• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, February 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Te libraria e Alizotit mblidheshin mjaft intelektualë të njohur, si doktor Vasili i Madh, L. Dilua, P. Çuka, B. Harxhi, A. Shehu, S. Kufoi etj., njerëz të penës dhe …”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur nga Gjirokastra

“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës

Pjesa e nëntë

                                    Pjesë nga libri: ‘ALIZOT EMIRI – Njeriu, librári e gázet fisnike’

                                                                     DY FJALË SI HYRJE

Memorie.al / Kur ne, fëmijët e Alizotit, tregonim në ambiente të gëzueshme shoqërore “historitë” e Zotes (Alizotit), na ka qëlluar të na pyesin shpeshherë: – “A i keni shkruar? Jo! Sa keq, do të humbasin…! Kush duhet ta bëjë”?  Dhe jemi ndjerë gjithnjë e me shumë fajtorë. Në qoftë se duhej bërë, ne duhej ta bënim. Po a mund t’i shkruanim ne?! “Jo çdo njeri, që di shkrim e këndim, mund të shkruajë libra”, – thoshte Zotia, sa herë kalonte nëpër duar libra të dobët. Kur po bisedonim me njëri – tjetrin, ne fëmijët e Zotes, për këtë “detyrim”- për Librin, natyrshëm e ndjenim veten përballë paaftësisë për ta kryer. Nuk ishte punë për ne! Me “metrin” e Zotes, ne ishim të paaftë ta shkruanim këtë libër.

Gjithashtu mund të lexoni

“Asllani Lici duke ec topall e, mbas tij me kapadaillëk Pali Melyshi, iu drejtuen priftnve të lidhun; ecni, more këlysh të Papës, se tash…”/ Si i mbytën në gropën e nevojtores dy klerikët e njohur, në 1948-ën

“Nost janë t’ardhun nga Greqia e, fisi asht ndamë në tri degë, ku njana e ruejti mbiemrin e vjetër e, dy të tjerat e ndërruan, njana ‘Shuteriqi’ e, tjetra…”/ Zbulohen letrat e panjohura të Lef Nosit

                                                        Vijon nga numri kaluar

                                             – MBRESA E KUJTIME PËR ALIZOT EMIRIN –

THANAS DINO

KUR MBLIDHESHIM TE ZOTIA

Do të më dukej e pabesueshme edhe vetë, në qoftë se në libra të serisë “Biblioteka e Jugut”, nuk do kisha përmendur, qoftë edhe në trajtë të shpërndarë, emrin e Alizot Emirit, atij librari të shquar të Gjirokastrës, që besoj se prin edhe në vargun e proverbialëve të saj.

Një fjalës sime të shkurtër për 70 vjetorin e lindjes së Pano Çukës, me 6 maj 1995, i kisha vënë për titull: “Kur mblidheshim të Zotia”. (“Raport nga Jugu”).

Kohë ka rrjedhur shumë, kanë ikur njerëz dhe regjime, po një gjë nuk ka ndryshuar në kalldrëmin e parë të Mesit të Pazarit në Gjirokastër, emri; “te Zotia”, dyqani që s’mund të përfytyrohet tjetër veçse si librari.

Për meritë të Zotes ajo librari funksiononte si një seli intelektuale. Kur e zbuluam, ne ishim të njomë e të rinj dhe nuk e kishim statusin të hynim në të, në kuptimin të rrinim, të qëndronim. Atje venin e mblidheshin doktor Vasili i Madh, Lefter Dilua, Pano Çuka, Bekim Harxhi, Agim Shehu, Spiro Kufoi e të tjerë nga Gjirokastra, gjithë njerëzit e penës dhe arteve që vinin nga Tirana. Ne vështronim prapa xhamave.

Nuk besoj se ishin vetëm gazetat e librat që i mblidhnin aty; më shumë i mblidhte i zoti i dyqanit. Alizoti dhe doktor Vasili i Madh, që qetheshin dhe njësoj, na ngjanin si gjermanë, Iljaz Babametua si italian, Lefter Dilua dihej që ishte njeriu i frëngjishtes, Pano Çuka e Spiro Kufoi, po grekë.

Gjirokastritët, si tipa nuk janë ekspresivë, janë njerëz të kujdesshëm e si të llogaritur, nuk para flasin dhe do ishte kureshtje e madhe të dinim ç’tekste e nëntekste kishin bisedat e tyre për kohën në atë librari.

Si edhe të tjerë, Zotia shkonte matur po serbes, pa pyetur për kohën dhe politikën e ditës, si njerëzit që janë mësuar të rrojnë e të bëjnë histori; ajo ka kaluar në mes të Pazarit, burrat e Pazarit aty kanë qenë dhe s’kanë pyetur fort për të; të ndërtuar në këtë mënyrë, ata duhet të kishin shpërfillje për përditësinë; “sa kemi parë ne”, me një fjalë.

Zotja thoshte se; “prej leximeve nga letërsia frënge e ruse, edhe sikur të më lëshojnë në mes të Parisit a Moskës, di nga të vete, të orientohem”. Mendoj se ai jetonte me librin. Kish që thoshin se Zotia u hedh një sy të vetëm parathënieve dhe, prej dhuntive natyrale, ishte në gjendje të mbante gjallë diskutime për librat, por unë gjykoj se ai dinte çfarë dhe si të lexonte. Shkrimtarët shqiptarë i njihte të gjithë, edhe i ngacmonte me humorin e shpotitë e tij.

Ia vlen të tregohet se si u hap për ne, brezin tim, ajo seli e rëndë. Dihet që në atë kohë dëfrimi dhe çlodhja e vetme ishte leximi. Ne kërkonim libra me gjëmim dhe çudia ishte se për disa, që ndoshta i kishin rënë në sy prej zellit për lexim, Zotia bënte një gjë të pakuptueshme, bile të ndaluar: na jepte librin e ri si në bibliotekë, këshillonte ta mbanim e ruanim mirë, ta lexonim e t’ja kthenim. Çuditeshim dhe e falënderonim, çuditem edhe sot kur e kujtoj atë akt aq fisnik e, të padëgjuar gjetkë.

Me humorin dhe batutat e tij ai mbante gjallë Pazarin; ato përcilleshin gjer larg, siç vijnë ende tëhu në kohë. Humori gjirokastrit nuk është humori që vetëm qesh, më shumë është ironi, nëntekst i thellë, kundërvënie e zgjuar, dykuptimshmëri. Por nuk dua të komentoj artificialisht gjëra për të cilat nuk jam i bindur dhe i sigurt. Mbahen mend, veçanërisht episodet me dyqanet përballë, me një berber me mbiemrin Kekezi….! “Mos rënç nën humorin e tij”, – ndoshta mund të ishte një urim, që i bënin miq e shokë njeri-tjetrit. Dhe kishin të drejtë.

Mamaja ime dhe gruaja e tij, punonin bashkë në Rrobaqepsinë Ushtarake, siç quhej. Qëllonte që ishim familjarisht në festa ose gëzime të kolektivit. Ai e fillonte humorin duke ngacmuar gruan e tij, e mençur edhe ajo, por që nuk i fliste, as i a merrte batutat faqe të tjerëve për keq. Edhe ngjarje të tilla të thjeshta hapnin para meje atë që vonë e kam quajtur; “Bota e Gjirokastrës”. Zotia ishte nga qendra e asaj bote.

Nuk e kam të qartë pse, në atë regjim, familja e Zotes kishte “hije” politike. Një herë e kemi zënë në gojë edhe me Elmaz Puton, nuk e mbaj mend mirë ish Kryetar i Komitetit ekzekutiv apo Sekretar i Parë në atë kohë, njeri që e ndihmonte duke e mbrojtur politikisht. “Thonë për atë, por kanë harruar që ka edhe këtë” – ishte logjika e tij, por faktet dhe argumentet që binte nuk i kam të qarta, bile as turbull.

Edhe pse jo ndonjë fis shumë i gjerë, Emirajt dhe Zotia hynin në ata gjirokastritë që vërtet nuk mund të mburreshin lehtë, por më vështirë akoma të goditeshin e nëpërkëmbeshin. Diferenca në moshë nuk më ka lejuar të bisedoj për probleme të tilla me të, por kam përshtypjen se ai as i shfaqte dhe, thellë –thellë, as donte t’ia dinte e pyeste fort për to. Ishte nga ata që kishte parë shumë dhe e njihte përkohshmërinë në histori.

Një dhjetor, kur do të shkruaja reportazhin e Vitit të Ri, me gjëra të gëzueshme të asaj kohe, kisha zgjedhur edhe ndërtimin e një lokali turistik “Kupola”, përballë Përmetit, në këtë anë të Vjosës, në gjelbërim brenda, që pensionistët e quanin “tenxhere me presion”, për formën cilindrike që kishte. E kishte projektuar objektin djali i madh i Zotes – Ibrahimi, arkitekt e konstruktor, që prej shumë vitesh punonte në Përmet.

– “Mos e përmend atë” – më thanë disa veteranë me të cilët shoqërohesha, gjë për të cilën herë pas here me qesëndi më thosh: – “Ku të lënë ata ty të rrish me ne. Ibrahimi ka diçka në biografi” – me thoshin. – “Mua më thoni ju për atë familje! – u thosha,- Mua që vi nga Gjirokastra, do më tregoni biografinë e tyre”!? Nuk i dëgjova, natyrisht e përmenda emrin e autorit, sepse puna ishte e bukur, jo më për atë kohë, por edhe për sot.

Hera e fundit që e kam parë, si e mbaj mend Alizot Emirin. Dilja prej Komitetit Ekzekutiv, ku punoja, besoj në orën e mbarimit të orarit zyrtar. Vetëm. Ai, po vetëm, ngjiste kalldrëmin që të shpie në mes të Pazarit, me duar nga mbrapa. E përshëndeta dhe pastaj i thashë: – “Dole për të bërë pazar”?

– “Dëgjo – me tha, – unë nuk bëj kurrë pazar, që kur të vdes, të më qajnë mua, mos qajnë torbën (trastën)”.

Ishte koha e mungesave të mëdha në treg, e radhëve, e pritjeve të gjata dhe shumë familje ngarkonin me këtë punë pensionistët. Po Zotia ishte nga ata që nuk shtroheshin e nuk viheshin kollaj në radhë.

Është thënë nga disa në Gjirokastër, qoftë edhe në mënyrë pëshpëritëse, se mund të hapet një librari me emrin “Alizot Emiri”. Më duket se është një propozim që qëndron, do të ishte një gjë shumë e bukur. / Memorie.al

Gjirokastër, 21-23 nëntor 2010

                                                             Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 13 Shkurt 2026

Next Post

“Në Shqipëri mbretëron uria dhe frika, që nga dita fatale, kur një grup agjentësh të ekzaltuar, hipotekuan Shqipërinë në kadastrën e Beogradit e Moskës...”! / Fjalimi i panjohur i Hasan Dostit në BBC, në 1950-ën

Artikuj të ngjashëm

“Asllani Lici duke ec topall e, mbas tij me kapadaillëk Pali Melyshi, iu drejtuen priftnve të lidhun; ecni, more këlysh të Papës, se tash…”/ Si i mbytën në gropën e nevojtores dy klerikët e njohur, në 1948-ën
Dossier

February 12, 2026
Sokrat Dodbiba, ministri i Financave që u bllokoi arin gjermanëve dhe vuajti 20 vite në Burrel / Dëshmia e Dr. Stringës, avokatit që e mbrojti në Gjyqin Special…
Dossier

“Nost janë t’ardhun nga Greqia e, fisi asht ndamë në tri degë, ku njana e ruejti mbiemrin e vjetër e, dy të tjerat e ndërruan, njana ‘Shuteriqi’ e, tjetra…”/ Zbulohen letrat e panjohura të Lef Nosit

February 12, 2026
“Kur profesori nga Vjena, Dr. Cetbauer, me librin e Enverit ‘Shënime për Kinën’ në dorë, i tha Alizotit; kush guxon t’ju jap më nuse ju, që keni ndarë tre gra, ai…”?!/ Dëshmia e rrallë e Dr. Adem Harxhit

February 13, 2026
“Sekretari i I-rë i ambasadës sovjetike, shoku Vasil Siminev, bëri takim me mua këtu në Kryeministri dhe pasi më bëri 17 pyetje në lidhje me besimet fetare, unë…”/ Zbulohen dokumentet e rralla të vitit 1955

February 11, 2026
Denoncimet e B.p. “Shkëmbi”, burgu i Burrelit, ’83: /“Gjet Kadeli, Daut Gumeni, Kapllan Resuli, Bebi Konomi, Luan Burimi, Skënder Shatku, etj., flasin kundër udhëheqësit të partisë, duke thënë…”
Dossier

“Kur e takonim në burgun e Burrelit, ne katër fëmijët dhe nëna, Et’hemi na kërkonte të heshtnim, dhe sidomos mos t’i shkruanim asgjë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e vëllait të dramaturgut të famshëm

February 11, 2026
“Librar si Alizoti, nuk kisha parë në të gjithë vendin, kudo ku kisha shëtitur, nga Jugu në Veri, ai kishte lexuar të gjitha librat dhe….”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktorit të “Hosteni”-t
Dossier

“Librar si Alizoti, nuk kisha parë në të gjithë vendin, kudo ku kisha shëtitur, nga Jugu në Veri, ai kishte lexuar të gjitha librat dhe….”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktorit të “Hosteni”-t

February 12, 2026
Next Post
“Në kamp erdhi kapiten Nuri Huta, pjesëtar i misionit ushtarak shqiptar në Bari, i cili u takua me Mit’hat Frashërin dhe Vasil Andonin, …”/ Kujtimet e ish-ballistit nga Tirana

“Në Shqipëri mbretëron uria dhe frika, që nga dita fatale, kur një grup agjentësh të ekzaltuar, hipotekuan Shqipërinë në kadastrën e Beogradit e Moskës...”! / Fjalimi i panjohur i Hasan Dostit në BBC, në 1950-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme