• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, November 25, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Rusia cariste, në emër gjoja të luftës ndaj Perandorisë Osmane, në 1913-ën, si qellim final kishte aneksimin e shumë pjesëve të territorit etnik shqiptar…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Ulqini

“Rusia cariste, në emër gjoja të luftës ndaj Perandorisë Osmane, në 1913-ën, si qellim final kishte aneksimin e shumë pjesëve të territorit etnik shqiptar…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Ulqini
“Misteri i rrëmbimit dhe ekzekutimit të Raif Gorana, pilotit të parë shqiptar në Mal të Zit, nga UDB-ja jugosllave dhe përse hezitohet edhe sot zbardhja e vrasjes…”?! / Refleksionet e studjuesit të njohur
“Në Dibër, Arif Hiqmeti nga Kumanova, vegla e kryeministri serb Pashiq, s’gjeti asnjë përkrahje, por mundi të bëjë vegël familjen Lleshi, Halit e Liman…”/ Historia e panjohur e “vitit të mbrapshtë” 1914
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
“Në mars 1914, pas pesë shekujsh sundim turk, Korça bëhet pjesë e Shqipërisë së pavarur, por kërcënimi grek, ku turma thërriste; ‘Rroftë Greqia’…”/ Historia e panjohur e patriotit korçar
“Në Zogjaj, serbët kanë vjedhur e djegur 124 shtëpi dhe kanë hedhur në flakë, një grua me emrin Rihane, dy vajzat, Fazile e Myslime, Bajramin 7-vjeçar…”/ Shkrimi i “Corriere delle Puglie”, 21 dhjetor 1913

Nga: Dr. Nail Draga

Memorie.al / Në aspektin gjeopolitik për opinionin e gjerë, është e njohur së në sajë të vendimeve të Kongresit të Berlinit (1878), harta politike e Siujdhesës Ballkanike pësoi ndryshime, sepse nga principatat e dikurshme autonome, u krijuan shtetet e pavarura ku bënte pjesë edhe Mali i Zi. Në vend që Fuqitë e Mëdha të kohës, të insistonin që Malit të Zi si shtet i ri i njohur ndërkombëtarisht, t’i takonin vise dhe popullsi sllave nga ana perëndimore e tij, duke marrë për bazë kriterin etnik, u vendos e kundërta, duke i dhuruar këti shteti edhe vise me popullsi shqiptare. Andaj nga kjo kohë me fillimin e rrudhosjes  së hapësirës shqiptare në favor të fqinjëve “çështja shqiptare”, u cilësua si dimension i veçantë, sepse ne rastin konkret raportet shqiptaro-malazeze, moren një kahje tjetër.

1.Viset shqiptare nën administrimin e Malit të Zi pas vitit 1878

Ishin vendimet e Fuqive të Mëdha në Kongresin e Berlinit të cilat legjitimuan fillimin e copëtimit të trojeve shqiptare, fillimisht me pranimin e pavarësisë së shteteve fqinje, siç ishin Mali i Zi dhe Serbia. Edhe pse aspiratat për zgjerim territorial të Malit të Zi gjatë dhe pas luftërave kundër Turqisë (1876-1878) ishin më të mëdha, nën administrimin e tij kaluan krahina e Trieshit, Koja, Podgorica, Zhabjaku, Tivari dhe pjesa Veri-Perëndimore e Krajës. Edhe pse në Kongres u vendos që edhe krahina e Plavës dhe Gucisë, t’i jepet Malit të Zi, një vendim të tillë nuk u realizua, në sajë të angazhimit ushtarak të popullatës shqiptare në organizim të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku u zhvillu edhe beteja e njohur e Nokshiqit në dhjetor të vitit 1879.

Gjithashtu mund të lexoni

“Myzafer Trebeshina më tha se Sulo Tragjasin e vramë, pasi ai me shokun e tij, Petro Ndreu, donin të vidhnin paratë te shtëpia e Sami bej Vrionit…” / Raporti i agjentit “Mësuesi”, për oficerin e Sigurimit

“Kasem Trebeshina e vrau Sulo Tragjasin, pasi një ditë më parë Sulo u zu me vëllanë e tij, Myzaferin, që e shau…”/ Dokumentet e Sigurimit të vitit 1982, për vrasjen e pjesëtarit të njësitit gueril të Fierit në ’43-in  

Si kompensim për të u bënë pazarllëqe nga Fuqitë e Mëdha, që t’i jepet krahina e Grudës, por ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që organizoj mbrojtjen ushtarake në prill të vitit 1880, duke mos lejuar aneksimin e territoreve shqiptare nga ana e Malit të Zi. Por, të ndodhur në situatë të tillë Fuqitë e Mëdha arrijnë kompromisin e fundit për kompensimin e Plavës dhe Gucisë e, ky është qyteti i Ulqinit me rrethinën e tij të ngushtë, ku edhe pas rezistencës së popullsisë vendore, ky territor iu dorëzua Malit të Zi nga ana e Perandorisë Osmane në prani të forcave ndërkombëtare, në fund të nëntorit të vitit 1880.

Viset shqiptare të cilat kaluan nën administrimin e Malit të Zi edhe në rrethana të reja shoqërore dhe politike, arritën të mbajnë komunikimin e vet ndërkrahinor me kryeqendrën e veriut shqiptar, që ishte qyteti i Shkodrës. Edhe pse kufiri i ri në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, e cila ishte nën administrimin e Perandorisë Osmane, në këto pozicione qëndroj 32-34 vite varësisht prej krahinës, pushteti i Malit të Zi kishte plane për pushtimin e territoreve të banuara me popullsi shqiptare.

Me një fjalë territoret e përfituara nga ana e Kongresit të Berlinit, ishin fillimi i një politike ekspansioniste në dëm të trojeve dhe popullsisë shqiptare. Një dukuri e tillë u hetua në mënyrë praktike me rastin e Kryengritjes në Malësi të Madhe në vitin 1911. Ishte kjo një situatë e pavolitshme për shqiptarët, por dhe një sinjal së çka është duke u përgatitur kundër tyre, e dhënë kjo e cila do të jetë transparente në vjeshtën e vitit 1912 dhe më pas.

2.Ofensiva pushtuese e Malit të Zi ndaj tokave shqiptare dhe rrethimi i Shkodrës (tetor 1912 – prill 1913)

Shtetet ballkanike duke parë sukseset luftarake të shqiptarëve kundër ushtrisë së Perandorisë Osmane, veçanërisht kryengritjet e vitit 1910-1912, shpejtuan për formimin e Aleancës Ballkanike, për fillimin e luftës kundër Portës së Lartë. Kështu aleancë ne mes veti lidhen Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia. Bisedat e fshehta ne mes shteteve ballkanike ishin iniciuar nga Rusia në vitin 1911, duke përfunduar në shtator 1912, me realizimin e aleancës në mes tyre.

Ndërsa aleanca e arritur në mes Malit të Zi dhe Serbisë në  Lucernë të Zvicrës (27.IX.1912), me nënshkrimin e marrëveshjes politike dhe ushtarake, ku e nënvizuar është se; “atë që së cili vend e çliron nga turqit, ajo edhe i takon”, dëshmon qartë për objektivat e tyre shteteve. Një konstatim i tillë është transparent dhe nuk meriton koment, nga del se shqiptarët ishin para sfidave të mëdha, ndaj pushtuesve të rinj të cilët gjoja në emër të luftës kundër Perandorisë, si orientim final kishin okupimin e territoreve të reja.

Rasti i rrethimit të Shkodrës dhe lufta e zhvilluar (tetor 1912-prill 1913), është i veçantë ku edhe pse kishte filluar Konferenca e Ambasadorëve në Londër, ku informatat ishin se ky qytet do të jetë në kuadrin e shtetit të pavarur të Shqipërisë, rrethimi i saj dhe lufta e zhvilluar në mes ushtrisë turko-shqiptare dhe asaj malazeze, vazhdonte gjithnjë. Një veprim i tillë shpjegohet me faktin se Shkodra për Malin e Zi paraqiste një çështje të veçantë në filozofinë dhe aspiratat e tyre ushtarake e politike, cila ishte e bazuar në mitet mesjetare e, jo në realitetin gjeografik dhe historik.

Madje Mbreti Nikolla ka ëndërruar së po t’i realizohej projekti i zgjerimit territorial në lindje, madje deri të lumi Drin, Shkodra do të ishte kryeqyteti i Mbretërisë së tij. Ai shprehej se “nuk do t’i ul armët, para se lumi Drin të bëhet kufiri jugor i Malit të Zi”. Ndërsa gjatë Luftës së I-rë Ballkanike (1912-1913), në bisedimet që u zhvilluan fshehurazi në mes Serbisë edhe Malit të Zi (në pjesën e dytë të nëntorit 1912) Mbreti Nikollë kërkoi ndarjen e territoreve në Shqipëri. Mali i Zi kërkonte të merrte rajonet deri në lumin Mat, ndërsa Sërbia prej Matit, deri te Shkumbini.

Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912-korrik 1913), delegacioni serbo-malazez kërkonte që Shqipëria të ngushtohej sa më tepër, sepse ne ketë formë do i mundësohej Serbisë për të realizuar ëndrrën e tyre për dalje në bregdetin e Adriatikut. Nga ana tjetër delegacioni malazez kërkonte me këmbëngulje Shkodrën. Në kërkesë thuhej se; po qe se nuk do të merrej një vendim i tillë, Mali i Zi për qytetin e Shkodrës, do të jepte edhe njeriun e fundit, që dëshmohet edhe me parullën e mbretit Nikollë; “ose Shkodrën, ose vdekjen”.

Ndërkohë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në luftën diplomatike për caktimin e kufirit shqiptaro-serb dhe shqiptaro-malazez, me 22 mars 1913 u vendos që Shkodra me rrethinë, t’i mbetet Shqipërisë. Por malazezet kishin aspiratat e tyre mitoman dhe vazhdonin gjithnjë ta mbanin te rrethuar Shkodrën, duke vazhduar operacionet luftarake, të bindur së çka fitohet me luftë, edhe do t‘iu takojë. Por, pasi Mali i Zi hezitonte të respektonte vendimin e Londrës, me nismën e Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë, kundër tij filloj demonstrimi detar, i cili me 5 prill 1913 arriti para Tivarit dhe pas disa ditësh bllokoi bregdetin, prej atij qyteti, deri në grykën e Drinit.

Megjithatë, forcat malazeze pushtuan Shkodrën me 24 prill 1913, pasi atë ua dorëzoi Esat Pashë Toptani. Por veprimi energjik dhe presioni i Fuqive të Mëdha, ku duhet veçuar sidomos Austro-Hungarinë, pas qëndrimit tri javësh forcat malazeze me 14 maj 1913, pasi e plaçkiten, u larguan nga Shkodra ku menjëherë u vendosen forcat ndërkombëtare.

Por edhe pse humbi Shkodrën pas luftërave ballkanike, Mali i Zi u zgjerua territorialisht, duke përfituar një territor me sipërfaqe prej 4958 km.2, që është më tepër se 48% të territorit pas Kongresit të Berlinit (9.475km 2). Nga një e dhënë e tillë del se Mali i Zi pas çdo lufte, është zgjeruar vazhdimisht ku një pjesë e konsiderueshme e këtyre territoreve, është e hapësirës etno-gjeografike shqiptare.

3.Rrethanat e luftës dhe emigrimi i popullsisë shqiptare

Në rrethana të tilla të luftës, nuk ka dilemë se popullsia shqiptare u gjend në pozitë të pavolitshme, andaj ajo u detyrua të shpërngulet nga vendbanimet e tyre. Kështu një dukuri e tillë ndodhi fillimisht nga viti 1878 e më pas, ku si shembull tipik shërben rasti i Ulqinit, ku me kalimin e këtij qyteti nën administrimin e Malit të Zi (nëntor 1880), pothuaj 1/3 e popullsisë së qytetit emigroj, duke u vendosur kryesisht në Shkodër por, edhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Politika shtetërore e Malit të Zi në territoret e aneksuara, kishte vendosur objektiva të qarta në lidhje me territoret e reja, ku çështje kyçe ishte ndryshimi i strukturës etnike të popullsisë. Me urdhër të Simo Popoviqit, i cili ishte në funksionin e guvernatorit të parë të Ulqinit, organet e pushtetit malazez ia filluan punës për regjistrimin dhe matjen e sipërfaqes tokësore, që duhej të kolonizohej.

Në lidhje me ketë çështje, po ashtu në mënyrë transparente dëshmon deklarata e tij që ia dërgonte ministrit të Punëve të Jashtme, ku thuhet se; “Rrethi i Ulqinit për ne është i huaj. Të gjithë këtu janë turq (shqiptarë të konfesionit islam-N.D.) dhe malësorë. Kujdesi ynë i parë, për arsye të shumë shkaqeve, duhet të jetë që banorët vendës t’ i asimilojmë dhe atë sa më parë në dy mënyra: me anë të kolonizimit, duke vendosur këtu 4-5 mijë familje malazeze dhe me anë të hapjes së shkollave. Kolonizimi do të arrihet kur shpërngulen malësorët nga ky vend. Kur të realizohet ky projekt, atëherë ky rajon i bukur dhe i pasur do të jetë krejtësisht dhe përgjithmonë i Malit të Zi. Deri sa të mos realizohet ky qellim, nuk kemi se çka të gëzohemi”.

Një përmbajtje e tillë nuk ka nevojë të analizohet, sepse çdo gjë është transparente, por mbetet të realizohet në praktikë, ku si qellim final ishte ndryshimi i strukturës etnike të popullsisë me të gjitha mjetet. Kështu kolonizimi në Fushën e Ulqinit, ka zgjatur deri në mesin e vitit 1893, me ç’rast  gjithsej janë vendosur 400 familje kolonistësh, të cilave iu janë ndarë 5000 rrallë tokë, nga del se një ekonomi shtëpiake ka fituar nga 12,5 rrallë tokë (që është e barabartë me 22.450 m2).

Për të krijuar kushte me të mira për kolonistët, pushteti planifikonte të hapte toka të reja, duke planifikuar ne ketë drejtim tharjen e liqenit të Zogajve dhe të Kënetës. Në ketë drejtim, janë angazhuar ekspert të ndryshëm të cilët kanë përgatitur projektet për tharjen e tokave përkatëse, ku në plane afatgjata është planifikuar të fitohen toka të reja rreth, me sipërfaqe prej 20000 rrallë, por rrethanat shoqërore te kohës sidomos luftërat ballkanike ndërprenë punimet në ketë drejtim, më ç’rast nuk u realizuan objektivat “për kolonizimin masiv në ketë pjesë të Malit të Zi”.

Aspiratat ekspansioniste ndaj këtij mjedisi i ka shprehur edhe vet Princ Nikolla, i cili theksonte; “…me vendosjen e malazezeve prej Mozhurit e deri te Buna, tërë qarkun e Ulqinit e malazezojmë”, duke vazhduar se; “…tërë qyteti dhe rrethina është e banuar me banorë shqiptarë të konfesionit islam dhe katolik. Gjuha serbe në ketë anë të Mozhurit nuk është ndier. Me vendosjen e malazezve, zhduket tipi shqiptar i kësaj ane”.

Dhe nga një situatë e tillë politike e shoqërore në këto mjedise, kemi një emigrim të dhunshëm në sajë të pakënaqësisë ndaj pushtuesve të rinj, më ç’rast një pjesë e konsiderueshme e viseve dhe vendbanimeve shqiptare, u shpopulluan. Veprimi i politikës shtetërore malazeze ishte identik edhe pas Luftës së Parë Ballkanike, ku zyrtarizimi i aneksimit të territoreve të pushtuara, dëshmohet me miratimin e Ligjit për kolonizim të tokave të reja të çliruara në Kuvendin Popullor, në vjeshtë të vitit 1913.

Një vendim i tillë nuk ka dilemë se ndikonte drejtpërdrejt në ndryshimin e strukturës nacionale të popullsisë e, po ashtu rrudhoste hapësirën etno-gjeografike shqiptare, e cila ishte në kundërshtim flagrant me të drejtën legale dhe legjitime të çdo populli, për të qeverisur territorin e vet.

4.Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe viset shqiptare në Mal të Zi

Shqiptarët nuk luftuan kundër Turqisë, për të kaluar nën një okupim të ri, ata luftuan për të qenë të lirë e të pavarur sikurse popujt tjerë. Madje Pavarësia e Shqipërisë e shpallur në Vlorë me 28 nëntor 1912, nuk është shpallur për gjysmën e territoreve shqiptare të cilat u pranuan ndërkombëtarisht në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, por ajo është shpallur për tërë territoret e banuara më shqiptarë në hapësirën e tyre etno-gjeografike në Siujdhesën Ballkanike.

Shqiptarët pritnin vendimet e definitive të kësaj Konference, me shpresë së përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha do të marrin parasysh kriterin etnik, homogjenitetin e hapësirës etno-gjeografike shqiptare, luftërat e vazhdueshme për t’u çliruar nga okupatori, por çdo gjë mbeti vetëm iluzion, sepse vendimet ishin subjektive kryesisht sipas intrigave dhe interesave të klaneve të ndryshme të shteteve përkatëse, duke ndarë përgjysmë hapësirën etno-gjeografike shqiptare. Madje një konstatim të tillë e pranon edhe vet ministri i Jashtëm anglez Eduard Grej, i cili ka thënë se;

“Jam i bindur se, kur të dihen të gjitha, ky veprim do të kritikohet me të drejtë nga shumë anë, prej çdo njeriu që e njeh vendin dhe e shikon çështjen vetëm nga pikëpamja e popullsisë së tij. Por duhet të kemi parasysh se, në bisedimet rreth kufijve të Shqipërisë, qëllimi kryesor ishte të mos hapej konflikt midis Fuqive të Mëdha. Prandaj, në qoftë se marrëveshja mbi Shqipërinë u arrit duke mbajtur harmoninë midis Fuqive të Mëdha, mund të themi se ka qenë një sukses i plotë për interesin jetësor të paqes në Evropë“.

Ndërsa kufiri në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë do të përcaktohej nga Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve në vitin 1914, i cili fatkeqësisht legjitimoj aneksimin e territoreve shqiptare, pa përfillur kriterin etnik dhe aspiratat e vazhdueshme të popullsisë në regjionet përkatëse, për bashkim me shtetin e pavarur shqiptar.

Përfundim

Pas Kongresit të Berlinit (1878), vitet 1912-’13-të, ishin vendimtare në përcaktimin e hartës së re politike të shteteve ballkanike, që u legjitimua në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Në sajë të tyre vendimeve përfundimisht u bë edhe njohja ndërkombëtare e Shqipërisë, e cila si e tillë u përgjysmua si ne aspektin territorial dhe atë popullativ. Nga ana tjetër ishin fqinjët malazezët, serbet dhe grekët, të cilët dëshmuan politikën e tyre ekspansioniste.

Një politikë e tillë  nuk ka dilemë se bazohej në mitomani dhe mbështetjen diplomatike e ushtarake të disa shteteve pan-sllaviste me në krye Rusinë cariste, të cilët në emër gjoja të luftimit të Perandorisë Osmane, si qellim final kishin të aneksonin sa më shumë pjesë të territorit etnik të popullor nga shqiptarët. Tashmë është e qartë  se një veprim i tillë kishte prapavi strategjike në mënyrë që shteti i ri i pavarur i Shqipërisë të jetë sa më i vogël në sipërfaqe e në numër të popullsisë dhe pa ndonjë ndikim të veçantë politik në të ardhmen në Siujdhesën  Ballkanike. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në ’91-in, replikova me Haxhi Lleshin, se qëlloi me armë një person që u fut te vila e tij, më pas, më këcënuan pesë herë me vdekje, aq sa Azem Hajdari...”/ Dëshmia e rrallë e kirurges dhe deputetes së njohur

Next Post

“Myzafer Trebeshina më tha se Sulo Tragjasin e vramë, pasi ai me shokun e tij, Petro Ndreu, donin të vidhnin paratë te shtëpia e Sami bej Vrionit...” / Raporti i agjentit “Mësuesi”, për oficerin e Sigurimit

Artikuj të ngjashëm

“Gjatë bisedave armiqësore me Feçorin, diskutonim edhe mbi romanin e Kadaresë, ‘Dimri i vetmisë së madhe’, ai thoshte se; ashtu si te ‘Broduej’, duhet…”/ Akuzat në hetuesi, ndaj ish-ministrit të Brendshëm
Dossier

“Myzafer Trebeshina më tha se Sulo Tragjasin e vramë, pasi ai me shokun e tij, Petro Ndreu, donin të vidhnin paratë te shtëpia e Sami bej Vrionit…” / Raporti i agjentit “Mësuesi”, për oficerin e Sigurimit

November 24, 2025
“Në korrik 1944, në Shqipërinë e Veriut u zhvilluan luftime të ashpra, mes Divizionit SS ‘Skanderbeg’ dhe forcave komuniste, ku …” / Ditarët e oficerit të lartë gjerman, Helmuth Greiner, 1943-1944
Dossier

“Kasem Trebeshina e vrau Sulo Tragjasin, pasi një ditë më parë Sulo u zu me vëllanë e tij, Myzaferin, që e shau…”/ Dokumentet e Sigurimit të vitit 1982, për vrasjen e pjesëtarit të njësitit gueril të Fierit në ’43-in  

November 23, 2025
”Ylvija, infermieria që vishej me shumë elegance, ra në dashuri me Braho Kuçin, komandantin e rojeve të spitalit, por më pas ajo, edhe me të sëmurët…”/ Kujtimet e panjohura, të mjekut italian të partizanëve
Dossier

“Kur unë me Sulo Tragjasin ecnim në krah të njëri tjetrit, Kasem Trebeshina disa hapa prapa nesh, e qëlloi në kokë dhe Sulo u rrëzua i vdekur…”/ Deklarata e rrallë për hetuesin e Sigurimit, në 1982-in

November 24, 2025
“Me urdhër direkt të Myzafer Trebeshinës, ne bëmë 12 atentate në Fier, kurse vetë Kasemi, vrau dëshmorin…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit të vitit 1982, për vrasjet e kryera nga njësiti gueril i Fierit
Dossier

“Me urdhër direkt të Myzafer Trebeshinës, ne bëmë 12 atentate në Fier, kurse vetë Kasemi, vrau dëshmorin…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit të vitit 1982, për vrasjet e kryera nga njësiti gueril i Fierit

November 23, 2025
“Pasi Xhafer Deva me dy oficerë gjermanë, mbërriti në Rashkë, u bë e mundur ndalimi i operacionit ushtarak nga çetnikët serbo-malazezë…”/ Ana e panjohur e spastrimit etnik në Sanxhak, në vjeshtën e 1941-it
Dossier

“Pasi Xhafer Deva me dy oficerë gjermanë, mbërriti në Rashkë, u bë e mundur ndalimi i operacionit ushtarak nga çetnikët serbo-malazezë…”/ Ana e panjohur e spastrimit etnik në Sanxhak, në vjeshtën e 1941-it

November 21, 2025
“Anë e mbanë kontinenteve dhe brezave të kaluar të njerëzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim dhe jetë njerëzish, 100 milionë të vrarë…”/ Presidenti Trump, shpall zyrtarisht javën e Antikomunzimit
Dossier

“Anë e mbanë kontinenteve dhe brezave të kaluar të njerëzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim dhe jetë njerëzish, 100 milionë të vrarë…”/ Presidenti Trump, shpall zyrtarisht javën e Antikomunzimit

November 20, 2025
Next Post
“Gjatë bisedave armiqësore me Feçorin, diskutonim edhe mbi romanin e Kadaresë, ‘Dimri i vetmisë së madhe’, ai thoshte se; ashtu si te ‘Broduej’, duhet…”/ Akuzat në hetuesi, ndaj ish-ministrit të Brendshëm

“Myzafer Trebeshina më tha se Sulo Tragjasin e vramë, pasi ai me shokun e tij, Petro Ndreu, donin të vidhnin paratë te shtëpia e Sami bej Vrionit...” / Raporti i agjentit “Mësuesi”, për oficerin e Sigurimit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme