• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Thashë se Balluku s’ishte frikacak e armik, ai kishte komanduar njësitet guerile dhe mbrojtur Partinë nga rusët…”/ Dëshmia e kolonelit tiranas që vuajti 12 burg politik

“Vdekjen nuk e kam frikë, se qentë si unë këtë përfundim meritojnë, por kur dëgjova sot ulërimat e fëmijëve të mi, që…”/ Letra e Petrit Dumes për Mehmetin
Fjala e Mehmet Shehut: “Beqiri e bëri leckë autoritetin e partisë, ndërsa Petriti ishte fals, bënte vetëm për një komandant çete…”/ Mbledhja e panjohur

Dashnor Kaloçi  

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Shaban Reçit me origjinë nga Tirana, i cili gjatë periudhës së Luftës, pasi kishte bërë pjesë në njësitet guerile të Tiranës me Lym Ketën, Adnan Qatipin, Ali Kubatin etj., u inkuadrua në radhët e çetës partizanë të Pezës, me komandant Babë Myslymin, i cili me që ishte më i shkurtër se pushka, e dërgoj Shabanin që të ruante bagëtitë e çetës, që ia kishin marrë tregtarit tiranas, Lik Demneri.  Inkuadrimi më pas në radhët e Brigadës së Tretë Sulmuese, me të cilën morri pjesë në të gjitha luftimet, që zhvilloi ajo deri në Bosnjë të Jugosllavisë dhe për kontributin që ai kishte dhënë gjatë Luftës, u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, bashkë me disa shokë të tjerë, si Myslym Keta, Bajram Radëshi, Sarandi Lulo, Sami Hadëri etj. Kthimi i Shabanit nga studimet dhe karriera ushtarake e tij, deri në vitin 1974, ku ai nuk u pajtua me dënimin e udhëheqësve kryesorë të Ministrisë së Mbrojtjes, me në krye Beqir Ballukun, që u akuzuan si “komplotistë” dhe pas disa debateve me kryeministrin, Mehmet Shehu, në rrethin e Beratit, ku shërbente si komandant brigade, u shkarkua dhe u dërgua për edukim në rrethin e Shkodrës, ku dhe u arrestua e u dënuam me 12 vjet burg politik.

Me njësitet guerile

Shabani lindi në vitin 1926, ai ishte fëmija i pestë e Abdulla Reçit, një furrtari të varfër, nga një familje autoktone tiranase. Nga gjendja e vështirë ekonomike, në vitin 1938, ai ndërpret shkollën Teknike të Fultzit në Tiranë, pas dy vitesh studimi në degën e Tipografisë dhe detyrohet të futet në punë, si çirak tek Pazari i Vjetër, duke punuar si opingar tek familja e njohur, Turdiu. “Për herë të parë në vitin 1941, u njoha me Prokop Myzeqarin, Ali Vishën e Sul Bakiun, të cilët ishin komunistë dhe më aktivizuan duke më dhënë trakte për t’i shpërndarë tek Pazari i Vjetër. Në atë kohë sapo ishte formuar çeta e Pezës dhe e Dajtit, e ne mblidhnim ndihma e ja jepnim Kop Myzeqarit, i cili ua dërgonte partizanëve. Asokohe ne nuk e njihnim Enver Hoxhën dhe s’kishim dëgjuar për të, si njeriu kryesor që udhëhiqte Luftën dhe Partinë, pasi në Tiranë kishim dëgjuar për Hysenin siç thirrej atëhere Gogo Nushi, e pas tij, njihej Beqir Balluku. Ishte Ali Visha ai që më prezantoi me Shaban Sulën, komandantin e njësiteve guerile të Tiranës, ku unë u bëra anëtar që në prillin e 1943-it. Atje kam njohur dhe kam takuar për herë të parë Lym Ketën, Qamil Podën e Ali Kubatin”, tregon Shaban Reçi.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Partizan, me Lym Pezën

Në korrik të vitit 1943, Shabani thirret nga krerët kryesor të njësiteve guerile të Tiranës, Shaban Sula e Mustafa Lapi, për t’u inkuadruar në radhët e çetave partizane. Lidhur me këtë, Shabani tregonte: ”Shkova në çetën e Pezës, ku më caktuan në kompaninë e shtabit. Kur më pa Myslym Peza më tha: Pushka qenka më e gjatë se ti mor djal, prandaj shko me Sinan Dushkun dhe ruani delet që ja kemi marrë Lik Demnerit’, që ishte një kasap në Tiranë, të cilit i kishin marrë 40 kokë dele e 6 lopë. Pas dy javësh më dërguan në fshatin Arbanë, ku u formua Brigada e Tretë partizane, më 9 tetor 1943”.

Nga Jugosllavia student në Moskë

Në përbërje të Brigadës së Tretë partizane, Shaban Reçi mori pjesë në të gjitha luftimet, deri jashtë kufijve në Senicë të Jugosllavisë. “Pas luftimeve në Jugosllavi, në mars të 1945-ës, Brigada jonë u kthye për në Mitrovicë dhe mua më caktuan, komisar të spitalit partizan, në Divizionin që ishte vendosur aty. Në qershorin e po këtij viti, pasi u kthyem në Tiranë, më njoftuan se do të shkoja për studime në një nga shkollat ushtarake të Bashkimit Sovjetik. Atë fund qershori së bashku me një grup të madh, ish partizanë, si: Myslym Keta, Sarandi Lulo, Bajram Radëshi, Sami Hadëri, etj., u nisëm për në Strugë dhe më pas në Beograd, nga ku me tren udhëtuam për në Bashkimin Sovjetik dhe fillimisht mbërritëm në Odesa, ku vazhduam studimet deri në tetorin e vitit 1949. Pas kthimit në Shqipëri, mua më emëruan në Ministrinë e Mbrojtjes, në Drejtorinë e Përgatitjes Luftarake. Ndërsa në vitin 1956, emërohem pedagog dhe shef i Katedrës së Taktikës në shkollën e Bashkuar të Oficerëve, “Enver Hoxha”, detyrë kjo që e mbajta deri në vitin 1963”, kujtonte Shaban Reçi.

Konflikti me Mehmet Shehun

Në vitin 1966, Shaban Reçi me gradën kolonel, caktohet si komandant i Brigadës së Shtatë në Uznovë të Beratit, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 1972. Po këtë vit, Shabani vjen përsëri në Tiranë dhe emërohet pedagog në Akademinë Ushtarake.

Në mbarim të sezonit 1974-’75-së, do të ndaheshin diplomat e studentëve të Akademisë dhe në këtë ceremoni mori pjesë Kryeministri Mehmet Shehu, që kishte dhe postin e Ministrit të Mbrojtjes, duke zëvendësuar Beqir Ballukun. Pas ceremonisë, Mehmeti bëri një bisedë të lirë me ushtarakët e lartë, duke i pyetur çfarë mendonin në lidhje me situatën që po kalonte Ushtria. Aty Shabani ju drejtua Mehmetit, duke i thënë: ”Shoku kryeministër, qendrat e zjarrit që kemi ndërtuar, janë jashtë luftimit për sa i përket mbrojtjes nga ajri dhe luftës kundër desantit ajror. Po kështu edhe transhetë lidhëse nuk janë efektive. Unë gjithashtu nuk jam dakord me atë që thotë Arti Ushtarak Popullor, se Ushtria jonë në rast të një Lufte të Tretë Botërore, duhet të mbështete në popull. Kjo nuk mund të ndodh, sepse populli nuk ka bukë për vete dhe jo të na mbajë ne”. Pas mendimit të Shabanit, Mehmeti nuk kundërshtoi, por vetëm dëgjonte. Pas këtyre fjalëve që shkaktuan habit e të gjithë ushtarakët e lartë, Mehmet Shehu luajti nga vendi dhe ju drejtua: “Ku e dini ju këtë gjë se populli nuk ka bukë”?! Shabani iu përgjigj: ”Unë e di shoku kryeministër, sepse sa herë kemi stërvitje me rezervistët, ata vinë pa ushqim me vete, kështu ne jemi detyruar e i kemi futur në forcë që ditën e parë dhe për këtë Arif Hasko, na ka vënë në ngarkim mijra bukë”. Pas kësaj Mehmeti ju drejtua Veli Llakajt, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë që e shoqëronte duke i thënë: ”Veli mbaji shënim këto”.

Mbron Beqir Ballukun

Një nga ata oficerë që nuk u pajtua me dënimin e Beqir Ballukut dhe fliste herë pas here duke i marrë në mbrojtje grupin e ushtarakëve të lartë që u akuzuan si komplotistë, ishte Shaban Reçi. Lidhur me këtë, ai kujtonte: ”Kur isha në Berat, me detyrën e Komandantit të Brigadës, gjatë një bisede me disa kolegë, ju thashë se; Beqiri jo vetëm që nuk ka qenë frikacak dhe armik siç thuhet nga partia tani, por ai ka qenë trim, se ka udhëhequr njësitet guerile dhe ka marrë pjesë vetë në shumë aksione e atentate. Po kështu Beqiri ka mbrojtur Partinë dhe Enver Hoxhën kur atasheu ushtarak rus, i kërkoi atij që të vihej në krye të Partisë, Beqiri i tha atasheut se, në rast se do i ndodhte ndonjë gjë katër udhëheqësve tanë që ishin në Moskë, (Enverit, Hysniut, Mehmetit dhe Ramizit), ai do t’i ndëshkonte në sheshin “Skënderbej”, katër mijë specialistët sovjetik që ishin në Tiranë. Po të thotë Partia se ai ka qenë armik dhe frikacak edhe unë jam dakord të them se ai ka qenë I tillë”. Pas këtyre fjalëve, kolegët e Shabanit e raportojnë atë dhe më pas ai thirret në Komitetin e Partisë, ku e përjashtojnë nga anëtar partie dhe e shkarkojnë gjithashtu edhe nga komandante brigade, duke e dërguar në rrethin e Shkodrës për edukim, si komandant batalioni.

13 vite burg politik

Pas afro 15 muajsh qëndrimi në detyrën e komandantit të batalionit, më 26 nëntorin e vitit 1974, Shabanin e arrestojnë dhe e dërgojnë në Degën e Brendshme të Shkodrës, ku për shtatë muaj mbahet në hetuesi. Akuza ndaj tij ishte, “mbrojtja e armiqve të popullit e të partisë, ‘Grupin Puçist’, me në krye Beqir Ballukun”. Po ashtu në hetuesi ju përmend edhe biseda që kishte bërë me kryeministrin Mehmet Shehu, duke e kundërshtuar atë dhe shprehur hapur mendimet e tija në favor të “tezave të zeza” të puçistëve, lidhur me “Teorinë e Rrëshqitjes”, që ata kishin paraqitur në Këshillin e Mbrojtjes. Gjatë hetuesisë, Shabani nuk i kundërshtoi akuzat që ju bënë, por duke iu përmbajtur pikë për pikë pikëpamjeve të tij, që kishte shprehur dhe më parë. Në gjyqin që u zhvillua në Shkodër më 12-13 mars 1975, ish koloneli Shaban Reçi, i mbrojti përsëri mendimet e veta në prani të një grupi oficerësh të lartë të cilët po ndiqnin zhvillimin e gjyqit të tij, të cilët ishin thirrur enkas aty, për t’ju bërë presion që t’I thërrisnin mendjes se kush do kishte ato mendime, do përfundonte aty si kolegu i tyre. Lidhur me këtë, Shabani kujtonte: “Nisur nga qëndrimi im, si prokurori ashtu dhe trupi gjykues, kërkuan dhe më dhanë dënimin maksimal, me dhjetë vite burg politik. Përveç kësaj më shtuan dhe tre vite për armë mbajtje pa leje, pasi kur bënë kontrollin e banesës, unë ju thashë se kisha dhe një pistoletë të vogël trofe, nga koha e Luftës, duke menduar se më mirë ta merrnin ata, se mund ta gjenin fëmijët“. Pas kësaj ish kolonel Shaban Reçi komunist dhe partizan i çetës së Pezës, i diplomuar në Bashkimin Sovjetik që kishte komanduar njësi të madh ushtarak dhe pedagog në Akademinë Ushtarake, përfundon në burgun e Burrelit, Ballëshit e Zejmenit, si “armik i popullit, puçist e përkrahës i Beqir Ballukut, ish-komandantit të tij të Luftës dhe tiranasit tri, që ra viktimë e paranojës së Enver Hoxhës”./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share13TweetPinSendShareSend
Previous Post

Foto të pa publikuara të Nënë Terezës / Nga takimet me Ramizin, Nexhmijen e Llambi Gegpriftin, te shtëpia e prindërve, Kryegjyshata Bektashiane dhe kopshtet e fëmijve

Next Post

“Si vuajtën në burgjet komuniste në Shqipëri dhe Jugosllavi, babai dhe dy vëllezërit e motra ime…”/ Dëshmia e së bijës së kryetarit të “Djelmnisë së Shalës”

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
“Si vuajtën në burgjet komuniste në Shqipëri dhe Jugosllavi, babai dhe dy vëllezërit e motra ime…”/ Dëshmia e së bijës së kryetarit të “Djelmnisë së Shalës”

“Si vuajtën në burgjet komuniste në Shqipëri dhe Jugosllavi, babai dhe dy vëllezërit e motra ime…”/ Dëshmia e së bijës së kryetarit të “Djelmnisë së Shalës”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!