• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Si e liroi nga burgu Gjykata e Lartë, burrin që akuzohej se kishte hedhur në pus gruan e tij, për ta vrarë, pasi ajo…”?! / Dëshmia e profesorit të njohur të Mjekësisë – Ligjore, Dr. Spiro Çipi

“Si e liroi nga burgu Gjykata e Lartë, burrin që akuzohej se kishte hedhur në pus gruan e tij, për ta vrarë, pasi ajo…”?! / Dëshmia e profesorit të njohur të Mjekësisë – Ligjore, Dr. Spiro Çipi
“Babai im, Dr. Spiro Çipi, i diplomuar në Sorbonë një nga themeluesit e Mjekësisë Ligjore, vitet e para pas luftës, priste ta arrestonin nga çasti në çast, pasi infermierët…”/ Dëshmia e rrallë e profesorit të njohur
“Babai im, Dr. Spiro Çipi, i diplomuar në Sorbonë një nga themeluesit e Mjekësisë Ligjore, vitet e para pas luftës, priste ta arrestonin nga çasti në çast, pasi infermierët…”/ Dëshmia e rrallë e profesorit të njohur
“Si u zbulua autori i vrasjes së bariut në Krahës të Tepelenës në korrik ’79, i cili pasi e kishte goditur viktimën me sëpatë…”?! / Dëshmia e profesorit të njohur të Mjekësisë – Ligjore
“Si e liroi nga burgu Gjykata e Lartë, burrin që akuzohej se kishte hedhur në pus gruan e tij, për ta vrarë, pasi ajo…”?! / Dëshmia e profesorit të njohur të Mjekësisë – Ligjore, Dr. Spiro Çipi

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi

Pjesa e katërmbëdhjetë

                                     PROVA SHKENCORE TË VDEKJEVE MBRESËLËNËSE

                              (Persona publikë, viktima të diktaturës, ngjarje të tjera)

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

Memorie.al / Bardhyl Çipi, një nga specialistët më me përvojë në vendin tonë në fushën e Mjekësisë Ligjore dhe Bioetikës, mësimdhënies së tyre dhe përgatitjes së ekspertëve të rinj mjeko-ligjorë. Disa nga pacientët e tij, janë: viktima që u vranë në kufi për të shpëtuar nga diktatura komuniste, por i ndihmuar nga qeni i tij besnik, për zbulimin e kufomës së tij të fshehur, gruaja e internuar që vrau veten nga dëshpërimi, qytetarët e Kosovës të vrarë nga serbët, sepse kërkonin të jetonin të lirë, për të mos u poshtëruar dhe torturuar prej tyre, banorët që kanë jetuar 1500 vjet më parë në Shqipëri, profesori i universitetit të Tiranës i grabitur dhe i vrarë, etj. Një libër mbi vdekjen dhe provat shkencore për zbulimin e llojeve të ndryshme të saj: vrasje, vetëvrasje, të stimuluara dhe të detyruara nga regjimi komunist, vrasje dhe gjenocide ndaj Shqiptarëve nga fqinjët e tyre, kufoma të freskëta apo të dekompozuara dhe të skeletizuara. Dokumentet e vdekjeve të personave të shquar; Kenedit, Linkolnit, Napolonit, Leninit, Trockit, etj., dhe ngjarje të tjera të vdekjeve të njerëzve të zakonshëm. Njohuri mbi ndryshimet që ndodhin pas vdekjes dhe ekzaminimit të kufomave në botë dhe në vendin tonë, nga pikëpamja historike, etike, mjekoligjore, juridike. Disa nga librat e tij të fundit janë; “Manuali i Mjekësisë Ligjore” (2015), “Bioethics in Albania noëadays” (2016), “Tranzicioni shqiptar në lupën e mjekësisë ligjore” (2018), “Mjekësia Ligjore Kriminalistika” (2020).

                                               Vijon nga numri i kaluar

Antologjia e ekzaminimeve mjeko-ligjore të kufomave të ngjarjeve të ndryshme në vendin tonë

  • Rasti i simulimit të mbytjes në pus në vitin 1962 –

Ky është një prej rasteve të shumta të ekspertimeve mjekoligjore të kryera nga Dr. Spiro Çipi, mbi 60 vite më parë. Paraqitja e tij është përfshirë në këtë libër, pavarësisht që nuk është një rast vdekjeje të mirëfilltë, ai përbën një rast të veçantë të një simulimi të mbytjes në pus.

Në këtë çështje, një person i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë ndaj bashkëshortes së tij, ishte fajtor nga gjykata dhe i dënuar me 10 vjet heqje lirie.

Ngjarja

Ngjarja kishte ndodhur disa kohë më parë, para gjykimit, rreth orës 10.00 të mëngjesit të një dite me shi, kur bashkëshortja e këtij të pandehuri, është gjetur brenda në pusin e shtëpisë ku banon, në qytetin R., duke u mbajtur pas mureve të pusit dhe është nxjerrë prej andej, me ndihmën e burrit të saj, të vjehrrës dhe vjehrrit.

Por menjëherë ajo ka akuzuar të shoqin, si autor të hedhjes në pus me përdhuni, bile, duke e futur atje brenda me kokë poshtë, me qëllim për ta mbytur. Si motiv për një vepër të tillë, ajo ka pretenduar se kanë qenë grindjet që ka pasur me të shoqin, për shkak se ai nuk e donte dhe kërkonte që ai të pranonte ndarjen.

Në fakt, nga hetimet del se i pandehuri, mbas martesës së tij me gruan akuzuese, ka pas marrë dhe një grua të dytë, pa zgjidhur martesën e parë dhe me të dy gratë ka bërë mjaft fëmijë.

Që prej pesë vitesh, ai nuk kish më marrëdhënie me gruan e dytë dhe jetonte me gruan e parë, në shtëpinë e prindërve të tij. Në kohët e fundit, për shkak grindjesh të vazhdueshme, ai rrinte vetëm në një dhomë të shtëpisë, i veçuar prej gruas dhe fëmijëve.

Pavarësisht nga këto rrethana, të cilat në përgjithësi i ka pranuar edhe vetë i pandehuri, ai që në fillim, e ka mohuar kategorikisht që ta ketë hedhur të shoqen në pus, duke deklaruar se ajo është futur vetë atje dhe se përkundrazi, ai ka ndihmuar për nxjerrjen e saj nga pusi.

Ekzaminimi i të dëmtuarës

Në ekzaminimin mjeko-ligjor të të dëmtuarës menjëherë pas ngjarjes, u konstatua se ajo kishte kryesisht vetëm disa dërmishje në pjesën e anshme të parakrahut të djathtë, nën bërryl, në vithen e djathtë, nën spina iliaca anterior superior (pjesa anësore më e dalë e kockave të legenit), si dhe në kërcirin e djathtë nën gju.

Këqyrja e pusit

Ndërsa në këqyrjen e pusit të kësaj ngjarje, rezulton se ai ka qenë i veshur me mur prej gurësh, të mbuluar nga një shtresë e madhe myshku. Gryka e pusit me diametër 0.8 m., ka një lartësi nga toka prej 0.8 m.; distanca nga gryka e pusit, gjer në sipërfaqen e ujit, është 3 m.; thellësia e ujit 3.45 m.; thellësia komplete e pusit – 6.45 m.; diametri i fundit të pusit, është 0.60 – 0.65 m., pra, një gjerësi më e vogël se në grykë.

Gjithashtu, në faqen e brendshme të mureve të pusit afër grykës, ndodhen dy ganxha metalike. Në këqyrjen e mureve të pusit, ka një dëmtim të myshkut në distancë 1.12 m., poshtë grykës, si dhe dëmtime në 4 vende të tjera, në distanca nga 1 – 1.6 m., nga gryka e pusit.

Dëmtime të tjera të myshkut të mureve të pusit mbi ujë dhe nën ujë, nuk ka pasur, por janë parë copa të vogla prej këtij myshku, që notonin mbi ujin e pusit.

Në vazhdim të hetimeve, personi i akuzuar është marrë i pandehur nga prokuroria dhe më pas, i shpallur fajtor nga gjykata, ai është dënuar.

Por pas ankimit të tij, çështja është shqyrtuar nga Gjykata e Lartë, e cila ka kërkuar kryerjen e ri-ekspertimit të kësaj çështje, gjë që u krye nga ana jonë (Dr. Spiro Çipi).

Analiza mjekoligjore, kriminalistike, psikologjike dhe psikike

Po t’i bëjmë një analizë të hollësishme mjeko-ligjore dhe kriminalistike të gjitha të dhënave të këtij rasti, në lidhje me versionin e tentativës së vrasjes, që ngre e shoqja e të pandehurit, rezulton se ajo nuk shkonte aspak mirë me të shoqin dhe duke marrë parasysh rëndësinë e grindjeve të tyre të gjata, mund të besohet apriori, që burri të ketë tentuar të zhdukë gruan duke e hedhur në pus.

Por për këtë version, rrethanat e ngjarjes nuk paraqiten me karakter plotësisht bindës për këto arsye:

– Nga pikëpamja psikologjike, mund të thuhet se personi që dyshohet për një akt kaq të rëndë, sado i degraduar fizikisht dhe moralisht që mund të ketë qenë, në rast se kish marrë vendimin të vepronte, do të kish pasur mundësi të përgatitej më mirë për qëllimin e tij dhe jo të rrezikohej aq shumë, duke sulmuar gruan e vet në mes të ditës, në një lagje të brendshme të qytetit, në shtëpinë e tij, ku ndodheshin në atë kohë i ati, e ëma dhe një vajzë e tij, mjaft e rritur.

Në të kundërtën, këto kondita do t’i përshtateshin më mirë versionit tjetër, të invokuar nga i pandehuri, që e bën më të pranueshme futjen në pus të të dëmtuarës, nga ajo vetë, dhe në një rast të tillë, nuk është e vështirë të gjenden arsyet që mund të ketë pasur e dëmtuara, për një simulim kaq të bujshëm.

– Edhe nga ana psikike, në versionin e sulmit, nuk janë vërtetuar reagimet e zakonshme të një viktime, sado fizikisht më e dobët që mund të ketë qenë, në krahasim me agresorin.

Në kundërshtim me sa ndodh përgjithësisht në praktikë, e dëmtuara si një e sulmuar që pretendon të ketë qenë, duhej të kish bërë një farë rezistence, duke u përleshur me zhurmë ose, të paktën duke thirrur fort për ndihmë dhe jo të lihej, që të shtihej lehtë në pus, pa asnjë ndeshje, siç thotë vetë ajo, dhe pastaj të priste që pasi të delte mbi ujë, të bërtiste që brenda në pus, por edhe këtë here, jo kaq për t’u lutur, që ta nxjerrin sa më parë, por më tepër për të porositur me ndërgjegje të qartë dhe pa ndonjë tronditje, që të lajmërojnë fqinjët, për ta parë në atë gjendje!

Por edhe aspekti dinamik i ngjarjes së gjykuar, si mbas versionit të të dëmtuarës, len vend për të dyshuar, po të kihen parasysh këto vërejtje:

– Në një pus që ka grykën e tij me gjerësi 80 cm., dhe që në fundin e tij, është vetëm 60-65 cm., ku uji ka një thellësi 2-3 metra, sikur një person i rritur, qoftë edhe një grua, me konstitucion fizik jo shumë të zhvilluar, me gjatësi trupore prej 1.60 m., siç ishte gruaja akuzuese, sikur një person i tillë, të hidhej në pus me kokën poshtë, ai duke rënë në ujë, nuk do të kish se si të bënte kthesën, në hapësirën e kufizuar të pusit, për të dalë me kokën sipër, sikundër tregon e dëmtuara.

Në shfaqjen e këtij mendimi kategorik, janë marrë për bazë edhe mendimet e mjeshtërve të notit, të konsultuar posaçërisht, po kështu edhe të ekspertit hidrodinamik, të kësaj çështjeje.

– Për arsyet e mësipërme, pra, përjashtohet mundësia që e dëmtuara të jetë hedhur në pus, me kokën poshtë. Por edhe sikur të mendohej për një çast si e mundshme, kthesa e trupit në këtë pus, mbas një rënieje në këtë mënyrë, atëhere viktima me shumë probabilitet, do të kish pësuar tronditje, si dhe dëmtime trupore me karakter më të rëndë dhe me vendosje të ndryshme nga ato të lezioneve, të konstatuara te kjo e dëmtuar.

– Pikërisht karakteristikat e këtyre dëmtimeve, në bazë të vendosjes së tyre në një anë të trupit (në parakrahun e djathtë, në vithen e djathtë dhe kërcirin e djathtë), këto karakteristika, flasin për një mundësi shumë të madhe shkaktimi dëmtimesh të tilla, me mjete mbretëse, siç janë muret me gurë të pusit, në një trup që vjen në kontakt me objekte të tilla, i drejtuar nga lartë poshtë, me kokën sipër dhe këmbët poshtë.

Duke hyrë tani në terrenin kryesisht mjeko-ligjor dhe kriminalistik të çështjes, hasen vështirësi të tjera edhe më të mëdha, për ta bërë të besueshëm versionin e të dëmtuarës: jo vetëm për variantin origjinal të hedhjes me kokë poshtë, por edhe variantin e dytë me këmbët poshtë.

Myshku mjaft i zhvilluar që mbulonte muret e pusit, është gjetur i gërvishtur dhe i shkelur në disa vende të anëve të pusit, në lartësi të ndryshme, nga një metër, gjer në 1.60 m., që nga gryka e pusit.

Në pjesët e tjera të mureve, më poshtë gjer në sipërfaqen e ujit, d.m.th. që nga distanca 1.60 m. nga gryka e pusit gjer në distancën prej 3 m., që ka qenë distanca nga gryka, gjer në sipërfaqen e ujit, nuk janë parë dëmtime analoge të myshkut ose, ndryshime të ndonjë lloji tjetër.

Duke qenë kështu del pyetja: Në rast se e dëmtuara do të ish zhytur në ujë dhe do të kish mundur në një mënyrë ose tjetër, të delte mbi uji, pa humbur ndërgjegjen dhe në gjendje për t’u kapur pas mureve të pusit, a nuk do të kish shkaktuar me duar dhe sidomos me këmbë, dëmtime në anët e mureve me gurë edhe në pjesët e poshtme të sipërfaqeve të tyre, dëmtime të ngjashme, në mos më të theksuara, me gërvishtjet dhe shkeljet e myshkut, që janë parë në pjesët e sipërme të këtyre mureve?! Përgjigja është e vetëkuptueshme.

Lezionet që kish pësuar e dëmtuara, sikundër janë përmendur më sipër, duhet theksuar se kanë qenë të pakta në numër dhe të lehta, në qoftë se konsiderohen si rezultat i një rrëzimi të vërtetë të trupit, në një pus të zakonshëm.

Në të tilla raste mund të thuhet, pa qenë nevoja për llogaritje matematike të komplikuara, se gjatë rënies në pus të një personi me peshë mesatare, nga një lartësi mjaft e madhe, goditjet e trupit pas mureve të pusit, që ndodhin pothuajse gjithmonë në mënyrë të pa evitueshme, pa numëruar dhe goditjen tjetër, në fundin e pusit, të mundshme ose jo në rastin konkret, goditje të kësaj natyre, shkaktojnë zakonisht tronditje mjaft të mëdha dhe lezione të shumta e mjaft të rënda.

Duke vazhduar në këtë drejtim me arsyetimin me anë eliminimi, mund të arrihet në përfundimin që; e dëmtuara të mos ketë rënë në asnjë mënyrë, qoftë në pus brenda, në ujë. Por atëhere, në qoftë se pranohet një gjykim e tillë, si mund të shpjegohen faktet, që e dëmtuara është parë brenda pusit, duke u mbajtur pas mureve dhe që teshat e saj janë gjetur të lagura, etj.?!

Përsa i përket lagies së teshave, ajo mund të shpjegohet edhe nga moti i keq me shi, në kohën e ngjarjes. Në fakt, versioni më i mundshëm, në bazë të dëmtimeve të lehta trupore dhe karakteristikat e gjurmëve në myshkun e mureve të pusit, është që; e dëmtuara mund të jetë futur vetë pjesërisht në pus, duke zgjatur trupin me kujdes anës mureve, e mbajtur sipër me duar, mbas grykës së pusit ose, ganxhave metalike dhe poshtë me këmbë, duke shkaktuar gërvishtje dhe shkelje mbi myshkun e gurëve të dala të mureve, siç janë vërtetuar në fakt, jo më poshtë se sa mund të arrinin këmbët e saj, në kohën kur trupi qëndronte kështu, jo larg grykës së pusit.

Duke krijuar në këtë mënyrë një situatë alarmonjëse të rreme, autorja, pasi është siguruar brenda pusit dhe kur është parë nga i shoqi, ka filluar atëhere, vetëm të bërtasë. Duke qëndruar kështu e pa tronditur nga lezionet e lehta, të pësuara gjatë “zbritjes” së saj drejt pusit, ajo ka mundur të presë deri diku, duke refuzuar për një kohë ndihmën që i ofrohej, me shpresë që ta shikonin ashtu siç ndodhej, edhe fqinjët e lajmëruar.

Po të pranohej një gjykim i tillë, nuk është nevoja të insistohet më tepër, për të arritur në mendimin me probabilitet mjaft të madh, që e dëmtuara, për arsyet e saja të njohura, ta ketë trilluar vetë ngjarjen.

Në përfundim të shqyrtimit mjeko-ligjor dhe kriminalistik të kësaj çështjeje, u arrit në përfundimin se; kjo shtetase  është dëmtuar lehtë nga kontakti i saj me muret e pusit gjatë zbritjes së saj atje dhe jo nga rënia e saj në pus me kokë, ose këmbët poshtë.

Pra, nga të gjitha të dhënat dhe argumentet e paraqitura më lart të kësaj ngjarjeje, mund të jepet mendimi, për mundësinë mjaft të madhe të një trillimi të krejt ngjarjes, nga ana e vetë të dëmtuarës, me qëllim të paracaktuar.

Pas shqyrtimit nga Gjykata të këtij akti të ekspertimit mjeko-ligjor dhe kriminalistik, ajo e shpalli të pafajshëm qytetarin S.K. dhe dënoi të shoqen e tij, për kallëzim të rremë. Memorie.al

                                                              Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në qeli, m’u vërsulën si të tërbuar pesë policë, sepse u shava Enver Hoxhën dhe njërin e kafshova, pasi më vuri këmbën në...”/ Dëshmia e rrallë e Laura Keçit nga Shkodra, që u arrestua kur ishte 16 vjeçe

Next Post

“Pasi më njoftuan se im vëlla kishte vdekur dhe unë u kërkova që të merrja trupin e tij për ta varrosur, ata më thanë se, ai nuk kishte mbaruar...” / Historia e trishtë e “kulakut” nga Butka e Kolonjës, në vitin 1972

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Pasi më njoftuan se im vëlla kishte vdekur dhe unë u kërkova që të merrja trupin e tij për ta varrosur, ata më thanë se, ai nuk kishte mbaruar…” / Historia e trishtë e “kulakut” nga Butka e Kolonjës, në vitin 1972

“Pasi më njoftuan se im vëlla kishte vdekur dhe unë u kërkova që të merrja trupin e tij për ta varrosur, ata më thanë se, ai nuk kishte mbaruar...” / Historia e trishtë e “kulakut” nga Butka e Kolonjës, në vitin 1972

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!