• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, August 10, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Unë arrita i pari në Durrës, ku u pritëm nga qindra sportdashës dhe Mbreti Zog, që na ftoi në vilën e tij, ku mua më shpërbleu me dy fishek napolona flori, kurse të tjerët…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kampionit të çiklizmit

“Çfarë më tha Mbreti Leka i I-rë, për historianin e gazetarin e njohur Fatos Baxhaku, pas takimit të parë me të dhe…”?! / Dëshmia nga Firenze, e veteranit të gazetarisë sportive
“Unë arrita i pari në Durrës, ku u pritëm nga qindra sportdashës dhe Mbreti Zog, që na ftoi në vilën e tij, ku mua më shpërbleu me dy fishek napolona flori, kurse të tjerët…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kampionit të çiklizmit
“Unë arrita i pari në Durrës, ku u pritëm nga qindra sportdashës dhe Mbreti Zog, që na ftoi në vilën e tij, ku mua më shpërbleu me dy fishek napolona flori, kurse të tjerët…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kampionit të çiklizmit
“Unë arrita i pari në Durrës, ku u pritëm nga qindra sportdashës dhe Mbreti Zog, që na ftoi në vilën e tij, ku mua më shpërbleu me dy fishek napolona flori, kurse të tjerët…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kampionit të çiklizmit
“Kur oficerët e Ministrisë së Brendshme, i thanë Dom Mikelit, për Ernestin; ‘Gjallë e shëndoshë e ke, ai boton në Romë një revistë, ku na shan e na denigron’, ai…”/ Kujtimet e mikut të Kardinalit Koliqi
“Pas 30 vitesh takova Çabejn, ja dhashë dorën edhe pse ai s’ishte me ne, por s’ka bërë krime si Ernest Koliqi që…”/ Shkrimi i ’61-it te “Shejazat”, ku Enveri akuzon Koliqin
“Unë arrita i pari në Durrës, ku u pritëm nga qindra sportdashës dhe Mbreti Zog, që na ftoi në vilën e tij, ku mua më shpërbleu me dy fishek napolona flori, kurse të tjerët…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kampionit të çiklizmit

Nga Namik Mehmeti

Memorie.al / Guljem Koliqi një nga pesë vëllezërit e familjes Koliqi më në zë në Shkodër, i arratisur në Itali me grupin e nacionalistëve shqiptarë pak ditë më parë se të hynte në Tiranë qeveria komuniste e diktatorit Enver Hoxha, shkelte në tokën e vendlindjes së tij Shkodër, mbas 56 viteve. Ajo që e bënte edhe më emocionues dhe përmallues këtë rikthim në vendlindjen e tij, ku kishte lënë dy motrat e vëllaun Mikelin, Kardinalin e parë të Kishës Katolike, të torturuar e dënuar në burgun e Burrelit, ishte dhe një ftesë e Bashkisë së Shkodrës, për të marrë pjesë në përkujtimin e 70 vjetorit të Rrethit të parë çiklistik në Shqipëri, ku në mes pjesëmarrësve kishte pedaluar edhe Guljem Koliqi.

Përkujtimi i këtij eventi sportiv në qershorin e vitit 2000, ishte një organizim i përsosur nga Bashkia e Shkodrës me kryetarin e saj, ish-basketbollistin e “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, ish-i persekutuar nga diktatura komuniste, Filip Guraziu, nga Komiteti Olimpik Rajonal i Shkodrës, me president z. Skënder Bushati, një ish-sportist i talentuar dhe i persekutuar nga regjimi komunist, si dhe Federata Shqiptare e Çiklizmit, me ç’rast organizonte Rrethin 54 Çiklistik të Shqipërisë, me President gazetarin e njohur sportiv, Besnik Dizdari.

Do të ishte dhe një sesion shkencor që do të tregonte vlerat historike të rrethit parë çiklistik që këtë vit do të përkujtohet 100 vjetori i tij. Guljem Koliqi që e ndjente veten të nderuar nga një ftesë e tillë sa sportive aq dhe historike, pasi ishte çmallur me njerëzit e tij të afërt, ku nipi i tij Bepin Kurti, e kishte mirëpritur në apartamentin e tij, shumë miq e dashamirës të 91 vjeçarit Koliqi, gjetën rastin të rikujtonin vitet e rinisë. Me këtë rast pata privilegjin që si gazetar sportiv të intervistoj 91 vjeçarin, ish-çiklistin e “Vllaznisë” Guljem Koliqin, ku falë një kujtese brilante, atë garë çiklistike e përjetonte sikur kish ndodhur sot.

Gjithashtu mund të lexoni

“Minimi i Gjirit të Sarandës, u vendos nga Tito dhe Enveri, më 16 gusht 1947, në Bled të Sllovenisë dhe motovedeta ‘Mujo Ulqinaku’, ku ishte Spiro Kote…”/ Dëshmia e rrallë e ish-zv. komandantit të Forcës Detare

“Për vendosjen e marrëdhënieve me Republikën Federale Gjermane, me SHBA-në e Britaninë e Madhe, bisedimet kishin filluar, duke pasur edhe mendimin pozitiv të Enver Hoxhës…”! / Dëshmia e rrallë e Ramiz Alisë

– “Shkodra ka kenë një qytet ku arti, kultura e sporti e kishin ba të njohur në Europë falë pasionit e dashurisë që kishin shkodranët si nga ana katolike e ajo myslimane, duke afirmuar talente të niveleve evropiane. Edhe në familjen tonë në sa Mikeli u muarr me muzikën, Ernesti me letërsinë si shkrimtar i afirmuar deri në Ministrinë e Arsimit, unë dhe Paçi u përkushtuam sportit që në ato vite, ishin të preferuara futbolli, çiklizmi dhe hipizmi”, – filloi bisedën Guljemi.

Z. Guljem, si ishte organizuar 70 vjet me parë, pra në fillimet e shekullit XX-të, sporti në qytetin e Shkodrës, Guliemi nuk u mendua shumë e na numëroi një pas një, emrat e shoqërive sportive.

“Juventus” ishte një shoqëri sportive me elementë të talentuar në futboll, çiklizëm, not etj. Bashkimi i “Juventusit” me Shoqërinë Sportive “Studenti”, bani të mundur përfshirjen e një brezi sportistësh që do të bënin emër me “Vllazninë” e më pas me “Bashkimin Sportiv Shkodran”.

– Guljemi, çiklist e futbollist, po kështu Paçi po futbollist, kishit mundësi që në Itali, në Bari, ku ju jetonit të tregonit talentin e pasionin tuaj”?

“Ishte një biçikletë ‘Bianki’ një firmë e njohur edhe në Shqipëri në vitet e Monarkisë Zogiste, më shtyri të provojë talentin e forcën time edhe në disa gara kombëtare e ndërkombëtare, me çiklistët italianë e evropian. Kujtoj garën e parë ku merrnin pjesë rreth 700 çiklistë profesionistë e amatorë në Bari, ku u rendita i shtati dhe në garën e dytë i njëmbëdhjeti.

Po krahas biçikletës ‘Bianki’, mbaja pranë vetes edhe topin e futbollit, atë top e solla nga Shkodra. Luanim me skuadra italiane në Bari, ku praktikohej futbolli me nga gjashtë veta si ekip. Luanin të gjithë italianë, unë isha i vetëm si shqiptar dhe kujtoj se në mes 14 skuadrave, ekipi ku luaja unë si sulmues, zuri vendin e dytë”.

(Guliemi na tregon dhe një foto të gazetës ‘Messaggiorno’ të viteve 1920, ku citonte se vëllezërit Koliqi, Paçi e Guljemi, premtojnë shumë për tu afirmuar si futbollistë. Edhe pse vitet kishin bërë punën e tyre, Guljemi asokohe 91 vjeçar, në atë intervistë të parë për një gazete sportive, e kujtonte edhe “Sportin Shqiptar”, me drejtor radio-kronistin e gazetarin e mirënjohur, Anton Mazreku, për të cilin Guljemi fliste me shumë respekt).

– Z. Guljem, ruani kujtime nga rikthimi i juaj ne vitin 1922 në qytetin tuaj të lindjes, në Shkodër”?

“U riktheva në mes shokëve të mi të fëmijërisë, duke gjetur shumë ngrohtësi dhe një interesim të madh sesi do ta organizonim jetën sportive. Krijuam Shoqërinë ‘Juventus’, me pjesëmarrjen jo vetëm të rinisë katolike por, edhe asaj myslimane. Formuam skuadrën e futbollit dhe afruam një grup të apasionuar pas çiklizmit.

I kam të freskët emrat e atyre shokëve që sot nuk jetojnë, si Rud e Marketin Gurashi, Luigj Radoja, Kel Abati, Lec Ndreka, Shefqet Keçiçi, Gaspër Gurashi, Rexhep Krasniqi, Mark Berisha etj. Kemi qenë shoqëri serioze dhe kur u bashkuam bashkë me Shoqërinë Sportive ‘Studenti’, afruam shumë të rinj të talentuar që luajtën me ekipet e ‘Vllaznisë’ e ‘Bashkimit Sportiv Shkodran’”.

-Jeni fitues i garës së parë çiklistike Shkodër- Koplik, e kujtoni gëzimin e fitores tuaj të parë?

– “Ka qenë me të vërtetë një garë ku unë tërhoqa vëmendjen jo vetëm si fitues i garës, por biçikleta ime firmës ‘Bianki’, ngjalli shumë kureshtje tek pranishmit. Firma ‘Bianki’ desht të më jepte të drejtën e shitjes së këtyre biçikletave në Shqipëri, gjë që nuk e pranova. Ishte jo vetëm jehona që bëri kjo garë por dhe reklamimi i firmës ‘Bianki’, që i angazhuan shtypin italian të shkruante për këtë ngjarje sportive”.

– Deri tek rrethi i parë çiklistik, sigurisht që janë zhvillue gara të tjera?

– “Po, ajo Shkodër- Tiranë, ishte një garë që kaloi kufijtë e interesimit, dhe përsëri fitues isha unë. Dua të shpreh një konsideratë për organizatorin e këtyre garave, jo vetëm të çiklizmit, por të atletikës e futbollit, Palok Nikën. E quanim Kapiten Paloka, çka në të vërtetë në Mbretërinë e Zogut, ka qenë ushtarak. Shumë serioz dhe autoritar. Nuk e ka ba atë punë vullnetarisht, është pague nga Qeveria e Mbretit Zog. Fjala tij kishte peshë dhe sportin e kishte në gjak”.

– Po rrethi i parë çiklistik që përkon me ardhjen tuaj 75 vjet më parë, si ruhet në kujtesën e një 91 vjeçari?

– “Unë e quaj gjithmonë ‘Xhiro e Shqipërisë’. Edhe pse jeta më kishte sjellë të tjera angazhime e përplasje, unë ‘Xhiron e Shqipërisë’ e kam sjellë në kujtesë me shokët e miqtë. Por tashti që u ndodha në këto festime përkujtimore, mendoj se si ky popull me të gjithë këto halle që ka kalue në një diktaturë të egër, më të egrat në Evropën e Lindjes Komuniste, nuk kishte harruar historinë e sportit.

Kur shkruhej për këto ngjarje për sportin shqiptar të atyre viteve, emri im dhe i shokëve të mi të persekutuar nga regjimi komunisto-enverist, u bihej vizë. Emnin e Kapiten Nikës ishin të detyruar ta përmendnin se ndryshe nuk mund të shkruhej për këto evente. Evropa ka pas të drejtë me shkrue për Xhiron e Shqipërisë, pasi në Ballkan nuk ishte zhvillue një aktivitet i tillë”.

-Dhe si e kujtoni startin e dhënë në Shkodër të këtij aktiviteti?

– “Tek ‘Milet-Baçe’, (‘Lulishtja popullore’), ishin grumbullue me qindra qytetarë shkodranë, myslimanëve e katolik, orkestra frymore e Bashkisë, përshëndetje e fotografi, pasi kujtoj se fotografi Shan Pici, do ishte i pranishëm për gjate zhvillimit të ‘Xhiros’. Unë hyra në garë për të konkurrue për vend nderi por, për arsye shëndetësore u tërhoqa. Desha të kthehesha në Shkodër, por Paloka më afroi pranë shtabit të tij”.

– Kujtoni ndonjë emër që të ketë qenë krahu i djathtë i Kapiten Nikës në këtë aktivitet?

– “Po, ishte Hysen Lohja, një profesor i njohur në Shkodër, me një kontribut të madh për sportin, duhet pyetur Hyseni se ka qenë gjithnjë afër Palokës. Më thanë se Paloka paska lanë dhe një dorëshkrim për historinë e sportit shkodran”.

– A keni mbresa të tjera nga “Xhiro Shqipërisë”, me gjithë se kanë kalue tre çerek shekulli?

– “Duke ndjekur shokët e mi në garat për gjatë rrugëve të vështira të Shqipërisë, hyra në konkurrim në etapën Tepelenë-Gjirokastër, pa të drejtë klasifikimi, ku dola i pari. Kemi kalue dhe në tokën greke, Doliana, 20 km. larg Kakavijës.

Etapa e fundit, finishi në Tiranë, pritja madhështore ku mijëra vetë na duartrokisnin për guximin dhe karakterin sportiv që kishim tregue. Na pritën përfaqësues të Bashkisë, Prefekturës dhe përfaqësues të Qeverisë së Mbretit Zog i I-rë. Një Toptanas, nuk e kujtoj emrin, shtroi një pritje të madhe. Na thanë që të nesërmen na pret vetë Mbreti Zog I-rë në Durrës.

Dhe për këtë, nisja nga Tirana, drejt Durrësit, do të bëhej në formën e një gare të vërtetë, ku isha dhe unë pjesëmarrës. Unë arrita i pari në finish dhe përsëri u duartrokitëm nga qindra sportdashës. Në Vilën e Mbretit Zog, u pritëm nga vetë Mbreti, i cili na përgëzoi për vullnetin e shpirtin e sakrificës që kishim tregue.

Vetë ai na shpërbleu, mua me dy fishek napolona ari, si fitues i garës dhe Palokës i dha po dy fishek napolona ari, për t’ia shpërndarë çiklistëve. Mbreti Zog i I-rë mbajti dhe një fjalim për rëndësinë e zhvillimit të sportit, çka na la përshtypje se e donte sportin dhe përkrahte e, i bënte thirrje rinisë, që të ushtronte sportin në të gjitha degët.

Po nuk mund të mos shprehem edhe për shokët e mi, që nderuan Shqipërinë, duke e çuar zanin e saj në gazetat në Itali, Jugosllavi, Greqi e në Ballkan, si; Jonuz Gjylbegu, që u shpall fitues i ‘Xhiros’, Aleks Haveriqin, Rud Gurashin etj., që kanë qenë sportistë të rrallë. Jonuzi ka kalue vite të tana në Parma të Italisë.

Gjeja emrin një me mbiemër Gjeloshi, se ka qenë sportist për t’u admirue. Po një farë Muhamet Halili, kam pas miqësi të madhe me të. Ka pas shpirt sportisti dhe organizator i aftë. Kujtoni këto figura se i kanë dhënë shumë sportit shqiptar, se diktatura nuk i kujtoj. Shqipëria nuk ka pas sport vetëm pas lufte. Duhet njohur ajo histori që ka lënë pas djem që kanë luajt me Shkodrën dhe përfaqësue edhe Shqipërinë”.

– Po në Cetina 1927, ju ka lënë kujtime?

“Ajo në Cetinë ishte një Olimpiadë Ballkanike. Në garën 22 km. në çiklizëm unë dola i pari, kisha përkrahje nga tifozët se më njihnin, Gjylbegu i dyti, Rrrok Gurashi i treti. Ka qenë edhe një atlet, Pjetër Andoni, nuk e di si ka shkue jeta e tij. Ka lanë namë në 100 m., ku doli i pari”.

– Rikthimi në qytetin tuaj të lindjes Shkodër, ju ka dhënë energji e rinue!

“Po me të vërtetë jam rinue, sporti të falë jetë. Falënderoj gjithë shkodranët, më kanë ardhë në shtëpi me më takue, më kanë ngjallë shumë emocione. Falënderoj Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, z. Filip Guraziun, për ftesën që pata fatin të ndjek gjithë programin e larmishëm, me rastin e 75 vjetorit të ‘Xhiros së Shqipërisë’, si dhe finishin e rrethit çiklistik të Shqipërisë, ku fituesit i dhashë dhe medaljen e vendit të parë”. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Të gjithë të pandehurit kërkuan mëshirë, kurse Koço Plaku s’kërkoi, s’pranoi se ishte spiun, por të dënohet me rreptësinë më të madhe...”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

Next Post

“Sazani dhe porti Vlorës kanë vlerë potenciale si baza për mbajtjen e anijeve, nëndetëseve etj., dhe në ishullin e Sazanit sovjetikët po ndërtojnë disa objekte...”/ Raporti sekret i CIA-s, nëntor 1951.

Artikuj të ngjashëm

“Minimi i Gjirit të Sarandës, u vendos nga Tito dhe Enveri, më 16 gusht 1947, në Bled të Sllovenisë dhe motovedeta ‘Mujo Ulqinaku’, ku ishte Spiro Kote…”/ Dëshmia e rrallë e ish-zv. komandantit të Forcës Detare
Intervista

August 8, 2025
“Për vendosjen e marrëdhënieve me Republikën Federale Gjermane, me SHBA-në e Britaninë e Madhe, bisedimet kishin filluar, duke pasur edhe mendimin pozitiv të Enver Hoxhës…”! / Dëshmia e rrallë e Ramiz Alisë
Intervista

“Për vendosjen e marrëdhënieve me Republikën Federale Gjermane, me SHBA-në e Britaninë e Madhe, bisedimet kishin filluar, duke pasur edhe mendimin pozitiv të Enver Hoxhës…”! / Dëshmia e rrallë e Ramiz Alisë

August 6, 2025
“Duke kërkuar tani lidhur me të vërtetën e vetëvrasjes së Nakos Spiros, përshtypja ime dhe këtë do t‘ia thoja edhe Liri Belishovës në sy, është që atë…”/  Dëshmia e rrallë e Ramiz Alisë
Intervista

“Duke kërkuar tani lidhur me të vërtetën e vetëvrasjes së Nakos Spiros, përshtypja ime dhe këtë do t‘ia thoja edhe Liri Belishovës në sy, është që atë…”/ Dëshmia e rrallë e Ramiz Alisë

August 5, 2025
“Rreth orës 22.00, Mehmet Shehu, hapi derën e hyrjes në katin e parë, doli pak aty dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e kryeministrit
Intervista

“Po të kishte qenë Mehmeti agjent i KGB-së, CIA-s etj., do ta kishte përmbysur regjimin me kohë, por, të nesërmen e vetëvrasjes së tij, më thirri Enveri dhe më tregoi…”! / Dëshmia e rrallë e Ramiz Alisë

August 4, 2025
“E gjithë Evropa Lindore ka qenë në mendjen dhe vizionin e tij, por për herë të parë, kam dëgjuar të flitej për Shqipërinë nga ai, kur…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-Presidentit  të SHBA-së, Ajzenhauer

July 30, 2025
“Oficer i lartë i CIA-s, Peter Boevé, si ‘kryetar’ i Partisë Komuniste Holandeze, erdhi në Tiranë, ku takoi Enver Hoxhën…”/ Dëshmia e rrallë nga Hollanda, se si u mashtrua udhëheqësi i Shqipërisë?!

July 24, 2025
Next Post
“Sazani dhe porti Vlorës kanë vlerë potenciale si baza për mbajtjen e anijeve, nëndetëseve etj., dhe në ishullin e Sazanit sovjetikët po ndërtojnë disa objekte…”/ Raporti sekret i CIA-s, nëntor 1951.

“Sazani dhe porti Vlorës kanë vlerë potenciale si baza për mbajtjen e anijeve, nëndetëseve etj., dhe në ishullin e Sazanit sovjetikët po ndërtojnë disa objekte...”/ Raporti sekret i CIA-s, nëntor 1951.

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme