• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, August 18, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Te ne, nuk ka një traditë të pluralizmit, hegjemonia i takon PPSH-së, kurse borgjezia ndërkombëtare, kërkon të na ringjallë ‘Ballin’ dhe ‘Legalitetin’, pasi…”/ ! Fjala e Ramiz Alisë, 23 janar 1990

Akuzat e Ramiz Alisë: “Natën që vrau veten Mehmeti, shoferi i Kadriut tha që; e mora nga zyra ministrin dhe me makinë e çova te Blloku, ku ai…”/ Mbledhja e Byrosë, 12 shtator ‘83
Kalendari Historik 7 Tetor
“Amaneti i nënës sime që të mos e pranoja ish-shoqen e saj të Luftës, Nexhmije Hoxhën, nëse vinte për ngushëllim… “/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“Zoti Kadare, jam i lumtur t’ju kem pranë në festimet e 200-vjetorit të Francës” / Letra e ’89-ës e Presidentit Mitterand, që kishte ftuar 35 kryetar shtetesh dhe “harruar” Ramiz Alinë
“Ushtrinë s’e fusim dot me armë kundër demokratëve, por t’ju japim shkopinj dhe kamzhik komunistëve e të mobilizojmë Skraparin…”/ Biseda e Ramiz Alisë me Hekuranin e Xhelil Gjonin, 14 dhjetor ‘90-të
“Edhe pse Ramiz Alia, nuk mori pjesë në mbledhjen e Katovicës që u zhvillua në 1987-ën, në Tiranë, ka mbërritur letra e Gorbaçovit, e cila kishte…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-sekretarit të Alisë

Nga Dashnor Kaloçi

Memorie.al / Në fundin e viteve ‘80-të, kur në të gjithë Evropën Lindore, po binin njëri pas tjetrit regjimet komuniste diktatoriale e totalitare, që kishin qeverisur që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, madje duke i shkuar në plumb disa prej udhëheqësve të tyre, siç ndodhi në Rumani me Nikolae Çausheskun, në Shqipëri, PPSH-ja, jo vetëm që nuk po reflektonte për të bërë ndryshimet e nevojshme, por ajo bëri të kundërtën e asaj çka pritej nga mbarë opinioni ndërkombëtar dhe vetë shqiptarët, që më shumë se cilido shtet tjetër në Evropë, e kishin ndjerë mbi supe diktaturën e egër të regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia.

Ndërsa nga ajo kohë nuk kanë kaluar afro 35 vite dhe ato ngjarje janë të freskëta në memorien e të gjithë shqiptarëve, disa nga ish-funksionarët dhe eksponentë të lartë të PPSH-së së asaj kohe, në kujtimet e tyre apo dhe shkrime të shumta të botuara herë pas here në shtypin e përditshëm pas viteve ’90-të, janë rrekur ta paraqesin PPSH-në dhe ish-kreun e saj në atë kohë, Ramiz Alia, si promotorë të atyre lëvizjeve demokratike që përfshinë më në fund edhe Shqipërinë. Por dokumente të ndryshme të PPSH-së, siç është ky që po botojmë sot, (është i cunguar, pasi në atë kohë u përgatit për përdorim të brendshëm dhe me shkurtime), flasin për të kundërtën e asaj çka pretendohet nga ish-udhëheqësit e PPSH-së dhe funksionarët e lartë të asaj kohe, gjë e cila duket qartë dhe në këtë dokument, ku është një përmbledhje e atij plenumi dhe fjala e Ramiz Alisë.

Dokumenti arkivor me plenumin e IX-të të Komitetit Qendror të PPSH-së

Gjithashtu mund të lexoni

“Shqiptarët kanë treguar gjatë historisë të tyre të trazuar, por po tregojnë dhe sot, se janë një popull i veçantë, me fytyrë të tyren dhe…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur, për librin “Shqiptarët, të Mit’hat Frashërit

“Shqiptarët udhëtojnë nga një fshat në tjetrin me gomar, në qytete në makina të hapura, kurse Enver Hoxha dhe antarët e Byrosë, ku shumica janë…”/ Shkrimi i panjohur i revistës amerikane ‘TIME’, në 1961-in

Plenumi i IX-të i Komitetit Qendror të PPSH-së, i zhvilloi punimet më 22 dhe 23 janar të vitit 1990. Ai, duke u mbështetur në fjalën që mbajti shoku Ramiz Alia, shqyrtoi problemet që dolën në zbatim të vendimeve të Plenumit të VIII-të dhe përcaktoi detyrat për revolucionarizimin e mëtejshëm të jetës së Partisë, në të gjithë vendin, nëpërmjet thellimit të demokracisë socialiste, rritjes së rolit të masave punonjëse dhe perfeksionimit të marrëdhënieve ekonomike. Në këtë mbledhje, Komitetit Qendror u bëri një analizë të thellë zhvillimeve aktuale në vendet e Evropës Lindore, duke përcaktuar edhe qëndrimet ndaj tyre.

Komiteti Qendror i PPSH-së, për ndryshimet në Lindje

Komiteti Qendror konstatoi:

  1. Ndryshimet politike që kanë ndodhur në Evropën Lindore, në Poloni, në Hungari, në Çekosllovaki, në Republikën Demokratike Gjermane, në Bullgari e në Rumani, sollën në pushtet forcat e djathta. Borgjezia dhe reaksioni ndërkombëtar, kërkojnë dhe punojnë që atje të shkatërrohet çdo gjë që mund të kujtojë socializmin. Në propagandën borgjeze ideali socialist, është shpallur anakronik. Reaksioni e paraqet komunizmin, si një fantazmë kërcënuese jo për borgjezinë, por për popullin. Procesi kundërrevolucionar në vendet e Lindjes u realizua me nxitjen dhe ndërhyrjen e reaksionit perëndimor dhe të Bashkimit Sovjetik.

Por ai u mbështet edhe nga masat e punonjësve, të cilët u dezulizionuan nga sundimi revizionist, nga burokracia e dhuna e tij, nga stanacioni ekonomik. E keqja është se këto fenomene popujt e këtyre vendeve, i përjetuan si produkt të sistemit socialist, të marksizëm-leninizmit. Partia jonë me të drejtë në luftën titanike kundër revizionizmit, është e përqendruar në grisjen e maskave “socialiste”, në demaskimin e spekulimeve “marksiste”, nga ana e tij. Komunistët shqiptarë e kuptuan dhe luftuan sa mundën, me sa mjete kishin, me sa forcë kishin, që njerëzit të kuptonin rrezikun e komprometimit të socializmit, të ideologjisë dhe të politikës revolucionare të tij. Por tragjedia ndodhi. Këtë tragjedi ne e përjetojmë me dhimbje, por, sigurisht, pa dëshpërim.

Synimet e Bashkimit Sovjetik për Shqipërinë

Shoku Enver ka theksuar se një nga burimet kryesore që ndikuan në lindjen dhe zhvillimin e revizionizmit ishte burokratizmi dhe liberalizmi. Tani që kanë kaluar më shumë se tre dekada që nga koha e shfaqjes së revizionizmit, një analizë më e thellë e këtij fenomeni, do të na lejonte për të përcaktuar drejt ato mekanizma të sistemit socialist, që duhej të luanin një rol më të madh në forcimin e tij dhe që u neglizhuan. Në Bashkimin Sovjetik e kuptuan, se po rritej burokratizmi dhe se ai paraqiste një rrezik të madh.

Por atje burokratizmin e luftuan jo nëpërmjet të kundërtës të tij, domethënë duke rritur rolin e masave, duke forcuar demokracinë socialiste, por nëpërmjet forcimit e perfeksionimit të administratës, të normimit të çdo gjëje në veprimtarinë e Partisë, të shtetit të marrëdhënieve shoqërore, nëpërmjet rritjes së centralizmit vertikal. Edhe liberalizmin sovjetikët e luftuan në mënyra administrative. Atij i kundërvunë dogmën e jo ballafaqimin e ideve dhe argumentet, i kundërvunë parimet e përgjithshme dhe jo zgjidhjen e problemeve. Kjo krijoi kushtet që individë e grupe njerëzish, sidomos nga radhët e inteligjencës, të ftoheshin me socializmin. Këtu i gjeti borgjezia disidentët, këtu e gjeti klika revizioniste bazën shoqërore.

  1. Borgjezia ndërkombëtare, duke përfshirë edhe udhëheqjen sovjetike, synon që edhe në Shqipëri të kryhen ato procese kundërrevolucionare, që ndodhën në Lindjen Evropiane. Për këtë qëllim janë bërë dhe do të bëhen presione të shumta. Pavarësisht se kërkesat mbulohen me parulla për demokraci e të drejtat e njeriut etj., objektivi është përmbysja e pushtetit popullor dhe likuidimi i pavarësisë, i lirisë dhe i fitoreve tona socialiste. Plenumi i Komitetit Qendror thekson se lirinë dhe pavarësinë e fituar me gjak, socializmin, populli shqiptar do t‘i mbrojë si gjënë më të shtrenjtë, me vendosmëri, me çdo mjet dhe pa asnjë hezitim.

Populli ynë e ka zgjedhur vetë rrugën e zhvillimit dhe nuk lejon askënd që të ndërhyjë në punët e brendshme të tij. Ai e askush tjetër e di se ç‘duhet bërë, që procesi i ndërtimit socialist, të ecë gjithnjë përpara. Në Shqipëri, zot është populli shqiptar, ai dhe vetëm ai është zot i fateve të tij. Ndërtimi socialist në vendin tonë, ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Tani kemi hyrë në një front të gjerë në një fazë të re, në atë të zhvillimit intensiv, ku faktorët cilësorë dalin gjithnjë e më shumë në plan të parë.

Si do ta ruajmë pushtetin tonë?

Duke pasur parasysh detyrat që shtroi Plenumi i VIII-të i Komitetit Qendror, duke vlerësuar arritjet, si dhe kërkesat e kohës së sotme, duke nxjerrë mësime nga ngjarjet në vendet e Lindjes, me synim që të garantohet vazhdimësia socialiste, liria e pavarësia e atdheut, Plenumi i IX-të i Komitetit Qendror, njëzëri vendosi:

  1. Të forcohet gjendja politike dhe ekonomike e brendshme, në mënyrë që t‘u bëhet ballë presioneve të jashtme, qofshin këto politike, ushtarake apo ekonomike. T‘u shpjegohet masave se borgjezia, reaksioni ndërkombëtar, siç tregojnë ngjarjet e Lindjes Evropiane, synojnë të shkatërrojnë socializmin e të rikthejnë rendin e shtypjes së shfrytëzimit, të likuidojnë lirinë e fituar dhe të zhdukin pavarësinë e sovranitetit kombëtar. Detyrat themelore që shtrohen para Partisë janë:
  2. Të përmirësohet puna politike dhe propagandistike e Partisë. Është e nevojshme që njerëzit të kuptojnë thelbin e luftës që zhvillohet sot kundër socializmit dhe në veçanti kundër vendit tonë. Pas parullave demagogjike, si ato për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për pluralizmin politik e për zhvillimin e demokracisë etj.,…fshihet synimi kundërrevolucionar i reaksionit dhe borgjezisë për t‘i rrëmbyer popullit lirinë dhe pavarësinë e tij.

Për këtë duhet punuar më mirë me organizatat e masave, Frontin Demokratik, BRPSH-në, BPSH-në, BGSH-në, si dhe organizatat e tjera shoqërore. Shtypi, Radiotelevizioni e propaganda e Partisë, duhet të përmirësojnë tërësisht punën e tyre, në mënyrë që fjala e Partisë të shkojë sa më mirë dhe sa më shpejtë te masat, që ajo të transmetohet jo me slogane e frazeologji të përgjithshme, por me argumente bindëse dhe të kuptueshme. Në veprimtarinë propagandistike të marrin pjesë aktive kuadrot më me përgjegjësi e më të kualifikuar të Partisë, si dhe specialistët e aktivistët e fushave të ndryshme.

Si do punojmë për marrëdhëniet me botën e jashtme?

Plenumi vlerësoi arritjet e politikës së jashtme të shtetit shqiptar. Ai konfirmoi se është rritur roli diplomatik e politik i vendit tonë në Gadishullin Ballkanik e në vendet e tjera të Mesdheut. Autoriteti i Shqipërisë, si një vend me stabilitet të gjithanshëm, është i palëkundur. Politika e jashtme është bërë një faktor i rëndësishëm për garantimin e fitoreve socialiste dhe lartësimin e tyre. Shqipëria ka ndjekur e do të ndjekë një politikë të paqes e të bashkëpunimit miqësor me të tjerët. Kjo ka qenë dhe do të jetë vija e saj edhe në kushtet e krijuara pas ngjarjeve në Lindjen Evropiane.

Izolimin as e kemi dashur, as e duam, ai nuk ka qenë e nuk përbën vijën politike të Partisë së Punës e, të shtetit shqiptar. Atë e kanë dashur dhe do ta donin armiqtë e Shqipërisë. Prandaj, në çdo kohë, qëndrimi ynë në lidhje me botën e jashtme, duhet të jetë aktiv, si në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimin politik, ashtu dhe në atë kulturor dhe ekonomik. Plenumi për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis vendit tonë dhe botës së jashtme, përcaktoi masat e mëposhtme:

  1. Të punohet për forcimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe tërë rajonin e Ballkanit. Me vëmendje të ndiqen zhvillimet e reja në rajon dhe të përgatiten tërë kushtet e nevojshme për realizimin e plotë të qëllimeve të takimit të ministrave të Jashtëm të gadishullit tonë, që do të bëhet sivjet në Tiranë. Të ndiqen me kujdes zhvillimet në Evropë, aktivitetet shumëpalëshe politike, ekonomike dhe kulturore që zhvillohen këtu dhe duke pasur parasysh interesat kombëtare të vendit tonë, të përcaktohen qëndrimet përkatëse. RPSSH do të mbajë lidhje me cilindo shtet që miqësisë që i ofrojmë, i përgjigjet me miqësi.

Fjala e Ramiz Alisë

Shokë, mbledhja e sotme në një farë mënyre është vazhdim i punimeve të Plenumit të VIII-të të Komitetit Qendror. Për të lehtësuar punimet e kësaj mbledhje të Komitetit Qendror, më lejoni të paraqes disa mendime, të cilat mund të shërbejnë si bazë për një diskutim sa më të frytshëm. Qysh nga mbledhja e Plenumit të VIII-të, kanë kaluar vetëm afro katër muaj. Por gjendja politike ndërkombëtare ka ndryshuar shumë. Në vendet e Lindjes, në Poloni, Hungari, Çekosllovaki, RDGJ, Bullgari e Rumani, kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Vihet re që këto vende, duke mbetur anëtare të Traktatit të Varshavës, po zgjerojnë lidhjet me Perëndimin, sidomos në marrëdhëniet ekonomike, por edhe ato politike.

Po vihen në lidhje me partitë socialiste dhe socialdemokrate perëndimore, po afrohen e po synojnë të hynë në Bashkimin Evropian, po forcojnë lidhjet me TPE-në, me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe institucione të tjera të Perëndimit. Vendet Perëndimore po i nxisin ndryshimet e reja në Evropën Lindore. Nën thirrjet për zgjedhje të lira dhe pluralizëm politik, për krijimin e sa më shumë partive e grupeve të ndryshme, ato kërkojnë të shkatërrojnë çdo gjë që u kujton socializmin.

Ramiz Alia: Ja akordi i Bushit me Gorbaçovin!

Ngjarjet në Lindjen Evropiane, për ne, në kuptimin e përgjithshëm, nuk janë të papritura. Ndodhi ajo që patën parashikuar prej dekadash Partia jonë e shoku Enver, dhe që në atë kohë, në botën e jashtme, pakkush e besoi. Prej më se 30 vjetësh që me daljen në skenë të Hrushovit në Bashkimin Sovjetik e më pas me pranimin e hrushovizmit e brezhnjevizmit nga vendet e Evropës Lindore, ne kemi folur për rivendosjen atje të kapitalizmit dhe procesin e kthimit në shoqërinë borgjeze, e kemi quajtur të përfunduar.

Megjithatë, në ngjarjet aktuale ka diçka të re: në Poloni, sunduese nuk është më Partia Komuniste, ajo është në opozitë, ndërsa fuqinë e mori Solidarnosti: në Republikën Demokratike Gjermane iku Honekeri dhe në krye të vendit po vjen një organizatë e quajtur Forumi Demokratik, në Çekosllovaki iku Husaku dhe u rikthye Dubçeku e, kështu me radhë. Këto që kanë ndodhur, kanë pasoja të shumanshme, të cilat kërkojnë analiza e vlerësime të reja ideologjike, politike dhe ekonomike. Ndryshimet që po ndodhin në Evropën Lindore, nuk i kundërshton Bashkimi Sovjetik.

Bile ai i ka frymëzuar dhe nxitur ato, paçka se, në ndonjë rast, si në RDGJ, edhe i kanë dalë jashtë kontrollit, ose, se, në ndonjë tjetër, si në Poloni e Hungari, dora e borgjezisë perëndimore, ka qenë më prezente. Megjithatë, Bashkim i Sovjetik nuk lejon që vendet e Lindjes të kalojnë në aleanca politiko-ushtarake me Perëndimin, pra, që të dalin jashtë zonës së influencës sovjetike e aq më tepër të shndërrohen në bastione antisovjetike, në çdo lloj “kordoni sanitar”, siç ishin përpara Luftës së Dytë Botërore. Ky ishte dhe qëllimi kryesor i takimit Bush-Gorbaçov në Maltë dhe për këta ata ranë dakord me njëri-tjetrin. Ngjarjet e Lindjes, veç euforisë, kanë ngjallur dhe disa shqetësime në Perëndim.

Dolën disa probleme politike, si çështja gjermane dhe ajo e pozitës së ardhshme të pakteve ushtarake dhe bashkimeve ekonomike, por jo më pak shqetësuese janë bërë problemet për kapërcimin e krizës së vendeve të Lindjes. Megjithatë, të gjitha palët janë të mendjes se këto procese duhen të nxiten, sepse në tërësi shkojnë në favor të kapitalizmit.

Alia: “Te ne, nuk ka një traditë të pluralizmit, hegjemonia i takon PPSH-së, kurse borgjezia ndërkombëtare, kërkon të na ringjallë ‘Ballin’ dhe ‘Legalitetin’”!

Në Plenumin e IX-të të Komitetin Qendror të PPSH-së, në mes të tjerash, në fjalën tij, Ramiz Alia u shpreh se në Shqipëri nuk kishte një traditë të pluralizmit dhe se hegjemonia i takonte PPSH-së. Lidhur me këtë ai theksoi: “Partitë e shumta në Lindje e kanë bazën te ndryshimet e thella social-klasore, që kanë ekzistuar dikur dhe që u ringjallën e u thelluan në vitet kur në fuqi qenë revizionistët. Atje shoqëria u diferencua dhe u shkallëzua, u polarizua, lindën klasa dhe shtresa me interesa të ndryshme që objektivisht nuk mund të gjenin strehë dhe të përfaqësoheshin nga një parti, që nuk ishte e tyre.

Tani, secili prej këtyre grupimeve kërkon pjesën e vet në pushtet. Ne jemi deklaruar për hegjemoninë e Partisë së Punës, duke qenë të ndërgjegjshëm se ky është një kusht bazë për ndërtimin socialist, që përputhet edhe me rrethanat objektive të vendit tonë. Po ta shohim çështjen në planin historik, po të kthehemi në të kaluarën, në kohën e regjimit të Zogut, në Shqipëri nuk ka pasur parti politike të veçanta. Gjatë pushtimit fashist, për herë të parë u krijuan parti dhe organizata politike. E para u formua Partia Komuniste e Shqipërisë, sot Partia e Punës.

Ajo që në ditën e parë u hodh në luftë pa kompromis kundër fashizmit, për Shqipërinë e lirë, demokratike dhe popullore. Fill pas krijimit të partisë dhe si reaksion, u krijua ‘Balli Kombëtar’ e më pas ‘Legaliteti’. Këto dy organizata që përfaqësonin klasat e pasura dhe partizanët e kthimit të Monarkisë, nuk arritën të shndërrohen në parti politike me ndikim në vend, sepse që në hapat e parë, dolën si organizata kolaboracioniste, që u vunë në shërbim të hapur të pushtuesve fashistë italianë dhe gjermanë, pra dolën si organizata antikombëtare. Si të tilla, ato populli nuk i ndoqi pas.

Në kushtet e vendit tonë, thirrjet e borgjezisë ndërkombëtare për pluralizëm partish, duan të thonë ringjallje të ‘Ballit Kombëtar’ dhe ‘Legalitetit’, ose krijim i organizatave të tjera të ngjashme politike, antisocialiste e antikombëtare. Kjo nuk do të ishte shprehje e demokracisë, por mjet për dobësimin e unitetit kombëtar dhe krijimin e kushteve për shkatërrimin e socializmit”.

Alia: “Pluralizmi te ne, janë kuvendet dhe odat e pleqësisë”

Ekzistencën e disa organizatave të masave si: Bashkimet Profesionale, Veteranët, Gruan, Rininë etj., PPSH-ja kërkonte t‘i paraqiste përpara opinionit ndërkombëtar, si shenja të një demokracie reale në Shqipëri. Madje, jo vetëm përpara opinionit ndërkombëtar, por edhe atij të brendshëm, pasi në fillimin e vitit 1991, PPSH-ja kërkoi që në zgjedhjet e para pluraliste, këto organizata që ishin leva të saj, të konkurronin si subjekte politike të veçanta.

Lidhur me këtë, në mes të tjerash, në fjalën e tij në Plenumin e IX-të të Komitetit Qendror kreu i PPSH-së, Ramiz Alia, u shpreh: “Mungesa e shumë partive, sipas kutit të borgjezisë, është gjoja mungesa e demokracisë. Kjo s‘është e vërtetë. Te ne s‘ka pasur parti, por diskutimi i lirë, zgjidhja e problemeve të popullit në rrugë demokratike, në mbledhjet e fshatit, në kuvende, në pleqësi, në oda etj, është traditë e lashtë. Partia jonë që ushqehet me mençurinë e dijeve dhe mendimit të popullit, e ka ngritur shumë lart këtë traditë.

Ajo, pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të masave në përpunimin e zbatimin e planeve të zhvillimit ekonomik e kulturor të vendit, në diskutimin e çdo problemi që i intereson popullit, e ka bërë metodë të punës së vet. Këtë gjë ajo e realizon edhe nëpërmjet organizatave dhe shoqatave të ndryshme, siç janë Fronti Demokratik, Bashkimi i Rinisë, Bashkimi i Gruas, Bashkimet Profesionale, Organizata e Veteranëve, Lidhja e Shkrimtarëve, shoqatat e shkencëtarëve etj. Natyrisht, ne nuk kënaqemi me gjendjen ekzistuese. Thellimi i vijës së masave, që përbën thelbin e demokracisë sonë socialiste, duhet të jetë në qendër të vëmendjes. Dhe në këtë koncept zhvillmi i demokracisë brenda në Parti është kusht”./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shqiptarët kanë treguar gjatë historisë të tyre të trazuar, por po tregojnë dhe sot, se janë një popull i veçantë, me fytyrë të tyren dhe...”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur, për librin “Shqiptarët, të Mit’hat Frashërit

Next Post

“Gjatë hetuesisë, më torturuan me hekura, shpuarje me gjilpëra, rrahje, futje në arkivol etj., dhe kur më dënuan me vdekje, më dërguan gjoja për të më pushkatuar, ku...”/ Intervista e panjohur e Pjetër Arbnorit

Artikuj të ngjashëm

“Shqiptarët kanë treguar gjatë historisë të tyre të trazuar, por po tregojnë dhe sot, se janë një popull i veçantë, me fytyrë të tyren dhe…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur, për librin “Shqiptarët, të Mit’hat Frashërit
Dossier

“Shqiptarët kanë treguar gjatë historisë të tyre të trazuar, por po tregojnë dhe sot, se janë një popull i veçantë, me fytyrë të tyren dhe…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur, për librin “Shqiptarët, të Mit’hat Frashërit

August 17, 2025
“Shqiptarët udhëtojnë nga një fshat në tjetrin me gomar, në qytete në makina të hapura, kurse Enver Hoxha dhe antarët e Byrosë, ku shumica janë…”/ Shkrimi i panjohur i revistës amerikane ‘TIME’, në 1961-in
Dossier

“Shqiptarët udhëtojnë nga një fshat në tjetrin me gomar, në qytete në makina të hapura, kurse Enver Hoxha dhe antarët e Byrosë, ku shumica janë…”/ Shkrimi i panjohur i revistës amerikane ‘TIME’, në 1961-in

August 17, 2025
“Kur njërit prej ushtarëve të togës së pushkatimit, i ra të fikët, pasi nuk donte të qëllonte mbi të, Baba Ali Tomori i tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik, për ngjarjen e 14 janarit të vitit 1948
Dossier

“Kur njërit prej ushtarëve të togës së pushkatimit, i ra të fikët, pasi nuk donte të qëllonte mbi të, Baba Ali Tomori i tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik, për ngjarjen e 14 janarit të vitit 1948

August 16, 2025
“Të pandehurit F. Nashi, B. Alija, K. Plaku, P. Murati, M. Gjikopulli, Dh. Stefa e J. Konomi, kanë bërë edhe agjitacion dhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“Pasi u çuan në vendin e ekzekutimit dhe u njoftuan nga Zv.Prokurori Përgjithshëm, shoku S. Samara, se kërkesa për faljen e jetës, u refuzua, ata…”/ Proces-verbali i pushkatimit të tre “sabotatorëve të naftës”, 28 qershor ‘76

August 15, 2025
“Ju tregoj hetuesit dhe inspektorët e UDB-së që më arrestuan dhe torturuan në burgun e Zenicës, si dhe prokurorët e gjykatësit që më dënuan me akuza të montuara, si agjent i CIA-s dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Nafi Çegranit nga Shkupi
Dossier

“Ju tregoj hetuesit dhe inspektorët e UDB-së që më arrestuan dhe torturuan në burgun e Zenicës, si dhe prokurorët e gjykatësit që më dënuan me akuza të montuara, si agjent i CIA-s dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Nafi Çegranit nga Shkupi

August 16, 2025
“Kur Baba Faja dhe Baba Fejzo, i kërkuan që dervishët të mbanin veshje civile dhe të martoheshin, Kryegjyshi Botëror, Dede Abaz Hilmiu, nxorri pistoletën dhe…”/ Refleksionet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Kur Baba Faja dhe Baba Fejzo, i kërkuan që dervishët të mbanin veshje civile dhe të martoheshin, Kryegjyshi Botëror, Dede Abaz Hilmiu, nxorri pistoletën dhe…”/ Refleksionet e ish-të burgosurit politik

August 15, 2025
Next Post
“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948

“Gjatë hetuesisë, më torturuan me hekura, shpuarje me gjilpëra, rrahje, futje në arkivol etj., dhe kur më dënuan me vdekje, më dërguan gjoja për të më pushkatuar, ku...”/ Intervista e panjohur e Pjetër Arbnorit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme