• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, October 10, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Si për ta bërë edhe më brilante dhembjen, njëri nga miqtë e tij tha, se kishin të drejtë të akuzonin J. Gërvallën, se kishte përgatitur ai vetë vrasjen e…”/ Refleksione mbi veprën e Kadaresë  

“Pas vrasjes së Jusuf Gërvallës në Gjermani nga UDB-ja, u fol se, kur ishte në Shqipëri, ishte takuar me Enver Hoxhën dhe ai i kishte dhënë, disa direktiva…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Njeriu që mbajti kombin me kokën nga Perëndimi
Memorie.al
“Pas vrasjes së Jusuf Gërvallës në Gjermani nga UDB-ja, u fol se, kur ishte në Shqipëri, ishte takuar me Enver Hoxhën dhe ai i kishte dhënë, disa direktiva…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Profesor Bujar Hoxha, është autor i shkrimeve dhe punës armiqësore, kundër Jugosllavisë, të mos i jepen dokumenta nga…”/ Kur gazeta “Borba” e Beogradit akuzonte
“Profesor Bujar Hoxha, është autor i shkrimeve dhe punës armiqësore, kundër Jugosllavisë, të mos i jepen dokumenta nga…”/ Kur gazeta “Borba” e Beogradit akuzonte

Nga Isak Shema

       IMAZHI I KOSOVËS NË ROMANET E ISMAIL KADARESË –

Memorie.al / Objekt studimi i këtij punimi, është trajtimi i temës së Kosovës në romanet e Ismail Kadaresë, me vështrim të veçantë imazhi i Kosovës në romanet: “Tri këngë zie për Kosovë”, “Krushqit janë të ngrirë” dhe në novelën “Baladë për vdekjen e J.G.”, Ismail Kadare. Bota shqiptare, si edhe universi, motivet dhe temat që lidhen me të, prania e saj në planin kombëtar dhe universal, paraqitet me dinjitet krijues dhe artistik në 20 vëllime të botimit përfundimtar të veprave të plota të këtij shkrimtari. Tema e Luftës së Kosovës (1389) është trajtuar në shumë vepra letrare. Kësaj ngjarjeje historike i kushtohen këngë të ndryshme të epikës popullore. Në librin ‘Pyetje në albanologji”, Shaban Sinani shkruan për traditën gojore shqiptare dhe për motërzimet e këtyre këngëve historike. Po ashtu bën fjalë edhe për librin e Anna di Lellio

“Beteja e Kosovës 1989-një ep shqiptar”. Në bibliografinë e këtij punimi përfshihen edhe këngë të tjera epike historike kushtuar Betejës së Kosovë. Në epikën historike shqiptare, por edhe në gjuhë të tjera, shquhen shumë këngë kushtuar Luftës së Kosovës. Kadare është bazuar në këtë thesar letrar dhe në të ka gjetur mbështetje në procesin e krijimit të romanit të vet. Në letërsinë e shkruar shqipe, kjo temë është e pranishme në disa poezi lirike, në poema, në krijime të prozës tregimtare dhe veçanërisht në romanin shqiptar. Në krijimtarinë letrare të Kadaresë, është dhënë imazhi për Kosovën e të kaluarës, por edhe për atë bashkëkohore.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kadare ka përdorur edhe armën e artit për ndonjë koleg, madje i ka shndërruar në personazhe të koduar, që bartin tipare të atyre që e kishin zhgënjyer, si p.sh….”/ Ana e panjohur e shkrimtarit të famshëm

“Enver Hoxha i lodhur nga sëmundja, ka nevojë për Kadarenë, që t’u japë jetë kujtimeve të tij, por, në të njëjtën kohë ai, e sheh atë si një…”! / Refleksionet e shkrimtarit të njohur Sulejman Mato  

Imazhet e para për Kosovën, i gjejmë në poezinë e viteve `60-të. Në poemën “Përse mendohen këto male”? etj., poeti jep tablo të gjerë për fatin e popullit shqiptar gjatë shekujve. Në poezinë “Kosova” (1966) jep imazhin më të plotë për vendin gjatë fluturimit të parë me aeroplan mbi Kosovë. Poezia hapet me vargjet: “Sa herë kam kaluar mbi qiellin tënd, Kosovë,/ Midis reve të tua të rënda, gjëmimeve të tua”/. Poezinë tjetër; “Atje larg në Veri” (1968) ia kushton Gjakovës.

Poezia, “Mundja e ballkanasve nga turqit në Fushën e Kosovës më 1389”, e krijuar në vitin 1975, paraqet humbjen e ballkanasve në Luftën e Kosovës në shekullin XIV-të. Duke u bazuar në këtë poezi, në Tiranë dhe në Paris, gjatë periudhës kohore mars 1997-mars 1998, në kohën e luftës çlirimtare të Kosovës, krijoi veprën “Tri këngë zie për Kosovën” dhe e botoi më 1998. Me tri tregime : “Lufta e vjetër”, “Zonja e madhe” dhe “Lutje mbretërore”, në saje të mjeshtërisë artistike, në mënyrë parabolike paraqet të kaluarën dhe aktualitetin, luftën çlirimtare të shqiptarëve dhe atë pushtuese të Serbisë hegjemoniste.

Beteja e Kosovës, e zhvilluar gjatë më 28 qershor 1389 në Fushën e Kosovës, midis ushtrisë pushtuese të Perandorisë Otomane, të udhëhequr nga Sulltan Murati, në njërën anë, dhe ushtrisë së përbashkët të ballkanasve: të serbëve, të boshnjakëve, të rumunëve dhe të shqiptarëve, të komanduar nga Princ Llazari, në anën tjetër. Pas luftës së përgjakshme, që zgjat dhjetë orë, ushtria osmane pushtoi viset ballkanike, për t`i mbajtur nën sundimin e vet pesë shekuj me radhë.

Dy rapsodët: shqiptari, Gjorg Shkreli dhe ai serb, Vlladani, këndojnë me lahutë këngët, me të cilat shprehin hasmërinë dhe rivalitetin më të hershëm midis shqiptarëve dhe serbëve. Gjorgu këndonte: “Ngrihuni shqiptarë, sllavët (serbët) po na marrin Kosovën, ndërsa Vlladani: “Çohuni ju serbë, shqiptarët po na e rrëmbejnë Kosovën”. Lahutarët nuk pranojnë të ndryshojnë këngët e tyre, dhe as të këndojnë një këngë të tretë. Megjithatë, me rastin e vdekjes së Zonjës së Madhe, këndojnë një variant të tretë të këngës së tyre, pa ndryshuar mesazhin e mëparshëm. Ata, “…si të mpirë, kënduan këngën për të: Ra mjegull e zezë, vdiq Zonjë e madhe… ngrehuni serbë se Kosovën e mori shqiptari. Seç ra mjegull e zezë, vdiq Zonjë e madhe, ngrehuni shqiptarë se në Kosovë ra shkjau.

Në pjesën e tretë, “Lutje mbretërore”, bartës i rrëfimit është vetë Mbreti i osmanëve, i vrarë gjatë Betejës së Kosovës dhe i varrosur “…nën tyrben dhe flakzën e bishtukut ziplot”. Ai dëshmon për të kaluarën e tij tragjike, por edhe për vazhdimin e urrejtjes midis ballkanasve: “Serbë e shqiptarë këtë herë, duke tundur secili shenjën e vet: shqiptarët kryqin katolik, serbët atë orthodoks”. Informohet nga cepa gazetash për luftën në Kosovë në vitin 1999, për “Emra vendesh, vezirësh befasues. NATO. R. Cook, Medeliene Albight. Ploja e fëmijëve në Drenicë. (un massacre d` enfants a Drenica), Millosheviq, Mein Kampf… Herë-herë midis tyre është emri im: Murati I-rë”. Edhe pas gjashtëqind vjetësh, i vetmuar, ai sheh se grindjet dhe luftërat e ballkanasve s`kanë të ndalur.

“Këngët i kishin po aq të egra sa edhe armët”. Me urrejtje të pa përmbajtur, mallkon dhe përsërit nëmën: “Mallkuar qofshi…! Kokën hëngërshi, ballkanas të egër”. Vepra “Tri këngë zie për Kosovën”, ka zgjuar interesimin e madh të lexuesve dhe të kritikës letrare. Romani është përkthyer në disa gjuhë të botës. Eric Faye në parathënien e botimit në gjuhën frënge, prozën e Kadaresë e vlerëson lart dhe në aspektin kohor e lidh me ngjarjet e viteve `90-të të shekullit të kaluar, pra me vitin 1989, kur merr hov lufta për çlirimin e Kosovës. Ai shkruan: “… libri përfshin alfën dhe omegën, pra dy pikat e skajshme të luftës së përgjakshme në tokën e Kosovës. Toni i këtij libri është i përkundërt me nacionalizmin. Asgjë nuk i shtyn serbët e shqiptarët të jenë kundër njëri tjetrit përveçse gjurmët që urrejtja ka depozituar në kujtesën kolektive”.

Në një intervistë, në pyetjen lidhur me përkrahjen e Kosovës dhe të popullit të saj gjatë njëzet viteve të fundit, Kadare përgjigjet: “…Unë mbrojta lirinë e popullit kosovar, gjë që do ta bëja për të gjithë popujt e tjerë. Nuk ishte diçka speciale, fakti që unë jam shqiptar. Ajo ishte një kauzë e qartë, ishte një skandal që në Evropë një popull të jetonte ende në kushte koloniale. Reputacioni im si shkrimtar mund të ishte dëmtuar për këtë, pasi nuk është e lehtë për një shkrimtar të vazhdojë të mbështesë idenë, se Jugosllavia duhet të ndëshkohet për shtypjen e tmerrshme që kishte kryer në Kosovë. Nuk është e lehtë për një shkrimtar, pasi sipas klisheve, shkrimtarët duhet të jenë kundër çdo lloj ndëshkimi, mbi të gjitha, bombardimeve”.

Megjithatë, Kadare lidhur me rrëfimin e tij romansor në këtë vepër, shprehet: “Rrëfimi im vjen nga ajo që unë e quaj ‘objektivitet homerik’… jam munduar ta respektoj këtë ligj: të jem në krijimtarinë time letrare neutral E gjithë kjo më ka dhënë një ekuilibër në atë vend të vështirë. Gjë, tepër e vështirë”. Në parathënien e romanit, Eric Fay shkruan: “Ismail Kadare e kujton këtë betejë në veprën e tij shumë më përpara se viti vendimtar 1989, duke marrë atje një traditë të epopesë gojore dhe asaj të shkruar shqiptare. Kështu ajo, del më 1975, në formën e një poeme të shkurtër: ‘Humbje ballkanasve prej turqve në Fushën e Kosovës’ si dhe, më pas, në shumë tekste të tjerë të tij. Por është viti 1997 që, duke rimarrë tonin epik të ‘Kasnecëve të shiut’, Ismail Kadare ‘rishikon’ psikozën para betejës si dhe zhvillimin e saj, duke na dhënë këtë me ‘Luftën e vjetër’, që është pjesa e parë e librit ‘Tri këngë zie për Kosovën’…! Atje shohim rapsodë serbë e shqiptarë, që bëjnë lajmëtarin e rivalitetit serbo-shqiptar në Kosovë, që i ka rrënjët shumë përpara se të fillonin luftimet kundër trupave otomane”.

Romani i Ismail Kadaresë me shpejtësi të madhe, është përkthyer në shumë gjuhë të botës. Zëri i këtij autori, duke folur për Kosovën, është dëgjuar me interesim të jashtë jashtëzakonshëm. Julien Gracq, personalitet i shquar i kulturës moderne frënge, shkruan: “Janë të paktë librat bashkëkohorë që më kanë tronditur sa ‘Tri këngë zie për Kosovën’, që Isamail Kadareja e botoi në vitin 1998, pikërisht në kohën kur një krizë me përmasa ndërkombëtare po ngjizej sërish përreth Fushës së mëllenjave…”.

Për ri endjen e mitit në letërsinë e Kadaresë, – shkruan Stephen Broën (Observer, shkurt 2000). “…Kadare shkruan një prozë lirike të dendur, të gjallëruar nga një zgjuarsi dinake, që here pas here shoqërohet me metafora jo nxitëse ogurzeza. Këto tregime kërkojnë një truall në historinë e Ballkanit dhe në Evropën Mesjetare. Ato janë pjesërisht rishikim historik dhe, pjesërisht fabul. Kadareja e rindërton të kaluarën në një përzierje rrëmuje dhe pëshpëritjesh, por gjithashtu dëshiron që ta ri endë në një lloj të ndryshmit- një tragjedi të Evropës. Kosova bashkon Lindjen e Evropës me verbërinë drejt Lindjes dhe i jep rajonit një fatalitet, që është në të njëjtën kohë mallkim dhe bekim”.

Kritiku letrar, John Murray, duke i paraqitur të tri fabulat si një tërësi kompozicionale të romanit, shprehet se; “…Kadareja lëviz në drejtim të kundërt me paranojës shoviniste. Në vend të kësaj, ai i shikon të gjithë protagonistët, duke përfshirë këtu edhe turqit, nga një perspektivë tolerante”. Një bard merret me Kosovën. Julian Evans, shpreh mendimin vlerësues se vepra “Tri këngë zie për Kosovën”, …është humane, lirike, komike, e drejtpërdrejtë dhe emocionuese. Pika zotëruese në shkrimin e këtyre tri fabulave, si edhe në veprat e tjera të tij, është se ai dërgon mesazhe për lirinë, kryesisht për të shkruar të vërtetën, jo domosdoshmërish me fakte, por të vërtetën njerëzore. Në këtë libër të shkurtër, objektiv, por megjithatë fisnik, Kadareja e ka vendosur Kosovën- betejën, mitin- të çliruar nga zinxhirët e pavërtetësisë”.

Jorgo Bulo, njëri ndër studiuesit e shquar të letërsisë shqiptare të traditës dhe të kësaj bashkëkohore, shquan rolin e jashtëzakonshëm të shkrimtarit për zhvillimin e letërsisë së sotme shqipe. “Vepra e Kadaresë – shkruan ai, është shprehje e pasurimit të kulturës universale me traditat kombëtare artistike të popujve të vegjël me qytetërim të lashtë, siç është populli shqiptar, një nga më të vjetrit në Ballkan. Nga një lidhje e fortë me këtë truall, që vjen nga lashtësia e gadishullit dhe e gjallërimit të mitologjisë së tij antike, vepra e Kadaresë i sjell letërsisë evropiane një aromë karakteristike mesdhetare dhe e pasuron atë me koloritin e një areali tipik për veçantinë e tij etnokulturore.

Filozofia, mendësia dhe traditat historike e kulturore të shqiptarëve, janë paraqitur në veprën e Kadaresë si shprehje e identitetit të fortë kombëtar, e vitalitetit të kulturës shpirtërore të popullit të vet dhe si faktor i qëndresë dhe i mbijetesës së tij. Krijues me vetëdije të lartë kritike, Kadareja jo vetëm ka poetizuar vlerat shpirtërore të kombit të vet, por edhe ka fshikulluar traditat anakronike, mentalitete retrograde, psikologjinë provinciale dhe konvencionet e jetës së shoqërisë shqiptare”. Demonstrata e studentëve dhe të mbarë popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi kombëtare të vitit 1981, frymëzuan Kadarenë për të krijuar poezinë; “Terrori në Kosovë”. Këtu zë fill novela “Krushqit janë ngrirë”, e cila pas botimit në anglisht dhe frëngjisht, por edhe në shumë gjuhë të tjera, “…i bëri të njohur lexuesit botëror rebelimin e studentëve të Kosovës dhe të vërtetën e masakrës së Prishtinës, në mars të vitit 1981”.

Ngjarjet reale të kohës e nxitën autorin të krijojë romanin “Krushqit janë të ngrirë”. “Kadare, – shkruan Eric Fay, – do të frymëzohet nga ngjarjet dramatike që i kanë ndodhur bashkëshortes së Esad Mekulit, ‘babait’ të poezisë shqiptare, të botuar në ish Jugosllavinë. Gruas së tij, mjeke, në spitalin e Prishtinës, gjatë manifestimeve i është dashur t`i përgjigjet të njëjtave akuzave sikurse personazhes së librit, Teuta Shkrelit. Ajo, që është legjendë: prapa tragjedisë kosovare përvijohet epopeja e kreshnikëve, e pranishme prej kohësh në mendjen e shkrimtarit (si dëshmi kemi p.sh. poemën ‘Alpet në dhjetor’, të botuar më 1976, apo romani ‘Dosja H.’). Titulli i këtij romani është frymëzuar nga kjo këngë epike. Në te gjejmë motivin e martesës midis sllavëve dhe shqiptarëve. Ndërhyrja fatale e një zane të maleve… e kthen në gur kortezhin e dasmës dhe e ndalon martesën serbo-shqiptare, ashtu sikurse dhuna jugosllave e këputi në mes dashurinë e Shpend shqiptarit, me Madlenkën serbe. Shpendi vdes i shtypur nga një tank i ushtrisë federale”.

Shtypja e përgjakshme e demonstratave, procesi i diferencimit politik dhe i dënimeve gjyqësore, ashpërsimi i mërive dhe i veprimtarisë nacionaliste serbe, pamundësojnë edhe martesën e Shpendbresftohtit (shqiptar) me Mladenka Markoviqin (serbe). Shpendi vritet nga ushtria federale në operacionet e shtypjes së demonstrative. Kjo tragjedi të kujton një temë të mitologjisë shqiptare dhe atë të veprës “Romeo dhe Zhulieta”. Ngjarjet ndodhen gjatë viteve tetëdhjetë, që nga viti 1981 dhe në vazhdimësi dhe përshijnë kundërthëniet sociale e ndërnacionale, luftën ideologjike dhe politike, konfliktet e ashpërsuara që çojnë drejt polarizimit dhe luftës së viteve `90.

Disa personazhet janë të imagjinuara nga shkrimtari. “Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe… pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë”. Proza është botuar së pari në kuadër të përmbledhjes së tregimeve ‘Koha e shkrimeve’ (1986), ndërsa si roman, i ripunuar, është botuar më vonë. Përkthimi i saj më pas, në shumë vende të Europës, hodhi dritë mbi të vërtetën e tragjedisë së Kosovës”.

Vepra letrare “Krushqit janë të ngrirë”, në kritikën letrare shqiptare dhe sidomos në atë në gjuhë të huaja, është analizuar në prizmin e veprave më të shquara të letërsisë botërore klasike dhe bashkëkohore. Alain Bosquet, në vështrimin; “Shqipëria ose viset e shpirtit”, kjo prozë “…përshkruan trazirat në Kosovë, krahinë jugosllave e banuar nga shqiptarët. Si edhe shumë herë të tjera më parë, Kadaresë i ka pëlqyer të flasë për vendin e tij, njëherazi në të kaluarën e largët, çka bën të mundur alegorinë dhe kapërdimjet, si edhe të kaluarën më të afërt…”. Ndërsa autori Guy Le Clec`h, këtë krijim artistik e vendos në një transversale me dramaturgjinë e Sofokliut.

“Kjo novelë e gjatë, shkruan ai në “Litteratures etrangeres”, 27.04.1987, rimerr alternativën e përjetshme e ilustruar nga tragjedia e Sofokliut, e cila ve Antigonën përballë Kreontit, ndërgjegjen dhe ligjin e pashkruar kundër arsyes shtetërore. Sidoqoftë, Martin Shkreli, nuk ka asnjë dyshim, paraqitet si zëdhënës i Ismail Kadaresë, kur mbron idenë e dhënies fund të armiqësive mes serbëve dhe shqiptarëve, duke rrezikuar t`i lerë të pakënaqur të dy palët. Le t`ia lëmë kohës kujdesin për të fshirë urrejtjen, e cila i vë kundër njëri tjetrit edhe në ndeshje onorike, në universin delirant të epopeve të moçme”.

Në novelën “Baladë për vdekjen e J. G“ Kadare paraqet tragjedinë e dëshmorit Jusuf Gërvalla, emigrant politik shqiptar, të cilin së bashku me Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën më 17 janar të vitit 1982 e vranë agjentët e UDB kriminale serbe në Gjermani. Jusuf Gërvalla, studenti im, gjatë studimeve universitare e ka qenë shumë i zellshëm. Shumë vjet me radhë është angazhuar me përkushtim të jashtëzakonshëm për të realizuar synimin e çlirimit të popullit shqiptar dhe të bashkimit kombëtar. Vepra e Jusufit, mbetet trashëgim i çmuar brezave të sotëm dhe atyre që do të vijnë.

Jeta dhe lufta

“Shenjat e shenjta,

Fletë testament,

Lufta dhe arti,

Tutje gjithnjë akull,

Këndej gjithë zjarr,

E shoh veten si Diogjeni,

Në betejën e tmerrshme,

Të fjalës e të mendimit”.

Vrasja mizore e Jusuf Gërvallës dhe e dy veprimtarëve të idealit atdhetar, pikëlloi të gjithë shqiptarët. Shkrimtari në veprën letrare paraqet dhembjen dhe revoltën, analizon faktet dhe synon të ndriçojë me vërtetësi rrethanat e tragjedisë njerëzore dhe kombëtare.

Në këtë vështrim përfshijmë një fragment të prozës:

XII

“J.G. emigrant politik shqiptar i arratisur nga Jugosllavia, me nënshtetësi gjermane, gazetar, poet dhe muzikant, vdiq më 17 janar 1982, në orën 3.15, pas mesnate, gjatë operacionit. Ky ishte shënimi për mbarimin e tij në librin e spitalit të Untergrupenbah-ut. Policia nuk arriti asnjëherë të zbulonte vrasësin. Akuzat e bashkëshortes së tij, kundër mjekut Vidiç, megjithëse të formuluara nga një avokat i dëgjuar, nuk u morën parasysh për mungesë provash.

Mjeku Vidiç u largua nga Untergrupenbahu qysh të nesërmen, në ditën e ftohtë të ngjashme me atë ditë, në të cilën kishte ardhur. Veçse në ndryshim me ardhjen, largimi i tij nuk figuronte në asnjë shkresë, protokoll, ose shtojcë protokolli. Për të u fol një farë kohe në rrethe të ndryshme, por ato që fliteshin ishin në përgjithësi gojëdhëna. Delire të ndryshme të sëmurësh në spitale psikiatrike, pendesa, vrasje ndërgegjesh, etj., u dhanë disa herë si të tijtë, por asnjëherë nuk u saktësua kjo gjë. J.G. u varros në varrezën e Shtutgartit.

Ndërsa kërkonin një tekst sa më domethënës për ta gdhendur mbi varrin e tij, njerëzit e familjes dhe dashamirësit e tij, dëgjuan me radhë disqet me këngë e balada që ai kishte shkruar, kompozuar dhe kënduar vetë, pjesën më të madhe të shoqëruara me kitarë. Duke i dëgjuar në heshtje, ata erdhën në një mendje se shumica e këtyre teksteve, ishin të përshtatshme për t’u gdhendur në mermerin e varrit. Kjo binte në sy kaq qartë, sa që një ditë, në një nga ato ditë kur e qeshura dhe humori, rifituan më në fund të drejtën të pranoheshin në bisedat për kujtimin e të ikurit, si për ta bërë edhe më brilante dhembjen, njëri nga miqtë e tij tha se kishin të drejtë të akuzonin J., se kishte përgatitur ai vetë vrasjen e vet.

Teksti i mbishkrimit u zgjodh më në fund prej njërës prej baladave të tij, por drejtoria e varrezës nguli këmbë që të bëhej një ndryshim në të. Ishte prerja, ose për të përdorur një fjalë më të kohës, censurimi i fundit që iu bë J.G., në jetën e të cilit kishte patur disa herë ndërhyrje të tilla, duke përfshirë këtu edhe vdekjen e tij, e cila në fund të fundit s’ishte veçse një prerje”. “Vlerat e veprës së tij janë të begatshme dhe të shumëllojshme, sikurse është vetë ajo e begatshme dhe e shumëllojshme. Në tërësinë e letërsisë shqipe, dhe, në kuptimin e mirëfilltë letrar, ajo është më e pasura, më e madhja dhe më e rëndësishmja. Risuese në poezi, në prozë, veçanërisht në roman, dhe, shpesh mbi nivelin e përgjithshëm të saj, ajo e ka ngritur letërsinë shqipe në shkallaret më të larta, herë-herë të njëjta me letërsitë e tjera evropiane dhe botërore”.

Imazhi unik i Kosovës në romanet e Ismail Kadaresë, është ai i krijuesit humanist. Vepra e tij përfshin shumë aspekte të qytetërimit shqiptar dhe të atij botëror. Mesazhi i tij në letërsi është paqedashës dhe i kushtohet lirisë së popullit shqiptar, por edhe të mbarë njerëzimit. Ismail Kadare në prozën e tij moderne në mënyrë të mrekullueshme, spikat imazhin dhe mesazhin artistik për Kosovën. Në mesazh i tillë paraqitet edhe në veprën artistike figurative; “Paqe në Kosovë”, të piktorit të famshëm, Ibrahim Kodra. Ismail Kadare është shkrimtar i shquar i letërsisë shqiptare me famë botërore. Me opusin letrar, që ka vlerë të lartë artistike, paraqet edhe imazhin e Kosovës. Kontributi i tij letrar kushtuar Kosovës është i shumë i çmuar.

Në saje të përkthimit të veprave letrare të tij në shumë gjuhë të botës, si edhe me tërë veprimtarinë e tërësishme si personalitet i rrallë i kulturës bashkëkohore shqiptare dhe evropiane, zë vend të merituar në historinë e letërsisë bashkëkohore. Për veprimtarinë letrare me vlerë të lartë artistike dhe për merita të jashtëzakonshme që ka dhënë ai në fushën e letërsisë, ka fituar shumë mirënjohje dhe shpërblime letrare. Ai është kandidat serioz dhe e ka merituar për të fituar Çmimin Nobel për Letërsi. / Memorie.al

———————-

Kumtesa: “L` image de Kosova dans les romans modernes d` Ismail Kadare”, është paraqitur në Konferencën Ndërkombëtare të AIESSE në Zagreb në vitin 2013, South-Estern, East-Central Europe, West in South-Eastern and East- Central Europe, Europe throughout History.

 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur operativi i Sigurimit iu afrua Shefqet Dobrës dhe i lexoi fletë-arrestin e firmosur nga Prokurori i Përgjithshëm, me akuzën; ‘agjitacion e propagandë’, ai...”/ Historia e panjohur e familjes Dobra nga Librazhdi

Next Post

“Edhe pse pas marrëveshjes Hrushov–Kenedi, njerëzimi mori frymë lirisht, Enver Hoxha qëndrimin e Hrushovit, e quajti ‘akt frikamani’, në ditarin e tij, ai shkruante...”/ Refleksionet e historianes së njohur

Artikuj të ngjashëm

“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Kadare ka përdorur edhe armën e artit për ndonjë koleg, madje i ka shndërruar në personazhe të koduar, që bartin tipare të atyre që e kishin zhgënjyer, si p.sh….”/ Ana e panjohur e shkrimtarit të famshëm

October 6, 2025
“Enver Hoxha i lodhur nga sëmundja, ka nevojë për Kadarenë, që t’u japë jetë kujtimeve të tij, por, në të njëjtën kohë ai, e sheh atë si një…”! / Refleksionet e shkrimtarit të njohur Sulejman Mato   
Art & Kulture

“Enver Hoxha i lodhur nga sëmundja, ka nevojë për Kadarenë, që t’u japë jetë kujtimeve të tij, por, në të njëjtën kohë ai, e sheh atë si një…”! / Refleksionet e shkrimtarit të njohur Sulejman Mato  

October 4, 2025
“Disa varre të vjetër, me krye-shkrime greqishte, na vërtetojnë se popullsisa serbe e Prizrenit, është në realitet, një popullsi shqiptare-rumune…”/ Reportazhi i panjohur i Mitrush Kutelit, në 1943-in
Art & Kulture

“Disa varre të vjetër, me krye-shkrime greqishte, na vërtetojnë se popullsisa serbe e Prizrenit, është në realitet, një popullsi shqiptare-rumune…”/ Reportazhi i panjohur i Mitrush Kutelit, në 1943-in

October 5, 2025
“Kur i thashë Kadaresë se; te libri im i ri, që sapo e kam mbaruar, ju kam paraqitur si personazh negativ, ai më pa dhe…”/ Dëshmia e shkrimtarit të njohur, për botimin kushtuar gjeniut të letrave shqipe   
Art & Kulture

“Kur i thashë Kadaresë se; te libri im i ri, që sapo e kam mbaruar, ju kam paraqitur si personazh negativ, ai më pa dhe…”/ Dëshmia e shkrimtarit të njohur, për botimin kushtuar gjeniut të letrave shqipe  

October 3, 2025
“Diktatura komuniste e Enver Hoxhës i hoqi nga dora penelin dhe i dha furçën e bojaxhiut, duke menduar se e çarmatosën, por ai…”/ Historia e panjohur e skenografit të Teatrit të Durrësit, Zef Ujka
Art & Kulture

“Diktatura komuniste e Enver Hoxhës i hoqi nga dora penelin dhe i dha furçën e bojaxhiut, duke menduar se e çarmatosën, por ai…”/ Historia e panjohur e skenografit të Teatrit të Durrësit, Zef Ujka

September 26, 2025
“Ditën, i vdekuri lihet në dhomën e grave, ku qahet e vajtohet, prandaj ka mbetur shprehja; ‘me e qa me llahinka’, kurse ‘Lugati’ i Selitës…”! / Ritet e panjohura të dasmave dhe vdekjeve, në familjet tironse
Art & Kulture

“Ditën, i vdekuri lihet në dhomën e grave, ku qahet e vajtohet, prandaj ka mbetur shprehja; ‘me e qa me llahinka’, kurse ‘Lugati’ i Selitës…”! / Ritet e panjohura të dasmave dhe vdekjeve, në familjet tironse

September 1, 2025
Next Post
“Edhe pse pas marrëveshjes Hrushov–Kenedi, njerëzimi mori frymë lirisht, Enver Hoxha qëndrimin e Hrushovit, e quajti ‘akt frikamani’, në ditarin e tij, ai shkruante…”/ Refleksionet e historianes së njohur

“Edhe pse pas marrëveshjes Hrushov–Kenedi, njerëzimi mori frymë lirisht, Enver Hoxha qëndrimin e Hrushovit, e quajti ‘akt frikamani’, në ditarin e tij, ai shkruante...”/ Refleksionet e historianes së njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme