• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Unë kisha besuar tek shqiptarët, ata e meritonin fatin europian që po ndërtojnë me kaq vrull sot, ju që më dhatë bukë dhe shtroje, konak dhe besë, nuk…”/ Çfarë shkruante Edit Durham për shqiptarët?

“Në Departamentin Amerikan të Shtetit, Faik Konica tha; Mbreti Zog, është personaliteti me më rëndësi, si në Shqipëri e tek ne shqiptarët, pasi…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
“Unë kisha besuar tek shqiptarët, ata e meritonin fatin europian që po ndërtojnë me kaq vrull sot, ju që më dhatë bukë dhe shtroje, konak dhe besë, nuk…”/ Çfarë shkruante Edit Durham për shqiptarët?
“Në Departamentin Amerikan të Shtetit, Faik Konica tha; Mbreti Zog, është personaliteti me më rëndësi, si në Shqipëri e tek ne shqiptarët, pasi…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Në krah të djathtë të Ersekës, gjenden rreth 30 varre, të pushkatuarve nga komunistët, ku nëna ime shkonte shpesh, se aty kishte…”/ Historia tragjike e familjes së famshme nga Kolonja

Nga Zylyftar HOXHA

Memorie.al / Ajo ka bërë shumë për Shqipërinë. Kur themi shumë! Shumë! Por edhe në mos, mjafton vetëm një rast, një akt i saj i veçantë dhe simbolik që ajo të nderohet dhe respektohet si heroinë, kur në ditën e pushtimit fashist më 7 prill të vitit 1939, në moshën 76 vjeçare, me një tabelë kartoni varur në qafë ku shkruhej “Larg duart nga Shqipëria”! “Ndihmoni Shqipërinë”! – protestoi e vetme për orë të tëra para Ministrisë së Jashtme Britanike, veprim që e përsëriti ditë me radhë, aq sa i detyroi autoritet e larta angleze t’i kushtonin asaj vëmendje dhe, ndoshta-ndoshta ndikoi në rishikimin e qëndrimit të tyre.

Zoti të ka dërguar të na shpëtosh, shkruhej në mesazhin e qytetarëve të Beratit për Edith Durham-in, që kishte arritur aty më 1904, si e para grua angleze që kishte shkelur në këtë pjesë të Shqipërisë.

Veprimtaria e Edit Durham në Shqipëri dhe për Shqipërinë si udhëtare, si artiste, si etnografe, si antropologe, si shkrimtare dhe si humaniste është e madhe dhe e veçantë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Shqyptarë, ase vagabondët jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë, pasi rreziku ma i madh i Shqypnisë, janë…”/ Çfarë thoshte At Gjergj Fishta, në vitin 1921?

“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42

Për afro një gjysmë shekulli ajo lidhi fatet e jetës saj me fatet e Ballkanit dhe veçanërisht të Shqipërisë. Veç veprimtarive të tjera të karakterit politik, social e shkencor, ajo shkroi 7 libra rreth çështjeve të Ballkanit, nga të cilët “Shqipëria e Epërme”, e shkruar në vitin 1909, është më e njohura dhe më e arrira.

Ky libër akoma edhe sot e kësaj dite është një udhërrëfyes i mirë i kulturës dhe traditave të malësorëve të Shqipërisë Veriore.  Është për t’u theksuar që artikujt e saj për revistën “Njeriu” (Man) e bëri atë një pjesëtare të njohur të Institutit Mbretëror te Antropologjisë.

Me mendje të ndritur dhe gjeneroze, ajo kuptoi me shpejtësi shpirtin e shqiptarëve. Pa frikë dhe kompromis, ajo i tregoi botës dhe ligjeve të saj për ato që kishte mësuar. Shqiptarët nuk e kane harruar dhe nuk do të harrojnë kurrë këtë angleze.

Në malet e Shqipërisë, që ajo i njohu shumë mirë, lajmi për vdekjen e saj në atë kohë bëri bujë te të njohurit e shumtë, por edhe te ata që kishin dëgjuar për të.

“Ju që më dhatë bukë, konak dhe besë, nuk më zhgënjyet”! Nga shënimet shumta dhe vlerësimet të Edith Durham për Shqipërinë dhe shqiptarët do të veçonim këtë paragraf nga libri i saj, “Shqipëria, brenga e Ballkanit”.

“Unë kisha besuar tek shqiptarët, ata e meritonin fatin europian që po ndërtojnë me kaq vrull sot. Ju që më dhatë bukë dhe shtroje, konak dhe besë, nuk më zhgënjyet. Zotat e kishin bekuar atë truall ku konservimi i ca vlerave humane është sekreti. Ai vend dhe ata njerëz të befasojnë.

Ekzotizmi i tyre gati, gati natyror, tejkalon herë herë modernitetin sipërfaqësor. Atje ajri maleve e deteve është tjetër ajër. Gjuha shqipe ka një muzikë ndryshe. Fjala mirë se erdhe del drejt e nga shpirti i atyre njerëzve.

Europa pa Shqipërinë dhe shqiptarët do të ishte e paplotësuar në identitetin e saj të historisë së lashtë dhe asaj moderne. Ballkani pa konsideruar e mirëkuptuar shqiptarët është pa identitet dhe pa të ardhme!

Edhe në universin e frymës ndjehem e respektuar nga shqiptarët e tokës dhe të qiellit, jam mes tyre si ata, shqiptare që vijon të eci atyre hapësirave epike dhe humane pa u lodhur, jam në besë të tyre”.

Mirënjohje, Durham!

Ti meriton më shumë nga ne për fisnikërinë tënde sublime! E vërteta është se shqiptarët e kanë nderuar dhe e nderojnë edhe sot Durham, pasi ajo u fali zemrën atyre, ndërsa ata mirënjohjen e thellë. Ndaj dhe studimet e saj ata i konsiderojnë si pjesë autentike dhe të pandara të historisë së tyre.

Madje ajo cilësohet e nderohet si një nga figurat më të spikatura të huaja të shekullit të kaluar që ka luftuar për pavarësinë dhe lirinë e Shqipërisë qoftë nga Presidenca, qoftë nga autoritetet dhe institucionet e larta shkencore të vendit tonë.

Megjithatë, ajo duhet vlerësuar më tepër. E para, të njihet më mirë, pasi shumë nga veprat e saj nuk janë përkthyer ende në shqip. E dyta, megjithëse ka shumë materiale dhe dokumente të saj që ruhen në disa akademi të botës, por më tepër në tre muzeume në Londër, asnjë institucion shkencor nuk është kujdesur të paktën t’i shikojë për kuriozitet, jo më që t’i studiojë dhe t’ia paraqesë publikut shqiptar.

E treta, në kuadrin e vlerësimeve që do t’u bëhen figurave historike më tej, edhe asaj t’i jepet një vend më i merituar nderi si një protagoniste dhe luftëtare direkte “shqiptare”. Pasi kështu nderojmë më shumë veten tonë se vetë atë!…/ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Muharrem Gjylbegu, kryetari i Bashkisë, ngriti dy herë flamurin, Hamiti, strateg ushtarak në Luftën e Koplikut, kurse...”/ Historia e familjes së famshme, ku burrat e saj nderuan Shkodrën e gjithë Shqipërinë

Next Post

“Në informacionin tepër sekret dërguar shokut Enver Hoxha nga armiku Kadri Hazbiu, për vend-komandën e Këshillit të Mbrojtjes, ka mashtrime, pasi...”Zbulohet dokumenti i Sigurimit për objektin “Bunk-Art 1”

Artikuj të ngjashëm

“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta
Personazh

“Shqyptarë, ase vagabondët jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë, pasi rreziku ma i madh i Shqypnisë, janë…”/ Çfarë thoshte At Gjergj Fishta, në vitin 1921?

March 9, 2026
“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42
Personazh

“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42

March 8, 2026
“Çfarë tha Fishta për mua dhe ç’më ndodhi kur përktheva katër vargjet e fundit të Dantes në Fushë-Krujë…”?! / Dëshmia e panjohur e Pashko Gjeçit dhe letra për Enverin
Personazh

“Pas ’91-it, kur e pyetën Flora Satën; si ishte e mundur, që ‘Shulja’ me Beqir Minxhozin dhe ato tre zonjat, u larguan nga baza, kurse Qemal Stafa mbeti aty, ajo…”?! / Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 7, 2026
“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
Personazh

“Në vitet 1940 – ‘41, Enver Hoxha si me shaka, e pyeste babain tonë; more Neki Bej, besoj se vëllait të Nuredin Bej Vlorës, ja kanë besuar ruajtjen e parave të sojit tyre…”?! / Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 7, 2026
“Vëllezërit fotografë, Vito, i dërguan një kartolinë Alizotiot, ku në kokën e tij, kishin vënë Papën e Romës, por kur ai u tha se e kishte dërguar në Degë…”/ Historia e panjohur e librarit të Gjirokastrës
Personazh

“Selfot, Omarët, Kokalarët etj., që gëzonin privilegje mbi Hoxhat, ju nënshtruan të parët gjenocidit të Enver Hoxhës, pasi dëshira e tij për t’iu zhvatur pasurinë…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 5, 2026
“Kur Jusufi i tha; nuk kam pse të paguaj taksë për një aeroport, që e kam ndërtuar me këto krahë, si i burgosur politik’, polici shtangu dhe…”/ Ngjarja e rrallë me përkthyesin e famshëm të frëngjishtes
Personazh

“Kur Jusufi i tha; nuk kam pse të paguaj taksë për një aeroport, që e kam ndërtuar me këto krahë, si i burgosur politik’, polici shtangu dhe…”/ Ngjarja e rrallë me përkthyesin e famshëm të frëngjishtes

March 6, 2026
Next Post
“Në informacionin tepër sekret dërguar shokut Enver Hoxha nga armiku Kadri Hazbiu, për vend-komandën e Këshillit të Mbrojtjes, ka mashtrime, pasi…”Zbulohet dokumenti i Sigurimit për objektin “Bunk-Art 1”

“Në informacionin tepër sekret dërguar shokut Enver Hoxha nga armiku Kadri Hazbiu, për vend-komandën e Këshillit të Mbrojtjes, ka mashtrime, pasi...”Zbulohet dokumenti i Sigurimit për objektin “Bunk-Art 1”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme