• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, February 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Sinjalin për fillimin e kryengritjes në Kosovë, që njihet si Kryengritja e Llapushës, e dhanë Azem e Shotë Galica, në Radishevën legjendare…”/ Historia e panjohur e Hoxhë Kadri Prishtinës

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Memorie.al / Hoxha Kadri Prishtina, ka qenë e do të mbetet një nga figurat e shquara kombëtare, shembulltyrë frymëzimi për çështjen shqiptare. Hoxha Kadriu, përveç se ishte besimtar, ka qenë dijetar, atdhetar, politikan, diplomat, publicist, jurist…! Ai lindi në vitin 1878, në vitin historik, kur u themelue “Lidhja e Prizrenit”, organizata politike-ushtarake, e cila e zgjoi vetëdijen kombëtare në të gjitha trojet shqiptare…! Mësimet fillestare i kreu në Prishtinë, në gjuhën turke, ndërsa ato të mesme në Shkup, në shkollën e njohur “Dar ul-Mualimin”.

Studimet i vazhdoi në Stamboll, në shkollën e quejtur “Dar-ut-Tedris”, që ishte Shkollë e Lartë Pedagogjike. Atëherë, menjëherë, u regjistrue në Medresenë e famshme “Fatih”, ku edhe aty diplomoi me rezultat të shkëlqyeshëm. Në vitin 1904, në moshën 26 vjeçare, Hoxha Kadri Prishtina, jo vetëm që ishte jurist, por ai tashmë kishte fitue titullin Myderriz (Profesor) dhe titullin Hoxha, (Dijetar).

Po në këtë vit, me 1904, Kadri Prishtina, duke qenë jurist, profesor e hoxhë, në moshën 26 vjeçare, u arrestue në Stamboll, ku edhe u burgos për veprimtari atdhetare…! Gjatë pesë vjetëve, sa ishte në burg, në Jedikule, ku vuanin dënimin edhe të burgosur tjerë politikë, Hoxha Kadriu u sëmur rëndë, aq rëndë sa iu desh të bënte premjen e këmbës mbi gju (amputimin)…! Hoxha Kadriu, edhe pse me një këmbë të amputuar, kurrë nuk është dorëzuar, e vazhdoi veprimtarinë e tij, që Shqipnija të bëhet e pavarur, e bashkueme e përparueme…!

Gjithashtu mund të lexoni

“Petro Marko tregonte se gjatë një takimi për t’u pajtuar me komunistët, Mit’had Frashëri i tha; shko pyeti shokët e tu, nëse duan bashkimin me Kosovën, apo…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të Ballit Kombëtar

“Migjeni arësyetonte sikur t’i kishte pas njohur predikimet e mendimtarëve ekzistencialistë të pas Luftës së Dytë Botërore, filozofinë e absurditetit…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës

Këtë e dëshmoi, kur në Shkodër, me 1915, e krijoi një komitet me emrin “Komiteti i Fshehtë”, kurse pas tri vjetësh, me një grup atdhetarësh e intelektualësh, kryesisht nga Kosova, e themeloi një organizatë politike, e cila do ta organizonte popullin shqiptar, në luftë për çlirim e bashkim kombëtar…!

Kështu, si fryt i kësaj veprimtarie, nën udhëheqjen e Hoxha Kadriut, me 1 Maj 1918, në Shkodër, u themelue Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.

Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, në përbërje të tij kishte Këshillin Qendror, ku bënin pjesë shtatë anëtarë, të cilët e zgjodhën kryetar Hoxha Kadri Prishtinën, nënkryetar Hysni Currin dhe sekretar Bedri Pejanin…!

Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, përveç degëve që kishte në gjithë Shqipninë, e kishte organin e vet, gazetën “Populli”, e cila botohej në Shkodër, nën drejtimin e mësuesit atdhetar, Salih Nivica. Në vitin 1919, për t’u ndihmuar kryengritësve,e Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, në udhëheqjen e Hoxha Kadriut, përgatiti programin e përgjithshëm të kryengritjes në Kosovës me këtë përmbajtje:

  1. Asnjë kryengritës nuk guxon t’i dëmtojë shkiet e vendit, veç atyre që qëndrojnë me armë në dorë, kundër qëllimit shqiptar.
  2. Asnjë kryengritës, nuk guxon të djegë shtëpia, të rrënojë kisha e gjëra të tjera.
  3. Plaçka është jasak (e ndaluar) e kryengritjes.
  4. Asnjë kryengritës, nuk guxon të bëjë ndonjë shëmtim mbi trupat e të vrarëve të armikut, as t’i zhvesh ata armiq, që vdesin a plagosen ose që zihen robër.
  5. Veprimi më i gjallë është kundër ushtrisë, xhandarmërisë, kundër komitëve të armikut, që kundërshtojnë me armë në dorë…!
  6. Një tradhtar që kundërshton luftën, krahas me armikun ose veç, është kundër qëllimit shqiptar, ka për t’u vrarë pa gjyq e pa afat, e kushdo që të jetë. Por, një tradhtar pa armë në dorë, ka për t’u gjykuar para gjyqit të kryengritjes (pas) e, ka për t’u dënuar mbas dokumentesh e, jo vetëm sipas thashethemeve të hallkut.
  7. Me të zbatuarit e jo me të çliruar të një katundi serb, shkiet e vendit, ashtu edhe çarshia, të ruhen me njerëz, besnikëria e kryengritjes të ndjekë armikun pa afat e, pa bjerrë asnjë dakik, nëpër qytet e nëpër katunde.
  8. Kot e pa nevojë, as gjaku i popullit tonë, as gjaku i popullit të armikut, s’ka pse të derdhet. Por aty ku është nevoja, një kryengritës nuk guxon të kursejë aspak gjakun e vet.
  9. Çka i përket këtyre, ka për t’u ruajtur me njerëz më besnikë e me të marrë vesh.
  10. Të vrarët shqiptarë s’kanë për t’u shti në dhe, derisa të vijë një komision i huaj. Mizoritë e bëra prej armikut, kanë për t’u shënuar dhe për t’iu dëftuar Evropës e Amerikës. (Dr. Limon Rushiti, “Lëvizja kaçake në Kosovë”, Prishtinë, 1981, f. 94 – 95).

Më 24 prill 1919, filluan të shpërndahen thirrjet për kryengritje. Në ato, pos tjerash, shkruhej: “Vëllazen, koha âsht tepër me rândësi…! S’kemi asnji minutë për të kapërcye në gjumë”. Dita e fillimit të kryengritjes u caktua dita e Shëngjergjit, më 6 maj 1919.

Sinjalin për fillimin e kryengritjes së përgjithshme në Kosovë, që më shumë do të njihet si Kryengritja e Llapushës, e dhanë Azem dhe Shotë Galica, në Radishevën legjendare. Edhe në qendrat e tjera të Kosovës, kishte filluar kryengritja në të njëjtën kohë. Në Llapushë, lufta kishte shpërthyer shumë ashpër. Atje udhëheqnin trimat e njohur Sadik Rama i Gjurgjevikut, Ramadan Shabani i Kijevës dhe Beqir Rexha i Kërnicës.

Kryengritja përfshiu tërë Kosovën. Numri i kryengritësve arriti në rreth 10.000 veta…! Në Kongresin e Lushnjës (27 -31 janar, 1920), ku iu vunë themelet e Shqipnisë, u zgjodh qeveria e re shqiptare, e dalë nga vendimet e kongresit që kryesohej nga kryeministri Sylejman Delvina, kurse Ministër i Drejtësisë, u zgjodh Hoxha Kadri Prishtina.

Në qeverinë e Kryeministrit Sylejman Delvina, përveç Ministrit të Drejtësisë, Hoxhës Kadri Prishtina, u zgjodhën edhe këta ministra: Ahmet Zogu, Ministër i Brendshëm, Mehmet Konica, Ministër i Punëve të Jashtëme, Ndoc Çoba, Ministër i Financave, Sotir Peci, Ministër i Arsimit, Ali Riza Kolonja, Ministër i Luftës, Eshref Frashëri, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore dhe Idhomene Kosturi, Drejtori Përgjithshëm i Postë-telegrafave…!

Hoxha Kadriu është zgjedhur disa herë përfaqësues i popullit, (deputet) në parlamentin shqiptar në Tiranë, kurse në Shkodër, ku punonte si avokat, e botonte revistën mujore me titullin “Udha e s’Vërtetës”, numri i parë i së cilës doli në dritë në muejin tetor të vitit 1923…!

Për veprimtarinë atdhetare të Hoxha Kadriut, janë shkrue shumë artikuj, punime, studime, janë organizue sesione shkencore, është shkruar në Historinë e Shqipërisë, në Fjalorin Encilopedik Shqiptar, në Fjalor Enciklopedik, (‘Toena’, Tiranë, 2002).

Është botuar edhe një monografi nga Eqber Skëndi, me titull:

“Hoxhë Kadriu (Kadri Prishtina), 1992, por askund nuk është shkrue për veprimtarinë e tij fetare, përveç nga studiuesi, Mr. Qemajl Morina, prof. në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, i cili që në vitin 1997, në revistën “Dituria Islame”, revistë mujore, fetare, kulturore, shkencore, ka shkrue në disa vazhdime studimin me titull: “Idetë Islame të Hoxhë Kadriut, në revistën “Udha e s’Vërtetës”…!

Hoxha Kadriu ndrroi jetë me 20 janar 1925, në moshën 47 vjeçare, por la gjurmë të pashlyeshme për çështjen fetare-kombëtare. Duke marrë parasysh se Hoxhë Kadriu, mbeti invalid qysh i ri, si pasojë e burgut në Turqi, ai meriton të jetë shembulltyrë për shqiptarë, për Shqipni…! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur vdiq Zefi, të burgosurit e përgjëruan me radhë gjithë natën dhe policët, çuditërisht, s'e hoqën kufomën, siç vepronin zakonisht e, me ‘dekret’ burgu...”/ Dëshmia e rrallë, e ish-dënuarit të Spaçit  

Next Post

Kalendari Historik 1 Tetor 2024

Artikuj të ngjashëm

“Petro Marko tregonte se gjatë një takimi për t’u pajtuar me komunistët, Mit’had Frashëri i tha; shko pyeti shokët e tu, nëse duan bashkimin me Kosovën, apo…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të Ballit Kombëtar
Personazh

February 22, 2026
“Migjeni arësyetonte sikur t’i kishte pas njohur predikimet e mendimtarëve ekzistencialistë të pas Luftës së Dytë Botërore, filozofinë e absurditetit…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës
Personazh

“Migjeni arësyetonte sikur t’i kishte pas njohur predikimet e mendimtarëve ekzistencialistë të pas Luftës së Dytë Botërore, filozofinë e absurditetit…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës

February 20, 2026
“U përpoqën për ta pagëzuar Migjenin si ‘përfaqësues të parë autentik të realizmit socialist’ në letërsinë shqipe, u përdor ai si ‘kokë turku’, por…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës

February 23, 2026
“Fishta dhe Gjeçovi, ishin dy nga majat e elitës françeskane që krijuan kulmet e korpusit kulturologjik, me ‘Kanunin e Lekës’ dhe ‘Lahutën e Malcis’, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Më 1913 shkova në Shkodër dhe me propozim të At Fishtës, u nisëm për në Gomsiqe, te At Gjeçovi, një nga njerëzit më të lartë që ka pasur Shqipëria…”/ Vizita e Konicës te frati famshëm

February 16, 2026
“Në kamp erdhi kapiten Nuri Huta, pjesëtar i misionit ushtarak shqiptar në Bari, i cili u takua me Mit’hat Frashërin dhe Vasil Andonin, …”/ Kujtimet e ish-ballistit nga Tirana
Personazh

“Në Shqipëri mbretëron uria dhe frika, që nga dita fatale, kur një grup agjentësh të ekzaltuar, hipotekuan Shqipërinë në kadastrën e Beogradit e Moskës…”! / Fjalimi i panjohur i Hasan Dostit në BBC, në 1950-ën

February 12, 2026
“Ali Xhunga, shefi kryesor i hetuesisë te Burgu i Kishës n’ Shkodër, kur e mori vesh se mua, s’më vinte kurkush në takim dhe s’kishim asnjë ushqim, më tha…”/ Dëshmia e trishtë e fratit të famshëm
Personazh

“At Zef Pllumi, i fundmi ndër etërit e vërtetë të Kishës Katolike, konsekuent në bindjet e veta, që nuk i tradhtoi e nuk i mohoi kurrë, e për këtë e pësoi dhe …”/ Refleksione për fratin e famshëm

February 11, 2026
Next Post
Kalendari Historik 1 Tetor 2024

Kalendari Historik 1 Tetor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme