• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, May 2, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Teksa notoja në liqenin e Shkodrës, plumbat e kufitarëve më kaluan mbi kokë, por…”/ Historia e pabesueshme e shqiptarit që u arratis në ’90-ën dhe sot drejton restorantet “Alba” dhe “Zef”, në SHBA-ës

“Teksa notoja në liqenin e Shkodrës, plumbat e kufitarëve më kaluan mbi kokë, por…”/ Historia e pabesueshme e shqiptarit që u arratis në ’90-ën dhe sot drejton restorantet “Alba” dhe “Zef”, në SHBA-ës
“Natën e 5 qershorit 1954, shtatë burra dhe një grua, lanë shtëpitë e tyre e morën udhën, duke u ngjitur në fshehtësi…”/ Arratisja e bujshme e grupit të Refat Hysenit, nga Kamenica në Greqi   
“Kur i thashë se; jam gazetare, madje jemi patriotë, të dy nga Korça, ai m’u përgjigj; unë jam patriot me të gjithë shqiptarët, por…”/ Historia e panjohur e shqiptarit më të famshëm në Boston dhe SHBA-ës
“Komandanti Bino Binaj, pasi qëlloi dhe vrau Vatën, i tha ushtarit Hysni Syla; futi një plumb kokës, ktij tjetrit, mos e lër të përpëlitet, por skafisti, Bashkimi,…”/ Ngjarja makabre në Velipojë, maj ’90-të

Memorie.al / Emigrantët kanë kërkuar strehim në Bregun e Amerikës, që kur anija ‘Mayflower’ u ankorua në Plymouth, më 1620-n. Kjo është historia e një emigranti modern, i cili mbërriti në brigjet amerikane, duke kërkuar lirinë, nga persekutimi, rreziku dhe varfëria. Leo Keka, personifikon ëndrrën amerikane. Në moshën 49 vjeçare, shqiptari zotëron dhe drejton dy restorante popullore në qendër të Quincy-t. Ai është një qytetar krenar amerikan, jeton në Milton dhe fëmijët e tij, ndjekin shkollat ​​katolike romane. Keka po jeton një ëndërr, që shumica e klientëve të tij, nuk e imagjinojnë dot.  

Ai u rrit në një qytezë të vogël, nën një nga diktaturat më represive komuniste të epokës së Luftës së Ftohtë. Ai u arratis nga Shqipëria, duke notuar përmes Liqenit të Shkodrës, për në Jugosllavi dhe u mbajt për muaj me radhë në një kamp refugjatësh, përpara se një organizatë bamirësie të paguante për fluturimin e tij, për në Shtetet e Bashkuara, ku ai fitoi lirinë. “Ku tjetër mund të bëja atë që kam bërë”?, na thotë Keka, teksa kontrollonte barin dhe sallën e ngrënies së restorantit “Alba”.

Leo Keka ka lindur në vitin 1968, është një nga katër djemtë dhe një vajzë, e familjes së tij. Babai i tij ndërtonte shtëpi, nëna ishte shtëpiake. Shqipëria ishte e varfër dhe e sunduar nga një regjim ultra-komunist aleat me Kinën Komuniste të Mao Tse-Tung-ut. Familja e tij, jetonte në një fermë jashtë qytetit të vjetër të Shkodrës. Ata ishin katolikë dhe detyroheshin të adhuronin në fshehtësi në shtëpi Zotin. Diktatori Enver Hoxha, kishte mbyllur të gjitha famullitë dhe kishte ekzekutuar, disa priftërinj.

“Ndonjëherë nuk kishte ushqim”, – kujton Keka. Prindërit e tij sinkronizuan me një antenë të improvizuar, ‘Zërin e Amerikës’ të transmetuar në një radio të prodhimit kinez. Pasi u rrit, ai e dëgjonte edhe më shumë, “por asnjëherë nuk biseduam me asnjërin për këtë”, tha ai. “Mund të futeshe në burg, pse dëgjoje”!

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas demonstrative të marsit ‘81, me porosi të Enverit, Mehmet Shehu drejtoi përgatitjen e operacionit ‘Shpërthimi’, ku në rast se armata jugosllave sulmonte…”/ Ana e panjohur e raporteve serbo-shqiptare

“Stefan Pitërs, anëtar i Misionit Ushtarak Amerikan në Tiranë, shkruan se; Enver Hoxha ishte i shqetësuar se mos Stalini ua jepte anglezëve Shqipërinë dhe…”/ Libri  “Sundimi pa pushtim – Shqipëria 1945-1948”

Ashtu si të gjithë të rinjtë, ai ishte rekrutuar në ushtri, kur ishte 18 vjeç dhe u caktua në detyrë kuzhine, ku zbuloi se i kishte të dhëna dhe ajo punë i pëlqente. “Ishte një mënyrë për të mbijetuar,” tha ai.

Deri në vitin 1990, shkatërrimi i regjimit komunist në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera të Evropës Lindore, po lëkunde Shqipërinë, dhe Keka po mendonte që të largohej, “të kërkonte një botë më të mirë”, thotë ai. Leo e dinte se nëse ia dilte, familja e tij do të dënohej, por babai i tij Zef Keka, i dha Leos bekimin e tij.

Një natë në pranverë, ai kaloi nëpër liqenin e Shkodrës, që ndante Shqipërinë nga Republika Jugosllave e Malit të Zi. Ushtarët kishin qëlluar disa të tjerë, që mundoheshin të iknin, por Keka ia doli mbanë, duke dalë me not në Republikën Jugosllave të Malit të Zi, e banuar kryesisht nga shqiptarë, Ai nuk u mirëprit nga autoritetet zyrtare dhe u mbajt në burg me shqiptarë të tjerë e më pas, u dërgua në një kamp refugjatësh të mbrojtur në Beograd, “tani si refugjatët evropianë”.

Stafi i ambasadës së SHBA-së e intervistoi atë dhe të tjerët. Atij do t’i jepej azili në SHBA-ës, Kanada ose Australi, por do të duhej të priste më shumë, për të shkuar në SHBA-ës. Por më herët se sa e priste, një organizatë bamirësie, ndërmjetësoi dhe pagoi biletën e tij, për në SHBA-ës.”Kostoja ishte 410 dollarë” thotë Keka. “Ishte hera e parë që shihja një aeroplan”!

Ai ishte një prej një duzine shqiptarësh të cilët, fluturuan për në Frankfurt të Gjermanisë Perëndimore dhe më pas, për në qytetin e Nju Jorkut. Ata arritën më 17 dhjetor, në një natë të ftohtë, me dëborë një javë para Krishtlindjes. I vetmi person që Keka njihte në qytet apo Amerikë, ishte një nga vëllezërit e nënës së tij, i cili ishte arratisur në vitet ’60-të dhe jetonte në Queens.

Ai nuk dinte asgjë tjetër për Amerikën, ishte 20 vjeç dhe nuk fliste asnjë fjalë anglisht. Por ju dha një shans, dhe ishte i vendosur të jepte maksimumin.

Kërkoi punë në Nju Jork për dy muaj, pastaj shkoi në Boston, duke shpresuar se perspektivat e tij, do të ishin më të mira. Ai shkoi në restorantin “Pier 4”, të Anthony dhe i tha pronarit Anthony Athanas, “Kam nevojë për punë”! Anthanas që ishte me origjinë shqiptare, e punësoi atë si një pjatalarës, pastaj e bëri kamerier. Anthanasi i bleu Kekës një palë këpucë të zeza, për këtë punë.

Keka punoi atje shtatë vjet, pastaj në Grillin. Nisi të mendonte për hapjen e një dyqani me pizza, siç kishin bërë disa të afërm të emigrantëve. Një ditë më 2001-in, ai ishte në Qendrën Quincy dhe pa se një restorant kinez, në Hancock Street po mbyllej. E mori me qira lokalin dhe në vend të një dyqani me pizza, ai hapi “Alban” – “i quajtur kështu për nder të atdheut tim, Shqipërisë”, na thotë ai.

“Alba” së shpejti u bë një vend i shkëlqyer, në sektorin e restoranteve të qytetit. Në vitin 2006, Keka u zhvendos në një tjetër rrugë pranë lokalit aktual të “Alba”. Kur u mbyllën disa dyqane aty pranë dhe vendet u liruan, ai bleu një restorant tjetër dhe e quajti atë Zef, në nder të babait.

Leo Keka ishte qytetar amerikan kur hapi “Alban”, dhe e mori shtetësinë, bashkë me 400 emigrantë të tjerë, në Faneuil Hall, të Bostonit. Ai tha se ishte një nga pikat më të larta të jetës së tij dhe të dy prindërit e tij, jetuan për ta parë këtë arritje.

“Unë kisha planifikuar që nga vitet e mia të para këtu (në SHBA), të bëhesha qytetar”, – thotë ai. “Është një ndjenjë e mrekullueshme. Ti e di atë që je. Kur udhëton, trajtohesh ndryshe”.

Tani ai thotë; “Unë jam aq amerikan, sa mund të jetë Amerika”, e cila ndër të tjera, do të thotë se ai është shumë i interesuar në politikë dhe është një tifoz entuziast i futbollit.

Ka një abonim sezonal, ku ndjek “New England Patriots”. Në vitet e kaluara, disa lojtarë të “Patriotëve” dhe disa anëtarë të kundërshtarëve të tyre, shkuan për të ngrënë tek “Alba”. Gjithashtu aty ka drekuar edhe një nga ish-Presidentët e Shqipërisë, të cilit Keka, i ka shërbyer një supë tradicionale shqiptare.

Kur shkon në Shqipëri për vizita, takon shqiptarët që banojnë në vende të tjera dhe janë qytetarë atje. “Por ata nuk flasin për vendet ku jetojnë, në të njëjtën mënyrë si unë” na tha Keka. “Kur kthehem dhe të them se jam amerikan, flas me krenari për këtë. Është ajo që kam zgjedhur të jem”. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur i thashë se; jam gazetare, madje jemi patriotë, të dy nga Korça, ai m’u përgjigj; unë jam patriot me të gjithë shqiptarët, por...”/ Historia e panjohur e shqiptarit më të famshëm në Boston dhe SHBA-ës

Next Post

“Kur e hapa zarfin dhe pashë që ‘Shpati’, u bënte thirrje qarkoreve komuniste, të demaskonin dhe godisnin ‘Ballin’, ja dhashë Abaz Ermenjit, i cili...”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e ish-ballistit nga Berati

Artikuj të ngjashëm

“Ndërmjet udhëheqsave kryesorë të Partisë dhe të Shtetit, raportet s’janë të mira, kryeministri Shehu me Hysni Kapon kanë përplasje…”/ Dosja e Sigurimit me përgjimet e ambasadës jugosllave, në-‘82-in
Dossier

“Pas demonstrative të marsit ‘81, me porosi të Enverit, Mehmet Shehu drejtoi përgatitjen e operacionit ‘Shpërthimi’, ku në rast se armata jugosllave sulmonte…”/ Ana e panjohur e raporteve serbo-shqiptare

May 2, 2026
“Kur erdha nga Franca në tetorin e ’44-ës, shkova në Berat ku ishte qeveria dhe Koci Xoxe e Malëshova, më folën shumë keq për Enverin, duke thënë…”/ Dëshmitë e rralla të shkrimtarit Petro Marko
Dossier

“Stefan Pitërs, anëtar i Misionit Ushtarak Amerikan në Tiranë, shkruan se; Enver Hoxha ishte i shqetësuar se mos Stalini ua jepte anglezëve Shqipërinë dhe…”/ Libri  “Sundimi pa pushtim – Shqipëria 1945-1948”

May 2, 2026
“Pas nënshkrimit të ‘Traktatit Franko-Jugosllav’, një traktat bashkëpunimi u arrit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, për një periudhë 20 vjeçare dhe…”/ Kujtimet e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë
Dossier

“Pas nënshkrimit të ‘Traktatit Franko-Jugosllav’, një traktat bashkëpunimi u arrit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, për një periudhë 20 vjeçare dhe…”/ Kujtimet e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë

May 1, 2026
“’The Christian Science Monitor’, më 19 qershor 1973, jepte mesazhe për ulje tensioni midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, afrimi amerikan-kinez e çarja shqiptare-kineze…”/ Dokumentet sekrete amerikane të vitit 1982
Dossier

“’The Christian Science Monitor’, më 19 qershor 1973, jepte mesazhe për ulje tensioni midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, afrimi amerikan-kinez e çarja shqiptare-kineze…”/ Dokumentet sekrete amerikane të vitit 1982

May 1, 2026
Memorie.al
Dossier

“Pakti i Romës në janar 1920, nuk qe pengesë që Qeveria italiane, në qershor të vitit 1924, ta ndihmonte kryengritjen e Fan Nolit kundër Zogut dhe…“/ Ana e panjohur e synimeve serbe ndaj Shqipërisë

May 1, 2026
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Dëshmitarët e paktë të mbetur gjallë, thonë se nacionalisti Haki Taha e vrau komunistin Milladin Popoviq, që kishte bashkëpunuar ngushtë me Enverin, pasi…”/ Misteri i vrasjes së bujshme në marsin ’45-ës

April 29, 2026
Next Post
“Vëllai ynë, Aliu, me disa djem të tjerë të ‘Ballit’, u vranë nga çeta e Zylyftar Veleshnjes dhe pasi u futën të gjithë në një gropë, u thanë fshatarëve…”/ Historia tragjike e fisit të famshëm nga Berati

“Kur e hapa zarfin dhe pashë që ‘Shpati’, u bënte thirrje qarkoreve komuniste, të demaskonin dhe godisnin ‘Ballin’, ja dhashë Abaz Ermenjit, i cili...”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e ish-ballistit nga Berati

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme