• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, March 2, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Vazhdon dëbora, rrugët me veriun të bllokuara, në Tropojë, derra të egër kanë plagosur një fshatar dhe tentuan të hanë ushtarakë të postave kufitare, në Spaç trupi i të dënuarit…”/ Raporti sekret i 15 janarit ’85

“Temperatura, – 25 gradë, dëbora 2 deri 3 m., dhjetra të vdekur nga orteqet, mijra ha toka dhe shtëpi banimi të përmbytura…”/ Zbulohet dokumenti sekret për motin e keq që “gjunjëzoi” Shqipërinë, 7-15 janar 1985
“Vazhdon dëbora, rrugët me veriun të bllokuara, në Tropojë, derra të egër kanë plagosur një fshatar dhe tentuan të hanë ushtarakë të postave kufitare, në Spaç trupi i të dënuarit…”/ Raporti sekret i 15 janarit ’85
“Temperatura, – 25 gradë, dëbora 2 deri 3 m., dhjetra të vdekur nga orteqet, mijra ha toka dhe shtëpi banimi të përmbytura…”/ Zbulohet dokumenti sekret për motin e keq që “gjunjëzoi” Shqipërinë, 7-15 janar 1985
“Vazhdon dëbora, rrugët me veriun të bllokuara, në Tropojë, derra të egër kanë plagosur një fshatar dhe tentuan të hanë ushtarakë të postave kufitare, në Spaç trupi i të dënuarit…”/ Raporti sekret i 15 janarit ’85
“Temperatura, – 25 gradë, dëbora 2 deri 3 m., dhjetra të vdekur nga orteqet, mijra ha toka dhe shtëpi banimi të përmbytura…”/ Zbulohet dokumenti sekret për motin e keq që “gjunjëzoi” Shqipërinë, 7-15 janar 1985
“Vazhdon dëbora, rrugët me veriun të bllokuara, në Tropojë, derra të egër kanë plagosur një fshatar dhe tentuan të hanë ushtarakë të postave kufitare, në Spaç trupi i të dënuarit…”/ Raporti sekret i 15 janarit ’85
“Temperatura, – 25 gradë, dëbora 2 deri 3 m., dhjetra të vdekur nga orteqet, mijra ha toka dhe shtëpi banimi të përmbytura…”/ Zbulohet dokumenti sekret për motin e keq që “gjunjëzoi” Shqipërinë, 7-15 janar 1985
“Vazhdon dëbora, rrugët me veriun të bllokuara, në Tropojë, derra të egër kanë plagosur një fshatar dhe tentuan të hanë ushtarakë të postave kufitare, në Spaç trupi i të dënuarit…”/ Raporti sekret i 15 janarit ’85
“Ngricat vazhdojnë, – 22 gradë, ushtarët me flluska në duar e këmbë nga të ftohtit, rrugët të bllokuara, nga orteku në Vilë, u gjetën 7 të vdekur, kërkohen 5 të tjerë, në Spaç te kampi…”/ Dokumenti sekret i 15 janarit ‘85
“Vazhdon dëbora, rrugët me veriun të bllokuara, në Tropojë, derra të egër kanë plagosur një fshatar dhe tentuan të hanë ushtarakë të postave kufitare, në Spaç trupi i të dënuarit…”/ Raporti sekret i 15 janarit ’85

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e katërt

Memorie.al / Situata tejet e vështirë që po kalon vendi këto ditë si pasojë e motit të keq, nuk është një “muzikë” e padëgjuar për Shqipërinë. Përmbytjet, dalja e lumenjve nga shtrati dhe dëmet e konsiderueshme në toka bujqësore, shtëpi banimi, biznese private, ekonomi e infrastrukturë, duket se ndjekin të njëjtin “refren” prej dekadash. Historia po përsëritet madje deri në detaje: plot 41 vite më parë, pikërisht në 7 janarin e vitit 1985, një mot i ngjashëm polar “gjunjëzoi” vendin, nga jugu në veri. Në atë kohë, dëmet ishin tragjike – jo vetëm në shtëpi banimi, fshatra të tërë nën ujë, toka bujqësore e blegtori, rrjeti energjetik dhe telefonik i shkatërruar, por edhe me dhjetëra jetë njerëzish të humbura nga orteqet dhe ngricat. Aq alarmante ishte situata, saqë Enver Hoxha, ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore, thuhet se ndiqte personalisht situatën çdo ditë dhe dërgoi me urgjencë në zonat më të goditura, disa nga ministrat dhe gati gjysmën e anëtarëve të Byrosë Politike të Komitetit Qendror, si; Rita Marko, Besnik Bekteshi, Hekuran Isai, Prokop Murra, Pali Miska, Muho Asllani, Simon Stefani etj. Dokumentet arkivore dëshmojnë për një mobilizim të jashtëzakonshëm, ku nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Degëve të saj nëpër rrethe, raportohej me dy deri në tre komunikata operative në ditë, mbi gjendjen në të gjitha rrethet e vendit.

Ndërsa natyra ndjek ritualin e saj shekullor, koha për qeverisjen tonë, duket se ka mbetur në vend. Dokumentet arkivore me siglën “Sekret” (të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme), dëshmojnë se pikat nevralgjike të vitit 1985, janë po ato që lëngojnë edhe sot: Veriu dhe Lindja: Bllokimi i rrugës së Vermoshit dhe rretheve Mirditë, Pukë, Kukës, Has, Tropojë e Peshkopi. Zona e Lezhës dhe Kurbinit: Tale, Gjorm, Adriatik, argjinatura e lumit Drojë dhe fusha e Thumanës. Shqipëria e Mesme dhe e Jugut: Kthesa e Murrashit, malësia e Gjinarit, dhe zonat përgjatë lumenjve Devoll, Shkumbin, Osum, Vjosë e Seman, e hidrovoret e tyre. Nga juglindja në jugperëndim: Nga Korça e Erseka, deri te lumi Drino në Gjirokastër apo, Bashaj-Matogjin në Vlorë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Sikur mos mjaftonte agresioni i Izraelit, qeveritë britanike dhe franceze, nën pretekstin e sigurimit të kalimit nëpër Kanalin e Suezit, i kanë dërguar…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, nëntor 1956 -‘57

“Policisë në Mamurras u thashë se ato 15 gra, m’i bëri ‘peshqesh’ kryetari i Degës së Brendshme, Gjolek Alia, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik, me familjarët e të burgosurve të Burrelit

Në këtë hartë të vjetër e të re të përmbytjeve, vetëm një qytet bënte përjashtim në janarin e vitit 1985. Sipas komunikatave të Ministrisë së Brendshme: “Durrësi nuk ka asnjë problem”! Sa më sipër etj., bëhet e ditur përmes këtij cikli shkrimesh me dokumentet arkivore dhe faksimilet dhe fotot përkatëse, që Memorie.al publikon për herë të parë, duke hedhur dritë mbi një nga dimrat më të egër të shekullit të kaluar dhe ngjashmërinë tronditëse me sfidat që na përndjekin edhe sot.

                                                                Vijon nga numri i kaluar

RAPORT- INFORMACIONET SEKRETE TË MINISTRISË SË BRENDSHME, MBI MOTIN E KEQ ME RESHJE TË DENDURA SHIU DHE DËBORE QË PËRFSHIU TË GJITHË SHQIPËRINË MË 7-15 JANAR 1985 DHE DËMET E SHKAKTUARA NË RRETHE TË NDRYSHME NGA PËRMBYTJET, BLLOKIMET E RRUGËVE NACIONALE, ORTEQET E DËBORËS  ETJ.

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                                  SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                             Ekzemplar i vetëm                               

DEGA E PËRGJITHSHME                                                                    Tiranë, më 17.1.1985

                                                 KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 13

                                                              INFORMACION

BURRELI

Janë hapur rrugët Klos – Qafë-Buall, Krastë – Batër. Rruga Burrel – Peshkopi, funksionon, ndërsa të tjerat nuk funksionojnë. Linjat telefonike Burrel- Krastë e me repartin e Batrës, punon, ndërsa me postën e Policisë Ballenjë, nuk punon akoma. Në fshatin Derjan është shembur një shtëpi, viktima nuk ka, familja u strehua në një shtëpi tjetër.

PESHKOPIA

Janë hapur rrugët Peshkopi – Qafë Buallit, Peshkopi – Zall-Dardhë, Shupenzë – Lladomericë, ndërsa të tjerat nuk janë hapur. Rrjeti telefonik punon, me Pikën Kufitare Kala e Dodës, punon nga civili, me Gjonovecin punohet me radio “Storno”. Rrjeti elektrik në rreth dhe në kufi, punon në rregull.

KUKËSI

Janë hapur rrugët Kalimash – Kukës (fabrikë), Kukës – Morinë, Kukës deri në minierën e Gjegjanit, Kukës – Bicaj dhe Krumë fshati Tregan. Këto rrugë kalohen vetëm me mjete të mëdha, ndërsa rrugët e tjera nuk funksionojnë. Dega e Brendshme ka lidhje direkt me Pikën Kufitare Morinë, ndërsa me postat e tjera kufitare merren nga Civili. Ka shkuar një grup nga Dega, për riparimin e linjave të dëmtuara. Rrjeti elektrik në rreth, punon në rregull.

RRESHENI

Janë hapur rrugët Rreshen – Spaç, Rreshen – Kurbnesh, Rreshen – Qaf-Dene, për në Pukë, Rreshen – Kaçinar, ndërsa rrugët e tjera, nuk janë hapur akoma. Nga rrethi i Fierit në Rreshen, mbërritën tri autokolona me ushqime, sot do niset për në zonën e Fanit, rruga e kësaj zone, hapet sot. Kufoma e të dënuarit në Spaç, akoma nuk është zbuluar, po punohet për zbulimin e saj. Në pusin e minierës Kurbnesh, nuk funksionon, po punojnë dy elektro-pompa për nxjerrjen e ujit, sepse mungon energjia elektrike. Po punohet për nxjerrjen e ujit me një pompë vertikale. Sot do dërgohen edhe dy të tilla.

PUKA

Funksionon rruga Pukë – Shkodër, Pukë – Fushë-Arrëz është bllokuar në zonën e Rrapit, po punohet për hapjen e saj, ndërsa rrugët e tjera, nuk funksionojnë. Ndërlidhja me zonat e rrethit dhe me repartin e Qafë-Barit, punojnë. Rrjeti elektrik funksionon.

TROPOJA

Janë hapur rrugët Bajram-Curr – Sopot, ndërsa rruga Bajram-Curr – Fierzë, punon me ndërprerje, kurse rrugët e tjera nuk janë hapur. Ndërlidhja në kufi, punon me Lumin e Gashit, punohet nga Civili. Rrjeti elektrik në rreth punon, por për një lidhje të shkurtër në rrjet, mbrëmë nuk kanë patur dritë zonat e Bujanit, Gegë-Hysen dhe Plan, të cilat po rregullohen sot.

RRUGËT JANË TË ZËNA

Me Kukësin

Me Tropojën

Me Pukën

Me Peshkopinë

dhe Pogradeci me Korçën.

Është bllokuar Qafë-Krraba.

Është bllokuar Qafa e Qarrit.

Nuk punojnë linjat telefonike me rrethet:

Berat, Shkodër, Krujë, Gjirokastër, Pogradec. Lezhë, Burrel, Korçë, Sarandë, Tropojë.

Ndërlidhja funksionin në rregull me radio.

Dëborë bie në rrethe Peshkopi, Librazhd, Durrës, Vlorë.

INFORMACION

KUKËSI

Po punohet për hapjen e rrugës kryesore dhe është arritur deri në Kalimash. Rrjeti telefonin punon në rregull.

PESHKOPIA

Rruga kryesore mbrëmë ka punuar me ndërprerje, kalojnë vetëm makinat e rënda, autobusët jo. Nuk punon rruga me Selishtën me Kukësin, Bajram-Currin. Rruga me Bulqizën është hapur. Rrjeti telefonik është në rregull.

TROPOJA

Rruga deri në Fierzë dhe Sopot, punon. Rrjeti telefonik punon, ndërsa ai elektrik është në rregull, përveç Lumit të Gashit, ku ndriçimi në postë bëhet me motor.

PUKA

Rruga me Shkodrën punon me vështirësi. Edhe rruga e Fushë-Arrëzit është e hapur. Nuk punon rruga me Bajram-Currin, Kukësin dhe Qafë-Barin. Rrjeti telefonik është në rregull, përjashto atë të fshatit Mërtur.

RRESHENI

Rrugët Kurbnesh – Spaç, janë të hapura. Vazhdon puna për hapjen e rrugës së Kaçinarit, rrjeti telefonik është në rregull, përveç dy tre fshatrave të cilat nuk kanë ndërlidhje.

BURRELI

Rruga Bulqizë – Qafë-Buall, punon. Nuk punojnë rrugët Qafë-Bualli – Batër, Plani i Bardhë – Qafë- Buall, për të cilat po punohet për t’i hapur.

SHKODRA

Punon rruga për në Tamarë, tranziti i brendshëm funksionon deri afër Cukalit. Rrjeti telefonik është në rregull. Në Vermosh, ndriçimi bëhet me motor.

                  OFICERI GATISHMËRISË SË PËRHERSHME

                                                                    INFORMACION

TROPOJA

Ka rënë 10 cm dëborë e re. Ndërlidhja funksionon në rregull në të gjitha postat kufitare. (Posta kufitare Lumi i Gashit vetëm më radio). Rrugët automobilistike për në Fierzë, Cernajë, Ragam e Tropojë, janë të hapura. Për furnizimin e popullit nuk ka shqetësime.

Derra të egër kanë plagosur një fshatar të cilit iu dha ndihmë mjekësore nga infermieria e fshatit. Ka pasur edhe dy raste të tjera kur derra të egër kanë tentuar të hanë ushtarakë të postave kufitare. (në një rast atë e kanë vrarë).

PESHKOPIA

Dëborë nuk ka rënë. Ndërlidhja telefonike me postat kufitare funksionon në rregull. (Me postën kufitare Gjinovec ajo sigurohet me radio nëpërmjet një poste tjetër). Rrugët automobilistike që janë hapur, qarkullohen.

KUKËSI

Ka pasur reshje të dobëta dëbore. Linjat telefonike me postat kufitare funksionojnë. (Postat kufitare Dobrunë dhe Vlanë, lidhen nëpërmjet linjave civile). Rriga automobilistike Kukës –Fushë-Arrëz është e hapur deri në Shëmri.

PUKA

Linjat telefonike funksionojnë. Gjendja e rrugëve automobilistike është e keqe. Nga akulli ka rrëshqitje.

SHKODRA

Linjat telefonike dhe rrugët automobilistike funksionojnë në rregull. Nuk ka shqetësime për furnizimin.

BURRELI

Rrugët automobilistike dhe ndërlidhja funksionojnë. Nuk ka shqetësim për furnizimin.

RRESHENI

Ndërlidhja telefonike funksionon në rregull. Rruga automobilistike Rrëshen – Fushë-Arrëz është e hapur deri në kufi me Pukën.

                        SHEFI I GATISHMËRISË

                           ENVER GOXHAJ                    

                                                                 INFORMACION

Nga data 21-22.1.1985, nuk ka patur reshje në zonat e veriut. Ka patur rritje të temperaturave dhe shkrirje e lehtë e dëborës. Gjendja e rrugës paraqitet si më poshtë:

KUKËSI ka të hapur rrugët Kukës – Bicaj, Kukës – Gjegjan, (uzina) Kukës – Krumë dhe Kukës – Shemri, ku janë për t’u hapur 2- 3 km. Ndërlidhja me postat e kufirit është në rregull, me përjashtim të postave Planë e Dobrunë.

TROPOJA ka të hapur rrugën Bajram –Curri – Fierzë, Sopot – Ragam. Rrugët e tjera janë të bllokuara. Ndërlidhja me postat e kufirit është në rregull, me përjashtim asaj të Gashit ku bëhet me radio.

DIBRA ka të hapur rrugën nacionale Burrel – Dibër, ka vështirësi kalimi në Qafë-Buall. Ndërlidhja me postat e kufirit është në rregull, me përjashtim asaj të Gjinovcit ku bëhet me radio.

PUKA, vazhdon puna për hapjen e rrugës Qafë-Mali – Lajthizë. Parashikohet që brenda orës 10.00 ajo të hapet plotësisht.

RRESHENI, rruga automobilistike për në Pukë është e hapur deri në kufirin midis dy rretheve. Është e hapur rruga për në Kurbnesh, por ka vështirësi kalimi.

BURRELI, vazhdon të mbetet e bllokuar rruga Batër – repart.

              OFICERI GATISHMËRISË SË PËRHERSHME

                                                                      INFORMACION

KUKËSI

Rruga Kukës – Fush-Arrëz është e hapur, Shemiri – Kukës, hapur me dy kalime, me xhepa, Lajthizë – Shemri, është e hapur me një kalim. Autokolona e nisur, ende nuk ka mbërritur në qytetin e Kukësit, është në udhëtim. Kjo për arsye sepse nga shkrirja e dëborës, bien pjesë të mëdha dhe zihet rruga.

TROPOJA

Gjendja e rrugëve është ajo e djeshmja.

SHKODRA

Është bllokuar vetëm rruga e Vermoshit.

DIBRA

Vazhdon të mbetet e bllokuar vetëm “Rruga e Dritës”. Rriga Peshkopi – Bulqizë ka vështirësi për kalim vetëm për makinat e vogla. Memorie.al

                     OFICERI GATISHMËRISË SË PËRHERSHME

                         FLORIAN KOLANECI

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Albert dhe Elena Gjika, dy prej figurave të mëdha të familjes, Elena ose Dora D’Istria, një ndër personalitetet më të rëndësishme në Bukuresht...”/ Historia e panjohur e tre shqiptarëve që drejtuan Rumaninë

Next Post

Kalendari 16 Janar 2026

Artikuj të ngjashëm

“Sikur mos mjaftonte agresioni i Izraelit, qeveritë britanike dhe franceze, nën pretekstin e sigurimit të kalimit nëpër Kanalin e Suezit, i kanë dërguar…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, nëntor 1956 -‘57
Dossier

“Sikur mos mjaftonte agresioni i Izraelit, qeveritë britanike dhe franceze, nën pretekstin e sigurimit të kalimit nëpër Kanalin e Suezit, i kanë dërguar…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, nëntor 1956 -‘57

March 2, 2026
“Tomor Allajbeut, nipit të Abaz Ermenjit, vetëm pse tha; ‘S’punoj unë, të hajë Nexhmija’, pas një muaji hetuesi speciale, i shtuan edhe 13 vjet…” Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit të Spaçit!
Dossier

“Policisë në Mamurras u thashë se ato 15 gra, m’i bëri ‘peshqesh’ kryetari i Degës së Brendshme, Gjolek Alia, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik, me familjarët e të burgosurve të Burrelit

March 1, 2026
“Kur dy shkrimtarët e njohur, Fatmir Gjata me Llazar Siliqin, e pyetën Alizotin për romanin ‘Këneta’ dhe poemën ‘Mësuesi’, ai iu përgjigj…”/ Historia e panjohur me librarin e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Kur Alizoti më tha; ti je nga fshati i Ismail Golëmit, e kam pasur mik, ishte burrë i zgjuar’, hej bela thashë me vete, ai është pushkatuar nga Partia…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit dhe publicistit të njohur

February 28, 2026
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Kur vdiq në Tiranë Dr. Vejseli, Alizoti i tha Hoxhë Hyqmetit, ta lajmëronte nga maja e minares kur të këndonte, por njerëzit e kuptuan për Dr. Vasil Labovitin dhe…”! / Historia e panjohur e librarit të famshëm të Gjirokastrës

February 27, 2026
“Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë e nënoficerin e postës kufitare dhe u nisën drejt Italisë me komandantin e policisë e 3 ushtarë, të cilët…”/ Zbulohen dokumentet sekrete, të “eksodit marsit” ‘91
Dossier

“Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë e nënoficerin e postës kufitare dhe u nisën drejt Italisë me komandantin e policisë e 3 ushtarë, të cilët…”/ Zbulohen dokumentet sekrete, të “eksodit marsit” ‘91

February 27, 2026
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Kur një ‘intelektual’ që s’kishte lexuar asnjë libër, në vend t’i thoshte Alizotit; më jep librin ‘Një natë në Broduei’ i tha; ‘dua Një natë në bordello’, ai …”/ Historitë e panjohura të librarit të Gjirokastrës

March 1, 2026
Next Post
Kalendari 1 Janar 2026

Kalendari 16 Janar 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme