• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, December 31, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Sipas porosisë së Enverit, kur lëshuam një katër-silurues në liqenin e Pogradecit, të gjithë pushuesit, në Ohër e Strugë, deri te vila ‘Biljana’e Titos, u tmerruan, pasi …”! / Rrëfimi i ish-zv. ministrit të Mbrojtjes

“Sigurimi i na ndiqte kudo, kuzhinierin e Enverit e larguan, kur filloj alkolin, një vajzë te re, punjonjëse te vila e Enverit, e pushuan pas takimit me ‘Komandantin’…”/ Dëshmia e rrallë e kuzhinierit të Mehmet Shehut
“Më 21 shkurt 1991, kur Nexhmija i shkoi në zyrë Ramiz Alisë dhe i tha; si nuk u vra një njeri, për të mbrojtur monumentin e Enverit, ai iu përgjigj…”?! / Dëshmia e rrallë, e ish-sekretarit të Alisë
Letra për Ramizin: “Një element armik në Durrës, thotë se Enveri ka 4-5 vila, kurse ne inxhinierët s’kemi as biçikletë dhe…” Raporti “Tepër sekret” i Sigurimit, pas ngjarjeve në Çekosllovaki
E vërteta e arratisjes në qershor ‘57: “Kur mbrritën në zonën kufitare të fshatit Lin të Pogradecit, që ai e njihte me pëllëmbë, Panajoti i tha shoferit…”/ Dëshmitë e familjarëve të i ish-ministrit pa portofol
“Kur Verua, erdhi nga Parisi, kolegët e tallnin: ‘tutkun’, i thoshin – ‘të kanë vajtur këmbët, e jo koka në Paris’, ‘t’i shtrydhën trutë putanat dhe…”/ Kujtimet e panjohura të Lasgush Poradecit, për Enver Hoxhën

Nga Bardhyl Berberi

Si ruhej Enver Hoxha me silurues luftarak në liqenin e Pogradecit, flet ekskluzivisht ish zëvendësministri i Mbrojtjes, Nazar Berberi.

Memorie.al / Ishim duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal në breg të liqenit të Pogradecit. Si asociacion për të treguar ngjarjen e mëposhtme, ishte një skaf i madh privat, që ecte me shpejtësi në ujërat e liqenit. Nazari në një moshë të thyer, që po iu afrohet të ‘80 tave, iu kujtua një ngjarje e asaj kohe, që i kishte sjellë shumë telashe në detyrën e tij të zëvendësministrit të Mbrojtjes Popullore.

Rrëfimi i Nazar Berberit, ish-zv. ministër i Mbrojtjes Popullore

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vitin 1952, kur ishim në fshatin tonë Arzë, na erdhi natën në shtëpi, vëllai Nuredini, që ishte arratisur në ’48-ën në Greqi, por nëna më tha; nxirre jashtë…”/ Historia e trishtë e familjes Nurçe

“Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, as unë e as Luani, nuk e kishim as në mendësi propagandën dhe luftën e klasave, përkundrazi, mbanim lidhje me…”/ Refleksionet e studiueses së njohur

Në vitin 1978, isha me detyrën e zëvendësministrit të Mbrojtjes Popullore dhe mbuloja Artilerinë, Flotën Luftarake-Detare dhe Aviacionin. Më thërret Mehmet Shehu në zyrë, ishte i shqetësuar, ecte më hap nëpër ambientet e zyrës së madhe. Më pas ulej dhe shkarraviste një letër me stilograf, duke vizatuar figura gjeometrike, më pas ngrihej përsëri. Kjo ishte një shenjë që ai ishte shumë i shqetësuar. Në atë kohë Mehmeti ishte edhe kryeministër edhe Ministri i Mbrojtjes Popullore dhe më thotë:

– “Nazar sapo dola nga zyra e shokut Enver, ai para se të niset me pushime në Pogradec, kërkon masa të larta sigurie dhe mbi të gjitha, kërkon një mjet të fuqishëm luftarak, të vendoset në liqenin e Ohrit, nga ndonjë sulm i papritur, që mund t’i bëhet nga ndonjë bandë e armatosur. Gjithashtu do të shkojë në rrethinat e Pogradecit edhe një helikopter luftarak, edhe ky do të ketë të njëjtin funksion”.

I thashë Mehmetit se; sigurojmë mjetin luftarak, heqim një silurues patrullues nga deti Adriatik, por si do të transportohet siluruesi deri në Pogradec, në atë rrugë aq të rrezikshme me kthesa të shumta në Qafën e Thanës?!

Mehmeti ma preu shkurt; “ikë mendoje mirë dhe zbato urdhrin”. Shkova menjëherë në Durrës dhe zgjodhëm një Silurues 4, i cili patrullonte në ujërat e Adriatikut. Vështirësitë ishin në transport, si do të transportohej siluruesi nga Durrësi në Pogradec?! U thirr një shofer shumë i zoti, nga parku Automobilistik i Durrësit, që ishte edhe “Hero i Punës Socialiste” quhej Met Dervina, i cili e mori përsipër këtë detyrë të rëndësishme.

(Ai kishte transportuara dhe disa pajisje dhe makineri të tonazhit të lartë dhe shumë voluminoze, nga Porti i Durrësit, deri në liqenin e Fierzës. Madje për të thuhej se, ishte realizuar edhe një film artistik nga Kinostudio “Shqipëria e Re”)

U ngarkua siluruesi në makinën e tij dhe eci mirë deri në tunelet e Librazhdit, por atje nuk mund të kalohej, sepse nuk e nxinte tuneli. Pas llogaritjeve që bëmë, ishte e pamundur, atëherë na lindi ideja, ta hipnim siluruesin në një tren pune, me një vinç të fuqishëm.

Pas shumë peripecive të transportit, një herë në tren dhe një herë në makinë, mbërritëm në fshatin Lin. Gjetëm një vend ku kishte thellësi të madhe në liqen pranë bregut dhe e lëshuam tek mullinjtë e Linit të Pogradecit, ku u shkarkua me vinçin e fuqishëm dhe u lëshua në ujë.

Sapo u ndez siluruesi, një zhurmë e tmerrshme shurdhuese që tronditi jo vetëm fshatin Lin, por trembi në formën e një paniku, edhe të gjithë pushuesit e shtetit fqinj, të Maqedonisë, në Ohër dhe në Strugë.

Brenda pak minutash, kampingu me pushues të huaj në Radozhë, u boshatis, iknin pushuesit e tmerruar në formën e një paniku. Paniku dhe frika pushtoj edhe pushuesit në Pogradec. I gjithë qyteti dridhej nga zhurma tepër e madhe shurdhuese. Dhe paniku shkoj në formën e epidemisë edhe, në fshatin Tushemisht, gjatë patrullimit të siluruesit. E njëjta gjë u krijua edhe në kampingun e Shën Naumit, ku të huajt që ishin atje braktisën pushimet, më pas në Lubanisht dhe në Peshtan.

Edhe trageti i Shën Naumit, që bënte rrugën katër herë në drejtim të Ohrit, i ndërpreu udhëtimet. Situata ngjante alarmante, pasi paniku dhe frika përfshiu të gjithë pushuesit. Siluruesi patrullonte nga njëri cep i liqenit tek tjetri, nga mullinjtë e Linit, deri tek kufiri me Shën Naumin. Ministria e Mbrojtjes e Jugosllavisë së atëhershme, na bëri një notë proteste, por kush dëgjonte. Më pas edhe Ministria e Jashtme e Jugosllavisë, bëri të njëjtën gjë.

Përballë vilës së Enverit, në anën tjetër të kufirit në breg të liqenit, ishte vila “Biljana” e Josof Broz Titos, ku edhe ky pushonte gati tre muaj çdo vit në Ohër. Ndërkohë që sollëm edhe helikopterin luftarak dhe e vendosëm në vendin e quajtur “Varret e grekut”, pasi atje ishte një repart special. Mehmeti u kënaq që iu plotësua dëshira “Komandantit”, sepse në prill të atij viti, kishin pasur me Enverin një incident, që ai u mërzit shumë dhe realizimi kësaj detyre, sikur e fashiti zemërimin e tij!

Si fluturoj raketa, nga Patosi në Tepelenë?!

Në Patos atëherë kishte një bazë raketash me rreze të gjatë veprimi. Vetëm dy ditë para festës së 1 majit, Nazari ishte njoftuar me urgjencë, se në bazën e raketave në Patos, ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Një raketë luftarake, kishte “fluturuar” pa dashje aksidentalisht, nga baza e raketave, në Patos, në drejtim të paditur.

“Sinqerisht më zuri një panik në formë tmerri, thashë ku ka rënë kjo raketë është bërë hataja?! U lidha urgjent me radio me të gjitha repartet ushtarake dhe më thanë se raketa, ka rënë në një mal të Tepelenës rrëzë një shkëmbi dhe e kishte dërrmuar krejt atë. Skenën e kishte parë një bari që ishte në mal, duke kullotur bagëtitë.

Fatmirësisht nuk kishte asnjë të dëmtuar. I raportoj Mehmetit. U trondit shumë në fillim kur i thashë për ngjarjen, por sikur u qetësua disi dhe mori pak zemër, kur i thashë se nuk ka të dëmtuar, se raketa ka rënë në një shkëmb në një mal të Tepelenës. Menjëherë ai njoftoj Enver Hoxhën në telefon, duke i raportuar se; kemi një ngjarje të rëndë. Shkuam së bashku te Enveri.

– “Pa hë na thoni, – ia priti Enveri buzë varur. I thamë se si kishte ndodhur ngjarja, dy ushtarë, duke luajtur me njëri tjetrin, kishin shtypur butonin start dhe raketa luftarake, kishte ikur nga baza dhe kishte goditur shkëmbin në Tepelenë.

– “Nisuni që të dy në Patos dhe dua raportim të hollësishëm”, – na i preu Enveri. Morëm një helikopter luftarak dhe u nisëm në drejtim të Patosit. Na raportoj komandanti i bazës, një djalë shumë i mirë dhe profesionalisht i zoti për raketat, i cili ishte nga Gjirokastra. Ne i shfrymë atij, më pas u shkarkua dhe u dënua disa muaj burg, për pakujdesi në detyrë. Më pas vizituam ushtarin në spitalin e Fierit. Ushtari ishte djegur pjesërisht nga gazrat e raketës, por ishte jashtë rrezikut për jetën”.

Kjo ishte historia e siluruesit dhe e raketës për të cilën Nazari tregonte, se pas mbërritjes së Katër-siluruesit në Pogradec, Enveri u kënaq dhe ngjarja e raketave, sikur u harrua. Bisedën e lamë të hapur, pasi Nazari na premtoj se herën tjetër, do të na tregonte për vetëvrasjen e Mehmet Shehut, i cili jepte argumentet e tija, rreth kësaj vetëvrasje misterioze dhe bisedën private që kishte patur me Mehmetin, pak ditë para vetëvrasjes, për fejesën e djalit me Silva Turdiun. Por Nazar Berberi pas pak kohësh, u nda nga jeta…! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se...”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

Next Post

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta...”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

Artikuj të ngjashëm

“Kur ‘Gazi’ dhe ‘Ifa’ lanë xhadenë dhe u futën në rrugën e baltosur të Ardenicës, më kapi makthi: mos sjellja e butë e shefit të Degës Brendshme, ishte kurth, pasi…”!/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti
Intervista

“Në vitin 1952, kur ishim në fshatin tonë Arzë, na erdhi natën në shtëpi, vëllai Nuredini, që ishte arratisur në ’48-ën në Greqi, por nëna më tha; nxirre jashtë…”/ Historia e trishtë e familjes Nurçe

December 27, 2025
“Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, as unë e as Luani, nuk e kishim as në mendësi propagandën dhe luftën e klasave, përkundrazi, mbanim lidhje me…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Intervista

“Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, as unë e as Luani, nuk e kishim as në mendësi propagandën dhe luftën e klasave, përkundrazi, mbanim lidhje me…”/ Refleksionet e studiueses së njohur

December 14, 2025
“Shpresoj që romani im ‘Shtatori Fatkeq’ të ketë një vlerë të ngjashme simbolike me ‘Gjeneralin…’ e Kadaresë…”/ Botohet në Itali libri i Skifter Këlliçit, kushtuar ngjarjes së 11 shtatorit 2001 për Kullat Binjake
Intervista

“Shpresoj që romani im ‘Shtatori Fatkeq’ të ketë një vlerë të ngjashme simbolike me ‘Gjeneralin…’ e Kadaresë…”/ Botohet në Itali libri i Skifter Këlliçit, kushtuar ngjarjes së 11 shtatorit 2001 për Kullat Binjake

December 12, 2025
“Në 15 mars 1992, gjatë mitingut në Kavajë ku ishin të ftuar ambasadori amerikan Rajerson, na njoftuan se u rrezikohej jeta…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës, e Prof. Neki Babamustës
Intervista

“Në 15 mars 1992, gjatë mitingut në Kavajë ku ishin të ftuar ambasadori amerikan Rajerson, na njoftuan se u rrezikohej jeta…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës, e Prof. Neki Babamustës

December 10, 2025
“Stak Pjetër Pemati dhe Mehmet Ramë Hyseni, e shpëtuan Iballën nga masakrat e Brigadës së VI-të të Haki Toskës dhe Jaho Gjolikut…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për shtrembërimet e Xhemal Meçit
Intervista

“Kur isha mësues në Pezë, u futa mes dy grupeve të armatosura prej 40 vetash, të Babë Myslymit, kundër vëllait tij, Shyqriut, i vrarë në luftë, por u tmerrova…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Neki Babamustës

December 10, 2025
“Para se të ndahej nga jeta, Martini ka djegur gjithë korrespodencën që kishte me kolegjin dhe me Pater Zef Valentinin, pasi…”/ Dëshmia autores së dokumentarit “Martin Camaj, i papërsëritshëm”!
Intervista

“Para se të ndahej nga jeta, Martini ka djegur gjithë korrespodencën që kishte me kolegjin dhe me Pater Zef Valentinin, pasi…”/ Dëshmia autores së dokumentarit “Martin Camaj, i papërsëritshëm”!

December 5, 2025
Next Post

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta...”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme