qershor 1944, rreth 2.500 forca të EDES, me në krye Napolon Zervën, të udhëhequr nga Mitropoliti Dhorotheos, masakruan shqiptarët në Paramithi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

September 10, 2025
“Mbreti Zog i tha; Ne importojmë nga Italia 34 milionë franga, duhet të shkëputemi nga tutela italiane, lufto, ti, zoti Asllani, që të lidhemi me Çekosllovakinë, Gjermaninë, pasi…”/ Ana e panjohur e diplomacisë shqiptare
Dossier

“Mbreti Zog i tha; Ne importojmë nga Italia 34 milionë franga, duhet të shkëputemi nga tutela italiane, lufto, ti, zoti Asllani, që të lidhemi me Çekosllovakinë, Gjermaninë, pasi…”/ Ana e panjohur e diplomacisë shqiptare

September 9, 2025
“Na bënë thirrje, që ne komunistët jugosllavë, të ngriheshim kundër Titos, pasi ai doli kundër Stalinit, por…”/ Dëshmia e rrallë e katër serbo-malazezëve që braktisën Titon, për Enver Hoxhën!
Dossier

“Na bënë thirrje, që ne komunistët jugosllavë, të ngriheshim kundër Titos, pasi ai doli kundër Stalinit, por…”/ Dëshmia e rrallë e katër serbo-malazezëve që braktisën Titon, për Enver Hoxhën!

September 10, 2025
“Mikut të tij, Jani Dani nga Popovi, Napolon Zerva i shkruante; Duhet t’u rikujtojmë bashkatdhetarëve tanë, se kush e çlirojë Çamërinë nga shqiptarët…”! / Historia e genocidit grek, mbi popullsinë çame
Dossier

“Historiografia greke, nuk sjell asnjë të dhënë, se në Epirin e Jugut – Çamëri, gjatë pushtimit italian, të jenë kryer masakra, djegie të fshatrave etj., nga shqiptarët e Çamërisë…”! / Refleksionet e studiuesit të njohur

September 9, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit, për paraardhësin e tij, Mehdi Frashëri
Dossier

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit, për paraardhësin e tij, Mehdi Frashëri

September 8, 2025
“Në kufi me Greqinë gjendja paraqitet e nderë, fryjnë erërat e provokacioneve, ndaj forcat tona të armatosura, janë vënë në gatishmëri numër një dhe…”! / Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti
Dossier

“Nga 1300 emigrantë kosovarë, janë riatdhesuar në Jugosllavi 400, por duhet ta ndalojmë këtë gjë, pasi kontingjenti prej 900 vetash…”/ Zbulohet dokumenti “Tepër sekret” i Sigurimit, i vitit 1965

September 9, 2025
Next Post
“Pas ministrit italian, Dino Grandi, foli babai im, Fuad Asllani dhe të nesërmen, plot 12 gazeta londineze, shkruan për fjalimin e delegacionit tonë…”/ Historia e panjohur e diplomacisë shqiptare

“Pas ministrit italian, Dino Grandi, foli babai im, Fuad Asllani dhe të nesërmen, plot 12 gazeta londineze, shkruan për fjalimin e delegacionit tonë...”/ Historia e panjohur e diplomacisë shqiptare

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme