• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, April 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Shatku ishte lojtar pesëshes parë të ‘Vllaznisë’ dhe kombëtares shqiptare, në vjetin 1960, përfaqësoi Shqipninë në Ballkaniadën që u zhvillue në Bullgari…”/ Kujtimet e Filip Guraziut, për shokun e ekipit

Kur sportistët shkodranë që refuzoheshin për arsye biografike te “Vllaznia”, gjenin ‘strehë’ në Mirditë, me ekipin “Minatori” i Rrëshenit…!

Nga FILIP GURAZIU

Memorie.al / Nuk asht e thjeshtë me rreshtue kujtimet e mendimin e duhun për shokë e miq që në jetën e tyne kanë dhanë të tanë forcën fizike, mendore e shpirtnore në favor të zhvillimit e të përparimit të shoqnisë shqiptare si në rastin e të paharrueshmit Luan Shatku. Ishte viti 1956 kur unë u regjistrova në klasën e parë të gjimnazit në Shkodër. Mësues fizkulture kisha të ndjerin Esat Haxhi, kapitenin e skuadrës shkodrane të basketbollit “Puna”.

Klasa e ime (e parë D) i kishte dritaret nga ana e Kandit Sportiv “Spartak”, gja që na mundësonte me ndjekë (pa pagesë) ndeshjet e kampionatit kombëtar të basketbollit, si edhe stërvitjet e ekipit, që në atë kohë ishte ndër ma të mirët në Shqipni. Aty për herë të parë, prej larg, u njoha me sportistin e ri të skuadrës së basketbollit “Puna” e Shkodrës, Luan Shatku. Jo vetëm mue, por çdo njenit që ndiqte lojën e basketbollistëve shkodranë të asaj kohe, pa nënvletësue askënd, shikimi u fiksonte tek i riu shtatnaltë, me fizik gladiatori, që quhej Luan Shatku.

Ajo periudhë “mbjelli” pasionin tim për sportin e basketbollit, që ishte e mbeti parësor për të tanë jetën time. Në pesëshen e parë të skuadrës “Puna” e Shkodrës, në vjetët 1956 – 1960, bajshin pjesë Esat Haxhi, Muhamet Sokoli, Vebi Ademi, Luan Shatku, Skënder Osmani e Sandër Laca, personalitete të basketbollit shqiptar ndër të cilët u dallojshin dy ” qendrat shtatnaltë” të ekipit, Luan Shatku e Skënder Osmani. Ekipi i Shkodrës mund të konsiderohet “pionieri” i lojës së basketbollit shqiptar, për organizimin e lojës me “dy qendra”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur po shkonin nga Instituti i Fizkulturës, pasi andej kishte edhe vajza, diku në një cep të pistës, në kërcim së larti, ishte duke…”/ Historia e panjohur e mjeshtërve të mëdhenj të sportit: Pronjari – Zaçe

“Loro Boriçi doli në majë të podiumit të fituesve me Kupën e Kampionit të Ballkanit, kurse babai im, Tuni Papuçiu, vetëm 23 vjeçar, duke ngritur…”/ Historia e panjohur e Ballkaniadës së ’46-ës

Veçoritë individuale të dy qendrave shtatnaltë gradualisht ndikuen që Luan Shatku gjatë lojës t’u poziciononte në “zonë”, kurse Skënder Osmani, rreth saj. Duhet kujtue se Luan Shatku ishte ndër të parët basketbollistë që përdori me shumë sukses gjuajtjen me hark.

Kontributi i tij për skuadrën vinte edhe prej veçorisë së fizikut të tij; i gjatë por edhe voluminoz, gja që i jepte epërsi sidomos në luftën për topin nën tabelë. Luani shquhej për mbrojtje të mirë, organizim loje në përputhje me porositë e trajnerit, shpirtin e fitores e shumë pak gabime gjatë lojës.

Në atë periudhë, interesimi i shkodranëve për basketbollin u rrit së tepërmi. Mija sportdashës ndiqshin jo vetëm ndeshjet zyrtare, por edhe stërvitjet e ekipit e në kët situatë, natyrisht që Luan Shatku kishte kontribut të pamohueshëm, sepse me fizikun, dinamizmin e këmbënguljen që e karakterizonte, frymëzonte shpresën për fitore të sportdashësve shkodranë.

Karriera sportive e Luan Shatkut kunorëzohet me fitoren e dy titujve kampion kombëtar (në vjetin 1964 me “Partizanin” e në vjetin 1967 me “Vllazninë”) si dhe me fitoren e katër Kupave të Republikës (në vjetët 1957, 1958, 1959, 1967 me “Vllazninë”).

Ishte lojtar i padiskutueshëm i përfaqësueses shqiptare edhe i pesëshes së parë. Në vjetin 1960, përfaqësoi Shqipninë në Ballkaniadën që pat qenë zhvillue në Bullgari. Për merita të veçanta në fushën e basketbollit, në vjetin 1958, shpallet “Mjeshtër Sporti”, kurse në vjetin 1995, mbas ndarjes nga jeta, nderohet me titullin ma të naltë sportiv “Mjeshtër i Merituem i Sportit”. Gjithashtu u nderue prej Presidentit të Republikës z. Rexhep Mejdani në vjetin 2000, me medaljen “Nderi i Sportit Shqiptar”.

Megjithëse rrethanat e jetës kanë ndikue që me të ndjerin Luan Shatku, të luejmë së bashku si titullarë në skuadrën e “Vllaznisë” vetëm në vjetin 1966, miqësinë personale me Luanin e kam pasë të veçantë. Kemi pasë mirëkuptim të plotë në të gjitha drejtimet. Më kujtohet se më thirrte me dashamirësi “Filo”.

Në vjetin 1966 kemi shërbye si mësues matematike në të njajten shkollë, përshtypjet personale e jo vetëm, për aftësitë e tija si pedagog mbeten tepër pozitive; i dashun me nxanësat, i dashun me kolegët, i papritueshëm më ndihmue çdokënd, i saktë, i qeshun, me nji fjalë ishte me plot kuptimin e fjalës “zemra e shoqnisë”. Ishte i lumtun e shumë i dashun me familjen e tij. Më kujtohet se nji mbramje ndërsa po bajshim “xhiro” në rrugën kryesore të Shkodrës, më pati thanë:

“Filo, po më thonë, mos i llasto fëmijët, kurse unë due me i llastue e ç’ke me te, sepse aty gjej gëzimin ma të madh të jetës sime, mandej cili fëmijë i llastuem prej familjeve tona mori rrugë të keqe”?! Humbja para kohe e basketbollistit të madh e mësuesit të shquem të matematikës Luan Shatku, ishte humbje tragjike, jo vetëm për familjen e tij të nderueme, por edhe për shoqërinë shkodrane e ma gjanë.

Luani i mungoi familjes së tij në momentet ma të vështira, atëherë kur ishte ma i nevojshëm se kur për përparimin e saj, por na mungoi edhe ne shokëve e miqve të tij e sot emocionalisht më mungon edhe mue, ndërsa po shkruaj këto dy rreshta “In memoriam”, për veprën e gjurmët pozitive që na la i paharrueshmi Luan Shatku. “Pushofsh në paqe Luan e gjithmonë të kujtojshim”./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kështu Fishta kritik, bëhet edhe filozof i veprës së artit; por jo vetëm filozof, bëhet edhe filolog i saj, edhe historian, edhe psikolog i saj...”/ Refleksione e studiuesit të njohur të letërsisë shqipe

Next Post

“Gjatë pushtimit fashist, kur Mustafa Kruja ishte kryeministër, pjesët më të mëdha të Kosovës, Dibrës dhe Çamërisë, u bashkuan me Shqipërinë, pasi...”/ Refleksionet e historianes së njohur

Artikuj të ngjashëm

“Kur po shkonin nga Instituti i Fizkulturës, pasi andej kishte edhe vajza, diku në një cep të pistës, në kërcim së larti, ishte duke…”/ Historia e panjohur e mjeshtërve të mëdhenj të sportit: Pronjari – Zaçe
Sport

March 31, 2026
“Sabah Bizi, nuk dallohej për regjim të fortë sportive, por para ndeshjes me gjermanët, për të mbajtur Bekenbauerin, unë ‘ndrydha’ mirë me çelës dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Loro Boriçit
Sport

“Loro Boriçi doli në majë të podiumit të fituesve me Kupën e Kampionit të Ballkanit, kurse babai im, Tuni Papuçiu, vetëm 23 vjeçar, duke ngritur…”/ Historia e panjohur e Ballkaniadës së ’46-ës

March 10, 2026
“Anton Mazreku nuk ishte vetëm një komentator i futbollit, por ai spikati në krijimtari poetike, shënime letrare, në përkthime artistike veprash poetike…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të mikrofonit sportiv
Sport

“Kur Anton Mazrekut në takimin me sportdashës në Pallatin e Kulturës ‘Ali Kelmendi, iu bë pyetja befasuese, se; cili ishte futbollist më i madh, Lushta apo Boriçi, ai…”/ Dëshmia e gazetarit të njohur të sportit

March 6, 2026
“Anton Mazreku nuk ishte vetëm një komentator i futbollit, por ai spikati në krijimtari poetike, shënime letrare, në përkthime artistike veprash poetike…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të mikrofonit sportiv
Sport

“Anton Mazreku nuk ishte vetëm një komentator i futbollit, por ai spikati në krijimtari poetike, shënime letrare, në përkthime artistike veprash poetike…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të mikrofonit sportiv

March 5, 2026
“Trainer i Italisë, Biankini, më tha për Çaçin: ky lojtar mund të luajë shumë mirë, me çdo ekip të fortë në Europë, por unë do e dëshiroja…”/ Dëshmia e Astrit Grevës, për legjendën e basketbollit shqiptar

March 2, 2026
“Libri fillon me klubin më të vjetër në botë, F. C. ‘Sheffield’ dhe vazhdon në faqen 134, me Klubin e Futbollit ‘Vllaznia’, i cili është …”/ “I Pionieri Del Pallone”, i botuar në Itali, renditet edhe skuadra shkodrane

February 28, 2026
Next Post
“Gjatë pushtimit fashist, kur Mustafa Kruja ishte kryeministër, pjesët më të mëdha të Kosovës, Dibrës dhe Çamërisë, u bashkuan me Shqipërinë, pasi…”/ Refleksionet e historianes së njohur

“Gjatë pushtimit fashist, kur Mustafa Kruja ishte kryeministër, pjesët më të mëdha të Kosovës, Dibrës dhe Çamërisë, u bashkuan me Shqipërinë, pasi...”/ Refleksionet e historianes së njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme