• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, December 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Shpend Sollaku Noè, Gëzim Hajdari dhe Jozef Radi… përbënin një ‘Trekendësh Bermude’… në rrethin e Lushnjes, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, ish-i internuar në fshatrat e Myzeqesë

“Pas bataresë së plumbave, ishim katër ne të mbyturit në gjakun tonë, s’po ta rrëfej se si ramë pranë njeri-tjetrit, u përpoqëm të ishim bashkë, por…”/ Refleksione për një krim shtetëror
“Unë jam dëshmitar i shumë arrestimeve ‘në emër të popullit’ nga Sigurimi i Shtetit dhe pas çdo arrestimi, ne thoshim…”/ Dëshmia e rrallë nga Italia e poetit disident
“Akti i Bedri Spahiut, ku ai kërkon falje publike për ato që ka bërë, më ka lënë një përshtypje të madhe, por me gjithë peshën e rëndë të krimeve…”/ Intervista e rrallë, e shkrimtarit të famshëm të Monarkisë
“Në Berat, komandanti i kampit, kapiten Pandi Anastasi, abuzonte me vajzat e internuara, duke…”/ Rrëfimi i Kristina Mark Gjomarkaj
“Ja historia tragjike e familjes së Kol Bib Miraka në regjimin komunist, ku ata…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
“Unë jam dëshmitar i shumë arrestimeve ‘në emër të popullit’ nga Sigurimi i Shtetit dhe pas çdo arrestimi, ne thoshim…”/ Dëshmia e rrallë nga Italia e poetit disident

Nga Jozef Radi

       Një përvjetor i përbashkët dhe heshtja e padenjë e një kohe që s’e gjen vetvete!-

Memorie.al / Dikur aty nga fillim-vitet ’70-të, ose me saktë në vitet ’74-’76, në të njejtën klasë të gjimnazit të vetëm të qytetit të Lushnjes, (që asokohe quhej “20 Tetori”!), na ishin tre djem që vinin nga tre pika të ndryshme të Myzeqesë: njeri nga qyteti, tjetri nga një fshat maje kodre dhe i fundit nga nji kamp internimi…! Ishin kohë të vështira, por rinia edhe në të keqen më të madhe, di ta ngjyrosë jetën me shumë dritë. Nëse guxoj t’u vë nga nji nofkë secilit prej këtyre tre personazheve gjimnazistë: të parin do ta quaja: Rrebeli; të dytin: Finoku dhe të tretin Tërrnuri!!

Sigurisht, tri nofka të ngjyrosura disi negativisht për kohën, ama tipike të asaj periudhe që ata i përkasin; po nëse do të kërkoja t’i zbusja sadopak këto emërtime negative e, t’ua përshtasja vlerave të secilit, të parin do ta quaja “Pasionanti i Pashëm”; të dytin i “Drojturi Darsisë”; e të tretin “Gjatoshi i Rafinuar…”! Pra, ngado që ta thur e ta shthur kët fakt, “Trekëndëshi i Bermudës”… më del i plotë…!

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur gruaja e Aleksandër Moisiut, i tha Viktor Eftimiut; jeni i vetmi njeri që mund ta lironi atë prej gjermanëve, ai…”/ Historia e panjohur e dramaturgut të famshëm me origjinë nga Boboshtica

“Burimi njofton se është takuar me Eqerem Mujon dhe kur e pyeti a ke marrë vesh ndonjë lajm nga babai, ai i tha se…”/ Raporti i agjentit të Sigurimit “Vjosa” nga Lushnja, për të arratisurin Tahir Kolgjini

Në Lushnje, apo ndokund tjetër, kjo pak çon peshë, rëndësi ka që jeta e këtyre tre djemve me të njejtin numër vitlindjeje mbi shpinë 57, veç vitit, kishin të përbashkët edhe qytetin: të njejtën shkollë, të njejtën klasë, e nganjëherë edhe të njejtën bangë…!

Kështu, ata (veçmas dhe tok) kanë pjesë realitetesh të përbashkëta, rrugësh të përbashkëta, guximesh të përbashkëta, sakrificash të përbashkëta, tëhuajsime të përbashkëta e që sot, (ashtu si edhe dje) duke i ndjekur vetet nga lartësia e 60 viteve ku kanë mbrritur, ata me të drejtë mund të besonin se atdheu, qyteti, shkolla, shoqëria apo edhe banorët më me kulturë të atij vendi… do të kujtoheshin qoftë edhe për nji ftesë kortezie (mirësjelljeje), për t’i pasur të pranishëm në biseda mes tyre…

E vërtetë është, se në kët këndvështrim ata prej kohësh ndjehen: “të përjashtuar nderi” të shoqërisë shqiptare, të qytetit të Lushnjes dhe gjimnazit të tyre!

Gjithkujt mund t’i lindë pse-ja e madhe dhe të pyesë: mos të tre së bashku ishin “kompllotistë të mëdhenj”, o mos “mediokër mendjeflladitur”, o ndoshta “xanxarë të pandreqshëm”…?! Mos ndoshta ende janë të tillë…?!

Mbetem i bindur që edhe sikur të ishin të tillë, të tre veçmas po edhe së bashku mbeten përçues të dashurisë pa asnji kompromis për vendin e tyre…! Secili prej të treve – ka sot nji vepër dhe një angazhim solid sa brenda aq edhe jashtë territorit të atdheut, të tre ata (veçmas dhe bashkë) janë një atdhe shetitës, dhe shoqëria shqiptare asnji sekondë s’ka jetuar jashtë trazimeve të tyre…!

Vepra e secilit prej tyre, (po edhe e të treve bashkë), s’është tjetër veçse dashuri sublime ndaj një gjuhe, ndaj qytetit, ndaj një vendi dhe krejt nji bote për të cilën të tre (së bashku dhe secili më vete), duhej të ishin nji krenari jo e pakët e çdo lexuesi apo dashamiri të letrave po edhe krejt asaj që quhet e përbashkëta jonë…!

Sot ata jetojnë dhe ndjehen të nderuar e të respektuar, po aq sa ndjehen edhe të përjashtuar e të shpërfillur nga vendi i tyre, dhe vepra e tyre jeton jashtë çdo komunikimi dhe vlerësimi që ata meritojnë…!

Megjithatë në vetmitë e tyre të shenjta, ata ndjehen bashkë, si dëshmi të nji vullneti të epërm e të paepur, me kokfortësinë e sakrificës në rrugën e Letrave dhe në të vërtetat sublime që ata prej kohrash ndjekin…!

Të tre këta djem të një atdheu s’e gjen vetveten, të një qyteti, të një shkolle, të një klase e të një bange prej me shumë se një çerek shekulli jetojnë paqshëm në “Gadishullin e Çizmes”, vetëm për të mos qenë të shtypur, në një tjetër trekëndësh (jo Bermude sigurisht) mbasi njëri jeton maje Alpeve, tjetri buzë Tirrenit dhe i treti në brryl të Adriatikut, gjithnji në përpjekje që klithma e shpirtit të tyre, qoftë edhe si jehonë t’i mbrrijë brigjet e Shurdhësisë së Madhe…!

Mbas gjithë kësaj ligjërate, që do të mbetet gjithnjë e papërfunduar, për këta tre protagonistë “të panjohur” e të veçantë, e drejtë do të qe të shfaqeshin me emrat e tyre,  edhe me vepra e tyre… në mënyrë që të tejkalohen fjalët e manipulueshme nga erërat ideollogjike dhe të ktheheshim te “Scripta manent” e latinit, që besoj se do të ishte më e drejta gjë për ta. Ata quhen: Shpend Sollaku Noè, Gëzim Hajdari dhe Jozef Radi…!

E mirkuptojmë, atdheun e madh të zhytur në halle të mëdha, e s’mund të merret me vogëlsira, mirë edhe qyteti i tyre gëlon prej figurash të përndritura dhe s’di kujt t’ia prishë e kujt t’ia ndreqë më parë, po ajo shkolla, ajo klasa ku këta tre djem kanë studiuar me sakrifica, dhe kanë shfaqur shenjat e para të vlerave të tyre, nuk paska aq fuqi sa ta dëshmojë vetveten e t’i ftonte këta djem.

Duhej ta kishte për nder, që nga gjiri i një klase (rast jo fort i shpeshte), kanë dalë tre djem që në të mirë a në të keq, janë zëra letrarë, të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqipe; se ata kanë qenë mësues, kanë drejtuar revista dhe gazeta, kanë shkruar me dhjetra libra, në shqip e gjuhë të huaja, kanë folur publikisht në media të vendit e të huaja për çeshtjet dhe kulturën shqiptare, dhe se asnjë njollë kompromisi a korrupsioni s’mbajnë figurat e tyre…!

A nuk do të qe më se e meritueshme që të tre ata, në të 60 vit të jetës së tyre, të ishin të ftuar, të vlerësuar e të dëgjuar në auditoret e së njëjtës shkollë, ku ata si nxënës me njëmijë sakrifica u ngjizën si modele lirie, si talente dhe si intelektualë jashtë pushteteve korruptive, modele të gjalla, të vërteta e të prekshme që dëshmojnë se talenti edhe pa pushtetin edhe pa partitë mundet të çajë rrugën e tij dhe ta realizojë vetveten, në shpërfillje dinjitoze të gjithë Trekëndshave Fatalë të Bermudës shqiptare…! Memorie.al

Shtator 2015-korrik 2017

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Mehmeti u mor në pyetje në Greqi nga amerikanët, u tha se më ka dërguar Kadri Hazbiu, i cili më vuri revolen në kokë dhe më tha...”/ Deponimet e agjentit “Gjoksi”, që punoi si kasap në Shkodër

Next Post

“Kur gruaja e Aleksandër Moisiut, i tha Viktor Eftimiut; jeni i vetmi njeri që mund ta lironi atë prej gjermanëve, ai...”/ Historia e panjohur e dramaturgut të famshëm me origjinë nga Boboshtica

Artikuj të ngjashëm

“Kur gruaja e Aleksandër Moisiut, i tha Viktor Eftimiut; jeni i vetmi njeri që mund ta lironi atë prej gjermanëve, ai…”/ Historia e panjohur e dramaturgut të famshëm me origjinë nga Boboshtica
Personazh

“Kur gruaja e Aleksandër Moisiut, i tha Viktor Eftimiut; jeni i vetmi njeri që mund ta lironi atë prej gjermanëve, ai…”/ Historia e panjohur e dramaturgut të famshëm me origjinë nga Boboshtica

December 6, 2025
“Materialet e dërguara nga ju, u studjuan nga zv.ministri Feçor Shehu, i cili miratoi asgjesimin e dokumentëve për antarët dhe kandidatët e partisë, si Ismail Kadare dhe…”! / Dokumenti sekret i janarit 1979
Personazh

“Burimi njofton se është takuar me Eqerem Mujon dhe kur e pyeti a ke marrë vesh ndonjë lajm nga babai, ai i tha se…”/ Raporti i agjentit të Sigurimit “Vjosa” nga Lushnja, për të arratisurin Tahir Kolgjini

December 2, 2025
“Në ’62-in, kur Mehmet Shehu po mbante fjalimin në OKB, mërgata antikomuniste shqiptare e la protestën, pasi u dëgjuan thirrjet ‘Vorio-Epir’, dhe…”/ Historia e dy familjeve nga Puka, që u arratisën në 1951-in
Personazh

“Në ’62-in, kur Mehmet Shehu po mbante fjalimin në OKB, mërgata antikomuniste shqiptare e la protestën, pasi u dëgjuan thirrjet ‘Vorio-Epir’, dhe…”/ Historia e dy familjeve nga Puka, që u arratisën në 1951-in

December 2, 2025
“Çun Kuraj u arratis bashkë me të shoqen, Dranen dhe vajzën e vogël, 7 muajsh, por shpejt u përhap lajmi i kobshëm se duke kaluar Drinin, vajza…”/ Historia e panjohur e dy familjeve antikomuniste nga Puka
Personazh

“Çun Kuraj u arratis bashkë me të shoqen, Dranen dhe vajzën e vogël, 7 muajsh, por shpejt u përhap lajmi i kobshëm se duke kaluar Drinin, vajza…”/ Historia e panjohur e dy familjeve antikomuniste nga Puka

December 3, 2025
“Faik Ballanca vizatonte mjeshtërisht me ‘penel’ realitetin dhe krejt ambientin shqiptar të atyre viteve ‘70–të, por ndryshe nga kolegët, ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për “mjeshtrin” e tregimit
Personazh

“Faik Ballanca vizatonte mjeshtërisht me ‘penel’ realitetin dhe krejt ambientin shqiptar të atyre viteve ‘70–të, por ndryshe nga kolegët, ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për “mjeshtrin” e tregimit

November 30, 2025
“Mbledhja e parë e Kuvendit, u hap më 28 nëntor 1912, në ora 4 pasdreke, në shtëpinë e Xhemil Beut, kushëririt të Ismail Qemalit, i cili…”/ Ana e panjohur e shpalljes së Pavarësisë
Personazh

“Përpjekjet e Qeverisë së Vlorës, s’mund të kishin sukses pa një figurë me ndikim diplomatik që drejtonte delegacionin shqiptar, siç ishte Princi i Egjiptit, pasi…”/ Historia e panjohur e patriotit Sotir Kolea

November 27, 2025
Next Post
“Kur gruaja e Aleksandër Moisiut, i tha Viktor Eftimiut; jeni i vetmi njeri që mund ta lironi atë prej gjermanëve, ai…”/ Historia e panjohur e dramaturgut të famshëm me origjinë nga Boboshtica

“Kur gruaja e Aleksandër Moisiut, i tha Viktor Eftimiut; jeni i vetmi njeri që mund ta lironi atë prej gjermanëve, ai...”/ Historia e panjohur e dramaturgut të famshëm me origjinë nga Boboshtica

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme