• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, January 9, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Studimi i fundit i Arshi Pipës mbi letërsinë e realizmit socialist, përbën nji kontribut të parë për nji rend të ri që duhet të vendoset…”/ Refleksionet e studiuesit Italo Costante Fortino

“Në Bosnje, ishte i fejuar me këngëtaren Beba Selimoviq, por e ktheu UDB-ja në ’58-ën, se dyshonin që ishte i Sigurimit dhe në Shkodër, e gjithë rinia e kishte…”/ Historia tragjike e familjes Begoviq
“Më çuan tek një personazh i kobshëm, Skënder Kosova, anëtar i një tresheje vrasësh djallëzorë, djajve të vdekjes, që mbillte terror në Tiranë, pasi me ‘Xhip’-in e tyre…”/ Kujtimet e përkthyesit të famshëm
“Prej kohësh atë e përndiqte një student i tij në Durrës dhe kur po polemizonte me një djal të ri, që recitonte Majakovskin, dikush nga pas e pyeti; kaq mirë e njihke Nako Spiron…”?! / Historia e panjohur e Arshi Pipës
“Arshiu tha në hetuesi, se deklarimet e S. Kokalarit, S. Konjarit e R. Tabakut, janë të pavërteta dhe se ai nuk kishte qenë pjesë e asnjë…”/ Historia e panjohur e profesorit që u arratis me të motrën. në 1956-ën
“Arshiu tha në hetuesi, se deklarimet e S. Kokalarit, S. Konjarit e R. Tabakut, janë të pavërteta dhe se ai nuk kishte qenë pjesë e asnjë…”/ Historia e panjohur e profesorit që u arratis me të motrën. në 1956-ën
“Pas daljes nga burgu, Arshiu me të motrën u arratisën me not nga lumi Buna, me ndihmën e mikut të…”/ Dëshmitë e rralla të kunatit të prof. Pipa që jetoi në  SHBA-ve
“Më çuan tek një personazh i kobshëm, Skënder Kosova, anëtar i një tresheje vrasësh djallëzorë, djajve të vdekjes, që mbillte terror në Tiranë, pasi me ‘Xhip’-in e tyre…”/ Kujtimet e përkthyesit të famshëm

Nga Albert Vataj

Pjesa e dytë

Memorie.al/ Asht pak me than, se Arshi Pipa mbetet nji prej figurave ma t’njimendta të vetëdijes dhe veprimit demokratik. Ai ishte shumë e shumë më shumë se kaq. Ai ishte dhe mbeti nji za i kurajshëm i vlerave. Ndoshta do ta kishit t’pamujtun për me e gjet nji personifikim të të përsosunes së disidentit në jetë dhe në vepër. Tue e kërkua e tue dasht me nxjerr prej kohet e sprovave, shtjellave përpirëse dhe zemëratave të diktaturës komuniste e mbas, e tash ja ku mundet pa droje me e gjithëpranu, ai asht Arshi Pipa. Punoi me mish e me shpirt, lufto me thonj e me dhëmbë për me mujt me dishmi njat univers t’përsosun t’ngadhnjimtarit, dishepullit të dijes e nxanjes, kreshtës së kushtrimeve e kumtimit, kungimit dhe krijimit. Tançka në të e me të, kishte mujt me u ngjiz e me marr hov me u jetësu si një Ante antik, në çdo puls, në çdo mendim, në çdo dashtuni e veçanti shprehëse.

                                                                 Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Me pallton time mbi krahë, ajo shkoi drejt pushkatimit, sepse ishim bashkë në një qeli dhe ajo, para se ta merrnin, më tha…”/ Rrëfimi rrëqethës i Diti Biçakut, për natën e fundit të Sabiha Kasimatit

“Shtëpinë dhe tokën e tij afër Drini të Zi, e ka ‘blerë’ Mitre Radozhda, një nga zyrtarët me ‘autoritet’ në komunën e Strugës…”/ Historia e panjohur e Dr. Ali Murtezait, firmëtar i pavarësisë në 1912 në Vlorë

“’Trilogjia Albanica’, shkruen Peter Prifti, si e para në llojin e saj në letërsinë shqipe, është një vepër ndriçuese, një minierë e pasur për poetët, folkloristët, etnologët, gjuhëtarët e etimologët, historianët dhe studiuesit e letërsisë shqipe në përgjithësi. Risia e formës së saj, diapazoni i gjerë i ideve dhe disiplinave që ajo qarkon, trajtimi origjinal i subjektit dhe pasuria e të dhënave, i jep kësaj vepre një vend të merituar në letërsinë shqiptare. Nuk është e tepërt të them se ‘Trilogjia Albanica’ e vendos autorin e saj si një studiues lider në SHBA-ës për De Radën dhe popullin Arbërësh, për strukturën e poezisë shqiptare dhe karakterin e letërsisë shqipe në përgjithësi”.).

Në vitin 1991, botoi “Contemporary Albanian Literature”, për të cilën studiuesi Italo Costante Fortino, ka thanë: “Studimi i fundit i Arshi Pipës mbi letërsinë e realizmit socialist, përban nji kontribut të parë….për nji rend të ri qi duhet të vendoset në letërsinë dhe, në radhë të parë, në kritikën letrare”). Fjalët e Fortino-s vlejnë gjithashtu për “Trilogjinë shqiptare”.

Nuk mund të bahen hulumtime shkencore në fushën e kritikës letrare pa marrë në konsideratë mendimet dhe tezat origjinale të Arshiut, dhe pa mbajtun qindrim miratues a kundërshtues ndaj tyne. Shumë studime për letërsinë dhe kulturën shqiptare dhe arbëreshe, ka botue në shypin e huej si “Südost-Europa Forschungen”, “Zeitschrift für Balkanologie”, “Comparative Literature Studies”, “Books Abroad”, “Rivista di lettrature moderne e comparate”, “Mondo operaio”, “Revue des études sud-est européennes”.

Në këtë lamë, Pipa asht shtye edhe në letërsinë botnore, sidomos për letërsinë italiane. Ka botue artikuj studimorë me vlera të mëdha njohëse për Danten, De Sanctis, Manxonin, Ungaretin, Moravian, Montalen. Këto ese, Pipa i ka botue në revistat e hueja shkencore si “Italica”, “Italian Quarterly”, “The Romanic Revieë”, “Comparative Literature”, “Books Abroad”, “Belfagor”, “Le ragioni critiche”, “Revue de literature comparèe”, “Revue des études italiannes”.

Një nga frytet, ma i vlerti, i kësaj pune asht vepra “Montale and Dante” (1968), anglisht, e përkthyeme në italisht dhe, kohët e fundit, nëse nuk jam gabim, edhe shqip. Me këtë vepër, ai e rreshtoi veten ndër studiuesit ma të mirë botnorë të këtij subjekti, d.m.th. të vlerësimit objektiv të poezisë së Montales dhe të vumjes në dukje të ndikimit të Dantes në poezinë e Montales.

“Fakti që edhe sot pas më shumë se 30 vjetësh, – ka shkruar Astrit Lulushi, – libri ‘Montale and Dante, vazhdon të cilësohet nga kritika si një nga studimet më të thella e më të hollësishme rreth poetit të madh Italian, tregon se Arshi Pipa doli i suksesshëm në këtë sipërmarrje”. Dhe më poshtë: “…pa veprën e Pipës, ‘Montale and Dante’, kritika letrare botërore sot me siguri do të ndjehej e varfëruar”.

Estetika dhe filozofia kanë qenë gjithashtu interesimet e tij shkencore. Trashigimia e tij në këto fusha, përveç disertacionit mbi filozofinë e Bergsonit, qi e kemi përmendun ma nalt, përfshin artikujt studimorë dhe referatet shkencore të mbajtuna në konferenca dhe kongrese ndërkombëtare si në Amsterdam, Londër, Uppsala, Palermo, Venecie, etj. Mbetun në dorëshkrim asht vepra filozofike “La mia concezione sulla vita” (Kuptimi im mbi jetën).

Më vjen si e nevojshme të përmend këtu mendimin e Pipës për nji nga parimet ma të qenësishme të estetikës, atë që lidhet me të bukurën në art përballë të moralshmes. Tue folun për Benedeto Croce-n, Pipa thotë: “…E bukura dhe e ndershmja janë të ndame mes tyne. Pra nji vepër morale ose jo, janë në dorë të artistit. Kështu një libër skandaloz estetikisht mund të shkojë, por autori nuk duhet ta shkruej kurr” (Nënvizimi im, A.Ç).

Nji kontribut të veçantë përban veprimtaria e tij shkencore në fushën e folklorit, të folkloristikës dhe të gjuhësisë. Gjatë viteve të burgut pregaditi një vepër me materiale folklorike të mbledhuna nga të burgosunit, rreth 420 faqe të daktilografikueme, pa llogaritë këtu nji hymje teorike rreth folklorit tonë dhe folklorit në përgjithësi; vepër që iu dorëzue Institutit të Folklorit, në vitin 1957, dhe sot nuk gjindet.

Të botueme në këtë fushë janë veprat “Albanian Folk Verse: Structure and Genre” (1978) dhe “Politics of Language in Socialist Albania” (1989). Analizës së çështjeve të ndryshme të eposit tonë të kreshnikëve, Pipa i asht kthye përsëri në punimin “Serbocroatian and Albanian Frontier Epic Cycles”, botue në vjetin 1984, në vëllimin “Studies on Kosova” (edited by Arshi Pipa and Sami Repishti). Tue u bashkue me studiuesit Alois Schmaus, Stavri Skendi, e ndonji tjetër, Pipa e trajton ciklin e kangëve të kreshnikëve, të malësorëve tonë të Veriut, si një version të eposit boshnjak, të modifikuem nga psikologjia jonë etnike dhe traditat tona zakonore.

Në veprën “Politics of Language in Socialist Albania”, merret me problemin e standardit të gjuhës sonë letrare, të vendosun në nji forum ku liria e fjalës përbante sakrilegj, si në të gjitha forumet e diktaturës, dhe mërrin në përfundimin qi “’gjuha e njësuar’ nuk asht as e njisueme, as e përbashkët, as kombëtare; ajo asht një variante toskënishte e arnueme me disa huazime fonetike nga gegënishtja letrare, të cilat i mungojshin strukturës së toskënishtes”; nji përfundim të cilit nuk mund t’i hiqish asnji presë, (siç thotë nji shprehje popullore), dhe qi ma në fund asht pranue prej të gjithëve.

Me interes asht të parashtrojmë ndonji mendim të tijin për gjuhën tonë, të cilën e njohti dhe e përdori në mënyrë të përkryeme, në të dy dialektet. Ai kishte qindrimin e Çabejt: “Unë kundroj me simpati nji gjendje, qysh asht kjo e sotmja, kur nji Shqipni e vogël, shembull fort i rrallë n’ Europë, asht e zonja me u shprehë në dy gjuhë letrare. Ky asht nji shenj pasunije, kulture, qi na shquen, cilido qoftë shkaku i tij” 7). Dhe në një rast tjetër: “Gegënishtja me toskënishten, plotësohen në fushën letrare në nji mënyrë fatlume. Ka gjana që njena i thotë fuqishëm, tjetra i shpreh kandshëm”).

Ai e tregoi veten mjeshtër në të dy dialektet. Mjafton të përmendim këtu dy xhevahire poetike: “Shemo Hajduti” (toskënisht), “Kupe Danja” (gegënisht), ose përkthimin e Lukrecit në gegënisht, se aty gjen “hovet vigane të mendimit dhe trandjen e gjithanshme të shpirtit”, kurse Virgjilin në toskënisht, “jo se ai nuk mund të përkthehet mirë në gegënisht, por ajo diçka e vagullt dhe fluide që asht poezia e tij shkrihet ma mirë në toskënisht”). Gjithsesi, edhe pse u desht të vdesë Pashko Gjeçi, për t’i vu vulën kësaj dukunie, ndërgjegjja shqiptare, për këtë çashtje madhore, asht ajo që asht: preferon të pranojë paragjykimin në vend të faktit.

Shqetësimet dhe interesimet e tij për gjendjen në Shqipni, Kosovë dhe për të gjitha trojet shqiptare dhe për të ardhmen e tyne, kanë gjetë shprehjen e vet në botimin, në vitin 1990, të librit “Albanian Stalinsm. Ideopolitical Aspects”, një përmbledhje e shkrimeve të karakterit politik, të botueme në shtypin periodik shqiptar të diasporës sonë dhe ate amerikan, të viteve 1958-1989. Shkrime të kësaj natyre, Pipa botoi në gazetën “Dielli”, gjatë viteve 1991-‘92, vite kur ai qe kryetar i “Vatrës” dhe editor i organit të saj.

Pipa shquhet edhe për veprimtari botuese në lamin e shtypit periodik. Ai ka qenë botues dhe kryeredaktor organesh letrare e shkencore. Në vjetin 1944, kur Shqipnija vuente nën pushtimin e huej, në nji moshë të re nxori revistën “Kritika letrare”, në të cilën dallohet për trajtim original dhe objektiv të personaliteteve të letrave shqipe; veçori që do ta shoqnojë ate gjithnji ma vonë, kur do të shkruej veprat madhore në këtë fushë. Në faqet e revistës, ndër të tjera, ravijëzohen kulme të tilla të letërsisë e të kulturës sonë si Noli, Konica, Migjeni.

Kulme në historinë e kritikës sonë letrare kanë mbetun edhe këto punime të Pipës. Eseja e shkrueme për Konicën e dishmon atë si nji kritik të kategorisë së parë. Ajo mbetet edhe sot e kësaj dite nji nga xhevahiret e kritikës sonë letrare, sa për thellësinë e trajtimit, aq për stilin e shtjellimit dhe koncizitetin. Në vitet 1945-‘46, qe anëtar i redaksisë së revistës “Bota e Re”. Dhe , në vitin 1987, anëtar i redaksisë së revistës tremujore për mendimin kritik, “Telos” (Kaliforni).

Në vitin 1990, filloi të botojë në Washington D.C. revistën “Albanica – A quarterly Journal of Albanological Research and Crticism”, revistë me vlera të mëdha shkencore albanologjike. Mbas tre numrash, për arsye financiare, u ndërpre ky botim aq i nevojshëm e i randësishëm sidomos për paraqitjen para botës të gjendjes së vertetë ekonomike e politike të trojeve tona, dhe të shkencave tona albanologjike. Për kohën e vet, në diasporën shqiptare, jo vetëm në ate të Amerikës, nuk ka pasë nji të tillë të dytë që t’i afrohet sadopak.

Aty u botuen artikuj studimorë në gjuhët shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht nga studiues të njohun shqiptarë e të huej si A. Pipa, M. Camaj, P. Prifti, A. Logoreci, A. Klosi, A. Vehbiu, F. Pipa, Michele Roux, Odile Daniel, Francesco Altimari, Walter Brew, Hans-Jurgen Sasse, Matteo Mandala, Peter Bartl, Armin Hetzer, Alain Ducellier dhe Wilfried Fridler.

Mbrojtja e çashtjes shqipare në të gjitha trojet tona qe qellimi i revistës. “Kjo revistë po del në nji kohë, – shkruhej në kopertinën e fundit, – kur si Shqipnija ashtu edhe Kosova janë tue përballue nji gjendje krize të jashtëzakonshme. Ndërsa shqiptarët n’atdhe, të neveritun prej robnisë staliniste, po braktisin atdhenë tue marrë rrugën e mërgimit, kosovarët, n’anën e vet, vazhdojnë me braktisë Kosovën për me i shpëtue robnisë serbe…!

Por ka nji ndryshim mes gjendjes në Shqipni dhe asaj në Kosovë e në disa republika jugosllave ku banojnë nji shumicë shqiptarësh. Shqiptarët e Jugosllavisë, ndonëse të persekutuem, organizohen dhe protestojnë, kurse shqiptarët n’atdhe nuk guxojnë as me bëza. Por mergatën arbënore qi jeton ndër vende demokratike nuk e ndalon kush me folë. I përket asaj me u ba zadhanësja e të heshtunvet”. Dhe e tillë u ba Albanica. Numri i parë iu kushtue “Tragjedisë së Kosovës dhe aktorëve të saj”. Në ballin e revistës u vizue harta e Kosovës së bashku me pjesën veriore të Shqipnisë.

Vazhdimisht, Pipa ka ndjekë në mënyrë aktive zhvillimet politike në atdhe, në Kosovë dhe në trojet shqiptare në Ballkan, u ka dërgue letra personaliteteve ma të nalta të administratës amerikane, ka folë në “Zërin e Amerikës”, ka dhanë intervista, etj. Në këte numer janë botue, letrat qi Pipa u ka dërgue Presidentit Amerikan George Bush, dy letra Sekretarit të Shtetit James A. Baker, Sekretarit të Përgjithshem të Kombeve të Bashkueme, Javier Perez De Cuellar për çashtjen shqiptare në përgjithësi.

Në vitet 1991-‘92, editoi gazetën “Dielli”, tue qenë njëkohësisht edhe kryetar i “Vatrës”. Pipa, tue qëndrue si gjithnji jashtë sinoreve të partitizmit të diasporës, si nji atdhetar i vertetë, antikomunist dhe democrat, kritikoi ashper veprimet antidemokratike të forcave poltike që dolen në skenë fill mbas ramjes së diktaturës, sugjeroi platforma politike me vlerë për zhvillimet demokratike në Shqipni, dhe kërkoi me insistim që të nxiret para drejtësisë përgjegjësia për atë çka ndodhi gjatë 50 viteve të regjimit komunist.

Arshi Pipa vdiq me 20 korrik 1997 në Washington, D.C., me dishirën përvëluese për ta pa Shqipëninë demokratike e perëndimore, Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare të çlirueme dhe të bashkueme me atdheun. La porosinë e fundit: të digjej kufoma e tij dhe të hidhej në ujnat e Adriatikut. Pak vite para se të vdiste, ai i dhuroi Muzeut Historik të Shkodrës, bibliotekën e tij të pasun.

Pipa qe një mbrojtës i flaktë i çashtjes kombëtare, atdhetar idealist, demokrat e antikomunist i bindun, disident në jetë dhe në veprimtari letrare e shkencore, model shembullor i jokonformizmit, punëtor i palodhun, që të gjitha energjitë jetësore dhe aftësitë intelektuale, ia kushtoi kulturës kombëtare. Ai qe erudit i rrallë dhe poliglot. Përveç shqipes, ai fliste, lexonte e shkruente në anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Atdheu e nderoi me titullin e lartë: “Naim Frashëri” i Klasit të Parë dhe qyteti i tij i lindjes e shpalli “Qytetar Nderi”. Busti i tij i derdhun në Bronx qindron, që prej vitit 1999, në mjediset e Muzeut historik të Qytetit. Kultura shqiptare, ku ende e përcaktojnë tonin akademikët e Diktatorit ose nostalgjikët e tyne, e ka të zorshme me pranue nji personalitet të tillë si Pipa, qi i ka demaskue nji jetë të tanë.

Aty-këtu, individë të veçantë dhe institucione kulturore demokratike kanë fillue me ba hapat e parë për të nxjerrë në dritë veprën shkencore e letrare të tij. Po diaspora jonë? Asnji veprimtari promovuese për punën e madhe atdhetare, shkencore, artistike, botuese. Përveç ndonji artikulli me shumë vlerë si ai i Astrit Lulushit, “Montale & Dante dhe Arshi Pipa”, dhe dy-tre shkrimeve kritike tendencioze, nuk më ka xanë syni tjeter. Borxh i papaguem i “Vatrës”, i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe, në përgjithësi, i inteligjencës së këtushme. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shkoi te Komiteti Qendror dhe kërkoi të takonte udhëheqësin kryesor, Enver Hoxhën, por kur u konstatua se kishte lyer rrobat me benzinë...”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, me ngjarjen e bujshme të 7 majit ‘75

Next Post

Kalendari 9 Janar 2026

Artikuj të ngjashëm

“Marrëdhënia e saj me Ernest Koliqin, i kishte fillesat në periudhën e shkollimit në Itali, kur, sikurse Kasimati shprehej…”/ Historia e panjohur e shkencëtares së famshme, që u pushkatua nga Enver Hoxha
Personazh

“Me pallton time mbi krahë, ajo shkoi drejt pushkatimit, sepse ishim bashkë në një qeli dhe ajo, para se ta merrnin, më tha…”/ Rrëfimi rrëqethës i Diti Biçakut, për natën e fundit të Sabiha Kasimatit

January 9, 2026
“UDB-ja e arrestoi atë, pasi në një debat me poetët maqedonas, Janevski e Gapo, ai u tha; do vij dita që ju, do fshini rrugët e Tiranës…”/ Historia e panjohur e gazetarit, publicistit e shkrimtarit nga Struga
Personazh

“Shtëpinë dhe tokën e tij afër Drini të Zi, e ka ‘blerë’ Mitre Radozhda, një nga zyrtarët me ‘autoritet’ në komunën e Strugës…”/ Historia e panjohur e Dr. Ali Murtezait, firmëtar i pavarësisë në 1912 në Vlorë

January 7, 2026
“Kur dola nga burgu pas dhjetë vitesh vuajtjesh e izolimi, takova ministrin Ramiz Alia, ish-nxënësin tim në gjimnazin e Tiranës dhe ai…”/ Dëshmia e rrallë e Arshi Pipës, për studiuesin francez
Personazh

“Arshi Pipa, nji za i kurajshëm i vlerave, gladiator i paepun i arenave t’gegnishtes dhe personifikimi i të përsosunes së disidentit në jetë e në vepër…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur  

January 7, 2026
“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër
Personazh

“Kur Esat Pasha e përdori xhandarmërinë për interesat vetjake, ambicioze kundër qeverisë kombëtare, Hafiz Ali Podgorica me patriotët e tjerë…”/ Historia e panjohur e kryebashkiakut të Durrësit në 1913-ën

January 6, 2026
“Për fat të keq, varri Qazim beut nuk ka qenë i shënuar dhe deri më 27 nëntor 1997, shumica e qytetarëve në Strugë, nuk ia kanë ditur se…”/ Historia e trishtë e djalit të dytë të Ismail Qemal Vlorës
Personazh

“Për fat të keq, varri Qazim beut nuk ka qenë i shënuar dhe deri më 27 nëntor 1997, shumica e qytetarëve në Strugë, nuk ia kanë ditur se…”/ Historia e trishtë e djalit të dytë të Ismail Qemal Vlorës

January 6, 2026
“Kur e panë se Qazim beu s’doli katër ditë nga shtëpia, se s’kishte gjurmë në oborrin e mbuluar nga bora, fqinjët e tij, familja Laçka, u futën…”/ Mister i vdekjes së djalit të dytë të Ismail Qemalit, në dhjetor 1953
Personazh

“Kur e panë se Qazim beu s’doli katër ditë nga shtëpia, se s’kishte gjurmë në oborrin e mbuluar nga bora, fqinjët e tij, familja Laçka, u futën…”/ Mister i vdekjes së djalit të dytë të Ismail Qemalit, në dhjetor 1953

January 7, 2026
Next Post
Kalendari 1 Janar 2026

Kalendari 9 Janar 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme