• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Të mos përdorim forcën ndaj çamëve, se janë shtetas të huaj, por brenda një nate, t’i shpihem në kufi dhe pa na diktuar kush, pasi …”/ Mbledhja e panjohur e Byrosë Politike, më 25 mars 1949

“Enveri, ishte egoisti pasionant’ i etur për fuqi e lavdi, diktatori i pashpirt e i egër, por, a do të qe ky një mendim disi i…”? / Refleksionet e ish-funksionarit të lartë, që vuajti 15 vjet në Burrel
“Në një nga dhomat e banesës së Tuk Jakovës, kemi vendosur agjentin ‘Maja e Leklit’, i cili…”/ Relacioni i Drejtorit të Sigurimit, Nën/Kolonel, Zylfi Saliu, Berat, 1955
“Të mos përdorim forcën ndaj çamëve, se janë shtetas të huaj, por brenda një nate, t’i shpihem në kufi dhe pa na diktuar kush, pasi …”/ Mbledhja e panjohur e Byrosë Politike, më 25 mars 1949
Viti 1994: “Kur Kuvendi vendosi që 27 qershori të njihet si: ‘Dita e genocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek’…”/ Kush e morri nismën dhe diskutimet e deputetëve
Viti 1994: “Kur Kuvendi vendosi që 27 qershori të njihet si: ‘Dita e genocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek’…”/ Kush e morri nismën dhe diskutimet e deputetëve
“Prej politikës anti-amerikane që ndiqte Enver Hoxha, mbeti pa zgjidhur çështja çame nga UNSKOB-i në ‘47-ën në Greqi dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-zëvendësit të Koçi Xoxes

Nga Ferdinand Dervishi

Vendimi i Byrosë Politike: “Çamët të dërgohen me forcë në Greqi, për të luftuar kundër Monarko-fashistëve”!

Memorie.al / Në vitin 1944, të mbërritur me mijëra në Shqipëri, çamët nuk do të gjenin një mikpritje, siç mund ta dëshironin mes vëllezërve të të njëjtit gjak. Shtetit komunist i Enver Hoxhës, rezulton dhe vërtetohet të mos e ketë kuptuar realitetin e ri të krijuar e, të mos e ketë marrë seriozisht domethënien e shpërnguljes nga Greqia të rreth 20-25 mijë njerëzve, në pikë të hallit. Sidomos në këndvështrimin politik, shpërngulja nuk është konceptuar, duke u trajtuar vetëm si një bezdi e madhe financiare, e strehimit dhe ushqimit.

Për pasojë mijërat e refugjatëve çamë, u sistemuan në disa kampe të ndërtuar me shpejtësi dhe në rastin më të mirë, futën kokat në çadra ushtarake të ndihmave amerikane dhe britanike, të cilët nisën të paguanin edhe për ushqimin e nevojat e tjera të tyre.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

Sipas disa raporteve amerikane, në këtë kohë të hartuara nga kreu i misionit në Shqipëri, Jakobs, një pjesë e mirë e tyre flinin jashtë, ndërsa, një pjesë tjetër, në çadra.

Për të lehtësuar sadopak barrën e qeverisë shqiptare, por edhe për t’i bërë një parapritë një angazhimi eventual të Enver Hoxhës, për të përzënë minoritetin grek nga Shqipëria për baraspeshë, amerikanët u detyruan të sillnin ndihma, jashtë kuotës për Shqipërinë, në shumën rreth 1.5 milionë dollarë.

Një masë e kotë, pasi Enver Hoxha dëshmohet të jetë pajtuar shumë shpejt me faktin e kryer të masakrës dhe shpërnguljes së popullsisë çame, nga grekët. Më tej mosinteresimi, është edhe më tepër i dokumentuar. Udhëheqësi i komunistëve shqiptarë, vërtetohet të ketë ngritur zërin për shpërnguljen e çamëve, vetën në dy raste:

Në vitin 1945, kur thirri në një takim anëtarët e misioneve ushtarake të huaja, me qëllim  për t’u kërkuar ndihma, dhe një vit më pas, më 1946-ën, këtë radhë në Konferencën e Paqes në Paris, ku e përdori çështjen politikisht.

Që Enver Hoxha nuk kishte asnjë koncept të qartë politik për çështjen, këtë e provon edhe tentativa për t’i përdorur refugjatët çamë si mish për top, në arealin e Luftës Civile të shpërthyer në Greqi.

Duke pasur informacion për shpartallimin e formacioneve të gueriljeve komuniste greke, përballë forcës së bashkuar të Qeverisë Greke, me britanikët e amerikanët, të cilët i ndihmonin me mjete të sofistikuara ushtarake, Enver Hoxha, për pak sa nuk nënshkruan një gafë të pafalshme.

Prova gjendet në proces-verbalin e një mbledhjeje të turpshme të Byrosë Politikë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, që daton më 25 mars 1949, ku vendoset që meshkujt çamë, që mund të mbanin armë, të merreshin me forcë dhe të dërgoheshin përtej kufirit, për të luftuar në krah të gueriljeve komuniste greke.

Në atë mbledhje, anëtarja e Byrosë, Liri Belishova, ankohet dhe deklaron se; vetëm 30 çamë kanë pranuar që të shkojnë në luftë dhe se anëtarët e Partisë Komuniste të Shqipërisë, e kanë marrë këtë çështje pa entuziazëm.

Ndërsa Mehmet Shehu, tenton t’i japë jetë një zgjidhjeje sipas stilit të tij. Ai propozon që çamët të merren forcërisht dhe të dërgohen në Greqi, për të luftuar në krah të gueriljeve komuniste.

Ja një pjesë nga fjala e tij: “Këtë duhet ta bëjmë pa e diktuar kush, brenda një nate, se ndryshe na ikin. Tani, të mos përdorim forcën me ta, se janë shtetas të huaj. Tani t’u themi komiteteve të Partisë se rretheve, ta lënë këtë çështje në heshtje dhe brenda një nate, t’i shpiem në kufi”.

Fatmirësisht historia nuk e ka dokumentuar realizimin e një krimi të tillë. Duket sovjetikët, të cilëve shqiptarët vendosën t’u kërkonin një konsulencë, nuk e kishin aprovuar.

Proces-verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të PPSH-së, 25 mars 1949

LIRI BELISHOVA: Në bazë të vendimit të Byrosë Politike, janë dërguar poshtë disa shokë çamë, për të rekrutuar elementë refugjatë çamë, për në Ushtrinë Demokratike Greke.

Në mbledhjen e Partisë, është thënë açik, kurse me të tjerët nuk është folur, por kanë dekonspiruar anëtarët e partisë dhe populli e ka marrë vesh, prandaj deri tani vetëm 30 veta kanë kërkuar që të shkojnë dhe anëtarët e partisë, e kanë marrë këtë çështje pa entuziazëm.

Anëtarët e Partisë, nuk e kanë pritur mirë dhe reaksioni ka punuar për vetën e tij, ai e ka përgatitur terrenin për vete. Janë marrë refugjatët grekë ne 2-3 raste dhe me forcë, për të shkuar atje.

Përgjithësisht çamët, nuk duan të venë në Greqi. Parulla është se s’kemi besim tek grekët, duam të rrimë në Shqipëri, ose na lini të shkojmë në Turqi, Çamërinë nuk e duam. Duhet të shohim se çfarë masash duhet të marrim. Këtu duhet të marrim dhe një vendim për anëtarët e partisë, që kanë shfaqur këto tendenca se është situata e vështirë.

Ka disa propozime nga shokët çamë, që të bëhet mobilizim i detyruar dhe të merren disa masa kundër elementëve reaksionarë. Thonë gjithashtu që të bëhet një mbledhje me anëtarët e partisë që janë çamë, ku të marrë pjesë dhe një i deleguar i Komitetit Central, por unë s’jam dakord, që të përzihet partia jonë me këtë punë.

BEDRI SPAHIU: Ne kemi punuar që ata të kenë të drejtën e mobilizimit për këtu, ata janë shtetas grekë. Në Greqi kanë nevojë për ushtarë, të qe e mundur të shkonin me agjitacion, do të ishte më mirë, po në këtë mënyrë çamët, nuk do të venë në Greqi. Edhe nga ana ndërkombëtare, nuk ka ndonjë gjë, veç të mos duket dora jonë, por të bëhet natën. Për këtë mund të pyesim sovjetikët.

MEHMET SHEHU: Petrit Shahini nga Elbasani thotë, se me rastin e mobilizimit çamëve, elementët reaksionarë kanë filluar të flasin keq për Partinë Komuniste Greke, etj. Po t’i lëmë kështu çamët, partia diskreditohet nga këta reaksionarë.

Ne me këtë rast zbulojmë, se masën çame nuk e kemi në kontroll. Të përdoren kështu, njerëz të dërguar tek ata nga partia jonë, është një shenjë proteste, kundra qeverisë sonë.

Këtu kuptohet se sa larg është partia jonë, nga këto masa. E rëndësishme është, të veprohet me këta armiq të reaksionit. (gjithë anëtarët e tjerë janë dakord për këtë propozim të shokut Mehmet), pastaj të shihet cilët janë ata elementë anëtarë partie, që i kanë trajtuar kështu të dërguarit tanë.

Këta të përjashtohen nga partia dhe të dërgohen në kamp. (shokët e tjerë janë dakord dhe më këtë propozim). Për elementët e tjerë, po të merren me forcë, punë e vështirë nga pikëpamja ndërkombëtare, ky është i vetmi rrezik, po, përndryshe, ne e bëjmë brenda një nate.

Këtë duhet ta bëjmë pa e diktuar kush brenda një nate, se ndryshe na ikin. Tani të mos përdorim forcën me ta, se janë shtetas të huaj. Tani t’iu themi komiteteve të partisë së rretheve, ta lënë këtë çështje në heshtje dhe brenda një nate, t’i shpihem në kufi.

TUK JAKOVA: Në këtë rast të shihen cilët janë njerëzit e poshtër. Këtyre, monarko-fashistët ju kanë bërë njëmijë poshtërsi dhe nuk duam të venë të luftojnë, për vendin e tyre.

MEHMET SHEHU: Ne t’ju themi, të mos i lënë në një repart.

TUK JAKOVA: Ata shokë nuk kemi si i dërgojmë, të kthehen dhe të merren masat që tha Mehmeti.

MEHMET SHEHU: T’jua shtrojmë dhe sovjetikëve nga pikëpamja ndërkombëtare. Për familjet e tyre, ju kemi dhënë toka dhe le t’i punojnë.

HYSNI KAPO: Këto veprime që tha Mehmeti, të bëhen.

BEQIR BALLUKU: Këta të arrestohen dhe të venë të punojnë në Lozhan, ku është vendi shumë i përshtatshëm. /Memorie.al

(AQSH, F. 14/AP, V.1949, D.16, fleta 14)

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 31 Mars 2024

Next Post

“Zoti Hoxha, shefi i Partisë Komuniste, i cili mbushi 76 vjeç më 16 tetor, raportohet të jetë aq i sëmurë, sa në daljen e tij më të fundit publike, ecte...”/ Shkrimi i panjohur i gazetës amerikane, në ’85-ën

Artikuj të ngjashëm

Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
Next Post
“Zoti Hoxha, shefi i Partisë Komuniste, i cili mbushi 76 vjeç më 16 tetor, raportohet të jetë aq i sëmurë, sa në daljen e tij më të fundit publike, ecte…”/ Shkrimi i panjohur i gazetës amerikane, në ’85-ën

“Zoti Hoxha, shefi i Partisë Komuniste, i cili mbushi 76 vjeç më 16 tetor, raportohet të jetë aq i sëmurë, sa në daljen e tij më të fundit publike, ecte...”/ Shkrimi i panjohur i gazetës amerikane, në ’85-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!