• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, June 3, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mua më informuan, se kur Qazim Turdiu të tha: more Mehmet, s’mund të bëhet kjo fejesë, ti i the…”! / Shpërthimi i Enverit në mbledhjen e Byrosë, 17 dhjetor ‘81

“Unë e dhashë aprovimin për fejesën e djalit, Skënderit, me vajzën e prof. Turdiut, duke u nisur nga…”/ Autokritika e dytë e Mehmet Shehut, 12 nëntor ‘81
“Mua më informuan, se kur Qazim Turdiu të tha: more Mehmet, s’mund të bëhet kjo fejesë, ti i the…”! / Shpërthimi i Enverit në mbledhjen e Byrosë, 17 dhjetor ‘81
“Shoku Enver, ja po e lexoj unë platformën e Sigurimit që Kadriu u’a dha sovjetikëve, me emrat e agjenturës….”/ Diskutimi i Hekuran Isait në mbledhjen e Byrosë, shtator ‘82
“Mua më informuan, se kur Qazim Turdiu të tha: more Mehmet, s’mund të bëhet kjo fejesë, ti i the…”! / Shpërthimi i Enverit në mbledhjen e Byrosë, 17 dhjetor ‘81
“Shoku Kadri na i ka fshehur deponimet e Hulusi Spahiut për Konferencën e Tiranës, se ai kishte folur me Ballukun, Ngjelën e Parllakun, për…”/ Plenumi i V-të, tetor ‘82
“Mua më informuan, se kur Qazim Turdiu të tha: more Mehmet, s’mund të bëhet kjo fejesë, ti i the…”! / Shpërthimi i Enverit në mbledhjen e Byrosë, 17 dhjetor ‘81
“Si e lejove ti Kadri që miku i Feçorit, edhe pse i internuar, mbante revole, me dhjetëra orë floriri, byzylykë e…”/ Plenumi i V-të, tetor ’82, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu

Dashnor Kaloçi

Pjesa e njëzet e shtatë

Memorie.al publikon disa dokumente të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku ndodhet një dosje voluminoze me materiale arkivore të cilat mbajnë siglën ‘Tepër sekret’, të cilat i përkasin periudhës së viteve 1981-1982, me raporte, relacione, dëshmi, informacione, proçes-verbale të mbledhjeve të Byrosë Politike dhe sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, etj., duke filluar nga ajo që u mbajt për të shqyrtuar dhe analizuar autokritikën e ish-kryeministrit Mehmet Shehu në dhjetorin e vitit 1981, për shkak se kishte lejuar fejesën e djalit të tij, Skënderit, “me një vajzë e cila në rrethin e saj familjar kishte disa të arratisur politikë”, mbledhja maratonë e Byrosë Politike e pasdites së 17 dhjetorit të tij viti që vazhdoi deri në orët e vona të asaj nate, ku u shqyrtua ai problem me debatet dhe diskutimet e të gjithëve anëtarëve që “kryqëzuan” ish-kryeministrin Shehu, mbledhja e paradites së 18 dhjetorit, pas lajmit se kryeministri Mehmet Shehu kishte vrarë veten, mbledhja maratonë e Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së e datës 20 shtator të vitit 1982, me temë: “Analiza e gabimeve të rënda të Kadri Hazbiut, të kryera gjatë periudhës kur ai ishte zv/ministër dhe ministër i Punëve të Brendshme”, ku Enver Hoxha nisi fillimisht akuzat ndaj Kadri Hazbiut, duke e joshur atë si “besnik i Partisë”, (në mënyrë që ai “t’ja hapte zëmrën Partisë”, duke folur kundër ish-kryeministrit Mehmet Shehu), ku që në fillim të fjalës së tij, Enveri u shpreh: “Pas puçistëve në ushtri, zbuluam grupin tradhtar në ekonomi të Abdyl Këllezit, Koço Theodhosit dhe Kiço Ngjelës me shokë. Edhe këtë grup e zbuluam ne këtu, nuk e zbuloi Sigurimi i Shtetit. Po kështu mund të themi edhe për zbulimin e grupit të Fadil Paçramit, të Todi Lubonjës dhe të një sërë njerëzish të tjerë të lidhur pas tyre, si Ismail Kadareja me shokë, nuk e zbuloi Sigurimi, por ajo punë armiqësore u zbulua nga ana e Komitetit Qendror, etj.”! Të gjitha këto dhe të tjera dokumente me siglën ‘Tepër sekret’, do të publikohen në disa numra me radhë, ekskluzivisht nga Memorie.al.

                                                            Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË

KOMITETI QENDROR                                                              Sekret

-Sektori i Përgjithshëm-

                        

                                                              PROCES – VERBAL

                             I MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË KQ TË PPSH TË DATAVE

                                                          17 E 18 DHJETOR 1981

Rendi i ditës: Analiza e gabimit të rëndë të kryer nga anëtari i Byrosë Politike, Mehmet Shehu, lidhur me fejesën e djalit me një vajzë me përbërje shumë të keqe politike.

Në këtë mbledhje marrin pjesë gjithë anëtarët e Byrosë Politike, me përjashtim të shokut Hekuran Isai, që nuk erdhi për arsye se mbrëmë natën, i vdiq e ëma.

SHOKU ENVER HOXHA: Ashtu është shkruar, prandaj lind pyetja e natyrshme, pse nuk ua the shokëve? Ata nuk e dinin këtë.

SHOKU MEHMET SHEHU: Dhe pikërisht nuk ua thashë shokëve. Duhej të kisha vajtur, në radhë të parë, tek shoku Enver, por edhe tek shokët e tjerë me të cilët isha në kontakt çdo ditë. Kjo ka ndodhur sepse, në atë kohë unë kam gjykuar se kisha vendosur drejt, ndërsa vendimi nuk ishte i drejtë, duhej të kisha vajtur tek shoku Enver.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po, më fal, po shokun Feçor Shehu, pse e pyete që çfarë mendonte ai?

SHOKU MEHMET SHEHU: Sepse prej tij mora të dhënat.

SHOKU KADRI HAZBIU: Avash, avash, pse, nga ai e merr vijën ti? Nga ai i merr këshillat për të mbrojtur vijën e Partisë? E diskutove vetë çështjen kur e vure pyetjen? Përse bëre kështu? Kush mungonte këtu? Mungonte Ramiz Alia? Ai gjatë kohës që ju keni bërë krushqinë ishte në Durrës, atje bashkë takoheshim çdo ditë. Unë kam qenë edhe ministër i Brendshëm, pra ishte ndoshta e ligjshme të më thoshe: More Kadri, di ti gjë për këtë familje apo jo? Gjatë kësaj kohe ju keni shkuar edhe në Pogradec, po shokut Enver pse nuk i thatë: More shoku Enver, unë jam përpara kësaj dileme. Prandaj duhet reflektuar drejt, shoku Mehmet, të mos kalojmë ashtu lehtë.

SHOKU MEHMET SHEHU: Shoku Kadri, unë shokun Feçor Shehu e pyeta pikërisht, sepse djali më informoi që ky kishte dy njerëz të arratisur jashtë shtetit.

SHOKU KADRI HAZBIU: Jo vetëm, po kur ju ka dhënë Feçor Shehu informacionin, ju i keni thënë mos i thuaj njeriu, të mbetet kështu kjo punë.

SHOKU MEHMET SHEHU: Edhe vajza punonte në Ministrinë e Punëve Brendshme! Jo, nuk i kam thënë mos i thuaj njeriut. I kam thënë se ai ka dy njerëz të arratisur jashtë, siç më tha djali, prandaj të lutem shumë, më jep informacion për këtë çështje.

SHOKU ENVER HOXHA: Nuk qëndrojnë këto, Mehmet. Lidhur me çështjen, si nuk më zuri njeri për palltoje, ti Feçor Shehut përveç të tjerave i bëre pyetjen: Do ta lejoje ti këtë fejesë në familjen tënde po të të ngjiste? Dhe ai të dha përgjigje se do të pyeste Partinë. Atëherë ti, përse nuk erdhe të pyesje Partinë? Dhe deri sa nuk erdhe të pyesje Partinë, domethënë një nga shokët e Byrosë, nuk ke të drejtë, e ke gabim të thuash që, po të më kish zënë njeri nga palltoja, do të kisha ndryshuar qëndrim, se kur u muar vesh që ti e bëre këtë fejesë, atëherë përnjëherësh të shkulëm veshin…! Po, po, ti në fund të autokritikës, ke thënë se po të më zinte njeri nga palltoja…!

SHOKU MEHMET SHEHU: Feçori më tha, që vajzën unë do ta merrja për djalin, për familjen do të pyesja. Në këtë kuptim, në qoftë se shokët do të kishin pasur mundësi ta merrnin vesh…! Gabimi im është, dhe unë e pranoj, që duhej të kisha vajtur tek shokët.

SHOKU ENVER HOXHA: Prapë ky kuptim nuk ka baza, për arsye se edhe sikur ta supozojmë çështjen se njëri nuk e mori guximin të vinte të të thoshte ty, ta pranojmë një situatë të tillë, po ti a ia vure pyetjen vetes se ç’do të bëje kur Feçori të tha për këtë që do të pyeste më lart, do të të pyesja ty? Ti përnjëherësh duhej të thoshe, që edhe unë duhet të vete t’i them për këtë gjë shokut Enver, ose shokëve të mi.

SHOKU MEHMET SHEHU: Duhej ta bëja këtë, po nuk e bëra duke u nisur nga rrethanat që thashë.

SHOKU ENVER HOXHA: Po pse?

SHOKU KADRI HAZBIU: S’e di vetë këtë?

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Se ju e thoni edhe vetë në autokritikë për mendjemadhësinë tënde. Kjo është tamam mendjemadhësi.

SHOKU ENVER HOXHA: Këtu është çështja.

SHOKU MEHMET SHEHU: Unë e them edhe vetë në autokritikë atë.

SHOKU ENVER HOXHA: Këto përgjigje janë shumë normale, Mehmet, po nuk po e thua drejt. Autokritikën merre shikoje, lexoje edhe një herë. Ajo është kështu siç thonë shokët, si themi ne, dhe të gjitha këto pyetje që t’u bënë të ndihmojnë që ta kuptosh thellë gabimin, të largohesh përgjithmonë nga pozitat e vjetra, se, kur thua sentimentalizëm, sentimentalizmi është butësi e në këtë rast është oportunizëm. Mirëpo, oportunizmi ka edhe të kundërtën e vet. Këto gjëra duhet t’i shikosh kur flasin shokët për punën tënde, duhet t’i analizosh një çikë edhe në mënyrë filozofike këto, ndërsa ti i merr si gjëra të rastit. Veç ama mos të harrojmë se rastet e përsëritura bëhen vijë.

SHOKU MEHMET SHEHU: Po t’i lësh, po të mos i luftosh bëhen vijë.

SHOKU ENVER HOXHA: Po t’i lësh…! Po kështu është çështja që ne me këtë rast po të ndihmojmë ty që të kuptosh se te ti në disa gjëra rastet janë bërë vijë. Vetëm kur ta kuptosh drejt këtë, nuk do t’i përsëritësh më. Ne do të t’i themi këto gjëra se ka pasur shokë që të kanë ardhur, të kanë vënë në dijeni edhe për qëndrime të tjera jo të rregullta të njerëzve të familjes tënde dhe ti i ke pritur me difidencë, me mosbesim, u ke thënë: “Mos i ekzagjeroni punët”. Këto m’i kanë raportuar mua shokët dhe ata do t’i thonë mendimet e tyre. Kjo çfarë tregon? Kjo tregon përsëri oportunizëm ndaj veprimeve të disa prej fëmijëve të tu, jo të tërëve.

SHOKU RAMIZ ALIA: Edhe besimi në vetvete që unë i di të tëra ç’tregon? Një gjë, shoku Mehmet, ju përmendni sentimentalizmin, por keni edhe mendimin se i dini të tëra dhe shiko sa bukur u përgjigjesh pyetjeve që të bëhen.

SHOKU MEHMET SHEHU: Jo, unë nuk mendoj që i di të tëra gjërat, shoku Ramiz, po them që ka mendjemadhësi tek unë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po mirë, ja, le të marrim vetëm këtë pse nuk pyete shokët? Kjo s’i përgjigjet sentimentalizmit.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Po pse nuk pyete, mor shoku Mehmet, ju keni pyetur edhe për gjëra me të vogla, edhe për gjëra më të thjeshta ju jeni konsultuar me shokët. Po për këtë rast pse?

SHOKU MEHMET SHEHU: Pikërisht këtu është edhe mendjemadhësia, mendimi që për këto çështje unë jam i imunizuar.

SHOKU RAMIZ ALIA: E po e kupton atëherë? Je i imunizuar, por jo vetëm kaq, por jam edhe interpretuesi më i saktë se si duhet bërë lufta e klasave.

SHOKU MEHMET SHEHU: Unë e them edhe vetë në autokritikë këtë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po unë them ato që thoni ju, nuk po i kundërshtoj. Vetëm po të nisemi këtej, mendoj se do t’i kuptoni më mirë gjërat, se me sentimentalizëm ato nuk shkojnë.

SHOKU MEHMET SHEHU: Dhe nuk është vetëm sentimentalizmi, unë aty numëroj edhe një seri elementesh të tjerë.

SHOKU KADRI HAZBIU: Shoku Mehmet, më fal se ngecëm në një çështje, në atë të sentimentalizmit që ju ka futur juve në veprime. Në qoftë se do ta marrim këtë tani, ti e shikon se këto veprime nuk janë brenda normave të Partisë? Të flasim për këtë.

SHOKU MEHMET SHEHU: Nuk e kuptoj pyetjen.

SHOKU KADRI HAZBIU: Ja po ta them unë edhe në marrëdhëniet e tua me Partinë, edhe në marrëdhëniet e familjes, domethënë ndërtimi i këtyre marrëdhënieve a është bërë nga ju në bazë të të gjitha normave tona?

SHOKU MEHMET SHEHU: Marrëdhëniet e mia me Partinë në ç’kuptim? Se marrëdhëniet me familjen unë, ato që i ka dëgjuar e marrë vesh…!

SHOKU KADRI HAZBIU: I ke parë këto nga pozita sentimentale, domethënë ke menduar që në vend që të cenohen interesat e familjes, më mirë të cenohen ato të Partisë, e kam fjalën për pyetjen që të bëri shoku Simon. Shikoje një çikë më gjerë këtë punë, jo vetëm të ngecim te djali dhe te rasti i këtij djali.

SHOKU MEHMET SHEHU: Dhe unë kam luftuar jo vetëm kundër këtij djali në luftën e klasave që duhet të bëj brenda në familje, po aq sa kam mundur, edhe kundër djalit të vogël e nuses së tij. Pra jo se nuk kam bërë luftë klase me ta, por nuk kam arritur atë shkallën e duhur që puna e bërë të jepte rezultatet e plota.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po kështu, mbase ju ua keni shpjeguar se si duhet kuptuar lufta e klasave, po çështja është në qëndrimin e tyre konkret.

SHOKU PALI MISKA: Tani, shoku Mehmet, lidhur me pyetjen që bën shoku Llambi, për ndihmën nga shokët. Çështja është që ti në këtë çështje bie në kundërshtim me veten tënde. Ju vetë nuk keni kërkuar ndihmë përpara se të bëhesh kjo fejesë, atëherë kush do t’jua jepte këtë ndihmë? Kjo lidhet edhe me atë, mos vetë ju keni pasur mendimin ta bëni fakt të kryer dhe pastaj keni menduar. që s’ka zot nëne që ta kthejë nga rruga këtë punë?

SHOKU MEHMET SHEHU: Jo, jo, në asnjë mënyrë.

SHOKU PALI MISKA: Po si qëndron kjo? Pse mos të kërkoje ndihmë, lëre timen, po ke më afër shokun Adil, me të cilin ti lidhesh më shumë.

SHOKU ENVER HOXHA: Ne nuk i marrim parasysh se ç’thonë jashtë, Mehmet, por ama edhe jashtë thonë që, Qazim Turdiu, dy muaj të tëra ka luftuar që të mos bëhesh kjo fejesë. Qazim Turdiu i ka thënë djalit tënd: “Mor djalë, e di ti biografinë time?” “Kalama nuk jam”, iu përgjigj ai, “burrë jam, domethënë se e di”. Këto janë fjalët e atyre. Bile, sipas fjalëve të tyre, se edhe ata flasin, sepse edhe ata u goditën, kur ti e ke thirrur Qazim Turdiun, më parë se të njihje vajzën dhe ke biseduar me të, ai të ka këshilluar edhe ty dhe të ka thënë: More shoku Mehmet, po sikur nuk shkon kjo martesë!

SHOKU MEHMET SHEHU: Jo, nuk më ka thënë ashtu.

SHOKU ENVER HOXHA: Mirë ke thënë ti, them ashtu si thotë populli, mua nga populli më ka ardhur kjo. Ti i ke thënë që kur dashurohen fëmijët, të tjerat nuk kanë rëndësi.

SHOKU MEHMET SHEHU: Jo. Këtë nuk e kam thënë, shoku Enver. Ky muhabet nuk është bërë.

SHOKU ENVER HOXHA: Tash këto, jo se këtë e thotë në popull, por vetë fakti që ti e bëre këtë krushqi me këta elementë dhe nuk vure njeri në dijeni, të paktën një nga shokët më të afërt, mund edhe të besohen këto. Ti edhe në autokritikën tënde shkruan që djali të ka thënë edhe po të mos bëhet kjo fejesë, baba, nuk prish ndonjë punë. Këtu bie e gjithë trauma e djalit. S’ka traumë këtu.

SHOKU MEHMET SHEHU: Ishte frika ime për traumë.

SHOKU ENVER HOXHA: Djali këtu tregohet më i arsyeshëm, pse atij sigurisht i ka thënë ose ajo vetë ose dikush tjetër që ky, Qazim Turdiu dhe e ëma e vajzës, kanë të gjitha këto gjëra. Është pra e rrugës që të pranohen këto mendime, pavarësisht se neve nuk duam t’i pranojmë, ne do të të besojmë ty, po këto ama thuhen dhe e shpjegojnë këtë situatë të vështirë.

SHOKU SIMON STEFANI: Do të flas pak lidhur me atë që tha shoku Ramiz, se ju mundoheni t’i rrumbullakosni gjërat. Kohët e fundit unë ju kam dërguar një informacion nga një komunist. Për mendimin tim, në vend që të gjykonit drejt mbi atë informacion, ju nuk patët besim te komunisti që na dërgoi informacionin, po vutë në lëvizje Nazar Berberin. Bile, edhe kur më thanë mua, filluat t’i zbusnit gjërat, i rrumbullakosët ato dhe dëgjuat nusen, sipas së cilës s’është e vërtetë kjo, s’ishte e vërtetë ajo, kur ato ishin ashtu siç thoshte komunisti që informoi Partinë!

SHOKU MEHMET SHEHU: Unë, shoku Simon, e pyeta Nazarin sepse ai përmendej në informacion. /Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 01 Prill 2022

Next Post

”Kur qeveria e mësoi se disa pronarë banjash private në Vlorë, ua kishin rritur çmimin një grupi turistësh gjermanë...”/ Libri suedezit që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën

Artikuj të ngjashëm

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia
Dossier

“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
Next Post
”Kur qeveria e mësoi se disa pronarë banjash private në Vlorë, ua kishin rritur çmimin një grupi turistësh gjermanë…”/ Libri suedezit që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën

”Kur qeveria e mësoi se disa pronarë banjash private në Vlorë, ua kishin rritur çmimin një grupi turistësh gjermanë...”/ Libri suedezit që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!