• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, May 31, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar

Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al

Nga Vepror Hasani

Memorie.al / Për “Mjeshtrin e Merituar” Teodor Vaso, dekoruar me ‘Medaljen e Artë’ për merita të shquara në sport, futbollist nga vitet 1957-1973 dhe trajner nga viti 1973 e deri pak vite më parë, vijnë një sërë vlerësimesh nga koleget e tij, nga trajnerët, gazetat vendase dhe të huaja. Bashke me emrin e Todo Vasos, gjejmë dhe shumë emra të tjerë futbollistësh të talentuar. Të gjithë së bashku formojnë një konstilacion yjesh, që nuk do të kenë të shuar. Cilët janë ata? Do t’i gjeni më poshtë.

Trajneri sovjetik N.M Lukshinov, nëntor 1960:

“E gëzueshme për futbollin shqiptar është, se kanë dalë mjaft të rinj: Halili, Pano, Bushati, Frashëri, Dingu, Pilika, T. Vaso, Mema etj, që janë një e ardhme e mirë e futbollit tuaj”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut

“Gazeta franceze ‘Sud West’, ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’…”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!

Gazeta ‘Hurriyet’, 14 aralik 1970, Turqi-Shqipëri:

Vlerëson me skedinë me nota yje ekipin shqiptar: “Dinella 1 yll, 2 zëvendësues, Dhales 2, Berisha 2, Ziu 2, Vaso 4, Çeço 3, Ragami 3, Pano 3, Zhega 2. Gazeta vlerëson me 4 yje Teodor Vason, si lojtarin më të mirë të ekipit shqiptar për ndeshjen. “Golin e shënoi Ziu, kurse mesfushori rregullator i lojës, Vaso, dhe centëralfi Bizi, ishin maja e shkëlqyer e lojës së tyre”.

Helmut shën, 17-12.1967:

“Unë dua t’i bëj një kompliment shumë të madh skuadrës shqiptare dhe trajnerit të saj, kolegut tim Loro Boriçi. Më pëlqyen Shllaku, Pano, Mema dhe Vaso. Shllaku është një kapiten i mirë. Dëshiroj që skuadra shqiptare, të luajë përherë kështu: mirë, fort, bukur. Ndonëse fituam, barazimi do të ishte më i drejtë, pra do të isha dakord edhe me rezultatin 1-1. Shqiptarët nuk shënuan më shumë se ne. Më pëlqyen lojtarët tuaj, sidomos Bizi, Vaso, Dinella e, si ngaherë Pano”.

Koço Dinella, “Sporti popullor”, 26 tetor 1982:

“Shembuj të një pune të tillë, unë i gjeta aty në ekip: Janku, Frashëri, Vaso, Mema etj., u bënë për mua frymëzues për stërvitje me ngarkesa të larta”.

Ilia Shuke, ish-trajner i kombëtares shqiptare , pas bisedës në RTVSH: “30 vjet ndeshje, me RFGJ”!

“Teodor Vaso është mbrojtësi i majtë më i mirë deri më sot, i ekipit kombëtar shqiptar”.

Maksim Tuxhari, trajner i Skënderbeut 1974-1981:

Të jesh i suksesshëm, duhet të jesh njeri me vlera dhe pikërisht ky është çelësi i suksesit në karrierën futbollistike të mikut tim, Todo Vaso. Në memorien time, nuk shlyhen kurrë pamjet e lojës së tij si mbrojtës i nivelit ndërkombëtar. Ai fiton gjithmonë duelet futbollistike me sulmuesit rivalë, por njëherësh, duke u bërë konkludues i shquar i golave për skuadrën tonë ‘Skënderbeun’; si kapiten i ekipit, ishte organizator i cilësuar”.

Besnik Dizdari, “Sporti shqiptar”, 26.03.1995:

“Edhe unë, si shumë të tjerë, e dua ‘Skënderbeun’, historinë të cilën e ka bërë Samsuri, e Plluska, Servet Gora e Klani Marjani e, madje dhe Anton Mazreku. Mbas luftës ‘Skënderbeu’ është personifikim i Koçes, Larës, Qirinxhiut, Ndinit, Lubonjës, Çelës, Miles, Tuxharit, Prodanit, Dvoranit, Pilikës, e Raqi Piskut, të cilët vetëm luftuan të mbanin një traditë. ‘Skënderbeu’, është i Todo Vasos – legjendës së kombëtares së Shqipërisë, stoikët e paharrueshëm të Gjermanisë”!

Sabah Bizi, gazeta “AKS” 3-4 qershor, 1995

“Të luaje me futbollistë të tillë shqiptarë, si Fatmir Frashëri, Lin Shllaku, Ramazan Rragami, Teodor Vaso e Panajot Pano ose, kundër Shnelinger, Overat, Bekenbauer, Myler, Xhaiç etj., është jo vetëm një kënaqësi, por edhe obligim i madh”.

Intervista e Dhimitër Xhambazit, më 5 tetor 1999, në shpalljen e 11 futbollistëve më të mirë korçarë, për shekullin:

“Idhulli im ka qenë Teodor Vaso. Unë u them brezave të futbollit që janë edhe sot, të mësojnë jo vetëm nga niveli futbollistik, por nga gjithë jeta e tij, nga gjithçka sesi ai jeton, regjimin, që ka vënë në shërbim të futbollit”.

Medin Zhega, trajner i kombëtares shqiptare, 2001, nga biseda, , në RTV Shqiptar, mars 2001

“Kishim një ekip me futbollistë shumë të talentuar, mund të them se këta janë këtu: Teodor Vaso, Ali Mema, që ishin anëtarë të atij informacioni të madh 1976, sigurisht edhe Panajot Pano, më i madhi futbollist shqiptar, Sabah Bizi, Ramazan Rragami, unë thashë Teodor Vaso, Ali Mema, Lin Shllaku, Mihal Gjika”.

Besnik Dizdari, “Futbolli shqiptar- magazinë”, 08 tetor 2003:

“Forca dhe elasticiteti i portierit Mikel Janku, përballë të cilit qëndronte treshja e pakalueshme e mbrojtjes; Mihal Gjika- Spiro Gjika- Teodor Vaso, e udhëhequr prej përvojës së pagabueshme të korçarit të madh, 11-shi i trajnerit Refik Resmja, regjistronte në historinë e tij, një kujtim madhështor të futbollit. Është një perlë që vazhdon të shndrisë. Dy ndeshje ‘Partizani’-‘Torino’, Kupa e Kupave të Evropës”.

Ramazan Bigza, “Sporti shqiptar”, 4 maj 2006:

“Dikur ka ekzistuar karakteri sportiv. Në fushat e futbollit, nuk ka më futbollistë si; Muhamet Dibra, Preng Gjeloshi, Skënder Halili, Refik Resmja, Frederik Çapaliku, Hajrullah Lekaj, Teodor Vaso, Sabah Bizi, Lefter Millo etj. Ata i dhanë lojës shpirtin e pastër, gjithçka, që do të thotë forcë karakteri. Është kjo arsyeja pra, forca e karakterit, që i ngriti ata në lartësitë e të quajturit symbol”.

Kostaq Mizaku, “Panorama sport”, 9 shkurt 2006:

“Emri më i madh i futbollit korçar në gjithë historinë e tij, është ai i ‘Mjeshtrit të Merituar të Sportit’, Teodor Vaso, i cili pa asnjë dyshim, përbën një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar, për shekullin e kaluar”.

Mexhit Haxhiu, “Mjeshtër i Madh”, nëntor 2013:

“Cilësitë e spikatura të lidershipit, kondicioni i shkëlqyer fizik”, Pandi Balli, trajner kombëtar, në librin “100 vjet sfida sportive të qytetit tim”:

“Vaso ka luajtur në të gjitha rolet, përjashto portier, në ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Është shënues i shumë golave, në veçanti me ekipin e ‘Skënderbeut’ në sezonin 1968-1969. Futbollisti i talentuar, Teodor Vaso, nuk do t’i ndahet futbollit, vazhdon edhe në të ardhmen, të japë kontributin e tij të çmuar si trajner, me moshat e vogla dhe me të rinjtë. Vlerat e tij kanë qenë dhe mbeten tepër të mëdha. Shembull frymëzimi për brezat që do të pasojnë, shpirti i tij luftarak për t’u admiruar”.

Vladimir Muzha, 4 nëntor 2013:

-“Është kënaqësi e veçantë për mua, të shpreh mirënjohje dhe respekt, për këtë figurë të shquar të sportit shqiptar dhe nder për Korçën, që lindi këtë djalë. Pata rastin të takohem me Teodor Vason në Korçë, pak javë më parë dhe u ndava i përmalluar dhe i pangopur, për të shijuar mirësinë dhe kulturën e këtij sportisti të madh. Profesor Vaso, respekte”!

Niko Faber, takimi i Todo Vasos me trajnerin gjerman:

“Mund të them shumë, për cilësitë sportive dhe morale të Vasos, që janë faktuar gjatë 50 vjetëve. Dua të veçoj atë që nuk e kam lexuar në dhjetëra vlerësime. Helmut Shën, trajneri i shquar i R.F Gjermane, në përfundim të ndeshjes me kombëtaren tonë më 1967, përpara tribunës qendrore të stadiumit “Qemal Stafa”, ka shkuar posaçërisht dhe i ka dhënë dorën Vasos, për lojën e shkëlqyer që zhvilloi. Ja një personalitet që Bashkia e Korçës, është e vonuar për ta bërë ‘Qytetar Nderi’”.

Vladimir Ngjela: -Teodor Vaso, një emër i madh i futbollit shqiptar:

“Vaso ka skalitur veprimtarinë e vet futbollistike në mermer, për të mos u harruar kurrë. Me një shkëlqim të fortë në lojën e tij ai interpretonte me mjeshtëri të lartë veprimet mbrojtëse dhe sulmuese të lojës moderne në rolin e mbrojtësit të krahut”. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Edhe pse i rraskapitur nga puna, babai na mblidhte rreth mangallit, për të dëgjuar romane të përkthyer prej tij, nga gjuhë që i kish mësuar në ‘Zosimea’ të Janinës...”/ Historia e panjohur e ish-të internuarit politik

Next Post

“Më 17 dhjetor 1981, pasi Mehmet Shehu shkoi në mbledhjen e Byrosë, unë me teknikun, kontrolluam telefonat e vilës së tij, me urdhër të...”/ Dëshmia e bujshme në hetuesi, e ish-oficerit të grupit shoqërimit

Artikuj të ngjashëm

“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut
Sport

“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut

May 24, 2025
“Gazeta franceze ‘Sud West’, ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’…”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!
Sport

“Gazeta franceze ‘Sud West’, ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’…”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!

January 12, 2025
“Makinacionet e Federatës Shqiptare të Mundjes, që e detyruan sportistin e talentuar shkodran të ekipit ‘Vallaznia’, që të braktiste përfundimisht sportin dhe…”/ Historia e trishtë e Halil Gëlqeres
Sport

“Makinacionet e Federatës Shqiptare të Mundjes, që e detyruan sportistin e talentuar shkodran të ekipit ‘Vallaznia’, që të braktiste përfundimisht sportin dhe…”/ Historia e trishtë e Halil Gëlqeres

December 11, 2024
“Një nga heronjtë e vërtetë të ndeshjes me ‘Austrinë’ e Vjenës, ishte edhe Taq Eksarko, i cili sot po ‘lufton’ përsëri, por, një ‘ndeshje’ tjetër, atë me…”/ Mirënjohje për ish-futbollistin e “Partizanit” dhe kombëtares
Sport

“Një nga heronjtë e vërtetë të ndeshjes me ‘Austrinë’ e Vjenës, ishte edhe Taq Eksarko, i cili sot po ‘lufton’ përsëri, por, një ‘ndeshje’ tjetër, atë me…”/ Mirënjohje për ish-futbollistin e “Partizanit” dhe kombëtares

November 22, 2024
“Nga Hoxha, Gjoni e Sulaj, te Zëri, Gurma, Bajaziti, Hafizi, etj., që aplikuan lojën hollandeze dhe…”/ “Djemtë e artë’ të “Shkëndisë”, që shkëlqyen në elitën e futbollit shqiptar dhe kupat ballkanike
Sport

“Djemtë e talentuar të ‘Shkëndijës’ së viteve ’70-’80-të, që shkëlqyen deri në ekipin Kombëtar dhe ‘Shpresa’, një model edhe për sot, por fatkeqësisht Federata e Futbollit…”! / Refleksionet e specialistit të njohur

October 29, 2024
“Kur disa tifozë, i dolën përpara Hysni Kapos dhe i thanë se; Papavangjelin na e ka marrë ‘Dinamo’, nuk e kthejnë në Vlorë, ai…”/ Historia e panjohur e legjendës së basketbollit vlonjat dhe atij kombëtar
Sport

“Kur disa tifozë, i dolën përpara Hysni Kapos dhe i thanë se; Papavangjelin na e ka marrë ‘Dinamo’, nuk e kthejnë në Vlorë, ai…”/ Historia e panjohur e legjendës së basketbollit vlonjat dhe atij kombëtar

October 13, 2024
Next Post
“Më 17 dhjetor 1981, pasi Mehmet Shehu shkoi në mbledhjen e Byrosë, unë me teknikun, kontrolluam telefonat e vilës së tij, me urdhër të…”/ Dëshmia e bujshme në hetuesi, e ish-oficerit të grupit shoqërimit

“Më 17 dhjetor 1981, pasi Mehmet Shehu shkoi në mbledhjen e Byrosë, unë me teknikun, kontrolluam telefonat e vilës së tij, me urdhër të...”/ Dëshmia e bujshme në hetuesi, e ish-oficerit të grupit shoqërimit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!