• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, January 9, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shkoi te Komiteti Qendror dhe kërkoi të takonte udhëheqësin kryesor, Enver Hoxhën, por kur u konstatua se kishte lyer rrobat me benzinë…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, me ngjarjen e bujshme të 7 majit ‘75

“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“Shkoi te Komiteti Qendror dhe kërkoi të takonte udhëheqësin kryesor, Enver Hoxhën, por kur u konstatua se kishte lyer rrobat me benzinë…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, me ngjarjen e bujshme të 7 majit ‘75
“Shkoi te Komiteti Qendror dhe kërkoi të takonte udhëheqësin kryesor, Enver Hoxhën, por kur u konstatua se kishte lyer rrobat me benzinë…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, me ngjarjen e bujshme të 7 majit ‘75
“Shkoi te Komiteti Qendror dhe kërkoi të takonte udhëheqësin kryesor, Enver Hoxhën, por kur u konstatua se kishte lyer rrobat me benzinë…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, me ngjarjen e bujshme të 7 majit ‘75
“I dashur shoku Enver, i jam mirënjohës Partisë dhe juve, si udhëheqës largpamës e, jam dakord për çdo…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për letrat dërguar diktatorit, nga Balluku, Shehu, Deljana, Xhelo, etj.
“Nexhmija s’ ishte si Enveri, kishte shumë pretendime; pse, shapkat do hamë ne?!- na thoshte. Donte mish të pjekur, pasha-qofte, qifqi dhe…”/ Dëshmia e kuzhinieres së Shtëpisë së Pritjes në Gjirokastër
“Shkoi te Komiteti Qendror dhe kërkoi të takonte udhëheqësin kryesor, Enver Hoxhën, por kur u konstatua se kishte lyer rrobat me benzinë…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, me ngjarjen e bujshme të 7 majit ‘75

Nga DASHNOR KALOÇI

Memorie.al / Nga viti 1945, e deri në ’85-ën që vdiq, për 40 vite me radhë, udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komuniste, diktatorit Enver Hoxha, nuk iu rrezikua asnjëherë jeta nga ndonjë atentat, komplot, grusht shteti apo çdo gjë tjetër, ashtu siç ka ndodhur me shumë “homologë” të tij, si në vendet e Lindjes Komuniste, apo në Perëndim etj. Dhe kjo, për shkak të terrorit të egër që ai ushtroi për 40 vite mbi popullin e tij. “Atentatet” ndaj Enver Hoxhës, që nga viti 1945 e, deri sa ishte gjallë, nuk kanë qenë gjë tjetër, veçse fryt i fantazisë së Sigurimit të Shtetit dhe hetuesve të saj, të cilët i bënin ato për të fituar famë, “se i kishin shpëtuar jetën Komandantit”, “se shpëtuan Partinë nga një komplot”, etj., etj., duke ua marrë deponimet të arrestuarve nën tortura apo makinacione të ndryshme. Dhe të tilla gjëra nuk ka pasur pak! Një nga akuzat e para që u është bërë të arrestuarëve; “se kishin dashur që t’i bënin atentat Komandantit”, është bërë që në vitin 1947 me procesin hetimor dhe gjyqësor të “Grupit të Deputetëve”!  

Përveç shumë dëshmive të bëra nga të pandehurit e atij procesi gjyqësor, (gjithnjë duke i’u referuar dosjes gjyqësore në fjalë), ku tregohen lidhjet e tyre dhe aktiviteti antikomunist për rrëzimin e regjimit komunist, një nga dëshmitë më interesante në atë gjyq, është ajo e bërë nga në Tefik Deliallisi, ku ai tregon për bisedën e bërë në shtëpinë e Ymer Keçit në Tiranë, ku Ymeri i ngarkoi Hamdi Kacolles, (njeriut që shërbente pranë Myslym Pezës) atentatin ndaj gjeneral-kolonel, Enver Hoxhës e Koci Xoxes, gjatë vizitës që ata do të bënin Pezë.

Një tjetër “grup armiqësor” që u akuzua se do i bënin atentat Enver Hoxhës ishte ai i vitit 1963, ku në procesin gjyqësor të zhvilluar në nëntor-dhjetor të atij vitit ndaj të pandehurve: Vangjel Lezho, Fadil Kokomani, Robert Vullkani, Trifon Xhagjika, Thoma Rafaeli, Franko Sara dhe Stavri Rafaeli, të gjithë kuadro të lartë të diplomuar në universitetet dhe akademitë ushtarake të Bashkimit Sovjetik e vendeve të tjera të Europës Lindore, si artistë, inxhinierë, ushtarakë, gazetarë etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Hasan Prishtina tha; ne luftojmë e, ndoshta nuk e gëzojmë lirinë, por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për kryengritjen e vitit 1915

“Asht prifti, vllau i Dedës që punon me mue, ti ke shok t’nipin, atë qe i bjen kitarës, ka dalë prej burgut, e si duket .…”/ Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit

Sipas dosjes hetimore që gjendet në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe informacioneve të Gjykatës së Lartë drejtuar Komitetit Qendror të PPSH-së pas procesit gjyqësor, i gjithë aktiviteti i tyre “antiparti dhe armiqësor”, fillonte nga agjitacioni e propaganda, veprimtaria e spiunazhit me togerin sovjetik Valentin Zhenj, gjatë takimeve të tyre në shtëpinë e Robert Vullkanit dhe plazhin e Durrësit, plani dhe tentativa e dështuar për të vrarë me atentat Enver Hoxhën në lokalin e ‘Bllokut’ të udhëheqjes dhe më pas ministrin e Brendshëm, Kadri Hazbiu, te Materniteti i Tiranës, ku ai shkonte shpesh me makinën që e ngiste vetë, e deri te tentative e arratisjes fillimisht nga lumi Buna dhe më pas nga Liqeni i Pogradecit, etj.

Konkretisht për atentatin ndaj Enver Hoxhës në akt-akuzën e kryetarit të Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë së kryesuar nga Shuaip Panariti, midis të tjerash thuhej: Për të realizuar këtë qëllim, nga zhvillimi i gjykimit, doli se kanë bërë këtë përgatitje:

Në fillim kanë vënë në plan që ta kryenin veprën e terrorit ndaj udhëheqësit të partisë, shokut Enver Hoxha. Për këtë, të gjykuarit Fadil Kokomani, Vangjel Lezho, Trifon Xhagjika pohuan se kanë shkuar në afërsi të lokalit të Komitetit Qendror për të parë orën e ardhjes dhe të daljes nga zyra të shokut Enver. Ata pohuan se e kishin parë shokun Enver se në cilën orë shkonte në zyrë dhe dilte nga zyra dhe nga ç’drejtim vjen në zyrë dhe del nga zyra, por e kishin gjetur të vështirë që të kryenin atentatin kundër jetës së tij, për shkak të mbrojtjes së mirë që i bëhej.

Megjithëkëtë, duke qenë konsekuent në veprimtarinë e tyre, këta të gjykuar arrijnë në konkluzion që të vrasin të tjerë udhëheqësa. Kështu, të gjykuarit Fadil Kokomani, Vangjel Lezho e Trifon Xhagjika, pranuan para Gjykatës, kështu del edhe nga materiali i hetuesisë që të vrisnin shokun Kadri Hazbiun dhe disa punonjës të tjerë të Sigurimit të Shtetit. Kapiten Xhagjika, pranoi në gjyq se për punonjësit e Sigurimit kishin urrejtje të veçantë dhe për të ç’fryrë urrejtjen, donin të vrisnin ministrin e Punëve të Brendshme.

Vendin se ku do ta kryenin atentatin kundër jetës së shokut Kadri, e kishin përcaktuar tek Materniteti i qytetit të Tiranës, pasi sipas tyre e kishin parë se shoku Kadri, kishte ardhur disa herë në drejtim të Maternitetit. Këtë vepër e kishin gjykuar si të volitshëm për ta kryer duke marrë shkas edhe nga fakti se e kishin parë shokun Kadri që e drejtonte vetë makinën e tij pa qenë i shoqëruar nga ndonjë person tjetër. Më pas pohuan se kishin hequr dorë për të kryer atentatin në këtë vend dhe kishin arrirë në konkluzionin se këtë vepër ta kryenin jashtë qytetit të Tiranës.

Veprat e terrorit i kishin në plan për t’i kryer me armë zjarri, ose dhe me armë të ftohta. Rezultojnë si armët dhe revolver dhe thika, të gjykuarit e mësipërm i kishin siguruar. Të gjykuarit pohuan se për të realizuar qëllimin e mësipërm, disa herë kishin bërë stërvitje në lidhje me përdorimin e armëve dhe veçanërisht për përdorimin e thikës duke u stërvitur për të qëlluar nga distanca të largëta. Këto mjete të gjykuarve u janë kapur dhe janë paraqitur para gjykatës si prova të fajësisë së tyre, në lidhje me veprat e terrorit që përgatiteshin për t’i kryer kundër Partisë dhe të Shtetit t’onë”.

Edhe pse disa nga të pandehurit, si gjatë procesit hetimor dhe atij gjyqësor, “e pranuan” se kishin dashur që t’i bënin atentat Enver Hoxhës, ajo gjë ishte një makinacion i Sigurimit të Shtetit, gjë të cilën e kanë konfirmuar publikisht pas viteve ’90-të, Stavri Rafaeli dhe Robert Vullkani, dy prej të mbi jetuarve të atij “grupi armiqësor”, që vuajtën vite të gjata burgu politik.

Një tjetër “grup armiqësor” që u akuzua se “do i bënte atentat Enver Hoxhës”, ishte ai i vitit 1982, ku bënin pjesë; Namik Luci, Estref Kelmendi, Selim Kelmendi Shefqet Kelmendi, Piro Prifti dhe  Sejfulla Teta, ku katër të parët ishin intelektualë me origjinë nga Kosova dhe të ardhur si emigrant politikë në Shqipëri që nga fillimi i viteve ’60-të. Lidhur me këtë, në një intervistë që i kemi marrë para disa vitesh, Sejfulla Teta dëshmonte: “Pasi më arrestuan më 29 shtator 1982, më nisën menjëherë për në Degën e Brendshme të Krujës, ku zv/kryehetuesi i rrethit dhe sekretari i partisë, Nexhat Selimi, më tha: ‘Të kemi arrestuar pasi ti ke dashur që të vrasësh me atentat, udhëheqësin kryesorë të partisë dhe të popullit’. Unë e pyeta: ‘Kë se ata janë të 12 udhëheqës kryesorë’?

Ai m’u përgjigj gjithë inat: ‘Udhëheqësin kryesor të Partisë e të popullit po të them’. Krejt i habitur për ato që po më thoshte, në mënyrë instiktive unë e pyeta përsëri: ‘Kë, Enver Hoxhën’?! Akoma pa mbaruar mirë fjalën, në kulmin e nervave, Nexhat Selimi më tha: ‘Mos ia përmend emrin, more bajgë, more ndyrësirë’, dhe ngriti shkopin e gomës të më qëllonte. Unë nuk durova dhe i thashë: ‘Njeri i ndyrë je ti, me gjithë atë…’. Nga ai moment, e deri sa jam përmendur pas disa orësh, unë nuk mbaj mënd gjë, pasi kam qenë pa ndjenja nga rrahjet që më bënë me shkopinj gome.

Po, Nexhat Selimi më tha: ‘Ti së bashku me një grup tjetër që ne i kemi të arrestuar, keni dashur të vrisni udhëheqësit kryesor të Partisë dhe përveç kësaj ti ke vënë dinamit edhe në Mamurras e ambasadën jugosllave, por këto nuk na duhen tani. Ne e kemi hallin tek atentati që keni dashur t’i bëni udhëheqësit kryesor të Partisë, kur ai do të vinte për të vizituar Muzeun e ‘Skënderbeut’ në Krujë. Ti ke pasur në plan që t’i hidhje granatat gjatë mitingut, kur ai të takohej me popullin dhe në rast se nuk do ta realizoje dot ti atë gjë, atëhere do të dilte Selim Kelmendi, në Krastë të Krujës dhe me pistoletë do të kryente atentatin. Si variant rezervë për të kryer këtë akt kriminal, nëse nuk do ta arrinit dot ju, do të ishin Namik Luci në Laç, Shefqet Kelmendi në Lezhë dhe Estref Kelmendi në Shkodër”.

Pas 27 muajsh hetuesie të tmerrshme në qelitë e Krujës dhe atyre të Tiranës, më 24 nëntor të vitit 1984, “Grupi armiqësor që do i bënte atentat Enver Hoxhës” doli në në gjyq, i cili u zhvillua në Gjykatën e Tiranës, me prokuror Loni Moskon dhe kryetare gjyqi, Tamara Malajn nga Tropoja. Gjatë seancave gjyqësore që vazhduan për tetë ditë me radhë (i gjith gjyqi u filmua me kamera televizive), edhe pse asnjë nga të pandehurit nuk e pranuan akuzën për atentat ndaj Enver Hoixhës, u dënuan me nga 25 vjet burg, kurse Shefqet Kelmendin që mori mbi vete të gjitha akuzat, u dënua me vdekje.

Por, a ka pasur vërtet ndonjë tentativë për të vrarë Enver Hoxhën? Në vitin 1975, Beshir Tartar Nevraj, vjeç 34, me origjinë nga Tërbaçi i Vlorës dhe me banim në qytetin e Fierit, asokohe me punë në hekurudhën Fier- Ballsh, ka shkuar në Komitetin Qendror duke tentuar që të takohej me Enver Hoxhën, por aty e kanë arrestuar, pasi ai kishte lyer rrobat me benzinë! Po cili ishte ky person, nga ç’rreth familjar vinte ai dhe a kishte probleme me “pushtetin popullor” ai personalisht apo familja dhe fisi i tij? Përse e ndërmori ai atë aventurë të rrezikshme dhe cili qe fati i tij më pas? Lidhur me këtë do ndalemi në një shkrim tjetër në ditët në vijim, kurse në shkrimin e mëposhtëm po publikojmë dokumentin arkivor (i nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme), që publikohet për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al

DOKUMENTI ARKIVOR ME KOMUNIKATËN OPERATIVE SEKRETE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME TË DATËS 8 MAJ 1975, KU ËSHTË PASQYRUAR NGJARJA E BESHIR TARTAR NEVRAJ

 REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                              Ekzemplar Nr. 1

DREJTORIA E ADMIN. DHE STUDIMEVE                                           Tiranë, 8.5.1975 

                                                KOMUNIKATË OPERATIVE Nr. 106

                                                                T I R A N A

Më 7.5.1975, u ndalua Beshir Tartar Nevraj, vjeç 34, lindur në Tërbaç të Vlorës dhe banues në Fier, punëtor në Hekurudhën Fier Ballsh, për arsye se në orën 13.00 të datës së sipërme, ka shkuar në Komitetin Qendror dhe kërkonte takim me udhëheqësin kryesor. U konstatua se kishte lyer rrobat me benzinë./ Memorie.al 

                               D R E J T O R I

U pa                        PILO SHANTO

Hysni Kapo

8.5.1975

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shtëpinë dhe tokën e tij afër Drini të Zi, e ka ‘blerë’ Mitre Radozhda, një nga zyrtarët me ‘autoritet’ në komunën e Strugës...”/ Historia e panjohur e Dr. Ali Murtezait, firmëtar i pavarësisë në 1912 në Vlorë

Next Post

“Studimi i fundit i Arshi Pipës mbi letërsinë e realizmit socialist, përbën nji kontribut të parë për nji rend të ri që duhet të vendoset...”/ Refleksionet e studiuesit Italo Costante Fortino

Artikuj të ngjashëm

“Hasan Prishtina tha; ne luftojmë e, ndoshta nuk e gëzojmë lirinë, por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për kryengritjen e vitit 1915
Dossier

“Hasan Prishtina tha; ne luftojmë e, ndoshta nuk e gëzojmë lirinë, por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për kryengritjen e vitit 1915

January 9, 2026
“Asht prifti, vllau i Dedës që punon me mue, ti ke shok t’nipin, atë qe i bjen kitarës, ka dalë prej burgut, e si duket .…”/ Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit
Dossier

“Asht prifti, vllau i Dedës që punon me mue, ti ke shok t’nipin, atë qe i bjen kitarës, ka dalë prej burgut, e si duket .…”/ Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit

January 6, 2026
“Shkolla e parë shqipe është hapur në Labovë në mars 1861, me mbështetjen e Vangjel Zhapës, i cili nuk e mbështeti Naum Veqilharxhin për abetaren, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Shkolla e parë shqipe është hapur në Labovë në mars 1861, me mbështetjen e Vangjel Zhapës, i cili nuk e mbështeti Naum Veqilharxhin për abetaren, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

January 5, 2026
“Kur gjykatësja ndërkombëtare i tha kolonelit; faleminderit që erdhët në gjyq, por, a s’patët frikë se ju ndjekin për t’ju vrarë?! – ai…”/ Ana e panjohur e komandant Tahir Zemaj, që u vra më 4 janar 2003
Dossier

“Kur gjykatësja ndërkombëtare i tha kolonelit; faleminderit që erdhët në gjyq, por, a s’patët frikë se ju ndjekin për t’ju vrarë?! – ai…”/ Ana e panjohur e komandant Tahir Zemaj, që u vra më 4 janar 2003

January 3, 2026
“Azem Hajdari tha; ‘poshtë PPSH-ja, dinastia dhe diktatori Enver Hoxha’ e, kënduan; ‘o djem rrëmbeni pushkën’, shkuan te Komiteti Partisë…”/ Dokumenti i Sigurimit për mitingun e PD-së, 4 janar ‘91 në Lushnje
Dossier

“Azem Hajdari tha; ‘poshtë PPSH-ja, dinastia dhe diktatori Enver Hoxha’ e, kënduan; ‘o djem rrëmbeni pushkën’, shkuan te Komiteti Partisë…”/ Dokumenti i Sigurimit për mitingun e PD-së, 4 janar ‘91 në Lushnje

January 4, 2026
Mahir Domi, kollosi i letrave shqipe i diplomuar në Grenoble, që në moshën 9 vjeçare, ishte abonuar në gazetat e Monarkisë, dhe “Dielli” të Bostonit e “Shqipëria e re” të Kostancës
Dossier

“Enver Hoxha ia preu shqipes gjysmën e gjuhës me gërshanen e ideologjisë së tij të shëmtueme, ngase çdo fjalë e gegnishtes i tingëllonte si…”/ Refleksionet e kantautorit të njohur nga Shkodra

January 3, 2026
Next Post
“Arshiu tha në hetuesi, se deklarimet e S. Kokalarit, S. Konjarit e R. Tabakut, janë të pavërteta dhe se ai nuk kishte qenë pjesë e asnjë…”/ Historia e panjohur e profesorit që u arratis me të motrën. në 1956-ën

“Studimi i fundit i Arshi Pipës mbi letërsinë e realizmit socialist, përbën nji kontribut të parë për nji rend të ri që duhet të vendoset...”/ Refleksionet e studiuesit Italo Costante Fortino

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme