Nga Dr. Gjelosh Nikolla
Memorie.al / Historianët, etnografet, studiuesit, hulumtuesit e kanë ruajtur të gjallë brez pas brezi, historinë për luftërat dhe betejat e këtij populli të etur për liri dhe pavarësi. Këta janë zëdhënësit më të mirë të vërtetës historike, sakrificës dhe heroizmit në shekuj. Më gjakun e këtij populli, është shkruar historia, prandaj duam apo nuk duam ne, “Historia ka vend për të gjithë”. Të gjithë e dimë së kur shkruhet me urdhër, ajo (Historia) nuk paraqet realitet, po që së i deformon ngjarjet historike, i humbet realiteti dhe kur plotëson dëshirat e njërit apo tjetrit, përsëri humbet dhe tretët e vërteta, për brezat që vijnë. Jo gjithmonë liria dhe atdheu mund të mbrohet me pushkë dhe në këtë mënyrë, kemi humbur shumë, por aq sa na duhet buka për të jetuar, na duhet shkollimi dhe dituria për brezat që vijnë.
Burrat e Iballës dhe të krahinës së saj, kurrë nuk patën frikë nga dituria (mendimi) por gjithmonë kanë shfrytëzuar mundësinë të kuvendojnë dhe të mësojnë nga më të diturit, sepse arsimi është arma më e fortë për të ndryshuar gjithçka. Atdhetarët e Iballës; Vocërr Prela, Frrok Kolë Pemati dhe Palush Pjetra, Kolë Nik Alia, etj., rreth vitit 1900, e konsideruan nevojë të domosdoshme hapjen e një shkollë shqipe në Iballe. Për këtë veprimtari madhore, ata biseduan dhe bashkëpunuan më Imzot Lazër Mjeda dhe vëllain e tij, Dom Ndre Mjeda. Këta atdhetarë, këtij vullneti të ligjshëm, ju përgjigjën menjëherë thirrjes dhe dëshirës së popullit të Iballës, duke e nxitur këtë iniciativë patriotike. Po pse u zgjodh pikërisht Dom Ndre Mjeda?
Sipas Luigj Thaçit (shkrimtar), ai thotë se vijmë nga alpet nga Iballja, që para 200 vjetësh. Në lagjen e Mirakajve të Iballës, familja e Gjokë Thaçit, ka patur shtëpinë ku gjenden edhe sot gërmadhat e banimit të dikurshëm (Mentor Quku, “MJEDA”, Vëllimi I, fq. 33). Kjo vërtetohet edhe nga Teodor Ippen, konsull i Austro-Hungarisë në Shkodër, në periudhën 1897-1904. Gjyshi i Imzot Gaspër Thaçit, është njëkohësisht edhe gjyshi i Lazër e Ndre Mjedës, që është një arsye plus, pra Thaçët (Gjokë Thaçi) është daja i tyre dhe kishin miqësi më Kryezezët dhe kjo duhet të ketë influencuar për martesën e Luke Thaçit, me Jak Zefin e Kryeziut (Mentor Quku, “Mjeda”, volumi I, fq. 35). Duke patur këtë lidhje më Iballën, Ndre Mjeda dhe Emzot Lazër Mjeda (Ipeshkv i Dioqezës së Sapës), njëkohësisht duke parë dëshirën dhe vullnetin e mirë të Iballasve, u bënë nxitës kryesor për ngritjen e shkollës.
Për këtë bashkëvepruan me bijtë kreshië të Iballës, si; Frrok Kolë Pematin, Kol Nik Alinë, Frrok e Palush Pjetra, etj., dhe më 15 tetor 1903, filloj mësimi me rreth 20 nxënës, shumica djem. Për ndjekjen e punimeve dhe të financave, u caktua famullitari i Iballës, At Zef Mesi, njëkohësisht dhe për mosmarrëveshjet që mund të lindin. Shumë shpejtë filloj kundërshtimi i disa myslimanëve shqiptar të këtij fshati, të nxitur nga intrigat e sundimit turk, me pretekstin së shkolla që tepër afër xhamisë. Vocërr Prela, Frrok Kol Pemati dhe Palush Pjetra, etj., i bëjnë thirrje vëllazërive të veta e, për këtë ngatërresë, qenë gati bajraku i Bugjonit, më Frrok K. Bajraktarin dhe Qerim Sokolin. Me njëherë erdhi Berisha më prijësit e saj, Markiq Doda, Pjeter Ndue Prendi dhe Mehill Shpendi, etj., të cilëve pasi ju referua situata, pa humbur kohë rrokën armët kundër dy lagjeve, Buqaj dhe Zotni.
Lëvizja zgjati pak ditë dhe me qenë së nuk donin gjakderdhje, u dogjën dy shtëpi, atë të Haxhi Brahimit dhe të Hysni Sokolit. Për të shuar këtë grindje, që mund të ndizte një kryengritje, pasi plani i qeverisë turke nuk u realizua, atëherë qeveria turke dërgoj një ushtri më rreth 1000 veta, për të djegur dhe rrënuar shtëpitë e organizatorëve të kësaj lëvizje. Emzot Mjeda u lajmërua nga nisiatorët e hapjes së shkollës, i cili me ndihmën e konsullit austriak, një shqiptarofil i vërtetë, u muar vesh më Valiun e Shkodrës dhe u dha urdhër që ushtria të kthehet mbrapa, sepse shkolla e Iballës, është nën mbrojtjen dhe përkrahjen e Austro-Hungarisë. Mbas kësaj ngjarje, dëshira dhe vullneti u shumëfishua dhe pa vonuar, ndërtesa mbaroj së ndërtuari. Një kullë dykatëshe me tetë dhoma, e pajisur me të gjitha orenditë të përshtatshme për mësim, që nuk linte asgjë mangët të një shkollë qyteti. Pamjen e kësaj shkolle, e paraqet mjaft mirë në broshurën e botuar në Vjenë, nga Franz Nopca, në veprën e tij “Shqipëria Katolike e Veriut”, ashtu dhe kalendari “DIJA”, i vitit 1908, fq. 262.
Në këtë shkollë shërbeu si mësues Z. Kolë Zezaj i cili, vazhdoj deri në vitin 1907. Ky mësues, në Iballë erdhi familjarisht. Gjatë kësaj periudhe, shumë djem mësuan shkrim e këndim, por më e rëndësishme ishte se mësuesi pukjan, Kolë Zezaj, ngjalli ndjenjat patriotike në zemrat e këtyre malësorëve. Përsëri nga nxitjet turke, u ringjall urrejtja kundër shkollës, të cilën e dogjën dhe deri më 16 qershor 1934, fshati Iballë mbeti pa godinë për shkollë dhe nisur nga kjo mungesë, mësimi bëhej nëpër shtëpitë private. Sot, për djegien e shkollës, duhet të mendojmë qetësisht dhe realisht, sepse u dogj më urdhër të Perandorisë Otomane. “Abdul Hamiti i II-të, Sulltan i Perandorisë Osmane, më 31 maj 1779, ku përcaktohej sakët marrja në mbrojtje nga ana e turqve e kulturës dhe gjuhës greke dhe së duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument, është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën ‘Thessaloniki’, më 14 korrik 1999. Kuptohet së veprimi i shëmtuar i bashkëfshatarëve të Iballës, ishte organizim i qeverisë perandorake, për të ngjallur urrejtje dhe vëllavrasje në këtë zonë të Iballës, të pa pushtuar (AQSH, Fondi 170, Viti 1937, Dosja 53, Fq.107-110. Veli Haklaj, ‘Veteranët e Pavarësisë’, fq. 603-605).
Atdhetaria e burrave patriotë të Iballës, nuk ka të ndalur kundër pushtuesit turk. Vocërr Prela, Frrok Kolë Pemati, Palush Pjetra, etj., gjenden kudo, në bashkëpunim me patriotet e tjerë, si Halil Musa i Kabashit, Marash Marku i Qelëzes, Zenel Aga i Iballës, Qerim Sokoli i Bugjonit, Mhill Shpendi dhe Pjetër Shpendi i Berishës, etj. Këta trima e patriotë, lëshuan kushtrimin shokëve të tyre, duke ju treguar qëllimin. Luftëtarët thërrisnin: “Nuk kthehemi, me ditë se me sëpata luftojmë, mjaft që të mos mbetemi nën thembrën e osmanlinjve” (A.Q.SH, Fondi 170, Viti 1937, Dosja. 53, Fq.110-111. Veli Haklaj. ‘Veteranët e Pavarësisë’, fq. 606-607).
Vocërr Prela, Frrok Kol Pemati, Palush Pjetra, Zenel Aga, etj., pa humbur kohë, dërgojnë Bibë Ndojën në Shkodër, për të kërkuar ndihma materiale dhe morale, nga Emzot Lazer Mjeda, Emzot Prengë Doçi, (Abat i Mirditës), Prengë Pasha, Konsullit të Austrisë e, burrave të tjerë të mirënjohur, për përkrahjen e maleve, në ndihmë të atdhetarizmit. Të lidhur më besa-besë, formojnë ballin e luftimit, duke pasë në krye organizator dhe inspirues Emzot Gaspër Thaçin, famullitar i Qelezës. Qëllimi kryesor ishte ngritja e flamurit kombëtar në sarajin e kajmekamit të Pukës, duke mos e njohtë më atë të Turqisë. Me një organizim të përkryer, nën drejtimin e Emzot Gaspër Thaçit dhe burrave të lartpërmendura, ata mësyjnë trimërisht për një përplasje me forcat turke, për me marrë sarajin e kajmekamit, natyrisht duke lënë të vrarë e të plagosur, disa ushtar dhe civilë në anën e turkut dhe ngrihet flamuri shqiptar, i cili me ngazëllim të plotë, valëvitej në ajrin e pastër të Pukës. Njëkohësisht gjobiten përkrahësit e osmanlinjve, nga Kryeziu, Kabashi etj.
Më vonë shkojnë në Shkodër, Frrok Kol Pemati, Vocërr Prela, Zenel Aga të Iballës, Frrok K. Bajraktari dhe Qerim Sokoli nga Bugjoni, Mëhill Shpendi dhe Pjetër Ndue Shpendi nga Berisha, të cilët me shumë dëshirë, morën pjesë për ngritjen e flamurit në kalanë e Rozafatit, por ky hap nuk u arrit, sepse Esat Pasha me tradhti, vrau Hasan Riza Pashën, ushtarak e organizator i shquar, në mbrojtje të qytetit të Shkodrës, nga sulmet e forcave serbo-malazeze. Gjithnjë të palodhur, më 14 korrik 1912, Vocërr Prela, Frrok Kol Pemati, Zenel Aga, Palush Pjetra, Halil Hyseni, së bashku më përfaqësues të Berishës dhe të Bugjonit, morën pjesë në mbledhjen e përgjithshme që u mbajt në Shkup. Përfaqësues nga të gjitha krahinat, formuan organizatën e madhe “Besa Shqiptare”, me qëllim që të ngrihej si kudo në Shqipëri, edhe në Kosovë, flamuri i Shqipërisë, gjithashtu të ishim të bashkuar, për të përballuar mësymjet turke, serbo-malazezë dhe greke.
Më vonë plasi lufta ballkanike dhe qëllimi mbetet për t’u plotësuar më vonë, nga kryetari i çetave, Bajram Curri, i lidhur ngusht me burrat patriotë të lartpërmendur (A.Sh.Q. Fondi 170, Viti 1937, Dosja 53, Fq. 111-112, Veli Haklaj, ‘Veteranët e Pavarësisë’, fq. 606-607).
Qëllimi i mbledhjes së Shkupit, mbeti i parealizuar. Gjermania, me qëllim të përkrahjes shqiptare, sidomos të maleve, kishte sjellë 1500 armë (‘Mauzere’) për t’i shpërndarë në qarkun e Kosovës, kundër Serbisë. Si anëtar i komisionit, ndër të tjerë të shumë krahinave, ishte edhe Frrok Kolë Pemati nga Iballja, që ndihmoj në shpërndarjen e armëve, sidomos ai u interesua që krahina e tij, të mos mbetet pa armë. Në vitin 1920, Jugosllavia zaptoj Kosovën, deri në lumin Drin, por Bajram Curri, për të mos mbetur nën sundimin serb, vjen në Iballe, më qellim që të krijoj lidhje me krahinën e Pukës dhe të Shkodrës. I ndjekur dhe i kërkuar nga Serbia, Bajram Curri, qëndroj plotë gjashtë muaj në Iballë, në shtëpinë e Frrok Kolë Pematit dhe të Zenel Agës, i cili i kishte krahët e vetë më të sigurt dhe më të fortë. Për të ndihmuar lëvizjen, Bajram Currit i duheshin të holla dhe këto i gjejnë dhe i jepen pa hezitim, nga Frrok Kol Pemati, rreth 80 lira turke.
Por pa filluar kryengritja, zbulohen familjet që e ndihmuan Bajram Currin, që ishin Frrok Kolë Pemati dhe Zenel Aga. Meqenëse këta burra, ishte vështirë me i kap dhe arrestu, si dënim, Jugosllavia dërgon një avion, me qëllim të bombardohen shtëpitë e këtyre burrave, që e ndihmuan Bajram Currin. Ditën e parë, bombardohet shtëpia e Frrok Kol Pematit, duke hedhur rreth 60 predha. Shtëpia e Frrokut shpëton, ndërsa rrënohen dy të tjera dhe u plagosen gjashtë veta, nga lagjja ‘Koprat’ e Iballës. Qëllimi sllav nuk u plotësua, shtëpia e Frrok Kolë Pematit, shpëtoj, pastaj ditën e tretë, përsëri ai avion ushtarak, hodhi 16 predha, të cilat prishën disa stalla bereqeti e ara, pa shkaktuar ndonjë dëm të madh. Më vonë, gjithnjë këta burra, e shoqëruan Bajram Currin, kudo. Kontributi i dhënë nga këta patriotë, prej vitit 1904-1920, qe shumë i fortë moralisht dhe materialisht, pa asnjë lloj interesi apo shpërblimi, por vetëm nga ndjenjat e pastra patriotike atdhetare. Këta burra, kanë ditë me i çmuar dhe me i nderuar fjalët: “Atdhe, Liri, Flamur”, (A.Q.SH. Fondi 170, Viti 1937, Dosja 53, Fq. 113-114. Veli Haklaj; ‘Veteranët e Pavarësisë’, fq. 608-610).
Në vazhdim të patriotizmit nga burrat e Iballës dhe të krahinës së saj, Bibë Ndoja, në vitin 1903, dërgoj në shkollën e vetme shqipe të asaj kohe, atë françeskane në Shkodër, një djalë të shtëpisë së vet, djalin e Kolë Nikë Alisë, së Fletit dhe të bajraktarit të Bugjonit. Në vitin 1907, dërgoj në shkollë, të birin Kolën dhe Zef Pjetër Kolën, prej Iballje. Ai pagoi 250 lira turke, për të blerë municione, për të ndihmuar kryengritjen në Kosovë, në kohën e luftës së Kaçanikut. Këtë ndërgjegje patriotike, e pat konsoliduar në takimet dhe bisedat e shpeshta më Emzot Prenk Doçin, Abatin i Mirditës, Emzot Lazër Mjedën, Preng Pashën dhe me Konsullin shqiptarofil të Austrisë. Është tepër njerëzore dhe patriotike të theksojmë dhe të njohim opinionin, më veprimtarinë e Dom Gaspër Thaçit i cili, me të filluar aktivitetin në famullinë e Qelezës, u bë protagonist në ngacmimin e nxitjen e ndërgjegjes patriotike të popullit të asaj krahine, për të luftuar kundër pushtimit turk. Dom Gasper Thaçi, ishte organizatori dhe komandanti i kryengritjes. Po kështu, thirrjes së tij, ju përgjigjen famullitari i Fierzës, At Danjel Stajka, famullitari i Berishës, At Tom Bicaj dhe famullitari i Iballës, Fra Gentile Biella, (me origjinë italiane) që ka shërbyer në Iballe, nga 14.05.1907, deri me 06.07.1915. Këta klerikë katolikë, hoqën rrobat e kishës e, lanë detyrën e bariut shpirtëror dhe ju bashkuan luftës, sepse atdheu dhe liria, ishin më të shenjta se detyra e tyre.
Gaspër Thaçi, natën e Shën Palit, më 28 qershor 1912, organizon sulmin kundër pushtuesit, pra për atdheun shkeli parimet e besimit. Dom Gaspëri, dhuroj gjithë pasurinë e tij, duke dhënë bukë luftëtarëve dhe vetëm një ditë ka shpërndarë rreth 200 teste fishek, ku një teste kushtonte 1 mexhite turke. Më 8 dhjetor 1912, ngrihet flamuri të kisha e Qelezës. Populli, duke derdhur lot përmallimi dhe gëzimi, festuan me batare pushkësh dhe po atë ditë ky flamur, ju dha Marash Mark Palushit, duke e deklaruar bajraktar. Ushtria serbe në këtë kohë, gjendej gjithë rrugës, nga Kosova deri në Lezhë dhe në rrethinat e Shkodrës. Duke dëgjuar krismat e pushkëve, bënë mbledhjen Shtatmadhoria në Pukë. Dom Gaspëri, dërgoj tre përfaqësues, Nikollë Gjokën nga Qeleza, Marash Mark Nikën, nga Midha dhe Kolë Gjergjin, nga Dedajt, si dhe i përgatiti përgjigjet për bisedën, se çfarë përgjigje do të jepnin. Është një kujtim i këndshëm dhe përmallues, më ditë dialogun e këtyre tre burrave, me komandantin serb, Kataniq.
Komandanti: “Çka qenë ajo denam, me pushkë”?.
Përgjigja: “Kena pasë një gëzim të jashtëzakonshëm”.
Komandanti: “Çfarë gëzimi keni pasë”?
Përgjigja: “Na ka ardhë lajmi, se tash 11 ditë, është ngritë bajraku (Flamuri) i Shqipërisë, në Vlonë”.
Komandanti: “Ku e dini ju”?
Përgjigja: “Kryetari i komitetit tonë, Z. Dom Gaspri, ka pasë lajmin, pra Ipeshki”.
Komandanti: “Nuk është e vërtetë. Ipeshkvi dhe prifti, ju mashtrojnë. Në Shqipëri, jemi ne, e nuk kena me e lëshua”.
Përgjigja: “Ne Ipeshkvi, nuk na ka rrjetë, as nuk na rrenë kurrë, as nuk asht i shitur, as nuk na shet. E dimë me siguri, se më 28 nandor të muajt të kalum, në Vlonë është ngrit bajraku (Flamuri) i Shqipnisë, me pëlqimin e krajlive të mëdha. Prandaj e dimë na, mbasi tash sa kohë kena derdh gjak, për më fitue lirinë, duam bashkimin më vllaznit tonë dhe kemi ngritë edhe na bajrakun e Shqipenisë, te kisha e jonë”.
Komandanti: “Pse nuk baheni më ne? Se edhe na luftojmë me qitë turkun jashtë”?
Përgjigja: “Na, as nuk jena turq, as nuk jena serb, por jena kanë, jemi e, do të jena shqiptar. Na e dimë së Shqipnia, ka dalë në veti, me sundue shqiptari vendin e vet. Sot kena bajrakun tonë, për atë do të luftojmë e, do të vdesim”.
Nuk duhet harruar së Z. Zenel Aga i Pukës, ishte që në fillim, simpatizant i lëvizjes e kurdo që e qiti rasti, kurrë nuk pati frikë dhe bënte propagandë në favor të kryengritësve (Kol Bib Miraka, A.Q.SH., Fondi 170, Viti 1937, Dosja 53, fq. 99-105; ‘Hyllii Dritës’, Shtator-tetor 1937. Nr. 9-10. Fq. 459-468).
Në fund të nëntorit 1944, erdhi çlirimi i vendit tonë, (apo më saktë mbarimi i luftës), respekt e mirënjohje për ata djem dhe vajza, që luftuan dhe sakrifikuan jetën e tyre, për lirinë e atdheut. Regjimi komunist, në emër të diktaturës së proletariatit, vendoi pushtetin e tij të egër dhe kriminal ndaj popullit dhe kundërshtarëve të tij ideologjik dhe politik. Makineria propagandistike e Partisë Komuniste, ishte tepër efikase dhe i shfrytëzoj në maksimum dëshirat e popullit fukara, për liri. Kjo makineri kishte dy anët e medaljes: Së pari, qe shumë njerëzore, e thjeshtë dhe që i vinte përshtat popullit. Mashtrimi nuk kishte kufij, sa që; në teserën e Partisë Komuniste, vendosen thëniet e ungjillit: “mos vraj, mos vidh, mos kurvëro, mos lakmo mallin e huaj, mos dil dëshmitar në gënjeshtra”, etj., etj. Me këtë propagandë, ata arritën që të mashtrojnë dhe hipnotizojnë edhe “KRISHTIN”, ku edhe ai u gëzua, se popullit i erdhi shpëtimi.
Se dyti, ana tjetër e medaljes, ishte shkatërruese dhe njolla më e zezë e makinerisë propagandistike e Partisë Komuniste Shqiptare me në krye Enver Hoxhën, me sloganin; “Kush nuk është me ne, ai është armik i popullit”. Filloj lufta e klasave. Në këtë mënyrë, filloj “privatizimi” i patriotizmit të popullit shqiptar, filluan goditjet kundër patriotëve dhe familjeve të tyre, duke i burgosur, internuar dhe duke i cilësuar kulak. Më vonë, vjen “atentati” tjetër, kundër patriotëve, duke dhënë tituj të ndryshëm patriotik, nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, pjesëtarëve të familjeve që kanë spiunuar kryengritjen (kryengritësit) e vitit 1912 dhe kanë luftuar kundër tyre më armë në dorë, duke përkrahur forcat e ushtrisë pushtuese osmane.
“Atentatet”, vazhdojnë me kundërshtarët ideologjik dhe politik, duke i quajtur armiq të popullit. Por pse nuk e donte ideologjinë komuniste, nuk do të thotë së je armik i popullit! “Atentati”, vazhdon kundër intelektualëve, pa dallim krahine, apo feje, që ishin të shkolluar në Perëndim, veçanërisht kundër intelektualëve të besimit katolik dhe sidomos, kundër klerikëve katolik, duke sajuar lloje-lloje shpifjesh kundër tyre, që më çdo kusht t;i bëjmë armiq. Klerikët katolik, Dom Gaspër Thaçi, At Danjel Stajka, At Tomë Bici dhe Fra Gentile Biella, hoqën rrobat e kishës dhe ju bashkuan kryengritjes, Gasper Thaçi ishte personi numër një për ngritjen e flamurit në Pukë. Atëherë, ku qëndron tradhtia dhe armiqësia e tij, ndaj kombit??!!. Në vend që të kishte një bust apo monument, në qytetin e Pukës, atij shteti komunist i ka zhdukur edhe kockat, nuk i dihet as varri i tij!
A nuk është atentat kundër patriotizmit? Më lart, theksuam për aktivitetin patriotik të disa burrave të krahinës së Iballës (Dheu i Epërm, ana e epërme), në pamundësi për të trajtuar në një shkrim të vetëm të gjithë, pasi ata janë të shumtë, mes të cilëve gjenden edhe paraardhësit e Kol Bib Mirakës, aktivitet që e kishin filluar pa lind Kola (5.12.1899), në Iballë. Shkurtimisht folëm dhe për aktivitetin patriotik të familjes së Frrok Kolë Pematit, kështu shtrohet pyetja; që këto dy familje të mëdha, pse u sulmuan dhe u denigruan në çdo aspekt?! Gabimi i vetëm i këtyre atdhetarëve, ishte se: “Nëna i lindi patriot”. Në këtë rast, qeveria komunisto-sllave, u fsheh mbas gishtit të dorës, duke u justifikuar me Kolë Bibën, duke e quajtur “armik i popullit” dhe “kolaboracionist”. Atij çdo epitet mund t’i vihej, por armik jo. Ai u gjend në një pozicion të pa përshtatshëm, për situatën e krijuar. Ai qe kundërshtar ideologjik dhe politik i betuar, kundër komunizmit, por kurrë armik i popullit, ai nuk ka vrarë njeri në jetën e tij, përkundrazi, ka shpëtuar më mijëra jetë.
Në vitin 1941, Kol Bib Mirakaj merr pjesë në luftën kundër jugosllavëve, ku dhe plagoset në këmbë e gjithë jetën mbetet invalid, duke ecur me paterica. Në artikullin historik “Kështjella e Shkodrës”, të revistës ‘Drini’, të vitit 1941, flitet për kontributin e çetave të Kolë Bibë Mirakës dhe të Ndokë Gjeloshit (‘Drini’, viti II, nr 6, Tiranë, e premte 1 gusht 1941, ‘Kështjella e Shkodrës fq. 3. origj. italisht përkthyer nga Qemal Velia), të cilët mbrojtën anën e djathtë të kalasë. Një urdhër i tij, i datës 31 gusht 1943, detyronte paisjen me pasaporta shqiptare, për të gjithë hebrejt që ndodheshin në vendin tonë në atë kohë. Një moment shumë i rëndësishëm në referimet në librin e Faik Qukut, është refuzimi që Kol Bib Miraka, i bëri shumës së parave që hebrejt kishin vendosur t’i jepnin atij si shpërblim, për kohën kur shpëtoj 2000 hebrejt, nga nazizmi gjerman.
Edhe në kohën kur ishte në mërgim në Romë, hebrejt që jetonin aty (në Romë) e njohën ish-ministrin që u kishte shpëtuar jetën dhe vazhduan më këmbëngulje, për ta ndihmuar. Megjithëse ai jetonte me ndihma bamirësie nga një kuvend françeskan, por përsëri ai refuzoj shumën e parave. Ja dokumenti më të cilin Kol Bib Mirakaj, shpëtoj 2000 hebrejt.
Telegram
Prefekturave Tiranë, Drejtorisë Përgjithshme, Policisë Tiranë.
Lutemi që të gjithë hebrejve, nënshtetas shqiptar, që kërkojnë pasaportë për Itali; t’u lëshohen pa u sjellë asnjë pengim, për vete dhe familjarët e tyre. Të porositen kuesturat, që të shkapërcejnë çdo formalitet, pasi çështja ka rendësi të veçantë politike. Për vizitim nga delegacioni Italian, të interesuarit kujdesem vetë.
Ministri
Kolë Bibë Miraka
Mbretnia Shqiptare
Ministria e Punëve Brendshme
Zyra Politike
Tiranë më 31.8.1943.
Nr.1984.
Prefekturës Tiranë
Shkurtimi pasaportë për Itali.
Lutemi që të quajturve; Rafael Natam e Salomon Konforte, me gjithë familjet e tyre, t’u lëshohet menjëherë pasaporta për të udhëtuar në Itali.
Ministri
Kol Bib Miraka
(Faik Quku “Qëndresa Shqiptare Gjatë Luftës së dytë Botërore. Viti 1941-1943”). ….
Letër e hapur
Deri kur në shërbim të armikut?
Drejtuar Abaz Ermenit
Nga Kolë Bibë Miraka Nju-Jork – qershor 1967.
”E dimë mirëfillt së komunizmi më ka tha loçkën e zemrës, më ka mbytë në gjak e rroposë gjithë çka asht e kandëshme për jetën e njeriut. Me gjithë këtë, po të jetë së Greqia a kushdo tjetër, sulmon Shqipërinë, për të grabit tokë shqiptare, unë edhe Enver Hoxhës kisha më ju vu në dispozicion, kështu në moshë pleqënijet e, i gjymtuem siç jam, për të mbrojt integritetin tokësor të Atdheut, si ushtar i thjeshtë e pa asnjë konditë, E pra jam i dënum më vdekje, nga ai regjim”.
Lidhur sa më sipër, me të drejtë shtrohet pyetja: Ku qëndron tradhtia dhe armiqësia e këtij burri, ndaj popullit të tij dhe shtetit?! Në vitin 1967, më orientim të partisë shtet, ngritën rininë e qytetit të Durrësit, me pretekst zhdukjen e mbeturinave patriarkale, por veçanërisht kundër besimeve fetare në përgjithësi, duke e shpallur Shqipërinë shtet laik! Në të vërtetë, ky ishte atentati vdekjeprurës përfundimtar, kundër intelektualëve të besimit katolik, që ishin pro perëndimor dhe sidomos kundër klerikëve katolik. Kështu ata vranë trurin intelektual, që ishin kundërshtar ideologjik. por kurrë armiq. Duke i vrarë trurin, i vranë dhe shpirtin popullit të vet, sidomos atij të besimit katolik. Disponohen mijra dokumente, që vërtetojnë krimet e komunizmit kundër këtij komuniteti, që në të vërtetë është trashëgimi dhe pasuri kombëtare. Nuk do flas për këtë temë, por do të referohem personaliteteve më të shquar të kombit tonë:
- Faik Konica: “Katoliket shqiptarë, janë shkak që u mbajt gjallë gjerë më sot, kombësia e jonë”.
- Ismail Kadare: “Pavarësisht së janë më të pakët në numër, katolikët përfaqësojnë fenë e parë të shqiptarëve. Ata kanë një zbritje vertikale, në historinë dhe kulturën shqiptare të pashembullt. Ata i kanë dhënë kombit shqiptar, simbole dhe shenja themelore, nga Gjergj Kastrioti, tek Nënë Tereza (Shën Tereza). Ata janë ura më e vjetër, asnjëherë e shembur që lidh Shqipërinë më Europën”.
- Mbreti Zog i I-rë, më 1.1.1938, shprehet: “Falë Kishës Katolike dhe manastireve në Shqipëri, ne ja arritëm të mbajmë gjallë gjuhën tonë. Nën perandorinë osmane, ishte e ndaluar të flisje shqip, vetëm turqishtja lejohej. Por nëpër manastire, ishte ndryshe, prandaj ne u kemi atyre një borxh të madh, që e mbajtën të gjallë gjuhën tonë”. .
4. Profesor Sami Repishti (ish- i burgosur politik, shkrimtar, humanist dhe historian): “Kushdo që e njeh historinë e krishtërimit në Shqipëri dhe rolin që ka lujtë popullësia dhe kleri katolik në vendin tonë, që nga zanafilla….arrinë në përfundimin e paevitueshëm, se çdo gja që ka të bëjë më Shqipërinë dhe mbi jetesën e popullit shqiptar, mban në bërthamën e vet elementin shqiptar katolik. Aty u ruajt gjuha shqipe, aty u mbrojtë toka shqiptare, aty u mbajtën lidhjet e pandërpreme më Europën”.
5. Pashko Vasa, (rilindësi i shquar): Për Shqiptarët, dielli lind atje ku perëndon”. - Suljeman Agë Vokshi, që në vitin 1870 -’75, pas Kongresit të Berlinit, jep mendimin: “Në politikën e jashtme, Atdheu i ynë (trojet Shqiptare) duhet të lidhen me Inglizin (Anglinë) dhe Italinë, sepse me Italinë kemi një det në mes dhe nuk kemi kurrfarë kufiri tokësore”. (Mehmet Vokshi, “Fisi i Vokshi”, Tirane 1931, fq. 109-111).
Por e kundërta ndodhi, Partia Komuniste Shqiptare, u lidh me sllavet dhe serbët, armiku kryesorë i Kombit tonë ndër shekuj. Me dështimin e sistemit komunist në vitet ’90-të, këto familje komuniste, qenë të parat që u nisën dhe u strehuan në “Perëndimin e keq” dhe aq të urryer deri në atë kohë për ta!?. Kjo do thotë “barkun” në Europë dhe “kokën” në Moskë e në orient.
Sistemi komunist, gjatë gjithë ekzistencës së tij, punoj për shtrembërimin dhe deformimin e fakteve të vërteta historike. Sot, historianët fanatikë dhe të privilegjuar nga nomenklatura komuniste dhe qeveritarët e ardhur nga ajo kohë, janë tepër agresiv ndaj atyre studiueseve, gazetarëve, historianëve dhe kujtdo tjetër që pas viteve ’90-të kanë publikuar dhe vazhdojnë të botojnë dokumentet arkivore, të cilat hedhin dritë mbi të vërtetat e mohuar dhe të fshehura, për afro 45 vjet me radhë.
Mohimi i të vërtetës kombëtare, është ç’kombëtarizim
Edward Marrou, shkruan: “Hapi i parë në likuidimin e një populli, është të fshihni kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij. Atëherë vini dikë të shkruaj libra të rinj, të krijojnë një kulture të re, të shpikë një histori të re. Para së të kalojë shumë kohë, kombi do harroj çfarë është dhe çfarë qe”. Historia nuk mund të prezantohet vetëm nga letërshkruesit historianë. Ajo (Historia), duhet të shkruhet nga faktet dhe të vërtetat historike, ajo duhet të shkruhet në mënyrë vertikale dhe realiste. Në qoftë së do të vazhdojmë të heshtim, atëherë heshtja do të përfundojë në tradhti të historisë tonë, të gdhendur me gjakun dhe sakrificat e këtij populli patriot, në mijra vjeçar. Memorie.al