Nga Dashnor Kaloçi
Pjesa e tetë
Memorie.al / Që nga viti 1944, kur erdhi në pushtet e, deri në fundin e vitit 1990-të, regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, në bazë të teorisë dhe “mësimeve të Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit” si dhe ideologjisë që ata ideuan e u aplikua gati në gjysmën e botës, zhvilluan pa ndërprerje luftën e klasave, duke ekzekutuar, burgosur apo internuar kundërshtarët e tyre politikë. Në këtë kuadër, që nga dhjetori i vitit 1944, kur Enver Hoxha dhe qeveria që ai kryesonte zbritën nga malet dhe morën pushtetin, krahas ekzekutimeve me dhe pa gjyq, filluan edhe internimet e dhjetra e qindra familjeve, që ata i konsideronin “klasa të përmbysura”, apo i akuzonin si; “armiq të popullit”, kryesisht familje të pasura apo të shtresës së mesme, ish-funksionarë të Monarkisë së Zogut, që gjatë periudhës së pushtimit të vendit, kishin aderuar apo kishin mbështetur organizatën nacionaliste “Balli Kombëtar” e Legalitetin.
Po kjo “praktikë”, pra masa ndëshkuese e internim-dëbimeve, do të zhvillohej edhe ndaj qindra e qindra komunistëve, (nga ata më të thjeshtët e, deri tek ish-anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së), deputetë, ministra, ushtarakë e funksionarë të lartë etj., e familjeve të tyre, të cilët Enver Hoxha dhe regjimi komunist në fuqi, do t’i shpallte “tradhtar, revizionistë, armiqtë të popullit”, etj. Nga viti 1944, e deri në 1949-ën, vendimi për internim-dëbimet bëheshin nga “Komisioni i Dëbimeve dhe Konfiskimit të Pasurive”, që funksiononte pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, komision i cili në vitet në vijim, e ndryshoi disa herë emërtesën, deri sa në vitin 1954, kaloi në varësi të Kryeministrisë, duke u quajtur “Komisioni i Internim-Dëbimeve”, i cili funksionoi rregullisht deri në vitin 1990.
Që nga viti 1954 e, deri në 1974-ën, kryetar i atij komisioni ishte Beqir Balluku, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, që mbante funksionin e ministrit të Mbrojtjes Popullore dhe njëkohësisht atë të zv. kryeministrit të qeverisë së kryesuar nga Mehmet Shehu, kurse zv. kryetar i komisionit, ishte ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, ndërsa si anëtarë, Prokurori i Përgjithshëm Dhori Panariti, e kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela. (Pas dënimit të Beqir Ballukut, në vitin 1974, funksionin e kryetarit të Internim-Dëbimeve, e mori zv. kryeministri Manush Myftiu, kurse pas dënimit të Kadri Hazbiut, funksionin e nënkryetarit e mori Hekuran Isai).
Ky komision, gjatë gjithë periudhës së ekzistencës e funksionimit të tij, dha me dhjetëra e qindra vendime, duke dëbuar e internuar me mijëra persona, të cilët hiqeshin me dhunë nga vendet e tyre të banimit dhe detyroheshin të jetonin e banonin në fshatra dhe zona të thella të vendit, nga jugu në veri. Kryesisht fshatrat me vendet e kampet e internimit ishin caktuar nga qeveria në zonën e Myzeqesë së Lushnjes e Fierit, (Savër, Çermë, Bedat, Grabian, Gradisht, Plug, Gjazë, Zhamë, Sulzotaj, Kryekuq, Karavasta, Shtyllas etj.), pra në pjesën qendrore të vendit, me qëllim që ata të ishin sa më larg kufijve shtetëror, që të mos arratiseshin jashtë Shqipërisë. Po kështu, përveç masave me internime dhe dëbime, komisioni qeveritar, jepte vendime edhe për sekuestrimin e pasurisë së të gjithë personave që arratiseshin nga Shqipëria.
Në bazë të ligjit përkatës me të cilin funksiononte Komisioni i Internim-Dëbimeve, një person, apo një familje, fillimisht internohej për pesë vjet, por ato përsëriteshin, duke u shtyrë çdo pesë vjet, aq sa familje të tëra, kryesisht nga Veriu i Shqipërisë, si: Gjonmarkajt e Mirditës, Kalosht, Sina-jt, Alia-jt, Demat, Dinet, Menat e Ndretë e Dibrës, Bajraktari e Kolgjini të Kukësit, Kola-jt, Allamant e Sulkurtët e Matit, Merlikat, Kupët e Bami të Krujës, Mirakajt e Pukës, Radi dhe Gjekaj të Shkodrës, Pervizt e Kurbinit, Mulletët e Petrelat Tiranës, apo ato nga Jugu i vendit, si; Dostët e Gjirokastrës, Frashëri dhe Çela të Përmetit e Kolonjës, Staraveckat e Skraparit, etj., etj., të cilët qëndruan në vendet e internimit deri në vitin 1991, kur dhe u shemb regjim i komunist. Madje disa prej tyre, edhe shumë vite më pas, sepse nuk kishin se ku të shkonin, pasi nuk u kishte mbetur asnjë kthinë ku të fusnin kokën!
Lidhur me sa më sipër etj., Memorie.al. ka siguruar një dosje voluminoze nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme që mban siglën “Tepër Sekret”, (por tashmë prej kohësh e deklasifikuar), me vendimet e Komisionit të Internim-Dëbimeve, të cilat po i publikojmë të plota dhe me faksimilet përkatëse; ku janë emrat e personave dhe familjet që janë dëbuar e internuar, apo u janë sekuestrimet e pasuritë, si dhe akuzat përkatëse për çdonjërin prej tyre.
VENDIMI NR. 20 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi 2/A
Tiranë, më 3.1.1967
VENDIM Nr. 20
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 3.1.1967, në bazë të paragrafit të II-të të nenit 3 të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954,
VENDOSI:
Konfiskimin e pasurisë, të pjesës që i takon, Tod Markut, nga katundi Xeng i rrethit të Lushnjes, i cili më 27.9.1866, u arratis në Jugosllavi.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
LEFTER GOGA ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 21 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi 2/A
Tiranë, më 3.1.1967
VENDIM Nr. 21
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 3.1.1967, në bazë të paragrafit të II-të të nenit 3 të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954,
VENDOSI:
Konfiskimin e pasurisë, të pjesës që i takon, Tef Shan Gogës, nga Shëngjini i rrethit Lezhë, i cili më 27.9.1966, u arratis në Jugosllavi.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
LEFTER GOGA ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 22 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi 2/A
Tiranë, më 3.1.1967
VENDIM Nr. 22
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 3.1.1967, në bazë të paragrafit të II-të të nenit 3 të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954,
VENDOSI:
Konfiskimin e pasurisë, të pjesës që i takon, Mezan Shaban Fejzos dhe Kasem Rrushit Sejkos, nga rrethi i Sarandës, të cilët më datën 6 shtator 1866, u arratisën në Greqi.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
LEFTER GOGA ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 23 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi 2/A
Tiranë, më 3.1.1967
VENDIM Nr. 23
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 3.1.1967, në bazë të paragrafit të II-të të nenit 3 të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954,
VENDOSI:
Konfiskimin e pasurisë, të pjesës që u takon, të personave të poshtëshënuar:
- Nikolla Thoma Koçi, i datëlindjes 1941, nga katundi Shëndre i rrethit Sarandë.
- Vangjel Spiro Konomi, i datëlindjes 1942, nga katundi Dhivër i rrethit Sarandë.
Të përmendurit, në janar 1967, në bashkëpunim me njeri tjetrin, kanë tradhtuar Atdheun, duke u arratisur jashtë shtetit, në Greqi.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
LEFTER GOGA ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 23 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi 2/A
Tiranë, më 29.3.1967
VENDIM Nr. 23
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 29.3.1967, në bazë të paragrafit të II-të të nenit 3 të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954,
VENDOSI:
Konfiskimin e pasurisë, të pjesës që u takon, të personave të poshtëshënuar:
- Nikolla Thoma Koçi, i datëlindjes 1941, nga katundi Shëndre i rrethit Sarandë.
- Vangjel Spiro Konomi, i datëlindjes 1942, nga katundi Dhivër i rrethit Sarandë.
Të përmendurit, në janar 1967, në bashkëpunim me njeri tjetrin, kanë tradhtuar Atdheun, duke u arratisur jashtë shtetit, në Greqi.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
LEFTER GOGA ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 24 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi 2/A
Tiranë, më 18.5.1967
VENDIM Nr. 24
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 18.5.1967, në bazë të paragrafit të II-të të nenit 3 të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954,
VENDOSI:
Konfiskimin e pasurisë, të pjesës që i takon, Kasem Rexhep Hoxhës, i datëlindjes 1940, lindur dhe banues në katundin Panaja të rrethit Vlorë, i cili në datën 29.1.1967, duke qenë ushtar, arratiset jashtë shtetit, në Greqi.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
LEFTER GOGA ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 25 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi 2/A
Tiranë, më…/…1967
VENDIM Nr. 25
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën…/…1967, në bazë të paragrafit të II-të të nenit 3 të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954,
VENDOSI:
Konfiskimin e pasurisë së Bajram Hazir Haxhisë nga katundi Papaj rrethit Tropojë, i cili në datën 23.5.1967, është arratisur jashtë shtetit, në Jugosllavi, me të gjithë pjesëtarët e familjes.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
LEFTER GOGA ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 26 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Grupi 2/A
Tiranë, më 5.8.1967
VENDIM Nr. 26
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 5.8.1967, në bazë të paragrafit të II-të të nenit 3 të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 2.8.1954,
VENDOSI:
1. Konfiskimin e pasurisë së Ahmet Eqrem Kllojkës, nga katundi Borje i rrethit Kukës, i cili në datën 16.4.1967, është arratisur jashtë shtetit, në Jugosllavi, me të gjithë pjesëtarët e familjes.
2. Konfiskimin e pasurisë së Fehim Mehmet Jonuzit, nga katundi Borje i rrethit Kukës, i cili në datën 16.4.1967, është arratisur jashtë shtetit, në Jugosllavi, me të gjithë pjesëtarët e familjes.
3. Konfiskimin e pasurisë së Fehim Mehmet Jonuzit, nga katundi Borje i rrethit Kukës, i cili në datën 16.4.1967, është arratisur jashtë shtetit, në Jugosllavi, me të gjithë pjesëtarët e familjes.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
LEFTER GOGA ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 27 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Tiranë, më 29.8.1967
VENDIM Nr. 27
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 29.8.1967, në bazë të paragrafit të II-të të nenit 3 të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 29.8.1954,
VENDOSI:
1. Konfiskimin e pasurisë së pjesës që i takon, Thanas Kristo Mërtirit, i datëlindjes 1915, lindur dhe banues në Kudhës të Vlorës, për arsye se me datën 31 mars të vitit 1967, është arratisur jashtë shtetit, në Greqi.
2. Konfiskimin e pasurisë së Kozma Kristo Çanit, i datëlindjes 1941, lindur dhe banues në Pilur të rrethit Vlorë, për arsye se me datën 13 nëndor 1966, është arratisur jashtë shtetit, në Greqi. Nuk ka pjesëtarë të familjes.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
LEFTER GOGA ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 28 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Tiranë, më 29.8.1967
VENDIM Nr. 28
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 29.8.1967, në bazë të paragrafit të II-të të nenit 3 të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 29.8.1954,
VENDOSI:
1. Konfiskimin e pasurisë së pjesës që i takon, Jorgji Filip Ziut, i datëlindjes 1915, lindur në Lushnje dhe banues në qytetin e Durrësit, për arsye se me datën 18.7.1967, duke qenë me shërbim në Trieste të Italisë, arratiset nga Moto-Varka “Sazani” dhe qëndroi në Itali.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
LEFTER GOGA ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 29 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Tiranë, më 11.9.1967
VENDIM Nr. 29
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 11.9.1967, në bazë të paragrafit të II-të të nenit 3 të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 29.8.1954,
VENDOSI:
1. Konfiskimin e pasurisë së pjesës që i takon, Spiro Llazi Sherkos, i datëlindjes 1940, lindur dhe banues në fshatin Vernik të Korçës, për arsye se me datën 22.XII.1967, është arratisur në Greqi.
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU BEQIR BALLUKU
ANËTARËT
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
LEFTER GOGA ARANIT ÇELA
VENDIMI NR. 30 I KOMISIONIT TË INTERNIM-DËBIMEVE
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË TEPËR SEKRET
KOMISIONI I INTERNIM DËBIMEVE Tiranë, më 11.9.1967
VENDIM Nr. 30
Komisioni i Internim-Dëbimeve, i mbledhur me datën 31.5.1967, në mbështetje të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 1906, datë 29.8.1954, mbasi studioi materialet dhe propozimin e paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme,
VENDOSI:
Të internoj për 5 vjet kohë në Memaliaj të rrethit të Tepelenës, Maliq Levzat Skëndulin, i datëlindjes 1923, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë, shtresë e varfër, me profesion punëtor, pa punë, i divorcuar, ka një fëmijë të datëlindjes 1955.
I lartpërmenduri nuk mban qëndrim të mirë. Shpesh herë pa asnjë bazë, fyen persona të ndryshëm dhe me qëllim diskreditimi, akuzon kuadro, duke u thënë dezertorë, tradhtarë, ballistë, etj. Kohët e fundit është shprehur në mënyrë armiqësore kundër pushtetit popullor.
Internimi i fillon me datën 31.5.1967 dhe i mbaron me datën 31.5.1972. Memorie.al
ZV/KRYETARI I KOMISIONIT KRYETARI I KOMISIONIT
KADRI HAZBIU ……………
ANËTARËT
PROKURORI I PËRGJITHSHËM KRYETARI GJYKATËS LARTË
LEFTER GOGA ARANIT ÇELA
Vijon numrin e ardhshëm
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016