• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shoku Kadri, duhet ta kesh parasysh se, Llambi Peçini, ka filluar të flasë, por të jesh i sigurt, që ai nuk do thotë se…”! / Debatet e Enverit në mbledhjen e Byrosë Politike, 8 tetor ‘82

“Kadri, komploti i Teme Sejkos, ka qenë i kurdisur nga Mehmeti dhe Beqiri, për të na thënë ne, të mos bënim shakara me sovjetikët, se… / Akuzat e Enverit në Byronë Politike, 8 tetor ‘82
“Shoku Kadri, duhet ta kesh parasysh se, Llambi Peçini, ka filluar të flasë, por të jesh i sigurt, që ai nuk do thotë se…”! / Debatet e Enverit në mbledhjen e Byrosë Politike, 8 tetor ‘82
“Kadriu, është njeriu që na la Mehmeti këtu, unë propozoj që ai t’i jepet gjyqit dhe të vejë atje me…”/ Plenum i V-të, tetor ’82, kur “kryqëzohej” ministri Hazbiu!
“Shoku Kadri, duhet ta kesh parasysh se, Llambi Peçini, ka filluar të flasë, por të jesh i sigurt, që ai nuk do thotë se…”! / Debatet e Enverit në mbledhjen e Byrosë Politike, 8 tetor ‘82
“Kadri, mos na thuaj avash, s’ka avash këtu, po na trego; a ka pasur punë armiqësore në Ministrinë e Brendshme, nëse po, pse s’i ke…”?! / Mbledhja e panjohur e Byrosë, 8 tetor ‘82
“Shoku Kadri, duhet ta kesh parasysh se, Llambi Peçini, ka filluar të flasë, por të jesh i sigurt, që ai nuk do thotë se…”! / Debatet e Enverit në mbledhjen e Byrosë Politike, 8 tetor ‘82
“Kadri, mos na thuaj avash, s’ka avash këtu, po na trego; a ka pasur punë armiqësore në Ministrinë e Brendshme, nëse po, pse s’i ke…”?! / Mbledhja e panjohur e Byrosë, 8 tetor ‘82
“Shoku Kadri, duhet ta kesh parasysh se, Llambi Peçini, ka filluar të flasë, por të jesh i sigurt, që ai nuk do thotë se…”! / Debatet e Enverit në mbledhjen e Byrosë Politike, 8 tetor ‘82

Dashnor Kaloçi  

Pjesa e dymbëdhjetë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin vitit 1982, ku ndodhet një dosje me relacione, raporte, udhëzime, informacione, proces-verbale mbledhjesh të Byrosë Politike, Sekretariatit të Komitetit Qendror, etj., lidhur me “veprimtarinë armiqësore” të anëtarit të Byrosë Politike dhe ministrit të Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiu, (që për tre dekada me radhë kishte mbajtur postin e ministrit të Punëve të Brendshme), si dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, si: Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Llambi Peçini, Zoi Themeli, etj., të cilët u akuzuan nga Enver Hoxha, si “bashkëpunëtorët kryesorë të poliagjentit  Mehmet Shehu”. Në dosjen në fjalë, ndodhet edhe një dokument me autokritikën e Kadri Hazbiut, e cila mban datën 27 shtator 1982, dërguar Enver Hoxhës dhe Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, lidhur me “punën e tij të dobët, në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe mungesën e vigjilencës, për mos zbulimin e grupeve armiqësore, të cilat të gjitha i kishte zbuluar partia dhe shoku Enver”. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti prej 24 faqesh, me autokritikën e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, (ku në çdo faqe të saj, Enver Hoxha, ka vënë shënime me shkrimin e tij), e cila bëhet për herë të parë publike nga Memorie.al 

                                                  Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

Dokumenti me proces-verbalin e mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, i mbajtur më 8 tetor 1982, ku u muarr në analizë “veprimtaria armiqësore” e Kadri Hazbiut

PARTIA E PUNËS SË SHQIPTARISË                                               TEPËR SEKRET

KOMITETI QENDROR

                                                     PROCES-VERBAL

I MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH MË 8 TETOR 1982

        Rendi i ditës:

  1. Diskutim mbi fjalët e rënda të shokut Kadri Hazbiu
  2. Miratimi i raportit mbi transportin për në plenum

Në mbledhje janë të pranishëm të gjithë anëtarët e Byrosë Politike.

                  ZHVILLIMI I MBLEDHJES

Mbledhjen e hapi dhe e drejtoi, sekretari i parë i Komitetit Qendror të PPSh-së, shoku Enver Hoxha.

Diskutim mbi fajet e rënda të shokut Kadri Hazbiu.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po mirë mo, unë po ju them se atë ditë e kam  pohuar këtë, kurse për dokumentet e shkruara zyrtarisht, nuk di gjë, pa kjo ashtu është.

SHOKU ENVER HOXHA: Mirë ti Kadri Hazbiu, duhet të zbatoje urdhrat e Komitetit Qendror, apo dëshirat e tua. Urdhri i Komitetit Qendror ishte që Platforma duhej të mbahej sekret, kurse ti, ua ke dhënë të huajve dhe me të shkruar. Kjo do të thotë se ke shkelur vendimet e Partisë.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po, t’ia kem dhënë unë me të shkruar…!

SHOKU RAMIZ ALIA: Po ja si e ke shkruar ti, ata kishin të drejtë t’i përkthenin dokumentet dhe përkthimin e tyre do ta bënte një shqiptar, po ky çdo gjë do të bënte me urdhrin tënd. Kjo do të thotë se ti, i ke dhënë Platformën, këshilltarit sovjetik.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po, këtij i’a kam dhënë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po ja, këtë po të thotë edhe shoku Enver.

SHOKU ENVER HOXHA: Atë po të them dhe unë. Pra që ti ke shkelur kështu vendimet e Byrosë Politike.

SHOKU KADRI HAZBIU: Këtë po e interpretojmë tashti, shoku Enver. Po, pa dale, të lutem shumë tashti, se këshilltari që ishte caktuar që të vinte të punonte në organet e Sigurimit, puna e parë që do bënte, ishte të njihesh me normat që kanë këto organe.

SHOKU ENVER HOXHA: Jo jo, nuk kishim vendosur që t’ua jepnim normat atyre.

SHOKU SIMON STEFANI: Ai ishte këshilltar atje, nuk ishte bashkëpunëtori yt më i ngushtë në ministri!

SHOKU RITA MARKO: Pastaj duhej të pyetej Partia për këtë.

SHOKU SIMON STEFANI: Këshilltari sovjetik nuk kishte të drejtë të merrte Platformën. Në të në krye, shkruhet: “Tepër sekret” dhe ka shkallëzime se kush duhet të dijë dhe çfarë duhet të dijë, nga përmbajtja e saj, ndryshe, Komiteti Qendror nuk kishte se pse të shkruante se kujt duhej t’i jepet ky dokument.

SHOKU KADRI HAZBIU: Ja, ja, prit, më fal, më fal.

SHOKU SIMON STEFANI: Po çfarë më fal më fal, ne po zgjatemi kot me këtë çështje, më duket mua.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po zgjatemi se ju…

SHOKU RITA MARKO: Posi, po zgjatemi se ti po na sjell vërdallë. Si thua, të të dëgjojmë dhe të mendojmë si thua ti, apo si është e vërteta, si janë faktet, si janë dokumentet?

SHOKU KADRI HAZBIU: Në qoftë se doni arsyetim, ju jap.

SHOKU RITA MARKO: Po ja, po të themi dhe arsyetimin.

SHOKU KADRI HAZBIU: Arsyetimi është kështu si them unë. Këshilltari që ishte në anë e Sigurimit, doemos do të njihej me të gjitha normat që kishim ne, që mund të na jepte këshillat, pra ai duhej të njihte edhe Platformën.

TË GJITHË SHOKËT: Jo ore, si është kjo praktikë kështu?!

SHOKU ENVER HOXHA: Ne sjellim tash ndonjë inxhinier francez dhe i themi si do na projektosh një turbinë hidrocentrali, me këto e më këto kërkesa. Në qoftë se ai kërkon që ne t’i japim skemat e të gjithë hidrocentraleve tona, t’ia japim mendon ti? Kanë ardhur këshilltarë për bujqësinë nga Italia, ja, dhe një farë Maljani, të cilit i kemi bërë kërkesa dhe na ka pajisur me disa të dhëna, por ai as na ka kërkuar gjëkafshë, dhe as ne i kemi dhënë gjë.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po më falni një minutë.

SHOKU HEKURAN ISAI: Shkresat e vitit 1959, kanë shkuar me urdhrin tënd në Bashkimin Sovjetik?

SHOKU RITA MARKO: Në dhjetor të vitit 1959, kanë shkuar në Bashkimin Sovjetik 26 dokumente, nga më të rëndësishmit e Sigurimit të Shtetit.

SHOKU HEKURAN ISAI: Platforma e Byrosë Politike i është dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme nga Komitetit Qendror, që të punojë me të. Në qoftë se Komiteti Qendror, Byroja Politike, e konsideronte të domosdoshme për t’ja çuar atë Sigurimit sovjetik, këtë mund ta bënin vetë ato.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po mirë, unë e kam firmosur atë shkresë?

SHOKU PALI MISKA: Jo nuk e ke firmosur ti, por Llambi Peçini.

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Po me urdhrin tënd e ka firmosur ai.

SHOKU PALI MISKA: Pra e ka firmosur Llambi Peçini, me urdhrin e ministrit të Punëve të Brendshme, gjeneral Kadri Hazbiut.

SHOKU FOTO ÇAMI: Këtë gjë, Llambi Peçini, nuk mund të bënte pa urdhrin tënd dhe pa lejen tënde.

SHOKU PALI MISKA: Jo, mo jo, me urdhrin tënd e ka bërë, se pasi ke urdhëruar ti, pastaj janë nisur dokumentet.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po atëhere, pse mos ta firmosja unë këtë dokument, po ta firmoste ai?

SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Nuk e firmose ti, se ja dërguat shkollës së Sigurimit.

SHOKU HEKURAN ISAI: Me këtë qëndrim, ti me siguri, i je ruajtur përgjegjësisë.

SHOKU ENVER HOXHA: Po ta them unë ty shoku Kadri, po të flas hapët, ti me siglën tënde, nuk e ke vënë me qëllim, që të thoshe më vonë se, e ka bërë Llambi Peçini këtë veprim, pa dijeninë tënde, pra për të mos u kompromentuar.

SHOKU KADRI HAZBIU: Unë ta bëja këtë gjë?

SHOKU ENVER HOXHA: Po këto gjëra kështu mund të bëhen. E përse të mos bëhen? Janë arsyetime të drejta këto?

SHOKU KADRI HAZBIU: Po pse, unë me këtë tërheqje do ta shpëtoja lëkurën time, shoku Enver? Mendoni ju se me mos vënien e një sigle këtu, do t’i largohesha përgjegjësisë?

SHOKU ENVER HOXHA: Mirëpo, kjo nuk është një, po janë shumë dokumente që janë dërguar në Bashkimin Sovjetik.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po pse, kur janë shumë, ashtu siç janë bërë, janë dërguar shoku Enver.

SHOKU ENVER HOXHA: Po kush i ka bërë këto veprime?

SHOKU KADRI HAZBIU: Unë mo shoku Enver, për ato që kam bërë do të përgjigjem. Për ato që s’di, nuk kam ç’të them.

SHOKU ENVER HOXHA: Nuk ka gjë atje që ti nuk duhej ta dije, unë që jam sekretar i parë i Komitetit Qendror, po, nuk mund t’i dijë shumë gjëra, megjithatë, edhe unë di shumë gjëra, kurse po të isha ministër i Punëve të Brendshme dhe të kalonin gjëra të tilla kaq të rënda, kjo do të ishte e pamundur. Unë s’lejoj të kalojnë as gjërat e vogla.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po kjo është një jetë e tërë, more shoku Enver.

SHOKU ENVER HOXHA: Edhe unë kam një kohë më të gjatë në punë nga ty.

SHOKU KADRI HAZBIU: Unë e di, por kur them kam një jetë të tërë aty, me këtë dua të them se ka pasur gjëra, që edhe më kanë shpëtuar, ka nga këto që edhe mund t’ju kem njoftuar juve, ka edhe që unë kam njoftuar të tjerët.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Po mirë mo, ti thua se kjo më shpëtoi, kjo tjetra, s’më kujtohet. Nuk po marrim vesh gjë fare ne, se ç’është bërë atje.

SHOKU MANUSH MYFTIU: Po pse, një rrëmujë e madhe paskësh qenë atje te ju.

SHOKU PALI MISKA: Po ku e gjeti kurajon Llambi Peçini, të bënte një veprim të tillë, pa pëlqimin tënd?

SHOKU HEKURAN ISAI: Po me urdhrin e këtij e bëri Llambi Peçini atë veprim.

SHOKU ENVER HOXHA: Llambi Peçini, shoku Kadri, duhet ta kesh parasysh, se ka filluar të flasë.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po le të flasë, është shumë mirë që flet.

SHOKU ENVER HOXHA: Po ashtu është, për Partinë është shumë mirë që po flet.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po edhe për mua është shumë mirë, se gjithçka do të sqarohet.

SHOKU ENVER HOXHA: Po ashtu është, gjithçka do sqarohet, por nga faktet që ekzistojnë të shkruara, të jesh i sigurt që, Llambi Peçini, nuk do të thotë se këtë veprim nuk e ka bërë pa lejen e Kadri Hazbiut. Memorie.al

                                                   Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 7 Nëntor 2022

Next Post

“Kur udhëtonim me auto-burg, patër Aleksi, me të cilin më kishin lidhur me pranga, më foli për At Zef Pllumin, priftin françeskan me karakter të fortë, por...”! / Kujtimet e ish-të burgosurit, nga Gjermania

Artikuj të ngjashëm

Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
Next Post
“Groposja e shenjtë: Si një prift shpëtoi reliket e Argjipeshkvisë nën regjimin e Enver Hoxhës”

“Kur udhëtonim me auto-burg, patër Aleksi, me të cilin më kishin lidhur me pranga, më foli për At Zef Pllumin, priftin françeskan me karakter të fortë, por...”! / Kujtimet e ish-të burgosurit, nga Gjermania

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!