• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, October 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Si u organizua nga KGB-ja vrasja e Trockit, kundërshtarit të stalinizmit, që jetonte ekzilin në Meksikë dhe si u mbajt sekret edhe mbi pllakën e varrit në Moskë, emri atentatorit, pasi vuajti 20 vite burg?!

Si u organizua nga KGB-ja vrasja e Trockit, kundërshtarit të stalinizmit, që jetonte ekzilin në Meksikë dhe si u mbajt sekret edhe mbi pllakën e varrit në Moskë, emri atentatorit, pasi vuajti 20 vite burg?!
Si u organizua nga KGB-ja vrasja e Trockit, kundërshtarit të stalinizmit, që jetonte ekzilin në Meksikë dhe si u mbajt sekret edhe mbi pllakën e varrit në Moskë, emri atentatorit, pasi vuajti 20 vite burg?!
Si u organizua nga KGB-ja vrasja e Trockit, kundërshtarit të stalinizmit, që jetonte ekzilin në Meksikë dhe si u mbajt sekret edhe mbi pllakën e varrit në Moskë, emri atentatorit, pasi vuajti 20 vite burg?!
Si u organizua nga KGB-ja vrasja e Trockit, kundërshtarit të stalinizmit, që jetonte ekzilin në Meksikë dhe si u mbajt sekret edhe mbi pllakën e varrit në Moskë, emri atentatorit, pasi vuajti 20 vite burg?!
Si u organizua nga KGB-ja vrasja e Trockit, kundërshtarit të stalinizmit, që jetonte ekzilin në Meksikë dhe si u mbajt sekret edhe mbi pllakën e varrit në Moskë, emri atentatorit, pasi vuajti 20 vite burg?!
Si u organizua nga KGB-ja vrasja e Trockit, kundërshtarit të stalinizmit, që jetonte ekzilin në Meksikë dhe si u mbajt sekret edhe mbi pllakën e varrit në Moskë, emri atentatorit, pasi vuajti 20 vite burg?!
Si u organizua nga KGB-ja vrasja e Trockit, kundërshtarit të stalinizmit, që jetonte ekzilin në Meksikë dhe si u mbajt sekret edhe mbi pllakën e varrit në Moskë, emri atentatorit, pasi vuajti 20 vite burg?!
Si u organizua nga KGB-ja vrasja e Trockit, kundërshtarit të stalinizmit, që jetonte ekzilin në Meksikë dhe si u mbajt sekret edhe mbi pllakën e varrit në Moskë, emri atentatorit, pasi vuajti 20 vite burg?!

Nga Mevlan KABO

                                  AKSIONI PERFEKT I STALINIT, PËR TË ELIMINUAR TROCKIN

Memorie.al / Eliminimi fizik i Trockit (Lev Davidoviç Bronshtejn), është një nga operacionet më të sofistikuara, por edhe më kriminalet e shërbimeve sekrete sovjetike. Në të gjitha etapat e tij, ky operacion është i hollë dhe i përkryer, asnjë shteg për dështim. Dihet se Trocki, pasardhësi legjitim i Leninit, si nga ana intelektuale, ashtu edhe nga kontributet e meritat në fitoren e Revolucionit Bolshevik të 1917-ës, edhe të Luftës Civile (1918-1922), themelues dhe organizator i Ushtrisë së Kuqe, por që me marifete dhe intriga, në krye të partisë dhe shtetit pas vdekjes së Leninit (1924), u ngjit Stalini, iu kundërvu këtij për çështjen e ndërtimit të socializmit në Bashkimin Sovjetik, Trocki, në kundërshtim me Stalinin, mendonte se socializmi nuk mund të ndërtohej në Bashkimin Sovjetik, pa fitoren e revolucionit në Europë, siç edhe u provua pas 70 vjetësh.

Stalini e akuzoi Trockin për deviator të djathtë, që donte të rivendoste rendin kapitalist. Pas debatesh të shumta, Stalini arriti ta përjashtonte Trockin nga të gjitha organet drejtuese partiake e shtetërore, madje edhe nga partia, dhe e internoi në Kazakistan (1929). Të njëjtin fat patën edhe kundërshtarët e tjerë të Stalinit: Buharini, Zinonievi, Kamenievi etj., të cilët u pushkatuan me anë të gjyqeve famëkeqe e të montuara të viteve 1937-1938.

Gjithashtu mund të lexoni

“Një natë, ‘Toger Tava’, siç e quanin të internuarit, futi në biruca Z. Mirakën e Sh. Dobrën, por kur hynë aty, ata u tmerruan, pasi panë një vajzë të…”! / Dëshmia e rrallë që tronditi kampin e Tepelenës

“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe….”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit

Por edhe në internim Trocki e vazhdoi më me forcë luftën kundër Stalinit, ndaj ky e dëboi atë nga Bashkimi Sovejtik. Trocki u vendos në një ishull në Detin Marmara, që i përket Turqisë. Edhe këtu Trocki nuk pushoi së mbrojtur pikëpamjet e tij antistaliniane. Nën presionin e qeverisë sovjetike, Trocki u largua nga Turqia dhe u vendos në Norvegji, ku zhvilloi një aktivitet shumë të dendur në shtyp, kundër politikës staliniste për industrializimin socialist dhe kolektivizimin e bujqësisë.

Stalini u tërbua, kur mori vesh se Trocki kishte deklaruar në shtyp, se ishte duke hartuar një biografi të Stalinit, në të cilën do të zbulonte të gjitha pikat e errëta të jetës së tij, prapaskenat dhe intrigat e tij për uzurpimin e udhëheqjes partiake dhe shtetërore.

Kjo e detyroi Stalinin që të kërkonte nga qeveria norvegjeze ta dëbonte Trockin, përndryshe, qeveria sovjetike do të priste të gjitha marrëdhëniet tregtare me Norvegjinë. Kështu, më 1937, Trocki u largua nga Norvegjia dhe me pëlqimin e qeverisë meksikane, u vendos këtu. Në portin Tampiko, ku zbriti Trocki me gruan dhe nipin e vogël, kishte dalë për ta pritur vetë presidenti i Meksikës, Kasaro Kardenasi dhe një numër i madh trockistësh meksikanë.

Një tren i posaçëm e çoi Trockin në rezidencën e tij, në rrethinat e kryeqytetit meksikan, e cila ruhej nga shumë roje të policisë meksikane. Ajo do të shndërrohej shpejt në një qendër të propagandës antistaliane. Trocki demaskoi ashpër në shtypin meksikan gjyqet e famshme të Moskës, që dënuan me vdekje kundërshtarët politikë të Stalinit, vetëm e vetëm se ata kishin pikëpamje të kundërta me ato të tij. Madje ai deklaroi se shumë shpejt do të dërgonte në shtyp biografinë e Stalinit.

Kjo mjaftoi që Stalini të urdhëronte GPU-në të merrte masat e nevojshme, për t‘i mbyllur gojën Trockit, para se ai të botonte biografinë e tij. Agjentura sovjetike në Meksikë, mbështetur në mjaft simpatizantë komunistë të regjimit sovjetik dhe të Stalinit në Meksikë, në maj 1940, organizoi natën një sulm të armatosur mbi vilën e Trockit, duke u futur nëpër dhomat dhe duke qëlluar me mitraloz e automatik. Por, për fat, Trocki, gruaja dhe nipi, shpëtuan paq. Komploti dështoi, por jo synimet e Stalinit.

Pas këtij dështimi Stalini urdhëroi që Trocki të vritej me çdo çmim, përndryshe të gjithë ata që merreshin me këtë punë, do të zhdukeshin. Pikërisht tani fillon operacioni. Pranë GPU-së në Moskë, krijohet “Seksioni i Posaçëm” që do të merrej vetëm me organizimin e vrasjes së Trockit. Në krye të seksionit, u vendos Leonid Ejtigon, i cili në Shërbimet Sekrete njihej me shumë pseudonime, si “shoku Pabllo”, “shoku Kotov”, “Gjenerali” etj. Ky “shok” vendoset në kryeqytetin meksikan, për ta drejtuar më nga afër operacionin.

Në Meksikë, “shoku Pabllo” (“Kotov”) kishte një ndihmës të fuqishëm, “shokun Filip” (emri i vërtetë Grigor Rabinoviç), i cili ishte person legal, meqenëse ishte përfaqësues i Kryqit të Kuq Sovjetik në Meksikë, por që ishte në fakt agjent i GPU-së. Të dy këta kishin një mbështetje të fuqishme nga shumë intelektualë meksikanë, që ishin simpatizantë të komunizmit sovjetik dhe, rrjedhimisht, të Stalinit. Këta “shokë”, sapo morën urdhrin nga qendra, përgatitën skemën e detajuar të operacionit. Thelbi i operacionit ishte ky: të gjendej një person shumë i besuar, që të hynte e të dilte në shtëpinë e Trockit.

Kjo mund të bëhej nëse ky person do të mund të kishte lidhje me një nga anëtarët e personelit të brendshëm të Trockit, mundësisht me sekretaren. Ndaj, duhej gjetur një vajzë që të bëhej sekretare e Trockit. Pastaj duhej organizuar puna, që njeriu që do të hynte te Trocki, të ishte bukurosh që të mund të pëlqehej nga sekretarja dhe të binte në “dashuri” me të. Mbasi të bëhej kjo, ky bukurosh me siguri një ditë do të prezantohej nga e fejuara, te Trocki.

Por që ky bukurosh të mund të hynte lirisht te Trocki, duhej të plotësoheshin edhe ca gjëra të tjera. Dhe ustallarët e operacionit e bënë “bukuroshin” student të gazetarisë. Si i tillë, ai mund të shkruante edhe artikuj në gazeta. Hartimi i një artikulli të tillë kundër Stalinit, do të bindte Trockin për ndershmërinë e autorit.

Por artikulli duhej të ishte i dobët, në mënyrë që Trocki të detyrohej ta redaktonte. Kjo do të bënte që Trocki të ishte vetëm për vetëm me autorin e artikullit, që t‘i bënte vërejtje dhe redaktimin. Këtë detyrë e kreu “shoku Kotov”, i cili përgatiti një artikull shumë të dobët, në mënyrë që Trocki të vinte dorë mbi të. Dhe ashtu u bë.

Operacioni: Skema, dashuria si rrugë për të qenë afër viktimës

  • Në fillim të vitit 1938, në një bar të Nju Jorkut, një zonjë simpatike me emrin Rubi Vel, agjente e GPU-së, njihet “rastësisht” me Silvia Masllovën, me origjinë ruse, e cila ishte simpatizante e Trockit. Motra e Silvias, Ruti, kishte qenë për një kohë sekretare e Trockit, kurse Silvia ishte anëtare e klubit “Miqtë e Trockit” në Meksikë. Kjo ishte garanci që Silvia mund të bëhej sekretare e Trockit, ose pjesëtare e stafit të tij.
  • “Zonja simpatike”, sapo u njoh me Silvian, e “deshi” shumë këtë, u lidh me një “miqësi” të fortë dhe nuk i ndahej asaj kudo që shkonte.
  • Silvia do të bënte një udhëtim në Paris, për të marrë pjesë në një konferencë të Internacionales IV Socialiste, në të cilën Trocki kishte një ndikim të madh.
  • “Zonja simpatike” sapo mori vesh për këtë udhëtim, në përputhje me skemën e operacionit, iu ngjit Silvias me kërkesën që ta shoqëronte edhe ajo në Paris. Silvia pranoi. Operacioni hyri në rrugën e parashikuar nga grupi drejtues i operacionit.
  • Në Paris, zonja simpatike, gjatë një darke me Silvian, përsëri “rastësisht” e prezanton këtë me një djalë bukurosh 25-vjeçar, i quajtur Zhak Ramon. Zhaku, sipas skemës së operacionit, bie menjëherë në “dashuri” me Silvian. Realizohet kështu një nga pikat më të rëndësishme të operacionit.
  • Zhak Ramon, hiqej si pasunar i madh nga Belgjika, ku gjoja banonte e vetme nëna e tij. Zhaku i tha Silvias që ai ishte student në Fakultetin e Gazetarisë, në Sorbonë, por Silvia zbuloi shpejt dhe me çudi, se atij as që i interesonte fare gazetaria. Zhaku gënjeu, por profesioni i gazetarit u duhej shefave të operacionit për diçka tjetër.
  • Zhaku në Paris nuk i ndahet Silvias. Shëtit gjithandej me të, frekuenton restorante shumë të shtrenjta, i blen asaj gjëra të kushtueshme dhe ia mbush xhepat me para. Silvia jeton në ekstazë.
  • Silvia pasi mbaron punë në Paris, kthehet në Nju Jork. I lutet edhe Zhakut që të shkojë edhe ai me të, por ky i thotë se tani për tani, nuk mund ta shoqërojë, sepse është i zënë me studimet në universitet. Silvia i beson. Por në të vërtetë, Zhakun e kishin porositur që në rast se Silvia i propozonte të shkonte me të në Nju-Jork, të mos pranonte, duke nxjerrë arsyen që ishte i zënë me disa punë. Në Nju-Jork ai duhej të shkonte menjëherë pas saj, por jo me emrin e Zhak Ramonit, por me një emër tjetër, që të humbiste gjurmët, nëse dikush e survejonte.
  • Por, papritur Zhaku shfaqet në Nju Jork. Takon Silvian e çuditur dhe për ta qetësuar i thotë se ka ardhur në Nju Jork, gjoja për t‘i shpëtuar shërbimit të detyruar ushtarak në Belgjikë, ku e kërkojnë prej disa kohësh. Për këtë qëllim, i thotë ai Silvias, kam ndërruar edhe emrin. Këtej e tutje do të jem Frenk Xhekson, me kombësi kanadeze. Silvia e beson. Frenku (Zhaku) i jep Silvias një adresë të rreme, se banonte në aksh hotel, që në të vërtetë nuk ekzistonte.
  • Pas ca ditësh, Silvia zbulon se Zhaku (Frenku) mbante me vete një pioletë (kazëm alpinistësh) dhe e çuditur e pyeti se përse e mbante atë. Zhaku, sipas porosisë së shokut Kotov, i tha se ai ishte amator alpinist, dhe se kishte ndërmend që me disa alpinistë meksikanë, të ngjitej në dy majat më të larta të Meksikës – Popokatepetëll dhe Orisaba.
  • Sapo Zhaku (tashmë Frenk Xheksoni) mbërriti në Nju Jork, lidhet me “shokun Kotov”.
  • Ndërkaq Silvia Masllova, pas shumë rekomandimesh të bëra mesa duket nga njerëzit e “shokut Kotov”, bëhet sekretare e Trockit. Realizohet kështu një tjetër hallkë e rëndësishme e operacionit: hyrja e Silvias në familjen e Trockit, do të thoshte hyrja e Zhakut (Frenkut) në të. Ndërkaq, Silvia nuk dinte asgjë për ata që e bënë këtë punë.
  • Silvia i thotë çiftit Trocki, se ajo ishte fejuar me Zhak Ramonin, “pasanik nga Belgjika” dhe student i gazetarisë në Paris. Atyre u bëhet qejfi dhe e urojnë Silvian për fejesën.
  • Pas ca kohësh, vetë Trockët i thonë Silvias, që ta çojë të fejuarin për një vizitë, që edhe ata ta njohin. Silvia e çon. Pas kësaj, ajo e çon edhe 2-3 herë të tjera. Miqësia me Trockët forcohet. Zhaku mund të hyjë e të dalë te Trockët kur të dojë, madje u bën atyre edhe dhurata të shtrenjta. Realizimi i miqësisë me Trockin, ishte hallka vendimtare e operacionit. Finalizimi i tij ishte çështje ditësh.
  • Silvia e porosit të fejuarin që asnjëherë të mos shkonte i vetëm te Trockët, pa e shoqëruar ajo.
  • Në një nga vizitat e radhës (më 20 korrik 1940) Zhaku i çon Trockit një artikull të shkruar gjoja prej tij (por në fakt prej “shokut Kotov”), në të cilën shfaqej admirim për lëvizjen trockiste dhe bëheshin kritika ndaj Stalinit. Duke i dorëzuar artikullin Trockit, krijohej alibia që vërtetë Zhaku (Frenku) ishte student i gazetarisë. “Shokët” e kishin menduar mirë që ky profesion ishte më i përshtatshëm për të hyrë në lidhje me Trockin. Zhaku i lutet Trockit që ta shikojë artikullin dhe ta redaktojë për ta botuar në një nga gazetat protrockiste të Meksikës. Trocki pranon. Pasi iku Zhaku, Trocki i thotë Natalisë, së shoqes, se artikulli ishte kot, rrëmujë e pa bosht, megjithatë vendosi ta redaktonte. Trocki i thotë Zhakut (Frenkut), që të vinte një ditë tjetër në shtëpi, për ta parë bashkarisht artikullin. Këtë priste Zhaku dhe “shoku Kotov”.
  • Por, i paduruar siç ishte, “shoku Kotov” e urdhëron Zhakun të shkojë të nesërmen te Trocki, me qëllim që të mbarojë punë sa më shpejt me “artikullin”. Të nesërmen, më 20 gusht 1940, kur nga “shoku Kotov” ishte rregulluar puna, që Silvia të mos ishte tek Trocki, Zhaku u gjend te Trockët. Trocki ishte duke ujitur lulet e kopshtit. Zhaku këtë herë ishte veshur me pardesy të gjatë deri te këmbët dhe me republikë.

Natalisë i tërhoqi vëmendjen kjo veshje, sepse temperatura atë ditë është shumë e lartë dhe e pyeti përse ishte veshur kaq rëndë. Por ai i tha një përgjigje, që nuk u mor vesh se çfarë tha. Edhe pyetja edhe përgjigjja, ishin parashikuar qysh më parë nga ustallarët e operacionit. Më poshtë, do të dalë e qartë pse Zhaku e mbante pardesynë.

  • Trocki bashkë me Zhakun, shkojnë brenda në dhomë për të parë artikullin. Kjo ishte hallka kulminante dhe vendimtare e operacionit. Në shtëpi ata ishin vetëm për vetëm. Të gjithë të tjerët ishin jashtë, kurse Silvia mungonte. Trocki ulet në karrige me artikullin përpara në tavolinë, kurse Zhaku qëndroi në këmbë në krah të Trockit, ngjitur me të.

Sapo Trocki filloi të lexonte artikullin dhe të bënte vërejtjet e nevojshme, Zhaku me shpejtësi rrufeje, nxjerr nga pardesyja (ndaj e mbante atë) pioletën (kazëm alpinistësh me bisht të shkurtuar, që të mos dilte jashtë pardesysë) dhe godet Trockin fuqishëm në kokë, duke i shkaktuar një plagë të thellë. Trocki bie në shesh duke bërtitur. Zhaku përpiqet t‘i japë një goditje të dytë, por përleshet me Trockin, ndërkohë që mbërrijnë rojet dhe më pas policia dhe e arrestojnë Zhakun.

  • Trockin e çojnë në spital, ku të nesërmen, më 21 gusht 1940, vdes dhe me këtë “mbaron me shumë sukses operacioni”.
  • Stalini shprehu “keqardhjen” e tij për këtë vrasje të urdhëruar prej tij.

Spanjolli me katër emra, hero i Bashkimit Sovjetik, emri i vrasësit të Trockit, sekret edhe në varr

Në gjyq, Zhak Ramoni, ashtu siç e kishte porositur “shoku Kotov”, deklaroi se nuk kishte asnjë plan për vrasjen e Trockit, se ideja e vrasjes i erdhi momentalisht, për shkak se Trocki po e detyronte të shkonte si agjent në Bashkimin Sovejtik, me qëllim që në bashkëpunim me kundërshtarët e Stalinit atje, ta vriste këtë, udhëheqësit e tjerë sovjetikë dhe të sabotonte zhvillimin ekonomik të vendit etj. Nuk pranoi deri në fund se ishte agjent i Shërbimeve Sekrete Sovjetike dhe se vrasjen e kishte bërë me urdhër të Stalinit.

Në gjyq e pyetën se përse nuk e vrau Trockin me pistoletën që iu gjet me vete kur e arrestuan dhe që ishte më e sigurt, apo duke e vrarë pa zhurmë, kishte shpresë të dilte pa lagur? Mundet, u përgjigj ai. Për këtë qëllim ai kishte lënë jashtë portës së vilës së Trockit edhe makinën me turi, të kthyer andej nga mendonte të largohej pas atentatit dhe me derën e saj të hapur, që të mos vonohej kur të ikte.

Ustallarët e operacionit ishin shumë të interesuar, që vrasja të bëhej pa zhurmë, në mënyrë që vrasësi të kishte mundësi të largohej menjëherë dhe kështu të mbyllej çështja pa u bërë problem mediatik dhe pa patur argumente që vrasjen e kishte bërë agjentura sovjetike, me urdhër të Stalinit.

Silvia Masllova thirret në gjyq, si e akuzuar dhe dëshmitare për vrasjen e Trockit. Në ballafaqim me vrasësin, ajo me një urrejtje të papërmbajtur dhe shumë e tronditur e demaskon këtë, e quan tradhtar, kriminel, që u njoh me të, me qëllim që të hynte në familjen e Trockit, se paratë që kishte marrë prej tij, ishin para të Zbulimit Sovjetik, se ai e kishte vrarë Trockin me urdhër të Stalinit etj., etj. Vrasësi nuk tha asnjë fjalë kundër Silvias. Gjyqi e liroi Silvian si të pafajshme dhe të pa implikuar në vrasjen e Trockit, kurse Zhak Ramonin, e dënoi me 20 vjet burg.

Në burg, Zhak Ramonit iu krijuan të gjitha kushtet për të kaluar një dënim sa më komod. Me dhomë (jo qeli) në dispozicion, e pajisur me të gjitha gjërat e nevojshme, me radio, çdo ditë i shkonte shtypi. Madje, çdo javë i çonin edhe femra për të fjetur. Zhak Ramoni doli nga burgu më 1960, duke i bërë të plota vitet e ditët e dënimit. Në fillim shkon në Moskë, së cilës i shërbeu me një nga aktet më makabre në historinë e Shërbimeve Sekrete, pastaj në Çeki, e në fund në Kubë, ku dhe vdiq më 1978, në moshën 65-vjeçare. Kur kreu vrasjen ai ishte vetëm 27-vjeç.

Hiri i Zhakut është varrosur në Moskë. Në epitafin e varrit të tij është shkruar: “Lopes Ramon Ivanoviç, Hero i Bashkimit Sovjetik”. Duket se sekreti i emrit të tij të vërtetë, është ruajtur edhe në varr.

Emri i vërtetë i vrasësit është ende i paqartë. Atë mund ta dinë saktësisht vetëm 3-4 veta të GPU-së (KGB). Ja disa prej emrave të tij: Zhak Mornar, Zhak Mornar Xhekson, Zhak Mornar Vandendresh, Lopes Ramon Ivanoviç, Frenk Xhekson, Ramon Merkador del Rio. Ky i fundit mendohet se është emri i vërtetë.

Ai është spanjoll dhe në arkivat e policisë spanjolle, figuron si i dënuar për veprimtari komuniste pro-sovjetike dhe i liruar nga burgu më 1936, pas fitores së Frontit Popullor në Spanjë. Në këtë kohë ai duhet të jetë rekrutuar nga agjentët e GPU-së, të cilët në Spanjë, në këtë kohë, ishin me shumicë.

Në një përgjigje që u dha gazetarëve pasi doli nga burgu, Zhak Ramoni tha: “Si nuk arrini dot të kuptoni, që ajo ishte një kohë tjetër? Sikur ajo që ndodhi atëherë të mund të përsëritej tani, do të sillesha e do të veproja në një mënyrë tjetër”. Në këtë përgjigje nuk ka kurrfarë pendimi, kurrfarë vrarje ndërgjegjeje. Por a mund të kenë cilësi të tilla, kriminelët dhe vrasësit e paguar?

Testamenti: “Besoj të ardhmen komuniste”

Përpara vrasjes së tij, Trotsky në testamentin e tij shkruante: “Cilatdo qofshin shkaqet e vdekjes sime, unë do të vdes me besimin e patundshëm, për të ardhmen komuniste. Ky besim në njeriun dhe në të ardhmen e tij, më jep një forcë rezistente, që asnjë besim fetar nuk mund të ma japi. Përtej dritares mund të shoh barin e gjelbër dhe qiellin e kaltër dhe kudo dritën e diellit. Jeta është e bukur. Të munden gjeneratat e ardhshme ta çlirojnë nga çdo e keqe, shtypje apo dhunë”.

Emri i tij i vërtetë është Lev Davidovič Bronštejn, revolucionar dhe teoricien komunist. Ka qenë president i Soviet të Pjetërgradit, gjatë revolucioneve të 1905 dhe të 1917. Ka qenë edhe një shkrimtar i talentuar, shokët e partisë ia vunë nofkën “Pena”. Gjatë luftës kundër Stalinit, gjatë viteve 1928, u përjashtua nga partia dhe u dëbua nga Bashkimi Sovjetik. U vra në Meksikë nga një agjent sovjetik. Idetë e Trotskyt formojnë bazat e komunistit të tanishëm te “trockistët”. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Një natë, ‘Toger Tava’, siç e quanin të internuarit, futi në biruca Z. Mirakën e Sh. Dobrën, por kur hynë aty, ata u tmerruan, pasi panë një vajzë të...”! / Dëshmia e rrallë që tronditi kampin e Tepelenës

Next Post

“Në qershor 1955, me porosi të Enver Hoxhës, dënohet me gjashtë vjet heqje lirie, me akuzën ‘agjitacion e propagandë’, por me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Esatit, ai...”/ Historia e trishtë e Dr. Dishnicës

Artikuj të ngjashëm

“Një natë, ‘Toger Tava’, siç e quanin të internuarit, futi në biruca Z. Mirakën e Sh. Dobrën, por kur hynë aty, ata u tmerruan,  pasi panë një vajzë të…”! / Dëshmia e rrallë që tronditi kampin e Tepelenës
Dossier

“Një natë, ‘Toger Tava’, siç e quanin të internuarit, futi në biruca Z. Mirakën e Sh. Dobrën, por kur hynë aty, ata u tmerruan, pasi panë një vajzë të…”! / Dëshmia e rrallë që tronditi kampin e Tepelenës

October 9, 2025
“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe….”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit
Dossier

“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe….”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit

October 7, 2025
“Te kulla e sahatit, vigjilonte një ushtarak i armatosur, disa vajza të reja të bukura, punëtore rrobaqepësie, mbajtur nga gishti i vogël, prapa statujës së Stalinit…”/ Aventura 60 ditore e francezit në Shqipëri, në 1964-ën
Dossier

“Te kulla e sahatit, vigjilonte një ushtarak i armatosur, disa vajza të reja të bukura, punëtore rrobaqepësie, mbajtur nga gishti i vogël, prapa statujës së Stalinit…”/ Aventura 60 ditore e francezit në Shqipëri, në 1964-ën

October 7, 2025
“Në kampin e Tepelenës, gratë e vajzat familjeve, Dobra, Alla dhe Biçaku, u sillnin fëmijëve gorrica të egra, por u diktuan nga polici, që ua mori dhe ua hodhi derrave…”/ Historitë e trishta të komunizmit
Dossier

“Në kampin e Tepelenës, gratë e vajzat familjeve, Dobra, Alla dhe Biçaku, u sillnin fëmijëve gorrica të egra, por u diktuan nga polici, që ua mori dhe ua hodhi derrave…”/ Historitë e trishta të komunizmit

October 7, 2025
“Shtabi i Përgjithshëm Enver Hoxhës, ngarkoi Sami Bahollin e Kadri Hoxhën, të bisedonin me vëllezërit Balliu, për t’i kthyer me Partinë Komuniste, por ata…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Funarësi
Dossier

“Në Letëm, sollën Medi Canin nga Borova, të lidhur me litar dhe e pushkatuan e, pas tij edhe Ahmet Hoxhën, i cili kishte jetuar me Azis Biçakun…”/ Historia e panjohur e familjeve “reaksionare” të Librazhdit

October 8, 2025
“Sotiraq Kriston nga Korça, e kishin futur në ‘Gaz’ dhe në një banesë në Bilisht, i kërkuan ta bëjnë spiun, por ai i rezistoi Sigurimit dhe më pas lajmëroi…”/ Dëshmia e shqiptaro-maqedonasit    
Dossier

“Gjatë marrjes në pyetje, i paraburgosuri Thoma N., i rrëmbeu pistoletën hetuesit Shyqyri D., e plagosi atë, vrau kolegun e tij Nasi K. dhe u arratis…”/ Ngjarja e panjohur në Degën e Brendshme të Korçës, 25 mars 1977

October 8, 2025
Next Post
“Në qershor 1955, me porosi të Enver Hoxhës, dënohet me gjashtë vjet heqje lirie, me akuzën ‘agjitacion e propagandë’, por me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Esatit, ai…”/ Historia e trishtë e Dr. Dishnicës

“Në qershor 1955, me porosi të Enver Hoxhës, dënohet me gjashtë vjet heqje lirie, me akuzën ‘agjitacion e propagandë’, por me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Esatit, ai...”/ Historia e trishtë e Dr. Dishnicës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme