• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, July 28, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shqipëria si ‘Republikë parlamentare’,  ‘harron’ ta njohë, me protokoll shtetëror, ditën e themelimit të saj, si feste zyrtare që Zogu sanksionoi më 31 janar 1925…”! / Refleksionet e kreut të Legalitetit

1 Shtatori 1928, dita kur parlamenti i asaj kohe, sanksionoi ligjërisht dhe shpalli Mbretërinë Shqiptare, duhet të jetë ditë e shënuar zyrtare e shtetit tonë
Atentatet e bujshme ndaj politikanëve të lartë shqiptarë jashtë vendit, ku vetëm Enveri, nuk u rrezikua kurrë,…?!
“Tre oficerë të Sigurimit, shkuan në Selanik dhe e rrëmbyen me forcë xhaxhanë tim, Koço Kotën, ish-kryeministër i Shqipërisë, duke e futur në…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës
Memorie.al
Memorie.al
Gazeta ‘Dielli’ në Boston: “Një zagar n’Itali, laro i Fan Nolit, Peshkopit të kuq bolshevik, i degjeneruar si njeri, një palaço që leh…”/ Shkrimi i vitit 1926

Nga Ekrem Spahiu

Me rastin e 100 vjetorit të Republikës së parë –

Memorie.al / Nëse do të shtronim një pyetje për qytetarët, politikanët dhe historianët shqiptarë, se kur daton forma “Republikë” e regjimit politik që aktualisht konstituon Shqipëria, ka mundësi që shumica e qytetarëve nuk e dinë, politikanët ka mundësi të mos përgjigjen fare, ndërsa historianët, ka mundësi të skuqen nëse me të vërtetë njihen për të tillë. Pa disponim politik, por thjesht dhe vetëm në respekt të historisë, ashtu si është zhvilluar, askush nuk mund të kundërshtojë se:

Sipas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913, Shqipëria  ishte përcaktuar si principatë, pra, shtet monarkik. Kongresi i Lushnjës e konfirmoi këtë formë regjimi, por, derisa të zgjidhej çështja e Mbretit, vëndin e tij do ta zinte Këshilli i Naltë, i cili kishte kompetencat e Kryetarit të Shtetit dhe këto ishin të shprehura qartë në statut.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ç’mendoni për ngjarjet në Kosovë dhe ç’duhet të bëjmë ne, të mbajmë qëndrim dhe të shqetësohemi, apo jo?! Mos më lini vetëm mua të mendoj…“! / Zbulohet biseda sekrete e Enverit në “Shtëpinë e Partisë”, më 3 prill ‘81

“Në katin e parë të Poliklinikës Qendrore ishte dhe sektori që i shërbente trupit diplomatik në Tiranë, ku ndihmësmjeku Engjëll Sala dhe dy infermieret shkonin…”/ Dëshmia e rrallë e Dr. Malo Mingës

Ndër të drejtat kryesore statutore ishte: “Këshilli i Naltë zgjedh Kryeminstrin dhe emnon këtë dhe ministrat e zgjedhun prej tij”. Në 5 janar të vitit 1925, qeveria e atëhershme e Iljaz Vrionit dha dorëheqjen dhe, një ditë më pas, Ahmet Zogu u zgjodh Kryeministër.

Sidoqoftë, për arësye të paqëndrueshmërive të deriatëhershme të shtetit shqiptar, Asamblea Kushtetuese, më 31 janar 1925, e shpalli Shqipërinë “Republika Shqiptare” dhe Ahmet Zogu u zgjodh Kryetar i Republikës, “President de la Rëpublique ëlu par l’assamblëe nationale”, sipas njohjes ndërkombëtare, ku presidenti është edhe kryetar i qeverisë.

Ahmet Zogu erdhi në fuqi me një program të qartë politik. Në planin e brendshëm, për herë të parë sanksionohej që; “ushtria duhet të vihej në mbrojtje të shtetit dhe të nderit kombëtar” dhe jo të partive politike. Sipas programit të  qeverisë, suprimohej  Ministria  e  Luftës  dhe  në  vend  të  saj,  krijohej  një “Komandë e Përgjithshme Armate”, ku Presidenti ishte edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Në planin e jashtëm përcaktohej: “Nuk duem të jemi foleja e ideve aventuriste që prishin qetësinë e shtetit, ashtu edhe të shteteve fqinj. Respektojmë të drejtat ndërkombëtare të gjithë shteteve, ashtu duem të respektohemi edhe ne. Me nji fjalë, politika e jashtme ka me qenë mbrojtje e indipendencës dhe integriteti i shtetit tonë”.

Ishin kohë të mjegullta. Revolucioni i Tetorit në Rusi, kishte krijuar raporte të reja forcash, të cilat nuk ishin më vetëm gjeopolitike, por edhe ideologjike, madje të institucionalizuara e të përfaqësuara nga një instrument shtetëror. Një ndarje e tillë mbi baza ideologjike, ndodhte për herë të parë në historinë e njerëzimit.

Nisur nga madhësia dhe potencialet e Rusisë, si dhe nga fakti që një ideologji e re dhe e paprovuar zakonisht bëhet atraktive, bota po përvijohej dalëngadalë në dy grupime të mëdha: nga njëra anë, grupimi i ri ideologjik komunist dhe, nga ana tjetër, grupimi i të djathtës tradicionale.

Në këtë kuadër mund të lexohet më mirë e më qartë edhe ndërmarrja e Ahmet Zogut, për t’i dhënë fund kaosit disavjeçar (në një periudhë prej vetëm shtatë vjetësh pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, do të ndërroheshin 14 qeveri), ku pati më shumë vakum pushteti, sesa ushtrim pushteti; më shumë mungesë stabiliteti, sesa stabilitet e siguri dhe, rrjedhimisht, më shumë pasiguri kombëtare.

Ndërkohë, kërkohej zgjidhja e duhur për t’i prerë rrugën depërtimit të ideologjisë komuniste dhe për ta mbajtur Shqipërinë të lidhur me Europën. Këtyre qëllimeve u shërbeu hartimi dhe miratimi i Statutit Themeltar me atributet e kushtetutës, përmes së cilës Shqipëria shpallej Republikë, me veçorinë që Presidenti i Republikës, do të kryesonte edhe qeverinë.

Pushteti legjislativ u nda në dy dhoma: Dhoma e Deputetëve dhe Senati, një praktikë parlamentare e praktikuar për herë të parë në Shqipëri. Ndërkohë, u hartua një ligj me disa aspekte moderne për kohën, lidhur me zgjedhjet parlamentare. Kështu, vendosej një ekuilibër në funksionimin e parlamentit, një karakteristikë kjo e vendeve të zhvilluara.

Gjithsesi, nisur nga kushtet kur Shqipëria u shpall Republikë, nga tradita e mangët parlamentare dhe nga nevoja për përqendrim pushtetesh, legjislacioni i vendit kishte edhe kufizimet e tij.

Por, ky popull i vuajtur dhe thuajse për vite të shumta i paqeverisur, kishte tani ku të mbështetej: kishte shtetin e vet, i cili do të krijonte kushtet për një kohezion më të mirë kombëtar, ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve që i paraqiteshin vendit në ato kohëra e situata delikate.

Gjithçka nisi që në hartimin e Kushtetutës së parë të vendit, përmes së cilës Shqipëria shpallej për herë të parë Republikë. Kushtetuta e parë u ndërtua sipas modelit të Kushtetutës Amerikane dhe kjo flet shumë për orientimin perëndimor të vendit.

Po të marrim parasysh trashëgiminë e gjatë osmane të vendit, një kalim i tillë ishte sa i guximshëm, aq edhe i rrezikshëm. Por koha vërtetoi se ishte zgjidhja më e domosdoshme, për të ruajtur të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Pikërisht këtu nis edhe shpjegimi i mbështetjes që menjëherë i dhanë qeverisë së Zogut, kancelaritë e Europës. Do të ishte pikërisht Anglia, fuqia e madhe demokratike e kohës, e cila  e  njohu menjëherë qeverinë e Ahmet Zogut.

Presidenca e Republikës shtroi kështu themele, mbi të cilat pas vetëm pak vitesh, do të ngrihej Mbretëria që do të përfaqësohej nga i njëjti personalitet.

Diktatura komuniste, jo vetëm që nuk e njohu “Republiken  Shqiptare”, por edhe e dënoi me vdekje në mungesë Ahmet Zogun, shtetarin që udhëhoqi shtetin më jetëgjatë shqiptar, përpara Luftës së Dytë Botërore. Diktaturës komuniste i duhej ky verdikt, midis të tjerash, edhe për ta filluar historinë e Republikës së Shqiperisë, më 11 Janar 1946, jo më 31 Janar 2025!

Ndërkohë, shteti demokratik shqiptar konstitucionalizon që në Nenin 1, se; “Shqipëria është Republikë parlamentare”, por “harron” ta njohë, me Protokoll Shtetëror, ditën e themelimit të saj, si ditë feste zyrtare, ditë përkujtimi apo ditë e shënuar. Një handikap kulture politike kombëtare, kur shohim se “Dita e Republikës”, renditet në kalendarin zyrtar të shumicës së shteteve në botë! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nënkryetari i Degës, Hysen H., shok i babait tim, kreu i oficerëve të Sigurimit, i tha nënës sime; ‘Na beso, kemi detyrë të keqe, aq sa...”/ Dëshmitë tragjike të pjesëtarëve të familjeve çame, Demi, Sejko dhe Ademi

Next Post

“Shpesh dëgjojmë nga gratë e hidhëruara; pse Perëndia merr në Mbretërinë e tij Qiellore, ata më të mirët dhe nuk i trazon fare sherrxhinjtë - ndërhyri Papa Petro dhe...”/ Kujtimet e ish-të përndjekurit politik

Artikuj të ngjashëm

“Mund të botohen artikujt që po përgatit Aleks Buda dhe shkrimi i Ismail Kadaresë që lexova ishte shumë më i mirë se i grupit të profesorëve, por Perëndimi nuk po…”/ Biseda e Enverit me Ramizin, 13 maj ‘81
Dossier

“Ç’mendoni për ngjarjet në Kosovë dhe ç’duhet të bëjmë ne, të mbajmë qëndrim dhe të shqetësohemi, apo jo?! Mos më lini vetëm mua të mendoj…“! / Zbulohet biseda sekrete e Enverit në “Shtëpinë e Partisë”, më 3 prill ‘81

July 28, 2026
“Në katin e parë të Poliklinikës Qendrore ishte dhe sektori që i shërbente trupit diplomatik në Tiranë, ku ndihmësmjeku Engjëll Sala dhe dy infermieret shkonin…”/ Dëshmia e rrallë e Dr. Malo Mingës
Dossier

“Në katin e parë të Poliklinikës Qendrore ishte dhe sektori që i shërbente trupit diplomatik në Tiranë, ku ndihmësmjeku Engjëll Sala dhe dy infermieret shkonin…”/ Dëshmia e rrallë e Dr. Malo Mingës

July 27, 2026
“Kjo lloj diplomacie që e mbajti Shqipërinë me shekuj nën sundimin e ndyrë të Turqisë, e mbyti në varfëri, i mbylli dritën e qytetërimit…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914
Dossier

“Kjo lloj diplomacie që e mbajti Shqipërinë me shekuj nën sundimin e ndyrë të Turqisë, e mbyti në varfëri, i mbylli dritën e qytetërimit…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914

July 28, 2026
“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës
Dossier

“Armiqtë tanë mendojnë se mund ta nxisin Shqipërinë të ndërhyjë, të veprojë, pasi erdhi koha për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por ne…”/ Zbulohet biseda sekrete e Enverit me Mehmetin e Ramizin, 3 prill ‘81

July 28, 2026
“Kur u mbaruan fishekët edhe dera e kullës u thye, malazezët u lëshuan drejt katit të dytë të kullës, ajo e tërhoqi pas dere Sadrinë dhe…”/ Historia e panjohur e Kajë Gale–Selmanja
Dossier

“Turqia e ropi pasurinë e shqiptarëve dhe sipas ministrit të Jashtëm të Italisë, qyteti i Vlorës paguante 1.000.000 franga në vit dhe vetëm 20.000…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914

July 28, 2026
”Kur Princ Widi zbriti nga vaporri në portin mjeran të Durrësit, ’i’u kujtua aristokracia europiane ku burrat mbanin bastun, kurse këtu mbanin…”/ Libri i suedezit për Shqipërinë
Dossier

“Tragjedia e gabimeve filloi para se të vinte Princ Vidi në Durrës, pasi Esad Pasha, pa pasur autorizim prej popullit, shkoi dhe…”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914

July 27, 2026
Next Post
“Shpesh dëgjojmë nga gratë e hidhëruara; pse Perëndia merr në Mbretërinë e tij Qiellore, ata më të mirët dhe nuk i trazon fare sherrxhinjtë – ndërhyri Papa Petro dhe…”/ Kujtimet e ish-të përndjekurit politik

“Shpesh dëgjojmë nga gratë e hidhëruara; pse Perëndia merr në Mbretërinë e tij Qiellore, ata më të mirët dhe nuk i trazon fare sherrxhinjtë - ndërhyri Papa Petro dhe...”/ Kujtimet e ish-të përndjekurit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme