• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, September 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Si dështoi koncensioni për fabrikën e birrës “Kakarriqi” në Shkodër në 1929-ën, nga konkurrenca e “Birra Korça”, ndonëse tre vëllezërit shkodranë, tentuan qendrën financiare të botës ‘London Stock Exchange’?!

Dervish Hima, Mark Kakarriqi (në këmbë), Faik Konica, Tefë Curani, Fan Noli, Masar bej Toptani, Hilë Mosi
Si dështoi koncensioni për fabrikën e birrës “Kakarriqi” në Shkodër në 1929-ën, nga konkurrenca e “Birra Korça”, ndonëse tre vëllezërit shkodranë, tentuan qendrën financiare të botës ‘London Stock Exchange’?!
Si dështoi koncensioni për fabrikën e birrës “Kakarriqi” në Shkodër në 1929-ën, nga konkurrenca e “Birra Korça”, ndonëse tre vëllezërit shkodranë, tentuan qendrën financiare të botës ‘London Stock Exchange’?!
Si dështoi koncensioni për fabrikën e birrës “Kakarriqi” në Shkodër në 1929-ën, nga konkurrenca e “Birra Korça”, ndonëse tre vëllezërit shkodranë, tentuan qendrën financiare të botës ‘London Stock Exchange’?!

Nga Kreshnik Kuçaj

Memorie.al / Edhe pse kishte disa vite që kishte nisur ndërtimi i një modeli ekonomik, të ngjashëm me atë të perëndimit, në vitet ’20 – ’30-të,  nuk kanë munguar përpjekjet e ndryshme nga ana e tregtarëve shqiptarë, që të ndërmerrnin lëvizje të guximshme financiare e, nganjëherë edhe të komplikuara, nëse mbahet parasysh konteksti kohor dhe stadi zhvillimor i vendit. Në fundin e viteve ’20-të, nevoja për financim, do t’i bënte disa tregtarë shqiptarë, që për të shpëtuar kompaninë e tyre, të arrinin deri aty, sa ta listonin në qendrën financiare të botës, në “London Stock Exchange”.

Gjithçka lidhet me projektin e ndërtimit të një fabrike birre në Shkodër. Sipërmarrja duket si aventurë edhe për ditët e sotme, megjithatë në fundin e viteve ’20-të, u lëvizën të gjithë “gurët”; politikë, financiarë e diplomatikë me qëllim që kjo sipërmarrje, të finalizohej. Gjithçka lidhet me koncesionin e parë të fabrikës së birrës, 2 vite para se të miratohej koncesioni i fabrikës së birrës “Korça” (1928).

Vëllezërit Kakarriqi dhe lidhja e tyre me kryeqytetin botëror të birrës

Gjithashtu mund të lexoni

“Nga infeksioni i rëndë në maternitetin e Tiranës u prekën 67 fëmijë nga 411 të lindur, ku 27 prej tyre vdiqën si pasojë e…”/ Zbulohet dokumenti me ngjarjen e që tronditi kryeqytetin në tetor 1972

“Gjatë darkës në ambasadën jugosllave, Omer Nishani kritikoi hapur Enver Hoxhën. se punët po shkonin keq me rindërtimin e vendit, kurse Enveri nuk lëviz nga zyra dhe…”/ Dokumentet sekrete të britanikëve

Parlamenti shqiptar votoi me 26 dhjetor të vitit 1926, koncesionin për ngritjen e një fabrike birre në Shkodër. Kompania ishte planifikuar fillimisht të emërtohej “Birra Kakarriqi”, në emër edhe të përfituesve me të njëjtin mbiemër. Mark Kakarriqi dhe vëllai i tij Tush Kakarriqi, ishin përfituesit e koncesionit. Vëllezërit Kakarriqi në atë kohë ishin biznesmenë të njohur në Shkodër dhe kishin aktivitet ekonomik, në shumë sektorë.

Më i njohuri ndër ta, ishte Mark Kakarriqi, ekonomist i aktivizuar gjithashtu në shtypin e kohës, në debatin për zhvillimin e vendit por, dhe me një kontribut të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare.

Kakarriqi bashkëpunonte me investitorë britanikë por, interesi strategjik i këtyre të fundit në Shqipërinë e atyre viteve, do të ndryshonte për shumë arsye e, si rrjedhojë, do të reflektohej edhe te projektet që ishin në letër.

Ndërkohë, vëllai tjetër, Tush Kakarriqi kishte një eksperiencë të gjatë në fushën e prodhimit të birrës, si rrjedhojë e bashkëpunimit që ai kishte pasur me kompanitë më të mëdha të birrës në Gjermani. Duhet kujtuar fakti se deri në krijimin e fabrikës së birrës, e gjithë birra importohej nga jashtë, edhe pse mund të kishte ndonjë punishte të vogël, për konsum minimal.

Tush Kakarriqi, kishte kryer edhe një shkollë të posaçme teknike në Mynih të Gjermanisë, ku ishin fabrikat më të njohura të birrës, duke e bërë atë personin më të kualifikuar për të drejtuar prodhimin e birrës në fabrikë.

Projekti për fabrikën e parë

Koncesioni i dhënë për fabrikën e birrës “Kakarriqi”, parashikonte kushte lehtësuese dhe një serë stimujsh fiskale, që do të mundësonin që kompania të dilte me fitim, në një treg si Shqipëria. Referuar marrëveshjes, koncesionari detyrohej të fillonte fabrikimin e birrës, brenda 18 muajve nga data e shpalljes së koncesionit.

Marrëveshja parashikonte përjashtimin nga tagri doganor e taksa të tjera, për të gjitha materialet e makineritë për ngritjen e fabrikës. Qeveria, për të ruajtur këtë industri, nga konkurrenca e jashtme, angazhohej të vinte një taksë të posaçme mbi birrën që importohej.

Ndërkohë, koncesionari detyrohej t’i paguante shtetit një taksë prej 2.75 franga ari, për çdo hektolitër birrë të prodhuar. Eksportimi i birrës do të lejohej, kur koncesionari të kishte plotësuar sasinë e kërkuar për konsumin e vendit.

Pas një viti, do të formohej një shoqëri anonime, me emrin “Birra Kakarriqi Shkodër”, me një kapital prej 750 mijë franga ari. Po ashtu, u hartua edhe statuti i shoqërisë, që u dekretua me 1 mars 1928.

Për arsye të ndryshme, shoqëria kërkoi disa herë zgjatje të afatit, që në fakt iu akorduar nga qeveria. Zgjatjet e afatit u bënë deri me 26 janar 1931, por sërish nuk u arrit ngritja e fabrikës dhe vënia në funksion e saj.

Haxhi Shkoza, tregon se vitin 1930, “punimet për ngritjen e një fabrike madhështore në Shkodër, filluan me një entuziasëm shembullor , përparuan mjaft, por mjerisht, mbas pak kohe, ato u pezulluan dhe për tash, duket i humbur gjithë ai kapital i derdhur për atë qëllim”.

Ngritja e kësaj fabrike, ishte e lidhur edhe me “fatin” e një fabrike tjetër, “Birrës Korça”. Kjo e fundit ishte një koncesion që iu dha një shqiptari dhe një italiani, për një afat 25 vjeçar. Në rast se do të ngrihej dhe vihej në funksion “Birra Kakarriqi” në Shkodër, atëhere “Birra Korça” do të përfitonte automatikisht një zgjatje me 10 vite, të afatit të koncesionit.

Përpjekja për listim në bursën e Londrës

Por elementi më interesant, është se pas dështimit të parë, kompania e birrës e Shkodrës, tentoi të bëjë një lëvizje të madhe financiare, që jo vetëm synonte ta bënte funksionale këtë fabrikë, por edhe të arrinte deri aty, sa të listohej në bursën e Londrës, ‘London Stock Exchange’.

Pas dështimit të parë të ngritjes së fabrikës, vëllezërit Kakarriqi tentojnë të angazhojnë kapital britanik, për funksionimin e saj. Në këtë mënyrë, ata themelojnë një kompani që merrte të drejtat, mbi koncesionin 99 vjeçar të fabrikës.

Kompania e re e krijuar u emërtua “Albanian National Breëery”. Kjo kompani parashikonte të niste prodhimin me 31 dhjetor të vitit 1929, tre vite nga marrja e koncesionit. Koncesioni i lejonte kompanisë, që të eksportonte në vende të tjera birrën që do të prodhonte, mbi nevojën e konsumit të vendit, me zero taksa.

Në kohën e dhënies së koncesionit, e gjithë birra që konsumohej në Shqipëri, vinte nga jashtë. Vlerësimet paraprake flisnin për një nivel importi, që varionte nga 52 mijë, deri në 60 mijë hektolitra.

Në këto kushte, parashikohej që veç prodhimit për tregun vendas, fabrika të prodhonte edhe për eksport.

“Pozicioni gjeografik i fabrikës, do ta vendosë atë në një vend të favorshëm për të plotësuar kërkesën për birrë në Egjipt, Greqi, Palestinë dhe në Gjirin verior afrikan. Lehtësitë e transportit detar, do ta vendosin kompaninë në një pozicion të favorshëm, për të transportuar birrën me çmime të ulëta dhe parashikimet janë që në këtë mënyrë, të sigurohen fitime të mëdha” shkruhej në dokumentet e kompanisë së themeluar në Londër.

Kompania parashikohej që të merrte në zotërim një sipërfaqe prej 12 mijë metrash katrorë, në zonën e Shkodrës, që konsiderohej si një pikë strategjike, për transportin detar që do t’i bëhej birrës që prodhohej. Po ashtu, kjo zonë mundësonte akses në ujë të pijshëm, që kimikisht konsiderohej nga ekspertët, se ishte i ngjashëm me ujin që përdorej për prodhimin e birrës në Mynih të Gjermanisë, ku birra ishte e famshme.

Projekti i mobilizimit të investimit britanik parashikonte angazhimin e një kompanie tjetër, që kishte modeluar e rimodeluar 250 fabrika birre në Angli dhe në vende të tjera.

Parashikohej që fabrika të krijonte depot e saj në portet e Shkodrës, Durrësit dhe Shëngjinit dhe depo në qytetet kryesore, si; Tiranë, Shijak, Krujë, Kavajë, Durrës, Elbasan, Përmet, Berat, Gjirokastër, Lushnje, Vlorë, Sarandë, Korçë dhe Pogradec. Në këto qytete, transporti do të bëhej nga karroca me motor. Ndërkohë, parashikohej që në qytetet e mëdha, të ngriheshin punishte shishesh me qëllim konsumin final në popullatë.

Një “Sir britanik” për drejtimin e kompanisë

Si drejtor i kompanisë, ishte propozuar ish-ambasadori shumë i famshëm i Britanisë në Shqipëri, Harry Eyres. “Ai është mik personal i Mbretit të Shqipërisë dhe respektohet universalisht në vend dhe ka një njohje të mirë të vendit dhe të traditave lokale”, shkruhet në dokumentin e themelimit të kompanisë.

Po ashtu parashikohej, që Mark Kakarriqi, themelues dhe përfitues i koncesionit, të shërbente si drejtor menaxhimi. Vetëm nga shitja në tregun lokal, llogaritej se kompania do të kishte të ardhura jo më pak se 94 mijë paund.

Aplikimet për aksione në kompaninë e birrës, duhej të bëheshin ‘Lloyd Bank’ në Londër, ndërsa zyra e regjistruar e kompanisë, parashikohej të ishte në Angli. Kapitali i kompanisë parashikohej të ishte 400 mijë paund dhe kompania do të kishte 800 mijë aksione të zakonshme.

Kompania parashikohej të listohej në ‘London Stock Exchange’ ndërkohë që ishin kontraktuar edhe katër kompani të njohura për brokerim, dy me bazë në Londër, një në Liverpul dhe një në Mançester. ‘Baily, Mercer Karo’, ‘Charlesëorth Bennett & Co’, ‘Chrichton Bros & Toënley’ dhe ‘Halliday & Teasdale’.

Në fakt, ”London Stock Exchange”, ra në shtator të vitit 1929, sëbashku me Ëall Street, duke sinjalizuar nisjen e atij që njihet si “Depresioni i Madh”.

Zhvillimet e mëvonshme do të bënin që projekti të mos finalizohej as këtë herë dhe kompania, të mos mblidhte dot kapitalin e kërkuar. Pas këtij dështimi, kompania u përfshi në një serë gjyqesh, të cilat do të vazhdonin edhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, kjo kompani mund të konsiderohet si një ndër kompanitë e para shqiptare, që tentoi të listohej në një prej bursave më të famshme të botës, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë moderne financiare të Shqipërisë. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi lexoi emrat, oficeri madhor na tha; nga ky moment, jeni të lirë të shkoni ku të doni, brenda Shqipërisë, por një porosi e kam për ju; mos u merrni me...”/ Kujtimet e Simon Mirakaj, për lirimin nga internimi, më 4 korrik ‘89

Next Post

“Pasi u vumë shumë në vështirësi, i mora leje kryeministrit, z. Fatos Nano dhe i thashë kryeministrit Berluskoni, të ndalojë fjalimin e tij, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e ish-shefit të Protokollit të Shtetit

Artikuj të ngjashëm

“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Nga infeksioni i rëndë në maternitetin e Tiranës u prekën 67 fëmijë nga 411 të lindur, ku 27 prej tyre vdiqën si pasojë e…”/ Zbulohet dokumenti me ngjarjen e që tronditi kryeqytetin në tetor 1972

September 12, 2026
“Gjatë darkës në ambasadën jugosllave, Omer Nishani kritikoi hapur Enver Hoxhën. se punët po shkonin keq me rindërtimin e vendit, kurse Enveri nuk lëviz nga zyra dhe…”/ Dokumentet sekrete të britanikëve
Dossier

“Gjatë darkës në ambasadën jugosllave, Omer Nishani kritikoi hapur Enver Hoxhën. se punët po shkonin keq me rindërtimin e vendit, kurse Enveri nuk lëviz nga zyra dhe…”/ Dokumentet sekrete të britanikëve

September 12, 2026
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së

September 12, 2026
“Gerold von Braunmühl u habit që pala shqiptare harxhonte kaq shumë para për t’u dukur si vend gjoja i begatë evropian, kur jetesa në Shqipëri, ngjante më shumë me Afrikën…”/ Dëshmia e rrallë e Robert Elsie

September 11, 2026
“Qeveria ndalon bluxhinset, drogat, çamçakizat dhe seksin para martese, Ramiz Alia, pasuesi i Hoxhës, duket më pragmatik, ka fjalë se ish-kryeministri Shehu është vrarë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 10, 2026
“Mes mbështetësve të kësaj lëvizjeje ishte edhe Enver Hoxha, i cili duke qenë i varfër, është mbajtur financiarisht kur ishte në Paris nga Said Kryeziu…”/ Raporti sekret i ushtarakut britanik

“Pasi u vumë shumë në vështirësi, i mora leje kryeministrit, z. Fatos Nano dhe i thashë kryeministrit Berluskoni, të ndalojë fjalimin e tij, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-shefit të Protokollit të Shtetit

“Pasi u vumë shumë në vështirësi, i mora leje kryeministrit, z. Fatos Nano dhe i thashë kryeministrit Berluskoni, të ndalojë fjalimin e tij, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e ish-shefit të Protokollit të Shtetit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme