• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, September 29, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shtabi i Përgjithshëm Enver Hoxhës, ngarkoi Sami Bahollin e Kadri Hoxhën, të bisedonin me vëllezërit Balliu, për t’i kthyer me Partinë Komuniste, por ata…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Funarësi

Dokumenti sekret: “Pasi bashkëpunëtori ynë ‘Aparati’, do ta vejë në gjumë me ilaç, do i marrim çelsat e banesës dhe…”/ Zbulohet plani i Sigurimit, ku mjekët e Fierit, do të sëmurnin Sejfulla Malëshovën
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Shtabi i Përgjithshëm Enver Hoxhës, ngarkoi Sami Bahollin e Kadri Hoxhën, të bisedonin me vëllezërit Balliu, për t’i kthyer me Partinë Komuniste, por ata…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Funarësi
“Me porosi të Enverit, Irakli Bozo erdhi në Vlorë ku Kadriu u dënua me 8 vjet burg…”/ Dëshmitë e rralla të bashkëshortes së ish-kreut të Qarkorit Komunist të Elbasanit
Dëshmia e truprojës: “Enveri në ‘61-in u bë si i çmendur për Pashalimanin, duke thyer xhamat me grushte, kurse në ’74-ën, Ramizi i ra në gjunjë Nexhmijes, duke qarë…”

Nga Ali Buzra

Pjesa e gjashtë

                                        –  JETË NËN TRYSNI DHE VUAJTJE  –

                                          (VLERËSIME, KOMENTE, RRËFIME)

Gjithashtu mund të lexoni

“Zbulimi i Politik apo Ushtarak, ka të tjera synime dhe objektiva, por ajo ç’ka mbetet ende e pandryshuar, është…”! / Viti 1965, kur ministri Kadri Hazbiu, hapte shkollën e Agjenturës, me emrat e pedagogëve!

“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit

Memorie.al / Me kërkesën dhe dëshirën e autorit, Ali Buzra, si redaktuesi e lexuesi i parë i tij, do të ndaj shkurtimisht me ju ato çfarë përjetova në këtë takim me këtë libër, i cili është i dyti për të (pas librit “Gizaveshi në vite”) e që natyrshëm po përvijon stilin e tij të të shkruarit. Sinqeriteti dhe çiltërsia e rrëfimit, gjuha e thjeshtë e pa modifikime, saktësia dhe precizioni i episodeve apo mungesa e një fantazie përpunuese, të qëllimshme të mëpastajme ose mosshfrytëzimi i saj, mendoj se i kanë shërbyer pozitivisht autorit, i cili i vjen te lexuesi në formën e tij origjinale, duke na ftuar që së paku të njohim fate e dhimbje njerëzore të panjohura, në mënyrë të rastësishme apo jo, duke na lënë ne të reflektojmë si një fillesë ndërgjegjësimi drejt një katarsisi aq të nevojshëm për ndërgjegjen e shqiptarëve.

                                                       Vijon nga numri kaluar

PJESA E DYTË

FAMILJET FISNIKE LIBRAZHDASE NËN DIKTATURË

Në kapitujt e mëposhtëm, do të përshkruajmë disa nga episodet tragjike, të fisnikërisë librazhdase, të zonës ku banoj, nën trysninë e diktaturës totalitare, duke nënvizuar se si pushteti komunist, është përfshirë vazhdimisht në konflikte të hapura a të fshehta me këta individë, fiset dhe familjet e tyre. Gjithashtu, do të përshkruaj ndonjëherë edhe në detaje, (ndjesë lexuesit për hollësitë, mundet edhe të parëndësishme) me qëllim që të jem sa më tepër realist dëshmive autoktone të personave, pjesë të trungut të të cilëve u përfshinë në plojën e pakuptimtë të një situate shpesh absurde.

Gjithashtu, e ndiej si detyrim që kontributi i tyre, i harruar deri më tani, të bëhet pjesë e memories, jo vetëm e historikut të këtyre familjeve, fiseve, por edhe më tej. Për këtë arsye, u jam mirënjohës të gjithë atyre personave që më besuan atë pjesë të trashëgimisë së tyre gojore, që tua kthej nëpërmjet këtij libri.

Pa marrë përgjegjësinë se do të trajtoj gjithçka e çdo gjë lidhur me këto fise e persona, do të fokusohem tek origjina (që në shumicën e rasteve, bëhet determinuese për fatin e mëtejshëm të tyre) dhe roli i tyre në këtë luftë deri te përndjekja që iu bë atyre për të njëjtat mendësi e arsye që u thanë në panoramën e përgjithshme të bërë më sipër. Rrëfimin tim do e nis me një prej familjeve me me zë, atë Mustë Balliut, nga fshati Funarës i krahinës së Çermenikës.

                                               KAPITULLI I-rë

                            LEGJENDA E MUSTË BALLIUT DHE KRENARIA E FISIT

1.1  Origjina e fisit të Balliajve. Mustë Balliu, simbol i qëndresës antiosmane.

Fshati Funarës, ndodhet në zemër të Çermenikës. Ai ka një reliev pllajor e kodrinor. Nga të gjitha anët shpatet e tij janë të veshura me pyll dushku, frashër, mëllëzë e shkozë, që përbëjnë një kullotë të mirë për bagëtinë e imët. Në brendësi shtrihen toka të rrafshëta e me pak pjerrësi, të cilat janë pjellore e që mundësojnë kultivimin e shumë kulturave bujqësore, të cilat shfrytëzohen me mjeshtëri nga banorët tradicionalë të fshatit. Funarasit janë bujq, kopshtarë e blegtorë të zotë.

Në kushte klimatike të favorshme, i ndodhur përballë lindjes së diellit, fshati ka qenë i banuar që në lashtësi dhe mendohet të ketë shërbyer si një nyje lidhëse ndërmjet Elbasanit, Luginës së Shkumbinit dhe Malësisë së Çermenikës e të Martaneshit. Aktualisht fshati me një shtrirje territoriale të konsiderueshme, përbëhet nga lagjet; “Mashna”, “Lukajt”, “Balliajt”, “Kodra” e “Funar”. Që nga fundi i shekullit XVIII-të e në fillim të shekullit XIX-të, fisi i Balliajve njihet si fisi më me influencë jo vetëm në fshat, por në të gjithë zonën e Çermenikës.

Mbështetur në gojëdhënat, si dhe në dëshmitë e të moshuarve rezulton se, një pjesë e fisit janë vendas, ndërsa pjesa tjetër janë me origjinë nga Martaneshi. Janë pikërisht këto familje që përjetuan vuajtjet dhe persekutimin e egër nga regjimi komunist diktatorial mbas çlirimit të vendit. Nga studimi i bërë dhe të dhënat e marra në lidhje me prejardhjen e Balliajve, rezulton si më poshtë:

Aty nga mesi shekulli XVIII-të, në fshatin Martanesh të Matit, ishin dy fise të fuqishme; Zguri dhe Lomajt, të cilat hynë në hasmëri me njëri tjetrin. Mbas shumë vitesh hasmërie e gjakmarrje nga të dy palët, Lomajt e thyen fisin Zguri, të cilit i mbeti vetëm një djalë i quajtur Sali Zguri. Ky i fundit, i mbetur i vetëm e pa përkrahje, largohet jashtë vendit, diku në fshatrat shqiptare të Maqedonisë së sotme. Atje punoi e jetoi i vetëm për shumë vite. Mbasi i kalon të gjashtëdhjetat, duke parë se po mplakej dhe nxitur nga malli për atdhe, vendos të kthehej në vendlindje.

Në udhëtim e sipër qëndron në fshatin Funarës e drejtohet si mysafir te fisi i Balliajve, vendali. Në atë kohë Balliajt ishin tre vëllezër, Islami, Ismaili dhe Ymeri. Sot pasardhësit e tyre janë; nga Islami, rrjedh fisi Myftari, nga Ismaili, janë Malajt, dhe nga Ymeri, rrjedh fisi Dushku. Tre vëllezërit e lartpërmendur, duke u njohur me historinë e personit të ardhur dhe rrezikun që mund të kishte në qoftë se do të shkonte në Martanesh, vendosën ta pranojnë të jetojë me ta. Kështu, ata i dhanë tre dynym tokë, ndërsa i shërbenin gratë e fëmijët e familjes.

Mbas disa vitesh, tre vëllezërit vendosën ta martojnë Sali Zgurin. Ata i dhanë për grua një 40 vjeçare nga fshati Neshtë, e marrë në fisin Cysa. Vajza ishte e mbesa e tyre. Ajo ishte qerose, pa flokë, e për këtë arsye kish mbetur deri në këtë moshë pa martuar. Saliu e pranoi pa hezitim martesën, mbasi në këtë moshë të thyer i shërbente gruaja e vet. Një ditë Saliu sëmuret rëndë. Tashmë ishte afro 70 vjeç. Në momentet e fundit të jetës kërkon të vijë gruaja në konak. Të pranishmit i thonë se gruaja e tij sapo lindi një djalë. Para se të ndërrojë jetë, plaku lë amanet që t’ja vënë emrin Mustë.

Pas një viti, ndërroi jetë edhe gruaja e tij, e ëma e djalit. Voci Mustë, u rrit jetim pa nënë e pa baba. Ai ishte djalë mjaft i shkathët e i zgjuar. Ende i ri në moshë atë e merrnin nëpër kuvende e qëndronte në konakët e burrave. Kështu Musta u poq e u burrërua para kohe. Mbasi erdhi në moshë, martohet me një vajzë të marrë në fshatin Lunik, te fisi Doda. I lindën fëmijë dhe ndërtoi shtëpi të re, por Musta nuk qe i kënaqur. Në lagjen “Funar” në kufi me Neshtën, fshati kishte tokë të përbashkët, që shërbente më shumë si kullotë, por Musta nuk qe pjesëtuar atje.

Ai i bën kërkesë katundit që t’i jepej tokë, ta blente në lagjen “Funar”, por nuk i dhanë. Në këto rrethana Musta e përdori shtëpinë lart me dërrasa e, vuri në shenjë me armë shtëpitë e fshatit, duke u shprehur, se; ose më jepni tokë në “Funar”, ose ju shova të gjithëve. Njoftohet administrata qeveritare osmane e vijnë në fshat, por Musta doli kaçak. Mbasi largoheshin ushtarët, ai kthehej në shtëpi, e merrte përsëri në shenjë shtëpitë e fshatit, duke gjuajtur me armë. Disa herë mori kontakt me të kryeplaku i fshatit, por problemi nuk po merrte zgjidhje. Qeveria e kohës mori vendim ta internojë.

Mbasi mori vesh për këtë, Musta i drejtohet hoxhës së fshatit, Hoxhë Dishës, duke i thënë se; po kërkoj të blej tokë në Funar, të jem i barabartë me të tjerët. Më rregullo me katundin ose do të prishemi bashkë. Në këto kushte, duke parë këmbënguljen e tij, Hoxhë Disha u thotë mëdyrëve (nënpunësve) të qeverisë, që familjen e Mustës nuk do t’a internoni, mbasi problemin do ta zgjidhim vetë. Kështu, ai mblodhi fshatin, i cili përfundimisht ra dakord, që t’i jepej Mustës tre dynym tokë në “Funar”. Paratë e marra u përdorën për xhaminë e fshatit. Kështu me ndërhyrjen e Hoxhë Dishës, u ndërpre konflikti i fshatit me Mustë Balliun.

Më pas Musta e ngriti shtëpinë tre kate në katund, ndërsa në “Funar” bëri stan. Ai u martua përsëri, siç ndodhte në atë kohë, duke marrë një grua te Disha dhe një tjetër te Goma në Funarës. Ekonomikisht Musta ishte mirë, por për të përsëri nuk pati qetësi. Qeveria turke i rriti taksat ndaj popullsisë, ndërsa ai filloi të kundërshtojë ata, duke i dëbuar taksidarët me forcë nga fshati. Tanimë fshati e përkrahte dhe e donte atë. Duke vlerësuar guximin, trimërinë, zgjuarsinë dhe pre-dispozicionin e tij për të mbrojtur fshatin e zgjedhin kryeplak.

Ai krijoi çetën e tij dhe ra disa herë në përpjekje me forcat turke. Duke qenë se në Funarës taksambledhësit po hasnin në kundërshtime, një ditë aty zbarkojnë shumë ushtarë e Musta detyrohet të dalë kaçak. Ai detyrohet të qëndrojë në arrati mbi tre vite, mbasi kërkohej me insistim të kapej nga forcat ushtarake, që herë pas here rrethonin fshatin. Në këto vite ai qëndron në një shpellë që ndodhej në faqen e një shkëmbi, e cila edhe sot quhet “Shpella e Mustë Balliut”. Në vitet e mëvonshme, në shpellë janë gjetur objekte të përdorura nga ai, në vitet që qëndroi kaçak.

Pozicioni i vendit ku ndodhej shpella ishte mjaft i përshtatshëm për vetëmbrojtje. Atje ishte e vështirë të ngjiteshe, ndërsa Musta hipte në një dru frashri që ndodhej aty dhe futej në shpellë. Nga atje zbriste herë pas here, për t’u furnizuar me ushqime. Një ditë, kur Musta ndodhej jashtë shpellës, kapet në befasi nga ushtarët turq e, dërgohet në Elbasan. E nxjerrin në gjyq dhe kadiu e dënon me 3 vjet burg në Anadoll. Mbas lirimit nga burgu vjen në shtëpi e, mbas disa vitesh ndërroi jetë. Mustë Balliu, simboli i qëndresës anti-osmanë për shumë vite në zonën e Çermenikës, la 7 djem; Ibrahimin, Mahmutin, Hysenin, Saliun, Osmanin, Ahmetin e Hasanin.

Për Mustë Balliun, nuk është shkruar pothuaj fare në vitet e regjimit komunist. Arsyeja mund të jetë edhe fakti, që fisi i tij u përndoq gjatë atyre viteve. Është e nevojshme të hulumtohet për zbardhjen me detaje të figurës së tij, si një nga krerët më me zë të zonës së Çermenikës. Varri i tij ndodhet në kthesën e rrugës për në Zdrajsh, i rregulluar nga djemtë e tij, me gurë të gdhendur e, me një mbishkrim në gjuhën turke. Djemtë e Mustë Balliut, përbëjnë trungun familjar të Balliajve të sotëm. Ata ndër vite shtuan sipërfaqen e tokës duke blerë si dhe duke hapur tokë të re, që sot arrin në dhjetëra hektarë.

1.2  Balliajt, njerëz të arsimuar dhe pari vendi në Çermenikë, pozicionohen me Ballin Kombëtar.

Pas shpalljes së Pavarësisë, Balliajt, tashmë një fis me influencë e me një bazë të mirë ekonomike, kishin krijuar lidhje e miqësi me familjet më me zë të vendit, si në Polis, Dragostunjë, Letëm, Qarrishtë, Dorëz, Gizavesh e deri në Elbasan, Dibër, Mat, Maqedoni etj. Në vitet e regjimit të Zogut, disa nga djemtë e balliajve arsimohen kryesisht në shkollim fetar. Midis tyre Jakup Balliu, Azis Balliu dhe Hasan Balliu, dërgohen fillimisht në Polis. Ata kishin miqësi me fisin Muzhaqi dhe qëndrojnë atje për tre vjet, në shtëpinë e Met Muzhaqit, (babai i Nezir Muzhaqit), ndërkohë që merrnin mësim feje te Hoxhë Zharri.

Më pas studiojnë për 4 vite të tjera në Ohër ku dhe diplomohen ashtu si dhe shumë bashkatdhetarë të tjerë shqiptarë. Për kohën, Balliajt shquheshin edhe si intelektualë në zonë. Kështu Ismail Balliu, në kohën e Zogut ishte oficer i Mbretërisë shqiptare me gradën kapter. Pas Luftës së Parë Botërore, në Shqipëri nisën të dallojnë grupimet e para politike, por ende të pa konsoliduara. Këto ishin Partia Popullore dhe Partia Përparimtare, në të cilat bashkoheshin njerëz jo shumë për bindje politike, por ishte thjesht një pozicionim sipas interesave. Në Qarkun e Elbasanit grupimet ndaheshin me Pashën, (Aqif Pashë Biçakun) dhe Beun (Shefqet Vërlacin). Krerët e fshatrave tona pozicionoheshin sipas influencës që Pasha dhe Beu kishin në zona të ndryshme.

Tradicionalisht, nga Zdrajshi e deri thellë në Çermenikë, paritë e fshatrave kanë qenë të lidhur me Pashën, ndërsa Funarsi, Zgosht, Letëm, Dorëz, Gizavesh e deri në Dragostunjë, qenë të lidhur me Beun. Pushtimi fashist i vendit më 7 prill 1939, ashtu si kudo në Shqipëri, ngjalli indinjatë e zemërim edhe në Funarës. Mbasi ky pushtim u bë fakt i kryer paria shqiptare kishte pozicionime të ndryshme. Shefqet Vërlaci, pranon detyrën e Kryeministrit të Shqipërisë, tashmë nën kurorën italiane. Shefqet Vërlaci ishte njeriu më i pasur në Shqipëri. Ai kishte në pronësi të tij rreth 3.700 hektarë tokë, ndërsa ishte baxhanak me Aqif Pashë Elbasanin (Biçakçiu), kundërshtarin e tij politik.

Megjithëse e pranoi detyrën, midis tij dhe italianëve filloi një konflikt politik, mbasi ai nuk donte t’i nënshtrohej tutelës italiane. Për këtë, ministri i Jashtëm italian, Konti Ciano, në ditarin e tij shkruante: “Po ta kisha njohur më parë nuk do ta kisha mbështetur emërimin e tij. Është njeri nursëz e do të na bezdisë”. Kështu në vitin 1941, si rezultat i konflikteve që pati me Jakomonin, mëkëmbësin Italian në Shqipëri, ky i fundit kërkoi zëvendësimin e tij, duke vendosur Mustafa Krujën.

Ishte e natyrshme, që Shefqet Vërlaci, gjatë qeverisjes së tij, të vendoste në administratë njerëzit e besuar dhe miqtë e vet. Balliajt e kishin mik atë. Kështu Ismail Balliu, në kohën e Italisë vendoset zëvëndëspostkomandant në Zdrajsh, ndërsa Hasan Balliu, emërohet me gradën ushtarake nëntoger. Në vitin 1943, në shumë fshatra të Librazhdit ishin ngritur çeta nacionaliste me qëllim vetëmbrojtje. Shumica e tyre u inkuadruan me Partinë e Ballit Kombëtar, parti e cila në shkallë vendi drejtohej nga intelektuali i shquar Mit’hat Frashëri. Në krye të çetës së Ballit në Funarës vihet Hasan Balliu.

Në këtë çetë numëroheshin rreth 40- 50 vetë të armatosur. Në armatosjen e çetës ka ndihmuar Shefqet Vërlaci e Lush Leshanaku, të cilët ruanin lidhje me shumicën e çetave në zonat e Librazhdit. Lush Leshanaku, një antikomunist i vendosur, nga fshati Bradashesh i Elbasanit, ish-profesor i gjimnastikës në gjimnazin e Shkodrës, ishte përkrahës i beut Elbasanas. Në periudhën e luftës në fshat, nuk rezulton të jenë kryer vrasje për anësi politike, përkundrazi është ruajtur rregulli e qetësia. Në Zdrajsh, thuhet se është bërë një përplasje mes forcave të Ballit dhe formacionit partizan të Çermenikës, ku kanë qenë të pranishëm edhe Balliajt, por nuk ka patur viktima nga asnjëra palë.

Siç duket të dy palët, me gjithë qëndrimet e kundërta në bindje politike të kohës, i janë shmangur konfliktit të armatosur, meritë kjo e të dy krahëve. Një opinion për periudhën e luftës, për fshatin Zdrajsh, si dhe për fisin e Balliajve i kemi marrë në vitin 2017, të moshuarit 90 vjeçar Aqif Deda nga fshati Zdrajsh, me banim në Librazhd. Ai dëshmon se, kryetar Balli në Zdrajsh ishte Tahir Hoxha, i cili qe i lidhur me Shefqet Vërlacin. Çeta e tij kishte rreth 25-30 vetë të pajisur me armë. Ai nuk ka lejuar të bëhen reprezalje në Zdrajsh. Tahiri ishte mik me Isak Allën, komandantin e Ballit të fshatit Zgosht. Më vonë, djali i Tahir Hoxhës, u inkuadrua me Brigadën e Parë partizane.

Mbas çlirimit Tahiri u arrestua dhe u dënua me 7 vjet burg, pa asnjë arsye. Djali tjetër i tij, Ramazan Hoxha, u trajtua si i deklasuar dhe u cilësua për shumë vite kulak. Është bërë një përpjekje në lagjen “Funar” të Zdrajshit me partizanët, por pa dëme. Kryetar i Këshillit Nacional-Çlirimtar në Zdrajsh, ka qenë Rexhep Kaca, mbi 50 vjeç. Me Ballin ishte edhe Osman Leka, i cili ka ndihmuar edhe Lëvizjen. “Balliajt e Funarsit kanë qenë fisnikë, – vazhdon ai. – Komandanti i Ballit, Hasan Balliu, megjithëse me gradë ushtarake në kohën e Italisë, është sjellë mirë jo vetëm në Funarës, por edhe në Zdrajsh. Djali i tij Hamit Balliu, ka shpëtuar partizanë. Po kështu edhe Ismail Balliu që ishte me detyrë në Zdrajsh në kohën e Italisë është sjellë mirë.

Asnjë fakt nuk ka që Ismaili Balliu, të ketë kryer veprime apo akte terrori gjatë luftës, ndaj popullsisë, përkundrazi njihet si burrë besnik, i matur dhe mbrojtës i fshatit e zonës nga reprezaljet e periudhës së luftës. Një ndër burrat e fisit të Balliajve që gëzonte autoritet të padiskutueshëm, ishte Azis Balliu. Ai dallohej si burrë i qetë, durimtar, besnik, i paanshëm në gjykim, por edhe guximtar e trim në mbrojtje të nderit të fisit e familjes së tij. Pra e them me plot bindje – dëshmon Aqif Deda, – se Balliajt ishin burra të besës, patriotë e të fisshëm. Ata nuk kanë bërë keq në popull”.

Duke qenë një fis me influencë, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, ngarkon Sami Bahollin e Kadri Hoxhën, të bisedojnë me ta, për t’i kthyer me Partinë Komuniste. Të dërguarit morën kontakt me Ismail Balliun, Azis Balliun e Hasan Balliun. Asnjëri nuk dha fjalë, ndërsa përgjigja e tyre ishte: “Ne e dimë se ju do të fitoni, por nuk mund të bashkohemi me komunizmin”.

Një ngjarje që njihet nga të gjithë të moshuarit në Funarës, e që flet për qëndrimin burrëror e bujar të tyre është ajo që ka të bëjë me familjen e Hasan Balliut, komandantit të Ballit të këtij fshati. Në vitin 1944, kur marrëdhëniet mes PKSH-së dhe Ballit Kombëtar ishin tejet të acaruara, për arsyet që i kemi analizuar më lart, dhe që në shumë krahina të vendit kishte konfrontime të armatosura ndërmjet palëve, Hamit Balliu, djali i Hasanit, gjen dy partizanë në një përrua në afërsi të fshati, fatkeqësisht, të keqtrajtuar nga një ballist i pashpirt.

Hamiti dëgjon zhurma në përrua dhe shkon atje. Ai i flet rëndë personit që i torturonte ata. Partizanët ndodheshin në gjendje të rëndë shëndetësore. I merr menjëherë, i çon në shtëpi, dhe i tregon babait të tij për gjendjen e tyre të rëndë. Mbi dy javë familja e Hasan Balliut, u kujdes për partizanët, deri sa u shëruan. Më pas ngarkohet djali tjetër Sherifi, vëllai i Hamitit, t’i përcjellë deri në vendin e quajtur “Bishti i Dheut” e mandej të shkojnë ku të duan. / Memorie.al

                                                      Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Diktatura komuniste e Enver Hoxhës i hoqi nga dora penelin dhe i dha furçën e bojaxhiut, duke menduar se e çarmatosën, por ai...”/ Historia e panjohur e skenografit të Teatrit të Durrësit, Zef Ujka

Next Post

“Në Italinë e jugut, u bënë 60 vrasje në dy muaj, por në botën moderne, gjakmarrja nuk është aq e përhapur, sa në Shqipërinë veriore, vendi më i varfër i Europës, pasi...”! / Reportazhi i gazetarit amerikan

Artikuj të ngjashëm

“Zbulimi i Politik apo Ushtarak, ka të tjera synime dhe objektiva, por ajo ç’ka mbetet ende e pandryshuar, është…”! / Viti 1965, kur ministri Kadri Hazbiu, hapte shkollën e Agjenturës, me emrat e pedagogëve!
Dossier

“Zbulimi i Politik apo Ushtarak, ka të tjera synime dhe objektiva, por ajo ç’ka mbetet ende e pandryshuar, është…”! / Viti 1965, kur ministri Kadri Hazbiu, hapte shkollën e Agjenturës, me emrat e pedagogëve!

September 28, 2025
“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit
Dossier

“Në 1972-in, kur dy dibranët që erdhën si ‘miq’ e qëndruan për darkë te Xhem Balliu, e pyetën atë; çfarë të këqija ka kjo qeveri, ai u tha…”! / Historia tragjike e familjes Balliu nga fshati Funarës i Librazhdit

September 28, 2025
“Dokumente të reja të dosjes hetimore të Mehmet Shehut, së bashku me provat shkencore, mbështesin versionin e vrasjes së tij, pasi…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e profesorit të famshëm të mjekësisë ligjore
Dossier

“Dokumente të reja të dosjes hetimore të Mehmet Shehut, së bashku me provat shkencore, mbështesin versionin e vrasjes së tij, pasi…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e profesorit të famshëm të mjekësisë ligjore

September 28, 2025
“Në Italinë e jugut, u bënë 60 vrasje në dy muaj, por në botën moderne, gjakmarrja nuk është aq e përhapur, sa në Shqipërinë veriore, vendi më i varfër i Europës, pasi…”! / Reportazhi i gazetarit amerikan
Dossier

“Në Italinë e jugut, u bënë 60 vrasje në dy muaj, por në botën moderne, gjakmarrja nuk është aq e përhapur, sa në Shqipërinë veriore, vendi më i varfër i Europës, pasi…”! / Reportazhi i gazetarit amerikan

September 28, 2025
“Partizanët shqiptarë të Enver Hoxhës, nuk e kanë ndihmuar Kosovën, kam pa me sytë e mi, t’i drejtojnë nagantin në kokë atij që fliste keq për Titon dhe…”/ Dëshmia e plakut kosovar që erdhi në ’98-ën në Shqipëri
Dossier

“Partizanët shqiptarë të Enver Hoxhës, nuk e kanë ndihmuar Kosovën, kam pa me sytë e mi, t’i drejtojnë nagantin në kokë atij që fliste keq për Titon dhe…”/ Dëshmia e plakut kosovar që erdhi në ’98-ën në Shqipëri

September 27, 2025
“Lufta për çlirimin e Tiranës ishte e panevojshme, pasi i kushtoi ushtrisë partizane 127 të vrarë, 290 të plagosur e, dëme materiale, vonoi kryeqytetin 10 ditë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur          
Dossier

“Lufta për çlirimin e Tiranës ishte e panevojshme, pasi i kushtoi ushtrisë partizane 127 të vrarë, 290 të plagosur e, dëme materiale, vonoi kryeqytetin 10 ditë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur          

September 26, 2025
Next Post
“Në Italinë e jugut, u bënë 60 vrasje në dy muaj, por në botën moderne, gjakmarrja nuk është aq e përhapur, sa në Shqipërinë veriore, vendi më i varfër i Europës, pasi…”! / Reportazhi i gazetarit amerikan

“Në Italinë e jugut, u bënë 60 vrasje në dy muaj, por në botën moderne, gjakmarrja nuk është aq e përhapur, sa në Shqipërinë veriore, vendi më i varfër i Europës, pasi...”! / Reportazhi i gazetarit amerikan

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme