• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, April 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Sotir Peci, si mësuesi i shkencave, formuloi dhe krijoi për herë të parë në Shqipëri, terminologjinë kimike, fizike dhe atë të shkencave natyrore…”/ Historia e panjohur e “babait” të arsimit shqiptar

16 janar 1925, kur “GAZETA’ e KORÇËS”, botonte njoftimin e Zyrës së Shtypit të kryeministrit Zog, për paratë që grabiti Noli dhe qeveria e tij nga arka…
“Kushdo që, me qëllim përfitimi në vënde publike, angazhon çëngina ose të tjera femëna, për me tërheq njërëzinë dhe i vën ato në dispozicion klientëve, ndëshkohet…“Si dënohej prostitucioni në Monarkinë e Zogut?
“Nga budallallëket e Kollonelit Jakova, nuk do ta ndryshonj qëndrimin tim përpara Shqipërisë dhe guvernën suaj në theory, por në praktikë, puna ndryshon…”/ Letra e Fan Nolit për Enver Hoxhën, shtator 1946
Memorie.al Sejfulla, Fundo, Shuteriqi
“Shqipëria është Europë dhe s’duhet të jetojmë si kafshë, pasi çdo gjë ka një kufi dhe…”/ Dokumentet sekrete për traktet që u hodhën në Korçë në ’68-ën
Fotografi me pamje nga qyteti i Korçës në vitet 1910-1940

Nga Prof. Dr. Uran Asllani

Memorie.al / Sotir Peci, rilindas i shquar, kjo figurë e madhe e arsimit, kulturës shqiptare, ka lindur në Dardhë, më 13 korrik 1873, në familjen e tregtarit të pasur të qerestesë, Jovan Pecit. Mbeti jetim qysh në moshë shumë të vogël, por u rrit nën një përkujdesje të madhe nga të afërmit të tij. Shkollimin fillestar dhe atë të mesëm i përfundoi në shkollat greke në Korçë. Kur mbushi moshën 17 vjeçare, Sotiri dërgohet në Athinë për të studiuar në universitet, ose siç e quajnë grekët, Penepistimion, për shkencat e natyrës. Në periudhën 15 vjeçare të qëndrimit në Athinë, ai u aktivizua intensivisht me problemet e migracionit shqiptar, si edhe me përhapjen e gjuhës shqipe midis tyre, por edhe midis arvanitasëve (barbaçëve). Madje, Sotiri fillim të shekullit XX-të, në vitet 1902-1903 ai u përpoq të krijonte një komitet të fshehtë për çlirimin e Shqipërisë, me shqiptarë dhe barbaçë.

Arritja më e madhe në veprimtarinë atdhetare, të Sotir Pecit, ka qenë shtypja e Fjalorit të Konstandin Kristoforidhit. Ai ndërmjetësoi deri tek ministri i Jashtëm grek, me anë tjetër morri përsipër edhe shpenzimet e botimit. Veprimtaria atdhetare e tij ra në sy edhe për t’i shpëtuar ndjekjeve osmano-greke, në fillim te shtatorit te vitit 1905, migroi në SHBA-ës. Ishte koha, kur shqiptarët e Amerikës filluan te organizoheshin nëpër shoqata, për të ndihmuar sa më shumë dhe sa më mirë luftën për çlirimin kombëtar.

Shoqata “Vëllazëria Mirëbërëse Dardharare” vendosi të botonte një gazetë kombëtare dhe drejtor të saj zgjodhën Sotir Pecin, shqiptarin më të shkolluar dhe më të kulturuar. Gazeta, dyjavore, me emrin “Kombi” u botua për herë të parë, më 15.6.1906, në Boston, e vijoi deri në vitin 1909, me 110 numra të botuara. Në fillim, Peci i kryente që të gjithë punët e një gazete, drejtor, redaktor, korrektor, tipograf dhe palosës. Më pas ato pune u ndan midis tre personave: Sotir Pecit, At Fan S. Nolit dhe Eft’him Naçit. Nga nr. 41 i saj filloi të botohej edhe një shtese e titulluar “Fleta letrare”, ku bashkëpunuan Fan S. Noli me pseudonimin “Ali Baba Qyteza”, Kristo Dako, Petro Nini, Mihal Grameno, Nuçi Naçi.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kryetari i Qeverisë shqiptare, Mustafa Kruja, në qershor 1942 bëri një vizitë në Kosovë dhe gjatë aktiviteteve të zhvilluar aty, ai dekoroi Sak Fasllinë për…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Rugovës

“Kam dyshimin e madh, se në asnjë vend të Bllokut Lindor, regjimi nuk ka patur fatin komod që pati në Shqipërinë komuniste, pasi…”/ Libri i Mërgim Korçës, që u nda nga jeta në SHBA-ës në shkurt 2026

Shumë shpejt, gazeta u bë organ ï rëndësishëm atdhetar. Që ne numrin e pare, Sotir Peci i dha gazetës një drejtim anti-osman dhe anti-shovinist grekomadh. Ai besonte se populli shqiptar kishte forca të brendshme, qe të mund të shporrte pushtimin osman. Ndërkohë, duke njohur dëmin e madh që i sillnin çështjes shqiptare, armiqtë e brendshëm të saj, këshillonte kundër tyre kërbaçin dhe dhunën. Në shkrimet e tij, Sotir Peci, paraqitet si idhëtar i luftës së armatosur, duke përkrahur çetat e para atdhetare. Gazeta, për dy vjet veprimtari, përhapi, nxiti dhe edukoi mërgimtarët e Amerikës me atdhedashuri, u doli për zot të drejtave të shqiptarëve për vet-qeverisje, duke luftuar pretendimet e shovinistëve grekë, nxiti dhe përkrahu lëvizjen e armatosur, luftoi për një kishë të pavarur orthodokse shqiptare, u përpoq për të themeluar shoqëri atdhetare dhe për bashkimin e tyre në një federate të vetme e të fuqishme.

Në SHBA-ës së bashku me Fan S. Nolin dhe Petro Luarasin, më 1907 në Boston, themeluan shoqërinë “Besa-Besë”, ndërsa në Sen Luis, shoqërinë “Lidhja Orthodokse”. Në atë shtypshkronjë të vogël, primitive, ku shtypej gazeta “Kombi”, Sotir Peci botoi edhe një “Methudhë për të mësuar gjuhën englezçe”, dhe dramën e Fan S. Nolit “Izraelitë dhe filistinê”. Në vitin 1908, shtypshkronja dhe gazeta “Kombi” u ndodhën para vështirësive të mëdha financiare, ndaj edhe Sotir Peci vendosi të ndërpres bashkëpunimin me “Kombin” dhe të kthehet në atdhe.

Asokohe, në Perandorinë Osmane, ishte shpallur “Hyrieti” dhe reformat e xhonturqve. Atdhetarët shqiptarë, duke përfituar nga ajo gjendje parapërgatiten Kongresin e Alfabetit në Manastir. Nê atë kongres do të merrnin pjesë atdhetarë nga Gegëria, Toskëria, nga diaspora në Itali (arbëreshët) dhe në Greqi (arvanitasit), nga përfaqësuesit e kolonive shqiptare të SHBA-ës, Stambollit, Rumanisë, Egjiptit. Kolonitë shqiptare të Amerikës, të mbledhura datë 13 shtator 1908, në sallën “Phonix Hall” të Bostonit, vendosën me unanimitet, që në atë kongres të dërgohej, si përfaqësues i tyre, Sotir Peci. Nisja e Sotirit nga SHBA-ës u bë më 30 shtator dhe u kthye në një manifestim të vetvetishëm të atdhedashurisë.

Në fillim të tetorit, Sotiri ishte në Bukuresht, ku mori pjesë edhe në mbledhjet e Kolonisë Shqiptare të Bukureshtit. Shqiptarët e Rumanisë, ashtu si edhe ata të SHBA-ës, vendosën që të përfaqësoheshin nga ish – drejtori i gazetës “Kombi”, atdhetari i mirënjohur, Sotir Peci. Ky kongres filloi më 14 nëntor dhe përfundoi me 22 nëntor 1908. Në kongres morën pjesë 32 delegatë, nga 22 qytete dhe shoqata.

Ç’përfaqësoi dhe çfarë solli Peci në atë kongres?

Mendimet e tij Sotir Peci i kishte trajtuar, kohë më parë, në faqet e gazetës “Kombi”. Ai ishte i bindur dhe i vendosur për një alfabet të gjuhës shqipe, krejtësisht, me germa latine. Po të kemi parasysh përbërjen heterogjene të shoqërive dhe klubeve, që u përfaqësuan atje, bëhet menjëherë e qartë se Sotir Peci përfaqësonte atje rrymën më përparimtare të kohës. Pa mëdyshje u zgjodh alfabeti thjesht latin, me diagrame, krejt ashtu siç ishte ai i shoqërisë “Bashkimi” të Shkodrës. Vendimi për një alfabet latin, që i vendos autorët e tij, mbi një piedestal të ndriçuar kombëtar, ishte një vendim me rezonancë të gjatë historike, që vjen në mbështetje të tezave aktuale, për një Shqipëri të orientuar, gjithmonë, drejt perëndimit, shënon një nga momentet më kulmore të historisë, kulturës dhe arsimit kombëtar.

Kongresi i Manastirit nuk mund të linte mënjanë dhe problemet e tjera politike të kohës, që lidheshin me rrugët dhe kërkesat për të arritur tek pavarësia aq e shumë pritur. Ato ishin : njohja zyrtare e kombit shqiptar dhe e gjuhës shqipe, zgjerimi i të drejtës së organeve lokale në çështjet e taksave, kufizimi i detyrimit ushtarak etj. Klubi “Bashkimi” i Manastirit bënte plane për të kaluar në zbatimin praktik të vendimeve të kongresit. Tentonte të blinte një shtypshkronjë moderne për botimin e librave, sidomos të teksteve shkollore dhe do të nxirrte një gazetë.

Shumë muaj u përfol në rrethet atdhetare të publicistikës, se drejtori i gazetës së re, do të ishte Sotir Peci, por kur doli në qarkullim ajo gazetë me emrin “Bashkimi Kombit”, drejtor i saj ishte Feim Zavalani, një atdhetar i vjetër dhe shumë i nderuar në vilajetin e Manastirit e ne sanxhakun e Korçës e Kolonjës. Sotir Peci kthehet në Korçë, me vendimin për t’u bërë mësues në Shkollën qytetëse. Pikërisht, në këtë kohë, më 2 -9 shtator 1909, në Elbasan u zhvillua Kongresi “Arsimor”, ku morën pjesë përfaqësuesë nga 35 klubet atdhetare te kohës.

Atje u muar vendimi, hapja e një shkolle normale, e cila do të përgatiste mësuesit e shkollave fillore, që duheshin për hapjen e shkollave në të gjithë trojet shqiptare. Për mbarëvajtjen e asaj shkolle u ngrit në Elbasan një komision me ne krye Dervish bej Biçakun dhe me përkujdesjen e veçantë të Shoqërisë “Përparimi” të Korçës. Kjo shoqëri do të përkujdesej për botimin e teksteve shkollore. Pasi u vendos hapja e shkollës, u caktua edhe personeli pedagogjiko-mësimor, që do të drejtohej nga Luigj Gurakuqi dhe do të kishte në përbërjen e tij: Aleksandër Xhuvanin, Sotir Pecin, Hajdar Blloshmin, Hafiz Ibrahim Dalliun, Dhimitër Pararisto, Simon Shuteriqin, Petër Dodbibën dhe Hasan Mezen. Sotir Peci do te jepte lendet : matematikë dhe shkencat e natyrës.

Megjithëse nuk u mungonte as përgatitja profesionale, as guximi atdhetar, mësuesit nuk e ndjenin veten të sigurtë dhe të mbështetur. Nuk ishin vetëm mungesat e teksteve e mjeteve mësimore dhe as terminologjia e munguar e shkencave natyrore dhe shoqërore, ata i ndruheshin ndërhyrjeve të administratës osmane, i druheshin vështrimeve dhe qëndrimeve armiqësore të autoriteteve fetare, që i shikonin me dyshim mësuesit laikë. Për vështirësitë e punës së kësaj shkolle, e cila mbeti me emër në historinë e arsimit shqiptar, kanë shkruar Luigj Gurakuqi, Lef Nossi e më vonë Mahir Domi. Po citojmë çfarë shkruante gazeta “Tomorri” i Lef Nossit, në 1909.

“….Pêr të mirën dhe përparimin në këtë shkollë, janë tue bamun theror pushimin dhe prehjen e ditës, qetësinë dhe gjumin e natës e që nga mungesa e librave të shtrëngohen për t’i grumbulluar andej-këtej,…..të përkthejnë mësimet e nevojshme dhe ma së fundi të krijojnë një gjuhë të bukur dhe të ëmbël, një gjuhë pothuaj të përbashkme që të kuptohet si prej toskëve, ashtu edhe nga gegët”. Sigurisht, puna e vështirë e mësuesve nuk ishte vetëm ajo. Nxënësve iu jepeshin mësimet të shaptilografuara, në formë dispensash. Ato prodhoheshin nga 50-80 copë, për të iu shpërndarë nxënësve të ‘Normales’. Për një shkollë të sapo çelur, të varfër në gjithçka, e vetmja rrugë e plotësimit të nevojave urgjente, mbetej t’u kërkohej ndihma nga populli atdhetar.

Dervish Biçaku dhe Sotir Peci, filluan një fushatë në popull, për t’i kërkuar libra, tekste dhe gazeta, për të pajisur një bibliotekë modeste. Sotir Peci, si mësuesi i shkencave, formuloi dhe krijoi, për herë të parë në Shqipëri terminologjinë kimike, fizike dhe atë të shkencave natyrore. Ai e ndjente, me shumë se mësuesit e tjerë, nevojën për mjete mësimore, ndaj ai iu drejtua shokëve dhe miqve të tij në SHBA-ës. Ai i kërkonte gjëra të thjeshta: acide, baza, kripa të thjeshta, epruveta, pinceta, llamba alkooli, disa kampione mineralesh dhe koleksion insektesh.

Por shokët e tij ishin të varfër, “dorëhollë” ose nuk arrinin ta kuptonin drejt këtë kërkesë. Duhet pohuar me keqardhje se shkollën po e sulmonin edhe disa elbasanas që ishin klerikë fanatikë, që s’mund të pranonin që nxënësit muhamedanë të mësoheshin nga pesë mësues “mualime kaurr”. Madje edhe mësuesi i asaj shkolle Hafiz Ibrahim Dalliu, ndonëse mësimet e fesë i bënte në gjuhën shqipe, kërkonte që brenda lokalit të shkollës të kishte një vend falje dhe nxënësit të merrnin pesë herë “abdest”.

Megjithatë këto forca të një naiviteti me sens fetar, nuk do të kishin mundur të mposhtnin vullnetin e popullit elbasanas, për arsim, kulturë dhe përparim shoqëror, nëse nuk do të vinte me ushtritë osmane gjenerali famëkeq xhon-turk, Shefqet Turgut Pasha, për të shtuar dhe shpartalluar çdo lëvizje kombëtare. Ky gjeneral i urryer i vuri çelësin edhe Shkollës “Normale” dhe rrahu në mes të pazarit disa mësues të gjuhës shqipe. I dëshpëruar, Sotir Peci la shkollën dhe Elbasanin dhe u kthye në Korçë.

Me kthimin e tij, Sotir Peci fillon të bashkëpunojë vrullshëm me atdhetarët e tjerë korçarë, në themelimin e “Lidhjes Orthodokse” si edhe krijimin e “Bandës lirisë”. Në vitet 1911-1912, ai ishte drejtori i Shkollës së parë Shqipe të Korçës, ku kishte mësues të devotshem koleg, si; Thoma Avramin, Nisi Themelin, Stefan Kondillarin, Zef Kakariqin, që ishin figura të pastërta atdhetare. Gjatë Luftërave Ballkanik dhe pushtimit grek, Sotir Peci mbeti në Korçë, madje edhe u burgos, së bashku me Petro Zografin, Rifat Shtyllën dhe Nesti Kerenxhin për pak kohë.

Aty nga mezi i gushtit 1913, Sotiri mundi me rrugë klandestine të shkonte me problemet e arsimit të Qeverisë së Vlorës, si këshilltar i ministrit të asaj kohe, Luigj Gurakuqit. Vetë ky i fundit vite më vonë, në kujtimet e tij, shkruante: “Peci do të merrej edhe me një projekt mbi themelimin e një Akademie Kombëtare për shpikjen dhe zgjedhjen e shenjave teknike, që i duhen gjuhës sonë të shkruar e me përpilimin e programeve e të librave shkollore”. Ai merr pjesë aktive në hapjen e Shkollave të reja në gjuhen shqipe, në prefekturat e juridiksionit te Qeverisë së Vlorës, si në Elbasan, Berat, Lushnje, Kavajë, Durrës dhe gjetkë.

E kësaj kohe ishte edhe përgatitja dhe botimi i “Vitit premtar te gramatikës” për klasat e treta dhe të katërta, në parathënien e së cilës ai shkruante: “Idea që mbretëron sot midis atdhetarëve për të krijuar një gjuhë të përbashkët kombëtare nuk mbështet mbi asnjë themel, po të marrim ndënë vështrim zhvillimin e gjuhërave të tjera. Gjithë gjuhët kanë dialekte dhe ndënë dialekte, por asnjë komb nuk ka pëlqyer asnjë nga këta. Ata i kanë bashkuar që të bënjë një gjuhë kombëtare……për ne është e mjaft që ne të bashkohemi, toskët me njërën anë dhe gegët të tjetrën anë dhe duke mbledhur gjithë nëndialektet, sikush me një gjuhë shkollare dhe le të lemë kohën të bënjë punën e vet….”!

Sotir Peci bën pjesë në atë grup personalitetesh të asaj kohe të cilët përpilojnë një memorandum drejtuar qeverisë duke evidentuar gabimet dhe të metat e veprimtarisë së saj. Në ketë grup merrnin pjesë: Faik Konica, Mit’had Frashëri, Mehdi Frashëri, Naxhi Libohova, Sabri Qyteza, Haki Glina e te tjerë.
Gjatë periudhës se Mbretit Ëilhelm Wiedd, Sotiri vazhdoi të ishte një nga organizatorët e arsimit shqiptar. Ai i sugjeroi Mbretit domosdoshmërinë e një trupi; Kosturin, Sali Nivicën, Muço Qullin (Leskovikun) e tjerë, për të luftuar çdo qëndrim apo veprim antikombëtar.

Veçanërisht kundër pushtuesit malazez. Ndaj, në 15 korrik 1915, Sotir Peci, Aqif Pashë Biçaku, Luigj Gurakuqi, Eshref Frashëri, Fejzi Alizoti arrestohen nga autoritetet malazeze dhe mbahen te ushtria ndërkombëtare për të mbështetur shtetin e ri, ashtu siç ishte vepruar me Mbretin grek Jorgon. Mbas largimit të Mbretit Shqipëria mbeti nën një anarki të plotë dhe nën një pushtet të egër të Esad Pashë Toptanit. Ndaj një grup i madh atdhetarësh u larguan nga Durrësi, për në Shkodër, e cila asokohe ishte nën mbikëqyrjen e një Komisioni Ndërkombëtar të Kontrollit. Në vitin 1915 në Shkodër Sotir Peci u bë anëtar i Komitetit të Fshehtë Atdhetar, së bashku me Salih Vuçiternin, Halim Gostivarin, Filip Krajën, Sejfi Vllamasin, Idhomene Kostrin të cilët ishin të burgosur në Podgoricë.

Ata lirohen në janar të vitit 1916, nga Ushtria Austro Hungareze dhe vijnë e vendosen në Shqipërinë Veriore e deri në Vjosë e Berat. Administrata Shqiptare e Shkodrës, me drejtor të arsimit Luigj Gurakuqin, në vitet 1916-1918 e kishte emëruar Sotir Pecin antar i Komisies Letrare të Shkodres, nën-punës me rrogë, ku bënin pjesë: Gjergj Pekmezi, At Gjergj Fishta, Mati Logoreci, Hilê Mosi, At Ambroz Marlaskaj, Dom Ndre Mjeda, Luigj Naraçi dhe kishin për konsulencë gjuhëtarët austro-gjermanë Maksimilian Lambertz e R. Nachtingal. Në ato kushte të favorshme, në Shkodër u vunë në përdorim disa tekste mësimore, të përgatitura nga Sotir Peci dhe nga mësuesit shkodranë të arsimuar në Austri. “Abetare” e Ndue Palucës, librat e II-të dhe të III-të të Këndimit nga Sotir Peci, Gramatikat e Aleksandër Xhuvanit, të shtypura në Vjenë.

Në mbarim të Luftës I-rë Botërore u krijua në Durrës Qeveria e Turhan Pashës, e cila në shkurt të vitit 1919, e emëroi Sotir Pecin, drejtor të arsimit në Tiranë dhe pas dy muajve, ai u emërua këshilltar i përkohshëm i Delegatësise (ministrisë) së Arsimit, me një shpërblim të veçantë, bashkë me titullin drejtor i arsimit për prefekturën e arsimit. Ai menjëherë u impenjua thellësisht me problemet e arsimit të asaj kohe, madje bëri edhe propozime konkrete për një organizim më të mirë të sistemit shkollor. Sotir Peci, ndonëse ishte nën-punës i Qeverisë së Durrësit, ishte kundra politikës së saj pro-italiane, ndaj edhe kur priti në Tiranë, majorin anglez M. Eden, ai e mbështeti atë dhe sugjerimet e tij, për organizimin e një kongresi kombëtar që do të konsideronte qeverinë aktuale të papranueshme nga populli shqiptar.

Ndaj Sotir Peci ishte një nga organizatorët e Kongresit të Lushnjes, madje ai u zgjodh delegat edhe nënkryetar i kongresit, mbas Aqif Pashë Biçakut. Në Qeverinë e Sulejman Delvinës, që doli nga Kongresi i Lushnjes, Sotir Peci ishte ministri i Arsimit i saj. Me ketë detyrë Sotir Peci ishte më shumë se kudo në fushën e tij të veprimtarisë më prodhimtare. Ai organizoi Kongresin e parë arsimorë më 1920 në Tiranë, si edhe fillesat sistemin arsimor modern shqiptar.

Por Sotir Peci u ngarkua nga qeveria edhe me detyra të diplomacisë, duke e dërguar në Romë, me “punëra të lidhura me veprimin e qeverisë sonë dhe përgjithësisht me çështjen shqiptare, e cila për fat të keq s’është zgjidhur ende”. Merr pjese edhe në Kongreset e arsimit të viteve 1922 dhe 1924. Ne vitin 1921, zgjidhet si deputet i Korçës në Parlamentin e parë shqiptar dhe nga 24 dhjetori i vitit 1922, zgjidhet anëtar i Këshillit të Naltë, një nga të katër regjentët

Sotir Peci, mbas vrasjes së Avni Rustemit, u bashkua me opozitën antizogiste dhe si tillë qëndroi si regjent gjatë periudhës se Qeverise se Fan Nolit, por kurdoherë i pa pajtuar me veprimet jo legale dhe ato të dhunshme të asaj qeverie. Ai ishte një demokrat liberal, kundër dhunës dhe përdorimit të forcës. Të tillë opozitar kishte shumë, si Stavro Vinjahu, Agjah Libohova, Fuad Asllani e tjerë. Në 24 dhjetor 1924, ai migroi ne Itali edhe u vendos në Bari. Ai nuk pranoi të futej në radhët e “Konares” që udhëhiqej nga Fan Noli, Kostë Boshnjaku, Zai Fundo e tjerë, sepse e dinte që ajo organizatë subvencionohej nga Internacionalja Komuniste (Kominterni) në Moskë.

Sotir Peci edhe pse jetonte në Itali, nuk pranoi të merrte rrogë nga italianet, apo edhe nga Beogradi, ashtu sikurse kishin bërë shumë antizogistë. Në Bari ai krijoi një grupin me personalitete të pa angazhuar politikisht, që u quajt “Bashkimi Kombëtar”. Në atë grupim, me kryetar Sotir Pecin, bënin pjesë: Stavro Vinjahu, Kostë Paftali, Rexhep Mitrovica, Spiro Koleka, Ali Këlcyra, Leonidha Frashëri, Xhemal Bushati, Riza Dani, oficerët: Dhimtër Bala, Hysni Peja, Lekë Margjini, Koço Muka, Xhelal Preveza e tjerë. Në emigracion Sotir Peci mbajti një qëndrim te paepur ndaj Ahmet Zogut. Madje në vjeshtën e vitit 1925, Grupimi “Bashkimi Kombëtar” i Sotir Pecit, botoi një “Proklamatë” të fortë antizogiste, anti feudale.

Qëndrimin e tij mospajtues e mbajti vazhdimisht edhe kur për një pajtim kombëtar u angazhuan Faik Konica, Hilë Mosi, Leonidha Naçi, Faslli Frashëri. Në vitin 1929, pas ketër vitesh vuajtjesh dhe privacionesh ekonomike dhe shoqërore në Itali, Sotir Peci e pranoi amnistinë e dytë të Zogut dhe mori pasaportën shqiptare, por në atdhe nuk u kthye i gjallë. Ai shkoi dhe jetoi në Athinë, ku kishte pasuri të mëdha, por që ai nuk i gëzoi. Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në varfëri dhe shpesh i sëmurë.

Sotir Peci vdiq pas një sëmundje të rëndë, në Follorinë, më 9 prill 1932 dhe u varros në Korçë, me shumë nderime, në 10 prill. Ai dha një kontribut shumë të rëndësishëm në problemet e arsimit, si publicist, si autor tekstesh shkollore. Ai për herë të parë futi në shkollë eksperimentin në shkencat e natyrës. Sotir Pecit i kanë dhënë titullin “Mësues i Popullit”./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kryetari i Qeverisë shqiptare, Mustafa Kruja, në qershor 1942 bëri një vizitë në Kosovë dhe gjatë aktiviteteve të zhvilluar aty, ai dekoroi Sak Fasllinë për...”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Rugovës

Next Post

“Në Gjirin e Rodonit e Ksamil janë dy anije sovjetike, në kufirin me Jugosllavinë janë shtuar trupat ushtarake, postat greke me flamurin në gjysëm shtizë...”/ Raportet e Sigurimit, 11 prill ‘85, ditën që vdiq Enver Hoxha

Artikuj të ngjashëm

“Kryetari i Qeverisë shqiptare, Mustafa Kruja, në qershor 1942 bëri një vizitë në Kosovë dhe gjatë aktiviteteve të zhvilluar aty, ai dekoroi Sak Fasllinë për…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Rugovës
Personazh

“Kryetari i Qeverisë shqiptare, Mustafa Kruja, në qershor 1942 bëri një vizitë në Kosovë dhe gjatë aktiviteteve të zhvilluar aty, ai dekoroi Sak Fasllinë për…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Rugovës

April 10, 2026
“Fenomeni më i çuditshëm në burgun e Burrelit, ishte ai i shpjegimit të ëndrrave nga disa, si p.sh., Qemal Demiri nga Vlora, i cili disa ditë para se të vdiste Mao Ce Duni, na tha…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
Personazh

“Kam dyshimin e madh, se në asnjë vend të Bllokut Lindor, regjimi nuk ka patur fatin komod që pati në Shqipërinë komuniste, pasi…”/ Libri i Mërgim Korçës, që u nda nga jeta në SHBA-ës në shkurt 2026

April 9, 2026
“Denigrimi që i bëri atij regjimi komunist vazhdon ende, pasi një shkolle në Korçë që kishte ndërtuar ai, i kanë vënë emrin ‘Sevasti Qirjazi’…”/ Historia e filantropit korçar që financoi “Bagëti e Bujqësi” të Naimit
Personazh

“Denigrimi që i bëri atij regjimi komunist vazhdon ende, pasi një shkolle në Korçë që kishte ndërtuar ai, i kanë vënë emrin ‘Sevasti Qirjazi’…”/ Historia e filantropit korçar që financoi “Bagëti e Bujqësi” të Naimit

April 8, 2026
“Ministri i Jashtëm i Italisë, Galeazzo Ciano, shënon në ditarin e vet qi; vûmja e Mustafa Krujës në postin e kryeministrit, ishte si një përgjigje ndaj…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
Personazh

“Evropa e pat, lum miku, ajo s’âsht mâ tjetër, veçse e kaluemja e njerzisë, qi ka krijuem gjithça shkëlqen mâ së miri e mâ së bukuri në botë…”/ Letrat e panjohura të Mustafa Merlikës, me At Paulin Margjokajn  

April 6, 2026
“Në njëvjetorin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës ‘Shkëndija’ më 1941, Koliqi boton syzimin, ‘Fishta interpret i shpirtit shqiptar’, ku ai shprehet…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Personazh

“Ti e din se Patër Gjergji i yt e i ynë, ka shkruem se; ‘e keqja i erdh Shqipnisë, qysh se erdh pasha turçelí – edhe ipeshkvi jabanxhi’…”/ Korrespodenca e panjohur e Mustafa Krujës, me Patër Margjokajn

April 6, 2026
“Dërvishi i Luzhës, ishte mik i shtëpisë sonë dhe unë isha i vetmi intelektual i Tropojës, që mora pjesë në varrimin e tij, pasi Sigurimi i Shtetit…”/ Dëshmia e rrallë për klerikun dhe shenjtorin e famshëm
Personazh

“Në spitalin e ‘Bajram Currit’ përballë një aparati të vjetër skopie, mbeti i shtangur, kur pa se tre pacientët e parë e kishin zemrën në krahun e djathtë dhe…”/ Historia e panjohur e Dr. Hektor Çoçolit

April 3, 2026
Next Post
“Në Gjirin e Rodonit e Ksamil janë dy anije sovjetike, në kufirin me Jugosllavinë janë shtuar trupat ushtarake, postat greke me flamurin në gjysëm shtizë…”/ Raportet e Sigurimit, 11 prill ‘85, ditën që vdiq Enver Hoxha

“Në Gjirin e Rodonit e Ksamil janë dy anije sovjetike, në kufirin me Jugosllavinë janë shtuar trupat ushtarake, postat greke me flamurin në gjysëm shtizë...”/ Raportet e Sigurimit, 11 prill ‘85, ditën që vdiq Enver Hoxha

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme