• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Senatori i Partisë Komuniste Italiane, Umberto Terracini, përshkruan ardhjen e eshtrave të partizanëve italianë në Bari, si…”/ Historia e panjohur e “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur”

“Senatori i Partisë Komuniste Italiane, Umberto Terracini, përshkruan ardhjen e eshtrave të partizanëve italianë në Bari, si…”/ Historia e panjohur e “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur”
“Senatori i Partisë Komuniste Italiane, Umberto Terracini, përshkruan ardhjen e eshtrave të partizanëve italianë në Bari, si…”/ Historia e panjohur e “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur”
“Senatori i Partisë Komuniste Italiane, Umberto Terracini, përshkruan ardhjen e eshtrave të partizanëve italianë në Bari, si…”/ Historia e panjohur e “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur”
“Senatori i Partisë Komuniste Italiane, Umberto Terracini, përshkruan ardhjen e eshtrave të partizanëve italianë në Bari, si…”/ Historia e panjohur e “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur”

Nga Klejd Këlliçi

Memorie.al / Në fund vitet ‘40-të të shekullit të kaluar dhe e më tutje, dhe si formë për të rikuperuar legjitimitet në popujt e tyre, vende si Gjermania apo Italia filluan të interesoheshin për të rikuperuar eshtrat e të vrarëve në konfliktin botëror dhe që tashmë gjendeshin të shpërndarë nga Rusia, në Afrikë e Ballkan, pra edhe në Shqipëri. Në vitin 1947, qeveria shqiptare, evidentoi të gjithë vendvarrimet e ushtarëve të huaj të rënë në Shqipëri dhe dërgimin e tyre në vendet e origjinës. Ky ishte një akt unilateral, i cili nuk merrte parasysh ndonjë vullnet të caktuar të shprehur nga vendet e origjinës dhe ku për më shumë një vend si Gjermania, që nuk gëzonte atëbotë sovranitet territorial.

Orientimi reflektonte dhe dinamikat e Luftës së Ftohtë, me provën materiale të kontributit shqiptar në të, pikërisht eshtrat ushtarëve të huaj, që do të duhej të ktheheshin në vendin e origjinës. Ky proces u ndërpre në mungesë të interesit nga vendet përkatëse dhe rifilloi prapë në vitin 1950, këtë radhë jo në formën e pastrimit, por më tepër të konfirmimit të një pozicioni ideologjikisht të përcaktuar. Pasojat e përplasjes Tito-Stalin dhe izolimi i Jugosllavisë nga Blloku Komunist në vitin 1948, patën efekte jo vetëm në Lindje por edhe në Perëndim. Partia Komuniste Italiane, u rreshtua kah Moskës, edhe pse një pjesë e vogël e komunistëve italianë, ruajtën lidhjet me Jugosllavinë.

Kjo përplasje u shoqërua dhe me një garë kërkimi dhe riatdhesimi eshtrash, në të cilën përfshihen Jugosllavia, Shqipëria si dhe organizatat e partizanëve antifashistë italianë. Shoqata e partizanëve Italianë ANPI, (Associazione Nazionale Partiziani Italiani), e dominuar nga Partia Komuniste vendore), i kërkon shtetit shqiptar, të veprojë me shpejtësi në riatdhesimin e eshtrave të partizanëve italianë, të rënë në Shqipëri gjatë Luftës. Cilësimi i tyre si partizanë, përjashton pjesën dërrmuese të eshtrave të italianëve të rënë, pasi merret vetëm me ata që kishin që kishin aderuar në Batalioni ‘Antonio Gramshi’, ku pas vitit 1943, u grupuan të gjithë ata italianë, që u bashkuan me Ushtrinë Nacionalçlirimtare.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Shkëmbimet jo më diplomatike, por politike mes përfaqësuesve të organizatës dhe shtetit shqiptar, na njohin me nevojën ngutshme të transferimit të eshtrave për të kompensuar vendimin e ngjashëm jugosllav. Në garën politiko-ideologjike mes ish-partizanëve komunistë italianë, të ndarë në pozicione pro dhe anti-titistë, futet dhe Tirana, e cila pranon kërkesën e ANPI-t, për gjetjen dhe kthimin në atdhe të atyre që tashmë kishin marrë statusin e heronjve, partizanëve italianë të batalionit ‘Gramshi’.

Në vitin 1957, nënshkrimi i Traktatit të Paqes mes Shqipërisë dhe Italisë, parashikon riatdhesimin e trupave të ushtarëve. Një proces që bart, një dykuptimësi politike, pasi në një anë i shërben komunitetit Italian, për t’u lidhur shpirtërisht dhe materialisht me të rënët, duke prodhuar një proces katarsisi kolektiv mbi kujtimin e luftës, e njëkohësisht duke legjitimuar një Itali të re, mirëfilli të ndarë nga e kaluara fashiste.

Për Shqipërinë, ai është një proces pastrimi e gati ‘dezinfektimi’ prej një patologjie të shfaqur prej një fillimi të ri, i cili përjashton me shumë gjasa, përsëritjen ciklike të pushtimeve të Shqipërisë në histori. Riatdhesimi i eshtrave, përpos, një akt politik, do të konsiderohej dhe akt humanitar, por i një humaniteti që njeh si të tillë, vetëm të ngjashmit, pra partizanët italianë, e humanizon po kështu në formë njohjeje

vetë regjimin e Tiranës. Në këmbim, ky akt i ofron pales shqiptare mundësinë të kërkojë dhe ndërprerjen e bashkëpunimit dhe shtetit italian me mërgatën politike shqiptare, e konsideruar si pjesë e huaj e trupit shqiptar të rikonfiguruar paslufte.

Eshtrat e ushtarëve, të konvertuar në partizanë, marrin kështu vlerën e heroit, ndonëse autoritetet shqiptare e kanë të vështirë të identifikojnë të ashtuquajturit dëshmorë. Kjo dhe për arsye se shumë italianë u angazhuan në Batalionin ‘Antonio Gramshi’ jo thjesht prej vullnetit të tyre politik, se sa prej nevojës për t’i shpëtuar ndëshkimit që vinte me mospranimin. Pakujdesia, mos njohuria me trupin dhe identitetin e dëshmorit, çon deri në dilemën me të cilën autoritetet shqiptare, përballen me eshtrat e të vrarëve…! Senatori i Partisë Komuniste Italiane, Umberto Terracini, përshkruan ardhjen e eshtrave të partizanëve italianë të Batalionit “Gramshi”, në Bari.

Ky akt, shihej si vullnet i mirë i qeverisë shqiptare, për të ruajtur memorien e partizanëve të vrarë në luftën kundër antifashizmit. Vetë përfaqësuesit e ANPI-it këmbëngulin në nevojën për të pasur identitete të qarta të eshtrave të partizanëve italianë, pasi vetëm kështu mund të prodhohet qëllimi politik i dëshiruar. Identiteti i eshtrave do përcaktuar, në të kundërt efekti politik që ata prodhojnë, mund të jetë grotesk.

Gjithsesi, procesi vazhdon dhe arrin finalitetin e vet politik të dyanshëm, atë të ANPI-t që rikuperon eshtrat, duke mëtuar të tregojë një histori të dyfishtë, atë të rezistencës ndaj fashizmit dhe afiliacionit politik me kauzën e vendeve komuniste, fitues moralë e materialë të luftës, përkundër historisë politike të Italisë, si shtet humbës. Paranteza e riatdhesimit të eshtrave, të atyre që tashmë hyjnë në panteonin e të kujtuarve, hap shtigje dhe për të harruarit. Procesi i transferimit dhe zhvarrimit të eshtrave ndodh, partizanëve italianë, cili bart një sërë rreziqesh, si infektimi nga bacilet që ato bartin.

Nga pala italiane për këtë qëllim krijohet një grup i drejtuar nga gjenerali Bandini, ushtarak i rangut të ulët dhe një prift. (Siç dihet gjithë operacionet i i gjetjes, zhvarrimit, pastrimit  dhe transportimit të eshtrave ë ushtarëve italianë, përbëjnë shtratin e romanit me famë botërore ‘Gjenerali i Ushtrisë së vdekur’, të shkrimtarit tonë të madh, Isamil Kadare. Punëtorët shqiptarë, kërkojnë të kryejnë këtë proces me shpejtësi, si për arsye të infektimi, ashtu dhe për arsye të kujtimeve që ato ngjallin.

Ngutja për t’i dezinfektuar e mbyllur në thasë eshtrat, tregon njëkohësisht forcën që rimerr trupi i vdekur, në prodhimin e tensionit, rikujtimi i luftës, ngjarjeve të lidhura me të, por edhe neutralizimin e tij nga vendi në të cilin ato do prehen.

Në momentin që këto trupa nxirren ato kanë mundësi të infektojnë të gjallët shqiptarë, por edhe të bartin me vete bacilin e infektimit të trupit të huaj. Kjo duket qartazi, te detaji i sëmundjes së punëtorit që hap varret dhe prek pa dezinfektuar eshtrat e ushtarëve.

Eshtrat e ushtarëve e ruajnë potencialin e tyre shkatërrues, i cili nuk vjen vetëm në të gjallë, përmes armëve, por edhe nëpërmjet bacileve që ato bartin. Me largimin e misionit të gjeneralit Bandini, Komisioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ushtron një kontroll rutinë, për punën e Sektorit të Eshtrave. Raporti i zyrtar, zbulon se gjatë veprimtarisë së punës, punonjësit e kryesisht drejtuesit e tij, kishin vepruar jashtë objektivit të punës dhe përkundër kishin dëmtuar shtetin e cënuar besimin e partisë.

Sektori i eshtrave, drejtohej nga një zyrtar, i cili ishte emëruar drejtpërdrejtë nga Komiteti Qendror; zëvendës drejtori ishte një funksionar i Sigurimit të Shtetit. Komunistë të përbetuar, njerëz të besuar, të cilët kishin rënë pre sipas raportit, të influencës së dëmshme që gjenerali Italian, kishte ushtruar mbi shqiptarët. Raporti i zyrtar zbulon se gjatë veprimtarisë së punës, punonjësit e kryesisht drejtuesit e tij kishin vepruar jashtë objektivit të punës e përkundër kishin dëmtuar shtetin e cënuar besimin e partisë. Sektori i eshtrave, drejtohej nga një zyrtar i cili ishte emëruar drejtpërdrejt nga Komiteti Qendror, zëvendës drejtori ishte një funksionar i Sigurimit të Shtetit.

Komunistë të përbetuar, njerëz të besuar, të cilët kishin rënë pre sipas raportit, të influencës së dëmshme që gjenerali italian kishte ushtruar mbi shqiptarët. Komisioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ushtron një kontroll rutinë për punën e Sektorit të Eshtrave. Raporti i zyrtar, zbulon se gjatë veprimtarisë së punës, punonjësit e kryesish drejtuesit e tij kishin vepruar jashtë objektivit të punës e përkundër kishin dëmtuar shtetin e cënuar besimin e partisë.

Në pamundësi për të zhvilluar normalisht aktivitetin e zhvarrimit, gjenerali italian kishte paguar ryshfet te shqiptarët, jo aq për të mundësuar zhvarrimet sa për të përpiluar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, individual për çdo ushtar të gjetur. Punonjësi i Sigurimit të Shtetit, kishte marrë para e rroba, për të lehtësuar procesin dhe kishte mobilizuar të gjithë punonjësit në shërbim të gjeneralit italian.

Vënë përpara përgjegjësisë, punonjësi i sigurimit, dënohet me burg, ndërsa përgjegjësi K.P., shkarkohet nga detyra nga Byroja Politike, për abuzime dhe veprimtari anti-socialiste. P.Ç., i hiqet grada e dënohet, jo pa bërë ‘mea culpa-n’ për gabimin e rëndë. E këtu shfaqet pikërisht esenca e armikut, mundësia e korrupsionit të njeriut të ri socialist, të dobët përballë tundimit, por të aftë të prodhojë gjuhën e sistemit në formën e pranimit të fajita, e shëlbimit të tij. ‘Italiani, ishte kuadër i regjur i fashizmit dhe ne u përballëm me një shtet të huaj fashist’, shprehet P.Ç. përballë fakteve.

E nëse në romanin e mirënjohur të Kadaresë, ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, që përfshin ngjarje të mësipërme, infektimi dhe rreziku i ushtarit të vdekur, vjen në formën e bacilit, i cili vret një prej punonjësve varrmihës, në realitet, molepsja dhe infektimi, vjen në formën e korrupsionit, kapacitetit e aftësisë së armikut për të korruptuar shqiptarët. Shoqata e partizanëve italianë, ANPI (Associazione Nazionale Partigiani Italiani), e dominuar nga Partia Komuniste vendore, i kërkon shtetit shqiptar, të veprojë me shpejtësi në riatdhesimin e eshtrave të partizanëve italianë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës.

Cilësimi i tyre si partizanë, përjashton pjesën dërmuese të eshtrave të italianëve të rënë, pasi merret vetëm me ata që kishin që kishin aderuar në Batalionin ‘Antonio Gramshi’, ku pas vitit 1943, u grupuan të gjithë ata italianë që iu bashkuan Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Shkëmbimet jo më diplomatike por politike, mes përfaqësuesve të organizatës dhe shtetit shqiptar, na njohin me nevojën ngutshme të transferimit të eshtrave, për të kompensuar vendimin e ngjashëm jugosllav.

Në garën politiko-ideologjike mes ish-partizanëve komunistë italianë, të ndarë në pozicione pro e anti-titiste, futet dhe Tirana e cila pranon kërkesën e ANPI-t për gjetjen dhe kthimin në atdhe të atyre që tashmë kishin marrë statusin e heronjve, partizanëve italianë të batalionit ‘Gramshi’. Riatdhesimi i eshtrave përpos, një akt politik, do të konsiderohej dhe akt humanitar, por i një humaniteti që njeh si të tillë vetëm të ngjashmit, pra partizanët italianë, e humanizon po kështu në formë njohjeje, vetë regjimin e Tiranës.

Në këmbim, ky akt i ofron mundësinë palës shqiptare, të kërkojë dhe ndërprerjen e bashkëpunimit dhe shtetit Italian, me mërgatën politike shqiptare, e konsideruar si pjesë e huaj e trupit shqiptar, të rikonfiguruar paslufte. Eshtrat e ushtarëve, të konvertuar në partizanë, marrin kështu vlerën e heroit, ndonëse autoritetet shqiptare, e kanë të vështirë të identifikojnë të ashtuquajturit dëshmorë. Kjo dhe për arsye, se shumë italianë u angazhuan në Batalionin ‘Gramshi’ jo thjeshtë prej vullnetit të tyre politik, se sa prej nevojës për t’i shpëtuar ndëshkimit që vinte me mospranimin.

Pakujdesia, mos njohuria me trupin dhe identitetin e dëshmorit, çon deri në dilemën me të cilën autoritetet shqiptare përballen me eshtrat. Senatori i Partisë Komuniste Italiane, Umberto Terracini, përshkruan ardhjen e eshtrave të partizanëve italianë të Batalionit “Gramshi”, në Bari. Ky akt, shihej si vullnet i mirë i qeverisë shqiptare, për të ruajtur memorien e partizanëve të vrarë, në luftën kundër antifashizmit. Senatori Terracini, i kërkon qeverisë italiane, të mos mbështesë mërgatën antikomuniste shqiptare. Identitetet politike të eshtrave, janë të paqarta, e shpesh arsyet e vdekjes si hero, apo si ushtar italian i dorëzuar, nuk dallohen mirë.

Vetë përfaqësuesit e ANPI-it këmbëngulin në nevojën për të pasur identitete të qarta të eshtrave të partizanëve italianë, pasi vetëm kështu, mund të prodhohet qëllimi politik i dëshiruar. Identiteti i eshtrave do përcaktuar, në të kundërt efekti politik që ata prodhojnë, mund të jetë jo vetëm i kundërt, por edhe grotesk. Gjithsesi procesi vazhdon dhe arrin finalitetin e vet politik të dyanshëm, që rikuperon eshtrat, duke mëtuar të tregojë një histori të dyfishtë, atë të rezistencës ndaj fashizmit dhe afiliacionit politik, me kauzën e vendeve komuniste, fitues moralë e materialë të luftës, përkundër historisë politike të Italisë, si shtet humbës. Memorie.al

(Fragmente nga libri ‘Një varrim për çdo regjim” i Prof. i asoc. Klejd Këlliçi)

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Familjarët e mi, prej vitesh, po vuajnë poshtë e lart, nga Fushë-Arrësi në qytetin e Lezhës dhe tani në fshatin Fishtë, pa asnjë faj, pasi....”/ Letra e Fadil Paçramit nga Burgu i Burrelit, në ’85-ën

Next Post

“Kur e pyeta një ditë Alush Lleshanakun, në kampin Santa Fara, se; ç’ka kishe me ba, me Enver Hoxhën, me të ra në dorë, ai m’u përgjigj...”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës, e ish – ‘diversantit’ nga Shkodra

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Pasi u stërvita nga amerikanët në periferi të Romës, u hodha me parashutë në Shqipëri në një mision sekret për…”/Kujtimet e panjohura të “diversantit”

“Kur e pyeta një ditë Alush Lleshanakun, në kampin Santa Fara, se; ç’ka kishe me ba, me Enver Hoxhën, me të ra në dorë, ai m’u përgjigj...”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës, e ish – ‘diversantit’ nga Shkodra

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!