• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, April 9, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shteti shqiptar harxhoi 2.5 milion Euro në vitin 2002, për ndërtesën e ambasadës shqiptare në Athinë, kur 6.3 km. më larg, në rrugën ‘Vasilisis Sofias’…”/ Historia e pronave shqiptare të grabitura nga Greqia

“Shteti shqiptar harxhoi 2.5 milion Euro në vitin 2002, për ndërtesën e ambasadës shqiptare në Athinë, kur 6.3 km. më larg, në rrugën ‘Vasilisis Sofias’…”/ Historia e pronave shqiptare të grabitura nga Greqia
“Shteti shqiptar harxhoi 2.5 milion Euro në vitin 2002, për ndërtesën e ambasadës shqiptare në Athinë, kur 6.3 km. më larg, në rrugën ‘Vasilisis Sofias’…”/ Historia e pronave shqiptare të grabitura nga Greqia
“Për shkollat shqipe në Filat, u caktua si përgjegjës Qamil Efendiu, por atij i dolën shumë pengesa nga autoritetet qeveritare, pasi…”/ Historia e panjohur e mësuesve të gjuhës shqipe në Çamëri
Para fillimit të luftës italo-greke, qeveria e Metaksait internoi mijera burra dhe djem çamë në ishujt e Egjeut, ku atje ata…/Ana e panjohur e trajtimit të popullsisë çame në Greqi
“Më 12 gusht 1940, Ciano dhe Musolini u takuan në Romë me Sebastiano Visconti Prasca, komandant i trupave në Shqipëri, duke e urdhëruar që…”/ Ana e panjohur e luftës italo-greke dhe roli i Shqipërisë!
“Më 12 gusht 1940, Ciano dhe Musolini u takuan në Romë me Sebastiano Visconti Prasca, komandant i trupave në Shqipëri, duke e urdhëruar që…”/ Ana e panjohur e luftës italo-greke dhe roli i Shqipërisë!

Memorie.al / Në vitin 1947, Italia e Greqia nënshkruan traktatin e miqësisë në të cilin Greqia e Madhe nuk e njihte më Italinë si vend armik. Marrëdhëniet e tyre ekonomike nisën në 4 Maj 1955. Projekti i Lidhjes Entente për të krijuar Federatën Komuniste Ballkanike, duke tretur Shqipërinë në Jugosllavi u prish në vitin 1948. Dhe meqenëse përfundimi i Luftës civile (ndërkombëtare) në Greqi dukej qartë, në 13 maj 1949, botohet në gazetën qeveritare greke Ligji i Miratuar 1138/1949. Ai kushtëzonte që nëse një vend do quhej jo armik, duhej të miratohej një ligj i ri i nga qeveria dhe Mbreti, dhe të botohej në gazetën qeveritare.

Shqipëria nën regjimin sllavo-komunist ishte vend i mbyllur dhe me Greqinë e Madhe nuk do kishte deri në 7 maj 1971, as marrëdhënie diplomatike. Domethënë, qëllimisht, arvanitët myslimanë të dëbuar ishin të penguar të ktheheshin në shtëpitë e tyre dhe kërcitjet e pasurive të tundshme e të patundshme të kthyera në Greqi të Madhe, nuk kishte vesh politik që ta dëgjonte. Në fund të vitit 1952, kishin mbetur 18.622 arvanitas myslimanë të dëbuar nga Çamëria në Shqipëri, që akoma kishin statusin e refugjatit me nënshtetësi greke.

Ligji Nr. 1654 i datës 19 prill 1953 i shtetit shqiptar nën regjimin sllavo-komunist, u dha atyre shtetësinë shqiptare me detyrim, pa përjashtim, dhe me dijeni se Greqia nuk ua kishte hequr nënshtetësinë. Domethënë atyre u mbulohej me detyrim në mënyrë të njëanshme shtetësia greke dhe njëkohësisht ata bëheshin “qytetarë armiq”, sipas Ligjit grek 2636/1940.

Po sipas porosisë për t’i tretur e shkëputur nga origjina, qeveria sllavo-komuniste në Shqipëri, ndërmori në vitet 1946-1973, një fushatë propagande, burgosjesh, internimesh, pushkatimesh e degdisjesh familjare kundër arvanitasve myslimanë të dëbuar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Për rrethin e Social-demokratëve të Korçës që drejtohej nga Dr. Lito, Sigurimi dyshonte se lidhej me Myzafer Pipën në Shkodër, pasi Drita Kosturi…”/ Historia e grupeve antikomuniste pas vitit ‘45

“Pas agresionit fashist të 7 prillit 1939, shtypi shqiptar kontrollohej nga Piero Parini, i cili gëzonte një status të veçantë në strukturat e aparatit pushtues, pasi…”/ Historia e panjohur me fqinjët pushtues

Ditarët e Luftës të Komandës së Epërme të Forcave të Armatosura Gjermane (Kriegstagebuch des Oberkommandos der Wehrmacht, 1940-1945) u renditën në tetë vëllime nga një ekip historianësh të kryesuar nga Percy Ernst Schramm në vitet 1961-1965. Në ta nuk përmenden çamë apo arvanitas vendas myslimanë që bashkëpunonin me ushtritë e pushtimit në Greqinë veri-perëndimore.

Ndërkohë që aty përmenden, bie fjala, marrëveshjet për mos luftim me Napolon Zervën. Banditët e këtij, kryen me porosi, në qershor-shtator 1944 e, mars 1945, masakra dhe dëbime mbi arvanitët vendas myslimanë, sepse këta të fundit edhe ishin ndër myslimanët e fundit të mbetur në Greqinë e Madhe bizantine, edhe mbështetnin ULPG të drejtuar nga Partia Komuniste Greke.

Edhe nëse ka patur prej arvanitasve vendas myslimanë bashkëpunëtorë me forcat e pushtimit, numri apo vlera e tyre kanë qenë të papërfillshme. Ata gjithmonë kanë qenë ose nën urdhrat e qeverisë qendrore në Athinë, ose janë përdorur në Shqipëri. Për më tepër, veprimet e tyre as nuk mund të krahasohen me numrin dhe krimet e Batalioneve të Sigurimit apo forcave të tjera qeveritare greke, ose me 300.000 të vdekurit prej Holodomorit të shkaktuar nga Flota britanike në dimrin e viteve 1941-1942.

Nëse meshkujt dhe tërë popullata do kishin qenë bashkëpunëtorë të pushtuesve, atëherë komanda e ushtrisë gjermane do i kishte penguar bandat e LKDH-të kryenin masakrat, dëbimet e burgimet në qershor-tetor 1944.

Vetë Ligji grek i Miratuar 2636/1940, vendimi i Ministrisë së Ekonomisë 14882/1947 dhe asaj të Financave greke, 3574/1947, si dhe Ligji grek i Miratuar 4506/1966, përjashtojnë shtetasit shqiptarë me origjinë greke nga ndikimi i Ligjit grek 2636/1940. Si rrjedhim, arvanitasit myslimanë që janë vendas në Greqi, me origjinë greke, kur u bënë nënshtetas shqiptarë me Ligjin shqiptar 1654/1953, përjashtohen nga ndikimi i Ligjit grek 2636/1940.

Domethënë, pasuritë e tundshme dhe të patundshme të tyre, janë atje në vend. Duke kujtuar se regjistrat janë të arshivuar dhe shtetësia greke për arvanitët myslimanë nuk është hequr (Figura 2), dhe ngase kur ata u dëbuan arritën në Shqipëri vetëm me rrobat e trupit, është përgjegjësi e qeverisë shqiptare që bashkë me qeverinë greke, të hapi udhën që ata të shkojnë në vend e të marrin dokumentet e tyre, përfshirë edhe pasaportën greke.

Që të bjerë rrjeta penguese të paktën në një anë e të hapet udha, mjafton që shteti shqiptar të nxjerrë një ligj i cili zhvleftëson Ligjin e tij 1654/1953. Sepse kjo gjë që u rikthen vetëm emrave të arvanitasve myslimanë të listës përkatëse, statusin e refugjatit me nënshtetësi greke. Kjo shkyçje nuk u cënon nënshtetësitë (pasaportat) e tanishme trashëgimtarëve dhe familjarëve të tyre. Me Britaninë e Francën si “shkesë”, marrëdhëniet diplomatike Greqi-Shqipëri do të shtyheshin derisa u vendosën në 7 maj 1971.

“Shkesët” u kujdesën që të mos përmendej shfuqizimi i ligjit të miratuar 2636/1940 në Greqi të Madhe dhe të mos bëhej zë për arvanitët myslimanë të dëbuar në Shqipëri. Në 28 gusht 1987, qeveria greke njeh zyrtarisht Shqipërinë si një vend jo armik. Shqipëria dhe Greqia nënshkruan më 26 mars 1996 Traktatin e Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë.

Ay Traktat pasi kaloi hapat e Kuvendeve dhe Presidentëve të dy vendeve, hyri në fuqi më 4 Shkurt 1998. Edhe pse ai Traktat mirë-njeh të dy shtetet, edhe pse marrëdhëniet shtetërore Greqi-Shqipëri janë të plota, edhe pse Neni 15 i atij Traktati kërkonte heqjen e pengesave ligjore që shtetasit e njërës pale, të gëzojnë pasuritë në territorin e palës tjetër, akoma shfuqizimi i Ligjit të Miratuar 2636/1940, nuk është bërë ligj i miratuar i botuar në gazetën qeveritare greke.

Arsyeja është se vlera e pasurive shqiptare të grabitura në Greqi të Madhe para dhe në nëntor 1940, bashkë me vlerën që ato kanë prodhuar nga shfrytëzimi (compound interest, ang.), dhe që duhet të kthehen, është shumë e madhe. Pasuritë shqiptare që u grabitën në nëntor 1940 ishin hotele, shtëpi, restorante, ndërmarrje të ndryshme, sipërmarrje financiare, troje, toka bujqësore, pyje, kullota, livadhe, pensione, para të ruajtura në banka etj. Disa shembuj pa llogaritur vlerën e prodhuar nga përdorimi, ri qarkullimi e koha jepen më poshtë:

(1) Vila e Hasan Prishtinës në adresën “Vasilisis Olgas 32”, Selanik, kushton sot të paktën katër milion Euro. Ndërkohë, shteti shqiptar paguan që nga viti 1999, qera për Konsullatën e tij të Përgjithshme në Selanik.

(2) Shteti shqiptar harxhoi 2.5 milion Euro në vitin 2002, për ndërtesë Ambasade Shqiptare në Athinë, ndërkohë që 6.3 km. më larg, në rrugën “Vasilisis Sofias” është godina e ish-Legatës Shqiptare e grabitur me Ligjin grek 2636/1940 dhe të cilën qeveria greke vazhdon ta shfrytëzojë.

(3) Duke cituar librin “Lufta e Fundit” e autorit Mentor Nazarko, toka shqiptare të shpronësuara me dhunë me “reforma agrare” që nga firmosja e Shqipërisë së pavarur në korrik 1913 e deri në nëntor 1940, janë 350.000 hektarë. Duke u nisur nga një llogaritje e bërë në Kuvendin e Shqipërisë në 25 qershor 1925, tatimet nga përdorimi i atyre 350.000 ha për vitet 1913-1940, të pa derdhura në shtetin shqiptar, dalin 456 milion franga ari, vlerë e vitit 1940. Dhe tatimet e pa derdhura për vitet 1941-2021, janë 456 milion /(1940-1913) = 1.351 milion franga ari, me vlerë të vitit 1940.

(4) Toka të përvetësuara me Ligjin grek 2636/1940, janë 260.000 hektarë. Tatimet nga përdorimi i kësaj sipërfaqe toke për vitet 1941-2021, të pa derdhura në shtetin shqiptar, dalin 456 milion (260.000 – 350.000), (1940-1913) = 1003 milion franga ari, me vlerë të vitit 1940.

Një frangë ari = 0.29025 gram ar i pastër. Në datën 11 Janar 2021, çmimi i arit është 59.56 US$/gram dhe 1 Euro = 1.22 US$. Atëherë, vlerat e mësipërme së bashku janë (456+1331+1003=2810 milion franga ari)*0.29025*59.56/1.22 = 39’817 milion Euro sot = 39.817 miliard Euro sot.

Duke cituar librin “Lufta e Fundit” e autorit Mentor Nazarko, çmimi i atyre 350’000 + 260’000 = 610’000 ha tokë ishte 203 milion franga ari në vitin 1941. Duke marrë një çmim mesatar toke sot prej 22 Euro/m2 dhe 1 ha = 10’000 m2, atëherë vlera e 610’000 ha është 610’000*10’000*20 = 134.2 miliard Euro sot. Gjithsej, vlerë toke e tatime janë 174 miliard Euro sot.

(5) Pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të Vangjel Zhapës në shekullin XIX-të në Rumani e Greqi, ishin të jashtëzakonshme. Në 30 nëntor 1860, ai la me testament që një pasuri e madhe monetare të shkonte tek njerëzit e tij në Labovë të Madhe të Gjinokastrës. Ai i kërkoi komisionit të trashëgimisë të Athinës që, pas vdekjes së kushëririt të tij Konstadinit (i cili vdiq me 1892), të kryente dhurimet sipas testamentit. Ligji grek 2636/1940 e pengoi përsëri zbatimin e testamentit dhe trashëgimive ligjore për njerëzit e fisit të tij.

Në vitin 1955, qeveria e Tiranës bëri një përpjekje të ngathët të pafrytshme për të tërhequr në Shqipëri 800 milion US$ (6.36 miliard Euro sot) të cilët Vangjel Zhapa ia kishte lënë në ruajtje Patriarkanës së Krishterë Orthodokse në Stamboll dhe qeveria turke ia kishte ngrirë përkohësisht, derisa t’i dilnin trashëgimtarët.

Këto janë veçant nga vlera si dëmshpërblim që Greqia e Madhe duhet t’i paguajë Shqipërisë për dëmet dhe masakrat e ushtrisë së saj gjatë Luftërave Ballkanike, Luftës I-rë Botërore, në nëntor 1940 – prill 1941 e, gusht 1949. (Gjygji në Shqipëri për ngjarjet e vitit 1997, nuk është bërë akoma që të dalin hollësitë edhe për këtë.) Dhe këto janë veçant nga vlera e pasurisë së grabitur plus vlerën e shtuar të tyre (compound interest, ang.) që iu përket arvanitëve vendas myslimanë të dëbuar në Shqipëri më 1944-1945./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Denigrimi që i bëri atij regjimi komunist vazhdon ende, pasi një shkolle në Korçë që kishte ndërtuar ai, i kanë vënë emrin ‘Sevasti Qirjazi’...”/ Historia e filantropit korçar që financoi “Bagëti e Bujqësi” të Naimit

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Dossier

“Për rrethin e Social-demokratëve të Korçës që drejtohej nga Dr. Lito, Sigurimi dyshonte se lidhej me Myzafer Pipën në Shkodër, pasi Drita Kosturi…”/ Historia e grupeve antikomuniste pas vitit ‘45

April 8, 2026
“Kadri Rustem Bardulla, Komandant i Mbrojtjes Bregdetare, qëlloi i pari italianët në 7 prill ’39…”/Dëshmia e bashkëshortes
Dossier

“Pas agresionit fashist të 7 prillit 1939, shtypi shqiptar kontrollohej nga Piero Parini, i cili gëzonte një status të veçantë në strukturat e aparatit pushtues, pasi…”/ Historia e panjohur me fqinjët pushtues

April 8, 2026
“Pas 5 majit 1942, anëtari i rinisë së ‘Ballit Kombëtar’, Bardhyl Pogoni, shkroi një poezi të gjatë himn, për vrasjen e Qemal Stafës dhe e botoi te gazeta…”/ Historia e panjohur e ballistit që emigroi në SHBA-ës
Dossier

“Më tepër aktivitet zhvillonte ish-rinia e Ballit dhe Legalitetit që lidhej me Musine Kokalarin, me anë të Bektash Kokonës, Çerçiz Zavalanit, Avdulla Berberit dhe…”/ Historia e grupeve antikomuniste pas vitit ’45

April 7, 2026
“Historiografia komuniste, madje edhe ajo e mëvonshme, e ka anatemuar largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria më 7 prill ‘39, sikur ky largim përbënte…”/ Refleksionet e ish-deputetit dhe kreut të Legalitetit
Dossier

“Historiografia komuniste, madje edhe ajo e mëvonshme, e ka anatemuar largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria më 7 prill ‘39, sikur ky largim përbënte…”/ Refleksionet e ish-deputetit dhe kreut të Legalitetit

April 7, 2026
“Qeveria e Hoxhës do të shkatërrohet patjetër, si ai, do vdesë dhe qeveria e tij, ku i kini kishat o spiunët e Enverit…”?! / Raportet sekrete të Sigurimit: Incidentet e të arratisurve shqiptarë në Kakavijë, 1986-’87
Dossier

“Qeveria e Hoxhës do të shkatërrohet patjetër, si ai, do vdesë dhe qeveria e tij, ku i kini kishat o spiunët e Enverit…”?! / Raportet sekrete të Sigurimit: Incidentet e të arratisurve shqiptarë në Kakavijë, 1986-’87

April 7, 2026
Urdhri i Enverit: “Është me vend dënimi me vdekje i Leonardo Tomasso dhe ing. Niazi Pilku, si anti-patriotë, prandaj urdhëroj të ekzekutohen…”/ Dokumenti i vitit 1945
Dossier

“Më 11 janar 1945, regjimi komunist publikoi vendimin për krijimin e Komisionit Qendror të Hetimeve për Kriminelët e Luftës, ku ministri Manol Konomi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

April 6, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme