• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, July 22, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Romanin tim me temë historike, kushtuar figurave të rilindjes kombëtare, e ndërpreva, pasi lexova në ‘Drita’, se një gjë të tillë po bënte edhe Sterjo Spasse, madje ai…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

“Pasi më shau nga nëna dhe më tha; ‘qen’, Mihallaq Ziçishti u ngrit nga karrigia dhe më ra më grusht në nofull, sa që më theu dhëmballën e, më lau në gjak…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
“Rexhep Ayn Lajçi, duhet të jetë agjent i Zbulimit Jugosllav që vepron nëpërmjet Turqisë kundër vendit tonë, prandaj, Aishe Sh. dhe Sterjo Spase…”/ Udhëzimet e shefit të Sigurimit në ’83-in
“Të dënuarit ordinerë, na anatemonin ne politikanëve: ngordhshi në litar, armiq të poshtër, që donit me përmbys Partinë dhe shokun Enver! Vërtet kemi bërë faje, por s’kemi..”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
“Urim Elezi nga Korça, djali më i nurshëm e më i fuqishëm në kampet e burgjet e politike, mbeti ulok i përjetshëm, pasi policët donin të provonin rezistencën…” / Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik
“Kur dy policët roje, dëgjuan alfabetin ‘mors’; Këtu komanda e Flotës së VI-të Amerikane, po ju presim për të marrë Tiranën…, në burg u dha alarmi dhe…”/ Historia tragjikomike në kampin e Kripores së Vlorës
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   

Nga Uran Kalakulla

Pjesa e tridhjeteshtatë

                                                             Nazizmi dhe komunizmi

Memorie.al / Nazizmi zgjati 12 vjet, ndërsa stalinizmi 2 herë më shumë. Krahas shumë karakteristikave të përbashkëta, në mes tyre ka shumë ndryshime. Hipokrizia dhe demagogjia e stalinizmit, ishte e një natyre më të stërhollë, e cila nuk mbështetej në një program që ishte sheshit barbar, si ai i Hitlerit, por mbi një ideologji socialiste, përparimtare, shkencore e popullore, në sy e punonjësve; një ideologji që ishte si një perde e volitshme dhe komode për të gënjyer klasën punëtore, për të përgjumur mprehtësinë e intelektualëve dhe të rivalëve në luftën për pushtet.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Kongresin e dytë të ‘Rinisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe Lindore’, që u mbajt në Paris më 1 qershor 1956, nga Rinia Shqiptare, ishte Kostë Xhajanka, i cili…”/ Historia e panjohur e mërgatës politike shqiptare

“Të gjitha dorëshkrimet e librave që shkrova në burgun e Burrelit, arrita t’i nxjerr andej, duke shfrytëzuar përvojën e mëparshme të kuantit tim, Arshi Pipa, i cili…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

Një nga pasojat e kësaj veçantie të stalinizmit, është ajo që mbarë populli sovjetik, përfaqësuesit e tij më të mirë, të aftë, punëtorë e të ndershëm, pësuan goditjen më të tmerrshme. Së paku 10-15 milionë sovjetikë, humbën jetën në dhomat e torturave të KQB-së, të martirizuar apo të ekzekutuar, si dhe në kampet e gulakëve e të të tjerëve si ata, kampe ku ishte e ndaluar të korrespondoje (në fakt ato ishin prototipe të kampeve naziste të vdekjes); në minierat nëpër akujt e Norilskut dhe të Vorkutes, ku njerëzit vdisnin nga e ftohta, nga uria, nga puna dërrmuese nëpër kantieret e panumërt, në shfrytëzimin e pyjeve, në hapjen e kanaleve dhe gjatë transportimit nëpër vagonë të plumbosur, apo në hambarët e përmbytur të anijeve të vdekjes.

                                                                 Vijon nga numri i kaluar

Libri im gjuhësor kishte në fillimin e tij një hyrje të gjatë, rreth 60 faqe, mbi problemet e gjuhësisë, si: ç’është gjuhësia, me se merret ajo, si ka lindur gjuha, po shkrimi, sa gjuhë e sa lloj shkrimesh ka, ç’lidhje ka gjuha me mendimin, si artikulohet fjala, cilat organe a pjesë te tyre në aparatin e të folurit, marrin pjesë në të, a ka lidhje gjuha me politikën, cilat janë pjesët e gjuhës, disiplinat e saj, po të gramatikës etj., etj.? Pra ishte një shtjellim gati- gati i plotë dhe informativ për shkencën e gjuhësisë, i përmbledhur dhe i thjeshtëzuar. Por në të, sigurisht, kishte edhe çështje problematike, se jo gjithçka në parashtrimin tim përputhej me botëkuptimin marksist. Dhe kjo ishte “thembra e Akilit”, në pozicionin ku ndodhesha. E pas kësaj hyrjeje belaçore për mua, vinte lënda e mirëfilltë e gramatikës.

Origjinale dhe mendoj me vlerë në librin tim, ishin sa shpjegimi konkret, gati i materializuar i dukurive gramatikore, pra konkretizim i saj, aq edhe skemat e skicat ilustrative që e shoqëronin këtë studim. Ishin rreth gjashtëdhjetë skica, diagrama, tabela konkrete e kështu me radhë. Them se po ta kisha botuar atëhere, në ndonjë reviste arsimore, e të kisha qenë anëtar partie, mendoj se do të me kishin bërë menjëherë kandidat të shkencave, në mos menjëherë doktor profesor, siç bëhen disa sot, që nuk dinë kanë botuar ndonjëherë në jetën e tyre, qoftë edhe një libër më vete. Ata janë bërë të tillë me… dekret presidencial!

Këtë “Gramatike”, kur erdhi puna qe duhej ta dorëzoja në komandën e burgut, një muaj para se të lirohesha, që ta shqyrtonin “ekspertët” e Ministrisë së Brendshme, preferova më mirë ta djeg vetë, se sa të më digjte ajo, duke u katandisur në një “corpus delikti”, ndaj vetes sime. Pra një tragjikomedi më vetë kjo e burgut: vepra kundër autorit! E ky ishte kulmi i kulmeve. Kështu, arsyetimi im ishte i thjeshtë: më mirë të dalë koka nga burgu, se sa vepra. Se vepra s’e bën dot kokën, por koka e bën atë. Dhe si këtë gramatike të pafajshme, po me këtë logjikë, dogja, si do të shikojmë më poshtë, edhe disa shkrime e vepra të tjera të miat, te shkruara në burg, kur qe e pamundur t’i nxjerr ato ilegalisht, siç kisha bërë më parë.

Do t’i kontrollonin në ministri, po kush, policët apo oficerët injorantë? Jo more, po në atë dreq ministrie, punonin si censorë edhe disa lloj shkrimtaresh, partiakë e sigurimsa të thekur, që merrnin rrogë të veçantë, madje më të majme se kolegët e tyre të zanatit, kur Sigurimi, o donte ose, i kishte futur në kurth. Janë këta njerëz që rrojnë e veprojnë edhe sot pa pikë turpi, duke marrë pjese ende në tryezat letrare. Janë këta censorët e Sigurimit të Shtetit që kanë marrë në qafë sa e sa shkrimtarë, artistë të penelit dhe të muzikës, që u dergjën keqas nëpër burgje, disa nga te cilët gjetën madje edhe vdekjen. Ndaj unë i dogja shkrimet e mia, që këta qen e bij qensh, të mos më digjnin mua më tepër se ç’isha djegur gjer atëherë.

Pas gramatikës shkrova një “Metodë për mësimin e italishtes”, të titulluar “La lingua italiana, per gli Albanesi”. Ishte një libër katërqind faqesh, me 100 mësime, veç pjesëve letrare në fund të tekstit. Tamam siç bëhen këto punë. Çdo mësim kishte fjalorin e vet, plus shprehjet idiomatike të italishtes. Madje, në pjesën e dytë kishte edhe një lloj historie të shkurtër, si të gjuhës, ashtu edhe të letërsisë italiane, të autorëve më të shquar të saj sigurisht, që nga “Dolce stil nuovo”, të shkollës siciliane e, deri tek neorealizmi italian: Moravia, Italo Calvino, Vasco Pratolini, që kisha arritur t’i lexoj pa rënë ende në burg. Në këtë punë më ndihmoi edhe një antologji e vjetër që kishte mbetur në burg, nuk di se nga kush.

Kuptohet që atë metodë unë nuk e shkrova se kisha shpresë mos botohej kur të dilja nga burgu, por për të ndihmuar fuqimisht ata të rinj që donin të mësonin gjuhën e Dantes, Leopardit dhe Pirandelos, që unë i kam çmuar dhe dashur gjithmonë. Një tjetër vepër, këtë herë letrare, ishte ajo me titull “Portrete”. Ajo mbeti e papërfunduar dhe u dogj ashtu siç qe. Kishte gjer atëherë nja 200 faqe dhe përmbante portrete negative të disa personave defektozë që kisha njohur e njihja gjatë odisesë sime nëpër kampe e burgje. Kryesisht ishin “intelektualë” me të meta serioze karakteri, formimi e kulture.

Ishin temperamente që binin në sy, sa për mendjemadhësinë e tyre, aq edhe për boshllëkun mendor e shpirtëror. Në hartimin e kësaj vepre, unë mora “spunto” nga “karakteret”, si të Theofrastit antik, ashtu edhe të La Bruiere-it klasik francez. Ende sot, kur kujtoj disa gjëra nga ai libër, më duket se kisha qëlluar bukur në shenje, pa ia bërë aspak vetes me sy. Dorëshkrimin pambaruar plotësisht, ia dhashë shokut e mikut tim, Gjergi Komninos, ta lexojë, ashtu siç ja pata dhënë në kamp-burgun e Elbasanit, edhe mikut tjetër të besuar, shkodranit Frano Jaku. Që të dy mbetën tepër të befasuar, madje edhe të entuziazmuar.

Por profesor Komnino më këshilloi që, mbajtja e tyre në burg, në rast gjetjeje nga komanda (kupto operativi), do të më nxirrte telashe të mëdha fort. Dhe atëhere edhe këtë e dogja së tëri. Por ndjeva një keqardhje shumë të thellë, nga një veprim i tillë, edhe pse i detyrueshëm. Madje ajo keqardhje ka ende jehonë sot e kësaj dite, në shpirtin tim. Pas titullit të çdo personazhi, vinte karikatura e tij vizatimore dhe me tutje një epigram. Vetëm pas tyre vinte analiza e personazhit në fjalë, herë me terma groteske, herë me një pompozitet komik, herë me tharmin e një ironie, aq edhe të një sarkazmi të hidhur të indinjatës së ligjshme.

Eh, sa do të kishte vlerë ai libër po të botohej sot, ku do ta gjenin veten shumë sharlatanë e defektozë, që kanë marrë pa pikë turpi, flamurin e viktimës dhe të heroizmit, pra të shenjtorëve të martirizuar nga Neroni i Kuq, kur ata vetë iu afruan me bëmat e tyre meskine, mjaft persekutorëve të tyre të djeshëm. Më pas shkrova një libër me tregime e novela. Nuk mbaj mend mirë sa ishin, por më kujtohen si numri i faqeve të atij dorëshkrimi, ashtu dhe disa nga titujt. Vëllimi kishte një titull, ndoshta të përkohshëm; “Tregime dhe novela paneuropiane”, me 300 faqe, madje ende i pambaruar.

Ja disa tituj: “Peshkaqeni i ajrit”, “Zemra dhe detyra”, “Vrasja e çifutit Shvarc”, “A mund të dashurosh për mëshirë”? “Tundimi me emrin Lili”, “Frika nga zhgënjimi”, “Vera”, “Huqet e kolegut tim”, etj. Këto tregime i mbaja hapur, madje ia jepja edhe ndonjërit për t’i lexuar, kur m’i kërkonte. Ato i kisha paraqitur si përkthime nga letërsia europiane. P.sh., tregimi i parë sikur zhvillohej në Norvegji dhe autori i tij ishte një emër gjithashtu norvegjez, Knut Jorgensen, (që nuk e dija me siguri a tingëllonte tamam norvegjez), i dyti kishte skenë Francën gjatë Luftës së Parë Botërore, me një lojë spiunazhi në të, dashuri e ndërthurur me spiunazh, me autor gjoja François Blanchaire.

I treti në Austri, me autor Hans Klein, dhe tema i takonte kohës mes dy luftërave të mëdha botërore. Një i katërt, që harrova ta shënoj më lart, sipas radhës së atëhershme, kishte për titull “Unaza e Davës”, dhe bënte fjalë për ambientin e Oborrit Mbretëror të dinastisë së Obrenoviçëve serbë, në prag të grushtit të shtetit prej oficerëve të Pallatit që e shembën atë dinasti dhe ngritën në fron dinastinë serbe të Karagjeorgjeviçëve, me Aleksandrin në krye, të cilin siç dihet, e vranë në Marseje, para Luftës së Dytë Botërore.

Këto tregime nuk ishin tërësisht fryt i fantazisë sime, në pjesën më të madhe të tyre, sepse unë kisha marrë shtytjen nga disa lexime të mëparshme ose, tregime të vërteta të ndonjë mikut tim në kamp-burg apo burg. Kështu, tregimi i parë e kishte zanafillën nga një ngjarje e vërtete e ndodhur në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur një aeroplan, anglez grinte me mitraloz edhe makinat civile e këmbësorët në rrugën Tiranë-Shkodër! Ai me titull; “Zemra e detyra”, ishte frymëzuar nga libri i kujtimeve të shefit të kundërzbulimit anglez gjatë Luftës së Pare Botërore, kolonel Orest Pinto.

Tregimi “Vrasja e çifutit…”, kishte për bazë çfarë kishte ndodhur me të vërtetë në Vjenën e viteve njëzet, ngjarje për të cilën kishin folur gjerë e gjatë gazetat vjeneze dhe gjithë këto m’i kishte treguar në kamp-burgun e Elbasanit miku im i mirë dhe i ndershëm, i ndjeri Fehmi Beshiri, i cili në ato kohëra kishte qenë student mjekësie në kryeqytetin austriak. Tregimet e tjera po ishin nga përvoja ime personale ose, e shokëve të mi të afërt, që nuk më kishin fshehur asgjë nga jeta e tyre personale. Pra unë kisha ndjekur tamam rrugën e një shkrimtari realist, serioz. Dhe për këtë isha krenar.

Por edhe këto tregime iu falën zjarrit, domethënë dreqit. Ndërkohë, si një lloj intermexoje, kisha hartuar një “Histori filozofie”, të përmbledhur në katër fletore kineze, ato që kishin, në mos gaboj, 60 faqe secila. Në hartimin e saj kisha fiksuar çka mbaja mënd nga studimet paraburgimit. Dhe kujtesën aso kohe e kisha mjaft të fortë. Siç është e udhës, filozofinë greko-romake, pra të antikitetit klasik, e kishte fletorja e parë. E dyta Mesjetën dhe fillimet e rilindjes. E treta, çka vinte më pas, deri tek fundi i shekullit XIX-të. E katërta filozofinë e nën-qindëshit, me një shtojcë mbi frojdizmin.

Për fletoren e fundit, u bazova edhe tek teksti njëvëllimësh i Guido De Ruggieros, autor i preferuar për mua, madje më fort se Paulo Lamanna. Por domosdo, nuk bëra përkthim të thjeshtë, por një shkurtim dhe interpretim timin. Dhe e gjithë kjo punë kishte dy qëllime. Së pari për të krijuar një manual, i cili, duke e parë herë pas here vetë, të më shërbente që të mos harroja ato që dija, pra të më shërbente si një lloj rezervuari, ku mund të referohesha në “stinën e thatësirës absolute, për të mos mbetur pa një pikë ujë, në mes të vapës”!

Arsyeja e dytë ishte, që ky libër dorëshkrim, t’i shërbente edhe ndonjë a disa intelektualëve të tjerë në burg, të cilët për një arsye a një tjetër, nuk ishin familjarizuar pothuajse fare me kulturë filozofike. Sepse kur vajta unë në Burrel, më 1968, aty nuk gjeta asnjë histori filozofie. Ato qe kishin qenë me pare aty, nëse kishin qenë, ishin zhdukur pa nam e pa nishan. Por, si dorëshkrimet e tjera, edhe ky punim shkoi humbur, po në atë mënyrë si të tjerat.

Vepra e parafundit që shkrova në Burrel, ishte romani me sfond historik, me titull “Fajkoi i Arbërit”, me protagonist Avni Rustemin, personazh që në rininë time të hershme, e kam pas simpatizuar mjaft. Natyrisht, në moshën e tanishme nuk e kam më atë ndjenjë për figurën e tij, sepse ai farë radikalizmi që gjeja tek Avniu, nuk më entuziazmon më. Ka thënë fort mirë Vinston Çurçilli, që të rinjtë që nuk janë revolucionarë, nuk janë në rregull, kurse të pjekurit revolucionarë, nuk janë në rregull nga mendtë. Ndoshta s’e mbaj mend fjalë për fjalë origjinalin e thënies së burrit të madh anglez, por besoj se nuk gabohem në përmbajtjen, në kuptimin e fjalës së tij.

Ky roman përfshinte periudhën historike nga fundi i shekullit XIX-të e, deri në dhjetor të vitit 1924, kur fitoi zogizmi. Libri në fjalë kishte në dorëshkrim 700 e ca faqe, i ndarë në 18 kapituj, secili nga ta kishte një hyrje a, si i quaja unë, një “prolog” të shkurtër, si një lloj proze poetike e, që përmbante thelbin kuptimor të kapitullit. Nuk mbaj mend se sa personazhe realë historike kishte romani im, aq më pak se sa fiktivë. Por me siguri që kishte mbi 200-300!

Aty ishte Noli, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Stavri Vinjau, Sezai Çomo (ky i fundit si miku me i afërt i Avniut), Ali Këlcyra, Reshat Erebara, Halim Xhelo, një pjesë e mirë e “bashkimxhinjve” kryesorë, e në planin kundërshtar Esat Toptani, anëtarët e gjyqit francez të Parisit, Ahmet Zogu, Shefqet Vërlaci, Iljaz Vrioni, Koço Kota, Panadeli Evangieli, e plot e plot të tjerë nga te dy krahët, madje edhe personazhe të Qeverisë se Nolit, pas kryengritjes së Qershorit (1924), si Shefqet Korça, Haki Tatzati, Rexhep Shala, Xhemal Bushati, e kështu me radhë.

Këtë roman voluminoz e shkrova me një hov, brenda tre muajsh. Po aq kohë m’u desh ta rikopjoj në të pastër me shkrim të lexueshëm, skript. Po ama punoja pa ndërprerje mbi 14 orë a më shumë në ditë. Dhe burimi ku bazohesha, pak a shumë, ishte veç “Historisë së Shqipërisë”, të Universitetit të Tiranes dhe ca monografi të kohës, si dhe nga çfarë kisha mundur të lexoj, para se të burgosem, në gazeta të vjetra të gjetura në shokë e miq, libra e broshura të para ardhjes në fuqi te Zogut, ca nga të cilët edhe i kisha në shtëpi, në bibliotekën familjare të lënë trashëgim nga im atë, e që sot nuk ekziston më, se nuk e di ku përfundoi pas burgosjes sime.

Romanin në fjalë e lexuan edhe ca shokë të dhomës ku ndodhesha dhe e pëlqyen fort. Në të, domosdo, unë kisha derdhur edhe mendimet e mia politike, sado që në një formë disi të kamufluar. Por ishte e qartë që kamuflimi ishte i dobët, se ato nxirrnin krye hera-herës fare hapur. Ndaj edhe këtë roman “të rrezikshëm”, që zbulonte idetë e mia bazë, politike dhe sociale, m’u desh detyrimisht ta eliminoj, sigurisht me shumë dhembje, për të shpëtuar nga ri-dënimi i sigurtë, nëse ai libër binte në dorë të censorëve të Ministrisë së Brendshme, një muaj para se të më vinte dita e shumëpritur e lirimit.

Romani i fundit, po me sfond historik, që shkrova në burg, ishte ai me titull “Fataliteti ilirian”, e me nëntitull “Platori dhe Etleva”. Siç kuptohet nga titulli, romani fliste sa për realitetin e shtetit të fundit ardian të Mbretit Gent, ashtu edhe për luftën e fundit iliro-romake (167-168 para Krishtit), që i dhanë fund Ilirisë si trevë e pavarur dhe që solli sundimin disa-shekullor romak mbi të. Subjektin e mora nga librat IV dhe VI të Tit Livit, këtij historiani fort interesant romak.

Pastaj konsultova, veç pjesës mbi lashtësinë ilire të Historisë së Shqipërisë e të Romës, edhe burime të tjera me riprodhime në shqip të historianëve të lashtë greko-romakë, që nga Herodoti e deri tek ata që ishin ose bashkëkohës, ose pasardhës të afërt me kohën për të cilën unë interesohesha. Madje edhe mbi një legjendë me frymë romantike mbi dashurinë e dy të rinjve, Platorit ardian dhe Etlevës dardane. E domosdo edhe në këtë roman, unë fusja dhe idetë a pikëpamjet e mia kritike mbi atë periudhë të lashtë historike.

Ndryshe nga i pari, ky roman kishte më pak faqe, nja 450, me shkrimin tim të imët e në radhë të ngushta. Ai kishte 30 kapituj, e domosdo me një prolog në fillim dhe një epilog në fund. Këto dy libra unë i shkrova me idenë që të shkruaj një varg romanesh historike, me sfond historinë tonë kombëtare, që nga lashtësia e deri në ditët e burgut. Kisha një plan të madh përpara: Lashtësia-Mesjeta-Rilindja-Koha moderne. A më sakte: fataliteti ilir, Batoja (Spartaku ilirian), Karl Topia, Lekë Dukagjini (pas vdekjes së Skënderbeut), Karamahmud Pasha, Abdyl Frashëri, Ismail Qemali, Avni Rustemi, Myfit Libohova, Mirash Ivanaj, Mit’hat Frashëri, Muzafer Pipa, Kalvari i Kuq!

Vetë titujt tregojnë shkoqur, qoftë për periudhën historike, qoftë edhe për protagonistët dhe tematikën e këtyre romaneve, që të gjithë me sfond historik. Dhe isha shumë entuziast për ketë punë. Ishte, pra, një gjerdan i tërë veprash, me përfaqësuesit më tipikë sipas meje, të atyre periudhave të historisë pikante të Shqipërisë. Dhe, për besë, me atë vrull pune që më kishte kapur atëherë, edhe e kisha kryer një punë të tillë, sigurisht për pesë-gjashtë vjet. Isha ende i ri atëherë, dhe jo si sot që po shkruaj këtë libër, mbi shtatëdhjetëvjeçar. Por ajo që ma preu hovin, qe lajmi që mësova tek gazeta “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtareve të Shqipërisë, ku thuhej se një plan të tillë të përafërt, do ta bënte edhe Sterio Spasse.

Kisha lexuar një roman të tij nga “gjerdani” i vet, diçka mbi kohën e Rilindjes, por nuk më pëlqeu fare. Atëherë hoqa dorë nga plani im i madh dhe u solla në krah tjetër nga mërzia dhe një lloj zhgënjimi i pakuptueshëm. Edhe romanin ilirian desha ta djeg, por meqenëse nuk pata kohë, ia lashë ta bënte një pune të tillë shokut tim të burgut dhe të dhomës, Abdulla Sollakut (sot emigrant në Gjermani, që nga “sulmi” në ambasadat). Unë dola ndërkohë nga burgu dhe ai nuk e dogji.

Duket i ka pëlqyer romani, e ka vlerësuar dhe i ka ardhur keq për “harakirin” e tij. Kështu jo vetëm e ruajti, por i vuri në krye emrin e tij, duke marrë të gjitha përgjegjësitë e mundshme negative mbi vete. Dhe kur më në fund doli edhe ai nga burgu, në afërsi të vitit nëntëdhjete, libri sosi prapë në dorën time që e ruaj edhe sot. Ndjehem fort i detyruar nga veprimi i shokut tim të ndershëm, fisnik e burrëror dhe nga shpirti i shpreh me këto radhët e mia modeste, mirënjohjen time më të thellë.

Ja, kjo ishte odisea ime e shkrimeve dhe studimeve në burg. Një histori, besoj, sa interesante, aq edhe karakteristike, në mos qoftë “heroike” a “karamboleske”. Në kapitullin që vazhdon, do të njihemi edhe më mirë me “kulturën e burgut” të të tjerëve. / Memorie.al

                                                                Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Kongresin e dytë të ‘Rinisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe Lindore’, që u mbajt në Paris më 1 qershor 1956, nga Rinia Shqiptare, ishte Kostë Xhajanka, i cili...”/ Historia e panjohur e mërgatës politike shqiptare

Next Post

“Tirana e viteve 1930-’40-të, në disa foto të rralla, pjesë librash, albumesh e artikuj revistash italiane, të papublikuara kurrë më parë, pasi...”/ Imazhet e rralla të kryeqytetit shqiptar, që s’janë më!

Artikuj të ngjashëm

“Mos u presjononi prej klikës së kalbur staliniste, Hoxha-Shehu, qëndroni kryelartë me kurajo prej shqiptari, sepse i ka ditët të numëruara…”/ Zbulohet trakti që alarmoi Tiranën zyrtare, në vitin 1977
Dossier

“Në Kongresin e dytë të ‘Rinisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe Lindore’, që u mbajt në Paris më 1 qershor 1956, nga Rinia Shqiptare, ishte Kostë Xhajanka, i cili…”/ Historia e panjohur e mërgatës politike shqiptare

July 20, 2025
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Dossier

“Të gjitha dorëshkrimet e librave që shkrova në burgun e Burrelit, arrita t’i nxjerr andej, duke shfrytëzuar përvojën e mëparshme të kuantit tim, Arshi Pipa, i cili…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 20, 2025
“Si major i inteligjencës ushtarake, ai shërbeu në stafin e gjeneralit Aizenhauer gjatë pushtimit të Francës dhe luftoi për çlirimin…”/ Historia e panjohur e shqiptarit të famshëm, që u përcoll me protokoll në SHBA-ës
Dossier

“Si major i inteligjencës ushtarake, ai shërbeu në stafin e gjeneralit Aizenhauer gjatë pushtimit të Francës dhe luftoi për çlirimin…”/ Historia e panjohur e shqiptarit të famshëm, që u përcoll me protokoll në SHBA-ës

July 20, 2025
“Goni Treska tregonte për Enver Hoxhën, që merrte dollarë të Zogut si dylber i një kasapi me emrin ‘Kia’, raportet me vajzën fisnike Gallata, për gratë e ‘Grupit Komunist’ të Korçës…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
Dossier

“Goni Treska tregonte për Enver Hoxhën, që merrte dollarë të Zogut si dylber i një kasapi me emrin ‘Kia’, raportet me vajzën fisnike Gallata, për gratë e ‘Grupit Komunist’ të Korçës…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 19, 2025
“Në Burrel u njoha me Goni Treskën, nga familjet më të dëgjuara të Korçës, i diplomuar në Korfuz, që kishte njohur ata të Grupit Komunist dhe kur e pyeta për Enver Hoxhën, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
Dossier

“Në Burrel u njoha me Goni Treskën, nga familjet më të dëgjuara të Korçës, i diplomuar në Korfuz, që kishte njohur ata të Grupit Komunist dhe kur e pyeta për Enver Hoxhën, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 18, 2025
“Jerzhi Legucki, është kuadër i Zbulimit Polak dhe ai interesohet për fëmijët e udhëheqësit tonë, Enver Hoxha…”! / Zbulohet dokumenti i Sigurimit, për diplomatin që tentoi të futej në “Bllok”, më 9 prill 1970
Dossier

“Jerzhi Legucki, është kuadër i Zbulimit Polak dhe ai interesohet për fëmijët e udhëheqësit tonë, Enver Hoxha…”! / Zbulohet dokumenti i Sigurimit, për diplomatin që tentoi të futej në “Bllok”, më 9 prill 1970

July 17, 2025
Next Post
“Tirana e viteve 1930-’40-të, në disa foto të rralla, pjesë librash, albumesh e artikuj revistash italiane, të papublikuara kurrë më parë, pasi…”/ Imazhet e rralla të kryeqytetit shqiptar, që s’janë më!

“Tirana e viteve 1930-’40-të, në disa foto të rralla, pjesë librash, albumesh e artikuj revistash italiane, të papublikuara kurrë më parë, pasi...”/ Imazhet e rralla të kryeqytetit shqiptar, që s’janë më!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme