• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, March 2, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Teatri Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”/ Dëshmitë e rralla të kolegëve; si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri

Nga FLORI STLLATINA

Memorie.al / Në lamtumirat e trishta, humbjet e mëdha të artit skenik, është pa dyshim, edhe vdekja e parakohshme e artistit të shquar Naim Frashëri. Ai u nda nga jeta më 18 shkurt 1975. Ishte një goditje për artin skenik, mbi të gjitha, një artist potent që kishte dominuar skenën me kryerole të dramaturgjisë botërore e asaj kombëtare për 20 vjet rresht, sidomos me Hamletin e Shekspirit. Sot i bëjmë homazh këtij emri të madh të teatrit shqiptar, në përvjetorin e ndarjes nga jeta.

“Natën, në të gdhirë të 18 shkurtit Naimi, i shqetësuar dhe me një gjendje të rënduar shëndetësore, që nuk e tregonte hapur, fjeti vetëm. U ngrit disa herë se kishte shqetësime e dhimbje”, tregonte e motra. – Në mëngjes nuk u ngrit për të vajtur në punë, në Institut. Violeta, e shoqja, i thirri: ‘Ngrehu Naim, se vajti ora! Kur ajo iu afrua, pa me tmerr sesi ishte mbledhur e kishte shtrënguar duart nga një sforco e jashtëzakonshme. Nuk jepte shenja jete. Vdiq nga një shtrëngesë e fortë, pa shqetësuar njeri”.

Ishte 18 shkurt 1975. Jashtë bënte ftohtë e frynte një erë e lehtë ngjethëse. Më 19 shkurt gazeta “Zëri i Popullit” botoi nekrologjinë e vdekjes. (Pak kohë më vonë u botua edhe një artikull i gjatë për të ku, mes të tjerash shkruhej edhe këtë fjali: “Heshtni liliputë përpara zërit dhe figurës më të ndritur të Artit, Naimin Frasheri”!).

Gjithashtu mund të lexoni

“Historianë të djeshëm, por dhe të sotmit, u bënë pjesë e fushatës anti Ali Këlcyra, në linjën e qëndrimit të PPSH-së, e cila e quante…”/ Refleksionet e autorit të librit për ish-eksponentin e ‘Ballit Kombëtar’

“Konti Durazzo dhe Moxarti biseduan rreth kësaj pjese, pasi para disa vitesh ai ishte përpjekur ta vinte atë në skenë në Teatrot e Vjenës, madje ai me Rusoin…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme Durazzo

Për organizimin e ceremonive të varrimit, u ngrit një komision shtetëror. Homazhet bëheshin në hollin e Komitetit Ekzekutiv, nga ora 9.30-10.00. Përcjella për në varreza u bë në orën 10.00. Funerali i Naim Frashërit qe një manifestim i popullit, që vërshoi në dyert e Komitetit Ekzekutiv, për t’i bërë homazhe e për ta ndjekur me dhimbje largimin e tij…!

Gjatë rrugës ku kalonte funerali, i ndjekur nga mijëra e mijëra qytetarë, shikoheshin anës bulevardit punëtorë të ndërmarrjeve të ndryshme që kishin lënë punën e përcillnin artistin. Fjalën e lamtumirës e mbajti ministri Thoma Deljana. Varrimi u shoqërua me marshe funebre e me tri breshëri qitjesh nga një grup pushkatarësh…! Një dhimbje e humbje e madhe për artin! Por, në një farë mënyre, “Artistin e Popullit” e “vranë”, e vdiqën para kohe. Dhe ja pse?

Fillimi i viteve ‘70-të ka qenë i tmerrshëm për ata që e përjetuan atë kohë në Teatrin Kombëtar. U krijua një klimë mbytëse, një frymë e keqe mes aktorëve, saqë ndikoi jo vetëm në nivelin e artit, por edhe në ecurinë e mëtejshme të institucionit. Naim Frashëri ishte njëri prej viktimave, “heronjve të heshtur” të kësaj lufte.

Në vitin 1970 ai kishte arritur gjithçka, titujt e lartë, “Artist i Popullit”, “Hero i Punës Socialiste”, deputet, sekretar Partie i Teatrit Kombëtar, por, përsëri, nuk ishte i përkëdheluri i regjimit. Ishte artist me sedër të madhe e me guxim të pashoq. Nuk bënte kompromise. Njerëz mediokër deshën “t’i ulnin hundën” se nuk e duronin dot shkëlqimin e tij. Për këtë shpifën, sepse kishin mbështetjen edhe nga “lart”.

Për dy gjëra mund të gjeje belanë në atë regjim, për agjitacion e propagandë dhe për çështje morali. Për të parën nuk e kapnin dot Naimin, ndërsa për të dytën shfrytëzonin nurin skenik, shfaqjet e partneret e shumta në skenë, ligësinë që e ushqenin njerëzit pa moral. Shpifën derisa e vranë shpirtërisht. Kërkoi dorëheqjen nga trupa e teatrit, për të shkuar në Institutin e Lartë të Arteve, si pedagog. Ai e kishte të lidhur jetën e tij me skenën e Teatrit Kombëtar, por ja që e detyruan maskarenjtë.

Naim Frashëri kishte kritikuar hapur nivelin e dobët të pjesëve që viheshin në teatër, angazhimin diletant të disa aktorëve dhe keqpërdorimin politik. “Unë mendoj, – shkruante Naimi, – se Teatri Qendror nuk duhet të kthehet në laborator për veprat e dobëta. Kjo punë të bëhet jashtë teatrit”. Në vitet ‘60-të, pas heqjes së repertorit të huaj, një sërë veprash skematike u vunë në skenën e Teatrit Kombëtar, aq sa i morën frymën. Për t’u evidentuar veprat e Fadil Paçramit vinin njëra pas tjetrës, në çdo sezon. Mediokritete!

Përplasja me Paçramin ishte e fortë, por Naimi ishte i guximshëm dhe trim. Kur Paçrami i tha Naimit: “Do të ishte më mirë të dilnit në pension”, ky i tha: “Dil ti më mirë, se e ke mbushur moshën, je bërë edhe gjysh”! Ishte i guximshëm. Në Teatrin Kombëtar, kur u ashpërsua lufta e klasave e frymëzuar nga diktatori Enver Hoxha, Naimi i doli zot Ilia Shytit, kur deshën ta përjashtojnë, për shkak të arratisjes së vëllait!

Naimi gjithashtu ruajti të paprekur reputacionin e aktorëve të talentuar Sandër Prosi e Prokop Mima, kur ata nisën t’i përgojojnë për të “kaluarën e tyre të paqartë”, iu bë mburojë aktorit të ri Bujar Lako, kur atë donin ta hiqnin “për arsye biografie”, shoqërohej me aktorët e rinj Bexhet Nelku, Robert Ndrenika, Timo Flloko, kur mbi ta ranë “hijet” e analizës biografike. Naimi ishte dhe mbeti njeri i madh, pavarësisht veshjes partiake.

Nga mbrojtja që u bëri Naimi të “deklasuarve”, atyre që kishin “njolla në biografi”, nga burrëria e tij nëpër mbledhje, kur ua kthente fjalën edhe të deleguarve të rëndësishëm të Partisë, bindemi se ishte njeri i ndershëm, mishërimi i virtyteve më të mira shoqërore. Personaliteti i tij nuk përcaktohej nga bindjet politike.

Drita Pelinku, aktorja e shquar, partnere në disa role, shkruante për të: “Ai u largua nga Teatri para shfaqjes ‘Familja e peshkatarit’. Ky largim i preu krahët Naimit. Largimi e vrau atë. Kur erdhi ta luante ‘Familjen e peshkatarit’ në fund, për regjistrim në Televizion, ishte njeri i heshtur, që kishte një dramë. Ai nuk jetonte dot pa skenën…”!

Ndërsa Ilia Shyti, thoshte: “Të paaftë gjetën rastin të merreshin me thashetheme, po ishte edhe cmira e të aftëve, ambiciet profesionale, që u shfaqën në teatër, në një formë a në një tjetër”. Ndërsa Agim Zajmi e përmbyll: “Pas mbledhjesh të shumta partie, ku ai u sulmua nga ‘komunistë të devotshëm’ dhe ku u vu në dyshim e tërë krijimtaria e tij, Naimi u shqetësua. Ishte një pikëllim i madh”.

“Teatri në ato kohë u bë shumë i vështirë, – kujton Pirro Mani. – Naimi iku, edhe unë ika një vit pas tij. Përmbi teatrin rrinin Komiteti Ekzekutiv, Ministria e Arsim-Kulturës, Ministria e Brendshme…! Qe një atmosferë mbytëse…! Në këtë gjendje të rëndë ideologjike, shpirtërore, me një thashethemnajë të madhe, Naimi e pa të arsyeshme që të largohej. Qe një shok psikik. Ai u largua në kulmin e pjekurisë artistike, artistë të tillë i duheshin teatrit”.

Punën e pedagogut Naimi e bënte me shumë pasion, duke sakrifikuar gjithçka nga përvoja e tij si aktor. Naimi pinte shumë cigare, madje cigare të lira…! Gishtat i ishin zverdhur nga nikotina. Mushkëritë e tij ishin bërë copa dhe kolla e shqetësonte vazhdimisht.

“Vitet e fundit Naimi ndiente vazhdimisht dhimbje, – kujton e motra Sofo. Herë pas here e zinte kriza e pankreasit. Në fillim na vdiq nëna, të cilën ai e donte shumë. ‘Më duket se edhe unë e kam pankreasin’, thoshte. Dhe në të vërtetë vdiq nga kjo sëmundje, pankreas akut, pas katër muajsh. Vdiq në shtëpi, as që e morën vesh”.

“Naimi vdiq i varfër, – thoshte regjisori Esat Oktrova, – edhe si njeri, edhe si aktor, ai ishte si një vullkan i heshtur”. Artisti që ia kushtoi jetën teatrit, që mishëroi mbi 100 role në skenë e ekran, për 35 vjet me radhë, përjetoi më në fund, edhe dramën e vet vetjake, me fundin tragjik.

Naim Frashëri mbetet një nga aktorët tanë më të shquar të skenës, i vlerësuar, përveç titujve “Artist i popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”, edhe me Çmimin e Republikës kl.I, me titullin e lartë “Nder i Kombit” dhe së fundi edhe me titullin “Qytetar Nderi” i Përmetit. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Katër personalitetet e fundit që sunduan në Bukuresht, ishin nga familja Gjika, me origjinë nga Zëreci i Përmetit, të cilët u vendosën në...”/ Historia e panjohur e tre shqiptarëve që drejtuan Rumaninë

Next Post

Kalendari 17 Janar 2026

Artikuj të ngjashëm

“Historianë të djeshëm, por dhe të sotmit, u bënë pjesë e fushatës anti Ali Këlcyra, në linjën e qëndrimit të PPSH-së, e cila e quante…”/ Refleksionet e autorit të librit për ish-eksponentin e ‘Ballit Kombëtar’
Art & Kulture

February 14, 2026
“Konti Durazzo dhe Moxarti biseduan rreth kësaj pjese, pasi para disa vitesh ai ishte përpjekur ta vinte atë në skenë në Teatrot e Vjenës, madje ai me Rusoin…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme Durazzo
Art & Kulture

“Konti Durazzo dhe Moxarti biseduan rreth kësaj pjese, pasi para disa vitesh ai ishte përpjekur ta vinte atë në skenë në Teatrot e Vjenës, madje ai me Rusoin…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme Durazzo

February 8, 2026
“Durazzo-t ishin koleksionistë arti dhe në sallonet e pallateve të tyre, si në ‘Via Balbi’ dhe ‘Palazzo Durazzo-Reale’, mbanin tablotë…”/ Historia e familjes së famshme, me origjinë shqiptare

February 9, 2026
“Në ’73-in erdhi Kadare në Milano me disa shokë për të më takuar dhe kur ai më tha; ‘Kodra, duhet të dërgosh në Tiranë disa katalogë, se nuk të njohin’, unë…”! / Dëshmia e rrallë e Ibrahim Kodrës

February 7, 2026
“Kur Zajmi i dërgoi një kartolinë me një riprodhim të tij, titulluar ‘Diga e Drinit’, ku dukeshin disa punëtorë të hidrocentralit, Ibrahim Kodra iu përgjigj…”/ Historia e panjohur e piktorit të famshëm shqiptar

“I sapoardhur në Shqipëri e në Vlorë dhe nuk dija asnjë fjalë shqip, ishte Dionisi që pati durimin të merrej me mua, si vëllai im i madh…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos, për shkrimtarin që u shua dje në Athinë

February 4, 2026
Next Post
Kalendari 1 Janar 2026

Kalendari 17 Janar 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme