• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shqiptarët u ushqyen mirë për herë të parë, me mish viçi dhe makarona të konservuara, që ua jepte ushtria, por ata ishin të palarë…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, për refugjatët e 2 korrikut 1990

Kalendari Historik 01 Korrik 2022
Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë: “Kadare të mbajë qëndrim për ngjarjet e 2 korrikut të ambasadave, ose të dalë në anën e armikut…”/ Çfarë thanë për shkrimtarin e njohur, Bashkurti dhe Xhelil Gjoni?
“Shqiptarët u ushqyen mirë për herë të parë, me mish viçi dhe makarona të konservuara, që ua jepte ushtria, por ata ishin të palarë…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, për refugjatët e 2 korrikut 1990
“Shqiptarët u ushqyen mirë për herë të parë, me mish viçi dhe makarona të konservuara, që ua jepte ushtria, por ata ishin të palarë…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, për refugjatët e 2 korrikut 1990
Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë: “Kadare të mbajë qëndrim për ngjarjet e 2 korrikut të ambasadave, ose të dalë në anën e armikut…”/ Çfarë thanë për shkrimtarin e njohur, Bashkurti dhe Xhelil Gjoni?

“Shqiptarët që mbërritën në Pragë me avionin e Havelit, dukeshin të lodhur prej udhëtimit, shumica prej tyre dukeshin sikur të ishin në fillimet e shekullit XX-të, me veshje të shkujdesura”. –

Memorie.al / Refugjatët shqiptarë që u larguan nga vendi i tyre, thanë sot, se ata shpresojnë në guximin e tyre për të inkurajuar më tepër bashkëpatriotët e tyre që të rezistojnë ndaj vijës së ashpër komuniste në Shqipëri. Por shumë nga ata pranojë se arratisja e tyre, me sa duket, do të sjellë probleme për njerëzit që lanë pas dhe disa thonë se; “janë të frikësuar se të afërmit e tyre, mund të përballen me dhunë”.

“Unë mendoj se ata po largohen se kanë një kohë të vështirë”, – thotë një vajzë, e cila është në mes të 4500 personave që ndodheshin në bordin e anijes së nisur për në Itali dhe Francë. Ajo ishte larguar të premten, pasi kishte marrë strehim në një nga ambasadat perëndimore në kryeqytetin shqiptar.

Por një grua që punonte në një fabrikë këpucësh, shton se; as ajo dhe as bashkëshorti, ndienin keqardhje në këtë moment rreth vendimit që kishin marrë për t’u larguar drejt Perëndimit, së bashku me djalin e tyre 3-vjeçar. “E ardhmja e fëmijës tonë është në pikëpyetje. Ne nuk do ta lëmë atë që të rritet këtu”, – thotë gruaja.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

Dita e parë e lirisë

Për më shumë se 800 shqiptarë, që janë stacionuar në Itali, kjo është dita e parë e lirisë, që po ecën pas kangjellave të mbyllura të një depoje ushtarake, gjysmë të shkatërruar, e cila ndodhet jashtë portit të Adriatikut.

Kushtet ishin raportuar të njëjta për 3.100 të tjerët. që kishin gjetur një strehë në Ambasadën e Gjermanisë Perëndimore dhe në vagonët e trenave, të cilët më vonë do të niseshin në destinacionin e pritjes në Gjermani.

Ministri i Jashtëm francez, tha se një anije që mban rreth 550 shqiptarë, do të ankorohet në Marsejë të dielën. “Anija ishte planifikuar të vinte sot, por e kishte ndërprerë udhëtimin pasi një grua shtatzënë ishte sëmurë dhe e kishin dërguar drejt Italisë”, – thotë agjencia e lajmeve Francë-Press.

Një aeroplan që mbante në bord 56 shqiptarë arriti sot në Varshavë, ndërsa 39 të tjerë fluturuan nga Tirana drejt Budapestit. Asociated Press raportoi se më shumë se pesë shqiptarë udhëtuan nga Budapesti në kryeqytetin bullgar, në Sofje.

Realitete të zymta

Pasi ishin marrë të dhënat për të gjithë ata që ishin arratisur në shenjë revolte ndaj qeverisë staliniste, në vendin e vetëm të mbetur në Europën Lindore, shqiptarët që ishin transportuar në Itali, ishin zgjuar në mëngjes të gjithë në radhë, ku u lexohej në fytyrë një realitet i zymtë, i një jete të re.

Shqetësimi rreth rrezikut që u kanosej kushërinjve të tyre në Shqipëri, ishte i pranishëm në refuzimin e tyre për të dhënë identitetin e tyre të vërtetë. Hezitimi i tyre të premten, ishte gjëja më e vogël.

Shqetësimet u shtuan kur disa tregonin histori pushkatimesh dhe rrahjesh, të personave që ishin së bashku me ta në përpjekjet e kota, për t’u kacavjerrë dhe për të hyrë brenda ambasadave.

Nga të ardhurit e rinj kishte gjithnjë e më shumë të sëmurë sot dhe dy grupe prej tyre kishin qenë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ata u trajtuan me ilaçe për sëmundjet dhe plagosjet që kishin.

Prefekti i Brindisit thotë se; “është e sigurt se refugjatët duhet të kenë qëndruar në kamp, më shumë sesa ditët që ishin planifikuar. Disa janë në kushte të vështira nga ato që kishin në fillim”.

Gjithashtu, Kryqi i Kuq Italian, njoftoi se një qendër e re, që do të shërbejë për më shumë se 300 persona, është duke u hapur së shpejti dhe do të ofrojë shërbim të specializuar dhe trajtim mjekësor.

Shqiptarët ishin ushqyer mirë për herë të parë, ndonëse i kishin gostitur në drekë me mish viçi të freskët dhe makarona të konservuara, që shpërndaheshin me shporta në varkën e ushtrisë. Por ata vazhdonin të ishin të palarë dhe të parruar sepse kishte problem me ujin.

Dhe meqë ata refuzonin detajet rreth identitetit të tyre për nëpunësit ushtarakë të ngarkuar për regjistrimin e tyre, kjo e bënte të qartë se dalja në krye të punës ishte e ngatërruar dhe e gjatë. Pjesa më e madhe e tyre ishin të rinj dhe kishte një përzierje në mirë edukimin e tyre, i cili ishte i varfër në shkrimin dhe shqiptim.

Pothuajse të gjithë thoshin se qëllimi përfundimtar ishte të shkonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, ose në Australi. Por punonjës ose intelektualë, ku kishte edhe të njohur, nuk ishin të gatshëm që tani të bënin një kapërcim nga bota e tyre e vogël, për t‘u integruar në jetën moderne, pasi ajo nga brenda ishte një shoqëri fshatare, e dhunshme dhe obsesive

Megjithatë, ata janë të gatshëm ta bëjnë këtë udhëtim. Një burrë me profesion mekanik, thotë se dëshiron të jetojë në Itali, por synimi e tij është që të arrijë në Shtetet e Bashkuara. “Kjo nuk do të thotë se nuk i pëlqejnë italianët, por se dëshiron të shkojë sa më larg Shqipërisë që të jetë e mundur”.

Të shikosh Perëndimin

Si të tjerët, ai, në të shumtën e kohës, sorollatet rreth oborrit të depos. Shumë të tjerë janë grumbulluar për të marrë këpucë, pantallona, bluza dhe rroba të brendshme që ushtarët shpërndanin, ndërsa disa të tjerë, akoma ishin ngulitur përpara një ekrani të madh televizori dhe po shikonin një film perëndimor.

Zoti Mazzitello, thotë se kërkesat kryesore të tyre ishin cigare, pulla postare për letrat që do të dërgonin, karta telefonike, që të lidheshin me njerëzit e tyre në shtëpi. Një i ri, që kishte arritur të lidhej me një shok në Tiranë, tha se “qyteti ishte në qetësi dhe se ambasadat perëndimore, ishin mbyllur për t’u pastruar”.

Një burrë, që kishte bërë një telefonatë me Tiranën, u shpreh se një shok i tij, i kishte thënë se; “të moshuarit kishin një opinion të keq për ne të larguarit, ndërsa të rinjtë kishin lëshuar thirrjet: Iu lumtë, iu lumtë”!

Si udhëtuan 51 shqiptarët e ambasadave, me avionin e Havelit

“Të 51 shqiptarët që kërkuan strehim në Ambasadën e Çekisë në Tiranë, në kryeqytetin shqiptar, udhëtuan drejt Pragës që në mëngjes herët, pasi ata kanë të garantuar strehimin politik”, – thanë burimet zyrtare këtu dhe në Tiranë.

Të 51 personat janë pjesë e 6 mijë shqiptarëve, që janë grumbulluar dhe kanë hyrë brenda duke thyer dyert e ambasadave në Tiranë, në javët e fundit që të shpëtojnë nga qeveria e fundit staliniste në Europën Lindore. Udhëtim me avionin e Havelit

Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Çekosllavakisë, thanë të hënën vonë, se 51 shqiptarët e ambasadës në Tiranë, kanë qenë pajisur me pasaportë dhe ishin lejuar të largoheshin nga vendi. Shqipëria ka premtuar se të gjithë atyre që tani janë në ambasadat e huaja, do t’u jepen pasaporta.

Qeveria e Pragës dërgoi një avion “Tupolev-154”, i përdorur nga presidenti Vaclav Havel, për të marrë të gjithë refugjatët, 49 burra dhe 2 gra.

“Zëvendësministri i Jashtëm i Çekosllavakisë, Vojtech Wagner, tha se veshje dhe pak para, ishin siguruar për emigrantët”, – raportonte agjencia shtetërore e lajmeve.

Pasi mbërritën këtu, shqiptarët dukeshin të lodhur prej udhëtimit me avion. Shumica prej tyre dukeshin sikur të ishin në fillimet e shekullit XX-të, me veshje të shkujdesura si këmisha me krahë të shkurtra, ose bluza. Njeriu i parë që po zbriste nga avioni, mbante një fotografi të Presidentit Havel.

Shqiptarët refuzonin t’iu përgjigjeshin pyetjeve të gazetarëve. Ata u vendosën në një autobus të siguruar nga qeveria, që do t’i orientonte te vendi i porositur për t’u akomoduar. Zoti Wagner, tha se shumica e tyre nuk do të qëndrojnë gjatë.

“Se çfarë do të ndodhë më vonë, nuk mund të them gjë, sepse me përjashtim të dy prej tyre, të gjithë dëshirojnë të shkojnë di-kund tjetër”, – citonte një agjenci fjalën e tij. Shumica e shqiptarëve, janë shprehur për të shkuar në Australi, Shtetet e Bashkuara ose, vendet e tjera të Europës Perëndimore.

(“Në Uashington, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Richard Boucher, tha se ai nuk kishte informacione rreth kërkesave për të udhëtuar në SHBA dhe nuk ka komente nga politika amerikane, nëse do të ketë të tilla kërkesa”, – raportonte “The Associated Press”. Nuk ka një Ambasadë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë).

Ata kërkonin azilim. Disa u ishin shmangur plumbave të policisë dhe kishin kërkuar strehim që më 28 qershor. Autoritetet shqiptare premtuan të shtunën se do të jepnin lejet e udhëtimit.
Era e ndryshimeve

Udhëheqësi komunist shqiptar, Ramiz Alia, ka nisur këtë vit të bëjë disa ndryshime të kujdesshme ekonomike në përpjekjet që të përmirësojë dhe rrisë standardet e jetesës, duke krijuar lehtësira për punonjësit dhe fermerët.

Për 45 vjet me radhë, udhëtimi jashtë Shqipërisë, ka qenë edhe virtualisht thuajse i pamundur. Por, udhëheqësit shqiptarë kanë filluar të shtrijnë lidhjet jashtë vendit, që në vitin 1985 dhe ata së fundi, kanë nisur të zbatojnë reformat.

Një paketë me rregulla të reja, që ka hyrë në fuqi të martën e kaluar, i jep të drejtë shtetit, që të japë pasaporta për të gjithë ata që kanë moshë mbi 16 vjeç. Rreth 3 mijë veta që kërkuan azilim, kanë qenë të vendosur në Ambasadën e Gjermanisë Perëndimore në Tiranë.

Hanns Schumacher, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë Perëndimore, tha në Bon, se një i dërguar i Kombeve të Bashkuara, ishte paraqitur te ambasadat e Shqipërisë në Gjermaninë Perëndimore, Itali, Francë dhe Greqi, për të bërë bisedime me qeverinë shqiptare.

Në përfundim, janë marrë të gjithë shqiptarët në ambasadat e Çekosllavakisë, Gjermanisë Perëndimore, Hungarisë dhe Francës, ndërsa rreth 1000, janë në Ambasadën e Italisë dhe 30 të tjerë në Ambasadën e Greqisë.

Zyrtarët perëndimorë, kanë shprehur pakënaqësinë se autoritetet shqiptare, nuk u kanë siguruar atyre lejen që të udhëtojnë dhe nuk kanë garantuar nevojat minimale për kujdesjen e refugjatëve.

Por ambasada është tejmbushur me emigrantë që flenë nëpër korridore dhe në kopsht, në kushtet që përshkruhen nga diplomatët, si tejet skandaloze.

Ministri i Jashtëm francez në Paris, tha se procedurat e pajisjes me pasaporta, për 550 emigrantët në ambasadën e saj në Tiranë, janë duke ecur me shpejtësi. Ai thotë se “shpresojmë se ato do të jenë të përfunduara deri nga fundi i ditës”. Memorie.al

Shkrimet janë publikuar në Neë York Times, më 10 dhe 15 korrik 1990

Titujt janë redaksional

Përgatiti për botim, Albert Gjoka

Artikulli është publikuar më 10 korrik 1990

Titulli është redaksional 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur dëgjova Shuaipin të shante në dialekt: Eh, mor zog k.rvet, hajn i çelbun, nji'tash të kan shti k'tu, me na spiunue’! - dhe u mat ta qëllonte, ndërhyra...” ! / Dëshmia e ish-të burgosurit politik

Next Post

“Shefi i UDB-së, Gojko Medenica, në gazetën Beogradit ‘Veçernje Novosti’, të 19 shkurtit 1965, me titull ‘Poraz pod Pastriko’, e denigronte Marije Shllakun...”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra

Artikuj të ngjashëm

Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
Next Post
“Shefi i UDB-së, Gojko Medenica, në gazetën Beogradit ‘Veçernje Novosti’, të 19 shkurtit 1965, me titull ‘Poraz pod Pastriko’, e denigronte Marije Shllakun…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra

“Shefi i UDB-së, Gojko Medenica, në gazetën Beogradit ‘Veçernje Novosti’, të 19 shkurtit 1965, me titull ‘Poraz pod Pastriko’, e denigronte Marije Shllakun...”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!