• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, November 8, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Të hetohet dhe të gjendet se kush është kjo vajzë, që ka kaluar një natë me turistin e huaj në Hotel-Turizmin e …”/ Shkrimi i revistës së huaj, me ngjarjen erotike që tronditi udhëheqjen e lartë të PPSh-së

Shkrimi i turistit suedez që çmendi autoritetet komuniste në 1988: “Nata e zjarrtë me Anën, punonjëse e hotelit në Sarandë”!

-Letërkëmbimet mes Stokholmit dhe Tiranës, për skandalin erotik të vajzës së uritur, me mollë në dorë. Si turisti suedez vuri në “lojë” autoritetet më të larta komuniste të Shqipërisë, të cilët nuk mundën të gjejnë vajzën sarandiote të aventurës!-

Memorie.al / Gjetkë nëpër botë, do të quhej një aventurë e padëmshme. Nga ato të qëmtuarat për një natë prej turistëve, anipse përfundonte në faqet e një reviste. Por jo në Shqipërinë e 1988-ës, ku reportazhi i turistit suedez, për netët e “zjarrta” në shoqërinë e një shqiptareje, do të shkaktonte një tërmet të vërtetë. Turisti suedez, autor i shkrimit: “Atje ku vajzat, janë më të nxehta se llava”, ka vizituar Sarandën gjatë vitit 1988. Ishin disa syresh në atë kohë, që ia dilnin të siguronin vizë, ndaj edhe regjimi e kishte të pamundur, ta identifikonte mes tyre, të huajin e aventurës së rrezikshme. Në këtë shkrim, i cili mbërriti në Tiranë, nëpërmjet ambasadës tonë në Stokholm, mungonte emri i autorit.

Ai përshkruan me detaje vizitën e tij në qytetin e Sarandës, ku qëndroi disa ditë e ku u njoh në hotel me një vajzë shqiptare, që punonte aty. Sipas shkrimit dhe fotos nudo, të publikuar në të, vajza quhej Ana dhe nga pamja, ishte tepër ezmere. Përshkruhej me detaje sesi, ata u njohën rastësisht dhe pas disa dialogësh, ai e fton Anën në dhomën e tij.

Gjithashtu mund të lexoni

“Për gjithë ne shqiptarët e mërguar që jetojmë në SHBA-së, këto ditë të qëndrimit Tuaj në mesin tonë, Ju Zoti Kryetar…”/ Fjala e kreut të Shoqatës “Isuf Gërvalla” në pritjen e Ramiz Alisë në Boston, 1 tetor ’90  

“Në maj, ministri Zhulali zëvendësoi disa anëtarë të vjetër të stafit të gjeneralëve dhe 80 për qind të komandantëve që kishin lidhje me Partinë Komuniste, pasi…”/ Raporti i CIA-s në vitin 1993

Po sipas shkrimit, Ana shkon në dhomën e turistit suedez, ku kalon atje gjithë natën. Autori në fund të shkrimit, shpjegon me hollësi marrëdhëniet intime që pati me vajzën shqiptare, pa e ditur se historia e tij erotike nga Shqipëria, do të fuste në hall të madh, autoritetet e vendit më të izoluar të Europës.

Transkripti i shkrimit të suedezit

Në vitin 1988, vendi më stalinist i Europës, nuk jepte as shenjën më të vogël të devijimit, nga rruga e Enver Hoxhës. Ndaj edhe mund të imagjinohet skandali që shkaktoi në Tiranë, shkrimi intim i turistit suedez, i formatit të revistave rozë. Për të gjetur personazhet e asaj aventure “mëkatare”, në një hotel të Sarandës, nuk do të ishte fare e lehtë.

Duke e ditur se me ç’vend kishte të bënte, suedezi kishte fshehur veten dhe identitetin e vajzës shqiptare, me të cilën kishte kaluar natën, duke i vendosur edhe asaj, një emër të rremë, në mënyrë që të mos ishte nën vrojtimin e autoriteteve të kohës, nëse ata mund ta kërkonin.

Raportimet nga Shqipëria në mediat e huaja, edhe ata më të parëndësishmit, në atë kohë analizoheshin shumë dhe deri në detaje, pasi i vetmi burim nga brenda vendit, ishte informacioni zyrtar që vinte nëpërmjet kanaleve legale, si ATSH-ja apo radiot në gjuhë të huaja, të cilat gjithsesi, i përmbaheshin fort formatit të mërzitshëm komunist.

Për shumë, vendi në këto vite kishte hyrë në një izolim të thellë dhe PPSH-ja i kishte shpallur luftë pa kthim, gjithë botës. Në këtë sfond historik, shkrimi i turistit suedez në Shqipëri, do të ngrinte në këmbë ambasadën tonë në Stokholm, Ministrinë e Punëve të Jashtme, e atë të Punëve të Brendshme. Të gjithë u vunë në kërkim të Anës.

Materiali në fjalë, kaloi në duart e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka, i cili do ta kishte të pamundur të gjente dhe përcaktonte, se cila ishte vajza nga Saranda, që kishte kaluar një natë me suedezin. Historia e kësaj ngjarje shkon edhe më tej.

Materiali i përcillet më 8 mars 1988, ministrit të Punëve të Brendshme të kohës, Simon Stefanit, një ndër drejtuesit më të lartë komunistë, njëkohësisht zëvendëskryeministër dhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, i cili konsiderohej si një nga njerëzit më fanatik e të indoktrinuar, që kishte pasur ndonjëherë udhëheqja e lartë e PPSH-së, gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri.

Stefani, ndoshta ndër ministrat më të jetë shkurtër që njeh historia e shtetit shqiptar, u alarmua nga informacioni dhe i kërkoi ndihmësit të tij, Zylyftar Ramizit, të hetonte dhe të gjente me çdo kusht, se cila ishte vajza në revistën suedeze. Jo vetëm kaq, por për regjimin komunist në fuqi, ishte e patolerueshme edhe pamja e vajzës, e fokusuar nga suedezi: e uritur, me një mollë në dorë.

Ndërkaq, do të nisin hetimet nga Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, për gjetjen e vajzës. Merren në pyetje, njerëz të dyshuar. Të gjitha të dyshuarat, punonjëse në hotel, ishin femra me një jetë normale. Fillon krahasimi i fotove me revistën. Asgjë nuk del në dritë. Fillojnë prapë hetimet dhe ngërçi është po ai. Vajza nuk ishte punonjëse hoteli, por një femër nga pjesët inferiore të popullsisë së vendit. Kishte kaluar një natë me të dhe kaq. Turisti suedez, në fakt i kishte futur në lojë, të gjithë zyrtarët e Shqipërisë.

Ambasada e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në Stokholm, ka qenë vigjilente në rastin e botimit të këtij shkrimi. Ajo menjëherë ka bërë përkthimin përgjithësues të materialit, pa hyrë në gjërat e turpshme, dhe këtë ia ka postuar Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Për eprorët e tij në Tiranë, ambasadori shqiptar në Suedi, shkruan: “Revista e përmuajshme suedeze “Stop Weekend”, nr.10/1988, me 45 mijë kopje, në lidhje me vendin tonë, boton shkrimin: “Atje ku vajzat janë të nxehta, si llava”. Memorie.al

Marrë nga Mapo.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Marku, polici flok-kuq i kampit, mori në shtëpinë e tij, familjen e një të burgosuri, që mbetën jashtë në borë e ngricë, por të nesërmen, doli fjala se...”/ Ngjarja e rrallë në kampin e Spaçit në dimrin e ’79-ës

Next Post

“Pas 20 vitesh burgu, u arratis në Greqi dhe në policinë e Athinës, i thanë se babai i tij, ishte gjetur i mbytur në Llavrios, ku Sigurimi i Shtetit...”/ Historia tragjike e poetit korçar, që vdiq në mjerim, në 2004-ën

Artikuj të ngjashëm

“Për gjithë ne shqiptarët e mërguar që jetojmë në SHBA-së, këto ditë të qëndrimit Tuaj në mesin tonë, Ju Zoti Kryetar…”/ Fjala e kreut të Shoqatës “Isuf Gërvalla” në pritjen e Ramiz Alisë në Boston, 1 tetor ’90   
Dossier

November 8, 2026
“Në maj, ministri Zhulali zëvendësoi disa anëtarë të vjetër të stafit të gjeneralëve dhe 80 për qind të komandantëve që kishin lidhje me Partinë Komuniste, pasi…”/ Raporti i CIA-s në vitin 1993
Dossier

“Në maj, ministri Zhulali zëvendësoi disa anëtarë të vjetër të stafit të gjeneralëve dhe 80 për qind të komandantëve që kishin lidhje me Partinë Komuniste, pasi…”/ Raporti i CIA-s në vitin 1993

November 7, 2026
“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990
Dossier

“Të udhëzohet Misioni në Nju Jork, për pritjen që shoku Ramiz do të bëjë në Boston me emigracionin e vjetër dhe atë kosovar, kurse Antoni Athanas…”/ Vizita së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990

November 8, 2026
“Jam dakord me mendimin e shokëve që të dal në pension, por në shtypin e huaj fliter për mua e për shokun Adil, si ‘kundërshtar i shokut Ramiz’…”/ Debatet e Manush Myftiut në plenum, 7 korrik ‘90
Dossier

“Ministrat e ashpër komunistë, Stefani i ministrisë së Brendshme dhe Murra i Mbrojtjes, humbën postet e tyre bashkë me disa anëtarë të moshuar nga Byroja Politike…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

November 8, 2026
“Ushtrinë s’e fusim dot me armë kundër demokratëve, por t’ju japim shkopinj dhe kamzhik komunistëve e të mobilizojmë Skraparin…”/ Biseda e Ramiz Alisë me Hekuranin e Xhelil Gjonin, 14 dhjetor ‘90-të
Dossier

“Për delegacionin e kryesuar nga shoku Ramiz Alia, që merr pjesë në OKB, i dërgoni urgjentisht edhe 50 mijë dollarë Misionit tonë në Nju Jork, sepse…”/ Zbulohet letra e Xhafer Spahiut, tetor ‘90  

November 7, 2026
Memorie.al
Dossier

“Sipas Mehmet Shehut, shumica e tokave në Shqipëri, do të mbillen me misër, por Mehmeti ka thënë më parë se misri është ushqim për derra, kurse sot u thotë; këtë do të hani…”/ Raporti i CIA-s në 1951

November 5, 2026
Next Post
Relacioni sekret: “Si e vramë shkelësin e kufirit, Sokol Vreshti dhe kapëm të gjallë shokun e tij, Gjelosh Gega, pasi do të arratiseshin në Jugosllavi…”?! / Ngjarja e 2 tetorit ’86, në Vermosh

“Pas 20 vitesh burgu, u arratis në Greqi dhe në policinë e Athinës, i thanë se babai i tij, ishte gjetur i mbytur në Llavrios, ku Sigurimi i Shtetit...”/ Historia tragjike e poetit korçar, që vdiq në mjerim, në 2004-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme