• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, March 3, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Teksa po dëgjonim në radion te stacionet italiane, ku flitej për raketën ruse në kozmos dhe unë u shpreha se këto bëhen për demagogji, zonja e ing. Naraçit tha…”/ Dëshmia e rrallë e të birit të Neki Delvinës

“Si e ruajta për 50 vjet, dorëshkrimin e librit të spiunit rus, që e gjeta në shtëpinë e shefit të Sigurimit të Tiranës, të përkthyer në burg, nga ish-ministri i Zogut, Ndoc Naraçi…”/ Dëshmia e rrallë e Shefki Njumës
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Dëshmitë e rralla: “Enveri dhe Nexhmija strehoheshin te ne, por pas ’44-ës, na burgosën e na morën pasurinë dhe…”!/ Kujtimet e Sherif Delvinës, që u shua sot në moshën 90-vjeçare
“Për të forcuar kontaktet me botën, Ramiz Alia ka sjellë në udhëheqje disa të rinj pragmatistë, por në Byro, ka vetëm katër mbështetës dhe…”/ Shkrimi i panjohur i revistës amerikane, ‘TIME’, 1 dhjetor 1986
“Gjeneral-armate, Shtemenko, na priti në zyrë Petrit Dumen dhe mua, e na sugjeroi të stërviteshim për bombën atomike…”/ Dëshmia e kolonelit që e shoqëroi

Nga Ahmet Xhavit Delvina

Pjesa e dytë

Memorie.al / Po e shkruaj këtë ngjarje që e kam trajtuar unë si “dirigjent” dhe më ka lënë mbresa të paharruara sepse, është një pjesëz e jetës së njerëzve tanë, në atë periudhë të keqe të sundimit komunist. Ishte viti 1954, u nisa për në Tiranë nga Burreli në orën 4 të mëngjesit, isha ushtar në Repartin 7620, me detyrë në ofiçinë si automekanik, në këtë rast po çoja një makinë – kamion ushtarak tip GMC (“Xhems”) Made in USA, për remont – kapital, në Ofiçinën Qendrore të Ushtrisë. Kjo lloj makine luftarake, mund të them se ishte krejtësisht e papërshtatshme për transport civil sepse, si konstruksion kabinën e shoferit e kishte krejtësisht të hapur me tendë, por faktikisht tek kjo mungonte tenda dhe xhami përpara, nuk ekzistonte se kishte kaluar një përplasje dikur, karrocerinë e kishte totalisht metalike, me sponde të ulta 25 cm. lartësi dhe kjo e zbuluar pa tendë, apo dhe pa ndonjë mbajtëse anësore. Ishte muaji shkurt, kulmi i atij dimri të egër.

                                                   Vijon nga numri kaluar                       

Gjithashtu mund të lexoni

“Sikur mos mjaftonte agresioni i Izraelit, qeveritë britanike dhe franceze, nën pretekstin e sigurimit të kalimit nëpër Kanalin e Suezit, i kanë dërguar…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, nëntor 1956 -‘57

“Policisë në Mamurras u thashë se ato 15 gra, m’i bëri ‘peshqesh’ kryetari i Degës së Brendshme, Gjolek Alia, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik, me familjarët e të burgosurve të Burrelit

Atëherë ata më buzëqeshën dhe më lejuan të çoja deri në fund “shërbimin e ngarkuar” nga kapiten Gjoni, kështu i thërrisnin atij andej dhe nuk më bezdisi më njeri deri në Tiranë. Këto manovrime i bënim ne shoferët e asaj kohe, për të dalë nga situatat e vështira që krijoheshin jo rrallë dhe shpesh dilnim me sukses. Rreth orës 10:00 mbërrita në Tiranë dhe i zbrita prapa Bankës Kombëtare, u përshëndetëm me shumë përzemërsi reciprokisht nën korin e urimeve me bazë fetare dhe me lavdërime në shkallë superlative.

Për një moment e thirra gruan që kisha përpara gjatë gjithë udhëtimit, ajo që më tha; “shoku partizan” dhe i them në konfidencë, që të mos iu thoshte shoqeve të tjera, që ishallah takohemi në “Shqipërinë e lirë” pa kriminelët komunistë, pastaj i dhashë gaz makinës dhe u zhduka nën përshëndetjen e të gjithave.

Kur u ktheva në shtëpi i tregova nënës dhe babait për udhëtimin dhe cilat kisha marrë dhe mbi të gjitha i harxhova për to të gjitha “zahiretë” që kisha marrë për ju, bukë e mish. Prandaj i them babait se; “humanizmi me bazë fenë, të le pa bukë”.

– “Të lutem mos fol kështu, hallall ju a bëftë Zoti atyre dhe ty”.

Ju luta që kurrë të mos u tregonin atyre për emrin tim, kisha frikë se në fund e shava shumë komunizmin dhe “gjithsesi” siç thonë tiransit, por nuk ndodhi siç desha unë sepse, shumë shpejt u dekonspirua çdo gjë dhe të dy palët në raste të ndryshme, e tregonin këtë histori aventureske timen. Shpesh ato thoshin se gjaku është gjak, ai Xhaviti që nuk linte pa ngatërruar gjithë pallatet e “bardha” ku banonim e përreth tyre, sot kthehet në rolin e një fisniku të vërtetë e të pashembullt, që sakrifikon maksimalisht nga vetja për njerëzit që janë në fatkeqësi. “Hallall, hallall çdo gjë shejtanit”!

Ishte viti 1957–1958 (vite kur unë punoja si shofer profesionist), po udhëtoja me një auto-veturë “Pobieda”, që në atë kohë konsiderohej si vetura klasike nga më luksozet, sepse ishin ruse (mos e pëlqeje po deshe) dhe në një rast gjatë rrugës për në Tiranë, rreth orës 19.30, duke kaluar në qytezën e Mamurrasit, shoh një çift të moshuarish e të zbardhur komplet që ma bënë me dorë.

Ky veprim i tyre nënkuptonte që ata donin të udhëtonin me siguri drejt Tiranës, i njoha menjëherë, ishin miq të familjes sonë, si të babait ashtu edhe të nënës dhe, për më tepër kishim qenë për një kohë të gjatë edhe komshinj tek apartamentet e bardha të italianëve, por që fatkeqësisht u ndamë pas “Kataklizmës Kombëtare” të nëntorit 1944, sepse edhe ata familjarisht pësuan të njëjtin fat me ne, e provuan burgun si im atë.

Ky ishte inxhinier Naraçi së bashku me gruan e tij, tërësisht me flokë të bardha, një zonjë e vërtetë me tërë kuptimin e fjalës. Ajo u tregua edhe heroinë, ishte austriake, ishin martuar bashkë në Austri, pasi zoti Naraçi kishte mbaruar atje studimet e larta. Këtu në Shqipëri ai kish qenë Sekretar i Përgjithshëm dhe më vonë ministër në Ministrinë e Punëve Botore, fatkeqësisht ishte pa fëmijë, njeri i urtë, i mirë dhe fisnik sa nuk bëhej më, por edhe ai si të gjithë shokët e tij e hëngri burgun nga “flama komuniste”.

Natyrisht e ndala menjëherë makinën dhe hapa derën e parë në krah të djathtë timin, tamam përpara këmbëve të tyre, sigurisht automatikisht me hapjen e derës u ndriçua totalisht makina brenda, menjëherë nxitimthi erdhi vet Z. Naraçi, u përkul dhe futi kokën brenda, meqë kontrasti i errësirës jashtë me ndriçimin e madh brenda, shtoi ngjyrat e ndezura të tapicerisë, mesa duket e bënë të mendohej në çast, se kishte kërkuar të ndalonte një makinë që nuk duhej ta ndalonte dhe e ndjeu veten fajtor, u step në vend dhe për një moment iu bllokua edhe goja dhe për pak çaste nuk foli dot.

Ajo makinë ishte e kryetarit të grupit të specialistëve sovjetikë në hidrocentralin e Ulzës, në dispozicion të “muzhikut” Ivan Fomiç dhe nuk i takonte më intelektualit të shquar dhe me kulturë Perëndimore e, për më tepër një ish – funksionari të lartë, që rridhte nga një familje e vjetër e patriotike shkodrane, qoftë edhe ta ndalte atë, lëre pastaj të kërkonte për të udhëtuar!

Dikur me shumë zor e mblodhi veten dhe më kërkoi ndjesë që më ndaloi, duke shtuar se, nga ndriçimi i makinës sime, ai kujtoi se kishte të bënte me ndonjë kamion me drita të forta; “u verbova fare dhe prandaj të më falni, më falni për shqetësimin që ju shkaktova”, këtë e përsëriti disa herë dhe mori për t’u larguar.

Më pas i drejtohem unë që; “pse flisni me ndrojtje, ju e shihni që makina është bosh dhe në këto raste e kemi për detyrë t’i shërbejmë popullit të thjeshtë, si ju, hajt pra ngjituni”, ndërkohë hapa edhe derën e prapme dhe kështu ata hipën në makinë, për të mos bërë më një gabim të dytë.

U nisëm menjëherë dhe vura re nga pasqyra e brendshme, kënaqësinë që ndjeu nga aroma që lëshonte nëpërmjet degëve të saj të parfumosura, një trëndafil i bukur artificial i vendosur diku sipër në gabinë, një aromë me të vërtetë të këndshme që ma kishin sjellë vetë sovjetikët nga Bullgaria. Jo më pak u kënaqën edhe nga nxehtësia që ishte brenda në makinë. I vura re nga pasqyra që filluan të ç’kopsiteshin dhe të hiqnin shallin.

Për koinçidencë qëlloi orë e plotë dhe hapa radion tek Italia, kur ajo në moment komunikonte “Giornale radion” dhe po jepte të dhëna rreth një “Sputnik”-um që kishin lëshuar Rusët në kozmos. Vura re nga pasqyra e brendshme që zonja Naraçi po i shprehte habi të shoqit se ç’po ndodhte, por edhe ai me duar sikur donte të thoshte, se; “edhe unë s’po marr vesh gja”?!

Për zonjën Naraçi kisha respekt të madh jo vetëm sepse ajo ishte një intelektuale e mirëfilltë e specializuar në shkencat sociale, por edhe ndonëse ishte e huaj, për të gjithë periudhën që i shoqi qëndroi në burg, ajo punoi dhe bëri çdo gjë, që nga shërbyese nëpër hotele, apo hekurosje rrobash, rrobaqepësi, etj., dhe ruajti me dinjitet e krenari nderin e familjes së tyre të vogël.

Ndërkohë ndërhyra unë si pa të keq për muhabet, duke shprehur habinë se si; “muzhikët e trashë rus, mundohen që të prijnë edhe në shkencën e madhe aq shumë të kushtueshme, nuk e kuptoj marrinë e tyre, të gjitha këto shpenzime gjigante kryhen tamam në kurrizin e popullit shumë të varfër rus, që po vdes për bukë, tamam si ne këtu?!

Këto mbi-shpenzime nuk justifikojnë bilancet e buxhetit të tyre shtetëror, prandaj në Rusi mbretëron skamja dhe fukarallëku, siç e shpreha më sipër. Këto shpenzime janë katastrofike për atë popull sepse nivelet e tyre teknologjike në përgjithësi, janë të ulta për të mos thënë të prapambetura për këto lloj punësh, por mesa duket mbi-shpenzojnë për demagogji, këto janë arsyet politike që i drejtojnë rreth këtyre marrive, mua kështu më duket, nuk e di se ç’mendim keni ju për ç’ka fola”?!

-“Po, po tamam ashtu ashtë”, – tha Z. Naraçi instinktivisht që i doli prej shpirtit, por shumë shpejt e kuptoi që kishte bërë një gabim shumë të madh, ndoshta edhe fatal për kohën që jetonim. Ai mesa duket dyshoi në moment për sinqeritetin e bisedës sime dhe me siguri atij i shkoi mëndja se mos biseda ishte provokative, sepse e tillë ishte koha, spiunoheshe kudo dhe nga kushdo dhe për më tepër që në një makinë si ajo, mund edhe të inçizoheshe dhe kjo lloj bisede që u bë, në bazë të nenit famëkeq “55” – “për agjitacion e propagandë” dënoheshe maksimalisht.

Pas këtij incidenti e shihja si gjithmonë nga pasqyra e brendshme e makinës, që ai kishte vënë dorën përpara gojës, me siguri për një auto–qortim, por ja që i shpëtoi “pohimi fatal”, duke nxjerr armiqësinë që kishte për Bashkimin e Madh Sovjetik.

Pas kësaj “hataje” që i ndodhi, filloi ai muhabet duke më pyetur se nga isha, por u trondit jashtë mase kur unë i them se njiheshim, sepse kishim qenë komshinj dhe biles, “i kemi patur shtëpitë ballë për ballë, Zoti inxhinier Naraçi”. M’u duk se vura re nga pasqyra, se në atë moment iu mbush mëndja top, se kishte rënë në grackën e provokimit të qëllimshëm dhe po lëvizte gojën se i ishte tharë pështyma dhe me shumë vështirësi arriti të më pyes, se kujt familje i takoja.

Atëherë unë për ta ndërruar situatën dhe ta ktheja në humor, e dija që edhe Zonja e njihte mirë italishten, ia ktheva në italisht: “Sono il figlio dell’ Consigliere della Corte di Cassazione, Neki Delvina”. – “Si… si… si…”, – tha, duke qeshur dhe i thotë gruas në gjermanisht se kush isha, ajo tundi kokën për të nënkuptuar se e kishte marr vesh dhe filluam të qeshim së bashku.

Por ajo shumë e entuziazmuar i thotë të shoqit, se; “unë dua t’i kujtoj djalit të atëhershëm dhe zotërisë së sotëm, se unë nuk e kam harruar dhe nuk do ta harroj kurrë nderin që më ka pas bërë përpara shumë viteve, kur ishte ende shumë i ri, duke më shitur pa asnjë interes një mbulesë tavoline dhe dy këmisha që i kisha qepur për t’i shitur, sepse isha në gjendje ekonomike të mjeruar, si shumë mikeshave tona, duke përfshirë edhe familjen e zotit Delvina. Po të mos i kisha marrë momentalisht ato të holla në atë kohë nga ky zotëria që po flasim, do të isha turpëruar nga dikush që më kishte bërë debitorë pa të drejtë”.

– “Po, i thashë, më kujtohet plotësisht, të shkuara e të harruara dhe të lutem të mos i kujtojmë më ato kohëra të këqija, sepse e kemi shpirtin të mbushur plot me të tilla gjëra”.

– “Hë pra, – tha Z. Naraçi, – a e këqyr pra, ti pa asnjë qëllim të keq më tregon mendimin dhe unë instinktivisht apo natyrshëm, për gjendjen që jetojmë sot, për të zi temin, pohoj që jam i një menje me ty, asht krejt normale, por rreziku asht se njeriu i sotëm ashtë ba pa ‘din e iman’ dhe mund të të kthej fare lehtë në burg, apo të të shkatërroj si do”!

Kur mbërritëm në Tiranë, ai mu lut t’i zbrisja aty ku unë e kisha ma për mbarë. Ndërsa unë iu luta të më falin për mungesën e taktit në bisedën që bëra, sepse ju shkaktova siklet dhe për ta shlyer atë gabim, i ftova t’i qeras me nga një kafe e, me shumë zor ata pranuan, i çova në restorant “Vollga” dhe hëngrëm darkë si “qëmoti”.

Nuk më bëri syri “tërr”, se po atë ditë kisha marrë shpërblimin për tejkalim në përdorimin e planifikuar të gomave dhe kisha para edhe për shtëpi. Aty u ndamë me përshëndetjet më të nxehta, për të mos u parë më në këtë botë.

Diktatura komuniste u bë shkak që ne fëmijët e ish – intelektualëve apo familjeve të vjetra, nëpërmjet punëve dhe kushteve shumë të rënda edhe të vështira që na ofruan apo na detyruan, të burrëroheshim apo të piqeshim para kohe. Megjithëse ishim rritur në kushte të privilegjuara, sepse na e lejonte edhe niveli pasuror që trashëgonim nga origjina apo nga kontributi real që vazhdonin të jepnin prindërit tanë dhe që çmohej në atë kohë, ne, fëmijët e tyre, nuk ishim prekur nga ndonjë ndjenjë dembelizmi apo përbuzje ndaj punëve të rënda, prandaj këtë realitet të ri e të vështirë, që na u imponua, e përballuam me shumë sukses dhe qëndruam gjithmonë në pozita të dalluara, pavarësisht se sa na vlerësonin dhe për këtë, ka meritë të padiskutueshme – Edukata familjare.

Isha 10 – 12 vjeç atëherë kur fillova të vras mendjen për të gjetur forma për të jetuar në atë shkatërrim të imponuar të familjes. Burgosja e babait, nxjerrja nga shtëpia, plaçkitja pasurore, tjetërsimi i babait nga një njeri i ekuilibruar dhe me forcë shpirtërore të lartë e të pashtershme, në një njeri të sëmurë rënd fizikisht, si rrjedhim i torturave të ushtruara ndaj tij nëpër hetuesitë e diktaturës dhe sidomos kur na parakalonin çdo moment kujtimet e shumë njerëzve të afërt apo dhe miq të ekzekutuar, burgosur apo internuar shumë keq, na preknin sa s’ka më, por kurrë nuk u demoralizuam apo na ulën moralin dhe kryelartësinë, përkundrazi na jepnin forcë, shpresë dhe na rrisnin urrejtjen kundër komunizmit gjakatar që përfaqësohej nga Partia e Punës.

U lidhëm në mënyrë absolute me mendimet dhe anën shpirtërore të prindërve tanë dhe të gjithë miqve historik, po ashtu edhe të farefisit tonë të persekutuar, kështu që edhe pjekuria jonë arriti limitet e një moshe madhore dhe me përvojë biles. Kështu që kurrë nuk e shkëputëm jetën tonë personale nga bashkësia e familjes. /Memorie.al

                                                             Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Trainer i Italisë, Biankini, më tha për Çaçin: ky lojtar mund të luajë shumë mirë, me çdo ekip të fortë në Europë, por unë do e dëshiroja...”/ Dëshmia e Astrit Grevës, për legjendën e basketbollit shqiptar

Artikuj të ngjashëm

“Sikur mos mjaftonte agresioni i Izraelit, qeveritë britanike dhe franceze, nën pretekstin e sigurimit të kalimit nëpër Kanalin e Suezit, i kanë dërguar…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, nëntor 1956 -‘57
Dossier

“Sikur mos mjaftonte agresioni i Izraelit, qeveritë britanike dhe franceze, nën pretekstin e sigurimit të kalimit nëpër Kanalin e Suezit, i kanë dërguar…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, nëntor 1956 -‘57

March 2, 2026
“Tomor Allajbeut, nipit të Abaz Ermenjit, vetëm pse tha; ‘S’punoj unë, të hajë Nexhmija’, pas një muaji hetuesi speciale, i shtuan edhe 13 vjet…” Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit të Spaçit!
Dossier

“Policisë në Mamurras u thashë se ato 15 gra, m’i bëri ‘peshqesh’ kryetari i Degës së Brendshme, Gjolek Alia, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik, me familjarët e të burgosurve të Burrelit

March 1, 2026
“Kur dy shkrimtarët e njohur, Fatmir Gjata me Llazar Siliqin, e pyetën Alizotin për romanin ‘Këneta’ dhe poemën ‘Mësuesi’, ai iu përgjigj…”/ Historia e panjohur me librarin e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Kur Alizoti më tha; ti je nga fshati i Ismail Golëmit, e kam pasur mik, ishte burrë i zgjuar’, hej bela thashë me vete, ai është pushkatuar nga Partia…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit dhe publicistit të njohur

February 28, 2026
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Kur vdiq në Tiranë Dr. Vejseli, Alizoti i tha Hoxhë Hyqmetit, ta lajmëronte nga maja e minares kur të këndonte, por njerëzit e kuptuan për Dr. Vasil Labovitin dhe…”! / Historia e panjohur e librarit të famshëm të Gjirokastrës

February 27, 2026
“Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë e nënoficerin e postës kufitare dhe u nisën drejt Italisë me komandantin e policisë e 3 ushtarë, të cilët…”/ Zbulohen dokumentet sekrete, të “eksodit marsit” ‘91
Dossier

“Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë e nënoficerin e postës kufitare dhe u nisën drejt Italisë me komandantin e policisë e 3 ushtarë, të cilët…”/ Zbulohen dokumentet sekrete, të “eksodit marsit” ‘91

February 27, 2026
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Kur një ‘intelektual’ që s’kishte lexuar asnjë libër, në vend t’i thoshte Alizotit; më jep librin ‘Një natë në Broduei’ i tha; ‘dua Një natë në bordello’, ai …”/ Historitë e panjohura të librarit të Gjirokastrës

March 1, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme