• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, October 14, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Sabotatorët shqiptarë, merrnin udhëzime nga kreu i Misionit Amerikan në Shqipëri, Harry Fultz, i cili…”/ Kur shtypi francez, bëhej palë me regjimin komunist të Tiranës, për gjyqin e Kënetës së Maliqit

“Nga 1934-a, Philby ishte agjent i rusëve, ai pengoi një kryengritje antikomuniste në Shqipëri dhe mbulonte spiunazhin sovjetik në çështjet atomike në Washington…”/ Gazeta gjermane “Die Zeit”, në 1969-ën
“Sabotatorët shqiptarë, merrnin udhëzime nga kreu i Misionit Amerikan në Shqipëri, Harry Fultz, i cili…”/ Kur shtypi francez, bëhej palë me regjimin komunist të Tiranës, për gjyqin e Kënetës së Maliqit
“Sabotatorët shqiptarë, merrnin udhëzime nga kreu i Misionit Amerikan në Shqipëri, Harry Fultz, i cili…”/ Kur shtypi francez, bëhej palë me regjimin komunist të Tiranës, për gjyqin e Kënetës së Maliqit
“Sabotatorët shqiptarë, merrnin udhëzime nga kreu i Misionit Amerikan në Shqipëri, Harry Fultz, i cili…”/ Kur shtypi francez, bëhej palë me regjimin komunist të Tiranës, për gjyqin e Kënetës së Maliqit

Nga Armand PLAKA

– Artikulli i revistës franceze “Regards”, më 6 dhjetor 1946, fq. 2, në raportin me titull: “Shqipëri – Bashkëpunimi amerikan, për rilindjen e vendit…”! –

Memorie.al / Duke marrë shkas nga publikimi i para disa kohëve, të vendimit të ish-Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë mbi mbledhjen e datës 19 nëntor 1946, në lidhje me mospranimin e kërkesave për faljen e të dënuarve me vdekje, për atë që njihet tashmë si “Procesi i Kënetës së Maliqit”, (kontribut i studiuesit Kastriot Dervishi), m’u nëpër mend një artikull, të cilit nuk i kisha kushtuar shumë vëmendje, ndërsa merresha me hetimin e shtypit Perëndimor, që transmetonte lajme e artikuj, në lidhje me Shqipërinë e periudhës së monizmit.

Artikulli botuar në revistën franceze “Regards”, më datë 6 dhjetor 1946, fq. 2, në raportin me titull: “Shqipëri – Bashkëpunimi amerikan, për rilindjen e vendit…”! rrëfente qysh në titull njëlloj ironie, me objektivat amerikane në Shqipërinë e asaj periudhe, ndërsa komunistët, edhe pse në fillimet e tyre, po shfaqnin një dhunë të skajshme, ndaj elitës intelektuale e properëndimore të vendit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kthimi i shumës prej 4 milionë dollar, nuk është bërë, pasi…”/ Zbulohet dokumenti “Tepër sekret”, me relacionin e drejtorit të përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, për Komitetin Qendror, dhjetor 1988

“Në maj 1951 u krijua ‘Lidhja e Refugjatëve Politikë Shqiptarë’ në Jugosllavi, e cila përfaqëson rreth 5000 shqiptarë atje dhe kontrollohet nga komunistët që…”/ Zbulohen dokumentet e CIA-s

Revista franceze në fjalë, i bën jehonë pikë për pikë propagandës komuniste, duke transmetuar përfundimet e Gjykatës në Tiranë, e nxjerrë kësisoj në pah “bashkëpunimin” e amerikanëve me “sabotatorët” shqiptarë që, sipas artikullit, merrnin udhëzime nga kreu i Misionit Amerikan në Shqipëri, Harry Fultz, ish-drejtori i Shkollës Teknike në Tiranë.

Ndërsa në këtë artikull përmendet emri i Fultz-it dhe nxënësve të tij, ku jepen edhe datat se kur erdhi dhe kur u largua (dhe u rikthye për t’u larguar më pas pa kthim në 1946), ai që hodhi rrënjët jo vetëm të arsimit profesional në Shqipëri, si antipod nga një tjetër kohë, në ndihmë na vjen një artikull i revistës së mirënjohur të viteve ’30-të në Shqipëri, “Minerva” (shih: Kur po largohet z. Fultz? – “Minerva”, 15 qershor 1933, fq. 15), i cili pikërisht në çastet e largimit të tij nga Shqipëria, në vitin 1933, do të shkruante:

“Ndokush mund të dëshrojë që ‘Minerva’ t’a shënojë faktin si një kronikë të zakonshme shtypi, por ‘Minerva’ beson dogmatikisht se, asnjë i huej tjetër, nuk i shërbeu djelmënis shqiptare, me aq flakë vullneti e, me aq pasion të pashuem ,si z. Fultz”!

Artikulli shoqërohet me dy foto, njëra ndër të cilat është shumë domethënëse. Është pikërisht busti që njëri ndër nxënësit e tij, skulptori Kol Shala, po i bënte si nderim veprës së profesorit të tij. Por në artikull, përveç lëvdatave e mirënjohjes për veprën e Harry Fultz, i lihet një vend i veçantë edhe nxënësve e dishepujve të tij, të cilët me ardhjen e komunizmit, do të bëheshin thuajse tërësisht viktima të besimit të vet, për “ëndrrën amerikane”, të projektuar në Shqipëri.

“Shumica e këtyne djelmoshave, sot gjinden me detyrë të ndryshme nëpër Shqipni, nën dirigjuesa tjerë, e disa tue vijue mësimet përjashta. Por sa herë që jeta u paraqitet me provët e saja mâ të vështira, ata i çojnë prap sytë nga ai që u ka fituem zemrën. E Drejtueri Fultz, gjindet përherë gati me misionin e tij përtërits”.

Në dokumentin e paraqitur nga studiuesi Kastriot Dervishi, të bie në sy menjëherë prezenca (në listën e firmëtarëve që nuk patën pikë mëshire, duke mos falur as edhe një grua shtatzënë) e emrave, të cilëve historiografia shqiptare u ka rezervuar një vend nderi dhe janë veshur edhe me petkun e disidentit, si Sejfulla Malëshova (që do mbahet mend edhe si i pari nga radhët e veta, që e cilësoi PKSH-në si parti terroriste) apo Omer Nishani (ky i fundit, edhe sipas raporteve britanike, të sjella së fundmi për publikun nga studiuesi Erald Kapri, njihej madje edhe si proamerikan), çka përpos fatit të tyre të mëvonshëm gjithsesi tragjik, i komprometon rëndë këta të fundit, edhe pse mendja ta do që ata nuk mund t’i kenë rezistuar dot presionit të Enver Hoxhës e, ca më keq akoma, atij jugosllav.

Publikimi i dokumentit në fjalë, ka sjellë me të drejtë shumë reagime e indinjatë, duke kujtuar në fakt njërën ndër faqet më të zeza të terrorit komunist në Shqipëri.

I njohur si njëri ndër proceset më famëkeqe dhe më komprometuese të ish-regjimit komunist, çka minoi tërësisht edhe marrëdhëniet me SHBA-të dhe vulosi fatin e Shqipërisë, ai shënjoi edhe njërin ndër vendimet më të egra e, më të turpshme, që regjimi do të merrte gjatë gjithë historisë së tij, duke e bërë artikullin e paraqitur nga revista franceze, një shembull të “komfortimit të pakompromis”, të shtypit perëndimor (në këtë rast, atij francez të kohës) me vendimet e kastës kriminale të Tiranës, duke mos tentuar të hetojë apo komentojë asgjë, përtej vendimit zyrtar të gjykatës vendore e, duke u bërë kështu pjesë e “turpit shqiptar” të kohës.

Më konkretisht, shoqëruar me një foto nga punimet në kënetën e Maliqit, në artikull shkruhet: Gjykata ushtarake shqiptare, ka dhënë verdiktin në procesin për hetimin e një grupi inxhinierësh dhe gjeometrësh, të akuzuar se kanë kryer sabotazh gjatë punimeve për bonifikimin e kënetës së Maliqit.

Pesë të akuzuarit, ndër ta edhe një femër, janë dënuar të gjithë me vdekje. Ky grup ka bashkëpunuar dhe ka marrë direktiva dhe fonde nga një mision i huaj në Shqipëri. Sipas deklaratës së të pandehurit, ing. Vasil Mano, grupi i sabotatorëve, kishte qenë në lidhje me një të huaj, Harry Fultz, anëtar i Misionit Amerikan në Tiranë. Harry Fultz arriti në Shqipëri, në vitin 1923-1924, si drejtor i Shkollës Teknike në Tiranë.

Ai e la Shqipërinë në vitin 1932-1933, kur shkollat u shtetëzuan dhe u rikthye pas çlirimit, tashmë si anëtar i Misionit Amerikan në Tiranë. Grupi i sabotatorëve, përbëhej nga ish-nxënës të z. Fultz. I akuzuari ka ekspozuar në detaje planin e hartuar nga grupi i tij, që lidhej me sabotimin e planit për rindërtimin e këtij sektori, me të gjitha mjetet. Bashkëshortja e të akuzuarit, i transmetonte raporte Harry Fultz-it, rreth aktiviteteve kriminale të organizatës.

I pandehuri ing. Vasil Mano, tregoi një letër adresuar ing. Avdyl Sharrës (njëri prej të pandehurve kryesorë të procesit), ku Harry Fultz jepte këto direktiva: ‘Bëni kujdes me direktivat që u transmetoni punëtorëve, në mënyrë që puna që po kryhet në vijim, të mos përfundojë para fillimit të dimrit, sepse atëherë anglo-amerikanët, do të kenë zbarkuar në bregdet”. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 21 Nëntor 2024

Next Post

“Komanda e Lartë italiane e Lindjes, do të lejojë futjen e divizionit në zonën e Dibrës, ose të Korçës, por jo në Elbasan, sepse...”/ Ditarët e luftës të ushtarakut madhor gjerman, Helmuth Greiner, 1943-1944

Artikuj të ngjashëm

“Kthimi i shumës prej 4 milionë dollar, nuk është bërë, pasi…”/ Zbulohet dokumenti “Tepër sekret”, me relacionin e drejtorit të përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, për Komitetin Qendror, dhjetor 1988
Dossier

October 14, 2026
“Në maj 1951 u krijua ‘Lidhja e Refugjatëve Politikë Shqiptarë’ në Jugosllavi, e cila përfaqëson rreth 5000 shqiptarë atje dhe kontrollohet nga komunistët që…”/ Zbulohen dokumentet e CIA-s
Dossier

“Në maj 1951 u krijua ‘Lidhja e Refugjatëve Politikë Shqiptarë’ në Jugosllavi, e cila përfaqëson rreth 5000 shqiptarë atje dhe kontrollohet nga komunistët që…”/ Zbulohen dokumentet e CIA-s

October 13, 2026
“Për shpenzime udhëtimi dhe dieta për delegacionet e partive marksiste-leniniste dhe miqtë e ftuar nga K.Q. i PPSH-së, me pushime, mjekime etj., të akordohet shuma…”/ Urdhri i Ramiz Alisë, mars ‘87
Dossier

“Për shpenzime udhëtimi dhe dieta për delegacionet e partive marksiste-leniniste dhe miqtë e ftuar nga K.Q. i PPSH-së, me pushime, mjekime etj., të akordohet shuma…”/ Urdhri i Ramiz Alisë, mars ‘87

October 14, 2026
“Për trimërinë dhe guximin e treguar në ‘vrasjen dhe masakrimin e mijëra shqiptarëve në Kosovë’, kryekrimineli Millosheviç, u dha ‘Urdhrin e Trimërisë’ …”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Dossier

“Për trimërinë dhe guximin e treguar në ‘vrasjen dhe masakrimin e mijëra shqiptarëve në Kosovë’, kryekrimineli Millosheviç, u dha ‘Urdhrin e Trimërisë’ …”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 12, 2026
“Tirana është prishur me Bashkimin Sovjetik në 1961-in dhe Stalini tashmë dënohet si diktator në BRSS, ndërsa në Shqipëri ai është ende pjesë e …”/ Gazeta “New York Times”, qershor, 1988
Dossier

“Tirana është prishur me Bashkimin Sovjetik në 1961-in dhe Stalini tashmë dënohet si diktator në BRSS, ndërsa në Shqipëri ai është ende pjesë e …”/ Gazeta “New York Times”, qershor, 1988

October 13, 2026
Zbulohen dokumentet “tepër sekrete” të ish-Komitetit Qendror të PPSH-së: Si akordoi Ramiz Alia dhe Foto Çami rreth 5 milionë dollar, në vitet 1986-1991…?! Emrat që përfituan dhe ata që firmosën
Dossier

Zbulohen dokumentet “tepër sekrete” të ish-Komitetit Qendror të PPSH-së: Si akordoi Ramiz Alia dhe Foto Çami rreth 5 milionë dollar, në vitet 1986-1991…?! Emrat që përfituan dhe ata që firmosën

October 14, 2026
Next Post
“Komanda e Lartë italiane e Lindjes, do të lejojë futjen e divizionit në zonën e Dibrës, ose të Korçës, por jo në Elbasan, sepse…”/ Ditarët e luftës të ushtarakut madhor gjerman, Helmuth Greiner, 1943-1944

“Komanda e Lartë italiane e Lindjes, do të lejojë futjen e divizionit në zonën e Dibrës, ose të Korçës, por jo në Elbasan, sepse...”/ Ditarët e luftës të ushtarakut madhor gjerman, Helmuth Greiner, 1943-1944

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme