• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, April 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Turp i madh, një polici e tërë lufton me armë me një të çmendur, kuadrot tanë, s’janë të përgatitur të ndeshen trup me trup…”! / Raportet sekrete të Sigurimit për ngjarjen që tronditi Korçën më 12 dhjetor ’87

“Vitali Paska dhe Zhak Jumba, me shtetësi kongoleze, agjentë të Zbulimit amerikan, jugosllav, grek, italian e turk…”/ Letra e Hekuran Isait dhe e Pëllumb Kapos në ’82-in
“Turp i madh, një polici e tërë lufton me armë me një të çmendur, kuadrot tanë, s’janë të përgatitur të ndeshen trup me trup…”! / Raportet sekrete të Sigurimit për ngjarjen që tronditi Korçën më 12 dhjetor ’87
Raporti i Sigurimit: “Në 1979-ën në rrethin e Korçës kishim në përpunim 45 agjentë të zbulimeve të huaja, të cilët…”/ Informacioni për Enver Hoxhën
“Si u zbulua autori i vrasjes dhe grabitjes së profesorit të njohur të universitetit të Tiranës në ’90-ën, në shtëpinë e…”?! / Dëshmia e profesorit të njohur të Mjekësisë – Ligjore
“Ja njerzit e Sigurimit që më arrestuan në fshatin tim, Markat dhe më dërguan në Degën e Brendshme të Sarandës, ku….”/ Dëshmia nga SHBA-ve e të arratisurit në ’85-ën
“Turp i madh, një polici e tërë lufton me armë me një të çmendur, kuadrot tanë, s’janë të përgatitur të ndeshen trup me trup…”! / Raportet sekrete të Sigurimit për ngjarjen që tronditi Korçën më 12 dhjetor ’87
Revista zvicerane: Shqipëria “Kina e vogël e kuqe  Europës”, me 25 mijë policë, fëmijët informatorë të Sigurimit, priftërinj fshesaxhinj?!
“Dy oficerët e Sigurimit në Degën e Krujës, më mashtruan dhe firmosa dokumentin sikur isha i dërguari i UDB-së për…”/ Dëshmia e rrallë e kosovarit që u arratis në 1960-ën

Nga DASHNOR KALOÇI

Memorie.al / Ka qenë 14 dhjetori i vitit 1987, kur një ngjarje tejet e rëndë tronditi mbarë qytetin e Korçës. Në një nga lagjet e saj, në një pallat banimi diku pranë Stadiumit “Skënderbeu”, gjatë ndjekjes nga forcat e policisë, një qytetar “problematik”, humbi jetën, pasi ra nga kati i pestë i apartamentit ku ai banonte me familjen e tij. Lidhur me vdekjen tragjike të tij, u dhanë versione nga më të ndryshmet për mënyrën se si ndodhi ajo, edhe pse “skenën” makabre e të shtënat e armëve i panë dhe dëgjuan me dhjetëra qytetarë që ishin grumbulluar afër atij pallati, siç ndodhte rëndom në ato vite, kudo ku kishte ngjarje “të jashtëzakonshme” dhe prezencë të forcave të policisë!

Po cili ishte qytetari “problematik” që humbi jetën në mënyrë tragjike duke “rënë” nga kati i pestë i pallatit dhe përse në ato momente ndodheshin aty forca të shumta të policisë? Përse ajo ngjarje u mbajt e fshehtë nga Dega e Brendshme e qytetit të Korçës, e cila nuk e referoi atë pranë Degës së Përgjithshme në Ministrinë e Brendshme në Tiranë, ku si rregull, raportohej me hollësi edhe për një plagosje të lehtë të një qytetari që mund të rrëzohej nga motoçikleta, e jo më një vdekje, madje tejet tragjike?!

Dokumentet arkivore në fjalë që po publikojmë në këtë shkrim, duhet theksuar se janë unike për nga vërtetësia, gjë e cila pasqyrohet në korrespondencën operative midis Degës së Punëve të Brendshme të Korçës dhe ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Hekuran Isai, nëpërmjet së cilës zbulohet jo vetëm kronika e një vdekjeje të paralajmëruar, por edhe patologjia e sistemit në vitet e fundit të regjimit komunist.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur Kapidan Mark Gjomarku, n’bised’e sipër i tha Patër Anton Harapit, se prej vrasjes At Shtjefën Gjeçovit e, deri n’botim të ‘Kanunit’, Kleri Katolik…”/ Refleksionet e studiuesit nga SHBA-ja

“Prej vjetit 1944 e, deri në 1990-ën, ‘Kanuni’ kje identifikue veç me gjakmarrjen edhe e keqja âsht se edhe sot e kësaj dite, vazhdohet…”/ Refleksionet e studiuesit Mërgim Korça, nga SHBA-ja

Ajo që fillimisht u raportua si një vetëvrasje përmes, hedhjes nga lartësia e katit të pestë, pas verifikimeve të mëtejshme, rezultoi të ishte pasojë e një ndërhyrjeje brutale dhe të paaftë të forcave policore, madje vetë zv. shefit të policisë së Degës së Brendshme të rrethit të Korçës, Demir Rifat Drita! Dokumenti arkivor tregon qartë, se si drejtuesit kryesorë të Policisë së atij qyteti, (si Petrit Dashi), në tentativën për të mbajtur të fshehtë krimin e tyre, udhëzuan që në librin e ngjarjeve, të mos shënoheshin të gjitha hollësitë, duke u përpjekur të fshihnin faktin, se ndaj viktimës ishte qëlluar me armë zjarri!

Por siç do të shikojmë dhe nga shënimet e ministrit Hekuran Isai, ato demaskojnë një polici që “lufton me armë me një të çmendur” dhe paaftësinë e kuadrove për t’u ndeshur “trup me trup” me keqbërësit, duke preferuar përdorimin e pistoletës ndaj një njeriu të pambrojtur dhe në krizë nervore. Dokumenti mbyllet me njoftimin për arrestimin e zv. shefit të policisë, Demir Rifat Drita, duke shënuar një nga rastet e rralla, ku dhuna policore u ndëshkua (edhe pse nën presionin e “turpit” institucional).

Nisur sa më sipër, këto dokumente janë një dëshmi rrëqethëse dhe tejet të rëndësishme, pasi tregojnë funksionimin e mekanizmit shtetëror të asaj kohe, ku edhe si rezultat i pamundësisë për të fshehur atë ngjarje të tënde, përplasen raportimet zyrtare, tentativa për mbulimin e së vërtetës dhe reagimi i ashpër hierarkik.

Lidhur me këtë dhe të tjera rreth asaj ngjarje tejet të rëndë që tronditi mbarë qytetin e Korçës në atë mes dhjetori të acartë të vitit 1987, (për të cilën edhe sot pas afro katër dekadash çuditërisht nuk është shkruar as një rresht), na njohin dokumentet arkivore sekrete në fjalë (me faksimilet përkatëse) të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme, (tashmë të deklasifikuara), të cilat hedhin dritë për gjithçka ndodhi atë ditë aty, si dhe për të gjitha makinacionet që përdori Dega e Brendshme e Korçës, jo vetëm për ta mbajtur të fshehtë atë ngjarje, por edhe për ta paraqitur si vetëvrasje!

DOKUMENTI SEKRET I MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, KU DEGA E BRENDSHME E KORÇËS, INFORMON MINISTRIN HEKURAN ISAI, MBI NGJARJEN KU POLICIA VRAU SHTETASIN MANOL TROJA

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                         SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                     Tiranë, më 14.12.1987

DEGA E PËRGJITHSHME                                                                                                                                                                      INFORMACION

Lidhur me kërkesën Tuaj shoku ministër, për ngjarjen e Korçës, mbi vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i pestë të Manol Vangjel Troja, u sqarua si më poshtë:

Ngjarjen e ka raportuar Dega e Punëve të Brendshme Korçë, shefi i Policisë, Bashkim Kushe, të cilën e ka thënë të plotë me të gjitha karakteristikat e rrethanat.

Konkretisht si e ka thënë faktin e ndërhyrjes së policisë dhe të zëvendës shefit, i cili në përpjekje për ta kapur Manol Trojën, viktima ka tentuar ta godasë me një hekur – levë dhe për t’ju shmangur goditjes, e ka qëlluar edhe me pistoletë.

Viktima i trembur dhe i acaruar, ka mundur t’u shpëtojë policëve dhe pasi ka hipur në katin e pestë, i zhveshur lakuriq, është hedhur dhe ka gjetur vdekjen.

Ngjarja i është referuar oficerit të shërbimit operativ, shokut Rakip Nelaj, i cili e ka marrë të plotë, por përgjegjësi i grupit të shërbimit operativ, shoku Petrit Dashi, i ka thënë shokut Guri Papa, që në librin e ngjarjeve të mos shënohen të gjitha hollësitë që jepte Dega e Punëve të Brendshme Korçë, pasi nuk është nevoja.

Përshkrimi i ngjarjes në komunikatën operative të datës 14.12.1987, është shënuar i plotë, në përputhje me shënimin që është marrë më datën 12.12.1987.

KRYETARI I DEGËS SË PËRGJITHSHME

                          BAUDIN KAZANI

SHËNIMI I MINISTRIT HEKURAN ISAI, MBI DOKUMENTIN KU PËRSHKRUHET NGJARJA E RËNDË E NDODHUR NË QYTETIN E KORÇËS, ME DT.12.12.1987, KU POLICIA VRAU NJË QYTETAR

Pse mos thotë Korça që zv/shefi e ka goditur në gjoks me nje plumb, pastaj është hedhur nga kati?

Hekuran Isai

DOKUMENTI SEKRET I MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, KU DEGA E BRENDSHME E KORÇËS, INFORMON MINISTRIN HEKURAN ISAI, MBI RRETHANAT E NGJARJES SË RËNDË, KU ZV/SHEFI I POLICISË, DEMIR RIFAT DRITA, VRAU SHTETASIN MANOL TROJA

SEKRET

                       Ekzemplar i vetëm

                      Tiranë, më 14.12.1987

                                                               S K J A R I M

Në lidhje me shënimin Tuaj, për të vërtetuar nëse është qëlluar me armë nga zv/shefi i policisë në drejtim të viktimës Manol Troja dhe nëse është goditur në trup, sqarojmë:

Nga ana e zv/shefit të policisë Bashkim Kushe, u është thënë shokëve të shërbimit operativ, në kohën që është zhvilluar përleshja, për ta nënshtruar viktimën nga ana e pjesëtarëve të familjes, mjekut dhe policisë, dhe me që kjo nuk ishte bërë e mundur, pasi ai i ka kërcënuar me levë për t’i goditur, zv/shefi i policisë ka shtënë me armë për ta trembur, dhe pasi u ka shpëtuar atyre, është futur në dhimë duke mbyllur derën dhe është hedhur nga ballkoni.

Nga ky njoftim i bërë prej shefit të policisë, nuk rezulton që ai të ketë thënë, se është goditur në gjoks me plumb.

Për të skjaruar pse Dega e Punëve të Brendshme Korçë, nuk thotë të vërtetën, u bisedua me kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme, shokun Arif Hasko dhe zv/kryetarin e Hetuesisë së rrethit, shokun Marenglen Rrapi, i cili është dhe hetues i çështjes, dhe rezulton se kjo çështje nuk është analizuar akoma, për faktin se nuk dihej si rrethanë nga kryetari i Degës, që nuk është dhënë informacion i plotë grupit të shërbimit operativ, dhe tani që ajo është bërë e qartë, analiza nuk është bërë akoma, për të mos ndikuar negativisht në hetimin e çështjes, pasi ndaj zv/shefit të policisë ka filluar çështja penale.

Shokët e Korçës thonë se zv/shefi i policisë ka qëlluar me armë viktimën, në kohën që ai ka qenë i kacavjerur jashtë parvazit të ballkonit.

             PETRIT DASHI                BAUDIN KAZANI

SHËNIMI I MINISTRIT HEKURAN ISAI, MBI DOKUMENTIN KU PËRSHKRUHET NGJARJA E RËNDË E NDODHUR NË QYTETIN E KORÇËS, KU AI URDHËRON ARRESTIMIN E ZV / SHEFIT TË POLICISË

Kam dhënë urdhër të analizohet, zv/shefi të arrestohet.

Turp i madh, një polici e tërë lufton me armë me një të çmendur.

Dhjetë herë të ishte goditur me levë hekuri, përsëri duhej të mos e qëllonte.

Ai që ka frikë nga një plagosje e lehtë, ai është frikacak, nuk bën për organet tona.

Duhet të nxjerrim dhe konkludojmë:

  • Kuadrot nuk i kemi të përgatitur të ndeshen trup me trup.
  • Ka shkelje të urdhrit mbi përdorimin e armës.
  • Kjo që ndodhi, duket shumë e dështuar
  • Sepse qytetari pati besim tek policia, kurse ajo ja vrau djalin që kishte, ra në fatkeqësi ndoshta dhe të përkohshme.

                     HEKURAN ISAI

 DOKUMENTI SEKRET I MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, KU NJOFTOHET LIDHUR ME ARRESTIMIN E ZV / SHEFIT TË POLICISË SË KORÇËS, DEMIR DRITA, I CILI VRAU SHTETASIN MANOL TROJA 

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                           SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                Tiranë, më 15.12.1987

DEGA E PËRGJITHSHME                                                                                          

                                                SEKRET

                                       Ekzemplar i vetëm

                                       Tiranë, më 15.12.1987

KORÇA

Më datën 14.12.1987, u arrestua ish – zv. shefi i policisë Korçë. Demir Rifat Drita, vjeç 34, lindur në Ersekë dhe banues në Korçë, anëtar partie, se ka kryer krimin e vrasjes nga pakujdesia e Manol Vangjel Trojës, që bëhet fjalë në komunikatën operative të datës 14.12.1987/ / Memorie.al

              KRYETARI I DEGËS SË PËRGJITHSHME

                                BAUDIN KAZANI

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur po shkonin nga Instituti i Fizkulturës, pasi andej kishte edhe vajza, diku në një cep të pistës, në kërcim së larti, ishte duke...”/ Historia e panjohur e mjeshtërve të mëdhenj të sportit: Pronjari - Zaçe

Artikuj të ngjashëm

“Nga ‘Historia e Sigurimit të Shtetit’, e botuar në vitin 1974, nxirren mjaft të dhëna rreth diktaturës, si… “/ Ana e panjohur e krimeve të regjimit komunist, shqiptaro-jugosllav
Dossier

“Kur Kapidan Mark Gjomarku, n’bised’e sipër i tha Patër Anton Harapit, se prej vrasjes At Shtjefën Gjeçovit e, deri n’botim të ‘Kanunit’, Kleri Katolik…”/ Refleksionet e studiuesit nga SHBA-ja

March 31, 2026
“Prej vjetit 1944 e, deri në 1990-ën, ‘Kanuni’ kje identifikue veç me gjakmarrjen edhe e keqja âsht se edhe sot e kësaj dite, vazhdohet…”/ Refleksionet e studiuesit Mërgim Korça, nga SHBA-ja
Dossier

“Prej vjetit 1944 e, deri në 1990-ën, ‘Kanuni’ kje identifikue veç me gjakmarrjen edhe e keqja âsht se edhe sot e kësaj dite, vazhdohet…”/ Refleksionet e studiuesit Mërgim Korça, nga SHBA-ja

March 30, 2026
“Nuk ju mjaftuene dhetvjeçarë, tue gjykue e predikue n’bazë moralit komunist, po edhe sot vazhdoni e propagandoni, se si Këshillat Nac-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit nga SHBA-ja, për ‘Kanunin’
Dossier

“Nuk ju mjaftuene dhetvjeçarë, tue gjykue e predikue n’bazë moralit komunist, po edhe sot vazhdoni e propagandoni, se si Këshillat Nac-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit nga SHBA-ja, për ‘Kanunin’

March 29, 2026
“Daut Gumeni mbajti një qëndrim shumë armiqësor në gjyq, duke argumentuar pikpamjet e tij…”/ Zbulohet raporti sekret i Sigurimit, 27 mars ’70; Populli Tepelenës kërkoi dënimin me vdekje të poetit nga Gusmari
Dossier

“Daut Gumeni mbajti një qëndrim shumë armiqësor në gjyq, duke argumentuar pikpamjet e tij…”/ Zbulohet raporti sekret i Sigurimit, 27 mars ’70; Populli Tepelenës kërkoi dënimin me vdekje të poetit nga Gusmari

March 28, 2026
“Shoferin e zuri gjumi dhe makina u përmbys, i zuri poshtë të gjithë e mori flakë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit nga ngjarja e vitit ’49 në dalje të Milotit, ku vdiqën 20 nxënës nga Kukësi
Dossier

“Shoferin e zuri gjumi dhe makina u përmbys, i zuri poshtë të gjithë e mori flakë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit nga ngjarja e vitit ’49 në dalje të Milotit, ku vdiqën 20 nxënës nga Kukësi

March 27, 2026
“Në Klos vdiqën 5 persona nga një familje, në Patos 9 të vdekur e 5 të plagosur, në Prekal vdiqën 28 dhe 36 të plagosur,  në Fushë-Bulqizë…’ / Raportet sekrete të Sigurimit, me aksidentet tragjike në vitet ’70 – ‘80
Dossier

“Në Klos vdiqën 5 persona nga një familje, në Patos 9 të vdekur e 5 të plagosur, në Prekal vdiqën 28 dhe 36 të plagosur, në Fushë-Bulqizë…’ / Raportet sekrete të Sigurimit, me aksidentet tragjike në vitet ’70 – ‘80

March 26, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme