• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime Kalvari i grave në burgjet e komunizmit

Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi: “Historia tragjike e nanave shkodrane; Angjelina Topalli, Hatixhe e Nafije Kopliku, Vehbije e Budije Bushati dhe Adile Kazazi, të cilat…”

Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi: “Historia tragjike e nanave shkodrane; Angjelina Topalli, Hatixhe e Nafije Kopliku, Vehbije e Budije Bushati dhe Adile Kazazi, të cilat…”
Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi: “Historia tragjike e nanave shkodrane; Angjelina Topalli, Hatixhe e Nafije Kopliku, Vehbije e Budije Bushati dhe Adile Kazazi, të cilat…”
Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi: “Historia tragjike e nanave shkodrane; Angjelina Topalli, Hatixhe e Nafije Kopliku, Vehbije e Budije Bushati dhe Adile Kazazi, të cilat…”
Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi: “Historia tragjike e nanave shkodrane; Angjelina Topalli, Hatixhe e Nafije Kopliku, Vehbije e Budije Bushati dhe Adile Kazazi, të cilat…”
Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi: “Historia tragjike e nanave shkodrane; Angjelina Topalli, Hatixhe e Nafije Kopliku, Vehbije e Budije Bushati dhe Adile Kazazi, të cilat…”
Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi: “Historia tragjike e nanave shkodrane; Angjelina Topalli, Hatixhe e Nafije Kopliku, Vehbije e Budije Bushati dhe Adile Kazazi, të cilat…”
“Ju tregoj persekucionin e grave dhe vajzave martire në regjimin komunist të Enver Hoxhës, ku…”/ Historitë tragjike të rrëfyera nga Fatbardha Mulleti Saraçi
“Ju tregoj persekucionin e grave dhe vajzave martire në regjimin komunist të Enver Hoxhës, ku…”/ Historitë tragjike të rrëfyera nga Fatbardha Mulleti Saraçi

Fatbardha Mulleti (Saraçi)   

Pjesa e katërt

Memorie.al publikon disa pjesë nga libri ‘Kalvari i grave në burgjet e komunizmit’ i autores Fatbardha Mulleti Saraçi, (e mbesa e ish-prefektit të famshëm të Tiranës, Qazim Mulleti), familja e së cilës që nga viti 1944 e deri në 1991-in, u persekutua nga regjimit komunist i Enver Hoxhës, ku vetë babai i Fatbardhës, Haki Mulleti, ish-funksionar i lartë i administratës shtetërore, që nga vitet ’20 të shekullit të kaluar, u burgos dhe u internua familjarisht, deri sa ndërroi jetë në spitalin e Tiranës, i helmuar nga Sigurimi i Shtetit. Në librin e saj “Kalvari i grave në burgjet komuniste’ i cili vjen nga një punë disa vjeçare, autorja ka përshkruar me mjeshtëri historitë e panjohur, të disa prej grave dhe vajzave shqiptare, që vuajtën burgjeve dhe internimeve në regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, duke filluar nga nëna e saj, Pertefe Mulleti, Marie Deda, Hajrie Kazazi, Kushe Seknej, Mrike Pali, Zyliha Rusi, Roza Jakova, Fatime Dilaveri, Hatixhe Pipa, Marije Gjoka, Angjelina Topalli, Vera Bekteshi, etj.

                                                       Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

 Angjelina Topalli

  (1927)

Njihet në popull ma shumë me mbiemrin Kastrati. Për të mund të thuhet se gjatë jetës së saj, fytyrën nuk e lau me ujë, por me lot. Jeta e saj ishte e pandashme me atë të nanës së vet, kurse jeta e këtyre dy fatkeqeve, qe aq e lidhun me Luigj Kastratin, djalin dhe vëllaun e tyre, pushkatue nga regjimi komunist, sepse kishte marrë pjesë në Lëvizjen Antikomuniste të armatosun të Koplikut në janar 1945.

A ka penë për të përshkrue momentin, kur nanë e vajzë morën nga burgu këmishën me njolla gjaku dhe gavetën e ushqimeve, në pjesën e brendshme të të cilës qenë ngjitun lëkura këmbësh… me mish?

Do t’u duhej të duronin edhe ma shumë se aq. Ishte 25 marsi i vitit 1946. Atë mëngjes herët, pranë shtëpisë së tyre, qenë ndigjue fjalët: “Lamtumirë, nanë e motër!” Ajo britmë qe ndigjue nga kojshitë. Thirrja ishte lëshue nga kamioni që po çonte drejt ekzekutimit 14 të dënuem. Mbas pak qenë ndigjue breshnitë e pushkëve. Shkodra qe mësue, tashmë, që të zgjohej me ato krisma ogurzeza. Gra e vajza, pleq e plaka, burra e fëmijë, me flokët e ngritur përpjetë nga tmerri, me shikime të përqendrueme drejt një pike imagjinare, që priste të konkretizohej, sulen drejt vendit që e njihnin edhe prej herëve të tjera: drejt varrezave të Rëmanjit, se mos në mes të të vrarëve, kishte ndonjë njeri të tyre. Me ta edhe ato dy fatzeza. Shohin kufomat. Në fillim nuk dallojnë gjë. Instinktivisht thotë: “Po, mjerë nanat e tyre!” Mandej… vetëm mandej gjëmoi një britmë në dy tone, që u doli nga të gjitha qelizat, një gjëmë e llahtarshme, që i tronditi të gjithë. Aty, në mes të të tjerëve, ishte edhe ai. Shkojnë drejt tij që ta përqafojnë për herë të fundit, por nuk i lënë rojet. Atëherë, mes korit të vajeve, ato, si luanesha, përleshen me ta. Ma vonë morën vesh se plumbat në fillim s’e kishin kapur, prandaj e kishin qëllue me plumb mbas koke.

Nga ai moment, nanë e vajzë u ndanë. Shtëpia e plakës u bë vendi ku i qe këputë jeta të birit. Ditë, natë, në vajë. Deri sa vdiq, mbas 8 vjetësh. Ishin 8 shekuj, ndoshta ma shumë…!

Për Angjelinën, tashti do të fillonin dekadat e internimit, gjithmonë në zona në thellësi, pa pasë ndonjëherë të drejtë që të vinte në Shkodër, pa pasë asnjëherë të drejtë që të qante te ai vend, pasi varri i të vëllait, nuk do të merrej vesh se ku ishte. Një jetë e tanë, me dy pellgje lotësh në vend të dy syve.

Urrejti gjithë kohën komunizmin. Atë ia ushqeu dhimbja e papërshkrueshme për vëllaun e nanën. Ajo u shpreh në vargje, në shumë vargje.

Hatixhe  e  Nafije Kopliku 

(1896-1975), (1899-1950)

Këto pasardhëse të denja, përkatësisht bija të familjes së Bushatlinjve e të Bilalëve, u banë nuse e krijuan çerdhet e veta në familjen e Koplikejve, dy kunata me origjinë e me vend ardhje me tradita mikpritëse e nacionaliste. S’ka ma bukur! Kjo u pa sidomos gjatë luftës e mbas saj.

  1. Shkodra ndoshta ishte qyteti ku egërsia komuniste u shfaq ma hapun e ma ashpër. Burgjet ishin mbushë plot e përplot me nacionalistë. Të tjerë ishin në kërkim. Ndër ta edhe Jup Kazazi, që gjen strehë në shtëpinë e Koplikejve, tek dajat e vet, si i vëllau, Seiti, që ishte strehue diku tjetër. Lidhjet në mes tyre do t’i bënin pikërisht këto dy kunata e fëmijët e të zotit të shtëpisë, Rifatit.
  2. Lëvizja Antikomuniste e armatosun e Postribës dështoi. Sigurimi, mbasi sigurohet se në atë shtëpi ishte nacionalisti dhe antikomunisti i vendosun, Jup Kazazi, e rrethon atë. Qëndresa e të gjithë familjarëve nuk ka përshkrim: “Jo, në shtëpinë tone, nuk ka njeri tjetër përveç neve”. Atëherë rreshtohen për mur të gjithë, nën kërcënimin e grykëve të armëve, që herë mbas here qëllojnë në ajër: “Do t’ju vrasim të gjithëve”! Ashtu të bashkuem: burra, gra e fëmijë nuk tregojnë. Në këto rrethana Jupi vret veten. Ishte data 17 shtator.

Familjarisht dërgohen në birucat e Sigurimit, për të nxjerrë prej tyre lidhjet në mes të nacionalistëve. Prapë heshtje.

Vuanin zemrat e nanave e vajzave. Tepër e varfën kjo fjalë me pasqyrue momentin. Ashtu të vramë pritën dënimin: burri, Rifati, me vdekje, djali i tij, Ahmeti, që sapo kishte mbushë të 17-at, me 20 vjet, kurse djali tjetër, vetëm 15 ditë, megjithëse ishte veç 15 vjeç; vëllai i dytë, Shyqyriu me 5 vjet.

U vranë zemrat e dy nuseve të reja, por edhe u mobilizuan që të përballonin të ardhmen e errët. Nuk ishte vetëm buka që duhej sigurue për vete e për fëmijët, por edhe shpresa që duhej t’u jepnin të burgosurve.

Tek dhimbja e dashuria u gjet forca. E kjo force, mbajti Ahmetin baltave të Bedenit, Orman Pojanit, Rrogozhinës si dhe Shyqyrinë në burgun e Shkodrës. Punuan nuset me duart e tyre të shkathëta, sidomos qëndisina për nuset e reja që do të martoheshin…! Eh, dikur kishin qëndisë për vete..!

Nafija vdiq e re, duke lanë burrin të papunë e të pa pension si dhe dy vajzat, që vazhduan të qëndisnin…!

Buzëqeshja sikur ishte ngri, derisa u shkri nga cicërimat e zogjve të vegjël, nipave e mbesave që mbushën shtëpinë. Ani pse vazhdonin të shiheshin kudo në rrethet pushtetarë me sy të keq, ani pse bënin punë që shpërbleheshin shumë pak. Vetëm Sarija, vajza e Rifatit, vazhdoi shkollën Pedagogjike, kuptohet për të qenë kontingjent për në zonat e thella, derisa edhe atë e pushuan për shkak të biografisë. Punën e krahut u detyrue ta provonte edhe ajo, derisa vdiq e re. Burgjet që pësoi kjo familje nuk mund të harrohen, sidomos nga ata që e pësuan. Nga thellësia e shpirtit të tyre dolën vargjet:

“Ktu ngelëm e u harruem. E veç mëshira e grave tona n’provat e vështira,

kah rritet malli, që s’e shojti nama, na lidhë ende me botë.

E n‘se një rreze gazmendi dridhë një ças kta gurë varreze,

asht qeshja e foshnjës që na bie e ama…”!

Vehbije  e Budije Bushati 

(1908 – 1975), (1924)

Nuk qe e thanë që ato ta gëzonin jetën. Dy kunata, si dy motra, ndoshta ma shumë se aq, përjetuan kalvarin komunist për disa dhjetëra vjeçar.

Ishin të martueme me Sheuki e Qazim Bushatin, që të dy nacionalistë të njohun në Shkodër. Sheukija ishte anëtar i ‘Ballit Kombëtar’. Si të tillë, ata qenë kundërshtarë politikë të regjimit të kuq, që u vendos mbas Luftës.

Ç’ndodhi me këto dy nuse të reja?

Budija sapo kishte lindë fëmijën e parë.

“Sa u gëzova,- thotë ajo, – kur në nandor 1944, më lindi djali, por sa hall ishte që me fëmijën 6 javësh, të shkoja e të takoja burrin në burg: pak ma vonë fëmija më vdiq, m’u fik shpresa e vetme. Mbeta qyqe. Më mbetej veç të punoja, që të mund të ndihmoja burrin, i cili kishte nevojë sidomos për ilaçe. E të mendosh se udhëtimi ishte jashtëzakonisht i vështirë. Menjëherë kuptoheshim ne rrezikzezat nga strajcat që mbanim, se po shkonim tek të burgosurit politikë, prandaj edhe njerëzit, sigurisht nga frika, na shmangeshin në të shumtën e herës me keqardhje”.

Kështu, nusja 23 vjeçare mbeti në familjen e burrit dhe bashkëjetoi me Vehbien (Baja), së cilës i kishin pushkatue burrin. Regjimi nuk u mjaftua me aq, por i nxori në rrugë të madhe, në shi. Të gjithë kishin frikë t’u afroheshin. Vetëm një fshatar nga Rrashkulla e Gruemirës, mori guximin t’i strehonte, jo pak, por 20 vjet. Ai nuk u tërhoq edhe kur i banë presion që t’i nxirrte nga shtëpia. Ma vonë ato u vendosën në fshatin Mjedë.

Gjatë gjithë kohës, të ardhurat e pakta nga puna në bujqësi, mezi mjaftonin për jetesën e tyre. Edhe ashtu duhej kursye, që të mund të ndihmoheshin Sheukija, që ma vonë doli nga burgu shumë i sëmurë dhe Shyqyrija, kunati i tyre. Në qytet vinin me leje, vetëm sa për të ble bukë (Zot, sa shtrenjtë që ishte e sa vështirë ta siguroje), ose për të pa Sheukinë në spital.

Fëmijët e Budijes, nxënës shumë të mirë, nuk u lejuan që të vazhdonin shkollën. Ata, bile edhe survejoheshin. Njena, Safeti, kujton: “Isha në grupin artistik të shkollës së Mjedës. Mësuesi ishte nga Shkodra dhe më kishte vënë me këndue bashkë me grupin. Sa u vrava kur, në sy të mësuesit, më nxorën jashtë grupit. Ne s’kishim të drejtë as me këndue”.

Kështu, këto dy nuse, që u moshuan dhe u plakën së bashku, jetuan në harmoni e dashuri e në sajë të kësaj mbijetuan, duke fitue respektin e të gjithëve.

Adile Kazazi dhe vajzat e saj  

(1907-1959)

Jeta e Adile Kazazit nuk mund të mendohet e shkëputun nga ajo e burrit të saj, Abdullah Kazazit dhe pesë vajzave të tyre. Familje sa e lumtur deri më 1944, aq fatkeqe mbas kësaj kohe!

Më 1946-ën, Abdullah Kazazi arrestohet me akuzën se kishte marrë pjesë në Lëvizjen Antikomuniste të Postribës. Për regjimin diktatorial, kjo qe koha e artë e likuidimit të kundërshtarëve të vet politikë. Në burg, një ditë, një polic i thotë: “Me këtë pushkë ta kam vra nipin tënd, Halitin”! Ashtu, i lidhun e sulmon atë, por bie përtokë nga një goditje me kondakun e pushkës. Nuk çohet ma në këmbë, se i qe thye shtylla kurrizore. E shkreta grua, të shkretat vajza (ma e madhja 20, ma e vogla 4 vjeçe). Kërkonin të takonin në burg të dashtunin e tyre, por nuk i lejonin. Nga burgu merrnin vetëm tesha të gjakosura, për t’ia la… me lot. Deri një ditë që marrin vesh se qe pushkatue me 17 të tjerë. Ku ta qante gruaja e mjerë e vajzat, kur varri nuk i dihej? Sëmuret rëndë vajza e dytë, Syrija, me se të mjekohet, me se të ushqehet për të mposhtë sëmundjen e rëndë? Një tjetër kob: vdes edhe ajo. Dy brenda një viti. Zemra e të zezës nanë vetëm vuajtje provonte. E ashtu duronte, duronte, lutej e lutej, me shpresë për një ditë të bardhë…

Vajzat (Nebia, Gjylija, Remzija e Fejzija)) futen në punë. Duhej jetue…! Për to kishte vetëm punë krahu; ku të ishte ma larg, ku të ishte ma vështirë, ku të fitohej sa ma pak: në bujqësi. Sa në Qaf-Hardhi, sa në Trush, sa në Bajzë, sa në Aliej, herë në Shtoj e herë në Bardhej. Orë të tana në këmbë: shkue, punue, ardhë, dimrit nëpër balta, verës nëpër pluhur, në të ftohtë e në të nxehtë. Herë në prashitje e herë në korrje, herë në hapje gropash e herë në mbjellje duhani. Nga mëngjesi deri në darkë. Bukë e gjak. Me dhëmbë të shtrëngueshme.

I përcillte Nanë Adilja, pa u zbardhë mirë e i priste në mbrëmje vonë, kokë uluna, të bashkueme, me zemra të vrame. Ditë për ditë. Për vite të tana. Për to s’pati shkollë për të vazhdue, për to s’pati lavdërime, për to s’pati shpërblime. Të heshtura, të drobitura, të përbuzura, të braktisura e të nëpërkëmbuna nga regjimi, por edhe të nderueme nga populli i thjeshtë, që edhe ai vuante.

Nana e mjerë vetëm ofshante, zemra e saj vetëm përpëlitej. Derisa pushoi. Ashtu papritmas. E vetme në shtëpi, pa njeri pranë. Ashtu e gjetën vajzat…!  Ishte viti 1959, i 15-ti vit i diktaturës, që bëhej gati ta festonte me tam-tame, përvjetorin jubilar të sundimit të vet gjakatar.

Prapë në punë, në punë prej skllavi, deri në pension. Pa e gëzue jetën. Dy prej tyre pa fëmijë. Gjithnjë nën vëzhgimin e Sigurimit. Por gjithmonë shumë të mira e punëtore, të urta, të’ ndershme e të nderueme nga bashkëvuajtësit, gjithnjë me shpresën në zemër për vendosjen e demokracisë.

Antoneta Destanishta

(1913 -1987)

Kur “shtrigat filluan të bëjnë dasëm”,  Antoneta, ose  Nineja,  siç  njihej  në  popull,  së  bashku  me katër fëmijët e saj, ngarkohen në një kamion nga Sigurimi i Shtetit dhe udhëton drejt të panjohurës…! Në fakt ishte internim, të cilin do ta provonin mijëra familje, për shkakun e vetëm se baballarët, burrat apo vëllaznit e tyre, mendonin ndryshe nga komunistët. Katër fëmijë, ma i vogli 5 vjeç, në të ftohtit e janarit 1945, me sy të hapur nga çudia. Ndoshta atyre iu duk si lojë. Se fëmijëve të vegjël u pëlqen të hipin në makina. Të gjithë e dimë nga vetë jeta jonë. Po policët që i shoqëronin, çfarë donin, se ata, edhe këtë e dimë, nuk i donin edhe aq shumë…!

Familja Destanishta po internohej. Shkaku? I zoti i shtëpisë, Gjon Destanishta, ish-oficer xhandarmërie, me vendosjen e diktaturës komuniste, kishte “fluturue” në çerdhen e vet, në malet e Dukagjinit, për të organizue qëndresën popullore, kundër regjimit të sapo vendosun. U vra e mbet varrhumbur, 25 vjet internim (1945-1970).

Në fillim në kampin e punës në Berat, mandej në Kuçovë, në Tepelenë e së fundi në Savër.  Nga breshni në shi, të rrethuem me roje të armatosura. Liri lëvizjeje vetëm brenda sektorit të kampit. Leje e veçantë nga Dega e Punëve të Brendshme, për çdo lëvizje tjetër. Në raste tepër të rralla. Pjesën ma të madhe të internimit, në Savër, fshat në rrethin e Lushnjes. Për dy gjana përmendet ky fshat në historinë e tij: gjashtë shekuj ma përpara, aty ku turqit kishin bë luftën e parë në Shqipni (“ku shkel turku, nuk shkel bari”) dhe së dyti, përmendet si vendi i mallkuem për mijëra kundërshtarë politikë të Enver Hoxhës. Baraka dërrase të mbulueme prej llamarine. Në një barakë- dy familje. Baltë e ujë në dimën, pluhun e thatësinë në verë. Dy herë apel në ditë: në mëngjes e në mbrëmje. Në rreshta të gjatë, ashtu, të këputun nga lodhja e ditës.

Fëmijët e Antonetës, vazhdojnë të kujtojnë sforcot e nanës së tyre, mandej edhe të vetat, për të sigurue bukën. E ajo nuk dilte. E atëherë, mbas orarit të punës, natën nën dritën e mekun të kandilit, do të thurte xhupa kundrejt dy racioneve bukë, që përpiheshin në çast. Nuk llogaritet puna angari për “komandën” (bajtje drush, uji, etj.).

Të gjithë e kujtojnë Ninën edhe për kurajon e madhe për të mbijetue. Për çudi, të internuemit kishin të zhvilluem ndjenjën e humorit. E ishte ai aq i mprehtë. Me të përballonin streset e përditshme. Bile ata thonin: “Ju, atje, e keni ma të zorshme se ne, sepse na e dimë vedin, se jemi të izoluem, kurse ju jeni të izoluem në mes të njerëzve, sepse duhet të ruheni shumë”.

Mbas 25 vitesh, kthehet në Shkodër. I vendosin në një dhomë përdhese të shtëpisë së tyre, sepse kati i sipërm, qe i zanë nga disa “kuadro”. Nanës i qe përkulë shtati, por jo karakteri. E kur Sigurimi donte t’ia rekrutonte të birin, ajo pat thanë: “Rrezik e kena pasë, por ma mirë brenda e i nderuem, se jashtë e i turpnuem”!

Ashtu qëndroi derisa mbylli sytë përgjithmonë, duke lanë kujtimin e një gruaje heroike. Memorie.al

                                                 Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 20 Shkurt 2022

Next Post

“Tuku tha se ndenja 15 vjet me Enverin dhe nuk e njoha se kush ishte, por dhe Mehmeti është…”/ Raporti-survejimit nga Punëtori Operativ, Thanas Duka

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Tuku tha se ndenja 15 vjet me Enverin dhe nuk e njoha se kush ishte, por dhe Mehmeti është…”/ Raporti-survejimit nga Punëtori Operativ, Thanas Duka

“Tuku tha se ndenja 15 vjet me Enverin dhe nuk e njoha se kush ishte, por dhe Mehmeti është…”/ Raporti-survejimit nga Punëtori Operativ, Thanas Duka

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!