• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, August 10, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Sipas Koço Plakut, Lipe Nashi me një grup specialistësh, nga maja e një kodre në Finiq, caktonte vendet ku do të shpoheshin puset…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

“Po pse, vëllanë e Panajot Plakut keni vënë ju te Nafta, ku na kanë sulmuar të gjithë armiqtë”?!/ Debatet e Enverit me Këllezin pas letrës së rojes së natës që “zbuloi” sabotimin…
“Sipas Koço Plakut, Lipe Nashi me një grup specialistësh, nga maja e një kodre në Finiq, caktonte vendet ku do të shpoheshin puset…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
“Po pse, vëllanë e Panajot Plakut keni vënë ju te Nafta, ku na kanë sulmuar të gjithë armiqtë”?!/ Debatet e Enverit me Këllezin pas letrës së rojes së natës që “zbuloi” sabotimin…
“Sipas Koço Plakut, Lipe Nashi me një grup specialistësh, nga maja e një kodre në Finiq, caktonte vendet ku do të shpoheshin puset…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
“Po pse, vëllanë e Panajot Plakut keni vënë ju te Nafta, ku na kanë sulmuar të gjithë armiqtë”?!/ Debatet e Enverit me Këllezin pas letrës së rojes së natës që “zbuloi” sabotimin…
“Sipas Koço Plakut, Lipe Nashi me një grup specialistësh, nga maja e një kodre në Finiq, caktonte vendet ku do të shpoheshin puset…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
“Të gjithë të pandehurit kërkuan mëshirë, kurse Koço Plaku s’kërkoi, s’pranoi se ishte spiun, por të dënohet me rreptësinë më të madhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
“Sipas Koço Plakut, Lipe Nashi me një grup specialistësh, nga maja e një kodre në Finiq, caktonte vendet ku do të shpoheshin puset…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Memorie.al
“Në rrugën nga Berati për nga shkoje në vijën e parë të frontit, u vendos artileria e rëndë italiane dhe dëgjohej shpërthimi i tyre çdo natë…”/ Kujtimet e panjohura të italianit, që jetoi 20 vite në Shqipëri

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e nëntë

Memorie.al / Që nga fundi i nëntorit të vitit 1944 kur erdhi zyrtarisht në pushtet, e deri sa vdiq në vitin 1985, diktatori komunist Enver Hoxha, duke dashur që t’i ngjante idhullit të tij, Josif Visaranoviç Stalinit dhe duke ndjekur “rrugën” e tij, hera herës ndërmerrte spastrime në udhëheqjen e lartë të PPSH-së, gjë të cilën praktikisht e kishte filluar që nga viti 1941, me Anastas Lulën e Sadik Premten, e vazhdoi me Koci Xoxen (dhe grupin e tij) në vitin 1948-’49 dhe e mbaroi në vitin 1981-’82, me të ashtuquajturin “Grupi armiqësor i Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut”. Në këtë interval kohor prej më se katër dekadash, siç dihet tashmë, ai eliminoi pothuaj të gjithë themeluesit e Partisë Komuniste Shqiptare, anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së dhe drejtuesit kryesorë të ashtuquajturës “Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare”, aq sa nga viti 1960 e, deri në shembjen e regjimit komunist në 1990-ën, vetëm Pilo Peristeri kishte shpëtuar nga burgu apo internimi, duke iu gëzuar privilegjeve si kandidat i përjetshëm i Byrosë Politike dhe funksionit të drejtorit të Kombinatit të Autotraktorëve “Enver Hoxha”!

Por, ndryshe sa kishte bërë deri në fillimin e viteve ’70-të, ku “shpata” e Enver Hoxhës kishte rënë kryesisht mbi udhëheqjen e lartë të PKSH-së, (Koci Xoxe, Kristo Themelko, Sotir Vullkanim Ramadan Çitaku, Tuk Jakova, Bedri Spahiu, Liri Gega, Gjin Marku, Koço Tashko, Liri Belishova, etj.), të cilët ai i kishte akuzuar për “devijatorë të vijës së Partisë” dhe i kishte dënuar si “tradhtar dhe armiq të popullit”, në mesin e viteve ’70-të, diktatori Enver Hoxha filloi goditjen edhe ndaj disa anëtarëve të Byrosë Politike, që mbanin edhe poste ministrore, si Abdyl Këllezi e Koço Theodhosi,  duke i akuzuar ata edhe si “sabotatorë” të Ekonomisë Socialiste”!

Gjithashtu mund të lexoni

“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976  

“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

Dhe ashtu siç kishte bërë me Beqir Ballukun, Petrit Dumen e Hito Çakon, (të cilët u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan), ku për të vërtetuar “veprimtarinë e tyre armiqësore”, Enver Hoxha dënoi me burgje dhe internime edhe një grup të madh oficerësh madhorë, edhe me të ashtuquajturin “Grupi sabotator i Ekonomisë”, ku përveç Këllezit dhe Theodhosit, bënin pjesë edhe dy ministrat Kiço Ngjela e Vasil Kati, u akuzuan dhe u dënuan edhe disa funksionarë të lartë të sektorit të Tregtisë, drejtorë e specialist të njohur, siç ishin Andrea Manço, Ahmet Jegeni, Bardhyl Frashëri etj., si dhe të sektorit të Naftës, si; drejtues, inxhinierë e specialist të njohur, si; Filip Nashi, Beqir Alija, Koço Plaku, Milto Gjikopulli, Protoko Murati, Dhimitër Stefa, Jani Konomi, Nuredin Skrapari, etj.

Siç do të shohim edhe në dokumentet në fjalë, procesin hetimor ndaj ndaj të ashtuquajturit “Grupi armiqësor e sabotator i Ekonomisë”, që kishte realizuar Ministria e Brendshme dhe Sigurimi i Shtetit, me akuza të montuara dhe dëshmi të rreme apo të marra nën torturë, etj., e vazhdoi edhe Gjykata e Lartë e Republikës Popullore të Shqipërisë me në krye Aranit Çelën, duke i “kanalizuar” akuzat edhe nga ana “juridike”, për të “vërtetuar” ato që kishte thënë Enver Hoxha në Plenumet e Komitetit Qendror të PPSH-së, ndaj Abdyl Këllezit, Koço Theodhosit, Kiço Ngjelës, Vasil Katit etj.

Sa më sipër për të gjithë këta, pas viteve ’90-të, është folur dhe shkruar shumë, si nga pjesëtarë të atyre “grupeve”, familjarë të tyre, etj., etj., Memorie.al ka siguruar dokumentet arkivore të Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë të asaj kohe dhe ish-Presidiumit të Kuvendit Popullor, ku është marrë në shqyrtim “Grupi armiqësor i Ekonomisë”, “Tregtia” dhe “Nafta”, të cilat shohin dritën e botimit për herë të parë, dokumente të cilat po i publikojmë në disa numra, bashkë me fotot e faksimilet përkatëse.

Në pjesën e parë dhe të dytë të këtij cikli shkrimesh, po publikojmë dokumentet ku bëhet fjalë për ish-drejtorit të Makinaimportit, Andrea Manço me origjinë nga fshati Boboshticë e Korçës,, vëllai i të cilit Todo Manço, për vite me radhë kishte shërbyer si kryeinxhinier dhe drejtor i minierës së kromit të Bulqizës, e gjithashtu për disa legjislatura me radhë edhe deputet i Kuvendit Popullor, i cili kur u nda nga jeta më 6 nëntor 1974, iu bë një ceremoni madhështore mortore, me homazhe në qendër të kryeqytetit, ku përveç Enver Hoxhës, mori pjesë e gjithë udhëheqja e lartë e PPSH-së, me në krye kryeministrin Mehmet Shehu. Ndërsa Todo Manços, (“Hero i Punës Socialiste”) do t’i bëheshin gjithë këto nderime, vëllai i tij, Andrea, afro dy vjet më pas, do të torturohej në qelitë e Sigurimit të Shtetit dhe do të dënohej me vdekje, me pushkatim, si “armik i popullit” dhe “agjent i agjenturave të huaja”, e varri i tij, ende nuk është gjetur!

                                                         Vijon nga numri kaluar

VENDIMI I GJYKATËS SË LARTË TË KRYESUAR NGA ARANIT ÇELA, DËRGUAR PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, PËR DËNIMIN E “GRUPIT ARMIQËSOR” NË SEKTORIN E NAFTËS, ME NË KRYE FILIP NASHI, BEQIR ALIJA, KOÇO PLAKU, MILTO GJIKOPULLI, ETJ.

                                                                 RELACION

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                    Tiranë më 21.6.1976

GJYKATA E LARTË

Nr.381

                                    Presidiumit të Kuvendit Popullor

                                               Tiranë

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

GJYKATA R LARTE

Nr.12. Regj. Themeltarë

Nr.13 i vendimit

                                     VENDIM

                             NE EMËR TE POPULLIT

Gjykata e Lartë e Republikës Popullore të Shqipërisë, e përbërë prej:

Kryetares së seancës: Eleni Selenica Z. Kryetare Gjykatës Lartë

Nd. Gjyqtar së seancës: Mitat Goskova

Nd. Gjyqtar së seancës: Fehmi Legreta

T’asistuar prej sekretarit Sadik Mema, me pjesëmarrjen e Prokurorit Sotiraq Samara ZV. Prokuror’i Përgjithshëm, nga data 11-17.6.1976 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, çështjen penale Nr.12 që ju përket të pandehurve:

Pjesëmarrja e të pandehurve në sabotimin e punimeve gjeofizike dhe sidomos atyre sizmike. ka qenë e gjerë. Iniciatorë kryesorë të kësaj veprimtarie armiqësore kriminale, kanë qenë Filip Nashi e Beqir Alija, dhe kanë vepruar edhe Protoko Murati e Koço Plaku, Milto Gjikopulli e Dhimitër Stefa të cilët kanë dhënë, projektuar e miratuar në Këshillin Shkencor apo jashtë tij, puse të thellë pa punime gjeofizike e sidomos sizmike. Shkalla e fajësisë të të pandehurve Filip Nashi e Beqir Alija, ishte më e madhe.

I pandehuri Filip Nashi, në bashkëpunim me të dënuarin Andrea Manço, e bleu qendrën llogaritëse elektronike në filialet e firmës amerikane “Geospas” Teksas të SH.B.A.-së në Republikën Federale Gjermane, duke i u kundërvënë haptazi politikës së Shtetit tonë, që nuk lejon asnjë lloj marrëveshje të çdo karakteri qoftë, me dy superfuqitë. I pandehuri Filip Nashi e bleu këtë qendër llogaritëse me të meta serioze, pa dy programet e saja, pa pajisjet fushore. Ai dhe i pandehuri Beqir Alija, me qëllim sabotues nuk kanë planifikuar pajisje të domosdoshme për realizimin e planit të punimeve sizmike dhe nuk kanë marrë masa për shfrytëzimin e gjithë atyre mjeteve e aparateve që ekzistonin.

Të pandehurit e grupit sabotator të kryesuar nga Filip Nashi, pikëpamjet e tyre armiqësore lidhur me kompleksin e punimeve gjeologo-gjeofizike, i kanë hedhur edhe në rregullore e punime siç janë; Rregullorja “Mbi punimet dhe studimet gjeologo-gjeofizike gjatë shpimit dhe përvetësimit të puseve të naftës e gazit”, përgatitur nga të pandehurit Beqir Alija e Dhimitër Stefa, si dhe; “Analiza e metodika e punimeve të kërkim-zbulimit për naftë e gaz, për periudhën 1961-1972″, ku hapas shfaqen pikëpamjet thellësisht antishkencore për punimet komplekse Gjeologo-gjeofizike, hidhet ideja se këto punime (sidomos ato sizmike), nuk janë kurdoherë të domosdoshme për përgatitjen e strukturave, ligjërohen puset e thellë strukturalë, si pjesë përbërëse e punimeve komplekse gjologo-gjeofiziko, pra edhe me pikëpamje “teorike” veç veprimeve praktike të pandehurit thellojnë sabotimin.

Proçesi gjyqësor dhe ai hetimor, vërtetuan se të pandehurit e grupit sabotator duke ju kundërvënë pikës l-rë të Kap. I-rë të vendimit të Byrosë Politike të Komitetit Qendror, Nr.154, datë 10.11.1967 dhe me qëllim për të thelluar sabotimin në naftë, kanë braktisur strukturat e neogenit, duke u justifikuar se duan të gjejnë puse me debite të mëdha, kurse ranorët kanë debite të vogla.

Gjatë gjithë pesëvjeçarit të pestë, ata kanë dhënë për kërkimet e naftës në ranorët vetëm 10 puse. Edhe kur gjeologët e ndërmarrjes, kanë kërkuar atakimin e strukturave neogenike në Kallm – Verri, Kolonjë, Arapaj, Qyteti Stalin e Kozarë, të pandehurit nuk kanë përfillur mendimet e propozimet e tyre, aq sa në mbledhjen e Këshillit Shkencor të datës 3.4.1968, është vendosur largimi përfundimisht nga zonat neogenike.

Midis të tjerave i pandehuri Filip Nashi, deponoi se largimi nga Kallm-Verrija, ka qenë një sabotim i madh me pretekstin se duam të gjejnë rajone edhe puse me debite të mëdha, se Beqir Alija, pa përjashtuar Protoko Muratin, Koço Plakun e Milto Gjikopullin, ka qenë më negative, duke u shprehur se; këto (ranorët) janë gjëra të vogla, të pakta që nuk ngrehin peshë dhe që nuk duhet të kemi optimizëm për to”!

Duke dashur të krijojnë mendimin se; po “punojnë” për të zbuluar vend-burime naftë-gazmbajtëse, se po “luftojnë” për të realizuar detyrat e planit të pestë pesëvjeçar, se po “vënë në jetë” orientimet e Partisë për të kaluar me guxim edhe në struktura të reja larg vend-burimeve ekzistuese, grupi sabotator i kryesuar nga i pandehuri Filip Nashi, në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, thellojnë veprimtarinë kriminale sabotuese, duke u shpërndarë e hallakatur në shumë rajone të vendit tonë, pa përgatitjen e nevojshme, pa studime komplekse gjeologo-gjeofizike dhe në kundërshtim flagrant me parimin e ecjes nga e njohura në të panjohurën.

Proçesi gjyqësor dhe ai hetimor, mbështetur në thëniet e një sërë dëshmitarëve, në dokumentet e shumta shkresore, në aktin e ekspertizës dhe pohimet e vetë të pandehurve, vërtetoi se përqendrimi në rajonet e Shushicës, Prishtës, Nënshkodrës, Bistrovicës, Osmanzezë, Rabijes, Kozarit e në rajonet rreth vend-burimeve ekzistuese, (Visokë, Ballsh, Gorisht), në kundërshtim flagrant me parimin e ecjen nga e njohura tek e panjohura, është bërë për të thelluar më tej sabotimin në industrinë e Naftës, për të harxhuar mjete materiale e monetare, për të krijuar konfuzion e kaos, për të çoroditur njerëzit, kuadrot dhe Partinë në Naftë.

Nga akti i ekspertimit rezulton se në rajonin e Shushicës, nga 10 struktura të supozuara, 9 nuk u vërtetuan dhe ajo e “Amonicës” mbeti e dyshimtë, duke u shpenzuar pa asnjë rezultat 72.235.724 lekë. Në rajonin e Prishtës, ku u llogaritën pa asnjë bazë shkencore 26 milion ton naftë, u shpenzuan 29 milion lekë, pa dhënë asnjë rezultat. Në rajonin e Nën Shkodrës u shpuan pa asnjë rezultat 9 puse, me kosto rreth 18 milion lekë. Në rajonin e Sqepurit-Bistrovicës dhe Osmanzezë-Rabijes, asnjë nga të pesë strukturat nuk u vërtetua dhe dëmi material llogaritet në 22.233.044 lekë.

Provat e administruara dhe atribuimet e të pandehurve për njëri tjetrin, vërtetuan se diku veças e diku së toku, ata, d.m.th.; Filip Nashi, Beqir Alija, Koço Plaku, Protoko Murati, Milto Gjikopulli e Dhimitër Stefa, kanë qenë inisiatore për përqendrimet sabotuese në zonat e sipërme. Proçesi gjyqësor dhe ai hetimor, vërtetuan në mënyrë bindëse se grupi sabotator i kryesuar nga Filip Nashi, shtriu sabotimin në stil të gjerë në zonën e Sarandës.

I pandehuri Filip Nashi duke vënë në zbatim planin sabotues për këtë zone, doli me parullën se; “kush nguron në çështjen e Vurgut të Sarandës, është sabotator”. Ky sabotim i madh i cili zhvillohet në tre etapa, është kryer në përqendrime të mëdha sondash, agregatesh, e forca njerëzore, duke krijuar një eufori të shfrenuar me qëllim që të mashtrohej klasa punëtore, Partia, e Qeveria.

Në etapën e parë, megjithëse pusi Vurgu – 1, gjatë përvetësimit të tij nuk dha naftë me rrjedhje industriale, siç rezultoi nga provat, prej të pandehurit Dhimitër Stefa hartohet me urgjencë “projekti i paraprak i zbulimit të shtratimit të naftës në strukturën e Vurgut”, projekt i cili më 18.10.1970, miratohet në Këshillin Shkencor. Bëhet llogaritja e rezervave të kategorisë Ç -1 naftës, për strukturën e Kranesë, rezervë e cila paraqitet edhe në bilancin e vitit 1972.

Pas kësaj, mbi një skemë strukturale, pa asgjë të shkruar e pa reçensë, të pandehurit; Beqir Alija, Koço Plaku, Protoko Murati, Milto Gjikopulli, Dhimitër Stefa, dhe Nuredin Skrapari, të urdhëruar nga i pandehuri Filip Nashi, rekomandojnë hapjen e një sërë puseve, aq sa arrihet që puset “Fitore -1” dhe 2, të caktohen e të jepen në terren, pa patur asnjë material studimi, pa kaluar në Këshillin Shkencor.

Në etapën e dytë që fillon pas përvetësimit të pusit “Vurgu-6” i çili dha gaz me sasi shumë të vogla kondensati, prej të pandehurve Protoko Murati, Dhimitër Stefa, e Nuredin Skrapari, hartohet relacioni; “Mbi zbulim-konturimin e shtratimit në strukturën e Finiqit” – dhe projektimi i pusit Bistrica 1/5 (Janar 1973), ku pusi “Vurgu 6” dhe vetë vend-burimi e Finiqit, në kundërshtim me faktet, trajtohet si vend-burim nafte, me kapele gazore. Mbi këtë relacion fiktiv, projektohen e jepen për shpim një numër i madh pusesh, të cilët nuk dhanë rezultat.

Ashtu sikurse thuhet në akt-ekspertimin, etapa kryesore e sa-botimit në Vurg, (zona e Finiqit), fillon me përvetësimin e pusit “Vurgu 5”, i cili pas 4 ditësh u mbyll, duke dhënë ujë të kripur. Megjithëse ky pus nuk u studiua, nuk u bënë matjet e nevojshme, nga i pandehuri Beqir Alija, hartohet relacioni drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Naftës, “Mbi nevojën e masave intensifikuese për vënien në shfrytëzim të vend-burimit të Finiqit”, datë 4.8.1973, ku midis të tjerave propozohet marrja e masave te jashtëzakonshme, d.m.th.; “fillimi i shpimit të menjëhershëm të puseve të shfrytëzimit, pa pritur hartimin e skemës së përpunimit.

Marrjen e masave për përqendrimin maksimal të sondave të shpim-shfrytëzimit, përgatitjen sa më parë të vend-burimit me goditje të përqendruar, për të përballuar të gjitha kërkesat që shtrohen, siç janë ndërtimet sipërfaqësore, ruajtja e grumbullimi i naftës, transporti etj”. Ky relacion përbën një nga dokumentet e shumta që vërteton sabotimin në stil të gjerë në zonën e Sarandës, pas të cilit kanë filluar ndërtimet në masë, montimet e sondave dhe agregateve, shpimet e puseve, planifikimet e naftës dhe gazit, pa asnjë bazë. Për të fshehur këtë sabotim nga ana dokumentare, sepse dielli me shoshë nuk zihet.

I pandehuri Beqir Alija, qëllimisht falsifikon datën e relacionit nga 4.8.1973, kohë në të cilën pusi “Vurgu-5” ishte i mbyllur, në, 28.7.1973, kohë në të cilën pusi jepte naftë e gaz, ne vetë-derdhje. U vërtetua se mbledhje të shumta janë organizuar për dhënien e shumë pikave, deri sa u arrit të planifikohet edhe nxjerrje nafte nga vend-burimi i Finiqit për vitin 1974, baras në 270.000 ton, me gjithë kundërshtimet e drejta të paraqitura nga drejtoria e Ndërmarrjes së Shpim-Shfrytëzimit, Sarandë.

Një rol të veçantë në këtë sabotim, kanë luajtur të pandehurit Filip Nashi e Beqir Alija. I pandehuri Filip Nashi pohoi se ai dhe Beqir Alija, në përqendrimin në rajonin e Vurgut, “kanë, qenë iniciatorët, programatorët, nxitësit dhe drejtuesit për të gjitha punimet që janë bërë në këtë rajon. Dhe e gjithë kjo veprimtari, është kryer me qëllim që të sabotohet zhvillimi i mëtejshëm i industrisë së naftës”.

Ky fakt përforcohet edhe me thëniet e të pandehurit Koço Plaku i cili, thotë se; “Lipja me një grup specialistësh, nga maja e një kodre në Finiq, caktonte vendet ku do të shpoheshin puset e shfrytëzimit, ku do të viheshin rezervuarët, ku do të viheshin tubacionet”! Akti i ekspertimit, përveç pohimeve të të pandehurve dhe shpjegimeve të dëshmitarëve me argumente, vërteton se në përqendrimin në zonën e Sarandës, ashtu si dhe në zona të tjera, ndodhemi para një veprimtarie të gjerë sabotuese.

Nga provat rezultoi se shkalla e fajësisë të të pandehurit Nuredin Skrapari, lidhur me sabotimin në zonën e Sarandës, është e madhe. I ngarkuar si përgjegjës i grupit të rilevimit nga i pandehuri Beqir Alija, ai në vitin 1972, përpiloi hartën gjeologjike për rajonin e Vurgut, mbi bazën e të cilës u dhanë për shpim, shumë pika. Duke qenë element armik i pushtetit popullor, i pandehuri Nuredin Skrapari, gjeti rastin e volitshëm për të thelluar veprimtarinë e tij sabotuese. Ai me qëllim sabotimi, në hartë nuk pasqyron realitetin e fenomeneve të ndryshme, që vrojton në terren.

Kjo hartë, megjithëse dihej që nuk pasqyronte realitetin, u miratua në Këshillin Shkencor nga të pandehurit Beqir Alija, Koço Plaku, Protoko Murati, Milto Gjikopulli e Dhimitër Stefa. Në Veçanti të metat e hartës, të çilat do të sillnin pasoja të rënda, njiheshin nga të pandehurit Protoko Murati e Dhimitër Stefa, por për to në Këshillin Shkençor u informuan nga dëshmitari Napolon Mërtiri edhe të pandehurit e tjerë, të çilët me qëllim armiqësor nuk u ndalën tek boshllëqet e mëdha të hartës dhe duke e miratuar atë e kthyen në një dokument bazë për veprimtarinë e tyre sabotuese. /Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Minimi i Gjirit të Sarandës, u vendos nga Tito dhe Enveri, më 16 gusht 1947, në Bled të Sllovenisë dhe motovedeta ‘Mujo Ulqinaku’, ku ishte Spiro Kote...”/ Dëshmia e rrallë e ish-zv. komandantit të Forcës Detare

Next Post

“Një i burgosur, kishte dëgjuar dy gardianë, se Ukshin Hotin e kishin vrarë ditën që u lirua, 300 metra larg burgut dhe vërtet aty u gjet një kufomë...”/ Dëshmia e rrallë e shokut të qelisë së profesorit, në burgun e Dubravës

Artikuj të ngjashëm

“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976   
Dossier

“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976  

August 10, 2025
“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur
Dossier

“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

August 9, 2025
“Të dhënat sekrete shtetëror, Zbulimit Sovjetik, ja jepte me agjenten Valentina Peza dhe këshilltarit të ambasadës sovjetike në Tiranë…”! / Akt-akuza që çoi në plumb, vëllanë e sekretarit të Enver Hoxhës
Dossier

“Sikurse rezultoi nga provat dhe nga pohimi i të pandehurit M. Gjikopulli, duke qenë agjentë të Zbulimit Sovjetik, ai dhe K. Plaku…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976  

August 7, 2025
“Sazani dhe porti Vlorës kanë vlerë potenciale si baza për mbajtjen e anijeve, nëndetëseve etj., dhe në ishullin e Sazanit sovjetikët po ndërtojnë disa objekte…”/ Raporti sekret i CIA-s, nëntor 1951.
Dossier

“Sazani dhe porti Vlorës kanë vlerë potenciale si baza për mbajtjen e anijeve, nëndetëseve etj., dhe në ishullin e Sazanit sovjetikët po ndërtojnë disa objekte…”/ Raporti sekret i CIA-s, nëntor 1951.

August 7, 2025
“Të gjithë të pandehurit kërkuan mëshirë, kurse Koço Plaku s’kërkoi, s’pranoi se ishte spiun, por të dënohet me rreptësinë më të madhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“Të gjithë të pandehurit kërkuan mëshirë, kurse Koço Plaku s’kërkoi, s’pranoi se ishte spiun, por të dënohet me rreptësinë më të madhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

August 6, 2025
“Në ’94-ën, kur denoncimi u publikua në gazeta, ish-kryetari i Degës së Mirditës, sapo mësoi firmosjen e urdhër-arrestit, vdes në…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për “çështjen Bardhok Biba”!
Dossier

“Në ’94-ën, kur denoncimi u publikua në gazeta, ish-kryetari i Degës së Mirditës, sapo mësoi firmosjen e urdhër-arrestit, vdes në…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për “çështjen Bardhok Biba”!

August 7, 2025
Next Post
“Një i burgosur, kishte dëgjuar dy gardianë, se Ukshin Hotin e kishin vrarë ditën që u lirua, 300 metra larg burgut dhe vërtet aty u gjet një kufomë…”/ Dëshmia e rrallë e shokut të qelisë së profesorit, në burgun e Dubravës

“Një i burgosur, kishte dëgjuar dy gardianë, se Ukshin Hotin e kishin vrarë ditën që u lirua, 300 metra larg burgut dhe vërtet aty u gjet një kufomë...”/ Dëshmia e rrallë e shokut të qelisë së profesorit, në burgun e Dubravës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme