• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, August 2, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Si i përjetoi protestat masive dhe pushkatimin e Çausheskut, stafi i ambasadës sonë në Bukuresht, ku unë…”/ Rrëfimi i rrallë i gazetarit Rezar Xhaxhiu

Dashnor Kaloçi

Pjesa e parë

Memorie.al/ publikon historinë e panjohur të protestave masive të popullit rumun në fundin e dhjetorit të vitit 1989, të cilat çuan në rrëzimin e udhëheqësit komunist, Nikolae Çaushesku, i cili e kishte qeverisur atë vend, që nga viti 1965, pas vdekjes së George Dezhit. Dëshmitë e rralla të gazetarit e moderatorit të njohur, Rezar Xhaxhiu, i cili nga viti 1987 e deri në marsin e 1991-it, shërbeu si atashe i Shtypit dhe Kulturës pranë asaj ambasade, që rrëfen ekskluzivisht për Memorie.al, duke bërë publike për herë të parë, se si i përjetoi stafi i asaj ambasade me në krye ambasadorin Pirro Vito, ngjarjet e bujshme të protestave masive të popullit rumun, ku për disa ditë me radhë, personeli i asaj selie diplomatike, u detyrua të armatosej dhe zuri pozicione në pjesë të ndryshme të asaj godine? Çfarë porosish merrnin ata nga Tirana zyrtare nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe si e kaluan momentin më të vështirë, kur ambasada shqiptare u rrethua nga tanket e Ushtrisë së komanduar nga gjeneralit Vasile Milea që ishin bashkuar me protestuesit, pas hapjes së lajmit se, diktatori rumun, Çaushesku, me gruan e tij, Helena, ishin strehuar në bodrumet e tunelet e asaj ambasade?!

“Më kujtohet që të gjithë familjarët e personelit të ambasadës sonë, ishin mbledhur së bashku dhe rrinin nëpër bodrumet e asaj godine, nën një pasiguri dhe panik real, të asaj se çfarë mund të ndodhte në orët në vijim! Ndërkohë, që ajo pjesë e familjeve tona që ishin strehuar, jashtë godinës së ambasadës, e përjetuan dyfish dhe më me frikë, betejën disa ditore në rrugët e Bukureshtit. Më kujtohet ime shoqe, të cilën e gjeja në çdo rast kur kthehesha nga ambasada, të tmerruar dhe të ngurtësuar nga paniku, frika, dhe pasiguria. Në atë kohë, ne kishim vajzën 6 muajshe, dhe shpesh i gjeja të dyja poshtë parvazit të dritares, për t’i shpëtuar plumbave që vinin ngado. Qëllohej nga çdo anë, dhe ata që ishin më të pabesë, ishin snajperët e USLA (Reparti Special Anti-Terror) i Securitates, që ishin vendosur në tarracat e pallateve, dhe godinave zyrtare. Por në shumë raste, nuk merrej vesh kush qëllonte?! Ishte e nesërmja e Krishtlindjeve, pra 25 dhjetor i vitit 1989, kur mësuam për arrestimin e Çausheskut. Ai u ndalua së bashku me gruan e tij, Elenën, nga një postbllok ushtrie në afërsi të Tirgovishtes. Gjatë këtij momenti, çifti presidencial Çaushesku, ishte drejtuar drejt një aeroporti, në tentativën për t’u arratisur nga Rumania, dhe për të kërkuar strehim politik në një vend mik me Rumaninë”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur shkoi mamaja me vëllain për t’i dërguar ushqimet babait në burg, një elbasanlli i tha; dajë, merr atë nusen, mos e bjer vërdallë këtu, se Dauti ka dhjetë ditë që…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

“Unë markoja Messin dhe flisja në italisht me të, i kërkova që në fund të ndeshjes të shkëmbenim fanellat, por ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-mbrojtësit kuqezi, që luajti kundër legjendës së Argjentinës

Kështu e kujton në mes të tjerash, gazetari dhe moderatori i njohur Rezar Xhaxhiu, ngjarjet e bujshme të ndodhura plot tre dekada më parë në Rumani, ku në fundin e dhjetorit të vitit 1989, për shkak të protestave masive të popullit rumun në kryeqytetin e vendit, Bukuresht, udhëheqësi komunist, Nikolae Çaushesku, së bashkë me gruan e tij, Helena, në tentativë për t’u larguar nga vendi, u ndaluan në një post-bllok në periferi të një qyteti të vogël në kufi me Hungarinë dhe më pas u ekzekutuan pas një gjyqi ‘blic’!

Zoti Xhaxhiu, cilat janë fillesat e arsimimit tuaj?

Unë kam mbaruar të mesmen diku nga viti 1979 në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë. Më pas studimet e larta i kreva në degën Gjuhë Letërsisë shqipe në Fakultetin Histori Filologji nga viti tetori i vitit 1980 deri në vitin korrikun e vitit 1984.

Cilët ishin disa nga pedagogët tuaj në Fakultetin e Gjuhë Letërsisë?

Kë të të kujtoj më parë? Për kë të flas, për të madhin, Shaban Demiraj, për poliglotin Fatmir Agalliu, apo për Ali Xhikun, për profesoreshën e mrekullueshme, Floresha Dadon, për Vehbi Balën, për Llambro Rucin, Rahmi Memushin, apo për tim atë, Muzafer Xhaxhiun, etj, etj.

Çfarë kujtimesh keni nga këta pedagogë?

Janë një grup profesorësh të katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë të cilëve, u falem edhe sot e kësaj dite. Pasi nëse jam ky që jam (por jo vetëm unë), mund të quhem me plot gojën një produkt i atij brezi te mrekullueshëm njerëzish dhe profesorësh të nderuar e të respektuar.

Kujtoni disa nga miqtë tuaj që studiuan në këtë fakultet?

Janë realisht shumë. Shiko, në atë brez studentesh dolën më pas mjaft poetë e krijues cilësorë. Do përmendja këtu: Teodor Kekon, Besa Myftiun, Rita Petron, Behar Gjokën, Eqerem Bramon, Shaban Sinanin, Vahid Hyzotin, etj. Ata më pas, shkëlqyen me penat e tyre, kush në poezi e kush në prozë, disa, në kritik letrare etj.

Pas përfundimit të studimeve dhe diplomimit, si ndodhi që u përfshitë në sektorin e diplomacisë? 

Në atë kohe doli e nevojshme që të ripërtërihej sistemi i diplomacisë, duke u furnizuar, me “gjak te ri”, pas një përzgjedhjeje që ishte bërë diku, pesë apo dhjetë vjet më parë nga radhët e klasës punëtore. Kështu që u krijua kursi i parë diplomatëve të ardhshëm, ku unë u përfshiva diku nga viti 1985.

Cilat ishin kriteret e kohës të cilat u përfshinin edhe ju në diplomaci?

Nuk kishte shumë kritere. Së pari duhej të ishe me biografi të pastër, më pas të ishe gjithashtu një student me rezultate relativisht të mira ose shume te mira, si dhe të kishe një qëndrim dhe një figurë të pastër morale e shoqërore. Patjetër që duhet dhe të ishe i martuar.

Nga cilat fakultete, do të përzgjidheshin këta studentë, të cilët do të vazhdonin më pas  diplomacinë?

Përzgjedhja bëhej kryesisht nga fakultetet e Shkencave Shoqërore, si Filologjiku, Shkencat Politike, Ekonomiku, nga degët e Historisë, Gjuhëve të Huaja etj.

A mund të kujtoni disa nga emrat e këtyre studentëve të cilët do të bëheshin diplomatë të ardhshëm?

Pse jo, janë shumë por po përmend disa, si: Kastriot Robo, Llesh Kola, Marko Bello, Arben Rama, Artur Kuko, Petraq Proko, Sokol Neçaj, etj.

Ju, theksuat pak më parë se i‘u nënshtruat një kursi për rregullat bazë të diplomacisë, ku  zhvillohej ky kurs?

Kursi zhvillohej sa në ambientet e Fakultetit te Filologjisë, aq edhe në ambientet e Ministrisë së Jashtme të asaj kohe.

Dhe sa persona bënin pjesë në këtë kurs?

Në kursin tonë të parë ishim diku tek 10 -12 studentë, të cilët ishin zgjedhur nga fakultetet që përmendëm më sipër.

A mund të kujtoni disa nga programet që do të zhvillonit në kursin e diplomacisë? 

Programet ishin të një game të gjerë, si: Politikë e Jashtme, Historia e Ballkanit, Historia e Evropës, por edhe Shkenca Politike, si dhe Historia e Partisë së Punës së Shqipërisë, sigurisht e parë në një prizëm tjetër. Kishte edhe orë e leksione më specifike, si Komunikimi, apo Protokolli Diplomatik.

 Çfarë trajtonin këto lëndë më specifikisht?

Këto lëndë për shembull, trajtonin mënyrën se si duhet të silleshe në një pritje darke, apo dreke zyrtare. Vendosja e njerëzve në tryeze, renditja e pjatave, pirunëve dhe çdo gjëje tjetër që kishte të bënte me protokollin diplomatik.

Cilët ishin disa nga eksponentët e lartë të MPJ të cilët, do ju jepnin juve këto leksione?

Leksionet i merrnim si nga pedagogë të Universitetit të Tiranës, ashtu edhe nga punonjës të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kujtoj që kishim si lektorë edhe zv/Ministra si: Sokrat Plaka, drejtorë drejtorish, si Piro Bita, Ksenofon Krisafi, apo dhe Jovan Andoni, që na jepte ‘Sjelljen dhe protokollin‘, një lëndë kjo shumë e dashur për ne (pasi ishte konkrete dhe e tepër e domosdoshme). Por si lektorë, kishte edhe shumë punonjës të tjerë të rangjeve të caktuara të Ministrisë së Jashtme të asaj periudhe.

Pas përfundimit të këtij kursi, në cilin sektor të Ministrisë së Punëve të Jashtme, do të caktoheshit ju? 

Unë, u caktova në Drejtorinë e Ballkanit si referent, ku punova disa muaj përpara se të merrja emërimin. Kjo ishte absolutisht një eksperiencë e mrekullueshme, të kishe kolegë si Mirosh Sako, Hasan Haxhia, Leonidha Mërtiri, etj., të cilët ishin punonjës dhe diplomatë karriere, por edhe njohës perfektë të rajonit, dhe të marrëdhënieve me fqinjët, sidomos me Jugosllavinë dhe Greqinë.

Kush u komunikoi emërimin tuaj në Rumani?

Ka qenë Shefi i Kuadrit të Ministrisë së Jashtme, Jani Polena. Ky ishte një aparatçik klasik, një punonjës tipik i administratës, nga ata që mund të punojnë në administratat e çdo lloj regjimi.

Dhe si e mbani mënd atë moment? 

Më kujtohet që duhet të ketë qenë fundi i vitit 1986, kur Polena, më thirri në zyrë dhe më komunikoi emërimin, duke më thënë se:‘Partia ka vendosur, që ti të shërbesh si diplomat në ambasadën tonë në Rumani, në postin e Sekretarit (atasheut) për Shtypin dhe Kulturën“.

Përse ju caktuan pikërisht në këtë vend?

Nuk arrij të them me saktësi se përse më caktuan në këtë vend. Por kjo mund të ketë ndodhur, ndoshta edhe nga fakti se kisha punuar disa muaj në Drejtorinë e Ballkanit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, që përfshinte në juridiksionin e saj edhe Rumaninë. Një tjetër arsye e mundshme mund të ishte dhe, fakti që isha dhe një njohës i mirë i gjuhës franceze dhe në atë periudhë, frëngjishtja kishte një shtrirje të madhe linguistike, në Rumaninë zyrtare, por dhe jo vetëm aty./Memorie.al

                                          Vijon në numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 28 Dhjetor

Next Post

“Kur Byroja Politike dhe e gjithë udhëheqja e lartë komuniste, morri pjesë në stërvitjen e madhe që…”/ Fotot që s’u publikuan kurrë

Artikuj të ngjashëm

“Kur Haxhi Gora, na komunikoi; ‘Kryesia e Kuvendit, s’ua fali jetën, sot në mesnatë, toga e pushkatarëve, do ekzekutojë vendimin për katër shokët tuaj’, ne…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
Intervista

“Kur shkoi mamaja me vëllain për t’i dërguar ushqimet babait në burg, një elbasanlli i tha; dajë, merr atë nusen, mos e bjer vërdallë këtu, se Dauti ka dhjetë ditë që…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

August 2, 2026
“Unë markoja Messin dhe flisja në italisht me të, i kërkova që në fund të ndeshjes të shkëmbenim fanellat, por ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-mbrojtësit kuqezi, që luajti kundër legjendës së Argjentinës
Intervista

“Unë markoja Messin dhe flisja në italisht me të, i kërkova që në fund të ndeshjes të shkëmbenim fanellat, por ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-mbrojtësit kuqezi, që luajti kundër legjendës së Argjentinës

July 26, 2026
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Intervista

“Qirjako Mihali, si drejtor i Thesarit, s’ pranonte të akordonte disa gr, flori për një dhëmb të Vaçe Zelës, e mbështetën edhe Mehmeti me Manushin, por u ngrita unë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-anëtarit të Byrosë Politike

July 16, 2026
“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit

July 12, 2026
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Intervista

“Më shumë përdornin burrat për të spiunuar dhe kur i arrestonin ata, gratë sigurisht që i merrnin, i torturonin, por edhe për t’i…”/ Dëshmia tronditëse e D.B., ish-e persekutuar politike

July 8, 2026
“Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë ku ka pasur më shumë hebrenj në fund të luftës, sesa kishte në fillim dhe kjo gjë ndodhi sepse shqiptarët, si në Kosovë dhe…”/ Dëshmia e prof. Moshe Landsman

July 2, 2026
Next Post
“Kur Byroja Politike dhe e gjithë udhëheqja e lartë komuniste, morri pjesë në stërvitjen e madhe që…”/ Fotot që s’u publikuan kurrë

“Kur Byroja Politike dhe e gjithë udhëheqja e lartë komuniste, morri pjesë në stërvitjen e madhe që…”/ Fotot që s’u publikuan kurrë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme