• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, October 15, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Vallen e Osman Takës, e luajnë edhe grekët, serbët, maqedonasit, rumunët, bullgarët, madje shkolla koreografike e Janinës…”/ Dëshmia e artistit nga Konispoli, që përjetësoi vallen e famshme çame

Nga Mira Zenati

Memorie.al / Nisja është e qetë, i shkon orkestrës pas duke u harmonizuar tërësisht me të. Vallja nis me hap të thjeshtë dhe vërtet thua se diçka do të bësh. Në mbarim të strofës së parë muzikore valltari me kokën dhe dorën duke e lëvizur paksa përpara të jep atë se diçka do të bëhet. Çuditërisht kjo valle sa më mjedis të ngushtë të ketë aq më bukur e më mirë kërcehet, qoftë edhe mbi një tavolinë. Taip Madani tregon se është dashuruar marrëzisht me këtë valle kur i kanë zbërthyer kuptimin tërësor të saj. Çfarë tregonte dora, këmba, gjoksi, koka, vendosja e dorës mbas koke, që lidhet me zakonin, kapelën pak të shtypur në cep.

Në Festivalin Folklorik në Gjirokastër, në 1973-shin, ai ka marrë çmimin “Laureat i Festivalit” dhe nga komisioni qendror ka marrë personalisht vlerësim të veçantë. Vallja e Osman Takës është një nga më të bukurat dhe më burrëroret e Çamërisë. Një valle që të sjell në kujtesë Osman Takën, djaloshin që u përjetësua falë dëshirës së tij të fundit për të kërcyer një valle, para se të varej në litar. Kaq mjaftonte që ai të përjetësohej dhe kjo valle të merrte emrin e tij e, ta shpëtonte nga vdekja.

Por vitet kaluan, sazexhinjtë e Konispolit i binin muzikës, por askush nuk e kishte kërcyer dot deri atëherë vallen. Por, do të ishte Taip Madani, ai që me kërcimin e tij brilant në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, në tetor 1978, e bëri vallen e Osman Takës, një nga vallet më të bukura dhe më të vlerësuara të atyre viteve. Në një intervistë ekskluzive, mësuesi i shkollës së mesme Bujqësore të Konispolit, Taip Madani, krenohet teksa tregon për vallen e Osman Takës dhe për momentet e mësimit të saj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Dosja e Martin Camajt, s’është autentike, ajo paraqet shenja të qarta manipulimi dhe fabrikimi dokumentare, me qëllim përbaltjen dhe…”/ Refleksionet e Selami Zallit, për poetin dhe studiuesin e njohur

“Si për ta bërë edhe më brilante dhembjen, njëri nga miqtë e tij tha, se kishin të drejtë të akuzonin J. Gërvallën, se kishte përgatitur ai vetë vrasjen e…”/ Refleksione mbi veprën e Kadaresë  

Z. Madani, a mund të na tregoni se kur ka qenë ngacmimi juaj i parë për vallen çame në tërësi dhe natyrisht edhe atë të Osman Takës?

Ngacmimi i parë për vallen popullore çame, më ka ardhur në fshatin tim, në Shalës, kur isha veçse 8-9 vjeç, aty rreth viteve 1957. Për herë të parë si muzikë, vallen e Osman Takës e kam dëgjuar të fërshëllyer nga një çoban. Isha fëmijë, shkoja me keca dhe kur e kam dëgjuar si muzikë, më ka pëlqyer shumë e m’u fiksua keq.

Sa herë ka dalë Taip Madani me këtë valle në skenë?

Shumë herë e për shumë vite. Mbas 1973-shit, kam qenë i kërkuari dhe i preferuari edhe në ansamblet e shumë qyteteve si: në Vlorë, Ballsh, Gjirokastër e në Durrës. Në 1978-ën kam qenë me Ansamblin e Shtetit me një turne në Greqi.

Si është stili i valles dhe ku është e veçanta e kësaj valleje?

Së pari duhet të themi që vallja e Osman Takës, është një valle tradicionale çame, me të gjithë elementet çame. Kërcehet me shumë elegancë. Ajo është valle epike, por brenda këtij epizmi ka një lirizëm, ka një lirshmëri që i tërë trupi kërcen në organikë me shpirtin e atij që e kërcen vallen, por edhe me ata që i bien veglave muzikore. Këtë valle e luajnë edhe grekët, edhe maqedonasit, bullgarët, serbët, rumunët, por të gjithë e quajnë Vallen e Osman Takës. Madje shkolla koreografike e Janinës, e jepte edhe tekstin shqip.

Kur e ka kjo valle pikën kulmore?

Vallja ka disa pika kulminacioni. Pikën kulmore e ka në momentin kur në mënyrë akrobatike kthehesh në urë dhe mbi barkun tënd, luajnë dy tre valltarë, pra të jesh në gjendje që me muskujt e barkut, të mbash dy, tre valltarë, të kërcejnë njëri mbas tjetrit për rreth një minutë e gjysmë. Këtu pra kemi të bëjmë me anën historike të valles. Nuk kemi të bëjmë me një urë të zakonshme, por me atë që quhet ura e brezave, e historisë, e përpjekjeve, e sakrificave, e gjakut dhe mençurisë popullore.

A keni arritur që të mësoni ndonjë grup për këtë valle?

Po, kam përgatitur disa grupe në Konispol. Një grup djemsh kanë konkurruar edhe në Berat, madje u vlerësuan me çmim.

A ka arritur Ansambli i Këngëve dhe i Valleve Popullore ta kopjojë këtë valle?

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, këtë valle e ka përvetësuar dhe e ka vënë në programet e tij. Unë e kam vënë në shkollën koreografike, që të mësonin mënyrën e të kërcyerit çam.

Historia e valles​

Kjo valle në origjinë ishte e Epirit, por u quajt vallja e Osman Takës, atëherë kur valltari patriot Osman Taka nga Konispoli, patriot i kohës, u kap dhe u burgos në Burgun e Janinës, ku dhe dënohet me varje. Para se ta varnin, ai shprehu dëshirën e tij të fundit, një orkestër, e cila të luante vallen çame. Osman Taka nisi të kërcejë para Valiut të Janinës dhe bashkëshortes së tij. Vallen e kërceu shumë bukur. Falë bukurisë trupore, shkathtësisë dhe zhdërvjelltësisë, bëri që vajza e Valiut, pothuajse të rrëzohej nga dritarja. Dokumente arkivorë të Janinës thonë realisht, se që pas kësaj valleje, e shoqja e Valiut i ka kërkuar atij, që Osman Taka të mos vritet. Dhe në të vërtetë ai u fal e, që nga ajo ditë kjo valle u quajt Vallja e Osman Takës.

Kush ishte Osman Taka?

Osman Taka ka lindur në një nga familjet më të pasura të Konispolit, rreth viteve 1848 – 1887, ku u edukua me idetë e Rilindjes Kombëtare. Ishte organizator i kryengritjeve me armë të krahinës kundër pushtuesve turq. U shndërrua si veprimtar i lëvizjes kombëtare për çlirim nga zgjedha osmane. U bashkua me lëvizjen e përgjithshme anti-osmane dhe luajti një rol të rëndësishëm në degën e Lidhjes së Prizrenit në Prevezë. Arriti të bëhej një nga krerët më të rëndësishëm të kryengritjeve anti-osmane dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë.

Ka qenë njëkohësisht valltar i njohur popullor. Tregojnë se kur e dënuan me varje te rrapi i Konispolit, ai shprehu një dëshirë për të kërcyer një valle para litarit. Ajo valle e luajtur me mjeshtëri të rrallë prej tij, mahniti të pranishmit. Që nga ajo kohë vallja e kërcyer prej Osman Takës para litarit, ka ngelur një nga vallet më të bukura të Çamërisë, e cila ka arritur deri në ditët tona, madje duke u quajtur edhe Vallja e Osman Takës. Memorie.al

 Vallja e Osman Takes

Eh, mor Osman Taka,
Bir, Osman, me halle!
Vetetin me kordhë,
Shkrepëtin me valle!

Ngrihesh si shqiponjë,
Bie si fajkua,
Papo shkel mbi truall,
Si sorkadh mbi thua,

Sikur do të thuash:
“Ka barut kjo tokë;
Rëndë po ta shkelësh,
Bën shaka me kokë!”

“Ç’bën ky rrënjëdalë, –
Turfullon Valiu,-
Ç’e pandeh litarin?
Lodër çilimiu”?

Rreptas ti përdridhesh,
Porsi shakull ere!
Ç’i kujton halldupit
Pritat e limeret,

Pritat e asqerët,
Prerë e grirë strrallit…
Hijen e mehitit
Ç’i vërvite ballit!

Eh, mor Osman Taka,
Bir, Osman me halle,
Një pasha dovleti
Vrave me një valle!

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pas vizitave te familjet e të vrarëve të 2 Prillit, shkuam te Teatri ‘Migjeni’ ku u fol për Fishtën, por kur dolëm, nja 20 a 30 veta, filluan ta shanin Ramizin dhe ai...”/ Dëshmia e rrallë e shoferit të Ramiz Alisë

Next Post

“Pasi pushuan krismat e ‘kallashnikovëve’ e mitrolozëve dhe komandanti lab i kampit, Barjam Korvafaj, s’la gjë pa na sharë dhe ofenduar, u tha se rojet kishin vrarë...”/ Kujtimet e Uran Kalakullës për kampin e Rubikut

Artikuj të ngjashëm

“Dosja e Martin Camajt, s’është autentike, ajo paraqet shenja të qarta manipulimi dhe fabrikimi dokumentare, me qëllim përbaltjen dhe…”/ Refleksionet e Selami Zallit, për poetin dhe studiuesin e njohur
Art & Kulture

October 13, 2025
“Si për ta bërë edhe më brilante dhembjen, njëri nga miqtë e tij tha, se kishin të drejtë të akuzonin J. Gërvallën, se kishte përgatitur ai vetë vrasjen e…”/ Refleksione mbi veprën e Kadaresë   
Art & Kulture

“Si për ta bërë edhe më brilante dhembjen, njëri nga miqtë e tij tha, se kishin të drejtë të akuzonin J. Gërvallën, se kishte përgatitur ai vetë vrasjen e…”/ Refleksione mbi veprën e Kadaresë  

October 10, 2025
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Kadare ka përdorur edhe armën e artit për ndonjë koleg, madje i ka shndërruar në personazhe të koduar, që bartin tipare të atyre që e kishin zhgënjyer, si p.sh….”/ Ana e panjohur e shkrimtarit të famshëm

October 6, 2025
“Enver Hoxha i lodhur nga sëmundja, ka nevojë për Kadarenë, që t’u japë jetë kujtimeve të tij, por, në të njëjtën kohë ai, e sheh atë si një…”! / Refleksionet e shkrimtarit të njohur Sulejman Mato   

October 4, 2025
“Disa varre të vjetër, me krye-shkrime greqishte, na vërtetojnë se popullsisa serbe e Prizrenit, është në realitet, një popullsi shqiptare-rumune…”/ Reportazhi i panjohur i Mitrush Kutelit, në 1943-in

October 5, 2025
“Kur i thashë Kadaresë se; te libri im i ri, që sapo e kam mbaruar, ju kam paraqitur si personazh negativ, ai më pa dhe…”/ Dëshmia e shkrimtarit të njohur, për botimin kushtuar gjeniut të letrave shqipe   

October 3, 2025
Next Post
“Pasi pushuan krismat e ‘kallashnikovëve’ e mitrolozëve dhe komandanti lab i kampit, Barjam Korvafaj, s’la gjë pa na sharë dhe ofenduar, u tha se rojet kishin vrarë…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës për kampin e Rubikut

“Pasi pushuan krismat e ‘kallashnikovëve’ e mitrolozëve dhe komandanti lab i kampit, Barjam Korvafaj, s’la gjë pa na sharë dhe ofenduar, u tha se rojet kishin vrarë...”/ Kujtimet e Uran Kalakullës për kampin e Rubikut

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme