• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, April 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Sigurimi akuzonte Rexho Plakun, P. Lolin dhe Sh. Rushitin, se në nëntor 1945, ishin takuar në Pagaj të Konispolit, me nënkolonelin grek, Miltiadh Muzaqitis…”/ Historia e grupeve antikomuniste pas vitit ‘45

“Kur erdhën për ta marrë nga qelia, Xhemili, u tha policëve; s’dua të vdes nga plumbat tuaj dhe pasi ngriti këmishën, me një mjet prerës…”/ Dëshmia rrëqethëse e ish-të dënuarit që vuajti 19 vjet burg
“Kur erdhën për ta marrë nga qelia, Xhemili, u tha policëve; s’dua të vdes nga plumbat tuaj dhe pasi ngriti këmishën, me një mjet prerës…”/ Dëshmia rrëqethëse e ish-të dënuarit që vuajti 19 vjet burg
“Nga ‘Historia e Sigurimit të Shtetit’, e botuar në vitin 1974, nxirren mjaft të dhëna rreth diktaturës, si… “/ Ana e panjohur e krimeve të regjimit komunist, shqiptaro-jugosllav
“Nënkryetari i Seksionit të Sigurimit, merrte vajza të reja në zyrë, ku i’u bënte presion dhe më pas i përdhunonte…”/ Dëshmitë e studiuesit të njohur, për ata që masakruan Shkodrën
Urdhri i Enverit: “Është me vend dënimi me vdekje i Leonardo Tomasso dhe ing. Niazi Pilku, si anti-patriotë, prandaj urdhëroj të ekzekutohen…”/ Dokumenti i vitit 1945
Tirane Prill 1945.Gjyqi
Gjyqi Special 1945

Nga VELI HAKLAJ

Pjesa e katërt

Memorie.al / Veprimtaria antikomuniste në Shqipëri në vitin 1946 dhe mënyrat se si ndiqeshin nga Sigurimi i Shtetit kundërshtarët e regjimit komunist, do të jenë në qendër të dossierit që nis sot. Përmes dokumenteve arkivore, ne do të kemi një paraqitje të vërtetë të situatës pas çlirimit të vendit. Denoncimi i marrëveshjes kombëtare të Mukjes (1 – 2 gusht 1943) nga drejtuesit e Partisë Komuniste Shqiptare, nën diktimin e tutorëve jugosllavë Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, u shoqërua me intensifikimin e veprimeve luftarake të formacioneve partizane kundër grupimeve politike dhe formacioneve ushtarake jo komuniste, me objektiv të qartë: marrjen e pushtetit dhe vendosjen e sundimit të tyre në Shqipëri. Ky ballafaqim, që gradualisht mori tiparet e një lufte civile, u bë i përgjakshëm dhe me pasoja të shumanshme në gjysmën e dytë të vitit 1944.

                                            Vijon nga numri kaluar 

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur pikëpamjet e ideologjisë së federalizmit jugosllav, u bënë kulminante duke e mohuar qenësinë e shqiptarëve, ai u burgos nga UDB-ja, pasi…”/ Historia e panjohur e profesor Sulejman Elezit

“Shteti shqiptar harxhoi 2.5 milion Euro në vitin 2002, për ndërtesën e ambasadës shqiptare në Athinë, kur 6.3 km. më larg, në rrugën ‘Vasilisis Sofias’…”/ Historia e pronave shqiptare të grabitura nga Greqia

Shqiptarët e arratisur në Greqi, “agjentë të Sillogut e kontrabandistë”

1. Veprimtaria e agjenturës greke

Në këtë qark, sipas raportit të cilit i referohemi, puna më e madhe kundër regjimit komunist bëhej nga agjentura greke. Organet e Sigurimit të Shtetit kishin dhënë vazhdimisht goditje kundër këtyre elementëve, por në raport shënohej se ata kanë pasur dhe kanë në vijimësi baza. Kjo sepse agjentura greke gjente mbështetjen e elementit minoritar. Ky ka pasur agjenturë të vjetër, me anën e të cilëve kishte prekur ndjenjat kombëtare të tyre. Ajo që kishte influencuar mjaft, kishte qenë dhe pozita (e dobët) e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Veprimtarinë kryesore antikomuniste në qarkun e Gjirokastrës e kishin zhvilluar të arratisurit në Greqi, të cilët ishin bërë agjentë të Sillogut dhe kontrabandistë. Këta të fundit, për të ushtuar profesionin e tyre më lirisht kishin hyrë në shërbim të agjenturës greke. Si të arratisurit, ashtu dhe kontrabandistët, më të shumtët kishin bërë punën e korrierit, duke sjellë dhe materiale propagandistike, si gazeta, trakte etj. Agjentura greke ishte munduar që në këtë qark të ngrinte një organizatë dhe më vonë për të ngritur një lëvizje, sadopak të vogël, por vetëm për të gjetur pretekst për një ndërhyrje me armë.

Por këtij organizimi i ishte prerë hovi nga arrestimet e kryera nga organet e Sigurimit të Shtetit. Me gjithë goditjen e dhënë në fillim të vitit 1946, për rrjetin e spiunazhit grek, konstatohej që dhe më pas ishin zbuluar rrjete të ndryshme.
Raporti evidenton faktin se në muajin prill 1946, ishte zbuluar një grup agjentësh, i cili ishte ngritur nga Kolonel Predy, misionar i UNRA-s. Ky grup përbëhej nga Azbi P., Aqif H., Banush D., Idris M., Dilaver Q., Mihal Ll., Harallamp P. dhe Klimi M.. Grupi u ngrit nga Azbi P. në bazë të udhëzimeve që kishte marrë nga Koloneli Predy.

Udhëzimet e Kolonel Predy-t ishin:

  1. Të mblidhnin informata mbi organizimin e pushtetit. Si mbahen nëpunësit? Si është ushtria nga pikëpamja politike dhe ekonomike? Çfarë propagande bëhej nga ana e Frontit? Si ndaheshin ndihmat e UNRRA-s dhe a ka elementë të pakënaqur nga pushteti?
  2. Si duhej të punonin. Të bënin propagandë antisovjetike, të propagandonin në ushtri për të dezertuar në Greqi, të propagandonin në popull për një demokraci të tipit perëndimor etj. Për të mbledhur informata dhe për të bërë propagandë, si pikë të parë shtruan nevojën e ngritjes së një rrjeti dhe shtimin e radhëve. Kështu, Azbi P. ngriti një rrjet informativ të ndarë në tre sektorë: E para Papajan D., me qendër Çukë, Mihal K. me qendër Dhivër dhe Tobi M. në Delvinë. Për Sarandën, Azbi P. dhe Dilaver Q.

Nga të tre këta sektorë, ai që kishte punuar më tepër ishte Tovi M.; Papajan D. ishte lidhur me Sillogun e Korfuzit dhe u arrestua më 5 mars 1946, me rrjetin që u zbulua në krye të vitit, ndërsa Mihal K., nuk kishte dhënë asnjë informatë dhe nuk ishte takuar fare me Azbi P., megjithëse pranoi. Në veprimtarinë e tyre ky grup kishte bërë disa mbledhje, kishin përhapur parulla, si në popull, edhe në ushtri, u kishin dhënë informata politike, ushtarake dhe ekonomike përfaqësuesve të UNRRA-s, kishin pasur lidhje me anglezët J. H. Halsadet, F. Gerson, Robertson, Kroni, M. A. Neli, Wrigli dhe Péin. Ky i fundit, kishte udhëzuar Azbi P. për ngritjen e një çete të armatosur dhe i kishte premtuar për furnizime me armë etj.

Për punën që kishin bërë, të lartpërmendurit ishin shpërblyer dy herë nga anglezët me një shumë prej 50 sterlinash, të cilat i kishin ndarë midis tyre. Prej këtij grupi ishin arrestuar: Azbi P., Aqif H., Banush D., Idris H. dhe Dilaver Q.

2. Veprimtaria antikomuniste në Nënprefekturën e Përmetit

Në Nënprefekturën e Përmetit, pas arrestimit të Komitetit Vorio-Epirot të kryesuar nga At Aleks P., sipas raportit, i arratisuri Miço Zh., organizoi një rrjet të dytë, të përbërë prej: Thimjo Ç., Vasil R., Pandi P., Vasiliqi Zh., At Minaj, Kolo Z., Aleks A., Lefkothe N., Kristo G., Lazo I. dhe Ollga G. Të gjithë u arrestuan. Prej këtyre, ata që kishin shërbyer më tepër kishin qenë Thimjo Ç., Vasil R., Pandeli P., të cilët iu referuan gjyqit. Vasiliqi Zh., e shoqja e të arrestuarit Miço Zh., u internua. Të tjerët u lanë të lirë pasi nuk dilnin shumë të implikuar. Ky rrjet, me anën e të arratisurve Miço Zh. dhe Note Zh., kishin marrë materiale propagandistike nga Greqia dhe i kishin shpërndarë. Kishin dhënë informata të ndryshme dhe për këtë ishin shpërblyer.

3. Veprimtaria antikomuniste në Libohovë

Në muajin prill 1946, u godit një rrjet spiunazhi në Pogonin e Libohovës, i kryesuar nga Thimjo Gj. dhe Ilia Z.. Ky rrjet kishte filluar aktivitetin e tij qysh në korrik të 1945-ës, duke u lidhur me port-komandantin e Korofiliqis, Ilia Athanasulla. Këta kishin pasur si korrierë Aleks P. dhe Dhimitri K. Aleks P. ishte vrarë më 28 nëntor 1945 nga forcat e kufirit, ndërsa mundohej të kalonte kufirin së bashku me Dhimitri K. Ky i fundit, qysh prej asaj kohe, u tremb dhe nuk shkoi më si korrier, kështu që filloi të përdorej si korrier Vasil Dh. Prej këtij rrjeti u arrestuan: Thimjo Gj., Ilia Z., Miçi K., Jani K., Pano Ç., Thoma L., Milto P., Kosta K., Dhimitri S., Thana M., Fotini B., Pinello P. dhe Vasil Dh.

Nga këta, Thimjo Gj., Ilia Z. dhe Vasil Dh. iu referuan gjyqit, të tjerët u liruan. Në Rreze të Zezë të Libohovës, u arrestua rrjeti i përbërë prej: Kosta Evangjelidhi, Petro Noto, Mihal Telo, Nikolla Shkopi dhe Maria Leka. Në muajin prill 1946, u arrestuan dhe Papadhimitri J., nga katundi Grazhdan, Stavro K., nga katundi Qenurio i Konispolit, dhe Andon Th., të cilët kishin pasur lidhje me të arratisurit që vinin nga Greqia dhe me anën e tyre merrnin material propagandistik e dërgonin informata mbi gjendjen e këtejme. Edhe këta iu referuan gjyqit.

4. Veprimtaria antikomuniste në Nënprefekturën e Delvinës

Nga informatat që dispononin Organet e Sigurimit të Shtetit, rezultonte se në Rezomat të Delvinës vepronte një rreth antikomunistësh, që kishin lidhje me spiunazhin grek. Ky rreth përbëhej nga: Garufo Ç., Kosta Ç., Mihal K., Ziso B., Stavro P., Thanas T., Miçi Z., Grigor F. dhe Jorgo D. Ky rreth kishte pasur lidhje me të arratisurit Vasil B., Panajot K. dhe Nasho K. Këta kishin sjellë material propagandistik dhe të holla nga Greqia. Të arratisurit në Greqi kishin pasur lidhje me mësuesin e arratisur Lefter G., i cili ishte dërguar nga spiunazhi grek buzë kufirit në Filat, për të organizuar rrjetin brenda kufijve të Shqipërisë. Prej këtij rrethi u arrestuan: Kosta Ç., Garufo Ç., Mihal K., Ziso B., Stavro P. Prej këtyre iku nga burgu i komandës së rrethit të Delvinës Kosta Ç., i cili ishte parë të kalonte kufirin.

Me rastin e vrasjes të Kiço N., më 17 maj 1946, nga njësiti i të arratisurve që vinin nga Greqia me në krye Dhimitri M. dhe Sotir M., u arrestuan 11 vetë, si strehues, furnizues dhe informatorë të tyre. Ky njësit kishte ardhur me qëllimin që të vriste Kiço N. dhe Theodhori M. Të dy këta kishin qenë partizanë, kishin dezertuar në Greqi dhe ishin bërë korrierë të tyre, por më vonë pendohen për punën që bënin në favor të agjenturës greke dhe lidhen me organet e Sigurimit të Shtetit. Theodhori M. nuk mundën ta vrasin, mbasi nuk e gjetën. Prej të arrestuarve iu referuan gjyqit Vasil M., Thoma D. dhe Theodhori M. U internuan Fotini dhe Dhespo M., të tjerët u lanë të lirë.

Më 7 korrik 1946, kapet i arratisuri Filip P., i plagosur në përpjekje me forcat e Sigurimit të Shtetit, ku mbeten të vrarë Sotir M. dhe Vangjel K. (të dy të arratisur). Ky grup i armatosur përbëhej nga: Filip P., Vangjelo K., Sotir M., Jani K. dhe Pavllo M. Këta dy të fundit munden të shpëtojnë. Ky grup i armatosur ishte dërguar nga Greqia, nga nënkolonel Miltiadh Muzaqitis, për të sjellë material propagandistik dhe për të marrë informata rreth lëvizjeve ushtarake etj. Nga deponimet e Filipit, që prej prillit 1945, del që ai të jetë vënë në shërbim të spiunazhit grek.

Kishte ardhur pesë herë në Shqipëri dhe, nga deponimet e tij, dilnin një sërë personash që kishin qenë në shërbim të spiunazhit grek dhe që kishin qenë bazë për të arratisurit që vinin nga Greqia. Prej këtyre personave, pjesa më e madhe ishin arrestuar që në procesin e janarit 1946 dhe nga ata që nuk ishin të arrestuar, por që dilnin mjaft të implikuar, u arrestuan: Vangjel K., Llambi K., Mustafa D., Dhimo P., Pando G., Anastas P., dhe nga deponimet e Vangjel e Llambi Ll. u arrestua Vangjel N. Në kohën kur përpilohej raporti, procesi i tyre ishte në vazhdim e sipër.

5. Antikomunistët e Konispolit – Grupi i Rexho Plakut

Gjatë muajit korrik 1946, nga informatat që kishte Sigurimi i Shtetit, rezultonte se po përgatitej një grup me në krye Rexho Plakun, për t’u arratisur në Greqi. Rexho Plaku ishte i prekur nga Reforma Agrare. Ky, qysh në vitin 1945, ishte munduar të mblidhte një pjesë të pronarëve të Konispolit dhe t’i dërgonte qeverisë një lutje për të shtyrë zbatimin e Reformës Agrare. Rexho Plaku me Alush Plakun, Shuaip Rushitin dhe Petrit Taken, u munduan me anën e propagandës së tyre të bindnin gjithë pronarët e prekur nga Reforma Agrare dhe besnikët e tyre, që të arratiseshin në Greqi.

Elementët e këtij grupi ishin: Rexho Plaku, Alush Plaku, Beqo Plaku, Shuaip Rushiti, Jaho Faiku, Rexhep Brahimi, Ismail Taka, Dilaver Taka, Isuf Ibrahimi, Mustafa Tahir Kurani, Safet Myterisi, Petrit Taka, Rushan Mullaj, Skënder Taka, Hasan Plaku, – të gjithë nga Konispoli. Po në këtë grup ishin dhe këta persona: Sabri Hamzarai nga Markati, Safet Dajlani nga Shalesi, Isuf Ymeri nga Peja e Kosovës, banues në Nimet, Pilo Loli nga Çifliku, Rexhep Bajrami nga Vergoi dhe Haxhi Slokoshi nga Konispoli. Këta kishin përhapur parulla të ndryshme në popull dhe sidomos në lidhje me pretendimet greke, duke e paraqitur se Korçën e Gjirokastrën, do t’i marrë greku.

Luftën midis Shqipërisë dhe Greqisë e kanë paraqitur të paevitueshme dhe për këtë kishin thënë se; “është më mirë të arratisemi në Greqi”. Bazuar në të dhënat e marra nga disa të arrestuar më parë, Rexho Plaku, Pilo Loli dhe Shuaip Rushiti, në muajin nëntor të vitit 1945, ishin takuar në vendin e quajtur Pagaj, të Konispolit, me nënkolonel Miltiadh Muzaqitis, të cilit i kishin premtuar se do të propagandonin në popullin e Konispolit që të arratiseshin në Greqi.

Këto deponime, të cilat dukej që ishin të fabrikuara, të mësipërmit nuk i kishin pranuar. Prej këtij rrethi, nga Organet e Sigurimit të Shtetit ishin arrestuar dhe referuar gjyqit ushtarak: Rexho Plaku, Beqo Plaku, Petrit Take, Dilaver Take, Halil Dine, Shuaip Rushiti, Mustafa Kurani, Sabri Hamzarai, Rexhep Ismaili, Isuf Ymeri, Pilo Loli dhe Shyqyrana Sejko.

6. Antikomunistët e Kurveleshit

Më datë 30 qershor 1946, u arrestua Feride K., e cila mbante një pushkë ditën, në mes të pazarit, nën manto. Nga të dhënat që dispononte Sigurimi i Shtetit, rezultonte se një grup kishin përgatitur t’i bënin atentat Kolonel Shefqet P. Në krye të këtij grupi qëndronte Azis Q. nga Golemi i Kurveleshit, mik i ngushtë i Ismail G., dhe Hava G., e shoqja e Ismailit. Atentati do të bëhej nga Feride K., së cilës Havaja i kishte premtuar një sasi të hollash. Në këtë grup, përveç të përmendurve, ishin dhe Xhemil K., Bajram G. e Maliq Sh. Disa prej tyre ishin mbledhur një natë në stanin e Azis Q., ku kishin biseduar rreth situatës dhe kishin propaganduar fort kundër pushtetit. Ky atentat qe përgatitur për hakmarrjen e Ismail G., pasi ata quanin si shkaktar të vrasjes kolonel Shefqet P. Të gjithë të sipërmit u arrestuan dhe iu referuan gjyqit.

7. Veprimtaria antikomuniste në Nënprefekturën e Sarandës

Me gjithë arrestimet e bëra në janar 1945, kundër rrethit që vepronte në Sarandë, dhe arrestimin e rrethit të Azbi P., Organet e Sigurimit të Shtetit konstatonin se kishte mbetur prapë një rreth tjetër i gjerë, që kishte vazhduar punën pa ndërprerje. Ky rreth u zbulua me arrestimin e Grigor G. në gusht 1946, i cili kishte qenë ndërlidhësi dhe korrieri më besnik i këtij rrethi. Ky lidhej me të arratisurin Dhimitri M. Më pas u arrestuan disa nga personat më kryesorë të këtij rrethi, si Harallamp dhe Aleks P., Sokrat M., Vito D. etj. Nga informatat e grumbulluara nga strukturat e Sigurimit, rezultonte se ky rreth antikomunistësh kishte filluar aktivitetin e tij qysh në prill të 1945-ës.

Elementët kryesorë të këtij rrethi ishin: Sokrat N., Aleks P., Vaso Gj., Mihal Ll., Kristo Gj., Vasil Ll., Jani D., Jani Zh., Perikli Z., Spiro M., Themistokli M., Koço D., Vasil Gj., Janaq B., Lako N., Jorgo Zh., Thoma P., Piro Z., Miço Ll., Taqi Th. Gj., Mitro Q. etj. Ky rreth ishte mjaft i gjerë dhe anëtarët e tij kishin pasur lidhje me anë të Dhimitri M. me Korfuzin, kishin bërë mbledhje të rregullta, kishin dhënë informata politike, ushtarake dhe ekonomike, ishin munduar të propagandonin në ushtri për të dezertuar, kishin marrë trakte dhe gazeta dhe, me rastin e 2 dhjetorit 1945, ishin munduar të sabotonin zgjedhjet. Për punën që kishin bërë ishin shpërblyer nga agjentët e Greqisë.

Sipas raportit, anëtarë të ndryshëm të këtij rrethi kishin bërë mbledhje në shtëpi të Mihal Ll., Vaso Gj. dhe në dyqan të Sokrat N. e, në disa vende të tjera. Në mbledhjet e bëra para 2 dhjetorit 1945, shtronin si detyrë, të propagandonin në popull për abstenim dhe rreth reformave të ndryshme, duke i quajtur si të padrejta. Në mbledhjet e bëra gjatë vitit 1946, kishin biseduar rreth gjendjes ndërkombëtare dhe kishin arritur në përfundimin se Korça dhe Gjirokastra, shpejt do të aneksoheshin nga Greqia; kështu këta nxirrnin si detyrë që të punonin sa të ishte e mundur më shumë. Anëtarët e këtij rrethi, kishin pasur lidhje dhe me vende të tjera me anë të Vito D. Këta lidheshin në Vlorë me Vangjel Q.

Nga ky kishin marrë informata të ndryshme dhe i kishin dërguar postë të ardhur nga Korfuzi. Këto ky i kishte shpërndarë në Vlorë. Nga të dhënat që administroheshin, rezultonte se në Vlorë Vangjel Q. kishte një rreth prej 10 – 12 vetash. Rrethi i të implikuarve të Sarandës, kishin pasur lidhje dhe me Gjirokastrën me anë të Miho Gj., të cilit i kishin dërguar postën dhe kishin marrë nga ai me anë të korierit Miço Zh. Kanë pasur lidhje me Delvinën me Taq P. dhe Stavro K., të cilit i kishin dërguar dhe marrë postën. Kanë pasur lidhje dhe me një rreth në katundin Nivicë – Bubar, i cili përbëhej prej Spiro P., Vaso M., Vaso P., Stefan K., Foto P., Kiço P., Mitro F., Misto Th. dhe Spiro K. Këta lidheshin në Sarandë me Sokrat N.

Nga informatat që kishin grumbulluar strukturat e Sigurimit, rezultonte se dhe në katundin Aliko të Sarandës, vepronte një rreth kundërshtarësh të regjimit, të përbërë nga Thimjo M., Ilia M., Nasho K. dhe Koci P. Këta ishin evidentuar si pjesëtarë të mbetur të Këshillit Vorio-Epirot, që ishte goditur në janar 1946, me në krye Vangjel Z., Çavo P. Edhe ky rreth, si gjithë të tjerët, kishte shpërndarë gazeta greke dhe i kishin dhënë informata Dhimitri M. Disa nga pjesëtarët e këtij rrethi kishin bërë pjesë edhe në grupin e Azbi P., si Aleks dhe Harallamp P., Sokrat N., dhe njëkohësisht lidheshin edhe me agjentët anglezë.

I gjithë ky rreth kundërshtarësh të regjimit, kishte pasur si korrierë dhe ndërlidhës me të arratisurit: Grigor G., Miço Ç., Kiço T., Mitro F., Miho S., Marko N., Jorgji Gj., Kosta K., Miho L. dhe Vasil T. Prej këtij rrethi, kishin qenë të arrestuar që në procesin e parë: Pavllo Ll, Mihal Ll., Kristo Gj., Miço Q. e Thanas T. Në kohën e hartimit të raportit, ky proces ishte në vazhdim e sipër dhe ishin arrestuar deri në atë kohë: Thanas Z., Piro Z., Foto P., Dhimitri Ç., Vito D., Sokrat N., Mitro F., Miho L., Gjike S., Harallamp F., Aleks P., Kosta K., Grigor G., Ilo N., Jorgji G., Janaq B., Koço T., Vasil T., Spiro R., Vaso G., Vasil L., Stavro K., Jorgo N. dhe Taqi P. Prej këtyre kishin vdekur në burg Spiro N. dhe Stavro K.

Në raport theksohej se, përveç këtyre rretheve që ishin goditur, në Qarkun e Gjirokastrës kishte edhe mjaft rrethe të tjera kundërshtarë të regjimit komunist, por që organet e Sigurimit të Shtetit, akoma nuk kishin marrë dijeni të qartë për veprimtarinë e tyre. Këto rrethe ishin: Rrethi i Peshkëpisë së Libohovës, i përbërë nga: Anastas Gramatikoi, Aleks Noti, Vangjel Tasho, Kosta Papa, Nikolla Guda, Dhimitër Seloti, Miho Margariti, Jorgo Seloti, Aristith Pilafi dhe Jorgji Mandi, të gjithë nga Peshkëpija.

Disa nga këta elementë bënin pjesë në rrethin e zbuluar në Rrezen e Zezë. Rrethi i Lovinës së Libohovës, i përbërë nga: Spiro Merxhani, Kosta Merxhani, Miho e Kristo Paguna, Pando Shoni, Andon Filipi, Kristo Strati, Vangjel Danga, Mitro Danga, Ilia Demi dhe Llambi Beka. Rrethi i Pepelit të Libohovës, i përbërë nga: Aleks Gjoka, Aleks Varezi, Theodhor Gjoka, Jorgo Zhanga dhe si korrier kishin Jorgo Gogonin.

Në fund, raporti i përgatitur nga shtabi i Sigurimit të Shtetit theksonte se në qarkun e Gjirokastrës, përveç rretheve që ishin përmendur, kishte dhe një sërë rrethesh të tjera të pa goditura, të cilat do t’i shënonin në raportin e ardhshëm, pasi nuk kishin një njohuri të gjerë për to. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 10 Prill 2026

Next Post

“Kam dyshimin e madh, se në asnjë vend të Bllokut Lindor, regjimi nuk ka patur fatin komod që pati në Shqipërinë komuniste, pasi...”/ Libri i Mërgim Korçës, që u nda nga jeta në SHBA-ës në shkurt 2026

Artikuj të ngjashëm

“Kur pikëpamjet e ideologjisë së federalizmit jugosllav, u bënë kulminante duke e mohuar qenësinë e shqiptarëve, ai u burgos nga UDB-ja, pasi…”/ Historia e panjohur e profesor Sulejman Elezit
Dossier

“Kur pikëpamjet e ideologjisë së federalizmit jugosllav, u bënë kulminante duke e mohuar qenësinë e shqiptarëve, ai u burgos nga UDB-ja, pasi…”/ Historia e panjohur e profesor Sulejman Elezit

April 9, 2026
“Shteti shqiptar harxhoi 2.5 milion Euro në vitin 2002, për ndërtesën e ambasadës shqiptare në Athinë, kur 6.3 km. më larg, në rrugën ‘Vasilisis Sofias’…”/ Historia e pronave shqiptare të grabitura nga Greqia
Dossier

“Shteti shqiptar harxhoi 2.5 milion Euro në vitin 2002, për ndërtesën e ambasadës shqiptare në Athinë, kur 6.3 km. më larg, në rrugën ‘Vasilisis Sofias’…”/ Historia e pronave shqiptare të grabitura nga Greqia

April 9, 2026
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Dossier

“Për rrethin e Social-demokratëve të Korçës që drejtohej nga Dr. Lito, Sigurimi dyshonte se lidhej me Myzafer Pipën në Shkodër, pasi Drita Kosturi…”/ Historia e grupeve antikomuniste pas vitit ‘45

April 8, 2026
“Kadri Rustem Bardulla, Komandant i Mbrojtjes Bregdetare, qëlloi i pari italianët në 7 prill ’39…”/Dëshmia e bashkëshortes
Dossier

“Pas agresionit fashist të 7 prillit 1939, shtypi shqiptar kontrollohej nga Piero Parini, i cili gëzonte një status të veçantë në strukturat e aparatit pushtues, pasi…”/ Historia e panjohur me fqinjët pushtues

April 8, 2026
“Pas 5 majit 1942, anëtari i rinisë së ‘Ballit Kombëtar’, Bardhyl Pogoni, shkroi një poezi të gjatë himn, për vrasjen e Qemal Stafës dhe e botoi te gazeta…”/ Historia e panjohur e ballistit që emigroi në SHBA-ës
Dossier

“Më tepër aktivitet zhvillonte ish-rinia e Ballit dhe Legalitetit që lidhej me Musine Kokalarin, me anë të Bektash Kokonës, Çerçiz Zavalanit, Avdulla Berberit dhe…”/ Historia e grupeve antikomuniste pas vitit ’45

April 9, 2026
“Historiografia komuniste, madje edhe ajo e mëvonshme, e ka anatemuar largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria më 7 prill ‘39, sikur ky largim përbënte…”/ Refleksionet e ish-deputetit dhe kreut të Legalitetit
Dossier

“Historiografia komuniste, madje edhe ajo e mëvonshme, e ka anatemuar largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria më 7 prill ‘39, sikur ky largim përbënte…”/ Refleksionet e ish-deputetit dhe kreut të Legalitetit

April 7, 2026
Next Post
“Fenomeni më i çuditshëm në burgun e Burrelit, ishte ai i shpjegimit të ëndrrave nga disa, si p.sh., Qemal Demiri nga Vlora, i cili disa ditë para se të vdiste Mao Ce Duni, na tha…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

“Kam dyshimin e madh, se në asnjë vend të Bllokut Lindor, regjimi nuk ka patur fatin komod që pati në Shqipërinë komuniste, pasi...”/ Libri i Mërgim Korçës, që u nda nga jeta në SHBA-ës në shkurt 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme